Në fjalën e tij të parë sapo u zgjodh kryetar i komanduar i Bashksië së Vlorës, Elis Halili tha se fokusi i tij gjatë kësaj periudhe tranzitore, do të jetë zbatimi i të gjithë projekteve që e bëjnë më të mirë jetesën e qytetarëve.
“Do të doja që në këtë sallë të ishin të gjithë këshilltarët. Dua të kuptoni që të gjithë në këtë sallë janë qytetarë të Vlorës. Unë jam Elis Halili kam lindur dhe jam rritur në qytetin e Vlorës. Jam inxhinier ndërtimit. Prej 7 vjetësh në qytetin e Vlorës. Kam drejtuar dhe kam qenë pjesë e zbatimit të projekteve të këtij qyteti. Për mua është kënaqësi dhe detyrim që të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak më kanë besuar për të qenë një nga nënkryetarët për të drejtuar bashkinë në këtë periudhë tranzitore. Fokusi ynë kryesor gjatë kësaj periudhe tranzitore do jetë në zbatueshmërinë e të gjithë projekteve që e bëjnë më të mirë jetesën e të gjithë qytetarëve”.
Mes debateve dhe pas bojkotit të këshilltarëve të opozitës, Këshilli Bashkiak i Vlorës zgjodhi Elis Halilin Kryetar të përkohshëm të Bashkisë së Vlorës.
Tag: projekteve
-

Elis Halili flet pas zgjedhjes si kryetar i Bashkisë së Vlorës: Fokusi te zbatimi i projekteve
-

Kryebashkiaku i Skraparit thirrje PS dhe PD: Të bëhemi bashkë për të ndërtuar rrugët e zonës sonë.
Kryebashkiaku i Skraparit Adriatik Mema i ka bërë sot thirrje deputetëve të dy kahjeve politike që janë nga Skrapari për të bashkëpunuar në lidhje me hartimin dhe veçanërisht zbatimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore të kësaj bashkie. Në një mesazh qa ai i ka dërguar Enriketa Jahos dhe Hysen Buzalit deputetë të të PS por edhe Besart Xhaferrit dhe Zija Ismailit deputetë të PD, u ka kërkuar bashkëpunim për hir të një interesit madhor që është ndërtimi i rrugëve të komunikimit të kësaj zone.
Skrapari është e vetmja krahinë në Shqipëri që pas vitit 1990 nuk është ndërtuar asnjë rrugë dhe rrjetin ekzistues e ka totalisht të amortizuar. Dhe më e kjeqja është se Skrapari është e vetmja zonë në Shqipërië që është po totalisht e izoluar dhe nu ka lidhje infrastrukturtore me asnjë nga bashkitë fqinje përveç Beratit që të çon atje. Edhe pse Skrapari ka fqinj Korçën, Gramshin, Përmetin dhe një një zonë të vogël edhe Kolonjën, me asnjë nga këto bashki nuk ka komunikim rrugor. Ndodhur në këtë situatë kryebashkiaku Mema u është drejtuar deputetëve të bashkëpunojnë për të bërë të mundur ndryshimin e situatës që banorëve u është premtuar për 35 vjet. Mes të tjerave Mema shkruan:
“Pavarësisht përkatësisë tuaj partiake, besoj fort se ajo që ju bashkon ju të katërt është Skrapari, vendi juaj i orgjinës. Ndaj, si kryetar i Bashkisë, do të kërkoja përunjësisht mbështetjen tuaj sa i takon projekteve zhvillimore për Skraparin. Me formimin tuaj, ju e kini mundësine të jeni një zë i fuqishëm dhe i mirëkoordinuar në Kuvend, qe si asnjëherë më parë, të mund të bëhet më shumë për Skraparin dhe atë komunitet të mrekullueshëm që vërtetë meriton shumë më tepër”.
Në fakt kryeministri Edi Rama proklamoi gjatë fushatës elektorale të 11 majit katër projeke madhore për zonën e Skraparit lidhur me infrastrukturën. Ai deklaroi se qeveria do ndëtojë brenda këtij mandati rrugën e re Berat-Çorovodë, rrugën me trase totalisht të re Çorovodë-Gramsh, rrugën Çorovodë-Korçë dhe Çorovodë-Përmet.
Megjithatë duket se bashkëpunimi i deputetëve pavarësisht përkatësisë partiake do ti jepte nxitje realizimit të këtyre projekteve.
Ndërkohë mësohet që të katër deputetët i janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrjeje dhe shumë shpejt pritet të organizohet një takim me kryebashkiakun Mema.
Më poshtë mesazhi i plotë që kryebashkiaku i Skraparit Adriatik Mema u ka dërguar deputetëve nga Skrapari:
Mesazh per:Zj. Enriketa JahoZ. Zija IsmailiZ. Besart XhaferriZ. Hysen BuzaliMirmengjes!Teksa beheni gati te betoheni si deputet i Kuvendit te Shqiperise, deshiroj t’ju uroj suksese dhe mbaresi ne kete rrugetim plot pergjegjesi qe po nisni sot. Jam i bindur se ju do te jepni me te miren ne sherbim te atyre qe ju kane votuar dhe jo vetem, per t’i perfaqesuar dhe per t’ju sherbyer me dinjitet dhe ne lartesine qe kjo detyre fisnike kerkon.Pavarsisht perkatesise tuaj partiake, besoj fort se ajo qe ju bashkon ju te katert eshte Skrapari, vendi juaj i origjines. Ndaj, si kryetar i Bashkise, do te kerkoja perunjesisht mbeshtetjen tuaj sa i takon projekteve zhvillimore per Skraparin. Me formimin tuaj, ju e kini mundesine te jeni nje ze i fuqishem dhe i mire koordinuar ne Kuvend, qe si asnjehere me pare, te mund te behet me shume per Skraparin dhe ate komunitet te mrekullueshem qe vertete meriton shume me teper. Ne çdo kohe Skrapari i ka dhene me shume politikes se ka “marre” prej saj. Eshte momenti qe ky trend te ndryshoje. Besoj fort se ju do te kontribuoni ne kete drejtim.Edhe njehere ju uroj suksese dhe mbaresi!Me konsiderate te larte,Adriatik MemaKryetar i Bashkise Skrapar -

Paketa e re për mbrojtjen e pronës dhe territorit/ Rama: Ndalimi i ndërtimeve pa leje
“Siç nuk ka asgjë të përkryer, nuk është e tillë as kjo paketë,” u shpreh kryeministri Rama, duke theksuar se bëhet fjalë për një tërësi masash të reja, që synojnë të forcojnë kontrollin mbi territorin dhe ndërtimet, si dhe të mbrojnë integritetin e projekteve arkitektonike.
Një nga pikat kryesore të paketës është mbrojtja e autorësisë së projekteve arkitektonike, të cilat sipas Kryeministrit, shpesh janë deformuar nga ndërtuesit në praktikë.
“Siç nuk ka asgjë të përkryer nuk është e tillë as kjo paketë, por është një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumente të reja për të mbrojtur territorin, duke nisur që nga suksesi përfundimtar i një ofensive që do të zgjasë mbase edhe gjatë të gjithë mandatit të ri për ndalimin pa kthim të çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje, deri tek mbrojtja e autorësisë së projekteve arkitektonike që gjatë të gjithë kësaj kohë, që kur në Shqipëri ka nisur ndërtimi nga sipërmarrja e lirë, janë deformuar dhe përdhunuar në formën e tyre nga ndërhyrja e ndërtuesve.
Kjo i kthen në formale filtrat që vendosen për të garantuar që projekti plotëson standarded dhe një tjetër pasojë e konsiderueshme, mashtrimi që u bëhet blerësve duke u shitur objektin që ka marrë leje me pamjet specifike, ndërsa në fund pamja është si një kushëri i largët që sapo ka dalë i qethur e i rruar nga berberi dhe me trupin e deformuar”, tha Rama. -

“QSUNT po kthehet në qendër tregtare”, PD: Në vend të ilaçeve, Rama po ofron dhoma hoteli
Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast që cenon drejtpërdrejt interesat e qytetarëve shqiptarë dhe sistemin publik shëndetësor.
Sipas deklaratës së zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, qeveria Rama, në vend që të zgjidhë problemet e mungesës së medikamenteve dhe shërbimeve bazë, po i jep prioritet projekteve fitimprurëse me natyrë biznesi në zemër të sistemit shëndetësor publik.
Në qendër të akuzave është një projekt ndërtimi në ambientet e QSUT-së. Bëhet fjalë për “një kontratë me vlerë 14 milionë euro, e shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) në shtator 2024, me objekt: “Përmirësimi i transportit urban dhe parkimeve – Ndërtimi i godinës së parkimit multifunksional me shumë nivele në QSUT”. Projekti është fituar nga kompania “Salillari shpk” me bashkëpunim të “ASL shpk”.
Sipas kontratës, ndërhyrja përfshin ndërtimin e dy godinave: një strukturë parkimi 6-katshe (5 mbi tokë dhe 1 nën tokë) dhe një hotel 5-katësh me qëllime pritjeje dhe logjistike, gjithashtu me një kat teknik nëntokësor. Afati i realizimit të projektit është 24 muaj.
PD deklaron se gjasat janë që menaxhimin e parkimit të ri mund ta kryejë Agjencia Ekonomike Mbështetëse e krijuar (në v.2018) nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, e drejtuar nga ish-zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.
Në krye të saj qëndron Alfred Dalipi, ish- zv.ministër i Mjedisit dhe ish deputet i PS-së.
PD deklaron se kjo agjenci nisi aktivitetin e saj duke vendosur tarifa parkimi në QSUT, dhe tashmë është shndërruar në një strukturë që përveç parkimit të QSUNT menaxhon edhe parkime dhe projekte në të gjithë vendin, si:
• Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë, Tropojë
• në Vermosh, Malësi e Madhe
• Kompleksi Agroturistik në Belsh
• Godina e Parkimit në Berat, në Sheshin “Teodor Muzaka”
• Qendra e Zhvillimit Rajonal në Korçë
• Godina e Parkimit në Gjirokastër, në Sheshin “Çerçiz Topulli”.“Përmes këtyre projekteve, Agjencia gjeneron miliona euro në kurriz të pasurisë publike. Ndërkohë, QSUT – spitali më i madh i vendit – përballet me mungesë të shërbimeve bazë dhe të hapësirave po përdoren për zona parkimi me pagesë.”– shprehet Vangjeli.
Ky është një tjetër shembull i zhvatjes së pasurisë publike dhe i kthimit të institucioneve shëndetësore në biznese private, në kurriz të qytetarëve.
Partia Demokratike kërkon transparencë të plotë dhe ndalimin e menjëhershëm të projekteve që synojnë kthimin e QSUT-së në një qendër fitimprurëse, në vend që të jetë një institucion në shërbim të pacientëve dhe shëndetit publik. -

Ura mbi Bunë që do të lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e punëve me rëndësi kombëtare
Ndërtimi i urës mbi lumin Buna që do të lidhte Velipojën me Ulqinin në Mal të Zi, duke shkurtuar ndjeshëm distancat, nuk është më prioritet i qeverisë.
Tre vite pas prezantimit për herë të parë të idesë, në një takim mes Kryeministrave Rama dhe Abazoviç në kuadër të ‘Ballkanit të Hapur’ në Ohër dhe pas ecejakeve dhe përpjekjeve për të nisur zbatimin e projektit, tashmë ai nuk rezulton fare në listën e projekteve me rëndësi kombëtare.
Në mbledhjen e qeverisë të fundkorrikut është bërë një ndryshim s i përket projekteve me rëndësi kombëtare me status ‘të maturuar’ dhe rezulton se projekti i urës mbi Bunë të jetë hequr.
Madje, ai nuk ishte as te projektet me status ‘pjesërisht të maturuar’ ose ‘i pamaturuar’. Në vendimin e mëparshëm të miratuar në shkurt 2025, ndërtimi i urës mbi lumin Buna ishte në listën e projekteve me status ‘të maturuar’, me një fond indikativ prej 14 milionë eurosh dhe për zbatimin ishte ngarkuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Autoritetet në të dy vendet kanë insistuar vazhdimisht se projekti do të realizohet dhe nuk do të mbetet thjesht në 3D. Por me sa duket, ndryshimi i qeverisë në Mal të Zi, me largimin e shqiptarit Abazoviç dhe ardhjen e malazezit Spajiç në tetor 2023, ndryshoi edhe drejtimin e prioriteteve.
Ura, 300 metra e gjatë do të kishte dy korsi, trotuare dhe shtigje biçikletash, dhe një lartësi prej rreth 10 metrash mbi nivelin më të lartë të ujit, duke mundësuar qarkullimin lumor. Ajo parashikohej të ndërtohej me kontributin e përbashkët financiar të dy vendeve. Në momentin e prezantimit, si edhe të nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e saj, vlera e projektit llogaritej në total 20 milionë euro.
Ura pritej të përshpejtonte ndjeshëm lidhjen mes dy pikave turistike, duke e reduktuar distancën aktuale prej 73 km në vetëm 1 km dhe duke lidhur rreth 34 km plazhe të frekuentuara nga mbi 500 mijë turistë çdo vit. Gjithashtu, autoritetet kishin në plan ishte një bashkëpunim për operim të përbashkët të lundrimit në liqen dhe zhvillimin e një projekti të përbashkët turistik në të dyja anët e Bunës. /Ekofin.al
-

Akuza ndaj Veliajt/ Kontratat e projekteve kulturore pjesë e dosjes së SPAK, si miratoheshin në Bashkinë e Tiranës
Sipas të dhënave të përfshira në dosjen e SPAK ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një ndër akuzat kryesore është ajo e korrupsionit pasiv, e cila lidhet me dyshimet për ngritjen e një skeme të transferimit të fondeve publike drejt kompanive të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.
Në dokumentet hetimore përmenden disa projekte kulturore të miratuara nga Bashkia e Tiranës, të cilat sipas SPAK janë zbatuar nga kompani të kontrolluara nga persona të afërt me Xoxën. Një nga rastet e përmendura është ai i kontratave që kapin vlerën e rreth 30 mijë eurove, të cilat janë realizuar nëpërmjet Teatrit Kombëtar, përfshirë aktivitetin “Festivali Ndërkombëtar i Dancit”, me përfitues kompaninë e Elman Abules.
Prokurorët kanë administruar gjithashtu dëshminë e znj. Abigeila Voshtina, drejtoreshë e Teatrit të Operas dhe Baletit deri në dhjetor 2024. Në dëshminë e saj, Voshtina ka deklaruar se ka firmosur kontrata të paligjshme gjatë kohës që drejtonte institucionin, me kërkesë të drejtpërdrejtë nga Ajola Xoxa, duke u ndjerë e detyruar për t’i nënshkruar ato.
Struktura vendimmarrëse dhe procedurat ligjore në Bashkinë e Tiranës
Legjislacioni në fuqi i Bashkisë së Tiranës ia jep Këshillit Artistiko- Kulturor të kryeqytetit të drejtën për të miratuar projektet kulture.Kjo strukturë e ngritur me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës përbëhet nga 9 anëtarë – figura të njohura të jetës artistike, kulturore dhe sportive – dhe vendimet e tij shërbejnë si bazë për financimin e projekteve përkatëse.Gjithashtu, Këshilli Bashkiak ka miratuar më 11.03.2016, përmes vendimit nr. 12, rregulloren për financimin e projekteve kulturore, artistike, rinore dhe sportive. Kjo rregullore përshkruan hap pas hapi të gjithë procedurën që duhet ndjekur për miratimin dhe financimin e një projekti kulturor nga Bashkia.
Delegimi i kompetencave nga Kryetari i Bashkisë
Një tjetër element ligjor me rëndësi është urdhri i firmosur nga kryebashkiaku Veliaj rreth 7 vite më parë, për delegimin e kompetencave të tij në fushën e financimeve kulturore. Sipas këtij urdhri, përgjegjësia për firmosjen e akteve të mbështetjes financiare të projekteve artistike i është deleguar njërit prej nënkryetarëve të Bashkisë së Tiranës.
Bazuar në këtë skemë vendimmarrjeje, procedurat e financimit të projekteve artistiko-kulturore janë ndjekur nga Këshilli Artistiko-Kulturor dhe më pas janë zyrtarizuar nga nënkryetari përkatës, në përputhje me delegimin e bërë nga kryetari i Bashkisë.
Në këtë mënyrë, nëse provohet që procedurat janë ndjekur në përputhje me rregulloren e miratuar dhe kompetencat janë zbatuar sipas urdhrave të delegimit, përgjegjësia direkte e kryetarit të Bashkisë për kontratat në fjalë mbetet për t’u përcaktuar në mënyrë të qartë përmes hetimeve të mëtejshme.Top Channel
-

Dorëzimet e projekteve për Forumin Agora Pitching deri më 18 korrik
Forumi Agora Pitching i ANIMASYROS do të jetë përsëri pjesë e Kampusit Ndërkombëtar MIFA. Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka publikuar thirrjen e hapur për Forumin Agora Pitching, ku dorëzimet e projekteve vijojnë deri më 18 korrik. QKK shprehet se ANIMASYROS International Animation Festival vazhdon partneritetin e saj strategjik me Festivalin e Annecy-së!
“Forumi Agora Pitching i ANIMASYROS do të jetë përsëri pjesë e Kampusit Ndërkombëtar MIFA, një program ndërkombëtar që synon të mbështesë krijuesit dhe artistët e rinj nga vendet mesdhetare, përkatësisht Greqia, Shqipëria, Kroacia, Qiproja, Libani dhe Tunizia, duke u ofruar atyre aftësi dhe përvojë. Gjashtë (6) profesionistë nga këta vende do të marrin pjesë në program, të cilët do të përzgjidhen në bazë të planeve e projekteve që ata paraqesin deri më 18 korrik”, thuhet nga QKK.
Ndër të tjera Qendra Kombëtare Kinematografike shprehet më tej se punëtoria 4-ditore e trajnimit për Pitching do të mbahet si pjesë e Kampusit Ndërkombëtar MIFA në Syros nga 23 deri më 26 shtator. Tutorët e punëtorisë së Pitching do të jenë profesionistë të vlerësuar audiovizualë të përzgjedhur nga ekipi i Tregut Ndërkombëtar të Filmit të Animuar të Annecy-së (MIFA). Sipas QKK gjatë punëtorisë, gjashtë pjesëmarrësit do të zhvillojnë projektet e tyre për t’u përballur me sfidat e tregut ndërkombëtar dhe do të përgatiten në mënyrë efektive për të marrë pjesë në Pitch Partenaire që do të mbahet në qershor 2026 në Annecy. -

Maqedoni e Veriut dispozita të reja në ligjet për energjinë
Maqedonia e Veriut ka miratuar ligjin e ri për energjinë dhe ka përgatitur draftin e ri të ligjit për energjinë e rinovueshme.Marija Filipovska Jelčić, eksperte juridike në vend dhe partnere në zyrën maqedonase të CMS, u shpreh në lidhje me dispozitat e reja në të dy ligjet, duke u përqendruar tek ato që janë me rëndësi për komunitetin e biznesit dhe investitorët. Ajo gjithashtu paraqiti sfidat praktike në zbatimin e projekteve të energjisë së rinovueshme dhe zgjidhjet ligjore për këto çështje.Ndërsa procedura për ndërtimin e impianteve të reja energjetike, përfshirë bateritë, mund të bëhet më kërkuese për shkak të prezantimit të garancive financiare dhe kërkesës për paraqitjen e nismave të projekteve për përfshirje në planin vjetor të ndërtimit, procesi pritet të bëhet më i parashikueshëm dhe i mbështetur nga institucionet, sipas Marija Filipovska Jelčić.Ajo renditet ndër dhjetë këshilltarët ligjorë më të mirë në vend. Nëpërmjet punës në reforma rregullatore, tranzicionin energjetik dhe rindërtimin e infrastrukturës në shkallë të gjerë, Marija Filipovska Jelčić luan një rol kyç në formësimin e një peizazhi energjetik më të qëndrueshëm dhe më rezistent në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.Qëllimi kryesor i ligjit të ri është harmonizimi i kuadrit ligjor energjetik të Maqedonisë së Veriut me Paketën e Energjisë së Pastër të BE-së dhe më konkretisht me Direktivën e BE-së 2019/944, që fokusohet te tregu i brendshëm dhe funksionaliteti i tij, balancimi, mbipopullimi dhe shpërndarja e kapaciteteve, si dhe liberalizimi i tregjeve kombëtare.Ligji sjell një numër risish dhe fokusohet te komuniteti i biznesit dhe investitorët vendas e të huaj, që po shqyrtojnë tregun maqedonas për zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme.Një reformë kyçe është përdorimi i një regjimi të ri autorizimi për ndërtimin e impianteve për prodhimin e energjisë. Në vijim, baza ligjore për ndërtimin e projekteve të energjisë së rinovueshme do të përmblidhet në një Plan Vjetor Ndërtimi, që do të miratohet nga qeveria mbi bazën e një propozimi nga Ministria e Energjetikës.Ideja është që ky plan të rregullojë autorizimin e impianteve për prodhimin e energjisë elektrike në shkallë të mesme dhe të madhe (me kapacitet mbi 1 MW), impianteve të kogjenerimit me efikasitet të lartë, impianteve për prodhimin e karburanteve sintetikë dhe hidrogjenit, si dhe sistemeve të magazinimit të energjisë.Në këto procedura, investitorët mund të kërkojnë përfshirjen e projekteve të tyre në Planin Vjetor nëpërmjet paraqitjes së një nisme, pavarësisht nëse projekti është planifikuar në tokë publike apo private. Nëse menaxhohet në mënyrë transparente dhe efikase, ky mekanizëm duhet të sjellë një qasje të re, më të organizuar dhe sistematike në zhvillimin e këtyre projekteve.Megjithatë, regjimi i ri i autorizimeve parashikon gjithashtu edhe garanci ndërtimi të llogaritura mbi bazën e kapacitetit të instaluar të projektit, të cilat duhet të paraqiten nga investitorët bashkë me kërkesën për autorizim dhe që kanë për qëllim të sigurojnë zbatimin e projektit.Edhe pse ky koncept ligjor tashmë ekziston në rajon në Kroaci, në Serbi dhe në vende të tjera, duket se ka rezultuar problematik në praktikë për shkak të disa arsyeve, kryesisht sepse kufizon hyrjen në treg dhe rëndon më tej projektin dhe investitorët.Duke pasur parasysh këtë, pritet që qeveria maqedonase të ketë një qasje të orientuar nga biznesi kur të shqyrtojë përvojat e njohura të lidhura me këto garanci në rajon dhe të identifikojë rreziqet kryesore për komunitetin e biznesit, përpara se të rregullojë më tej këtë mekanizëm në aktet nënligjore të pritshme.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Pas fshirjes së projekteve muzikore nga “You Tube”, Egli dhe Fifi marrin vendimin e papritur
Pas një periudhe heshtjeje dhe fshirjes së këngës së tyre nga YouTube, Fifi ka bërë një lëvizje të papritur duke publikuar projektin muzikor me Egli Takon në Instagram Story.
Lidhja mes dy artistëve ishte ndërprerë pas mosmarrëveshjeve financiare dhe ndarjes së fitimeve, që çuan në fshirjen e këngës.Në të njëjtën kohë, të dy artistët kanë rikthyer sërish postimet e përbashkëta në rrjetet sociale, duke i vënë në dyshim zërat që paralajmëronin konflikte të thella mes tyre. Duket se situata po përmirësohet, pasi bashkëpunimi tashmë është risjellë për publikun.
-

Vilat qeveritare do kthehen në hotele, prezantohen projektet për Vlorën dhe Velipojën
Ka nisur këtë të mërkurë prezantimi i projekteve për vilat qeveritare të Vlorës dhe Velipojës, që synohet të kthehen në hotele markë ndërkombëtare në bashkëpunim me privatin.Kryeministri Edi Rama para nisjes së prezantimit të projekteve tha se kjo praktikë synon që t’i japë një tjetër dimension bashkëpunimit që shteti ka me privatin nga ku pritet që edhe të ardhurat që gjenerohen të vihen në shërbim të punëve publike.Ky është një model që sipas kreut të qeverisë e kanë ndjekur edhe Franca dhe Italia, ku agjencitë simotra të Korporatës së Investimeve Shqiptare gjenerojnë të ardhura në nivele të larta.“Eksperienca e dy rezidencave që tashmë janë transformuar njëra në një shtëpi pritje të shtetit shqiptar për personalitete të fushave të ndryshme dhe tjetra në një qendër për artistë të rinj nga e gjithë bota në bashkëpunim me fondacionin francez “Art explora” na kanë treguar që kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në qendra me interes publik dhe për t’i rijetëzuar duke futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes t’i transformojë në burim të ardhurash dhe ky është rasti i dy projekteve që kemi konkursin sot.Njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit shqiptar në Vlorë dhe tjetri për një tjetër rezidencë qeveritare në Velipojë. Është një rrugë e re që ne po e shkelim por ku praktikisht shikojmë potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar, duke ndryshuar praktikisht edhe formulat e ndërveprimit me privatin që deri dje kanë qenë shumë bazike.E kanë privuar shtetin nga shumë kapacitete për të krijuar të ardhura. Po shohim modele në Europë ku institucione si motra me Korporatën e Investimeve në France apo Itali zotërojnë asete dhe marrin të ardhura mbresëlënëse që vihen në dispozicion të interesit publik për të investuar në infrastrukturë publike dhe për të përfshirë kapacitetet shtetërore në rritjen e ekonomisë por edhe në përfitimin nga kjo rritje” tha Rama.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro nënvizoi se rijetëzimi dhe aktivizimi i aseteve të periudhës së diktaturës është një formë për t’i treguar brezit aktual dhe atyre që do të vijnë mbi të kaluarën por edhe një kartëvizitë për turistët të cilët kanë ardhur në rritje nga viti në vit dhe që vetëm në katër muajt e parë të këtij viti janë 7 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.Projektet e rezidencaveNë muajin prill Korporata njoftoi se ishin disa kompani që kishin shfaqur interes për të qenë pjesë e garës për rijetëzimn e vilave qeveritare. Në fazën e parë shoqëritë që kishin interes për Velipojën ishin:Shoqëria “Soleil and Sea” shpkBashkimi i Subjekteve shoqëria “2A Group shpk”, “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company “Swiss Diamond Group SA”Shoqëria “Xhenis shpk”Ndërkohë për kontratën “Për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Vlorë” pjesë e nënprojektit “Hospitality” kanë shfaqur interes pesë shoqëri nga të cilat janë kualifikuar për fazën e dytë katër prej tyre:Shoqëria “Blu Horizont 2005” shpkShoqëria “Soleil and Sea” shpkBashkimi i Subjekteve shoqëria “2A Group shpk”, “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company “Swiss Diamond Group SA”Bashkimi i Subjekteve “Shoqëria Edil-Al-IT shpk & Zdrava shpk shpk”. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.