Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të financohen përmes Kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Nga faza e parë e financimit Shqipëria përfiton 32 milionë euro për tre projekte.Projekti i parë është “Digjitalizimi i sistemit të transmetimit të energjisë”, i cili përfshin 40 nënstacione të tensionit të lartë në gjithë vendin, duke rritur kështu kapacitetin e rrjetit dhe duke ulur humbjet. Vlera e projektit arrin në 95.3 milionë euro, ku BE kontribuon me 10.5 milionë euro. Afati i përfundimit është viti 2030.Projekti i dytë është rikonstruksioni i Hidrocentralit të Fierzës. investimi synon të zgjasë jetën e hidrocentralit edhe 30 vite, duke rritur efikasitetin me 4% dhe prodhimin me 10%. Faza e dytë e projektit mbështetet nga fondet e Planit të Rritjes me 13.6 milionë euro, në një investim total prej 64.2 milionë euro. Afati i përfundimit të punimeve edhe për këtë projekt është viti 2030.Projekti i dytë është Linja e re Rrashbull – Tiranë dhe Unaza e Tiranës. Ndërtimi i linjës së transmetimit 400/220 kV synon zgjerimin e rrjetit për të përballuar kërkesën në rritje në Kryeqytet. Investimi kap vlerën 61.1 milionë euro, ndërsa BE kontribuon me 8 milionë euro. Projekti pritet të përfundojë këtë vit.Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor i ka projektet e para në fushën e energjisë së pastër pothuajse në të gjitha vendet e rajonit. Shqipëria është ndër përfitueset më të mëdha.Shqipëria në këtë fazë ka tre projekte madhore, që arrijnë vlerën mbi 220 milionë euro, ku BE kontribuon me 33 mln euro.Vlera e projekteve në Mal të zi në fazën e parë të planit të Rritjes është rreth 54 milionë euro, ku BE kontribuon me më pak se 10 milionë.Serbia është vendi me projektet më të orientuara drejt diversifikimit të energjisë (hidro + diellore). Të dy projektet kanë vlerë 186 milionë euro dhe BE kontribuon me rreth 41 mln euro./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: projektet
-

Qyteti fantazmë në Turqi: Burj Al Babas, projekti luksoz që dështoi dhe u braktis
Një nga projektet më ambicioze rezidenciale në Turqi, Burj Al Babas, është kthyer në një qytet fantazmë që tërheq vëmendjen e turistëve dhe fotografëve si një destinacion i pazakontë.
Ky kompleks luksoz me mbi 700 vila në stil neo-gotik francez, i ndërtuar për klientë të pasur nga vendet e Gjirit, përfundoi i papërfunduar dhe i braktisur për shkak të krizës ekonomike që goditi Turqinë në vitin 2018 dhe falimentimit të kompanisë ndërtuese, shkruan KultPlus.
Sot, mbi 500 vila janë gjysmë të ndërtuara dhe të rrënuara, duke krijuar një peizazh surreal që shpesh quhet “Disneyland i shkatërruar”, një simbol i dështimit të projekteve pa vizion dhe kapitalizmit të tepruar.
Ky qytet fantazmë u kthye në një shembull global për rëndësinë e planifikimit realist dhe qëndrueshmërisë sociale e ekonomike në zhvillimin urban.
Burj Al Babas tregon se edhe projektet më luksoze mund të përfundojnë bosh dhe të pajetueshme pa një vizion të mirëfilltë dhe vlerësim të nevojave reale të komunitetit./KultPlus.com
-

Investime milionëshe në kulturë dhe sport: MKRS rikthen vëmendjen në kryeqytet
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur listën e investimeve të përfunduara, në zhvillim dhe në planifikim në qytetin e Prishtinës.Përmes një postimi publik, ministri Hajrulla Çeku ka prezantuar projektet që përfshijnë ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturën kulturore, sportive dhe historike të kryeqytetit.Ndër projektet e përfunduara dhe në realizim janë:Teatri Kombëtar i Kosovës me një fond prej 7 milionë eurosh, Stadiumi “Fadil Vokrri” me 1.3 milion euro, Muzeu Kombëtar i Kosovës me 2.9 milionë euro, Galeria Kombëtare e Kosovës (1.5 milionë €), Ndërtimi i stadiumit ndihmës në Bërnicë (1.6 milion €), Restaurimi i shtëpive tradicionale si ajo e Hynilerëve (245 mijë €), e familjes Sylejmani (185 mijë €), dhe të tjera. Projektet në fazë prokurimi apo projektimi përfshijnë:Biblioteka Kombëtare e Kosovës (22 milion €), Qendra multikulturore me sallë koncertale (10 milion €), Muzeu i Artit Bashkëkohor dhe Teatri i ri në ish-Rilindja (6 milion €), Teatri i Operës dhe Baletit (projektim, 2.4 milion €). Mbështetje ndërkombëtare për Lojërat Mesdhetare 2030: Në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030 në Prishtinë, janë në proces grante dhe kredi ndërkombëtare me vlerë deri në 120 milionë euro, për rijetësimin e Pallatit të Rinisë dhe rinovimin e infrastrukturës sportive dhe studentore në kryeqytet.Këto investime përfaqësojnë një nga fazat më dinamike të zhvillimit kulturor dhe sportiv të Prishtinës në dekadat e fundit, duke dëshmuar përkushtimin institucional për rikthimin dhe promovimin e trashëgimisë, artit dhe sportit në vend./KultPlus.com
-

Monika Kryemadhi shkon në SPAK: Kam projektet e mia, po bëj gati skenarin për filmin e radhës
Monika Kryemadhi ka reaguar pas komunikimit të akuzës nga SPAK, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të paraqitet në gjykatë.
Kryemadhi tha mund të mos shkojë fare në gjykatë, pasi se do të përfaqësohet nga një ekip avokatësh dhe ajo ka projektet e saj personale.“Avokati im është në një masë sigurie tjetër dhe jam i bindur se do kemi një ekip të mirë avokatësh. Kam marrë vesh se kur shkon çështja në gjykatë, mumd edhe të mos paraqitem fare, shkojnë avokatët, se kam projektet e mia. Le të nisë gjyqi, provat që ka sjellë Prokuroria, provat që kemi ne dhe do ballafaqohen. Edhe portale janë marrë si provë“, tha Kryemadhi para gazetarëve.
-

Financimi për ndërtimin, Rama tregon për propozimin e qeverisë: Jo shitje në gropë apo klering
Projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit sipas qeverisë, duhet të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të eksplorohen edhe instrumente të tjera. Gjatë takimit me përfaqësues të kompanive të ndërtimit, këtë të hënë kryeministri Edi Rama ua bëri të qartë që sektori duhet të kalojë në përdorimin e instrumenteve të reja financiare. ”Në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet tek parashitja dhe të mos bazohet tek kleringu, sepse janë dy forma që ishin të kuptueshme dhe të pranueshme për një periudhë të caktuar kohe, por nuk mund të jenë më as të kuptueshme, as të pranueshme sot, kur mundësitë janë për të pasur akses në forma të tjera financimi”, tha Rama.
Formula që shefi i qeverisë propozoi lidhet me faktin se kushdo të hedhë paratë do të quhet investitor dhe jo blerës. ”Janë projekte të financuara nga institucione dhe nga fonde investimesh që nuk janë banka drejtpërdrejtë dhe që përfaqësojnë investitorë të interesuar, që nga investitorët e mëdhenj, deri te investitorë fare të vegjël, që janë investitorë që duan të blejnë një apartament apo duan të blejnë një shtëpi në plazh. Kjo formulë investimi, është një parashitje, por është një parashitje e bazuar tek garancia e investimit, pra faktikisht duke pasur krahët të mbuluar me financim dhe duke arritur që të shtosh vlerën e produktit tënd final, që tjetër është kur e shet në gropë, tjetër është kur e shet në fund”, tha Rama.Propozimi i ri do të ketë edhe masa më të rrepta kontrolluese për ndërtuesit, pasi sipas Ramës, sidomos fondet ndërkombëtare kërkojnë garancinë e cilësisë dhe të përfundimit të punimeve sipas afateve të përcaktuara në kontratë. Arkitektët do të kenë përgjegjësi për projektet deri në dorëzimin e objektit. Për këtë Edi Rama mendon se ka nevojë për ndihmën dhe eksperiencën e të huajve, pasi arkitektët shqiptarë ende nuk janë në lartësinë e cilësisë që kërkohet prej tij.
”Nëse ne do të arrijmë t’i realizojmë ato projekte besnikërisht, Shqipëria do të bëhet destinacion nga më të rëndësishmit në Europë për turizmin arkitektonik. Një godinë bëri Bilbao dhe ndryshoi ekonomia e atij qyteti. Nëse ne arrijmë që projektet që kemi futur në proces t’i realizojmë, po ju them, që do të jetë një gjë e jashtëzakonshme për kulturën, për trashëgiminë, po edhe për ekonominë tonë. Dhe për t’u kthyer tek objekti i takimit, unë mendoj që gjëja më e udhës është që ju të merrni kontakte të veçanta me grupin e këtyre arkitektëve financiarë po i quaj, që ka vërtetë një potencial të madh për të zhvilluar dhe për të ndihmuar në zhvillimin e projekteve tuaja”,-tha Rama.
Qeveria do të detyrojë ndërtuesit shqiptarë që kantieret t’i survejojnë me kamera 24 orë, ndërsa kompanitë e mëdha që kanë mbi 100 punëtorë duhet të ngrenë qendra të inovacionit. Në fund Rama u kujtoi edhe njëherë listën e zezë të gjithë atyre që nuk do të plotësojnë kushtet dhe shkelin ligjin, se nuk do të kenë më akses në leje ndërtimi. -

“Jepet leja e ndërtimit, por pastaj…”/ Rama paralajmëron arkitektët: Do të përballeni me pasoja të rënda
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar arkitektët se nëse projektet e tyre, për të cilat është dhënë leja e ndërtimit, ndryshojnë gjatë rrugës do të përballen me pasoja ligjore.
Kreu i qeverisë u shpreh se projektet duket të realizohen besnikërisht, duke theksuar se bëhet gjithë ajo punë për t’i filtruar dhe kaluar në procesin e aprovimit, jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në drejtim të paditur në një pjesë shumë të madhe të rasteve.
“Projektet me arkitektë të huaj kanë ngjallur interes të madh. Nuk është më një interesim kulturor, por i investitorëve. Nga njëra është besueshmëria e arkitektëve dhe nga ana tjetër është besueshmëria e vetë projektit për t’u realizuar ashtu si e ka paraparë projekti i arkitektit. Jo për tu marrë leja dhe pastaj për të përfunduar në fund një projekt që as arkitekti nuk e njeh më si projektin e vet.
Projektet duhen realizuar besnikërisht sepse bëhet gjithë ajo punë e madhe nga arkitektët dhe investitorët e ndërtuesit, bëhet gjithë ajo punë për ti filtruar dhe kaluar në procesin e aprovimit, jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në drejtim të paditur në një pjesë shumë të madhe të rasteve.
Nuk po diskutoj detaje të vogla, por në volum që ndryshojnë. Nga njëra anë është të adresojmë problematikën përmes masave të reja ligjore që patjetër përfshijnë arkitektin si personi garant i projektit që merr përgjegjësinë morale e ligjore për realizimin. Por nuk është thjesht çështje masa ligjore, por çështje vetëdije nga ana e investitorëve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg të ri financiar që mund të bëhet burim shumë i shpejtë, i thjesht dhe konsiderueshëm të ardhurash në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet tek paraqitja e kleringu, janë dy forma ishin të pranueshme për një periudhe të caktuar kohem por sot mund të mos jenë kur mundësitë janë për të pasur akses në forma të tjera financimi.”- tha Rama. -

Rama paralajmëron arkitektët: Do të mbajnë përgjegjësi të plotë për projektet që devijohen
Arkitektët do të mbajnë përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projekteve, kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, ndërsa mori pjesë në prezantimin e një start-up-i nga të rinjtë, për financimin e sektorit të ndërtimit.
Kreu i qeverisë u ndal te problematika e devijimeve nga projektet fillestare dhe paralajmëroi masa të reja ligjore për të garantuar kontroll më të rreptë.
“I jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur. Ndryshojnë edhe volume, këtu është detyra jonë ta adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore, që do të përfshijnë arkitektin si personin garant, që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit. Kjo nuk është çështje masash ligjore, por vetëdije nga ana e investuesve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg të ri financiar që mund të bëhet një burim shumë i shpejtë.”Një tjetër masë që do të shoqërojë këtë reformë është vendosja e kamerave të sigurisë në çdo kantier ndërtimi.
“Do vendosim si kusht që kantierët të kenë kamera, do monitorohen 24 orë, do ju vlejë në ndjekjen e punës dhe praktikave tuaja dhe edhe të sigurisë. Po përfundojmë qendrën e monitorimit me dronë dhe do na japë mundësi të ndjekim në kohë reale zhvillimet në territor.”
Për ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit, Rama paralajmëroi një “listë të zezë” dhe theksoi se masat do të jenë të ashpra deri në mosdhënien e lejeve.
/vizionplus.tv -

Bashkëpunimet me arkitektët ndërkombëtarë, Rama: Stazh perfekt për studentët tanë! Nuk mund të mbështetemi më te kleringu, as te shitja e apartamenteve në gropë
Edi Rama: Duke arritur që të shtosh vlerën e produktit final, tjetër është kur e shet në gropë, tjetër kur e shet në fund. Ka nga ata që apartamentin e blerë në gropë, e rishesin kur mbaron pallati. Fiton ai që e ka blerë në gropë. Kjo në aspektin e interesit publik ka të bëjë me cilësinë dhe kohën në të cilën realizohen projektet.
Investitorët duan kohën, nuk mund t’u japësh një projekt për një godinë në Tiranë dhe pastaj projekti të marrë 10 vite. Ata duan të dinë kur fillon, kur mbaron. Koha është e rëndësishme. Duhet të dihen edhe kapacitetet ndërtimore të kompanive, me krahun e punës që është bërë shumë i çmuar. Do të bëhen monitorim me dronë.
Kjo është shkollë e jashtëzakonshme për të gjithë arkitektët tanë që duke punuar me këta mjeshtra marrin zanatin jo më nga bankat e shkollës, por me ata që punojnë në kohë reale me projektet. Për të shkuar dhe për të bërë një stazh në studiot e atyre arkitektëve, është e pamundur, ne kemi krijuar kushtet që të gjithë arkitektët tanë të bëjnë një stazh në kushte reale. Në 5-10 vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë të paktën 1-2 arkitektë të mëdhenj. Shkolla jonë e arkitekturës nuk është ndër më të mirat në botë. Edhe sikur të ishte, nuk mësohet në bankat e shkollës ajo që mësohet në praktikë. Shans i madh të punosh me këta njrëz, duhet t’i mbajmë të lidhur me vendin tonë duke punuar besnikërisht me ta, duke mos tradhtuar atë energji dhe punë që ata bëjnë për projektet këtu, duke devijuar nga projektet.Top Channel
-

“Projektet me arkitektë të huaj ngjallën interes”, Rama paralajmëron masa ligjore: Ndërtimet që devijojnë nga plani…
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Rama ndodhet në një takim me të rinjtë shqiptarë ku zhvillohet preznatimi i një start-up-i për financimin e sektorit të ndërtimit. Rama tha se projektet nga arkitektë të huaj po ngjallin një interesim të shtuar nga investitorët, jo vetëm në aspektin kulturor, apo interesim thjesht i arkitektëve bashkohore në botë, por është interesim i investitorëve.
Kryeministri theksoi rëndësinë e garantimit të besueshmërisë së projekteve, por edhe e vetë projektit për t’u realizuar sipas planit, teksa paralajmëroi arkitektët se do të mbajnë përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit.
Edi Rama: Projektet me arkitektët e huaj kanë ngjallur interes të madh botërisht. Fonde të tjera nga SHBA, Britania dhe Gjermania kanë ardhur më parë dhe kanë shprehur interes për të investuar shuma të mëdha në ndërtim edhe në funksion të interest të lartë që ka Shqipëria në aspektin e nevojat. Nuk është më vetëm një interesim kulturor, apo interesim thjesht i arkitektëve bashkohore në botë, por është interesim i investitorëve. Nga njëra janë është besueshmëria e arkitektëve, por edhe besueshmëria e vetë projektit për tu realizuar ashti sic e ka paraparë arkitekti. Është një problem si do të arrijmë ti realizojmë projektet besnikërisht. Bëhet ajo punë bashkë me investitorët dhe ndërtuesit, bëhet ajo punë për ti filtruar dhe për t’i kaluar në procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur. Ndryshojnë edhe volume, këtu është detyra jonë ta adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore, që do përfshijnë arkitektin si personin garant, që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit. Kjo nuk është çështje masash ligjore, por vetëdije nga ana e investuesve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg të ri financiar që mund të bëhet një burim shumë i shpejtë”, tha ai.

