Tag: prokurorët

  • “E kemi kthyer hierarkinë me kokë poshtë”, kryeprokurori Çela me tone kritike te ‘Ligjet’: Prokurorët s’kuptojnë rolin e tyre, Gjykata hedh ‘benzinë’…

    “E kemi kthyer hierarkinë me kokë poshtë”, kryeprokurori Çela me tone kritike te ‘Ligjet’: Prokurorët s’kuptojnë rolin e tyre, Gjykata hedh ‘benzinë’…

    Me tone kritike ka folur sot në Komisionin e Ligjeve Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në lidhje me draftin për Ndryshimet në Kodin Penal, duke u shprehur kundër, pasi sipas tij nuk është kjo nevoja urgjente, dhe se kodi aktual nuk ka problematika të mëdha, por se kërkon vetëm një risistemim.

    Ai tha se problemi më i madh është kodi i procedurës penale dhe mënyra e zbatimit të tij.
    “Mënyra e organizmit sot në Prokurori, decentralizimi ka krijuar keqkuptim në nivelin organizativ, dhe këto nuk i zgjidh dot ILD. Sot sistemi ka shumë nevoja, për rritjen e cilësisë së ligjeve që operojnë institucionet.
    Ka raste kur prokurorët e shkallës së parë ankohen për vendimet e Apelit, kemi arrit në një ditë kur prokurorët vënë në diskutim vendimin e Apelit.
    I drejtohen madje dhe ambasada me shkresa. Kjo është e pranueshme, kjo vjen se kemi krijuar një sistem ku prokurorët, sidomos të rinjtë nuk kuptojnë rolin dhe vendin e prokurorit”, tha Çela.
    Më tej ai shtoi: Dhe për t’i hedhur benzinë zjarrit, kemi praktikën gjyqësore…. ju keni thirrur sot prokurorin e Përgjithshëm për të raportuar për atë që bëjnë prokuroritë, ndërkohë gjykata e lartë thotë prokurori i shkallë së parë mund të ushtrojë rekurs në GJK kur prokuroi i apelit ka hequr dorë nga apeli… ju zotëri më thoni sot sa çështje keni përfaqësuar në Gjykatën e Lartë? 38 çështje në Gjykatën e Lartë, numri më i lartë në 2023.
    Është vendim i një trupe, jo unifikues, por kemi dy probleme, një gjykatë që i hyn organizimit kushtetues të institucionit, asgjëson rolin e Prokurorisë së Apelit dhe prokurori i përgjithshëm, e kemi kthyer hierarkinë me kokë poshtë. Prokurori s’mund të mbajë qëndrim mbi atë që ka vendosur prokuroria e shkallës së parë. Duhet të shkojë unë atje dhe të lexojnë çfarë ka thënë ai i shkallës së parë? Pse duhet të shkojë? S’kemi nevojë fare për prokuror! Këto janë probleme të keqkuptimit dhe organizmit, mund të jenë dhe kushtetuese. Sot kemi problem me kodin e procedurës penale, janë deri diku pjesë e problemit sa i përket ngarkesës dhe zvarritjes në proceset hetimore dhe gjyqësore. Janë çështje urgjente, nuk ka qenë kodi penal urgjencë asnjëherë.
     

    Top Channel

  • Siguria në sallat e gjyqit/ Ish-kreu i KLP Alfred Balla propozon rikthimin e armëve për gjyqtarët

    Siguria në sallat e gjyqit/ Ish-kreu i KLP Alfred Balla propozon rikthimin e armëve për gjyqtarët

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, i qëlluar për vdekje gjatë ushtrimit të detyrës, në mes të sallës së gjyqit ndërsa po jepte vendimin, ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe nxitur reagime e kërkesa për rritjen e sigurisë për magjistratët.
    I ftuar në emisionin e Klan News, Alfred Balla, ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, propozoi që gjyqtarët dhe prokurorët të pajisen me armë personale si mjet vetëmbrojtjeje. Balla kujtoi se më parë, deri në periudhën e ish-ministrit Saimir Tahiri, ligji parashikonte që gjyqtarët, prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore të kishin armë organike.
    “Të paktën t’u japim ndonjë armë, siç e kemi pasur dikur në kohë. Arma të bën trim, edhe ty si gjyqtar e prokuror. Deri në kohën e Saimir Tahirit ka qenë ligji që gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore e kishin organikë armën,” u shpreh Balla.
    Ai e krahasoni propozimin me praktikat e vendeve të huaja, duke sjellë shembullin e oficerëve amerikanë që janë të pajisur me armë edhe jashtë orarit të shërbimit, si dhe me stafin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në vend. Balla theksoi se nuk propozon detyrim, por mundësi për “sigurim shtesë” për ata magjistratë që e ndiejnë të nevojshme.
    “Ke oficerët e policisë gjyqësore, si mund t’i çosh në vendngjarje? Pastaj, amerikanët budallenj janë? Edhe BKH-ja, femra e meshkuj janë të pajisur me armë. Është njësoj si FBI-ja,” tha ai, dhe më pas sqaroi: “Unë personalisht jam për rikthimin e armëve, kush do, jo me detyrim.”
    Reagimet nga kolegë të gjyqtarit Kalaja dhe përfaqësues të drejtësisë kanë kërkuar tashmë rishikim të masave të sigurisë në ambiente gjyqësore, por propozimi për armatim të magjistratëve pritet të ngrejë debat të gjerë publik dhe ligjor lidhur me rreziqet, përgjegjësitë dhe kufizimet e një masë të tillë.
    Në vijim të ngjarjes, priten diskutime institucionale mbi mënyrat më të përshtatshme për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve — nga forca shtesë policore dhe procedura sigurie brenda gjykatave, deri te ndryshimet ligjore që do të duhej të shoqëronin çdo vendim për armatim të personelit gjyqësor.

  • Mbyllen aplikimet për kreun e SPAK, zbardhen emra në garë, ja kush janë dy prokurorët specialë më favoritë që do ta…

    Mbyllen aplikimet për kreun e SPAK, zbardhen emra në garë, ja kush janë dy prokurorët specialë më favoritë që do ta…

    Klodian Braho, Adnan Xholi, Elvin Gokaj dhe Doloreza Musabelliu janë katër prokurorët të cilët zyrtarisht do të kandidojnë në garën për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), mësohet se në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumenteve nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët: -Klodian Braho – Elvin Gokaj -Doloreza Musabelliu-Adnan Xholi.
    Siç dhe raportuam më herët i pari që dorëzoi zyrtarisht platformën e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka qenë prokurori Klodian Braho, i cili aktualisht është shef i seksionit kundër korrupsionit dhe “shpërdorimit të detyrës” në SPAK. Ai dorëzoi dokumentacionin që prej pasdites së 3 tetorit, duke hapur formalisht garën për drejtimin e institucionit më të rëndësishëm antikorrupsion në vend. Ndërkohë më pas i dorëzuan edhe tre kolegët e tij, Adnand Xholi, Elvin Gokaj, prokuror në seksionin kundër korrupsionit dhe Doloreza Musabelliu, prokurore në seksionin kundër krimit të organizuar. Kjo e fundit përfaqëson një risi në historinë e zgjedhjeve për drejtimin e SPAK, pasi është hera e parë që në garë për këtë post merr pjesë një prokurore femër.
    Dy prokurorët më favoritë për postin
    Sipas informacioneve të gazetës SOT, dy emrat që shihen si më favoritë për të zëvendësuar Dumanin janë Adnan Xholi dhe Klodian Braho. Të dy janë ndër figurat më të spikatura brenda strukturës dhe gëzojnë mbështetje të gjerë mes kolegëve të SPAK. Adnan Xholi, është ndër prokurorët më me përvojë në strukturë. Ai ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë pas reformës dhe njihet për qëndrimet e tij të qarta dhe për integritetin profesional. Në garën e vitit 2022, Xholi “i dha fitoren” Altin Dumanit, pasi i hoqi një votë prokurorit Edvin Kondili (të preferuarin e qeverisë), gjë që ndryshoi balancën dhe bëri që Dumani të fitonte drejtimin e SPAK-ut. Këtë herë, shumëkush në strukturë e sheh Xholin si kandidatin më të mundshëm për ta marrë vetë drejtimin e institucionit, pasi gëzon besim të lartë nga amerikanët dhe përvojë në menaxhimin e çështjeve të ndjeshme.
    Një element i rëndësishëm në këtë garë është edhe fakti se prokurori Vladimir Mara, i cili shihej si një nga kandidatët e preferuar të partnerëve amerikanë, nuk pranoi të kandidojë. Ai mësohet t’u ketë komunikuar përfaqësuesve të SHBA-së se “i takon Xholit” të kandidojë këtë herë, duke i hapur rrugën zv/drejtuesit aktual dhe duke konsoliduar mbështetjen për të brenda trupës së prokurorëve të SPAK. Nga ana tjetër, Klodian Braho shihet si kandidati që përfaqëson një  brez të drejtësisë së re, me një profil të fortë profesional dhe rezultate të prekshme në hetimet kundër korrupsionit. Ai është ndër prokurorët më aktivë në çështjet që kanë prekur funksionarë të lartë publikë dhe konsiderohet si një nga figurat që ka konsoliduar besueshmërinë e SPAK në opinionin publik. Gjithashtu Braho gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve.
    Çfarë pritet të ndodhë?
    Pas përfundimit të afatit zyrtar të dorëzimit të kandidaturave, procesi  pritet të kalojë në fazën e verifikimit të platformave dhe CV-ve të dorëzuara, përpara se Këshilli i Lartë i Prokurorisë të nisë vlerësimin dhe intervistat me secilin kandidat. Kujtojmë se drejtuesi i ri i SPAK do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi. Zgjedhja bëhet me shumicë të thjeshtë votash nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ashtu sikurse dhe ligji e parashikon, gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme është hapur tre muaj para përfundimit të mandatit të kreut aktual.  Dumani u zgjodh më 18 dhjetor të 2022 dhe është drejtuesi i dytë i Prokurorisë së Posaçme i cili në këtë detyrë pasoi Arben Krajën.

  • Kushtet e sigurisë së magjistratëve/ Mbledhja në Prokurorinë e Përgjithshme, çfarë u diskutua

    Kushtet e sigurisë së magjistratëve/ Mbledhja në Prokurorinë e Përgjithshme, çfarë u diskutua

    Sot u zhvillua mbledhja me drejtuesit e prokurorive dhe prokurorë, për për të diskutuar mbi çështje që lidhen me sigurinë e magjstratëve, nisur nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën gjyqtari Asrit Kalaja.

    Në takim u analizua gjendja e parametrave të sigurisë në institucion dhe nevoja për përmirësimin e tyre, kushtet e punës në të cilat punojnë prokurorët dhe problemet e infrastrukturës që lidhen me sigurinë e ambienteve të punës.
    Nga prokurorët u ngrit shqetësimi për sulmet e vazhdueshme publike ndaj tyre të cilat ndikojnë në rritjen e pasigurisë në ushtrimin e detyrës.
    Përfundimet e këtij takimi do të diskutohen më tej me prokurorët në mbledhjet që do mbahen në çdo prokurori për të vijuar më pas me një plan masash institucionale në koordinim edhe me institucionet e tjera të drejtësisë.
    Prokurori i Përgjithshëm mbështet dhe solidarizohet me qëndrimin e trupës së gjyqtarëve në mbledhjen e sotme për të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë e magjistratëve, duke vlerësuar se ka nevojë për një rikonfigurim tërësor të standardeve të sigurisë për sistemin e drejtësisë dhe do të kontribuojë në këtë aspekt në koordinim me gjithë institucionet përgjegjëse.

    Top Channel

  • Gara për kreun e SPAK, KLP zyrtarizon kandidatët

    Gara për kreun e SPAK, KLP zyrtarizon kandidatët

    Janë zyrtarizuar 4 kandidatë që do të garojnë për kreun e ri të SPAK. Ata janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi.
    “Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon: Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi”, thuhet në njoftimin e KLP.
    KLP hapi garën disa javë më parë, në pritje të përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual, Altin Dumani, i cili mori detyrën më 16 dhjetor 2022 dhe do ta përfundojë më 18 dhjetor 2025. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që nga krijimi i tij, pas Arben Krajës.

    /vizionplus.tv

  • Gara për kreun e ri të SPAK, zyrtarizohen kandidatët/ Ja kush janë 4 prokurorët që sfidojnë njëri-tjetrin

    Gara për kreun e ri të SPAK, zyrtarizohen kandidatët/ Ja kush janë 4 prokurorët që sfidojnë njëri-tjetrin

    Janë zyrtarizuar 4 kandidatë që do të garojnë për kreun e ri të SPAK. Ata janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi.
    Lidhur me listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të SPAK. Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon: Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi’, thuhet në njoftim.
    Kandidatët që synojnë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme pas 18 dhjetorit kur mandati i Altin Dumanit përfundon patën kohë deri më 8 tetor për të aplikuar. Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.
    Zgjedhja e kreut të SPAK bazohet në eksperiencën në çështjet sensitive të korrupsionit dhe të krimit të organizuar; në aftësitë drejtuese, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë, imazhin publik të karrierës së tij, etj.
    Pasi bëhet verifikimi i kushteve paraprake, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës jo më vonë se 10 ditë nga mbyllja e afatit të kandidimit, paraqet për miratim në mbledhje plenare, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e kandidimit.
    Votimi për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme bëhet i hapur dhe nominal dhe kryetar i SPAK zgjidhet kandidati që merr më shumë vota në Këshill, pra mjafton që ai të marrë një votë më shumë se kandidatët e tjerë. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, Këshilli me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të pranishëm, kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.

  • Vrasja e Astrit Kalasë, Dumani dhe prokurorët e SPAK homazhe për gjyqtarin e ndjerë

    Vrasja e Astrit Kalasë, Dumani dhe prokurorët e SPAK homazhe për gjyqtarin e ndjerë

    Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e këtij institucioni nderuan gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit më 6 tetor.
    Ata nderuan figurën e gjyqtarit, i cili u vra në krye të detyrës.
    Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.
    Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit, ndërsa ngjarja tronditëse ka autor 30-vjeçarin Elvis Shkëmbi.
    Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxha.

  • Kush janë 4  pretendentët për postin e Altin Dumanit në krye të SPAK

    Kush janë 4 pretendentët për postin e Altin Dumanit në krye të SPAK

    Altin Dumani dhe prokurorët kandidatë

    TIRANË-Në ditët e fundit të afatit zyrtar të dorëzimit të dosjeve të kandidatëve për kreun e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, janë mësuar 4 emrat e parë, të cilët do të garojnë për të zënë vendin e Altin Dumanit.
    I pari që ka dorëzuar platformën në KLP dhe tashmë është zyrtare rezuton të jetë prokurori dhe njëherësh shefi i seksionit kundër korrupsionit dhe “Shpërdorimit të detyrës” në SPAK, Klodian Braho.
    Ky i fundit ka dorëzuar dokumentat qysh prej ditës së Premte. Ndërsa pritet që sot dhe në dy ditët në vijim të dorëzojnë kandidaturat tre prokurorët e tjerë të SPAK, si Adnand Xholi, i cili aktualisht mban postin e zv/drejtuesit të prokurorisë.
    Në vijim të shpalljes së kandidaturës përmes dorëzimit të platformës, gazetari Elton Qyno shkruan se janë dhe dy prokurorët e tjerë, Elvin Gokaj që shërben pranë seksionit kundër korrupsionit dhe Doloreza Musabelliu që është pjesë e seksionit kundër krimit të organizuar në SPAK.
    Aktualisht këta janë 4 prokurorët kandidatë, ndërkohë nuk dihet nëse deri në datën 8 Tetor 2025, lista do pasurohet me emra të tjerë kandidatësh.

    Gara për kreun e ri të SPAK tashmë është hapur dhe kandidatët kanë afat deri në 8 tetor për aplikimin. Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
    Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI

  • Klodiana Lala: Prokurorët e Durrësit po varrosin hetimet për Kurum, qëllimisht nuk “gjejnë” ekspert

    Klodiana Lala: Prokurorët e Durrësit po varrosin hetimet për Kurum, qëllimisht nuk “gjejnë” ekspert

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Prokurorët amerikanë kërkojnë mbi 11 vite burg për Sean “Diddy” Combs

    Prokurorët amerikanë kërkojnë mbi 11 vite burg për Sean “Diddy” Combs

    Prokurorët federalë në SHBA po i kërkojnë gjyqtarit Arun Subramanian të dënojë me mbi 11 vite burg producentin dhe reperin e njohur Sean “Diddy” Combs, duke argumentuar se një dënim i gjatë është i nevojshëm për shkak të abuzimeve fizike dhe psikologjike që ai ka ushtruar për vite me radhë ndaj partnereve dhe punonjësve të tij. Në një dosje prej 161 faqesh, e paraqitur të hënën mbrëma, prokurorët i kërkuan gjykatës të refuzojë kërkesën e Combs për një dënim shumë më të shkurtër prej 14 muajsh (koha e kaluar në paraburgim).
    Sipas tyre, Combs nuk ka treguar pendesë dhe është përpjekur të fajësojë viktimat. “Ai ka treguar vazhdimisht se shqetësohet vetëm për pushtetin dhe kontrollin e tij. Vetëm një dënim i konsiderueshëm me burg mund ta dekurajojë dhe t’u japë viktimave të ardhshme besim se abuzuesit do të mbahen përgjegjës, pavarësisht pasurisë apo famës,” shkruajnë prokurorët. Ata po ashtu kërkojnë gjobën maksimale prej 500 mijë dollarësh.
    Departamenti Amerikan i Lirimit me Kusht rekomandoi një dënim mes pesë dhe shtatë viteve, ndërsa prokurorët paraqitën edhe letra nga Cassie Ventura, prindërit e saj dhe ish-punonjës të Combs, të cilët i kërkuan gjykatësit të marrë parasysh frikën dhe pasojat tek viktimat.
    Vendimi përfundimtar pritet të shpallet më 3 tetor. Combs u lirua në korrik nga akuzat më të rënda, si shantazhi dhe trafikimi i qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual, por mbetet nën akuzë sipas Aktit Mann, që parashikon dënime deri në 10 vite burg për çdo shkelje.