Tag: prokurorët

  • Krimet zgjedhore, prokurorët e SPAK “zbarkojnë” në 12 qarqet e vendit

    Krimet zgjedhore, prokurorët e SPAK “zbarkojnë” në 12 qarqet e vendit

    Prokurorët e SPAK kanë “zbarkuar” në 12 Qarqet e vendit që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
    Në qarqet që mund të konsiderohen si zona të nxehta për krimin zgjedhor, siç janë Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra, Lezha, janë caktuar nga dy prokurorë.
    Ndërsa në kryeqytet raportohet se janë cakuar 3 prokurorë të posaçëm.
    Prokurorët e SPAK raportohet se shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

  • Zgjerohen akuzat kundër Diddy-t, një rast del në dritë për trafikim seksual?

    Zgjerohen akuzat kundër Diddy-t, një rast del në dritë për trafikim seksual?

    Lista e viktimave të dyshuara në procesin gjyqësor për trafikim seksual kundër reperit të njohur Sean “Diddy” Combs po zgjerohet.

    Prokurorët federalë kanë bërë të ditur se ekziston një dëshmitare e re, e quajtur “Viktima 5”, e cila u përmend për herë të parë gjatë seancës së fundit gjyqësore të premten.
    Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, prokurorët e kishin përfshirë më herët fshehurazi këtë viktimë në aktet zyrtare, por identiteti i saj u bë temë diskutimi në gjyq. Gjykatësi Arun Subramanian vendosi se “Viktima 5” nuk do të lejohet të mbetet anonime gjatë procesit gjyqësor, duke hapur rrugën për zbulimin e identitetit të saj në publik.
    Edhe pse kjo dëshmitare nuk lidhet drejtpërdrejt me akuzat kryesore të këtij procesi penal, prokurorët planifikojnë ta përdorin dëshminë e saj si provë për të treguar një model të sjelljes së Diddy-t dhe për të mbështetur pretendimet për sjellje të pahijshme seksuale nga e kaluara.
    Gjyqi ndaj Diddy-t vazhdon, ndërsa çdo ditë sjell zhvillime të reja që thellojnë akuzat ndaj tij./TAR

    Top Channel

  • Nga Shkodra në Lezhë/ Kreu i SPAK, Altin Dumani “tur” nëpër Prokurori: Jini vigjilent

    Nga Shkodra në Lezhë/ Kreu i SPAK, Altin Dumani “tur” nëpër Prokurori: Jini vigjilent

    Altin Dumani

    TIRANË-Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani pas një takimi të zhvilluar me prokurorët dhe zyrtarë të lartë në Shkodër, është ndaluar në Prokurorinë e Lezhës. Dumani po zhvillon një takim me kryeprokurorin Arben Nika, ku në fokus janë krimet zgjedhore.
    Në mbledhjen me prokurorët në Shkodër, Dumani deklaroi se SPAK ka procedime konkrete lidhur me krimet zgjedhore dhe se pritshmëritë janë të mëdha. Ai ka kërkuar që në rastet kur ka akuza apo deklarata publike për shitblerje vote, personat që bëjnë këto akuza të thirren për të bërë kallëzim në Polici dhe Prokurori dhe të mos neglizhohen si raste.
    Mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK, agjentët e BKH zhvilluan kontrolle në disa zona të Shkodrës, përkatësisht në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Në lidhje me aksionin burime bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona, ndërsa janë ndaluar disa të tjerë./ZËRI

  • Krimet zgjedhore, prokurorët e SPAK zbarkojnë në Elbasan

    Krimet zgjedhore, prokurorët e SPAK zbarkojnë në Elbasan

    Prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH-së kanë mbërritur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
    Siç shihet edhe në foto, prokurorët e posaçëm dhe agjentët e BKH janë duke zhvilluar një takim me kryeprokurorin e Elbasanit, Kreshnik Ajazi, Drejtorin e Policisë së qarkut, Fatmir Hoxha.
    Ky takim midis agjencive të zbatimit të ligjit dhe SPAK e BKH po zhvillohet në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

  • Krimet zgjedhore, prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH zbarkojnë në Elbasan

    Krimet zgjedhore, prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH zbarkojnë në Elbasan

    Prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH-së kanë mbërritur mesditën e kësaj të marte në Prokurorinë e Elbasanit.
    Prokurorët e posaçëm dhe agjentët e BKH janë duke zhvilluar një takim me kryeprokurorin e Elbasanit, Kreshnik Ajazi, Drejtorin e Policisë së qarkut, Fatmir Hoxha dhe zv/Drejtorin e policisë, shefat e komisariateve dhe drejtorin e AMP-së.
    Në pamjet e siguruara nga A2 CNN shihet se një nga prokurorët e SPAK që hyn në ambientet e Prokurorisë së Elbasanit është Olsi Dado.
    Ky takim midis agjencive të zbatimit të ligjit dhe SPAK e BKH po zhvillohet në prag të zgjedhjeve të 11 majit dhe temë diskutimi mendohet të jenë krimet zgjedhore.

  • Ajola Xoxa thirret në SPAK, do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm, ja kur pritet të mbërrijë në godinë

    Ajola Xoxa thirret në SPAK, do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm, ja kur pritet të mbërrijë në godinë

    Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, është thirrur për t’u marrë në pyetje në SPAK. Ajo pritet të mbërrijë në SPAK në orën 10:30 dhe do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.
    Ajola Xoxa është në hetim në dosjen e Erion Veliajt dhe ndaj saj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.

  • A përballen prokurorët me presione? Ja si përgjigjet Olsian Çela

    A përballen prokurorët me presione? Ja si përgjigjet Olsian Çela

    I pyetur nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me presionin politik apo mediatik ndaj prokurorëve, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, tha se prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm nuk përballen me problematika të ngjashme me ato të SPAK-ut. Ai theksoi se sot prokurorët gëzojnë mbrojtje të plotë ligjore, fizike dhe institucionale për të ushtruar funksionin e tyre në mënyrë të pavarur, edhe në kushte presioni.

    “Nuk përballen, nuk kanë atë problematika të cështjeve të ngjashme me ato që ka SPAK. Megjithatë do ju jap një përgjigje, se një çështje e tille është ngritur edhe në Komisionin e Ligjeve vjet. Sot prokurorët kanë një nivel mbrojtje në të gjitha aspektet pikërisht për të ushtruar siç duhet funksionet e tyre edhe në kushtet e presionit të çfarëdollojshëm. Kjo mbrojte është ligjore, fizike dhe përmes trajtimit që i bëhet prokurorit në pikëpamje të elementëve të tjerë që kanë pjesë e statusit të trajtimit të prokurorit. Puna jonë është punë që natyrshëm do përballet me çështje të kësaj natyre, e rëndësishme është mënyra se si ne reagojmë. Unë besoj që pavarësisht se çfarë ndodh, prokurori duhet të ushtrojë funksionet e tyre në mënyrën që u kërkohet, qoftë nga Kushtetuta dhe nga ligji. Mekanizmat e tjerë kanë qenë funksion, reagimet e  KLP për çdo rast”, tha Olsian Çela.

  • Detajet tronditëse/ Si i mbulonte mjeku në Gjermani ‘gjurmët’ e vrasjeve duke u vënë zjarrin banesave të viktimave!

    Detajet tronditëse/ Si i mbulonte mjeku në Gjermani ‘gjurmët’ e vrasjeve duke u vënë zjarrin banesave të viktimave!

    Sipas mediave të huaja, prokurorët në Berlin kanë akuzuar 40-vjeçarin se i ka vënë zjarrin shtëpive të disa prej viktimave të tij të dyshuara për të mbuluar gjurmët.
    Ai dyshohet se vrau 12 gra dhe tre burra midis shtatorit 2021 dhe korrikut 2024, megjithëse prokurorët kanë thënë se besojnë se totali mund të rritet, shkruan A2 CNN.
    Mjeku, i cili nuk është emëruar për shkak të ligjeve të rrepta të privatësisë në Gjermani, nuk i ka pranuar akuzat, thanë prokurorët.
    Ai akuzohet se u ka dhënë atyre një anestezi dhe një relaksues muskulor pacientëve të tij pa dijeninë apo pëlqimin e tyre.
    Relaksuesi “paralizoi muskujt e frymëmarrjes, duke çuar në ndalim të frymëmarrjes dhe vdekje brenda pak minutash”, tha zyra e prokurorit në një deklaratë.
    Ai ka punuar në disa shtete gjermane dhe moshat e personave të vdekur, që po trajtohen si të dyshimta, variojnë nga 25 deri në 94 vjeç.
    Gjithashtu pretendohet se i dyshuari i ka vënë zjarrin banesave të viktimave të tij të supozuara për të mbuluar vrasjet në pesë raste të ndryshme.
    I dyshuari akuzohet për vrasjen e dy pacientëve në një ditë të vetme në korrik 2024, një burrë 75-vjeçar në shtëpinë e tij në qendër të Berlinit dhe një grua 76-vjeçare në një lagje fqinje “disa orë më vonë”.
    Prokurorët thanë se mjeku u përpoq t’i vinte zjarrin shtëpisë së gruas, por nuk ia doli, duke shtuar: “Kur e vuri re këtë, raportohet se ka njoftuar një të afërm të gruas, duke pretenduar se ai qëndronte para banesës së saj dhe se askush nuk i ishte përgjigjur ziles”.
    Mjeku fillimisht dyshohej se kishte vrarë katër persona nën kujdesin e tij, kur u arrestua në gusht 2024, por hetimet kanë zbuluar vdekje të tjera të dyshimta, me më shumë zhvarrosje të viktimave të mundshme.
    Për të dyshuarin 40-vjeçar po kërkohet “ndalim profesional përjetë” dhe “arrest me burg”. Ai mbetet në paraburgim.

  • “Në fund të mandatit prokurorët e SPAK të rikandidojnë”/ Altin Dumani: Jemi kundra riemërimit, KLP të vlerësojë…

    “Në fund të mandatit prokurorët e SPAK të rikandidojnë”/ Altin Dumani: Jemi kundra riemërimit, KLP të vlerësojë…

    Kreu i SPAK, po i përgjigjet pyetjeve të adresuara në KLP, pas raportit të punës së SPAK gjatë vitit 2024. Dumani u pyet nga një prej anëtarëve të KLP lidhur me statusin që prokurorët e SPAK duhet të kenë pas përfundimit të mandatit 9 vjecar.
    “Në lidhje me statusin qe e keni ngritur si problem, cili është qëndrimi juaj? I pari prokurorët e SPAK emërohen në Gjykatat e Apelit, propozimi i dytë është të bëhen ndryshime kushtetuese që prokurorët që janë në SPAK të riemërohen, për kërkon mazhorancë me 94 vota. Ju vetë ose struktura e juaj për kë qasje do ishit?” – ishte pyetja drejtuar Dumanit, I cili në përgjigje u shpreh pro rikandidimi të prokurorëve me garë dhe kundër riemërimit të tyre.
    “ Ne flasim si grup prokurorësh, dhe unë konsultohem me kolegët. Ne kemi propozuar jo rinovim automatik, në fund të mandatit mos emërohet automatikisht pa garë. Të bëhen ndryshime kushtetuese që në mbarim të mandatit 9 vjeçar t’i jepet mundësia të rikandidosh përballë prokurorëve të tjerë. Por bëhet e mundur edhe mundësia e veprimtarisë së institucionit, pasi ka prokurorë që në mbarim të mandatit 9 vjecar nuk duan të kandidojnë më. Të drejtën e rikandidimit ta vlerësojë Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Jam për variantin e parë që prokurorët e SPAK në fund të mandatit 9 vjeçar të rikandidojnë për një mandat tjetër. Jemi kundra riemërimit,”- shtoi Dumani.

  • “Prokurorët, objekt kërcënimi nga krimi i organizuar”, Dumani: Rastet po shtohen dhe bëhen më shqetësuese

    “Prokurorët, objekt kërcënimi nga krimi i organizuar”, Dumani: Rastet po shtohen dhe bëhen më shqetësuese

    Prokurorët e posaçëm janë kthyer në objekt kërcënimi nga eksponentë të krimit të organizuar, tha kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në KLP.

    Sipas kreut të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, rastet e kërcënimeve janë shtuar dhe po bëhen më shqetësuese.
    “Prokurorët kanë qenë objekt kërcënimi nga krimi i organizuar. Rastet po bëhen më të shumta dhe më shqetësuese”, tha Dumani.
    Gjatë renditjes së problematikave, ai tha se SPAK po përballet me presion të jashtëm.
    “Edhe për vitin 2024, disa nga problematikat e paraqitura vijojnë të mbeten. Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim me i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK”, tha Dumani.

    Top Channel