Teksa mandati i Altin Dumanit është drejt përfundimit, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë preferencë lidhur me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Kreu i PD theksoi se mbështetet çdo prokuror e gjykatës që zbaton ligjin dhe që nuk është i kapur nga krimi, si “Altin Troplini”.
“Më the se janë katër kandidatë. Nuk kam asnjë lidhje, nuk kam asnjë dijeni për asnjërin prej atyre që do zgjidhet. Uroj të jetë i pakapur nga krimi, siç ishte Altin Troplini. Absolutisht unë mbështes çdo prokuror, çdo gjykatës, çdo hetues, çdo polic dhe cilindo që zbaton ligjin. Unë jam njeri i ligjit. Besimi im politik është Kushtetuta dhe ligji.”- tha Berisha.
Tag: prokuror
-

Kë preferon Berisha në krye të SPAK? Ja përgjigja e ish-kryeministrit
-

“Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë…”/ Rama: Pezullimi i Ballukut, presion ndaj politikës
Rama e cilësoi një precedent të rrezikshëm atë që ndodhi në GJKKO, ku sipas tij, një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë duke shkarkuar një ministër dhe zv/kryeministre.
Duke iu referuar Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Evropiane të Strasburgut, tha se këto institucione e quajnë cënim të balancës së pushteteve shkarkimin e një ministri.
Sipas këtyre organeve të drejtësisë, ministrat kanë funksione politike dhe jo administrative. -

“Drejtësia po kap të vegjlit”, Spahiu shpërthen: Arrestimet po shtohen, por korrupsioni rritet akoma më shumë
Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend, tha se sot nuk ka asnjë prokuror që të ketë denoncuar publikisht se ka presion politik.
Në një lidhje skype për një emision televiziv, juristi theksoi se është sukses që nuk ka pasur raste publike ku politika të ketë ushtruar presion ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve përmes largimeve nga puna të familjarëve të tyre, një praktikë që në të shkuarën sipas tij ka ekzistuar.
Megjithatë, sipas Spahiut, fenomeni më shqetësues mbetet fakti që shtimi i procedimeve penale dhe arrestimeve nuk ka sjellë ulje të korrupsionit, por sipas tij ka sjellë shtim.
‘Sot s’kemi një prokuror që të thotë kam presion për këtë çështje dhe ky është jo sukses por revolucion. Për 100 çështje pushtetarësh s’ka dalë që të thotë një prokuror që ka presion. Pra të thuhet që filan politikan i bërë këtë presion një prokurori për këtë gjë. Pra unë këtë deri më sot nuk di ndonjë rast. Deri më sot s’kemi një prokuror as një gjyqtar që qeveria t’i ketë hequr një familjarë nga puna. Presionet janë të mëdha, në një farë mënyrë por ajo që dua të them është se s’ka një presion për të shkarkuar.
Pjesa negative është se ka 3 standarde PS thotë s’do bëhem studio avokative për asnjë person dhe pastaj bëhet gjykatë dhe prokurori. Dhe kjo është e dukshme në raste të tjera. Problemi tjetër i PS është një rast i paprecedentë, sepse ne kemi 30 vite që kemi thënë ndëshkueshmëria do luftojë korrupsionin dhe tani po shohim që sa më shumë po ndëshkohen jo që s’po pakësohet korrupsioni por është shtuar edhe më shumë. Ky është problem shqiptar’, tha ai. -

Rama, një “shënim dite” për SPAK me referencë amerikane
Kryeministri Rama i ka kushtuar një “shënim dite” padakortësisë së tij me SPAK-un, tashmë që në shënjestër është vënë dhe zëvëndësja e tij Belinda Balluku.
Pa e përmendur, Rama ka sjellë në kujtesë një shembull nga drejtësia amerikane, atë të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Robert H. Xhekson.
Rama sjell një fjalim të tij, si një përgjigje për SPAK, një strukturë e drejtësisë së re, e cila është bërë boomerang, si inisiator i kësaj drejtësie.
Shkruan Rama në shënimin e tij:
“Më ka mbresuar prej kohësh figura monumentale e Robert H. Xheksonit, njëra nga mendjet më të ndritura që ka njohur drejtësia demokratike.
Si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, gjyqtar i Gjykatës Supreme dhe arkitekt i akuzës në gjyqin epokal të Nurembergut, ai vendosi themelet morale të rolit të prokurorit në një shtet modern të së drejtës.
Fjalët e tij të kumtuara në mes të shekullit të kaluar, mbeten udhërrëfyese për këdo që beson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.
Dhe po e ndaj sot me ju, fjalimin historik të Robert H. Xheksonit, sepse paralajmërimet e kryeprokurorit legjendar të Amerikës, njeriut që shkroi etikën moderne të prokurorit demokratik, tingëllojnë sot si të shkruara për ne.
Robert H. Xheksoni i mësoi botës demokratike se kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.
Ndërsa mua personalisht, ai më ka mësuar diçka tejet frymëzuese për të ecur drejt, vetëm përpara, të cilën asnjë prej baltosësve të mi nuk e kupton dhe s’ka për ta kuptuar kurrë dot, siç fatmirësisht e kupton fare mirë shumica e shqiptarëve. Ky është mësimi madhor i shprehjes së tij lapidare, “Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur ka pranuar t’i nënshtrohet gjykimit të një drejtësie të pavarur”.
Ja dhe dhe fjalimi nga Xhekson:
Prokurori ka më shumë kontroll mbi jetën, lirinë dhe reputacionin e një personi sesa çdo njeri tjetër në Amerikë. Liria e tij është marramendëse. Ai mund t’i vendosë qytetarët nën hetim dhe, nëse është një lloj njeriu i caktuar, prokurori mund të merret me deklarata publike apo me insinuata të hapura ose të fshehura. Por ai mundet të ndjekë edhe një mënyrë më të hollë dhe thjesht të marrë në pyetje miqtë e një qytetari. Prokurori mund të urdhërojë arrestime, t’i paraqesë çështjet përpara një trupe pas dyerve të mbyllura dhe, mbi faktet e tij të njëanshme, të ngrejë akuzë duke i imponuar qytetarit uljen në gjyq.
Po ai mundet edhe të tërhiqet pa shkuar në gjyq fare, duke ia hequr mbrojtjes çdo mundësi për t’u dëgjuar. Ose mund të vazhdojë me një gjyq publik. Dhe nëse jepet një dënim, prokurori ka ende mundësi të ngrejë pretendime për masën e dënimit, njësoj si avokati i mbrojtjes.
Ndërkohë që prokurori, në rastin më të mirë, është një nga forcat më të dobishme për shoqërinë tonë, kur ai nxitet nga ligësia apo të tjera motive të ulëta, bëhet një nga forcat më të këqia. Fuqitë që ai ka, i janë dhënë sepse prej tij pritet të jetë i pandikueshëm, pra absolutisht i paanshëm dhe kurrësesi i shtyrë nga përfitime personale, ambicie politike apo presione publike. Detyrimi i tij i vetëm profesional është “që faji të mos ia hedhë dhe pafajësia të mos vuajë”.
Por, ndryshe nga gjyqtarët, prokurori nuk është natyrshmërisht i pandikueshëm. Ai emërohet ose shpesh zgjidhet, dhe i vjen t’i tregojë publikut zellin e tij. Për të bërë karrierë, ai rend pas një bilanci dënimesh. Lejomëni ta them edhe një herë: prokurorit i është besuar një fuqi e jashtëzakonshme dhe i kërkohet një karakter i pashoq.
Asgjë më të mirë nuk mund të bëjë një sistem ligjzbatues sesa të shmangë cfilitjet e panevojshme dhe ndjekjet e pajustifikueshme penale. Nëse një prokuror këmbëngul tek dënimi në një çështje që nuk duhet ndjekur fare penalisht, ose e gjykon një çështje në një mënyrë që nuk është e drejtë, dëmi që ai bën është i pallogaritshëm.
Kur fuqia e prokurorit bie në duart e një njeriu jo të mirë, prokurori bëhet njeriu më i rrezikshëm i një vendi.
Një nga rreziqet më të mëdha të abuzimit buron nga fuqia e prokurorit për të zgjedhur se kë ndjek penalisht. Të gjithë e kemi dëgjuar thënien e mençur se librat e ligjit janë aq të mëdhenj sa një prokuror mund ta gjejë një shkelje të çfarëdoshme ligjore për t’ia hipur në kurriz pothuajse kujtdo.
Është pikërisht këtu – tek zgjedhja e çështjeve – ku nxitet edhe tundimi më i madh. Prokurori mund të zgjedhë dikë që nuk i pëlqen ose dikë që dëshiron ta turpërojë, ose një grup njerëzish të papëlqyer nga publiku dhe t’u qepet për t’i gjetur në shkelje. Dhe pikërisht në këtë çast zbatimi i ligjit bëhet personal, dhe krimi i vërtetë bëhet fakti i të qenit i papëlqyer nga prokurori i gabuar.
Një prokuror i mirë mund t’i mbrojë njerëzit tanë nga krimi; një i keq mund t’i terrorizojë ata.
Zbatimi i ligjit nuk është automatik; është human. E përderisa është human, duhet vetëpërmbajtje e madhe. Fuqia më e rrezikshme e prokurorit është kur ai i zgjedh ata që mendon se duhen goditur, në vend që të zgjedhë çështjet që meritojnë të ndiqen. Me librat e ligjit plot me lloj-lloj parashikimesh për krimet, një prokuror ka shansin ta gjejë të paktën një shkelje teknike tek pothuajse çdo njeri.
Në një rast të tillë, çështja nuk është më të zbulosh kryerjen e një krimi dhe të kërkosh njeriun që e ka kryer; çështja bëhet të zgjedhësh njeriun që do të fajësosh dhe pastaj të kërkosh në librat e ligjit, e të vësh hetuesit në punë, për t’i hipur atij në kurriz një shkelje.
Tamam këtu qëndron edhe rreziku më i madh, rreziku që një post publik të përdoret për të poshtëruar, torturuar apo ndëshkuar një qytetar, jo pse është fajtor, por sepse është i papëlqyer apo i padëshiruar.
Cilësitë e një prokurori të mirë janë po aq të vështira për t’u bërë bashkë sa ato të një gjykatësi të mirë. Ato janë:
Ndershmëria. Integriteti profesional. Paanshmëria. Guximi dhe vendosmëria.
Por mbi të gjitha, ai duhet të kujtojë se misioni i tij kryesor nuk është të fitojë çështje, por të bëjë drejtësi”. -

Rama ndan fjalimin e prokurorit amerikan: Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa…
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale fjalimin e prokurorit amerikan, Robert H. Xhakson.
Duke iu referuar një fjalimi të Xhakson, Kryeministri shkruan se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.
Postimi i plotë i Ramës:
SHËNIMI I DITËS
Më ka mbresuar prej kohësh figura monumentale e Robert H. Xheksonit, njëra nga mendjet më të ndritura që ka njohur drejtësia demokratike.
Si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, gjyqtar i Gjykatës Supreme dhe arkitekt i akuzës në gjyqin epokal të Nurembergut, ai vendosi themelet morale të rolit të prokurorit në një shtet modern të së drejtës.
Fjalët e tij të kumtuara në mes të shekullit të kaluar, mbeten udhërrëfyese për këdo që beson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.
Dhe po e ndaj sot me ju, fjalimin historik të Robert H. Xheksonit, sepse paralajmërimet e kryeprokurorit legjendar të Amerikës, njeriut që shkroi etikën moderne të prokurorit demokratik, tingëllojnë sot si të shkruara për ne.
Robert H. Xheksoni i mësoi botës demokratike se kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.
Ndërsa mua personalisht, ai më ka mësuar diçka tejet frymëzuese për të ecur drejt, vetëm përpara, të cilën asnjë prej baltosësve të mi nuk e kupton dhe s’ka për ta kuptuar kurrë dot, siç fatmirësisht e kupton fare mirë shumica e shqiptarëve. Ky është mësimi madhor i shprehjes së tij lapidare, “Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur ka pranuar t’i nënshtrohet gjykimit të një drejtësie të pavarur”.
JA EDHE FJALIMI I ROBERT H. XHEKSONIT QË KA HYRË NË ANALET E HISTORISË ME TITULLIN “PROKURORI FEDERAL”, MBAJTUR NË PRILL 1940 NË KONFERENCËN VJETORE TË PROKURORËVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA:

Por mbi të gjitha, ai duhet të kujtojë se misioni i tij kryesor nuk është të fitojë çështje, por të bëjë drejtësi. -

“Drejtësia duhet të jetë e pavarur, mund të ‘vdesë’ kur…”, Rama ndan fjalimin historik të prokurorit amerikan
edi rama-Robert H. Xhekson
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin tij social, Facebook, një thënie të ish-magjistratit amerikan Robert H. Xhekson, një prej mendjeve më të ndritura të drejtësisë demokratike. Kreu i qeverisë thekson se mesazhi i tij për prokurorinë e drejtë dhe të pavarur mbetet më i vlefshëm se kurrë për demokracitë moderne, e ndonëse nuk përmend çështje konkrete, reagimi i Ramës vjen në një ditë kur zv.kryeministrja Belinda Balluku po përballet me drejtësinë.
Fjalimi historik në 1940 i Xhekson paralajmëronte se fuqia e prokurorit është e jashtëzakonshme, por mund të jetë po aq e rrezikshme kur përdoret për motive personale, ambicie politike apo për të ndëshkuar të padëshiruarit.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Më ka mbresuar prej kohësh figura monumentale e Robert H. Xheksonit, njëra nga mendjet më të ndritura që ka njohur drejtësia demokratike.
Si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, gjyqtar i Gjykatës Supreme dhe arkitekt i akuzës në gjyqin epokal të Nurembergut, ai vendosi themelet morale të rolit të prokurorit në një shtet modern të së drejtës.
Fjalët e tij të kumtuara në mes të shekullit të kaluar, mbeten udhërrëfyese për këdo që beson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.
Dhe po e ndaj sot me ju, fjalimin historik të Robert H. Xheksonit, sepse paralajmërimet e kryeprokurorit legjendar të Amerikës, njeriut që shkroi etikën moderne të prokurorit demokratik, tingëllojnë sot si të shkruara për ne.
Robert H. Xheksoni i mësoi botës demokratike se kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.
Ndërsa mua personalisht, ai më ka mësuar diçka tejet frymëzuese për të ecur drejt, vetëm përpara, të cilën asnjë prej baltosësve të mi nuk e kupton dhe s’ka për ta kuptuar kurrë dot, siç fatmirësisht e kupton fare mirë shumica e shqiptarëve. Ky është mësimi madhor i shprehjes së tij lapidare, “Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur ka pranuar t’i nënshtrohet gjykimit të një drejtësie të pavarur”.
JA EDHE FJALIMI I ROBERT H. XHEKSONIT QË KA HYRË NË ANALET E HISTORISË ME TITULLIN “PROKURORI FEDERAL”, MBAJTUR NË PRILL 1940 NË KONFERENCËN VJETORE TË PROKURORËVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA:
Prokurori ka më shumë kontroll mbi jetën, lirinë dhe reputacionin e një personi sesa çdo njeri tjetër në Amerikë. Liria e tij është marramendëse. Ai mund t’i vendosë qytetarët nën hetim dhe, nëse është një lloj njeriu i caktuar, prokurori mund të merret me deklarata publike apo me insinuata të hapura ose të fshehura. Por ai mundet të ndjekë edhe një mënyrë më të hollë dhe thjesht të marrë në pyetje miqtë e një qytetari. Prokurori mund të urdhërojë arrestime, t’i paraqesë çështjet përpara një trupe pas dyerve të mbyllura dhe, mbi faktet e tij të njëanshme, të ngrejë akuzë duke i imponuar qytetarit uljen në gjyq.
Po ai mundet edhe të tërhiqet pa shkuar në gjyq fare, duke ia hequr mbrojtjes çdo mundësi për t’u dëgjuar. Ose mund të vazhdojë me një gjyq publik. Dhe nëse jepet një dënim, prokurori ka ende mundësi të ngrejë pretendime për masën e dënimit, njësoj si avokati i mbrojtjes.
Ndërkohë që prokurori, në rastin më të mirë, është një nga forcat më të dobishme për shoqërinë tonë, kur ai nxitet nga ligësia apo të tjera motive të ulëta, bëhet një nga forcat më të këqia. Fuqitë që ai ka, i janë dhënë sepse prej tij pritet të jetë i pandikueshëm, pra absolutisht i paanshëm dhe kurrësesi i shtyrë nga përfitime personale, ambicie politike apo presione publike. Detyrimi i tij i vetëm profesional është “që faji të mos ia hedhë dhe pafajësia të mos vuajë”.
Por, ndryshe nga gjyqtarët, prokurori nuk është natyrshmërisht i pandikueshëm. Ai emërohet ose shpesh zgjidhet, dhe i vjen t’i tregojë publikut zellin e tij. Për të bërë karrierë, ai rend pas një bilanci dënimesh. Lejomëni ta them edhe një herë: prokurorit i është besuar një fuqi e jashtëzakonshme dhe i kërkohet një karakter i pashoq.
Asgjë më të mirë nuk mund të bëjë një sistem ligjzbatues sesa të shmangë cfilitjet e panevojshme dhe ndjekjet e pajustifikueshme penale. Nëse një prokuror këmbëngul tek dënimi në një çështje që nuk duhet ndjekur fare penalisht, ose e gjykon një çështje në një mënyrë që nuk është e drejtë, dëmi që ai bën është i pallogaritshëm.
Kur fuqia e prokurorit bie në duart e një njeriu jo të mirë, prokurori bëhet njeriu më i rrezikshëm i një vendi.
Një nga rreziqet më të mëdha të abuzimit buron nga fuqia e prokurorit për të zgjedhur se kë ndjek penalisht. Të gjithë e kemi dëgjuar thënien e mençur se librat e ligjit janë aq të mëdhenj sa një prokuror mund ta gjejë një shkelje të çfarëdoshme ligjore për t’ia hipur në kurriz pothuajse kujtdo.
Është pikërisht këtu – tek zgjedhja e çështjeve – ku nxitet edhe tundimi më i madh. Prokurori mund të zgjedhë dikë që nuk i pëlqen ose dikë që dëshiron ta turpërojë, ose një grup njerëzish të papëlqyer nga publiku dhe t’u qepet për t’i gjetur në shkelje. Dhe pikërisht në këtë çast zbatimi i ligjit bëhet personal, dhe krimi i vërtetë bëhet fakti i të qenit i papëlqyer nga prokurori i gabuar.
Një prokuror i mirë mund t’i mbrojë njerëzit tanë nga krimi; një i keq mund t’i terrorizojë ata.
Zbatimi i ligjit nuk është automatik; është human. E përderisa është human, duhet vetëpërmbajtje e madhe. Fuqia më e rrezikshme e prokurorit është kur ai i zgjedh ata që mendon se duhen goditur, në vend që të zgjedhë çështjet që meritojnë të ndiqen. Me librat e ligjit plot me lloj-lloj parashikimesh për krimet, një prokuror ka shansin ta gjejë të paktën një shkelje teknike tek pothuajse çdo njeri.
Në një rast të tillë, çështja nuk është më të zbulosh kryerjen e një krimi dhe të kërkosh njeriun që e ka kryer; çështja bëhet të zgjedhësh njeriun që do të fajësosh dhe pastaj të kërkosh në librat e ligjit, e të vësh hetuesit në punë, për t’i hipur atij në kurriz një shkelje.
Tamam këtu qëndron edhe rreziku më i madh, rreziku që një post publik të përdoret për të poshtëruar, torturuar apo ndëshkuar një qytetar, jo pse është fajtor, por sepse është i papëlqyer apo i padëshiruar.
Cilësitë e një prokurori të mirë janë po aq të vështira për t’u bërë bashkë sa ato të një gjykatësi të mirë. Ato janë:
Ndershmëria. Integriteti profesional. Paanshmëria. Guximi dhe vendosmëria.
Por mbi të gjitha, ai duhet të kujtojë se misioni i tij kryesor nuk është të fitojë çështje, por të bëjë drejtësi. -

SHËNIMI I DITËS NGA EDI RAMA – Drejtësia të jetë e pavarur, por jo e verbër!

Ndershmëria. Integriteti profesional. Paanshmëria. Guximi dhe vendosmëria. Por mbi të gjitha, ai duhet të kujtojë se misioni i tij kryesor nuk është të fitojë çështje, por të bëjë drejtësi. /Nga Edi RAMA, publikuar në Facebook/Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

“Kur prokurori kërkon njeriun dhe jo krimin”, Rama ndan fjalimin e prokurorit amerikan: Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur…
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale fjalimin e prokurorit amerikan, Robert H. Xhakson.
Duke iu referuar një fjalimi të Xhakson, Kryeministri shkruan se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.
Postimi i plotë i Ramës:
SHËNIMI I DITËS
Më ka mbresuar prej kohësh figura monumentale e Robert H. Xheksonit, njëra nga mendjet më të ndritura që ka njohur drejtësia demokratike.
Si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, gjyqtar i Gjykatës Supreme dhe arkitekt i akuzës në gjyqin epokal të Nurembergut, ai vendosi themelet morale të rolit të prokurorit në një shtet modern të së drejtës.
Fjalët e tij të kumtuara në mes të shekullit të kaluar, mbeten udhërrëfyese për këdo që beson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.
Dhe po e ndaj sot me ju, fjalimin historik të Robert H. Xheksonit, sepse paralajmërimet e kryeprokurorit legjendar të Amerikës, njeriut që shkroi etikën moderne të prokurorit demokratik, tingëllojnë sot si të shkruara për ne.
Robert H. Xheksoni i mësoi botës demokratike se kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.
Ndërsa mua personalisht, ai më ka mësuar diçka tejet frymëzuese për të ecur drejt, vetëm përpara, të cilën asnjë prej baltosësve të mi nuk e kupton dhe s’ka për ta kuptuar kurrë dot, siç fatmirësisht e kupton fare mirë shumica e shqiptarëve. Ky është mësimi madhor i shprehjes së tij lapidare, “Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur ka pranuar t’i nënshtrohet gjykimit të një drejtësie të pavarur”.
JA EDHE FJALIMI I ROBERT H. XHEKSONIT QË KA HYRË NË ANALET E HISTORISË ME TITULLIN “PROKURORI FEDERAL”, MBAJTUR NË PRILL 1940 NË KONFERENCËN VJETORE TË PROKURORËVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA:
Prokurori ka më shumë kontroll mbi jetën, lirinë dhe reputacionin e një personi sesa çdo njeri tjetër në Amerikë. Liria e tij është marramendëse. Ai mund t’i vendosë qytetarët nën hetim dhe, nëse është një lloj njeriu i caktuar, prokurori mund të merret me deklarata publike apo me insinuata të hapura ose të fshehura. Por ai mundet të ndjekë edhe një mënyrë më të hollë dhe thjesht të marrë në pyetje miqtë e një qytetari. Prokurori mund të urdhërojë arrestime, t’i paraqesë çështjet përpara një trupe pas dyerve të mbyllura dhe, mbi faktet e tij të njëanshme, të ngrejë akuzë duke i imponuar qytetarit uljen në gjyq.
Po ai mundet edhe të tërhiqet pa shkuar në gjyq fare, duke ia hequr mbrojtjes çdo mundësi për t’u dëgjuar. Ose mund të vazhdojë me një gjyq publik. Dhe nëse jepet një dënim, prokurori ka ende mundësi të ngrejë pretendime për masën e dënimit, njësoj si avokati i mbrojtjes.
Ndërkohë që prokurori, në rastin më të mirë, është një nga forcat më të dobishme për shoqërinë tonë, kur ai nxitet nga ligësia apo të tjera motive të ulëta, bëhet një nga forcat më të këqia. Fuqitë që ai ka, i janë dhënë sepse prej tij pritet të jetë i pandikueshëm, pra absolutisht i paanshëm dhe kurrësesi i shtyrë nga përfitime personale, ambicie politike apo presione publike. Detyrimi i tij i vetëm profesional është “që faji të mos ia hedhë dhe pafajësia të mos vuajë”.
Por, ndryshe nga gjyqtarët, prokurori nuk është natyrshmërisht i pandikueshëm. Ai emërohet ose shpesh zgjidhet, dhe i vjen t’i tregojë publikut zellin e tij. Për të bërë karrierë, ai rend pas një bilanci dënimesh. Lejomëni ta them edhe një herë: prokurorit i është besuar një fuqi e jashtëzakonshme dhe i kërkohet një karakter i pashoq.
Asgjë më të mirë nuk mund të bëjë një sistem ligjzbatues sesa të shmangë cfilitjet e panevojshme dhe ndjekjet e pajustifikueshme penale. Nëse një prokuror këmbëngul tek dënimi në një çështje që nuk duhet ndjekur fare penalisht, ose e gjykon një çështje në një mënyrë që nuk është e drejtë, dëmi që ai bën është i pallogaritshëm.
Kur fuqia e prokurorit bie në duart e një njeriu jo të mirë, prokurori bëhet njeriu më i rrezikshëm i një vendi.
Një nga rreziqet më të mëdha të abuzimit buron nga fuqia e prokurorit për të zgjedhur se kë ndjek penalisht. Të gjithë e kemi dëgjuar thënien e mençur se librat e ligjit janë aq të mëdhenj sa një prokuror mund ta gjejë një shkelje të çfarëdoshme ligjore për t’ia hipur në kurriz pothuajse kujtdo.
Është pikërisht këtu – tek zgjedhja e çështjeve – ku nxitet edhe tundimi më i madh. Prokurori mund të zgjedhë dikë që nuk i pëlqen ose dikë që dëshiron ta turpërojë, ose një grup njerëzish të papëlqyer nga publiku dhe t’u qepet për t’i gjetur në shkelje. Dhe pikërisht në këtë çast zbatimi i ligjit bëhet personal, dhe krimi i vërtetë bëhet fakti i të qenit i papëlqyer nga prokurori i gabuar.
Një prokuror i mirë mund t’i mbrojë njerëzit tanë nga krimi; një i keq mund t’i terrorizojë ata.
Zbatimi i ligjit nuk është automatik; është human. E përderisa është human, duhet vetëpërmbajtje e madhe. Fuqia më e rrezikshme e prokurorit është kur ai i zgjedh ata që mendon se duhen goditur, në vend që të zgjedhë çështjet që meritojnë të ndiqen. Me librat e ligjit plot me lloj-lloj parashikimesh për krimet, një prokuror ka shansin ta gjejë të paktën një shkelje teknike tek pothuajse çdo njeri.
Në një rast të tillë, çështja nuk është më të zbulosh kryerjen e një krimi dhe të kërkosh njeriun që e ka kryer; çështja bëhet të zgjedhësh njeriun që do të fajësosh dhe pastaj të kërkosh në librat e ligjit, e të vësh hetuesit në punë, për t’i hipur atij në kurriz një shkelje.
Tamam këtu qëndron edhe rreziku më i madh, rreziku që një post publik të përdoret për të poshtëruar, torturuar apo ndëshkuar një qytetar, jo pse është fajtor, por sepse është i papëlqyer apo i padëshiruar.
Cilësitë e një prokurori të mirë janë po aq të vështira për t’u bërë bashkë sa ato të një gjykatësi të mirë. Ato janë:
Ndershmëria. Integriteti profesional. Paanshmëria. Guximi dhe vendosmëria.
Por mbi të gjitha, ai duhet të kujtojë se misioni i tij kryesor nuk është të fitojë çështje, por të bëjë drejtësi.Top Channel
-

“S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie”, Rama pas masave për Ballukun: Do ta çojmë në Kushtetuese
Liderët e Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë këtë të premte në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin “Plani i rritjes, rruga jonë në BE.”
Pas takimit, kreu i qeverisë bashkë me komisioneren për zgjerim, Marta Kos, zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fjalën e tij, Rama komentoi zhvillimet e fundit në drejtësi, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe duke e cilësuar pezullimin e zëvendëskryeministres si një rast unik në historinë evropiane.Ditën e djeshme, me urdhër të SPAK, GJKKO vendosi dy masa sigurie ndaj zëvendësminsitres Belinda Balluku, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Rama: Nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim, ndër arsyet themelore është edhe fakti se Shqipëria po e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Padiskutim që edhe fakti që mund të bëhen pyetje me këtë përmbajtje lidhet me një epokë të re ku kemi hyrë, dhe në këtë epokë të re Shqipërinë e ka futur kjo shumicë qeverisëse me mua në krye.
Sa i përket rastit konkret, dua të them tre gjëra:
Së pari, pavarësia e gjyqësorit nuk është as një slogan, as një manovër politike dhe as një eksperiment i përkohshëm. Është një shkëputje historike nga e kaluara dhe e realizuar vetëm në vitet e fundit. Kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të vendit dhe zhvillime pozitive, duke filluar nga varrosja e kulturës 100 e ca vjeçare të pandëshkueshmërisë. Por ka shfaqur edhe dobësitë e natyrshme të një pushteti të ri dhe reflekse të vjetra antidemokratike.
Së dyti, dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin – dhe jo thjesht për ne – këto reflekse të vjetra antidemokratike të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua personalisht, mbrojtja dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte për çdo qëndrim nga ana jonë. Sepse, siç thotë edhe një fjalë e mençur, “kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë.”
Së treti, pezullimi nga detyra i një ministri, në këtë rast i zëvendëskryeministres, është një tjetër shfaqje e atyre dobësive që përmenda më lart: të një pushteti të ri dhe të reflekseve antidemokratike. Ky është një rast unik në historinë e Evropës dhe po ashtu edhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në vendet e ish-lindjes komuniste, ku s’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar të qeverisë.
Por nëse një prokuror dhe një gjykatës special kanë vendosur të pezullojnë një ministër, duke cenuar një pushtet tjetër të pavarur siç është ekzekutivi, dhe duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja – si gjithmonë. Për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit, si parakusht, edhe në këtë rast ekstrem.
E thënë drejtpërdrejt: ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me një lloj tjetër arbitrariteti. Nuk do të angazhohemi në një betejë me drejtësinë. Do ta respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit të ministres dhe, ndërkohë, do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia, në Gjykatën Kushtetuese. -

Rama: S’ka ndodhur kurrë që një prokuror e një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie
Kryeministri Edi Rama komenton pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.
“Pavarësia e gjyqësorit nuk është as slogan, as manovër politike dhe as eksperiment i përkohshëm. është shkëputje nga e kaluara. e realizuar vetëm në vitet e fundit kjo pavarësi ka sjellë risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga varrosja 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmerisë. Ka shfaqur edhe dobësi të natyrshme të një pushteti krejt të ri, fëminor nga mosha dhe reflekse të vjetra antidemokratike, dua të theksoj se pavarësia dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne këto reflekse të vjetra antidemokratike të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua personalisht mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte, janë parakushte për çdo qëndrim nga ana jonë, sepse siç thotë një fjalë e mençur, kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë. Këtu vi tek e treta. pezullimi nga detyra i një ministri në këtë rast edhe zv.krueministrit, drejtpërdrejtë për drejtimin e qeverisë është shfaqje e as këtyre dobësive, të një pushteti krejt të ri dhe reflekseve antidemokratike. Rast unikal në historinë e Europës dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit. S’ka ndodhur kurrë një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kohë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie, por nëse një prokuror special dhe një gjykatë special i shkallës së parë të speciales këtu në Shqipëri kanë vendosur të pezullojnë një ministër, duke marrë kompetencat e një kryeministri dhe parlamenti prej nga buron mandati i qeverisë, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësor edhe në këtë rast ekstrem. nuk i përgjigjemi këtij arbitrariteti me asnjë lloj arbitraritetit, as nuk angazhohemi në betejë politike, retorike me drejtësinë, por do vazhdojmë me durimin tonë strategjik, do ta ruajmë mbështesim, do ta respektojmë vendimin e pezullimit dhe ndërkohë do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionalitetit të cenuar të qeverisë tek drejtësia. Këta jemi ne, ky jam unë”, tha Rama.