Kreu i PD-se Sali Berisha tha se ende nuk e ka marrë një fletëthirrje nga SPAK për 21 Janarin, por u shpreh i hapur për çdo hetim.
“Unë nuk kam marrë asnjë fletëthirrje. Për fakti e thjeshtë se Alfred Greca ua jep gazetarëve para se të ma japë mua. Unë skam asnjë problem. Se unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushedo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike, Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e tyre. Nga 2013-ta deri më sot, është vetëm Edi Rama që ka penguar hetimin. Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, hetim dhe fatmirësisht ka deklaratat e SHBA-ve ku zoti Shtaimer erdhi dhe ishte asistent i SHBA-ve dhe Contrimen që kërkuan hetime nga polici dhe organizatori. Organizatori dihet kush është. Jam i hapur të hetohet kjo ngjarje.”, tha ai.
Tag: prokuror
-

SPAK fletëthirrje për ’21 Janarin’/ Berisha: I hapur për hetime. Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar
-

Gara e nxehtë për kreun e SPAK-ut, ja 4 prokurorët që hyjnë zyrtarisht në betejë
Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme lidhjet tanimë me emra konkretë, teksa disa ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi gjatë një mbledhjeje listën me 4 kandidatë që shprehën interesin dhe aplikuan për të qenë në krye të SPAK-ut.
Katër kandidatët e miratuar janë: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho.Adnan Xholi
Xholi është emri më i përfolur deri më tani në garën për kreun e SPAK-ut, një nga njerëzit që qëndron në krah të drejtuesit Altin Dumani.
Xholi u lind në Dibër më 6 korrik 1975. Përfundoi studimet si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë. Ka marrë emërimin si prokuror më 6 janar 2004.
Ka mbajtur këto detyra:
01.05.1998-31.12.1999/ Oficer i Policisë Gjyqësore i Seksionit të Prokurorisë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tepelenë.
01.01.2000 – 31.12.2000/ Zëvendësdrejtues Prokurorie (Zv/Prokuror Rrethi), në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
01.01.2001-05.01.2004/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Janar 2004- Maj 2013/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
Gusht 2012- Dhjetor 2012/ Drejtues i Komanduar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Qershor 2013-2017/ Prokuror/Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
04.03.2015 – 28.09.2015/ Drejtues i Komanduar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranës.
2017 – 23.07.2021/ Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme/Prokuror.Doloreza Musabelliu
U diplomua në vitin 2002 në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2005 në Shkollën e Magjistraturës.
Më herët ka mbajtur këto detyra:
11.10.2004 -19.12.2019/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda.
19.12.2019 – 31.01.2020/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë (pas pushimit së ekzistuari të Prokurorisë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda).
Nga 31 janari 2020 dhe aktualisht është prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
23.07.2021 – aktualisht/ Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.Elvin Gokaj
Gjatë viteve 1994 – 1998, Gokaj ka përfunduar studimet e larta të ciklit 4-vjeçar, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Ka marrë emërim si prokuror më 5 dhjetor 2000.
Më herët ka mbajtur këto detyra:
2000-2007/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.
2007-2012/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
2013-2014/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
2014-2021/ Prokuror dhe drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
Nga 13 dhjetori 2021 dhe aktualisht, Gokaj mban detyrën e Prokurorit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).Klodjan Braho
U lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës.
Mori emërimin më 14 nëntor 2007.
Më parë ka mbajtur këto detyra:
14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Mandati trevjeçar i kreut aktual të SPAK-ut, Altin Dumani mbaron në dhjetor të këtij viti. -

Berisha: Një prokuror e dogji denoncimin që Tao kishte porositur vrasje! Ky është ai që mbani në krye të grupit
Berisha: Një prokuror e dogji denoncimin që Tao kishte porositur vrasje! Ky është ai që mbani në krye të grupit
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend, bëri akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, duke deklaruar se një prokuror ka ‘djegur’ një denoncim që e implikonte Ballën në porositje vrasjesh.
“Një prokuror e dogji denoncimin se Tao kishte porositur vrasje. Ky është ai që mbani në krye të grupit.’ Berisha iu referua një dosjeje hetimore me datë 20 shkurt 2020, duke lexuar fragmente të asaj që e përshkroi si një regjistrim komprometues.
Me datën 20.02.2020 target informon pinim ‘AM5P80’ se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, bashkëpunëtorit në krim asnjë tender publik, asnjë favor tjetër përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.
Ky mesazh ju përcoll Taos, dhe i dhanë afat gjer në dhjetor.
Tao ju përgjigj kësaj; A garantoni që të gjithë ata njerëz do të votojnë për ne, nëse vendosim në listë ata që doni në burg.
Dëgjoni ë, përgjigja ishte; po ne e garantojmë këtë.
Më pas Tao tha; Ata shkojnë në burg këtë vit.
Dhe ky është vetëm njëri regjistrim, sepse tjetrit është Tao që porosit vrasje dhe që ajo e di vetë ai, bashkë me një prokuror vendosin të djegin denoncimin se, kishte porositur vrasje.
Po ky bashkëpunëtor bandash që mbani në krye të grupit.
Edhe Erjona Daupaj, ajo e Erjonës është më e bukur, se publiku nuk duhet ti harrojë.
Se është me shumë vlerë kjo e Erjona Daupajt.
Radovan Çela: Nga Tao Tao dhe thotë se i ka në rregull letrat, kishte të drejtë ajo dhe kjo, nuk e them më atë fjalë, nuk duhej toleruar që në fillim aty ku do të shkojë do ti djegin letrat me benzinë.
Se ajo luan edhe me Taon, ajo bundra thotë, luan edhe me Taon. Se cila është e di ti. Në fakt në transcript”, tha Berisha. -

Atentati ndaj Ranuccit, në lojë një klan shqiptar – ish-prokuror: “I njoh urdhëruesit e bombës!”
Një sinjalizim anonim drejton gishtin ndaj një klani shqiptar: një ish-prokuror thotë se njeh emrat e urdhëruesit dhe të dy personave që vendosën bombën
Një nga pistat e hetimeve për atentatin ndaj Sigfrido Ranucci-t, drejtuesi i emisionit investigativ Report që transmetohet çdo të diel në Rai3, të çon në qytetin e Pratos.
Më 16 tetor, dikush vendosi një bombë poshtë makinës së gazetarit në Campo Ascolano, një lagje e Pomezias, dhe mjeti shpërtheu pak minuta pasi pranë tij kaloi vajza e Ranuccit.
Por ç’lidhje ka Prato me këtë ngjarje? Një nga pistat që po ndiqen nga hetuesit lidhet me një email anonime të dërguar një ditë pas atentatit në Prokurorinë Antimafia të Romës nga një person që prezantohej si ish-prokuror shqiptar. Ai pretendon se njeh emrat e urdhëruesit dhe të dy autorëve të vendosjes së bombës.
Në letrën anonime përmendet emri i Artur Shehut, një biznesmen i pasur shqiptar që jeton në Miami, i dyshuar si drejtues i një klani të fuqishëm të përfshirë në trafikun e drogës, të njohur si klani Osmani. Sipas sinjalizimit anonim, dy personat që vendosën bombën poshtë makinës së Ranuccit janë pjesë e rrethit të tij, një klan që ka rrënjë në Toskanë, veçanërisht në Prato.
Për këtë pistë hetimore ka shkruar ditët e fundit gazetari Giovanni Tizian në gazetën Domani, duke shpjeguar se në letrën anonime përmenden edhe emrat e dy autorëve të dyshuar të atentatit. Më herët, Repubblica kishte zbuluar se nga Shqipëria kishin mbërritur informacione në Prokurorinë Antimafia të Romës.
Megjithatë, kjo mbetet vetëm një hipotezë që duhet verifikuar. Mund të jetë një pistë e besueshme, por edhe vepër e një personi që kërkon vëmendje apo një përpjekje për të devijuar hetimet. Ajo që duket e sigurt është se autori i letrës ka njohuri të thella për botën kriminale shqiptare.
Dy personat e përmendur në letër ekzistojnë realisht, por emrat e tyre nuk janë përmendur kurrë më parë në media apo faqe italiane. Personi që ka dërguar emailin thotë se është një ish-prokuror shqiptar që në të kaluarën ka marrë kërcënime me mjete shpërthyese të ngjashme me atë të përdorur në Pomezia, por për këtë nuk ka asnjë konfirmim.
Emri i Artur Shehut është përmendur në Prato në një operacion të zhvilluar nga Drejtoria Antimafia dhe Karabinierët në shkurt të vitit 2022, kur u kontrollua një hotel në Viale Montegrappa, pasi dyshohej se menaxheri i tij shërbente si ndërmjetës i Shehut për pastrimin në Itali të fitimeve nga trafiku i drogës.
Në atë hetim u arrestuan 45 persona, me pjesëmarrjen e policive të shtatë vendeve europiane. Klani i lidhur me Shehun njihet edhe si ‘Karteli i Sinaloas, dega e Vlorës’, që nuk ka lidhje me kartelin meksikan me të njëjtin emër.
Por ç’lidhje kanë Report dhe Sigfrido Ranucci me krimin shqiptar? Emisioni investigativ i RaiTre është marrë më parë me interesat e ‘Kartelit të Sinaloas’ në ngritjen e Qendrave të qëndrimit për riatdhesim (CPR) që janë hapur në Shqipëri pas marrëveshjes mes Italisë dhe Tiranës.
A mjafton kjo për t’i vënë bombë makinës së një gazetari në Itali? Këtë po përpiqen të zbulojnë hetuesit e Antimafias së Romës. Ndërkohë, personi që ka dërguar sinjalizimin anonim është i bindur:
‘Atentati ndaj Ranuccit është edhe një mesazh për të gjithë gazetarët investigativë italianë që kanë hetuar mbi Artur Shehun.’/Il Tirreno-SYRI.net -

Dumani në Gjirokastër: Sfida më e madhe e karrierës sime ngelet drejtimi i SPAK
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit ka zbritur këtë të martë në Gjirokastër, për të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së një projekti të Bashkimit Europian.
Gjatë fjalës së tij kreu i SPAK, mandati i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti, u ndal te rrugëtimi i tij profesional dhe pasioni për drejtësinë.
“Jam futur në vitin e 26 të karrierës sime si prokuror dhe e dua punën që bëj. Pavarësisht posteve që kam mbajtur, që nga oficeri i policisë gjyqësore, prokuror në nivele të ndryshme, deri te drejtues i SPAK, unë gjithmonë e shoh veten si prokuror. Kjo është ajo që jam dhe ajo që dua të jem,” tha ai.
Ndër të tjera, ai nuk nguroi që të pranonte se drejtimi i Prokurorisë së Posaçme ka qenë sfida më e madhe e jetës së tij profesionale, një detyrë që kërkon përfshirje të plotë, integritet dhe profesionalizëm maksimal.
Drejtimi i kësaj strukture të posaçme, në një moment vendimtar për shtetin shqiptar, shihet nga Dumani si një përgjegjësi e madhe, por edhe një privilegj i veçantë për t’i shërbyer vendit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Është një detyrë që kërkon përfshirje të plotë, përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe shumë përkushtim. Nga ana tjetër, është edhe një privilegj i madh të drejtosh një strukturë të tillë në një moment kaq të rëndësishëm për shtetin shqiptar,” u shpreh kreu i SPAK, duke shtuar më tej se pavarësisht vështirësive, përballja me sfidat bëhet e mundur kur ekziston dashuria për punën dhe mbështetja e një ekipi të përkushtuar.
“Kam pasur fatin të punoj me një trupë prokurorësh të posaçëm, me integritet dhe profesionalizëm. Ata janë motori i SPAK, ata që kanë kryer hetimet më të rëndësishme. Falënderimi im më i madh shkon për ta,” theksoi ai.
Në fund të fjalës së tij kreu i SPAK ftoi studentët që të besojnë te puna dhe përshkushtimi, pasi nëse dashuria për atë çfarë janë duke bërë nuk mungon, atëhere çdo sfidë përballohet.
Pjesë nga fjala e Altin Dumanit:
Do të jem sërish prokuror. Jam futur në vitin e 26 të karrierës time si prokuror dhe e kam pasion, e dua punën që unë bëj, pavarësisht nga postet që kam pasur, që nga oficeri i policisë gjyqësore, prokuror, prokurori në nivele të ndryshme prokurorie, në shkallë të parë në Apel. Dhe patjetër që unë nuk e shoh veten time veçse si prokuror.
Patjetër sfida më e madhe e karrierës sime ngelet drejtimi i SPAK. Një detyrë e cila kërkon një angazhim, përfshirje të plotë, përgjegjësi shumë e madhe, nga ana tjetër një privilegj shumë i madh që të drejtosh një strukturë të tillë në momente kaq të rëndësishme për shtetin shqiptar. Por, që jam përpjekur ta përballoj me profesionalizëm, me integritet dhe patjetër duke u angazhuar natë e ditë në përmbushje të detyrës. Për mua është privilegj shumë i madh të jesh drejtues i SPAK.
Ka pasur edhe sfida të tjera, por këtë do konsideroja si sfidën më të madhe dhe kjo është dhe një këshillë për ju studentët, nëse ti e do punën që bën, i përkushtohesh asaj, patjetër sfidat përballohen, patjetër që sfidat nuk përballohen vetë, Kam pasur një trupë prokurorësh tamam të posaçëm me integritet dhe profesionalizëm të cilët ata janë motori i SPAK, që kanë kryer hetimit më të rëndësishme në atë strukturë dhe falenderimi shkon për ta. -

“Po na la Zoti jetë, do vijoj të jep prokuror”, Dumani në Kuvend: Kemi hetuar 71 persona për inceneratorët, ja ç’presim
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar ditën e sotme në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024.
Gjatë fjalës së tij, Dumani iu përgjigj edhe disa pyetjeve të deputetes demokrate Jorida Tabaku, lidhur me hetimet ndaj inceneratorëve.
Dumani tha se hetimet për inceneratorët vijojnë, teksa shtoi se SPAK do e mirëpriste nëse ish-ministri Arben Ahmetaj do të pranonte të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.
Gjithashtu Dumani tha se nuk ishte tip që dorëzohej apo trembej thjeshtë, teksa shtoi se nëse i lë Zoti jetë, do të vijojë të jetë prokuror i Republikës.
Ai gjithashtu përsëriti thirrjen drejtuar Kuvendit për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK.
“SPAK ka hetuar në kuadër të 3 procedimeve penale për 3 inceneratorët 71 persona. Po hetohet edhe për fakte penale dhe persona të tjerë që mund të jenë përgjegjës për këtë veprimtari kriminale. Lidhur me inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, këto 2 procedime penale kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit gjyqësor.
Lidhur me pyetjen që nuk e kemi marrë ende si të pandehur zotin Veliaj, dua t’ju them se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar lidhur me këtë procedim penal, por vijojnë akoma. Lidhur me pyetjen nëse ka përpjekje të SPAK për të kërkuar një dëshmi të Arben Ahmetajt nga Zvicra, deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti, por për ne sot ai është një person në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale. Nëse ai dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur. E fundit unë nuk dorëzohem, iu bëj ballë sfidave.
Unë do vijoj të jep prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, po na la Zoti jetë. Gjithashtu theksoj se i kam kërkuar disa herë Parlamentit që të rishqyrtojë mundësinë e rishikimit të mandatit të Prokurorëve të Posaçëm. Dhe jo pak herë është aluduar se e bëj këtë për interes personal. Por për këtë arsye, nëse politika e kushtëzon apo ka mendime se zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, atëherë unë nuk kandidoj”, tha mes të tjerash Dumani. -

A po dorëzoheni përballë presioneve? Dumani i përgjigjet Tabakut: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk..
Altin Dumani u pyet nga deputetja demokratë Jorida Tabaku nëse deklarata e tij që s’do të rikandidojë më si prokuror i SPAK tregon dorëzimin përballë presioneve.
Pyetja: Në fund të rrugëtim tuja si prokuror, por edhe në mandatin tuaj të fundit si kreu i SPAK, a është dorëzim përballë presioneve dhe pamundësisë për të hetuar korrupsionin dhe krimin?
Dumani: S’ka të bëjë fare. Unë nuk dorëzohem, nuk jam njeri që dorëzohem, ju bëj ballë sfidave, unë do vazhdoj të jem prokuror i republikës së Shqipërisë po na la zoti jetë. I kam kërkuar disa herë kuvendit të shqyrtojë mundësinë e rishikimit të mandatit të prokurorit të posaçëm dhe jo në pak raste është aluduar se bëj për interesin tim personal, nëse politika e kushtëzon apo ka mendim se zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, unë nuk rikandioj. Kennedy ka thënë se lavdia e drejtësisë dhe madhështia e ligjit nuk krijohen vetëm nga kushtetuta por burra dhe gratë që i jetojnë ata me guxim. E ndjek punën, kam guximin, por përpiqem të jem i mirëkuptueshëm. Kjo thënie vlen për të gjithë prokurorët e posaçëm. -

Një prokuror në pranga në…/ Arrestimi në vendin e punës, akuzohet për marrje ryshfeti
Një prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit është arrestuar në vendin e tij të punës më 27 tetor, njoftuan autoritetet.
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se prokurori B.Sh., dyshohet se ka kryer veprën penale të “marrjes së ryshfetit”.
“Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, u tha në njoftim.
Betimi për Drejtësi, medium i specializuar raportime në fushën e drejtësisë, tha se prokurori i arrestuar është Beqë Shala.
Sipas Betimit për Drejtësi, ai u arrestua teksa kjo media po kryente një hulumtim për këtë prokuror, duke pretenduar se posedon një video-incizim të Shalës duke pranuar ryshfet.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, një person zyrtar që në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthortë kërkon ose pranon ryshfet në mënyrë që ai të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, mund të dënohet me gjobë ose me burgim nga një deri në tetë vjet.
Personi zyrtar po ashtu mund të dënohet me 12 vjet burgim nëse veprimi i kryer është në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.
Po ashtu, ky kod parasheh dënime edhe më të larta me burg, përkatësisht deri në 15 vjet burgim, nëse vepra penale rezulton në dobi materiale në vlerën që kalon 15 mijë euro.
-

Gjoni: A ka punuar Sokol Sadushi si prokuror para 90’? Pse pasuria e tij është sekret
Gjoni: A ka punuar Sokol Sadushi si prokuror para 90’? Pse pasuria e tij është sekret
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ishte i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ku ngriti dyshime të forta mbi të kaluarën profesionale dhe pasurinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
Sipas Gjonit, Sadushi nuk ka deklaruar publikisht se ka punuar si prokuror në kohën e diktaturës komuniste, ndërsa pasuria e tij vazhdon të mbahet e fshehtë nga institucionet.
Po t’i referohesh dhe CV-së së Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, ose tij shallit të pionierit, që për mua që aty nuk mund të ishte kryetar i Gjykatës së Lartë, janë simbole të komunizmit, që një gjyqtar i gjykatës së lartë fillon i manifeston dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor as nuk merr mundim ta thërrasë,’ deklaroi deputeti.
Më tej, Gjoni theksoi se në CV-në e Sadushit mungon informacioni për periudhën para vitit 1990, duke nënvizuar se ai e fillon biografinë e tij profesionale nga viti 1991.
‘Në CV e tij thotë se, kam punuar ish-prokuror, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, lektor, avokat, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, por CV e fillon në 1991, nuk e jep atë periudhën para vitit ’90. Të tregojë që ka punuar prokuror në filan prokurori.’, u shpreh deputeti Gjoni në SYRI TV.
Deputeti demokrat shtoi se çdo karrierë mund të ketë ulje dhe ngritje, por fshehja e së kaluarës është problematike.
‘Mirë apo keq, çdo karrierë ka uljet dhe ngritjet e veta, por e fshehin këtë për të thënë, pasi normalisht ish-prokurorët apo ish-hetues të para viteve ’90 nuk duhej të punonin sot në sistem.’
Në përfundim, Gjoni ngriti edhe një tjetër shqetësim mbi mungesën e transparencës për pasurinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë.
‘Aq më tepër sot e kësaj dite, pasuria e Sokol Sadushit nuk është bërë publike, dhe nuk i jepet as medias, as gazetarëve dhe askujt tjetër.’, tha ndër të tjera në SYRI TV, deputeti i PD-së, Gjin Gjoni. -

“Procesi deri tani ka kushtuar 2,4 miliardë euro”, Haxhiu për gjyqin ndaj UÇK: Një prokuror paguhet 350 mijë euro në vit
Procesi i gjykimit të katër liderëve të UÇK-së në Hagë ka arritur shifra marramendëse.
Në një lidhje direkte në Tv Klan, Baton Haxhiu tha se vetëm për mbrojtjen e krerëve janë shpenzuar rreth 60-80 milionë euro. I gjithë procesi ka arritur në 2.4 miliardë euro.
“2.4 miliardë deri tani, 2.4 miliardë ka shkuar i gjithë procesi. Bashkimi Europian vitin e parë ka ndarë 700 milionë. Nje prokuror me gjithë nevojat që ka, me fëmijët, shtëpinë e gjithë të tjerat veç pagës, shkon diku te 300-350 mijë viti. Këtu hetuesit paguhen më së shumti për arsye se ata eksplorojnë në terren dhe kanë punuar gati 2 vite para se të formohet Gjykata Speciale. Mund ta mendoni sesa ka shkuar ai hulumtim për të gjetur gjithë ata dëshmitarë, për t’i paguar, për t’u gjetur strehim nëpër Europë për të qenë dëshmitarët e mbrojtur. 2.4 miliardë është zyrtarisht që BE i ndan në buxhetin e saj për Gjykatën Speciale” – tha Haxhiu.