Edi Rama: Duke arritur që të shtosh vlerën e produktit final, tjetër është kur e shet në gropë, tjetër kur e shet në fund. Ka nga ata që apartamentin e blerë në gropë, e rishesin kur mbaron pallati. Fiton ai që e ka blerë në gropë. Kjo në aspektin e interesit publik ka të bëjë me cilësinë dhe kohën në të cilën realizohen projektet.
Investitorët duan kohën, nuk mund t’u japësh një projekt për një godinë në Tiranë dhe pastaj projekti të marrë 10 vite. Ata duan të dinë kur fillon, kur mbaron. Koha është e rëndësishme. Duhet të dihen edhe kapacitetet ndërtimore të kompanive, me krahun e punës që është bërë shumë i çmuar. Do të bëhen monitorim me dronë.
Kjo është shkollë e jashtëzakonshme për të gjithë arkitektët tanë që duke punuar me këta mjeshtra marrin zanatin jo më nga bankat e shkollës, por me ata që punojnë në kohë reale me projektet. Për të shkuar dhe për të bërë një stazh në studiot e atyre arkitektëve, është e pamundur, ne kemi krijuar kushtet që të gjithë arkitektët tanë të bëjnë një stazh në kushte reale. Në 5-10 vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë të paktën 1-2 arkitektë të mëdhenj. Shkolla jonë e arkitekturës nuk është ndër më të mirat në botë. Edhe sikur të ishte, nuk mësohet në bankat e shkollës ajo që mësohet në praktikë. Shans i madh të punosh me këta njrëz, duhet t’i mbajmë të lidhur me vendin tonë duke punuar besnikërisht me ta, duke mos tradhtuar atë energji dhe punë që ata bëjnë për projektet këtu, duke devijuar nga projektet.
Tag: projektet
-

Bashkëpunimet me arkitektët ndërkombëtarë, Rama: Stazh perfekt për studentët tanë
-

BIRN: PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit
Rezoluta më e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit – specifikisht mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor – dërgoi një sinjal të qartë lidhur me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilat sipas BE-së janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për procesin e integrimit.
Sipas eurodeputetëve, Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të mbrojtur trashëgiminë natyrore, duke përfshirë edhe qytetarët në vendimarrjen mjedisore, sipas detyrimit për t’ju përmbajtur konventave ndërkombëtare të Aarhus dhe Espoo.
“Teksa negociatat intensifikohen, progresi në mbrojtjen e mjedisit duhet të vendoset në qendër të reformave të këtyre vendeve,” u shpreh Viktor Berishaj, oficer i politikave në organizatën mjedisore gjermane EuroNatur.
Në vitet e fundit, organizatat mjedisore kanë kritikuar ashpër ndryshimet ligjore që prekin zonat e mbrojtura në Shqipëri, si edhe projektet kontroverse si Aeroporti i Vlorës në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë apo planet e hidrocentraleve në Vjosë dhe Skavicë.
Edhe pse përshëndeti vendimin e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, Parlamenti Europian i bëri thirrje Shqipërisë të tërheqë ligjet dhe projektet kontroverse që rrezikojnë mjedisin.
Rezoluta e Parlamentit Europian shpreh shqetësime lidhur me ndryshimet e fundit ligjore përsa i përket Ligjit për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri, që sipas tyre i hap rrugën infrastrukturave të mëdha turistike në zona të ndjeshme ekologjike.
“Deputet e PE bënë thirrje që këto ndryshime ligjore të tërhiqen menjëherë në mënyrë që të sigurohet një përputhje me standardet mjesdisore të BE-së”, shkruhet në një përmbledhje të rezolutës të publikuar nga organizata EuroNatur.
“U bëhet gjithashtu thirrje autoriteteve shqiptare të menaxhojnë habitetet për speciet e rrezikuara, në vecanti Rreqebullin e Ballkanit, dhe të heqin dorë nga planet për hidrocentralin e Skavicës mbi lumin Drin, që do kishte pasoja të mëdha ekologjike dhe sociale sipas tyre”, citohet më tej në përmbledhjen e rezolutës lidhur me mjedisin.
Dokumenti vë në pah gjithashtu shqetësimin lidhur me ndërtimin e Aeroportit te Vlorës në peisazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë.
Gabriel Schwaderer, drejtues ekzekutiv i organizatës mjedisore EuroNatur u shpreh se është pikërisht koha që qeveria shqiptare të tregojë sa seriozisht e ka marrë anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke marrë parasysh kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.
“Ne mbështesim fuqimisht mesazhin e Parlamentit Europian për Shqipërinë. Qeveria duhet të tregojë seriozitetin lidhur me anëtarësimin në BE, duke ndaluar projektet që shkelin ligjet e mbrojtjes dhe që dobësojnë ruajtjen e zonave të mbrojtura”, tha Schwaderer.
“Progresi në negociata është i mundur vetëm nëpërmjet progresit konkret në mbrojtjen e natyrës”, vijoi ai.
Rezoluta thekson se mbi të gjitha këto masa kanë si qëllim mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit, dhe jo sakrifikimin e saj për zhvillime të përkohshme. -

Ministri Gonxhja takon Kryepeshkopin Joan: Nisim projektet për trashëgiminë kulturore dhe çështjet humane
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka takuar sot Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi, ku ndau ide për përditësimin e bashkëpunimit me theks trashëgiminë kulturore, objektet monumentale si dhe çështjet humane e sociale.
Gonxhja i shprehu Fortlumturinë së tij gatishmërinë e ministrisë që drejton dhe vlerësimin për kontributet e derisotshme, duke nisur punën menjëherë për projektet në vijim.
Ministri Gonxhja e quan këtë takim edhe një ndalesë shpirtërore me shumë vlerë.
“Takova sot Kryepeshkopin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e tij Joanin, për një bashkëbisedim të çmuar mbi rëndësinë e aseteve dhe pavarësisë ekonomike në fuqizimin e kapaciteteve misionare.
Midis fjalëve të tij frymëzuese dhe urtësisë, folëm dhe ndamë ide për përditësimin e bashkëpunimit me theks trashëgiminë kulturore, objektet monumentale si dhe çështjet humane e sociale.
I shpreha gatishmërinë e MEKI dhe vlerësimin për kontributet e derisotshme, duke nisur punën menjëherë për projektet në vijim.
Mes vrapit të përditshëm ishte një ndalesë shpirtërore me shumë vlerë”, shkruan Gonxhja. -

Ministri Gonxhja: 50 të papunë u rekrutuan në projektet e prokuruara nga OBP
Gjatë periudhës shkurt–qershor 2025, 50 persona të regjistruar si të papunë janë rekrutuar në projektet e prokuruara nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, (OBP). Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale. “Kjo është realizuar përmes vendosjes së kriterit me pikëzim gjatë fazës së tenderimit të procedurave, ku Operatorët Ekonomikë marrin angazhimin për të rekrutuar punëkërkues të papunë të regjistruar pranë Zyrave të Punës”, theksoi Gonxhja. Gonxhja tha se “me këto punësime kanë nisur efektet e para të zbatimit të marrëveshjes mes OBP dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive lidhur me rekrutimin e punëkërkuesve të papunë në projektet e tenderuara nga organi qendror blerës”.
Marrëveshja e bashkëpunimit mes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) krijon mundësi të reja punësimi për punëkërkuesit e regjistruar pranë Zyrave të Punës, duke i integruar ata në tregun e punës, përmes vendeve të reja të punës që krijohen nga investimet publike, të prokuruara nga OBP. Kjo marrëveshje synon të krijojë mundësi të reja punësimi për punëkërkuesit e regjistruar pranë AKPA, duke i integruar ata në tregun e punës përmes procedurave të prokurimit publik. Procedurat e prokurimit kanë një metodologji pikëzimi, e cila konsiston në vlerësimin e operatorëve sa i përket numrit të punonjësve që rekrutohen nga target grupi i punëkërkuesve të papunë. -

Bashkëprodhimet artistike prioritet në projektet qershor-dhjetor në Teatrin Kombëtar Eksperimental
Nga Julia Vrapi
Në projektet artistike qershor-dhjetor në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” prioritet do të kenë bashkëprodhimet artistike. Gjatë këtij sezoni ky teatër ka sjellë në skenë shfaqje të ndryshme teatrore, mes tyre edhe premiera, ndërsa disa ditë më parë hapi edhe thirrjen për projektet artistike qershor-dhjetor 2025. Thirrja për projekte artistike e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” iu drejtohet regjisorëve, producentëve, koreografëve, dramaturgëve, etj, për shfaqje për të rritur si edhe për fëmijë. “Njoftojmë hapjen e thirrjes për procedurën e aplikimit për projekte artistike, që do të realizohen në periudhën qershor-dhjetor 2025.
Thirrja është e dedikuar për bashkëprodhime dhe prodhime. Prioritet në përzgjedhje do të kenë bashkëprodhimet artistike. Ftohen të gjithë krijuesit: regjisorë, producentë, koreografë, dramaturgë, muzikantë që të sjellin propozimet e tyre për: Projekte artistike për shfaqje për të rritur; 2. Projekte artistike për shfaqje për fëmijë”, thuhej më herët në njoftimin e Teatrit Kombëtar Eksperimental. Në njoftim teatri shprehej ndër të tjera dhe që dosja duhet të përmbante CV të aplikantit, projekt propozimi, buxhetin e detajuar sipas zërave për bashkëprodhimet, duhet të paraqitet edhe buxheti që mbulohet nga bashkëprodhuesi.
Koncepti regjisorial, teksti ose sinopsi. Thirrja ka qenë hapur duke nisur nga data 26 maj, ndërsa për dorëzimin e dokumentacionit fizikisht dhe në mënyrë elektronike është edhe sot afati në këtë teatër.
Thirrje për projektet në vijim të atyre më parë
Kjo thirrje për projektet artistike e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vjen në vijim dhe të atyre më parë për sezonet artistike. Në thirrjet e tjera për projekte të këtij teatri më parë në prioritet ka qenë edhe dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, evropiane dhe më gjerë. Ndërsa në vijim të sezonit artistik TKE gjatë këtyre ditëve solli në skenë një tjetër produksion teatror, shfaqja “Zullulandia” mbi motivet e Faik Konicës, regjia dhe dramatizimi Endri Çela dhe me aktorët Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Adriana Tolka, Brendi Bega, Katerina Fili, Anxhelo Dauti. “Zullulandia” është një festë e madhe me nota satirike dhe një zgjim mbi realitetin ku po jetojmë.
E punuar mbi motivet e veprës së Faik Konicës dhe e plotësuar me ngjarje të realitetit të sotëm shqiptar. Zullulandia, një vend në Afrikën e Lindjes, me popullin e saj të prapambetur e të nënshtruar, kërkon më shumë të drejta nga Europa. Prandaj dërgon në Paris dhe në Londër ambasadorin e saj, Denizullu-Serpen. Ky fodull dhe injorant vihet në lojë prej kancelarëve të huaj, ndërsa, kur kthehet në Zulluland, mirëpritet prej zulluve me festa e nderime për “lëvdatat” e marra. I vetmi që e ka kuptuar talljen është Plugu.
Tani atij i duhet që t’i hapë sytë një populli të tërë zullush për talljet e Europës mbi Zullulandian. Vepra produksion i TKE që shënoi premierën këto ditë në skenën teatrore ku u shfaq për shtatë mbrëmje do të rikthehet sërish në muajin shtator, kohë kur pritet që të nisë edhe sezoni i ri artistik.
-

VIDEO – Prezantohen projektet për transformimin e rezidencës qeveritare në Velipojë për turizëm elitar
Në Tiranë është zhvilluar paraqitja e projekt- ideve për transformimin e rezidencave qeveritare në funksion të turizmit elitar. Ditën e sotme, janë prezantuar projekt- idetë për Velipojën dhe Vlorën.
I pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, i cili në rrjetet e tij sociale, ka publikuar edhe disa foto nga projektet e prezantuara për Velipojë.
“Rezidenca qeveritare në Velipojë do të shndërrohet në një strukturë pritëse të nivelit ndërkombëtar. Këto janë pamjet e disa projekteve të propozuara nga studiot ndërkombëtare të arkitekturës.Vendimin si juri do ta marrim brenda dites se sotme”, shkruan Beci në rrjetet e tij sociale.
Më poshtë, prezantimi i plotë i tre projekteve për rezidencën qeveritare në Velipojë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Bankat kërkojnë nga Banka e Shqipërisë të lehtësojë kreditë për PPP-të në infrastrukturë
Shoqata Shqiptare e Bankave i ka dërguar një propozim Bankës së Shqipërisë, ku kërkon që kreditë e dhëna për projektet strategjike në sektorin e transportit të klasifikohen me rrezik të ulët për qëllime rregullatore.Burime nga tregu bëjnë të ditur se propozimi i sektorit bankar lidhet kryesisht me financimin e rrugëve, porteve apo aeroporteve, vepra për të cilat në dekadën e fundit po përdoret mekanizmi i koncesionit apo partneritetit publik-privat (PPP).Banka e Shqipërisë po e shqyrton mundësinë për të pranuar propozimin e bankave dhe vendimi pritet të miratohet në një nga mbledhjet e radhës të Këshillit Mbikëqyrës.Njohja e një rreziku më të ulët nënkupton që kreditë e dhëna për këta sektorë të ponderohen me koeficientë më të vegjël, për efekt të llogaritjes së raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit.Një veprim i tillë do të bënte më pak të kushtueshme dhënien e kredive të këtij lloji në terma të kapitalizimit dhe do të shtonte hapësirat e bankave për të financuar projekte të këtij lloji.Në përgjithësi, kreditë për projektet e infrasturkturës rrugore prekin shifra të mëdha, ndaj kanë edhe një ndikim të rëndësishëm mbi raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, që mat raportin mes aktiveve me rrezik kundrejt kapitalit rregullator. Për këtë arsye, kapacitetet e bankave për të financuar projekte të këtij lloji mund të jenë të kufizuara.Gjatë viteve të fundit, sektori bankar në vend ka shfaqur një oreks në rritje për të financuar projektet e rëndësishme të PPP-ve në infrastrukturë.Muajin e kaluar, Tirana Bank nënshkroi një kontratë kredie prej 17 milionë eurosh me kompaninë “Marina Vlorë”, që po zbaton projektin koncesionar të ndërtimit të një porti të jahteve në Vlorë, bashkangjitur me një kompleks reziencial dhe hotelier, “Vlora Marina”, sipas një modeli të ngjashëm me atë që po ndërtohet në Portin e Durrësit.Në fund të vitit 2023, tre banka tregtare shqiptare vendosën të financonin me një kredi të përbashkët (sindikale) projektin e partneritetit publik-privat për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Banka Amerikane e Investimeve, Tirana Bank dhe Union Bank financuan me më shumë se 30 milionë euro ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.Në vitin 2021, Intesa Sanpaolo Bank Albania, OTP Albania dhe Tirana Bank financuan një kredi të përbashkët prej 26 milionë eurosh shoqërinë koncesionare “Orikum-Llogara”.Projekti më i rëndësishëm me financim publik i PPP-ve në ndërtimin e rrugëve është ai Rrugës së Arbrit. Ky projekt është mbështetur me një kredi të konsiderueshme nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT).Në gusht të vitit 2018, BKT miratoi një hua deri në vlerën e 9.5 miliardë lekëve te kompania “Gjoka 87”, megjithatë në fakt ajo nuk është disbursuar deri në vlerën maksimale të parashikuar. Sipas pasqyrave financiare të “Gjoka 87”, detyrimi maksimal ndaj bankës ka arritur shumën 4.4 miliardë lekë, në vitin 2022.Në vitin 2017, BKT gjithashtu ka miratuar gjithashtu një kredi prej 28.5 milionë euro te “Albania Highway Concession”, kompania që po zbaton kontratën koncesionare të përfundimit dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.Në rastin e PPP-ve, qeveria shqiptare nuk ofron garanci sovrane, ndaj bankat duhet ta marrë vetë përsipër rrezikun e kredisë. Pavarësisht nga kjo, sektori bankar ka ofruar tashmë përsipër financime të konsiderueshme në projektet e PPP-ve në infrastrukturë./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Filtër fiskal dhe regjistër elektronik për koncesionet/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP-të
Qeveria ka prezantuar një projektligj të ri për koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat, që synon të forcojë transparencën dhe mbikëqyrjen në menaxhimin e projekteve publike me kapital privat.
Drafti i ri përcakton rregulla të qarta për planifikimin, dhënien dhe kontrollin e kontratave koncesionare, duke vendosur një filtër paraprak për çdo projekt dhe raportime të detyrueshme tremujore.
“Ministria përgjegjëse për financat vepron si ‘rojtar fiskal’. Ajo miraton paraprakisht çdo studim fizibiliteti dhe projekt-kontratë, rivlerëson transferimet apo ndryshimet kontraktore, kërkon raporte tremujore monitorimi dhe përgatit raportin vjetor të portofolit PPP, i cili bashkëngjitet në raportin e zbatimit të buxhetit të shtetit. Ministria ka gjithashtu të drejtën të refuzojë projektet që paraqesin rrezik të lartë fiskal ose që nuk përputhen me objektivat buxhetore”, thuhet në draftin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Një tjetër risi është krijimi i një regjistri elektronik për kontratat PPP, si dhe angazhimi më i madh i dy agjencive kyçe, APP dhe ATRAKO, në procesin e përzgjedhjes dhe monitorimit të partnerëve privatë.
“Të gjitha kontratat regjistrohen në një regjistër elektronik të detyrueshëm, i cili shërben për transparencë dhe kontroll fiskal të vazhdueshëm. Komiteti ndërministror përzgjedh projektet strategjike që kërkojnë mbështetje të specializuar, ndërsa autoritetet kontraktuese detyrohen të caktojnë komisione teknike dhe të shmangin çdo konflikt interesi”, thuhet më tej në draft.
Procedurat e reja që parashikon ky projektligj do të zbatohen vetëm për kontratat në sektorë strategjikë, të cilat do të kalojnë detyrimisht në garë të hapur. Ndërsa projektet do të kalojnë më parë edhe në filtrin e Komitetit Ndërministror. -

“Filtër fiskal e regjistër elektronik”/ Qeveria, gati ndryshimet në ligjin për PPP
Qeveria ka prezantuar një projektligj të ri për koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat, që synon të forcojë transparencën dhe mbikëqyrjen në menaxhimin e projekteve publike me kapital privat.
Drafti i ri përcakton rregulla të qarta për planifikimin, dhënien dhe kontrollin e kontratave koncesionare, duke vendosur një filtër paraprak për çdo projekt dhe raportime të detyrueshme tremujore.
“Ministria përgjegjëse për financat vepron si ‘rojtar fiskal’. Ajo miraton paraprakisht çdo studim fizibiliteti dhe projekt-kontratë, rivlerëson transferimet apo ndryshimet kontraktore, kërkon raporte tremujore monitorimi dhe përgatit raportin vjetor të portofolit PPP, i cili bashkëngjitet në raportin e zbatimit të buxhetit të shtetit. Ministria ka gjithashtu të drejtën të refuzojë projektet që paraqesin rrezik të lartë fiskal ose që nuk përputhen me objektivat buxhetore”, thuhet në draftin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Një tjetër risi është krijimi i një regjistri elektronik për kontratat PPP, si dhe angazhimi më i madh i dy agjencive kyçe, APP dhe ATRAKO, në procesin e përzgjedhjes dhe monitorimit të partnerëve privatë.
“Të gjitha kontratat regjistrohen në një regjistër elektronik të detyrueshëm, i cili shërben për transparencë dhe kontroll fiskal të vazhdueshëm. Komiteti ndërministror përzgjedh projektet strategjike që kërkojnë mbështetje të specializuar, ndërsa autoritetet kontraktuese detyrohen të caktojnë komisione teknike dhe të shmangin çdo konflikt interesi”, thuhet më tej në draft.
Procedurat e reja që parashikon ky projektligj do të zbatohen vetëm për kontratat në sektorë strategjikë, të cilat do të kalojnë detyrimisht në garë të hapur. Ndërsa projektet do të kalojnë më parë edhe në filtrin e Komitetit Ndërministror. Tv Klan -

Kryebashkiaku Oltion Çaci zhvillon takim me përfaqësues nga Gjermania për projektet mjedisore në Sarandë
Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaci, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësues nga Bashkia Lübeck në Gjermani dhe GIZ Berlin, në kuadër të bashkëpunimit afatgjatë mes dy bashkive.
Fokusi i diskutimeve ishte bashkëpunimi me Shoqërinë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve Sarandë, ku u trajtuan projektet për përmirësimin e sektorit të trajtimit të ujërave të ndotura, si dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të infrastrukturës mjedisore në qytet.
Ky takim përforcon angazhimin e Bashkisë Sarandë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes së standardeve mjedisore, për një Sarandë më të pastër dhe më të gjelbër.