Tag: prokurorët

  • Tavolina me rreze X, syze të teknologjisë së lartë dhe lojtarë të NBA si ‘karrem’, ja si u vodhën miliona dollarë në lojëra pokeri të organizuara familjet e mafia në SHBA

    Tavolina me rreze X, syze të teknologjisë së lartë dhe lojtarë të NBA si ‘karrem’, ja si u vodhën miliona dollarë në lojëra pokeri të organizuara familjet e mafia në SHBA

    Personazhe të famshëm, yje të sporteve dhe lojtarë të pasur u ulën në një tavolinë duke shpresuar të fitonin shumë në një lojë Pokeri.

    Por ata nuk e dinin se ishte pothuajse e pamundur. Ata ishin “peshq” që dyshohet se ishin shënjestruar nga mafia në një skemë të hollësishme lojërash fati pokeri që përfshinte tavolina me karta me rreze X, kamera sekrete, analizues në tabaka me çipa dhe syze dielli dhe lente kontakti që mund të lexonin dorën e tyre.
    Në atë që tingëllon si një komplot i filmit Ocean’s Eleven, prokurorët thonë se këto viktima “të pavetëdijshme” u mashtruan duke marrë të paktën 7 milionë dollarë në lojëra pokeri dhe një person humbi të paktën 1.8 milionë dollarë.
    Skema, të cilën prokurorët amerikanë e përshkruan si një film hollivudian, u shkatërrua në një hetim të gjerë federal që çoi në më shumë se 30 arrestime, përfshirë anëtarë të familjeve kriminale të La Costra Nostra, trajnerin e basketbollit të Portland Trail Blazers, Chauncey Billups dhe ish-lojtarin e Shoqatës Kombëtare të Basketbollit (NBA), Damon Jones.
    Drejtori i FBI-së, Kash Patel, e quajti atë një skemë mashtrimi “të pabesueshme” që mashtroi viktimat në New York, Miami, Las Vegas dhe qytete të tjera të SHBA-së.
    Arrestimet në skemë u njoftuan të enjten së bashku me ata në një komplot të dyshuar për baste në basketboll, në të cilin lojtarët profesionistë të NBA-së akuzohen për falsifikim të lëndimeve për të ndikuar në shanset e basteve.
    Skema nëntokësore e pokerit filloi që në vitin 2019, thonë prokurorët, dhe dyshohet se u drejtua nga mafia, konkretisht nga anëtarë të familjeve famëkeqe të krimit, përfshirë Bonnano, Gambino, Luchesse dhe Genovese. Një pjesë e fitimeve, ndihmoi në financimin e sipërmarrjes së tyre kriminale.
    Ish-atletët profesionistë, të përshkruar nga prokurorët si “karta fytyre”, u rekrutuan për të ndihmuar në skemë dhe për të joshur viktimat të luanin.
    I joshur nga mundësia për të luajtur me një personazh të famshëm të profilit të lartë, si Billups ose Jones, një “viktimë e pasur, e pavetëdijshme” do të rekrutohej për lojëra pokeri të paligjshme, nëntokësore, ku dhjetëra mijëra dollarë ishin në lojë, pretendojnë prokurorët.
    Pa dijeninë e lojtarëve të joshur, të cilët në skemë quheshin “peshk”, të gjithë ata që i rrethonin ishin të përfshirë në mashtrim nga lojtarët te shpërndarësit, madje edhe teknologjia e përdorur për të përzier letrat dhe për të numëruar çipat, sipas një padisë federale.
    Teknologjia e sofistikuar u përdor gjithashtu për të mashtruar lojtarët gjatë lojërave, më së shpeshti në Texas Hold ‘Em Poker.
    Teknologjia ishte kudo, një tabelë me rreze X që lexonte çdo letër të kthyer përmbys, analizues brenda tabakave të çipave, një makinë e manipuluar për përzierjen e letrave që lexonte letrat dhe parashikonte se kush do të kishte dorën më të mirë dhe letra të paracaktuara që u lejonin atyre që mbanin syze dielli dhe lente kontakti speciale të lexonin se çfarë ishte në duart e të gjithëve.
    Kamerat sekrete të integruara në tavolina dhe pajisje ndriçimi gjithashtu ndihmuan në transmetimin e informacionit tek ata që ndihmonin në komplot, thonë autoritetet.
    Pastaj kishte edhe një metodë të sofistikuar për të komunikuar dhe manipuluar lojën, pretendojnë prokurorët.
    Informacioni nga loja do t’i dërgohej një konspiratori jashtë vendit, të quajtur “operator” nga prokurorët, i cili më pas do t’i dërgonte informacion një lojtari tjetër që ishte ulur në tavolinë dhe që ishte i përfshirë në skemë, të cilin prokurorët e quajnë “quarterback” ose “shofer”.
    Ky person më pas do t’u sinjalizonte fshehurazi të tjerëve, pretendojnë prokurorët, duke vjedhur në mënyrë efektive para dhe duke ua bërë të pamundur viktimave të fitonin.
    Autoritetet vlerësojnë se çdo lojë do të linte një viktimë pa dhjetëra ose qindra mijëra dollarë.
    Prokurorët thonë se të pandehurit dyshohet se i kanë pastruar fondet nga skema përmes kriptomonedhave, shkëmbimeve të parave të gatshme dhe kompanive fiktive.
    Një pjesë e fitimeve shkoi për ata që ndihmuan në komplot, thonë prokurorët dhe disa dyshohet se shkuan për të financuar ndërmarrjen kriminale të mafies.
    “Kjo skemë e dyshuar shkaktoi kaos në të gjithë kombin, duke shfrytëzuar famën e disave dhe portofolet e të tjerëve për të financuar familjet italiane të krimit”, tha Ndihmës Drejtori i Përgjegjshëm i FBI-së, Christopher Raia.
    Billups, i cili u akuzua se ishte një bashkëpunues në lojërat e kurdisura me letra, u arrestua në Portland dhe u pezullua nga NBA. Portland Trail Blazers thanë në një deklaratë se ishin në dijeni të akuzave që përfshinin trajnerin e tyre kryesor dhe po “bashkëpunonin plotësisht me hetimin”.
    Jones u arrestua në lidhje me skemën e pokerit dhe të lëndimeve në NBA. Ai akuzohet për dy akuza secila, për komplot mashtrimi dhe komplot pastrimi parash.

    Top Channel

  • Tavolina me rreze X, syze të teknologjisë së lartë dhe lojtarë të NBA si karrem, ja si u vodhën miliona dollarë në lojëra pokeri të organizuara familjet e mafia në SHBA

    Tavolina me rreze X, syze të teknologjisë së lartë dhe lojtarë të NBA si karrem, ja si u vodhën miliona dollarë në lojëra pokeri të organizuara familjet e mafia në SHBA

  • Altin Dumani: “Prokurorët e SPAK duhet të kenë të drejtë rikandidimi. Me 2028 mbaron mandati 11 prokurorëve”

    Altin Dumani: “Prokurorët e SPAK duhet të kenë të drejtë rikandidimi. Me 2028 mbaron mandati 11 prokurorëve”

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, doli para Komisionit të Ligjeve në Kuvend me një deklaratë të fortë: ai nuk do të rikandidojë pas përfundimit të mandatit të tij 9-vjeçar. Por më e rëndësishme se vendimi personal, ishte mesazhi institucional që ai përcolli — një paralajmërim për boshllëkun që mund të godasë vetë strukturën në vitin 2028, kur 11 prokurorëve të SPAK-ut u përfundon mandati brenda të njëjtit vit. Kushdo nga prokurorët e SPAK duhet të kenë të drejtë rikandidimi, ndaj parlamenti duhet të ndërhyjë për të ndryshuar ligjin përkatës.
    Në dhjetor 2025 Altin Dumani i liron vendin një emri tjetër si drejtues i SPAK, por epoka “DUMANI” do mbetet në histori si epoka e ndëshkimit të madh ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

    Një krizë e paralajmëruar brenda reformës në drejtësi

    Dumani ngriti alarmin se reforma në drejtësi, e cila synoi pavarësinë dhe profesionalizimin e sistemit, mund të përballet me pasojat e vetvetes nëse nuk ndryshohet ligji që ndalon rikandidimin. “A mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet kur në një vit të vetëm mbaron mandati i 11 prokurorëve?”, tha ai, duke shtuar se zëvendësimi i një trupe të tillë është praktikisht “i pamundur” në një vend me burime të kufizuara njerëzore.

    Kjo situatë, sipas Dumanit, nuk është çështje e emrave, por e vazhdimësisë institucionale: shumë nga këta prokurorë janë të angazhuar në dosje që kërkojnë vite hetimi, përfshirë çështje që prekin nivelin më të lartë të politikës, mafias dhe biznesit.
    Një apel për racionalizim, jo për privilegj
    “Unë flas në emër të institucionit, jo për interes personal”, u shpreh Dumani, duke kujtuar se vetë nuk do të kërkojë zgjatje apo rinovim të mandatit. Por ai theksoi se duhen ndarë dy koncepte: e drejta për të rikandiduar dhe zgjatja automatike e mandatit. Nëse një prokuror i posaçëm dëshiron të rikandidojë dhe kalon sërish filtrat e vlerësimit, nuk ka arsye pse të përjashtohet — kjo është thelbi i propozimit.
    Argumenti i tij mbështetet mbi logjikën e investimit shtetëror e ndërkombëtar në këtë trupë prokurorësh. BE, SHBA dhe vetë shteti shqiptar kanë trajnuar me vite këta prokurorë për t’u bërë rezistentë ndaj presionit politik, ekonomik dhe kriminal. Largimi i tyre masiv në një moment të vetëm do të ishte si “fshirja e memories institucionale” të SPAK.
    Pasojat politike dhe perceptimi publik
    Deklarata e Dumanit është gjithashtu një test për klasën politike shqiptare. Nëse Parlamenti zgjedh ta injorojë këtë paralajmërim, rrezikon që SPAK — institucioni që për shumëkënd përfaqëson zemrën e reformës në drejtësi — të përballet me paralizë funksionale pikërisht në momentin kur po jep rezultatet e para të prekshme në hetime ndaj zyrtarëve të lartë.
    Nga ana tjetër, çdo ndërhyrje ligjore për të lejuar rikandidimin do të kërkojë kujdes të madh për të shmangur perceptimin e ndërhyrjes politike në mandatin e prokurorëve të posaçëm. Balanca midis pavarësisë dhe vazhdimësisë është e brishtë, por e domosdoshme.
    Një debat që do të përcaktojë të ardhmen e SPAK-ut
    Në thelb, çështja që ngre Dumani shkon përtej mandatit të tij personal: a do të lejojë politika shqiptare që SPAK të mbetet një institucion i përkohshëm, apo do të garantojë që ai të evoluojë në një strukturë të qëndrueshme, të pavarur dhe profesionale?
    Në vitin 2028, shumëkush do të gjykojë suksesin apo dështimin e reformës në drejtësi jo nga numri i arrestimeve, por nga aftësia e institucioneve për të ruajtur vetveten nga boshllëqet që vetë ligjet aktuale mund të krijojnë.
    Prokurorët e SPAK rrezikojnë jetën nga hedhja në “rrugë” prej shtetit
    Prokurorët e SPAK kanë firmosur arrestime të grupeve mafioze, strukturave kriminale, politikanëve të lartë. Ata kanë qenë në ballë të luftës për vendosjen e shtetit ligjor. Puna e tyre ka nxitur BE të afrojë bisedimet për kapitujt, por nëse kjo trupë prokurorësh hidhen në rrugë prej shtetit, atëhere askush pas tyre, nuk do të rrezikojë veten e familjen e tij, kur e dinë se në një moment do të braktisen nga shteti.
    Ndaj parlamenti duhet ta ndryshojë ligjin dhe t’ju jap të drejtë rikandidimi prokurorëve të SPAK.
    /Nga Redaksia e “Koha Jonë”/

  •  “Ka prokurorë që vënë në diskutim atë që thotë Apeli”, Çela kritika: E papranueshme, ankohen nëpër Ambasada…

     “Ka prokurorë që vënë në diskutim atë që thotë Apeli”, Çela kritika: E papranueshme, ankohen nëpër Ambasada…

    Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela shprehu kritika edhe për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, sepse sipas tij, ka krijuar probleme me funksioninim e institucionit të Prokurorisë. Ai shprehu kritika edhe për prokurorët që sipas tij vendosin në diskutim atë që vendos Gjykata e Apelit.
    Kjo është e papranueshme, tha ai, duke shtuar se kjo vjen për faktin se është ndërtuar një sistem ku prokurorët nuk e kuptojnë vendin dhe pozicionin e prokurorit. Çela tha në Komisionin e Ligjeve se prokurorët i drejtohen me letra institucioneve dhe ambasadave ku ngrenë çështje që kanë të bëjnë me ligjshmërinë e Gjykatës së Apelit. “Kemi disa raste ku Prokurorët e Shkallës së Parë ankohen për vendime të Gjykatës së Apelit. Tajni kemi arritur në një ditë ku prokurorët vënë në diskutim atë çfarë vendos Gjykata e Apelit. Bëjnë letër, i drejtohen institucioneve dhe ambasadave ku ngrenë çështje që kanë të bëjnë me ligjshmërinë e Gjykatës së Apelit. Kjo është e papranueshme dhe e pakonceptueshme. Kjo vjen se kemi ndërtuar një sistem në të cilin ende prokurorët, sidomos të rinjtë, nuk kuptojnë vendin dhe pozicionin e prokurorit”, deklaroi ai. Më tej, Çela tha se për t’i hedhur benzinë zjarrit kemi praktikën gjyqësore, duke kritikuar këtu Gjykatën e Lartë.
    Sipas tij, gjykata “hyn” në organizimin kushtetues  duke “asgjësuar” rolin e Prokurorisë dhe duke bërë që “hierarkia të kthehet me kokë poshtë”. “Dhe për t’i hedhur benzinë zjarrit, kemi praktikën gjyqësore por ka të bëjë me funksionalitetin e Prokurorisë. Ndërkohë Gjykata e Lartë thotë se Prokurori i Shkallës së Parë mund të ushtrojë rekurs në Gjykatën e Lartë në kohën kur Prokurori i Apelit ka hequr dorë nga Apeli se në emër të pavarësisë së prokurorëve cenohet pavarësia e Prokurorit të Shkallës së Parë nëse prokurori i Apelit dhe i Prokurorisë së Përgjithshme ushtron detyrën. Kam përfaqësuar 38 çështje në Gjykatën e Lartë. Ky është vendim i një trupe, jo i kolegjeve apo unifikues, por kemi dy probleme. E para, kemi një gjykatë që i hyn funksionalitetit dhe organizimit kushtetues të institucionit. Kjo asgjëson rolin që ka prokuroria e Apelit dhe së Përgjithshme dhe sot e kemi kthyer hierarkinë me kokë poshtë. Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të mbajë qëndrim mbi atë që ka vendosur Prokurori i Shkallës së Parë. Të tjerë duhet të venë atje të lexojnë atë çfarë ka thënë prokurori i shkallës së parë. Kur e kemi për të lexuar pse duhet të shkojë? Pra, këto janë probleme të keqkuptimit dhe organizimit. Ndaj kam ngritur çështjen që kemi me Kodin e Procedurës Penale. Sot ne kemi problem Kodin e Procedurës Penale. Ndryshimet në këtë Kod kanë krijuar probleme me funksiononim e institucionit të prokurorisë, janë edhe deri diku pjesë e problemit sa i përket ngarkesës dhe zvarritjeve në proceset hetimore dhe gjyqësore. Këto janë urgjente. Nuk ka qenë Kodi Penal urgjencë asnjëherë”, nënvizoi dje kryeprokurori Çela.

  • ‘I vjen rrotull Kryeministrisë, por arreston liderët e opozitës’, Dumani përplaset me Strazimirin: Ndihem i fyer, sepse…

    ‘I vjen rrotull Kryeministrisë, por arreston liderët e opozitës’, Dumani përplaset me Strazimirin: Ndihem i fyer, sepse…

    Kreu i SPAK, Altin Dumani është përplasur në komisionin e Ligjeve me deputetin demokrat, Gent Strazimiri. Ky i fundit i tha se nuk është i vërtetë në raportimin në komision, deklaratë që Dumani e konsideroi si fyerje.
    Strazimiri: Refuzoni të thoni që task-forca e krijuar për zgjedhjet ka qenë dështim, por thoni që mund të kishte qenë më mirë. Në rezulton që blerja e votës është kthyer në sistem dhe ka një bashkëpunim të fortë të pushtatarëve me krimin e organizuar. Ju jeni përfshirë që të parandalohet gjëja. Në fund fare jo vetëm që nuk parandaluam gjë, por krimi i organizuar e mbushi kutinë aq sa deshi. Kjo nuk mund të jetë sukses i pjesshëm.
    Dumani: Sa i takon zgjedhjeve, SPAK ka bërë çfarë ka qenë e mundur për të hetuar krimin zgjedhor. Rastet janë konkrete. Çdo pretendim tuajin e kemi verifikuar, edhe në 12 të natës. Kemi bërë çfarë ka qenë e mundur, duke rrezikuar hetuesit dhe prokurorët. Unë jam përgjegjës për çfarë bëj unë, jo çfarë mendoni ju.
    Strazimiri: Thatë që korrupsioni është në rritje, jam dakord. Sa më shumë shtohet represioni ndaj korrupsionit, aq më shumë shtohet.
    Manja: Strazimiri iu tërheq vëmendjen se nuk jemi këtu për të vlerësuar kush thotë të vërtetën dhe kush gënjen. Përmbahuni se ndoshta edhe jeni lodhur. Edhe ata (prokurorët e SPAK) janë lodhur, kanë qenë në punë gjithë ditën.
    Strazimiri: Ju keni treguar patriotizëm atëherë dhe kjo detyrë që keni marrë përsipër nuk bëhet pa atdhedashuri dhe pa patriotizëm. Në emër të kësaj ju kërkoj hesap sot. Thatë që jo të gjitha çështjet janë njësoj. Një çështje për armëmbajtje pa leje është ndryshe nga një çështje për kundravajtje rrugore. Tre liderët e opozitës i ke në burg ose ndjekje penale për korrupsion. Ka edhe ministra, i shkoni rreth e qartë godinës së kryeministrisë, arrestoni liderët e opozitës për korrupsion dhe në fund dilni në përfundimin që korrupsioni qenka rritur. Mos ndoshta nuk e bën Mehmeti me kokë të vetë, mos ndoshta e bën Enveri dhe herë pas herë iu jep ndonjë nga këta juve që ti keni për konsum publik? A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje që është Enveri dhe jo Mehmeti me kokën e tij? Nuk kam nevojë për përgjigje.
    Manja: këto janë konsiderata politike dhe nuk kanë të bëjnë me veprimtarinë e institucionit që drejtoni. Ju kërkoni nga Dumani atë që e ka përgjegjësi gjithë shoqëria në tërësi. Mos e acaroni këtë dëgjesë pas 5-6 orësh. Pak respekt për të ftuarit këtu. SPAK është shpresë për të gjithë, ti kërkojmë llogari për aq sa ka me kushtetutë.
    Dumani: Përgjigje nuk do Strazimiri, por patjetër që kam koment. Ju (i drejtohet Strazimirit) nuk mund të aludoni që në këtë seancë unë vetëm një herë kam qenë i vërtetë. Ju e dini shumë mirë që jam i vërtetë çdo orë dhe çdo ditë të jetës sime. Ndihem i fyer nga ajo që thoni. Sa patriot jam dhe sa e dua këtë vend e pranuat vetë. Të gjithë bashkë me prokurorët kemi një qëllim të vetëm për të kontribuar për ecjen par të këtij vendi. Edhe këtë e dini shumë mirë ju që mua dhe prokurorët e posaçëm nuk na bëjnë shumë përshtypje emrat, ministra, zv.kryeministra, kryeministra, por provat duhen. Sa herë kemi pasur prova kemi ndërtuar ndjekje penale. Për pjesën tjetër nuk dua të përfshihem në diskutimet tuaja.
    Strazimiri: Në emër të atij respekti që përmendët, iu fola. Unë me aq sa iu njoh, nuk më duket se jeni njeri që kënaqeni me rezultate minimaliste, ose ta quani gjasme-rezultatin rezultat. Sa i përket patriotizmit, keni parasysh një gjë, burri ka kohë me u fëlliq deri në një minutë para se me vdek.
    Manja: Dakord, dakord, nuk jemi për të treguar burrninë e njeri-tjetrit këtu.

  • “Nuk jemi ndalur”/ Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

    “Nuk jemi ndalur”/ Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

    Altin Dumani

    TIRANË- Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, teksa foli për vështirësitë me të cilat janë përballur, përmendi edhe kërcënimet ndaj prokurorëve. Dumani bëri të ditur se prokurorët e posaçëm janë kërcënuar nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre, por megjithatë duke theksuar se nuk janë ndalur në misionin e tyre. 
    “Prokurorët kanë rënë pre e kërcënimit nga organizatat kriminale. Kërcënime serioze jo sa për t’u thënë. Megjithatë prokurorët e kanë përballuar dhe janë përballur me ta duke ndërtuar ngritje penale të suksesshme”, tha drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.
    Lidhur me këtë, Dumani nënëvizoi se pavarësisht situatave dhe kërcënimeve që përbëjnë rrezik, prokurorët bëjnë punën e tyre me hetimet ndaj çdo personoi, për të cilin ka prova për një çështje të caktuar. 
    “Ne nuk i kushtojmë rëndësi identitetit të personave, pasi çdo individ mund të hetohet nëse ka prova për një çështje të caktuar”, deklaroi Dumani.
    Në Komisionin e Ligjeve, Dumani tha se trafikimi i narkotikëve dhe qenieve njerëzore mbetet në vlera të larta. Gjatë 2024, sipas tij janë goditur 16 grupe kriminale, ku 10 kanë përfunduar në Gjykatë. Grupet kanë komunikime të koduara dhe pastrojnë paratë përmes kriptovalutave.

  • Altin Dumani bën bilancin e SPAK: Zgjasni mandatin e prokurorëve, task forca për zgjedhjet nuk dështoi

    Altin Dumani bën bilancin e SPAK: Zgjasni mandatin e prokurorëve, task forca për zgjedhjet nuk dështoi

    Altin Dumani raportoi për herë të fundit para deputetëve të parlamentit të Shqipërisë pasi mandati i tij si drejtues SPAK-ut mbaron në fund të këtij viti.
    Dumani shfrytëzoi këtë mundësi të fundit në Komisionin e Ligjeve për të kërkuar sërish ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që prokurorët e SPAK-ut të kenë mundësi të kandidojnë për një mandat të dytë.
    “Dumani unë do të rikandidoj e kam vendosur këtë sido që të jetë ligji. Por në 2028, 11 prokurorëve iu mbaron mandati, dhe nuk kemi burime njerëzore për t’i zëvendësuar. Këta prokurorë ndjekin çështje që zgjasin me vite të tëra, dhe cënohen hetime në këtë drejtim”, u shpreh kreu i SPAK.

    Pak muaj pas zgjedhjeve parlamentare, opozita akuzoi SPAK-un se dështoi të hetojë krimet zgjedhore.
    “Shitblerja e votës është një faktorët kryesore të masakrës zgjedhor dhe taks forca rezultoi një fiasko e madhe”, tha Bylykbashi.
    “Task forca nuk ka dështuar. Ne kemi marrë një kryetar bashkie të pandehur për korrupsion aktiv. Kemi në hetim një kryebashkiak tjetër për korrupsion zgjedhor, kemi arrestuar disa persona. Duhet të bënim më shumë, por në 20 prokurore jemi”, u përgjigj Dumani.
    Opozita shfrytëzoi mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për të ngritur shqetësimin për aplikimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për një vit ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, duke kërkuar sqarime për dy standartet e SPAK-ut në masat e sigurisë.
    “Unë kam garantuar pavaresinë e prokurorëve dhe kam deleguar të drejtën time për të nënshkruar shkresa të ndryshme  Prokurorët udhëhiqen nga dispozitat që parashikojnë masat e sigurimit”, shtoi kreu i SPAK.
    Dumani shpjegoi se personalisht ka porositur prokurorët e SPAK-ut të kene kujdes kur kërkojnë masë sigurie arrest me burg, edhe pse theksoi se pjesa dërrmuese e masave të sigurisë arrest me burg i përkasin krimit të organizuar.
     
  • Altin Dumani: “Nuk do të rikandidoj, por prokurorët e SPAK duhet të kenë të drejtë rikandidimi. Me 2028 mbaron mandati 11 prokurorëve”

    Altin Dumani: “Nuk do të rikandidoj, por prokurorët e SPAK duhet të kenë të drejtë rikandidimi. Me 2028 mbaron mandati 11 prokurorëve”

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, doli sot para Komisionit të Ligjeve në Kuvend me një deklaratë të fortë: ai nuk do të rikandidojë pas përfundimit të mandatit të tij 9-vjeçar. Por më e rëndësishme se vendimi personal, ishte mesazhi institucional që ai përcolli — një paralajmërim për boshllëkun që mund të godasë vetë strukturën në vitin 2028, kur 11 prokurorëve të SPAK-ut u përfundon mandati brenda të njëjtit vit. Kushdo nga prokurorët e SPAK duhet të kenë të drejtë rikandidimi, ndaj parlamenti duhet të ndërhyjë për të ndryshuar ligjin përkatës.
    Një krizë e paralajmëruar brenda reformës në drejtësi

    Dumani ngriti alarmin se reforma në drejtësi, e cila synoi pavarësinë dhe profesionalizimin e sistemit, mund të përballet me pasojat e vetvetes nëse nuk ndryshohet ligji që ndalon rikandidimin. “A mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet kur në një vit të vetëm mbaron mandati i 11 prokurorëve?”, tha ai, duke shtuar se zëvendësimi i një trupe të tillë është praktikisht “i pamundur” në një vend me burime të kufizuara njerëzore.

    Kjo situatë, sipas Dumanit, nuk është çështje e emrave, por e vazhdimësisë institucionale: shumë nga këta prokurorë janë të angazhuar në dosje që kërkojnë vite hetimi, përfshirë çështje që prekin nivelin më të lartë të politikës, mafias dhe biznesit.

    Një apel për racionalizim, jo për privilegj
    “Unë flas në emër të institucionit, jo për interes personal”, u shpreh Dumani, duke kujtuar se vetë nuk do të kërkojë zgjatje apo rinovim të mandatit. Por ai theksoi se duhen ndarë dy koncepte: e drejta për të rikandiduar dhe zgjatja automatike e mandatit. Nëse një prokuror i posaçëm dëshiron të rikandidojë dhe kalon sërish filtrat e vlerësimit, nuk ka arsye pse të përjashtohet — kjo është thelbi i propozimit.
    Argumenti i tij mbështetet mbi logjikën e investimit shtetëror e ndërkombëtar në këtë trupë prokurorësh. BE, SHBA dhe vetë shteti shqiptar kanë trajnuar me vite këta prokurorë për t’u bërë rezistentë ndaj presionit politik, ekonomik dhe kriminal. Largimi i tyre masiv në një moment të vetëm do të ishte si “fshirja e memories institucionale” të SPAK.
    Pasojat politike dhe perceptimi publik
    Deklarata e Dumanit është gjithashtu një test për klasën politike shqiptare. Nëse Parlamenti zgjedh ta injorojë këtë paralajmërim, rrezikon që SPAK — institucioni që për shumëkënd përfaqëson zemrën e reformës në drejtësi — të përballet me paralizë funksionale pikërisht në momentin kur po jep rezultatet e para të prekshme në hetime ndaj zyrtarëve të lartë.
    Nga ana tjetër, çdo ndërhyrje ligjore për të lejuar rikandidimin do të kërkojë kujdes të madh për të shmangur perceptimin e ndërhyrjes politike në mandatin e prokurorëve të posaçëm. Balanca midis pavarësisë dhe vazhdimësisë është e brishtë, por e domosdoshme.
    Një debat që do të përcaktojë të ardhmen e SPAK-ut
    Në thelb, çështja që ngre Dumani shkon përtej mandatit të tij personal: a do të lejojë politika shqiptare që SPAK të mbetet një institucion i përkohshëm, apo do të garantojë që ai të evoluojë në një strukturë të qëndrueshme, të pavarur dhe profesionale?
    Në vitin 2028, shumëkush do të gjykojë suksesin apo dështimin e reformës në drejtësi jo nga numri i arrestimeve, por nga aftësia e institucioneve për të ruajtur vetveten nga boshllëqet që vetë ligjet aktuale mund të krijojnë.
    Prokurorët e SPAK rrezikojnë jetën nga hedhja në “rrugë” prej shtetit
    Prokurorët e SPAK kanë firmosur arrestime të grupeve mafioze, strukturave kriminale, politikanëve të lartë. Ata kanë qenë në ballë të luftës për vendosjen e shtetit ligjor. Puna e tyre ka nxitur BE të afrojë bisedimet për kapitujt, por nëse kjo trupë prokurorësh hidhen në rrugë prej shtetit, atëhere askush pas tyre, nuk do të rrezikojë veten e familjen e tij, kur e dinë se në një moment do të braktisen nga shteti.
    Ndaj parlamenti duhet ta ndryshojë ligjin dhe t’ju jap të drejtë rikandidimi prokurorëve të SPAK.
    /Nga Redaksia e “Koha Jonë”/

  • “Sulmet politike frymëzojnë…”/ Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale (VIDEOT)

    “Sulmet politike frymëzojnë…”/ Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale (VIDEOT)

    Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, bëri të ditur se prokurorët e posaçëm janë kërcënuar nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre. 
    Në fjalën e tij në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Dumani iu përgjigj pyetjeve të deputetit demokrat Klevis Balliu, duke u shprehur se pavarësisht kërcënimeve nga organizatat kriminale. 
    “Prokurorët kanë rënë pre e kërcënimit nga organizatat kriminale. Kërcënime serioze jo sa për t’u thënë. Megjithatë prokurorët e kanë përballuar dhe janë përballur me ta duke ndërtuar ngritje penale të suksesshme”, tha drejtuesi i SPAK, Altin Dumani. 
    Ky i fundit, më herët gjatë fjalës së tij në raportimin për veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2024, theksoi se Prokuroria e Posaçme evidentoi 16 grupe kriminale shqiptare me veprimtari ndërkombëtare dhe goditi 10 prej tyre. 

    Dumani: Sulmet politike ndaj SPAK, frymëzojnë elementët kriminalë të na kërcënojnë 
    Deklaratat dhe sulmet politike ndaj SPAK frymëzojnë kërcënimet ndaj prokurorëve të posaçëm nga krimi i organizuar. 
    Kështu u shpreh kreu i SPAK, Altin Dumani, në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve. 
    “Deklaratat politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar. Sa herë shtohen sulmet politike, vihet re shtim i rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm. Ne qëndrojmë larg retorikës politike”. 
    Më herët, Dumani deklaroi se prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre.   

  • Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK? Ja si përgjigjet Altin Dumani

    Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK? Ja si përgjigjet Altin Dumani

    “Kemi rastin e trajtimeve të ndryshme të funksionarëve të lartë, ndryshe të opozitës ndryshe të mazhorancës.Ndryshe për Berishën, që kërkohet arrest shtëpie ose për Metën që kërkohet arrest në burg dhe ndryshe për zyrtarë të tjerë si Kryeministri ose ministrat apo zv. ministra që shpërdorojnë fonde publike pa fund dhe nuk i aplikohet asnjë masë sigurie”, parashtroi Ivi Kaso.
    Dumani:“Prokurorët e ushtrojnë detyrën në emër të prokurorisë.Unë skam kompetencë të ndërhyjë në çështjet në hetim, vetëm një rast ka kur jap udhëzime jo detyruese që nuk prekin thelbin e çështjeve.
    Pas muajit të parë në detyrë një ndër gjërat e para që bërë është delegimi tek prokurorët e posacëm të të drejtës për të nënshkruar çdo akt dhe shkresë që lidhet me hetimin e një çështjet konkrete.
    Unë kam garantuar pavarësinë e prokurorëve. I them që ligji njeh ata dhe unë si drejtues po delegoi të drejtën time për të nënshkruar shkresa të ndryshme, apo urdhër thirrje apo vendim-këqyrje, ia kalojë prokurorëve të posaçëm sa kohë që ligji i thotë ju jeni zot të çështjeve.
    Sepse ashtu siç Kushtetua e parashikon unë besoj që prokurorët duhet të jenë të pavarur si jashtë si brenda.
    Të gjitha trajtohen të barabartë para ligjit. Prokurori vendos strategjinë hetimore, çdo gjë kalon në filtrin e gjykatave. Çështjet që heton SPAK janë të komplikuara dhe kërkojnë kohë më tepër. SPAK i trajtonë të gjitha njësoj pavarësisht pozicionit të tyre publik duke shmangur ndikimin politik në vendimmarrje. Çdo veprim përputhet me kodin e procedurës penale.
    Sa I takon çështjes “McConigal” e kam bërë publike që ajo është në hetim paraprak. Patjetër që është e nevojshme edh ndihma juridike nga autoritet gjyqësore të huaja”, tha Dumani.