Masat ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Europian kanë sjellë pasoja financiare. Mbi 613 milionë euro konsiderohet se është vlera e projekteve që janë pezulluar, ndërsa mbi 7 milionë janë humbur tërësisht. Heqja e graduale e masave është paralajmëruar nga Kaja Kallas por nuk është sqaruar se kur ato do të hiqen tërësisht.
Prej dy vitesh Kosova është nën masat ndëshkuese të Bashkimit Europian. Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme Kaja Kallas paralajmëroi heqjen graduale të tyre duke kushtëzuar me situatën në terren në veri.
Bashkimi Europian nuk ka sqaruar se cilat masa kanë filluar të hiqen fillimisht apo se kur ato do të hiqen plotësisht.
Mirëpo, ajo çfarë dihet janë pasojat financiare të këtyre masave ku disa prej projekteve të cilat kanë qenë të planifikuara të realizohen janë pezulluar ndërsa disa të tjera kanë humbur në tërësi.
“Vlera totale e këtyre projekteve është 613.4 milionë euro. 7.1 milionë euro nga kjo vlerë kanë humbur në tërësi kjo si rezultat i kalimit të afateve të lejuara për nisjen e procedurave për projekte të caktuara. Këto masa kanë ndikuar direkt në zbatimin e projekteve që financohen nga fondet IPA në vlerë prej 218 milionë euro dhe ËBIF në vlerë prej 395.5 milionë euro”, tha për A2 CNN Adelina Rukolli nga Instituti GAP.
Nga fondet IPA janë ndikuar marrëveshjet e nënshkruara nga vitit 2020, 2021 dhe 2022 dhe një marrëveshje e paproceduar që është e vitit 2024.
Ndërsa nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) janë bllokuar tetë aplikime për grante dhe kredi. Dy prej tyre gjatë vitit 2023 dhe gjashtë të tjera gjatë vitit 2024.
“Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin me 350.7 milionë euro, energjinë me 114.4 milionë euro, digjitalizimin me 57 milionë euro dhe kulturën me 15 milionë euro”, theksoi Rukolli për A2 CNN
Humbësit më të mëdhenj konsiderohen qytetarët pasi ka projekte që përfshirjen e shtrirjen e rrjetit të ujërave të zeza apo edhe të ngrohtores.
Masat ndëshkuese u vendosen pas trazirave në katër komunat e veriut ku serbët kundërshtonin vendimin që kryetarët shqiptarë të hynin në objektet komunale.
Tag: projekteve
-

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro
-

PPP-të prioritare, në filtër ndërsektorial – Drafti: Do ngrihet Komiteti i Përzgjedhjes, zgjerohen institucionet që…
Vendosja e prioriteteve dhe përcaktimi i projekteve koncesionare apo të partneritetit publik privat që meritojnë ekspertizë të specializuar do të bëhet nga një komiteti i posaçëm. Projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i nxjerrë për konsultim publik parashikon ndër të tjera ngritjen e Komitetit të Përzgjedhjes së Projekteve, si një organ administrativ kolegjial, që kryesohet nga Ministri i Ekonomisë dhe mbledh rreth tryezës ministrat e Financave, Infrastrukturës, Energjisë, Zhvillimit Urban e Mjedisit. Sipas relacionit shoqërues, ngritja e këtij organi siguron filtrin ndër-sektorial para nisjes së projekteve strategjike. Komiteti fton, rast pas rasti, pa të drejtë vote, përfaqësues nga bota akademike, si dhe titullarët e autoritetit ose entit kontraktues, të cilët kanë fushë të veprimtarisë objektin e projektit të koncesionit/partneritetit publik privat, për të argumentuar kërkesën e tyre.
Drafti zgjeron edhe gamën e autoriteteve kontraktore, duke iu dhënë të drejtë shumë institucioneve për të lidhur kontratat koncesionare apo PPP. Kjo pasi, ligji aktual përcakton si autoritete kontraktuese ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore. Ndërkohë që, sipas draftit këtë të drejtë do e kenë edhe institucionet kushtetuese, si Kuvendi, Presidenca, Gjykata Kushtetuese, etj.; institucionet e pavarura si Avokati i Popullit, KLSH, KQZ, AMA, etj; institucionet e tjera qendrore, sikurse janë ministritë dhe agjencitë shtetërore, si dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, ku përfshihen bashkitë dhe njësitë administrative. Ligji parashikon edhe shumë shtesa e ndryshime të tjera, që sipas relacionit synojnë krijimin e një kuadri të qartë, të qëndrueshëm dhe konkurrues për nxitjen e investimeve private nëpërmjet koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP). -

Si ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatën e Tiranës? Ja si përgjigjet Rama
Kryesocialisti Edi Rama i ftuar në Report Tv pyetet edhe për arrestimin e Erion Veliajt dhe se si ka ndikuar në fushatën e Tiranës. Por, kreu i qeverisë përgjigjet shkurt “S’kam asnjë ide”.
Rama flet edhe për inceneratorët, duke thënë se janë tre projekte që shpëtuan tre qytete nga plehrat, Tiranën, Elbasanin dhe Fier.
Armand Mero: A ka qenë projekti i inceneratorëve një projekt i dështuar i qeverisë suaj? Nisur nga fakti, përveç anës penale dhe faktit që sot e kësaj dite asnjëri prej tyre nuk funksionon me impiantin e djegies. Në Tiranë, as ka filluar të ndërtohet.
Rama: Ato tre projekte kanë bërë që tre qytetet të shpëtojnë nga plehrat. Dhe jo tre, po më shumë se të tre. Në qoftë se sot ne kemi Tiranën shumë më të pastër, në qoftë se sot ne kemi Elbasanin shumë më të pastër, Fierin shumë më të pastër është falë atyre tre projekteve. Brenda atyre tre projekteve ka një pjesë, që është pjesa e korrupsionit, që duhet shkuar deri në fund. Por ka një konfuzion kaq të madh në sa komentohet dhe në sa diskutohet, që unë s’di ç’të them, por ama nga pikëpamja e dobisë së atyre projekteve, dobia e tyre as nuk diskutohet fare. Nëse nuk do ishin bërë ato tre projekte, unë nuk e di se çfarë do ndodhte me këto qytete në aspektin e plehrave.