Tag: projektvendimi

  • Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

    Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

    Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek sektorët strategjikë, me qëllim garantimin e transparencës dhe mbrojtjes së interesit kombëtar.
    Përmes një projektvendimi të ri synohet të kontrollohen ato investime të huaja që mund të ndikojë në sigurinë kombëtare, rendin publik dhe informacionet e ndjeshme.
    Nisma, e hartuar sipas standardeve të BE-së, synon të garantojë që kapitali i huaj të jetë i sigurt, transparent dhe i monitoruar.
    Sipas draftit, çdo investim i huaj që prek sektorë të ndjeshëm do të kalojë në sitën e Ministrisë së Ekonomisë, e cila njofton institucionet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë për të marrë komente. Çdo investim që vjen nga një vend i tretë, ose edhe nga BE por i kontrolluar indirekt nga vende jo-BE, do të kalojë në shqyrtim të detajuar.
    Investitorët duhet të paraqesin dokumentet përpara se të finalizojnë marrëveshjen. Komiteti i posaçëm ka deri në 30 ditë për të vendosur ndalimin, miratimin me kushte ose hapjen e hetimit të thelluar. Nëse nuk jepet vendim brenda 60 ditësh, investimi i miratohet automatikisht.
    Projektvendimi parashikon edhe hetimin nese investitori nuk ka paraqitur kërkesë, veçanërisht në rast dyshimesh për ndikim të fshehtë apo rrezik sigurie.
    Projektvendimi parashikon edhe gjoba deri në dyfishin e vlerës së investimit nëse konstatojnë deklarata të rreme, mosparaqitje dokumentesh apo shmangie të ndalimeve.
    Rregullat vlejnë për investimet që lidhen me sektorët kritikë apo nëse investitorët kanë pasur probleme sigurie në BE, ose dyshohen për aktivitete të paligjshme.

  • Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët, ku do vendosen

    Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët, ku do vendosen

    Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.
    Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”. Projektvendimi është hartuar nga Ministria e Brendshme.
    Plani i ri synon shpërndarje më të balancuar në territor, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë dhe objekte të braktisura, për të garantuar reagim të shpejtë në rast fluksesh emergjente
    Projektvendimi është në rendin e ditës së datës 9 dhjetor të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore që është në varësi të ministrisë së pushtetit vendor. Më pas, projektvendimi do të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe faza e fundit do ta jetë kalimi për miratim në parlament.

  • Miratohet projektvendimi, zgjidhen kryetarët e komisioneve parlamentare, PD nuk merr pjesë në seancë

    Miratohet projektvendimi, zgjidhen kryetarët e komisioneve parlamentare, PD nuk merr pjesë në seancë

    Në Kuvend janë zgjedhur kryetarët e komisioneve parlamentare me anë të votës elektronike.

    Në Kuvend janë zgjedhur kryetarët e komisioneve parlamentare me anë të votës elektronike.
    Në seancën e mbajtur pasditen e së martës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi lexoi emrat e sugjeruar nga mazhoranca për komisionet që do të drejtohen nga vetë ajo dhe me shumicë votash, projektvendimi u miratua.
    Nga ana tjetër, opozita nuk mori pjesë në këtë seancë.

    Top Channel

  • Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen

    Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen

    Kuvendi i Shqipëri do të mbajë sot dy seanca parlamentare, një e cila do të nisë në orën 10:00, dhe më pas do të pasohet nga ajo e orës 17:00.
    Në një njoftim për mediat, Kuvendi njofton se në seancën e parë, në rend dite do të jenë:

    Miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12.9.2025.2. Njoftime.3. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit”.4. Projektvendimi “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byrosë të Kuvendit”.5. Projektvendimi “Për përbërjen e Byrosë së Kuvendit”. III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. e IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

    Ndërkohë në seancën e pasdite, në rend ditë do të jetë projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

  • Kuvendi me dy seanca brenda ditës, zbardhen projektvendimet që do të votohen

    Kuvendi me dy seanca brenda ditës, zbardhen projektvendimet që do të votohen

    Kuvendi i Shqipëri do të mbajë sot dy seanca parlamentare, një e cila do të nisë në orën 10:00, dhe më pas do të pasohet nga ajo e orës 17:00.

    Në një njoftim për mediat, Kuvendi njofton se në seancën e parë, në rend dite do të jenë:
    1. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12.9.2025.2. Njoftime.3. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit”.4. Projektvendimi “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byrosë të Kuvendit”.5. Projektvendimi “Për përbërjen e Byrosë së Kuvendit”. III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. e IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
    Ndërkohë në seancën e pasdite, në rend ditë do të jetë projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
     

    Top Channel

  • Nesër dy seanca plenare në Kuvend, zbardhet agjenda! PD njofton mbledhjen e Grupit Parlamentar

    Nesër dy seanca plenare në Kuvend, zbardhet agjenda! PD njofton mbledhjen e Grupit Parlamentar

    Kuvend-PD

    TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër, më 16 shtator, për të zhvilluar dy seanca plenare, të vlefshme për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit pas zgjedhjes së kryetarit të ri. Seanca e parë do të nisë në orën 10:00, ndërsa e dyta është planifikuar për në orën 17:00. Në seancën e parë do të diskutohet projektvendimi për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit, përbërja e sekretariateve të Byrosë së Kuvendit dhe përbërja e Byrosë së Kuvendit. Ndërkaq në seancën e dytë pritet të shqyrtohet projektvendimi për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit. 
    PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.9.2025, ORA 10:00
    Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit,
    Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.9.2025, ora 10:00.Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:Miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12.9.2025.Njoftime.Projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit”.Projektvendimi “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byros të Kuvendit”.Projektvendimi “Për përbërjen e Byrosë së Kuvendit”.III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
    IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

    rendi i ditës

    PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.9.2025, ORA 17:00
    Në mbështetje të nenit 7, pika 6, nenit 21, nenit 22 dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit,
    Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.9.2025, ora 17:00.Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
    IV.Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

    rendi i ditës

    Ndërkohë, nga ana tjetër, po në të njëjtën ditë (16 shtator) Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje të grupit parlamentar. Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 në selinë blu. Ende nuk dihen pikat e diskutimit që do të jenë pjesë e takimit të demokratëve, ndërsa kjo mbledhje pason seancën e parë plenare në Kuvend që do të mbahet në orën 10:00 dhe i paraprin asaj të dytës në orën 17:00.

    Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme grupin parlamentar, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku i pranishëm ishte dhe vetë kryeministri Edi Rama. Mbledhja u drejtua nga Taulant Balla, i cili u emërua dhe kryetar i grupit, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin dhe ndryshimet që socialistët kërkojnë të bëjnë në rregulloren e Kuvendit, si dhe në përbërjen e komisioneve parlamentare.
    Socialistët kanë caktuar dhe 7 drejtuesit e komisioneve të përhershme parlamentare, dhe 2 komisioneve të posaçme ku shihet se Rama iu ka besuar emrave të rëndësishëm që më herët kanë mbajtur dhe poste ministrore.
    Me nisjen e Kuvendit, brenda 10 ditësh, Edi Rama duhet të paraqesë në Kuvend programin qeverisës dhe kabinetin e ri, që kalojnë për miratim me 71 vota. Pas votimit në Kuvend, qeveria bën betimin përpara Presidentit të Republikës./ZËRI

    2 kuvendit senace

    1 kuvendi seance

  • Kuvendi nesër me dy seanca brenda ditës, zbardhen projektvendimet që do të votohen

    Kuvendi nesër me dy seanca brenda ditës, zbardhen projektvendimet që do të votohen

    Kuvendi i Shqipëri do të mbajë nesër dy seanca parlamentare, një e cila do të nisë në orën 10:00, dhe më pas do të pasohet nga ajo e orës 17:00.

    Në një njoftim për mediat, Kuvendi njofton se në seancën e parë, në rend dite do të jenë:
    1. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12.9.2025.2. Njoftime.3. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit”.4. Projektvendimi “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byrosë të Kuvendit”.5. Projektvendimi “Për përbërjen e Byrosë së Kuvendit”. III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. e IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
    Ndërkohë në seancën e pasdite, në rend ditë do të jetë projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
     

    Top Channel

  • Profesionistët çimimet e referencave të propozuar nga qeveria: Nuk e ndalin pastrimin e parave, apartamentet do të shtrenjtohen

    Profesionistët çimimet e referencave të propozuar nga qeveria: Nuk e ndalin pastrimin e parave, apartamentet do të shtrenjtohen

    Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) me një letër drejtuar Ministrisë të Financave ngre shqetësimin se projektvendimi i propozuar për përcaktimin e çmimit të referencës për shitblerjen e apartamenteve në rrethe, nuk pasqyron realitetin e tregut të pasurive të paluajtshme dhe rrezikon të deformojë tregun dhe të shtrembërojë çmimet mesatare të apartamenteve.

    Ndër problematikat kryesore për të cilën ngrihet shqetësimi lidhet me transparencën e metodologjisë së çmimeve referencë dhe vendosjen e një vlere dysheme.

    Në analizën e detajuar për projektvendimin “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ‘ndërtesa’, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj” profesionistët e lirë theksojnë se në formën aktuale, drafti për përcaktimin e çmimeve të referencës nuk jep asnjë garanci se janë filtruar transaksionet e fryra apo të lidhura me fenomene të paligjshme, si p.sh. pastrimi i parave, çka mund të shtrembërojë më tej çmimet mesatare.

    APL paralajmëron se çmimet e referencës nuk ndjekin tendencën  e tregut, për rrjedhojë politika të tilla do të nxisin tendencën rritëse të çmimeve të shitjes së apartamenteve.

    “Legjislacioni aktual mbi tatimin e të ardhurave ka vendosur tashmë një vlerë minimale nën të cilën transaksionet e shitblerjes nuk pranohen. Projektvendimi ndjek të njëjtën qasje duke mos reflektuar rastet e rënies së çmimeve, edhe kur këto përfaqësojnë prirje reale tregu.

    Një politikë e tillë nxit vetëm prirjet rritëse të çmimeve, duke penguar funksionimin natyral të ofertës dhe kërkesës. Si rrjedhojë, çmimet referencë rrezikojnë të përdoren më shumë si instrument fiskal për rritjen e të ardhurave, sesa si tregues real i tregut”, theksohet në letrën e APL.

    Profesionistët rekomandojnë rishikimin e dispozitave problematike duke vendosur kritere objektive, të matshme dhe të verifikueshme, si dhe kufizime të qarta për të shmangur arbitraritetin dhe deformimet në treg.

    Po ashtu APL thekson se përdorimi i metodave alternative për llogaritjen e taksës pa kritere të qarta mund të ngarkojë tatimpaguesit për shkak të boshllëqeve e mosharmonizimit institucional.

    Pas publikimit për konsultim publik të projektvendimit të metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës ku propozohet rritje e çmimeve të referencës në rrethe, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) i është drejtuar edhe me një letër të mëparshme ministrit të Financave Petrit Malaj ku rekomandonin që banesa e parë e qytetarëve të përjashtohej nga taksa e ndërtesës. Sipas tyre, një ndryshim i tillë ndikon drejtpërdrejt në shtresat e mesme dhe në familjet që zotërojnë vetëm një pronë për banim./MONITOR

     

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    MINISTRIA E FINANCAVE, KRYEMINISTRIA, MEDIA

    Drejtuar: Ministrit të Financave

    Për Dijeni: Zyra e Kryeministrit, Media

    Nga: Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL)

    Lënda: Objeksione dhe rekomandime mbi Projektvendimin: “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ‘ndërtesa’, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj”

    Të nderuar,

    Në kuadër të konsultimit publik mbi projektvendimin në fjalë, paraqiten më poshtë disa vërejtje dhe problematika me karakter ekonomik, juridik dhe administrativ:

    Mungesa e transparencës metodologjike dhe vështirësia për të reflektuar realitetin e tregut

    Në relacionin shoqërues parashikohet se çmimet e referencës janë përllogaritur mbi bazën e transaksioneve të viteve 2022–2024, duke përjashtuar ato që “nuk kanë logjikë ekonomike” ose që janë nën nivelin e referencës.

    Termi “mungesë logjike ekonomike” nuk shoqërohet me ndonjë kriter të qartë, objektiv apo teknik, gjë që krijon pasiguri ligjore dhe rrezik për subjektivitet në përzgjedhjen e të dhënave. Përjashtimi selektiv i transaksioneve që shënojnë çmime më të ulëta nga referenca, pa një argumentim të qartë, priret të krijojë një pasqyrë të njëanshme të tregut dhe të prodhojë një efekt rritës artificial të çmimeve, duke cenuar parimin e neutralitetit fiskal. Nuk jepet asnjë garanci se janë filtruar transaksionet e fryra apo të lidhura me fenomene të paligjshme, si p.sh. pastrimi i parave, çka mund të shtrembërojë më tej çmimet mesatare.

    Kufizimi i mekanizmave të tregut përmes vendosjes së vlerës dysheme

    Legjislacioni aktual mbi tatimin e të ardhurave ka vendosur tashmë një vlerë minimale nën të cilën transaksionet e shitblerjes nuk pranohen. Projektvendimi ndjek të njëjtën qasje duke mos reflektuar rastet e rënies së çmimeve, edhe kur këto përfaqësojnë prirje reale tregu.

    Një politikë e tillë nxit vetëm prirjet rritëse të çmimeve, duke penguar funksionimin natyral të ofertës dhe kërkesës. Si rrjedhojë, çmimet referencë rrezikojnë të përdoren më shumë si instrument fiskal për rritjen e të ardhurave, sesa si tregues real i tregut.

    Përdorimi i projekteve të ardhshme si faktor përcaktues çmimi

    Projektvendimi parashikon që çmimi të ndikohet nga projekte të ardhshme zhvillimore apo plane strategjike urbane. Kjo qasje mbart rrezik, pasi përdor projeksione ende të pasigurta dhe jo të realizuara për të justifikuar çmime më të larta, ndërkohë që të dhënat reale të tregut përjashtohen si të papërshtatshme. Përdorimi i pritshmërive të pasigurta si faktorë çmim-formues është i pabazuar në logjikën ekonomike dhe mund të çojë në deformim të tregut.

    Neni 2, pika 12(c) – Njohja fiskale e poseduesve pa dokumentacion ligjor

    Dispozita e cila e konsideron “përdorues” edhe individin që mban në posedim një njësi pa leje ndërtimi apo dokument pronësie, pa aplikuar për legalizim, krijon precedent të diskutueshëm. Kjo përbën një formë njohjeje fiskale të një situate të paligjshme, duke rrezikuar të perceptohet si nxitje indirekte e ndërtimit informal. Një dispozitë e tillë dobëson përpjekjet për uljen e informalitetit në sektorin e ndërtimit dhe krijon perceptim për legjitimim të faktit të kryer.

    Neni 4 – Hierarkia e burimeve të të dhënave dhe pasojat juridike

    Jepet përparësi të dhënave të verifikuara nga bashkia në terren kur këto rezultojnë më të mëdha se sipërfaqja e regjistruar në ASHK. Kjo qasje mund të përfshijë edhe ndërtime informale ose zgjerime të paligjshme, të cilat në këtë mënyrë trajtohen si fakte të kryera për qëllime fiskale. Mungesa e kufizimeve të qarta për zbatimin e kësaj dispozite krijon pasiguri juridike dhe hap rrugë për arbitraritet administrativ.

    Neni 5 – Klasifikimi i njësive të ndërtimit

    Dispozitat e nenit 5 lejojnë klasifikimin fiskal të njësive ndërtimore në mënyrë të pavarur nga destinacioni i përdorimit të përcaktuar në dokumentet ligjore (leje ndërtimi, certifikata përdorimi, certifikata pronësie etj.). Ky rregullim rrezikon të relativizojë aktet juridike të planifikimit dhe zhvillimit të territorit, duke krijuar mospërputhje mes dokumentacionit ligjor dhe trajtimit fiskal. Kjo bie ndesh me parimin e ligjshmërisë dhe krijon standard të dyfishtë mes subjekteve që respektojnë legjislacionin dhe atyre që veprojnë në mënyrë informale.

    Neni 16 – Vlerësimi alternativ i detyrimit tatimor

    Projektvendimi parashikon përdorimin e metodave alternative për përcaktimin e vlerës së taksueshme në mungesë të të dhënave zyrtare. Kjo dispozitë rrezikon të transferojë barrën e pasojave të mungesës së administrimit apo koordinimit institucional mbi tatimpaguesin, edhe kur ai nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

    Përdorimi i metodës alternative duhet të kufizohet vetëm në raste të identifikuara të shmangies së qëllimshme tatimore, jo si mekanizëm i përgjithshëm për të mbuluar boshllëqet administrative. Në të kundërt, kjo bie ndesh me parimin e mirëbesimit, barazisë tatimore dhe sigurisë juridike.

    Përfundim

    Projektvendimi, në formën aktuale, paraqet disa pasiguri dhe situata te diskutueshme për funksionimin e tregut të pasurive të paluajtshme, për sigurinë juridike dhe për parimin e barazisë tatimore. Rekomandohet rishikimi i dispozitave problematike duke vendosur kritere objektive, të matshme dhe të verifikueshme, si dhe kufizime të qarta për të shmangur arbitraritetin dhe deformimet në treg.

    Aleanca e Profesionistëve të Lirë  – APL

  • Profesionistët për referencat: Nuk përjashtojnë pastrimin e parave, do shtrenjtojnë apartamentet

    Profesionistët për referencat: Nuk përjashtojnë pastrimin e parave, do shtrenjtojnë apartamentet

    Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) me një letër drejtuar Ministrisë të Financave ngre shqetësimin se projektvendimi i propozuar për përcaktimin e çmimit të referencës për shitblerjen e apartamenteve në rrethe, nuk pasqyron realitetin e tregut të pasurive të paluajtshme dhe rrezikon të deformojë tregun dhe të shtrembërojë çmimet mesatare të apartamenteve.Ndër problematikat kryesore për të cilën ngrihet shqetësimi lidhet me transparencën e metodologjisë së çmimeve referencë dhe vendosjen e një vlere dysheme.Në analizën e detajuar për projektvendimin “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ‘ndërtesa’, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj” profesionistët e lirë theksojnë se në formën aktuale, drafti për përcaktimin e çmimeve të referencës nuk jep asnjë garanci se janë filtruar transaksionet e fryra apo të lidhura me fenomene të paligjshme, si p.sh. pastrimi i parave, çka mund të shtrembërojë më tej çmimet mesatare.APL paralajmëron se çmimet e referencës nuk ndjekin tendencën  e tregut, për rrjedhojë politika të tilla do të nxisin tendencën rritëse të çmimeve të shitjes së apartamenteve.“Legjislacioni aktual mbi tatimin e të ardhurave ka vendosur tashmë një vlerë minimale nën të cilën transaksionet e shitblerjes nuk pranohen. Projektvendimi ndjek të njëjtën qasje duke mos reflektuar rastet e rënies së çmimeve, edhe kur këto përfaqësojnë prirje reale tregu.Një politikë e tillë nxit vetëm prirjet rritëse të çmimeve, duke penguar funksionimin natyral të ofertës dhe kërkesës. Si rrjedhojë, çmimet referencë rrezikojnë të përdoren më shumë si instrument fiskal për rritjen e të ardhurave, sesa si tregues real i tregut”, theksohet në letrën e APL.Profesionistët rekomandojnë rishikimin e dispozitave problematike duke vendosur kritere objektive, të matshme dhe të verifikueshme, si dhe kufizime të qarta për të shmangur arbitraritetin dhe deformimet në treg.Po ashtu APL thekson se përdorimi i metodave alternative për llogaritjen e taksës pa kritere të qarta mund të ngarkojë tatimpaguesit për shkak të boshllëqeve e mosharmonizimit institucional.Pas publikimit për konsultim publik të projektvendimit të metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës ku propozohet rritje e çmimeve të referencës në rrethe, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) i është drejtuar edhe me një letër të mëparshme ministrit të Financave Petrit Malaj ku rekomandonin që banesa e parë e qytetarëve të përjashtohej nga taksa e ndërtesës. Sipas tyre, një ndryshim i tillë ndikon drejtpërdrejt në shtresat e mesme dhe në familjet që zotërojnë vetëm një pronë për banim. REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E FINANCAVE, KRYEMINISTRIA, MEDIADrejtuar: Ministrit të FinancavePër Dijeni: Zyra e Kryeministrit, MediaNga: Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL)Lënda: Objeksione dhe rekomandime mbi Projektvendimin: “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ‘ndërtesa’, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj” Të nderuar, Në kuadër të konsultimit publik mbi projektvendimin në fjalë, paraqiten më poshtë disa vërejtje dhe problematika me karakter ekonomik, juridik dhe administrativ:  Mungesa e transparencës metodologjike dhe vështirësia për të reflektuar realitetin e tregut Në relacionin shoqërues parashikohet se çmimet e referencës janë përllogaritur mbi bazën e transaksioneve të viteve 2022–2024, duke përjashtuar ato që “nuk kanë logjikë ekonomike” ose që janë nën nivelin e referencës. Termi “mungesë logjike ekonomike” nuk shoqërohet me ndonjë kriter të qartë, objektiv apo teknik, gjë që krijon pasiguri ligjore dhe rrezik për subjektivitet në përzgjedhjen e të dhënave. Përjashtimi selektiv i transaksioneve që shënojnë çmime më të ulëta nga referenca, pa një argumentim të qartë, priret të krijojë një pasqyrë të njëanshme të tregut dhe të prodhojë një efekt rritës artificial të çmimeve, duke cenuar parimin e neutralitetit fiskal. Nuk jepet asnjë garanci se janë filtruar transaksionet e fryra apo të lidhura me fenomene të paligjshme, si p.sh. pastrimi i parave, çka mund të shtrembërojë më tej çmimet mesatare.  Kufizimi i mekanizmave të tregut përmes vendosjes së vlerës dysheme Legjislacioni aktual mbi tatimin e të ardhurave ka vendosur tashmë një vlerë minimale nën të cilën transaksionet e shitblerjes nuk pranohen. Projektvendimi ndjek të njëjtën qasje duke mos reflektuar rastet e rënies së çmimeve, edhe kur këto përfaqësojnë prirje reale tregu. Një politikë e tillë nxit vetëm prirjet rritëse të çmimeve, duke penguar funksionimin natyral të ofertës dhe kërkesës. Si rrjedhojë, çmimet referencë rrezikojnë të përdoren më shumë si instrument fiskal për rritjen e të ardhurave, sesa si tregues real i tregut.  Përdorimi i projekteve të ardhshme si faktor përcaktues çmimi Projektvendimi parashikon që çmimi të ndikohet nga projekte të ardhshme zhvillimore apo plane strategjike urbane. Kjo qasje mbart rrezik, pasi përdor projeksione ende të pasigurta dhe jo të realizuara për të justifikuar çmime më të larta, ndërkohë që të dhënat reale të tregut përjashtohen si të papërshtatshme. Përdorimi i pritshmërive të pasigurta si faktorë çmim-formues është i pabazuar në logjikën ekonomike dhe mund të çojë në deformim të tregut.  Neni 2, pika 12(c) – Njohja fiskale e poseduesve pa dokumentacion ligjor Dispozita e cila e konsideron “përdorues” edhe individin që mban në posedim një njësi pa leje ndërtimi apo dokument pronësie, pa aplikuar për legalizim, krijon precedent të diskutueshëm. Kjo përbën një formë njohjeje fiskale të një situate të paligjshme, duke rrezikuar të perceptohet si nxitje indirekte e ndërtimit informal. Një dispozitë e tillë dobëson përpjekjet për uljen e informalitetit në sektorin e ndërtimit dhe krijon perceptim për legjitimim të faktit të kryer.  Neni 4 – Hierarkia e burimeve të të dhënave dhe pasojat juridikeJepet përparësi të dhënave të verifikuara nga bashkia në terren kur këto rezultojnë më të mëdha se sipërfaqja e regjistruar në ASHK. Kjo qasje mund të përfshijë edhe ndërtime informale ose zgjerime të paligjshme, të cilat në këtë mënyrë trajtohen si fakte të kryera për qëllime fiskale. Mungesa e kufizimeve të qarta për zbatimin e kësaj dispozite krijon pasiguri juridike dhe hap rrugë për arbitraritet administrativ.  Neni 5 – Klasifikimi i njësive të ndërtimit Dispozitat e nenit 5 lejojnë klasifikimin fiskal të njësive ndërtimore në mënyrë të pavarur nga destinacioni i përdorimit të përcaktuar në dokumentet ligjore (leje ndërtimi, certifikata përdorimi, certifikata pronësie etj.). Ky rregullim rrezikon të relativizojë aktet juridike të planifikimit dhe zhvillimit të territorit, duke krijuar mospërputhje mes dokumentacionit ligjor dhe trajtimit fiskal. Kjo bie ndesh me parimin e ligjshmërisë dhe krijon standard të dyfishtë mes subjekteve që respektojnë legjislacionin dhe atyre që veprojnë në mënyrë informale.  Neni 16 – Vlerësimi alternativ i detyrimit tatimor Projektvendimi parashikon përdorimin e metodave alternative për përcaktimin e vlerës së taksueshme në mungesë të të dhënave zyrtare. Kjo dispozitë rrezikon të transferojë barrën e pasojave të mungesës së administrimit apo koordinimit institucional mbi tatimpaguesin, edhe kur ai nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Përdorimi i metodës alternative duhet të kufizohet vetëm në raste të identifikuara të shmangies së qëllimshme tatimore, jo si mekanizëm i përgjithshëm për të mbuluar boshllëqet administrative. Në të kundërt, kjo bie ndesh me parimin e mirëbesimit, barazisë tatimore dhe sigurisë juridike. Përfundim Projektvendimi, në formën aktuale, paraqet disa pasiguri dhe situata te diskutueshme për funksionimin e tregut të pasurive të paluajtshme, për sigurinë juridike dhe për parimin e barazisë tatimore. Rekomandohet rishikimi i dispozitave problematike duke vendosur kritere objektive, të matshme dhe të verifikueshme, si dhe kufizime të qarta për të shmangur arbitraritetin dhe deformimet në treg. Aleanca e Profesionistëve të Lirë  – APL  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.