Tag: prokurorët

  • “Ethet e garës kanë nisur”/ Partitë politike në ‘panik’, SPAK zbarkon në 12 qarqe për të monitoruar fushatën zgjedhore

    “Ethet e garës kanë nisur”/ Partitë politike në ‘panik’, SPAK zbarkon në 12 qarqe për të monitoruar fushatën zgjedhore

    Vetëm tre ditë pas nisjes zyrtare të fushatës, prokurorët e SPAK ka zbritur në terren. Teksa “ethet” e fushatës zgjedhore kanë nisur, partitë politike ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, kësaj radhe ndodhen në ankth. Kjo për shkak se për herë të parë, një komponent tepër i rëndësishëm si Prokuroria e Posaçme SPAK, do të vëzhgojë nga afër të gjithë procesin.
    Vetëm tre ditë pas nisjes zyrtare të fushatës, prokurorët e SPAK ka zbritur në terren. Njëjtë siç ishte premtuar në strategjinë e Prokurorisë së Posaçme për krimet zgjedhore, 16 zyra të saj janë vendosur nëpër qarqet e vendit dhe janë gati për të nisur punën e tyre. Që prej ditës së premte, me urdhrin e kreut të SPAK, Altin Dumani, prokurorët së bashku me hetuesit nga Prokuroria e Posaçme kanë marrë kontakte me prokuroritë e rretheve. Mësohet se secila nga prokuroritë e rretheve kanë siguruar dhe kanë vënë në dispozicion zyrat ku do të qëndrojnë për të koordinuar hetimet.
    Nga marrëveshja e bashkëpunimit që është bërë me prokurorinë e përgjithshme dhe KQZ-në, për parandalimin e krimeve zgjedhore, prokurorët e posaçëm do të shoqërohen nga agjentë dhe do të analizojnë kallëzimet referuara. Paralelisht janë duke u verifikuar edhe referimet e pasqyruara në platformën e SPAK, e cila prej muajit mars është aktive.
    Kjo “Task-Forcë”, e cila kryesohet nga kryeprokurori Altin Dumani do të jetë aktive për tre muaj, derë në fund të muajit maj. Ajo përbëhet nga një strukturë qendrore dhe grupet hetimore të shpërndara në terren gjatë periudhës zgjedhore, ku do të bëjnë pjesë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, staf administrativ mbështetës në të 12 qarqet dhe 61 bashkitë. Në Tiranë struktura qendrore do të drejtohet nga vetë Altin Dumani, ku do të monitorojnë krimet elektorale, zv/drejtuesi i SPAK dhe drejtuesi i seksionit të krimit të Organizuar, Adnand Xholi dhe Drejtuesi i Seksionit Kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik, Klodian Braho.
    Në Gjirokastër është caktuar si prokuror koordinator Arben Kraja, në Elbasan, Ols Dado, në Shkodër Dritan Premçi, në Kukës Anita Jella, në Berat Behar Dibra, në Durrës Ervin Kondili, në Fier Doloreza Musabelliu së bashku me Sotir Kllapin në Dibër Ervin Gokaj dhe në Korçë, Vladimir Mara. SPAK thotë se fokusi kryesor i grupeve hetimore do të jetë në parandalimin dhe hetimin e përdorimit të administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirja e grupeve kriminale në proces zgjedhor. Një grup i posaçëm me hetues financiarë dhe ekspertë të tjerë të fushës do të monitorojnë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike të cilët nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme.
    Të gjitha këta prokurorë gjatë periudhës 3 mujore do marrin takime dhe zhvillojnë mbledhje me Drejtorin dhe strukturat policore të qarkut ku kanë emëruar si koordinatorë special. Qëllimi i takimeve, do jenë për ngritjen e një pune operative me qëllim evidentimin e rasteve, ku ka tendencë për blerjen e votës nga elementët e subjekteve politike. Nëse SPAK do të ketë vërtetë guximin për të ndërhyrë dhe për të mos lejuar devijimin e vullnetit të qytetarëve, kjo do të jetë një arritje e madhe për vendin tonë.

  • Spak zbret në terren/ Hap zyrtarisht fushatën për hetimin e krimeve zgjedhore

    Spak zbret në terren/ Hap zyrtarisht fushatën për hetimin e krimeve zgjedhore

    Prej kësaj të shtunë prokurorët e posaçëm, të cilët janë caktuar më evidentimin e krimeve zgjedhore kanë dal në terren ku në foks janë takimet me drejtuesit e policive dhe drejtuesit e prokurorive. Për parandalimin e krimeve zgjedhore prokurorët e posaçëm do të shoqërohen edhe nga agjentët, të cilët do të fillojë më analizimin e kallëzimeve të referuara.Paralelisht po analizohet edhe referimet e pasqyruara në platformën e SPAK për të cilën prej muajit mars është aktive.
    Burime bëjnë me dije se çdo ditë adresohen denoncime nga qytetarët, ku në të shumtën e rasteve është e vështirë identifikimi i tyre për shkak të anonimatit. Vetëm në vitin që lamë pas nga ana e Prokurorisë së Posaçme janë hetuar 43 procedime penale për 7 persona nën hetim për vepra që lidhën më krime zgjedhore.

  • SPAK takim për zgjedhje, Dumani nis “fushatën” kundër krimeve zgjedhore nga Fieri

    SPAK takim për zgjedhje, Dumani nis “fushatën” kundër krimeve zgjedhore nga Fieri

    Ndërkohë që partitë politike nisën zyrtarisht fushatën elektorale për parlamentaret e 11 Majit, kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, udhëtoi këtë të premte për një takim pune me prokurorët në Fier.
    Kreu i SPAK mblodhi në një takim prokurorët e këtij qyteti, ku qëllimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi i punës për hetimin e ngjarjeve që cenojnë zgjedhjet e lira gjatë periudhës së fushatës.
    “Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në hetimin e të gjitha ngjarjeve që prekin zgjedhjet e lira e demokratike gjatë periudhës zgjedhore, kryesisht në vlerësimin me kujdes të shtuar të informacioneve, kryerjen me cilësi dhe në një kohë sa më të shkurtër të veprimeve të para hetimore, vënien menjëherë në dijeni të Prokurorisë së Posaçme për veprat penale në kompetencë lëndore të saj”.
    Ky takim i Altin Dumanit me prokurorët vjen në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për monitorimin e procesit zgjedhor të 11 Majit, për të parandaluar krimet zgjedhore.

  • Nisja e fushatës zgjedhore për parlamentaret e 11 majit, delegacioni i OSBE/ODIHR takim me prokurorët e SPAK

    Nisja e fushatës zgjedhore për parlamentaret e 11 majit, delegacioni i OSBE/ODIHR takim me prokurorët e SPAK

    Delegacioni i OSBE/ODIHR ka zhvilluar një takim ditën e sotme me prokurorët e SPAK një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës, raporton Anila Hoxha.

    Ky takim përkon dhe me ditën e parë të çeljes së fushatës parlamentare për 11 majin.
    Përveç delegacionit të huaj, këto zgjedhje do të monitorohen për herë të parë dhe nga SPAK.

    Top Channel

  • Mandiq: Vuçiq ka kërcënuar prokurorët e gjyqtarët për të arrestuar organizatorët e protestave në Serbi

    Mandiq: Vuçiq ka kërcënuar prokurorët e gjyqtarët për të arrestuar organizatorët e protestave në Serbi

    Sofija Mandiq nga Qendra për Politika të Sigurisë në Beograd ka thënë se Vuçiq, për shkak të zemërimit pas protestave të qytetarëve, ka kërcënuar prokurorët dhe gjyqtarët duke u thënë që të arrestojnë organizatorët e protestave.

    Këtë e bëri të ditur në konferencën rajonale për Reformën në Drejtësi si katalizator për forcimin e sundimit të ligjit, organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Koalicioni i Evropës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, në panelin e dytë diskutues me temën “Reforma në drejtësi dhe ndikimi i saj: Forcimi i drejtësisë dhe llogaridhënia në Ballkanin Perëndimor”.

    “Por, edhe nga protestat që po ndodhin mund ta imagjinoni se cili është niveli i pakënaqësisë mes qytetarëve. Kemi edhe presidentin Vuçiq që është i zemëruar dhe thotë se këta organizatorë duhet të arrestohen. Po i referohet edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve, që i ka kërcënuar duke u thënë se ju duhet t’i arrestoni”, tha ajo.

    Sipas saj, në Serbi ka pasur gjëra që kanë ndikuar në sistemin e ngritjes së vetëbesimit në sistemin gjyqësor, shkruan Betimi per Drejtësi.

    “Gjyqtarët dhe prokurorët tanë po flasin haptas për problematikat që po i hasin, sepse në harmoni ndoshta edhe me kornizën ndërkombëtare, dhe shpesh ata flasin publikisht. Po ashtu, nuk u pëlqen kur një shtyllë e tretë u përzihet dhe ka një tendencë kur gjyqtarët dhe prokurorët po flasin për vendime”, tha Mandiq.

    Mandiq theksoi rëndësinë e procesit të reformës në sistemin gjyqësor.

    “Është me rëndësi çfarë thotë ligji, por është me rëndësi që njerëzit që punojnë në sistemin gjyqësor, në emër të qytetarëve, t’i mbrojnë ata nga fenomenet negative si korrupsioni. Si shoqëri civile, jemi në përkrahje të prokurorëve dhe gjyqtarëve kur ata ngritin pakënaqësi”, tha ajo.

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Koalicioni i Evropës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, më 10 dhe 11 prill 2025 (e enjte dhe e premte), me përkrahje të National Endowment for Democracy (NED) dhe fondeve programatike të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, organizojnë: “Konferencën Rajonale për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, Reformën në Drejtësi si katalizator për forcimin e sundimit të ligjit”, si dhe “Takimin Vjetor të Koalicionit të Evropës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve”.

    Në këtë konferencë, marrin pjesë përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Greqinë, Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe vende të tjera.

  • Si po LALI-zohet propaganda e SPAK

    Si po LALI-zohet propaganda e SPAK

    Si po LALI-zohet propaganda e SPAK

    Nga Andi Bushati

    Publikimi i bisedave të përgjuara të Veliajt në burg, na tregoi përpos të tjerave, se SPAK, poashtu si partitë politike, apo edhe vetë kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, ka në dispozicion një makineri të fortë mediatike. Po të kthejmë pak filmin pas, në ditët kur Erion Veliaj do dilte para gjykatës së apelit për të vlerësuar masën e arrestit me burg ndaj tij, në publik shpërtheu një fortunë e vërtetë. Thelbi i saj konsistonte në ato që u quajtën provat e reja, të cilat do e gozhdonin në burg të arrestuarin më të famshëm të politikës shqiptare. Nga kangjellat e SPAK-ut shfaqeshin reporterë që transmetonin live tmerret e këtyre përgjimeve. Në titujt e televizioneve dhe gazetave kjo fabul u mor si e mirqenë duke iu kushtuar një hapsirë përtej normales. Në një farë mënyre, viktima të kësaj atmosfere të përgjithshme ramë edhe ne tek Lapsi.al, duke folur për këto fakte të reja që mund ta linin Veliajn në burg, ndonëse nuk kishim parë, prekur apo lexuar asnjërin prej tyre.

    Sot kur bisedat e “Lalit” me gruan dhe të vëllain po zbardhen njëra pas tjetrës e vërteta po rezulton ndryshe nga ç’u shit në 11, 12 apo 13 mars. Në komunikimet e bëra publike vërtet shihet një tendencë për të ushtruar presion politik dhe mediatik mbi gjykatësit apo prokurorët, por aty përpos vizatimit të karakterit perverso-qesharak të stërnjohur të Veliajt, nuk vërehet ndonjë provë flagrante. Edhe më e fortë bëhet kjo bindje po të qëmtosh me kujdes dialogjet. Aty edhe vetë i burgosuri edhe familjarët e tij që gjenden jashtë, tregojnë që janë në djeni të faktit se ndodhen në përgjim. Pra ata nuk do i falnin me duart e tyre as SPAK-ut, as GJKKO dhuratën që do i zgjaste arrestin.

    Tani kur situata është më e qartë dhe ne jemi njohur pak a shumë me përmbajtjen e bisedave të përgjuara, natyrshëm mund të ngrejmë pyetjen: pse u fry dhe u zmadhua pesha e tyre? Si ndodhi që u pranua të flitet për “prova gozhduese”, pa i lexuar ato? Cilët qenë ata reporterë që raportuan nga parvazi i SPAK ‘faktet tronditësë”, që nuk paskan qenë aspak të tilla?

    Të tëra këto pikpyetje të shpien tek konkluzioni që u tha që në fjalinë e parë të këtij shkrimi: atë të ekzistencës së një makinerie të fuqishme propagandistike që përdoret nga SPAK.

    Ky organizëm ka reporterët e vet që kanë ekzkluzivitetin e të vërtetave, por që pranojnë edhe të hedhin në treg “fake news-e” në favor të tij. Ai ka së dyti, armatën e opinionbërësve që komentojnë dhe fryjnë në studiot televizive “faktet” e raportuara nga të parët. Po ti shtosh këtyre edhe mbështetësit e partive politike që përkrahin, pa kaluar në filtrin e dyshimit, ç’do lloj akuze që qarkullon për rivalët e tyre, mekanizmi manipulativ bëhet i plotë. Pak a shumë me të njëjtat karakteristika si në rastin e Veliajt, ai është vënë në veprim për çdo goditje të rangut të lartë. Po njësoj ka ndodhur kur duhej arsyetuar izolimi i dyshimtë i Sali Berishës. E njëjta teknologji ka vepruar për të përligjur arrestimin e Ilir Metës.

    Por efikasiteti më pervers i kësaj makinerie oruelliane shkelqeu me tërë kapacitetin e vet në rastin goditjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Kur dikush ngrinte pikëpyetjen për mungesën e provave, dilte gjithmonë një tjetër që i përgjigjej që të mos nxitohej se më pas do të dilnin gjëma të papara. Kur të parët flisnin për urdhër politik ndaj SPAK-ut, të dytët përgjigjeshin menjëherë me klishenë e antishqiptarit që kish përdhosur flamurin me shqiponjë dhe donte ti jepte Vorio Epirin Greqisë.

    Në të gjitha rastet motoja ka qenë e njëjtë: duhet mbarsur opinioni se SPAK ka të drejtë, duhet luajtur me emocionet për të heshtur zërat e atyre që kanë dyshime mbi thellësinë dhe saktësinë e provave të siguruara nga prokurorët e posaçëm.

    Në këto kushte, kur tashmë është provuar se SPAK ka nxjerrë në fushën e lojës armatën e propagandistëve dhe manipulatorëve të vet, ngrihet pyetja se sa legjitime është kjo dhe çfarë pasojash afatgjata prodhon.

    Një mendim i atypëratyshëm të çon të arsyetosh se SPAK është në të drejtën e tij. Se në një fushë loje, ku pothuajse mungojnë krejtësisht zërat e ftohtë, të pavarur dhe të arsyeshëm, pra në këtë arenë që dominohet nga manipulatorët dhe zëdhënësit faktikë të partive të mëdha edhe Prokurorisë Speciale do ti duhej të hidhte në betejë ushtarët e saj. Përndryshe, pa këtë lojë perverse atë do ta masakronin publikisht. Pra kur i duhet të përballet me berishistët që kërkojnë ta ruajnë të pacënuar imazhin e liderit të tyre, apo me rilindasit që nuk i pranojnë mëkatet e Tahirit, Beqes, apo Veliajt, edhe SPAK duhet të përdorë të njëjtat armë si ata. Në vendet perendimore nuk janë tabu betejat që prokurorët e çështjeve të mëdha kanë bërë edhe në skenën mediatike përveçse në sallën e gjyqit. E shpesh kjo i ka ndihmuar ti fitonin çështjet. Pak a shumë këtë ka bërë edhe SPAk këtu tek ne e kjo është një nga arsyet që e mban atë lart në sondazhet e besueshmërisë, sado të dyshimta të jenë ato.

    Por, kjo lloj strategjie kur shndërrohet në normë prodhon një problem. Sepse ndryshe nga partitë politike që kanë në dispozicion taborët e tyre të protagonistëve, synimi i drejtësisë nuk matet me votat apo pëlqyeshmërinë, por me aftësinë për të zbuluar fakte dhe për ti shkuar të vërtetës deri në fund. Pra SPAK nuk është ngritur për ti përkundur njerëzit me iluzione, por për të prodhuar, prova dhe rezultate në të mirë të tyre. Duke e vënë theksin më shumë tek e para, në dëm të së dytës, duket se SPAK po prekeket nga “Lalëi-zimi”. Ai po i përshtatet devizës të viktimës të tij më spektakolare, se rëndësi nuk ka puna që bën, por mënyra se si e shet atë në sytë e njerëzve. Dhe mbështetja tek kjo mendësi përmban riskun e prokurorëve gjithnjë e më të dobët profesionalisht: sa më të pafaktuara dosjet, aq më të forta ulërimat e llapaqenëve që ulërasin nëpër studio, për provat e rënda që gjenden në to, sa me e pabazuar akuza, aq me fortë zhurma mediatike.

    Pikërisht kjo fabul duket se është përsëritur edhe me “skandalin” e përgjimeve të Lalit, që para procesit të tij në apel, u shit për atë që nuk ishte. Prandaj dhe kjo po i dha mundësinë mbështetësve të rekrutuar prej tij të përforcojnë alibinë se atë po e mbajnë brenda pa prova.

    /Lapsi.al

  • Berisha nuk paraqitet në SPAK, prokurorët i japin leje për udhëtimin në Strasburg

    Berisha nuk paraqitet në SPAK, prokurorët i japin leje për udhëtimin në Strasburg

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, ku është i detyruar të shkojë periodikisht në zbatim të masës së sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”. Shkak për mungesën e tij është një udhëtim zyrtar në Strasburg, për të cilin ai ka marrë miratimin paraprak nga prokurorët e çështjes.
    Sipas burimeve nga organi i akuzës, Berisha kishte paraqitur më herët një kërkesë për shtyrjen e paraqitjes së datës 7 prill, duke argumentuar se do të ndodhej në Strasburg për një angazhim politik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Prokuroria e Posaçme ka miratuar kërkesën, ashtu si edhe në raste të mëparshme, ku Berisha ka qenë i angazhuar në aktivitete ndërkombëtare, përfshirë edhe një vizitë zyrtare në Gjermani.
    Ish-kryeministri është nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ku SPAK e akuzon për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.

  • Si i zbuloi SPAK “ vjedhësit” e dosjeve?!/ Eksperti i IT zbulon se ku gabuan dy të arrestuarit

    Si i zbuloi SPAK “ vjedhësit” e dosjeve?!/ Eksperti i IT zbulon se ku gabuan dy të arrestuarit

    Besmir Semanaj, ekspert IT-je ishte këtë të dielë i ftuar në një studio televizive ku tregoi se si u bë i mundur gjurmimi dhe arrestimi i dy hakeravë që tentuan të hakeronin prokurorët e SPAK.

    Ai tha se duke qenë se dy hakerat nuk kishin dije të thelluara për teknologjinë identifikimi dhe arrestimi i tyre ka qenë më i lehtë.
    “IT e SPAK është një  shërbim i brendshëm për mirëmbajtjen e sistemve të SPAK, ndërsa hetimi kryhet nga prokurorët dhe BKH-ja që ka ekspertizë si kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke u bazuar te profili i dy të arrestuarve që nuk duken të kenë dije të thelluara në teknologji, zbulimi është më i thjeshtë. Mënyra e zbulimit të hakerimit ishe nga akses i paautorizuar, kishim futje në sistemin e-mail nga një IP që nuk është e zakonshme te sistemi. Kështu me anë të IP-së është shumë më e thjeshtë për të shkuar te ambienti ku është kryer hakerimit. Gjithashtu unë besoj se SPAK duhet të ketë disa programe dhe sisteme më të avancuara”,-tha Semanaj.

  • Vrasja e Ilaria Sulës/ Policia kontrollon banesën e ish-të dashurit, çfarë dyshojnë tjetër prokurorët

    Vrasja e Ilaria Sulës/ Policia kontrollon banesën e ish-të dashurit, çfarë dyshojnë tjetër prokurorët

    Kontrolle të reja janë ushtruar nga policia e Romës në banesën e ish-të dashurit të Ilaria Sula, studentes shqiptare 22-vjeçare, që u godit me thikë për vdekje, u fut në një valixhe dhe u gjet në një shkëmb në Poli.

    Sipas mediave italiane, është sekuestruar një kompjuter.

    Kujtojmë se gjykata konfirmoi më 4 prill arrestimin e Mark Antony Samsonit, i cili pranoi vrasjen e vajzës.

    Gjatë marrjes në pyetje në burgun Regina Coeli, 23-vjeçari, të cilin prokurorët e akuzojnë për vrasje me dashje të rënduar nga marrëdhënia emocionale dhe fshehja e një kufome, tha se e vrau ish-in e tij më 26 mars.

    Ai ka treguar se pasi ishte zgjuar, kishte lexuar një mesazh që kishte mbërritur në telefonin e Ilarias, ai e goditi atë në qafë me thikë.

    Arma e ftohtë, së bashku me një çantë me tapetin dhe leckat e përdorura për të pastruar dhomën, ishin hedhur në kosh, ndërsa telefoni në pusetë.

    Priten prova për praninë e prindërve në shtëpi në momentin e krimit nga kontrollet e urdhëruara nga prokurorët e prokurorisë së Romës në qelitë telefonike.

    I riu dje para gjyqtarit hetues pretendoi se gjithçka e kishte bërë i vetëm dhe për pyetjet konkrete për nënën dhe babanë e tij megjithatë shfrytëzoi të drejtën për të mos u përgjigjur.

  • Hakerimi në SPAK avokati: 3 prokurorët i kanë nxjerrë vetë informacionet, po u japin mundësi të hetuarve të fshijnë…

    Hakerimi në SPAK avokati: 3 prokurorët i kanë nxjerrë vetë informacionet, po u japin mundësi të hetuarve të fshijnë…

    Avokati Kujtim Cakrani ka folur mbi hakerimin në SPAK, mendon që tre prokurorët i kanë nxjerrë vet informacionet, për t’u dhënë mundësi palëve nën hetim që mbrohen dhe të fshijnë provat.
    “Që t’u themi shqiptarëve që dy persona pa formim teknologjik paskan bërë herezinë e madhe dhe kanë hakeruar sistemin e SPAK, kjo s’besohet. Te SPAK ka shumë interesa, qoftë nga pushteti, qoftë brenda pushtetit, ka interesa të biznesit, që janë nën hetim. Unë s’besoj se është hakerim, por kanë dalë vet nga prokurorët, që nuk shquhen për hetime politikanësh dhe biznesmenësh.
    Interesat për të hyrë te sistemi i SPAK janë të gjithanshme. Unë mendoj që politika ka krijuar grupe apostafat hakeruesish për t’u futur në sistemin e SPAK-ut. Që të ndërhysh te kompjuterët e SPAK-ut bëhet me informacion nga brenda. Nuk besoj se këta persona që janë arrestuar, s’e kanë njohuri të IT-së. Mund të jetë dhënë informacioni, kodi, detaje si hyhet dhe kanë ndërhyrë.
    Unë besoj se prokurorët i kanë nxjerrë vet, sepse personazhet janë të biznesit dhe politikës. Janë shumë politikanë edhe të mazhorancës që po hetohen, për afera, lidhje me krimin, apo afera me vota. Prokurorët janë të interesuar që ta nxjerrin informacionin që ata të kenë mundësi të mbrohen, të fshijnë provave, të pastrojnë pasuritë. mProkurorët kanë dosjen e inceneratorëve, që është një bombë që do plasë një ditë. Unë dyshoj që e kanë nxjerrë këtë për t’u thënë personave, provat janë këto, merrni masat tuaja”.