Sean “Diddy” Combs mund të përballet me një dënim deri në 11 vjet e tre muaj burg, pasi prokurorët federalë i kërkuan gjyqtarit të martën të vendosë këtë masë pas shpalljes së tij fajtor këtë verë për dy akuza për transportim me qëllim prostitucioni.
Rekomandimi i dënimit erdhi pak pas mesnatës dhe vetëm disa ditë para se Combs të dënohej, gjë që është planifikuar të premten. Në korrik, ai u shpall fajtor nga një juri federale, ndërsa u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim seksual dhe komplot shantazhi.
Në memorandumin e tyre, prokurorët kërkojnë gjithashtu një gjobë prej 500,000 dollarësh, duke theksuar se krimet e tij janë serioze dhe kanë justifikuar dënime mbi 10 vjet për të pandehurit që përdorin dhunën dhe frikën për të kontrolluar të tjerët. Ata shtuan se Combs nuk ka shfaqur pendesë për veprimet e tij.
Gjatë gjyqit, prokurorët e akuzuan artistin për përdorimin e famës, pasurisë dhe ndikimit të tij për të detyruar dy ish-të dashurat e tij të merrnin pjesë në takime seksuale të orkestruara nga droga dhe eskorta meshkuj. Mbrojtja ka mohuar trafikimin dhe shtrëngimin, duke deklaruar se aktiviteti ishte konsensual dhe pjesë e një “stili jetese midis çifteve që shkëmbenin partnerë”.
Combs është mbajtur në burg federal në Bruklin që nga arrestimi i tij në shtator 2024. Avokatët e tij kërkuan një dënim më të lehtë, jo më shumë se 14 muaj, duke marrë parasysh kohën e kaluar në burg dhe rehabilitimin e tij gjatë këtij periudhe.
Sipas CNN, departamenti i lirimit me kusht në SHBA ka rekomanduar një dënim prej pesë deri në shtatë vjet burg.
Në dokumentet e dërguara gjykatës, prokurorët theksuan se Combs përpiqet të “riinterpretojë dekadat e abuzimit thjesht si marrëdhënie të ndërsjella toksike” dhe se ai “nuk është viktima”. Ata kërkuan që gjykata të marrë parasysh ndikimin e tij të drejtpërdrejtë mbi viktimat.
Mes letrave të dorëzuara ishte edhe ajo e Casandra “Cassie” Ventura, ish e dashura e Combs, e cila dëshmoi për marrëdhënien dhjetëvjeçare që sipas saj ishte e shënuar nga abuzimi fizik dhe emocional. Në letrën e saj drejtuar gjyqtarit, Ventura kërkoi që dënimi i Combs të reflektojë përvojën e saj si viktimë dhe të marrë parasysh makthet dhe nevojën për kujdes psikologjik që ajo vazhdon të ketë.
“Nëse ai lirohet, veprimet e tij të para do të jenë hakmarrje ndaj meje dhe të tjerëve që folën për abuzimin e tij në gjyq,” shkruan Ventura. “Shpresoj që vendimi juaj të marrë në konsideratë të vërtetat që juria nuk arriti t’i shihte.”
Dënimi i Combs pritet të shpallet këtë të premte, duke vënë një pikë të rëndësishme në një nga rastet më të ndjekura të një artisti të famshëm në SHBA.
Tag: prokurorët
-

Prokurorët kërkojnë dënim maksimal për Diddyn/ Ja sa vite rrezikon producenti i njohur i shpallur fajtor për prostitucion
-

Funksionari i Departamentit të Drejtësisë shtyn prokurorët të hetojnë fondacionin e George Sorosit
Direktiva sugjeron se drejtuesit e departamentit po zbatojnë urdhrat e presidentit, një shkëputje e madhe nga praktikat eshkuara që synonte të mbronte agjencinë nga ndërhyrjet politike.
Nga Devlin Barrett – NYT/
Një funksionar i lartë i Departamentit të Drejtësisë u ka kërkuar më shumë se gjashtë prokurorive të hartojnë plane për të hetuar një grup të financuar nga George Sorosi, miliarderi dhe donatori demokrat që presidenti Trump ka kërkuar disa herë të futet në burg.
Direktiva e funksionarit, një kopje e të cilit është parë nga The New York Times, sugjeron se drejtuesit e departamentit po zbatojnë urdhrat e presidentit që persona ose grupe të caktuara të jenë objekt hetimesh penale, një shkëputje e madhe nga praktikat e mëparshme, të menduara për të mbrojtur Departamentin e Drejtësisë nga ndikimet politike.
Ky hap është shembulli më i fundit i veprimeve të Departamentit të Drejtësisë kundër armiqve të perceptuar të Trump-it.
Gjatë fundjavës, presidenti i kërkoi Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi të vepronte shpejt për ngritjen e akuzave penale ndaj armikut të tij të hershëm, ish-drejtorit të FBI-së James B. Comeydhe prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, e cila ka paditur Trump-in dhe bizneset e tij për qindra milionë dollarë. Hetime të veçanta ndaj tyre po zhvillohen nga prokurorët federalë në Distriktin Lindor të Virxhinias dhe së shpejti juritë e mëdha mund të thirren për të votuar mbi aktakuzat e propozuara.
Në ditët e fundit, Trump ka risjellë në vëmendje ankesat e tij ndaj Sorosit, prej kohësh një figurë e sulmuar nga e djathta, pjesërisht sepse ai ka mbështetur kauza progresive. Pas vrasjes së aktivistit të djathtë Charlie Kirk në Utah këtë muaj, presidenti kërcënoi se do të përdorte pushtetin e qeverisë për të heshtur protestuesit liberalë dhe donatorët e grupeve progresive, përfshirë Sorosin.
Sorosi themeloi dekada më parë rrjetin e tij të granteve globale, tani i njohur si Open Society Foundations, për të financuar nisma demokratike në mbarë botën, sidomos në vendet komuniste ose ish-komuniste. Në vitet 1990, organizata e zgjeron veprimtarinë edhe në SHBA. Ajo jep grante për grupe që punojnë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe barazinë, por Trump dhe disa republikanë pretendojnë se është një rrjet i fshehtë që nxit trazira civile, protesta të dhunshme dhe shkatërrim pronash. Liberalët thonë se këto janë gënjeshtra të qëllimshme për të goditur kundërshtarët.
Të hënën, një avokat në zyrën e zëvendësprokurorit të përgjithshëm Todd Blanche, dërgoi udhëzimin në zyrat e prokurorëve në Kaliforni, Nju Jork, Uashington D.C., Çikago, Detroit dhe Merilend, ndër të tjera.
Avokati, Aakash Singh, i ngarkuar për komunikimin me prokurorët federalë në gjithë vendin, sugjeroi një gamë të gjerë akuzash që prokurorët të shqyrtonin kundër Open SocietyFoundations. Akuzat e mundshme përfshinin veprimtari mafioze, zjarrvënie, mashtrim përmes komunikimeve elektronike dhe mbështetje materiale për terrorizëm, sipas një kopjeje të udhëzimit.
Si provë për këto hetime, Singh përmendi një raport të fundit nga një organizatë konservatore e njohur si Capital ResearchCenter, e cila monitoron fondet liberale në politikë. Ai kërkoi nga prokurorët të përcaktonin nëse pretendimet ishin të mjaftueshme për të hapur çështje penale, duke shtuar se ata duhet të përgatiteshin të dorëzonin së shpejti planet hetimore.
Raporti përfshinte një pretendim të diskutueshëm, duke thënë se grupi “ka derdhur mbi 80 milionë dollarë në grupe të lidhura me terrorizmin ose dhunën ekstremiste.” Si shembull, u përmend organizata palestineze e të drejtave të njeriut al-Haq, kritike ndaj Izraelit. Raporti shënonte se qeveria izraelite në vitin 2022 e shpalli al-Haq si një mbulim për aktivitete terroriste.
Në atë kohë, Open Society Foundations e kritikoi këtë vendim të qeverisë izraelite, duke thënë se nuk bazohej në prova të besueshme dhe synonte të diskreditonte e të heshtte grupet palestineze të të drejtave të njeriut.
Zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë, Chad Gilmartin, e mbrojti këtë veprim. “Ky Departament i Drejtësisë, së bashku me prokurorët tanë amerikanë të përkushtuar dhe punëtorë, do të vendosin gjithmonë përparësi sigurinë publike dhe do të hetojnë organizata që komplotuan për të kryer akte dhune ose shkelje të tjera federale të ligjit,” tha ai.
Në një deklaratë, Open Society Foundations i cilësuan akuzat si sulme me prapavijë politike kundër shoqërisë civile, të cilat synojnë të heshtin zërat që administrata nuk i pëlqen dhe të minojnë të drejtën kushtetuese për lirinë e shprehjes.
Organizata tha se puna e saj në SHBA ishte “tërësisht e përkushtuar në forcimin e demokracisë dhe ruajtjen e lirive kushtetuese.”
Duke theksuar se e dënon terrorizmin dhe duke mohuar se e financon atë, grupi shtoi: “Veprimtaritë tona janë paqësore dhe të ligjshme.”
Pas vrasjes së Kirk-ut këtë muaj, Trump e kritikoi ashpër “të majtën radikale,” duke veçuar fondacionin e Sorosit dhe duke kërkuar që ai të futej në burg. Sorosi është “një njeri i keq” që “duhet të futet në burg,” tha ai për NBC News.
Deklaratat e tij pasqyronin një postim në rrjetet sociale që Trump bëri në gusht, kur tha se Sorosi dhe i biri, i cili ka marrë rol më të madh në organizatë vitet e fundit, duhet të akuzohen për shkelje të ligjit RICO, i përdorur historikisht për të ndjekur mafiozët.
Ata duhet të akuzohen “për shkak të mbështetjes së tyre për Protesta të Dhunshme, dhe më shumë, në gjithë Shtetet e Bashkuara,” shtoi Trump.
Javën e kaluar, Open Society Foundations iu bashkua më shumë se 100 fondacioneve kryesisht liberale për të mbrojtur veten dhe për të dënuar dhunën politike.
“Organizatat nuk duhet të sulmohen për realizimin e misionit të tyre ose për shprehjen e vlerave në mbështetje të komuniteteve që shërbejnë,” thuhej në një letër të përbashkët. “Ne e refuzojmë përpjekjen për të shfrytëzuar dhunën politike për të keqinterpretuar punën tonë të mirë ose për të kufizuar liritë tona themelore, si liria e shprehjes dhe e dhënies së fondeve.”
Po atë javë, familja Soros dhuroi 10 milionë dollarë për përpjekjet demokratike për të rindarë distriktet në Kaliforni, pjesë e një beteje politike kombëtare për kontrollin e Kongresit./ New York Times – Syri.net
-

Dëshmi të rreme për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në 2016, prokurorët federalë drejt padisë ndaj ish-drejtorit të FBI-së
Prokurorët federalë në Distriktin Lindor të Virxhinias po përgatiten të kërkojnë nga një juri e madhe të ngrejë padi penale kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, për deklarata të rreme dhënë nën betim para Kongresit në vitin 2020, në lidhje me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Burime të njohura me hetimin thanë se prokurorët kanë vetëm disa ditë kohë për të paraqitur çështjen përpara se të skadojë afati pesëvjeçar ligjor për ngritjen e akuzës. Nëse juria e madhe pranon ta miratojë padinë, kjo do të shënonte një nga veprimet më të rëndësishme ligjore kundër një ish-zyrtari të lartë gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump.
Hetimi, që është intensifikuar javët e fundit, është bërë edhe më i ndjeshëm politikisht pas shkarkimit të Erik Siebert, ish-Prokurorit të SHBA-së që mbikëqyrte çështjen. Në vend të tij, Trump emëroi Lindsey Halligan, ish-avokate personale e tij, si Prokurore të Përkohshme. Halligan është parë ditët e fundit në selinë e Departamentit të Drejtësisë në Aleksandri.
Comey, i cili nuk është zyrtarisht i akuzuar, ka mohuar çdo keqbërje dhe ka deklaruar se ka qenë i sinqertë në dëshmitë e tij. Avokatët e tij nuk kanë komentuar publikisht mbi hetimin.
Presidenti Trump ka kritikuar publikisht ritmin e hetimeve dhe ka kërkuar më shumë agresivitet nga Departamenti i Drejtësisë kundër atyre që ai i konsideron si pjesë e “shtetit të thellë”, përfshirë vetë Comey-n.
Kujtojmë se Comey u shkarkua nga Trump në vitin 2017, pas mosmarrëveshjeve për hetimin e ndërhyrjes ruse. Ai ka qenë më pas një kritik i hapur i Trump dhe një figurë e kontestuar në debatin politik amerikan.
Në të kaluarën, një raport nga Inspektori i Përgjithshëm i DOJ-së kishte konstatuar se Comey kishte shkelur politika të brendshme të FBI-së për ruajtjen dhe shpërndarjen e memorandumeve, por nuk kishte gjetur prova për shpërndarje të informacionit të klasifikuar.
Vendimi për ngritjen e padisë pritet brenda pak ditësh, ndërsa vëmendja publike dhe politike ndaj çështjes po rritet ndjeshëm.Top Channel
-

Prokurorët federalë drejt padisë ndaj ish-drejtorit të FBI-së James Comey për dëshmi të rreme

Shkatërrohet rrjeti sirian, paratë e drogës i shndërruan në ar që u transportua edhe në Kosovë
Prokurorët italianë thanë se kanë shkatërruar një rrjet të udhëhequr nga sirianët. Ky rrjet akuzohet se pastronte paratë nga trafiku i drogës në Itali dhe Francë, duke i shndërruar paratë e gatshme në shufra ari. Ari më pas u transportua në shtete të ndryshme, përfshirë në Kosovë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Policia italiane arrestoi pesë persona në rajonet veriore të Piedmontit dhe Lombardisë duke sekuestruar 17 milionë euro, thanë prokurorët italianë përmes një deklarate. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Hetimi u krye nga një ekip i përbashkët që përfshinte policinë tatimore të Italisë dhe xhandarmërinë franceze në Marsejë dhe përpjekjet u koordinuan nga drejtoria kombëtare kundër mafias në Itali dhe zyra e prokurorit në Marsejë, së bashku me Eurojust dhe Europol.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Gjatë më shumë se gjashtë muajve, të dyshuarit mblodhën më shumë se 17 milionë euro nga fitimet e drogës, kryesisht në Francë, dhe transportuan paratë në automjete drejt një zone pranë Piedmontit në Itali, që gjendet në kufi me Francën, thanë prokurorët.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
“Aty, në bashkëpunim me tre biznese për shkrirjen e metaleve të çmuara në Piedmont dhe Lombardi, paratë u shndërruan në shufra dhe fleta ari në vlerën e njëjtë monetare”, u tha në njoftim.
Ari më pas u transportua në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi dhe Marok.
“Është hera e parë që hetuesit kanë arritur të rindërtojnë rrjedhjen e parave të drogës, të gjeneruara jashtë vendit, të cilat më pas janë shndërruar në ar – një aset që më lehtë transportohet”, u tha në njoftim.
Prokurorët thanë se kanë identifikuar një rrjet të gjerë të shtetasve sirianë të përfshirë në këtë proces.
Prokurorët italianë thanë se xhandarmëria franceze po ashtu ka kryer arrestime të të dyshuarve të tjerë të përfshirë në mbledhjen e të ardhurave nga droga në Francë./REL
-

Shkatërrohet rrjeti sirian: Paratë e drogës i shndërruan në ar që u transportua edhe në Kosovë
FOTO ILUSTRUESE
SIRI-Prokurorët italianë thanë se kanë shkatërruar një rrjet të udhëhequr nga sirianët. Ky rrjet akuzohet se pastronte paratë nga trafiku i drogës në Itali dhe Francë, duke i shndërruar paratë e gatshme në shufra ari. Ari më pas u transportua në shtete të ndryshme, përfshirë në Kosovë.
Policia italiane arrestoi pesë persona në rajonet veriore të Piedmontit dhe Lombardisë duke sekuestruar 17 milionë euro, thanë prokurorët italianë përmes një deklarate.
Hetimi u krye nga një ekip i përbashkët që përfshinte policinë tatimore të Italisë dhe xhandarmërinë franceze në Marsejë dhe përpjekjet u koordinuan nga drejtoria kombëtare kundër mafias në Itali dhe zyra e prokurorit në Marsejë, së bashku me Eurojust dhe Europol.
Gjatë më shumë se gjashtë muajve, të dyshuarit mblodhën më shumë se 17 milionë euro nga fitimet e drogës, kryesisht në Francë, dhe transportuan paratë në automjete drejt një zone pranë Piedmontit në Itali, që gjendet në kufi me Francën, thanë prokurorët.
“Aty, në bashkëpunim me tre biznese për shkrirjen e metaleve të çmuara në Piedmont dhe Lombardi, paratë u shndërruan në shufra dhe fleta ari në vlerën e njëjtë monetare”, u tha në njoftim.
Ari më pas u transportua në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi dhe Marok.
“Është hera e parë që hetuesit kanë arritur të rindërtojnë rrjedhjen e parave të drogës, të gjeneruara jashtë vendit, të cilat më pas janë shndërruar në ar – një aset që më lehtë transportohet”, u tha në njoftim.
Prokurorët thanë se kanë identifikuar një rrjet të gjerë të shtetasve sirianë të përfshirë në këtë proces. Prokurorët italianë thanë se xhandarmëria franceze po ashtu ka kryer arrestime të të dyshuarve të tjerë të përfshirë në mbledhjen e të ardhurave nga droga në Francë./REL -

Shkatërrohet rrjet sirian i pastrimit të parave të drogës në Itali dhe Francë, 17 mln euro sekuestruar; ari trafikohej edhe në Kosovë
Prokurorët italianë thanë se kanë shkatërruar një rrjet të udhëhequr nga sirianët. Ky rrjet akuzohet se pastronte paratë nga trafiku i drogës në Itali dhe Francë, duke i shndërruar paratë e gatshme në shufra ari. Ari më pas u transportua në shtete të ndryshme, përfshirë në Kosovë.
Policia italiane arrestoi pesë persona në rajonet veriore të Piedmontit dhe Lombardisë duke sekuestruar 17 milionë euro, thanë prokurorët italianë përmes një deklarate.
Hetimi u krye nga një ekip i përbashkët që përfshinte policinë tatimore të Italisë dhe xhandarmërinë franceze në Marsejë dhe përpjekjet u koordinuan nga drejtoria kombëtare kundër mafias në Itali dhe zyra e prokurorit në Marsejë, së bashku me Eurojust dhe Europol.
Gjatë më shumë se gjashtë muajve, të dyshuarit mblodhën më shumë se 17 milionë euro nga fitimet e drogës, kryesisht në Francë, dhe transportuan paratë në automjete drejt një zone pranë Piedmontit në Itali, që gjendet në kufi me Francën, thanë prokurorët.
“Aty, në bashkëpunim me tre biznese për shkrirjen e metaleve të çmuara në Piedmont dhe Lombardi, paratë u shndërruan në shufra dhe fleta ari në vlerën e njëjtë monetare”, u tha në njoftim.
Ari më pas u transportua në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi dhe Marok.
“Është hera e parë që hetuesit kanë arritur të rindërtojnë rrjedhjen e parave të drogës, të gjeneruara jashtë vendit, të cilat më pas janë shndërruar në ar – një aset që më lehtë transportohet”, u tha në njoftim.
Prokurorët thanë se kanë identifikuar një rrjet të gjerë të shtetasve sirianë të përfshirë në këtë proces.
Prokurorët italianë thanë se xhandarmëria franceze po ashtu ka kryer arrestime të të dyshuarve të tjerë të përfshirë në mbledhjen e të ardhurave nga droga në Francë. -

Gara për kreun e ri/ Kush janë prokurorët që mund të zëvendësojnë Altin Dumanin në krye të SPAK?
Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot vakancën për postin e kreut të ri të SPAK, pasi Altin Dumanit i mbaron mandati më 18 dhjetor. Të drejtën për të kandiduar e kanë të gjithë prokurorët e SPAK, me përjashtim të Altin Dumanit dhe Arben Krajës, të cilët e kanë mbajtur këtë post.
Të gjithë prokurorët e SPAK që kanë interes për të kandiduar, kanë afat deri më 6 tetor për aplikimin. Prokurorët e Posaçëm që mund të kandidojnë për kreun e ri të SPAK:
1-Adnan Xholi2-Anita Jella3-Alfred Shehu4-Behar Dibra5-Bledar Maksuti6-Doloreza Musabelliu7-Dorina Bejko8-Dritan Prençi9-Edvin Kondili10-Elida Kaçkini11-Elvin Gokaj12-Ened Nakuçi13-Enkeleda Millonai14-Klodjan Braho15-Manjola Kajana16-Ols Dado17-Sotir Kllapi18-Vladimir Mara
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur zyrtarisht garën për drejtuesin e ri të SPAK, i cili do të zëvendësojë Altin Dumanin, mandati i të cilit përfundon në muajin dhjetor. Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, u miratua projektvendimi që i hap rrugën zgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme. Në mbledhje u dakordësua që kandidatët, nga radhët e SPAK, kanë afat 3 javë për aplikimin, pra deri më datë 8 tetor.
“Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 8 tetor 2025. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. Shpallet në Tiranë, sot më datë 17 shtator 2025. Me 11 vota pro, asnjë kundër miratohet”, tha kryetarja e KLP. -

Kush janë prokurorët që mund të zëvendësojnë Altin Dumanin në krye të SPAK?
Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot vakancën për postin e kreut të ri të SPAK, pasi Altin Dumanit i mbaron mandati në 18 dhjetor.
Të drejtën për të kandiduar e kanë të gjithë prokurorët e SPAK, me përjashtim të Altin Dumanit dhe Arben Krajës, të cilët e kanë mbajtur këtë post. Pra 18 prokurat e tjerë të posaçëm kanë të drejtën e aplikimit.
Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë sot u hap procedura e aplikimit dhe të gjithë ata prokurorë që duan të kandidojnë do të duhet të shprehin interesin e tyre deri në datën 8 tetor.
Më pas kandidatët pasi të kalojnë edhe një proces vettingu do të merren në pyetje.
Prokurorët e Posaçëm që mund të kandidojnë për kreun e ri të SPAK:
1-Adnan Xholi
2-Anita Jella
3-Alfred Shehu
4-Behar Dibra
5-Bledar Maksuti
6-Doloreza Musabelliu
7-Dorina Bejko
8-Dritan Prençi
9-Edvin Kondili
10-Elida Kaçkini
11-Elvin Gokaj
12-Ened Nakuçi
13-Enkeleda Millonai
14-Klodjan Braho
15-Manjola Kajana
16-Ols Dado
17-Sotir Kllapi
18-Vladimir Mara
-
Prokurorët evropianë aksion në Pire, sekuestrohen mbi 2400 kontejnerë me mallrash kineze
Prokurorët evropianë njoftuan të hënën ngritjen e akuzave kundër gjashtë personave për përfshirje të dyshuar në rrjete kriminale, që përmbytin BE-në me mallra kineze të importuara në mënyrë mashtruese.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) sekuestroi 2,435 kontejnerë transporti në Portin e Pireut, më i madhi i Greqisë, i cili është në pronësi të madhe të ndërmarrjes shtetërore kineze COSCO. Kontejnerët ishin të mbushur kryesisht me biçikleta elektrike, tekstile dhe këpucë. Ky ishte sekuestrimi më i madh i kontejnerëve në BE në histori.
Skema për të anashkaluar pagesën e detyrimeve antidumping që zbatohen për importet nga Kina kishte vazhduar për të paktën tetë vjet, duke rezultuar në një humbje të vlerësuar prej 350 milionë eurosh në detyrime doganore dhe 450 milionë euro të tjera në TVSH, duke privuar buxhetet kombëtare dhe ato të BE-së, sipas EPPO-së.
Dy oficerë doganorë janë akuzuar nga prokurorët evropianë në Athinë për certifikim të përsëritur të rremë, duke shkaktuar përfitime të paligjshme dhe duke dëmtuar buxhetin e BE-së duke bashkëpunuar në mashtrime doganore. Katër ndërmjetës doganorë janë akuzuar për mashtrim të përsëritur doganor dhe nxitje të certifikimit të rremë.
Hetimi i udhëhequr nga EPPO, i quajtur “Calypso”, shënjestroi rrjetet kriminale që menaxhonin të gjithë qarkun e mallrave të importuara nga Kina në BE, duke përfshirë shpërndarjen nëpër vendet anëtare, ndërsa shmangnin detyrimet doganore dhe kryenin mashtrime në shkallë të gjerë me TVSH-në.
Hetimi përfshinte tekstile, këpucë, skutera elektrikë, biçikleta elektrike dhe mallra të tjera të importuara nga Kina. Të ardhurat u pastruan dhe u dërguan përsëri në Kinë.
“Këto rrjete kriminale shumë të organizuara janë specializuar në këtë lloj mashtrimi për vite me radhë”, tha Kryeprokurorja Evropiane Laura Codruța Kövesi në një deklaratë.
“Operacioni Kalipso u dërgon këtyre kriminelëve një mesazh të qartë: rregullat kanë ndryshuar dhe nuk ka më strehë të sigurta. Tani, ne duhet ta transformojmë këtë sukses spektakolar në një punë sistematike. Ne kërkojmë hetues të përkushtuar dhe të specializuar të policisë, doganave dhe taksave në të gjithë zonën e EPPO-së”, shtoi Kövesi.
Këto rrjete — kryesisht të kontrolluara nga shtetas kinezë, sipas EPPO-së — janë gjithashtu të përfshira në pastrim parash dhe dërgimin e fitimeve përsëri në Kinë./ Politico.