Tag: projektbuxheti

  • Projektbuxheti dhe paketa fiskale gati për miratim në Kuvend

    Projektbuxheti dhe paketa fiskale gati për miratim në Kuvend

    Komisioni i Ekonomisë miratoi projektbuxhetin e vitit 2026 me vlerë 886 miliardë lekë, pa pranuar asnjë nga amendimet e bëra nga deputetët. Të vetmet propozime që u pranuan ishin kërkesat e Komisioneve për tu dhënë 5 milionë euro 12 institucioneve, kryesisht atyre të drejtësisë. Projektbuxheti do të votohet përfundimisht më 11 dhjetor në Kuvend. “Kush është dakord ta miratojmë në tërësi? Gjashtë pro, nuk marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës. Një abstenim”. Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit, buxheti i shteti për vitin e ardhshëm bashkë me paketën fiskale që shoqëron atë kanë përfunduar maratonën e diskutimeve në komisionet parlamentare.
    Pavarësisht dhjetëra amendamenteve, propozimeve për ndryshime kryesisht nga deputetët e opozitës dhe Erion Braçe nga socialistët projektbuxheti 2026 dhe paketa fiskale nuk ndryshuan formë nga forma fillestare me të cilën u publikuan. Gati 887 miliardë lekë apo rreth 9 miliardë euro. Kaq do të jetë buxheti për vitin e ardhëm. Ai është gati 64 miliardë lekë apo 6.7 për qind se sa buxheti i këtij viti.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë më shumë para, mbi 82.5 miliardë lekë, ndjekur nga Infrastruktura dhe Energjia dhe Arsimi Rinisa dhe Sporti me respektivisht 77.2 dhe 64.8 miliardë lekë. Mbi 41 miliardë lekë do të shkojnë për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, ndjekur nga ajo e Brendshme dhe Mbrojtja. Lehtë është rritur edhe buxheti për bujqësinë që përllogaritet në 16.2 miliardë lekë, ndjekur nga Ministria e Drejtësisë që do të marrë rreth 5.0 milionë lekë më shumë se gjatë 2025-s. Vetë “Financat” do të kenë në dispozicion vetëm 2.5 miliardë lekë.

    Buxheti për 61 bashkitë në vend planifikohet në gati 907.7 miliardë lekë nga 90 miliardë lekë gjatës 2025-s. Qeveria do u japë pak më shumë se 46 miliardë lekë njësive të pushtetit vendor, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojnë vetë. Në raport edhe me numrin e popullsisë, Tirana është bashkia që do të marrë më shumë para, mbi 6.5 miliardë lekë, ndjekur nga Durrësi me 2.5 miliardë, Elbasani 1.8 dhe Shkodra 1.7 miliardë lekë. Mbi 1.8 miliardë lekë do t’i jepen Fierit, ndërsa Bashkia Vlorë do të marrë mbi 1.6 miliardë lekë. Një copë të madhe nga torta e buxhet do të marrë edhe Bashkia Kamëz, mbi 1.5 miliardë lekë, ndjekur nga Korça dhe Lushnja.

    Të vetmet kërkesa të miratuara ishin ato të bëra nga komisionet parlamentare, për tu dhënë buxhet dhe punonjës shtesë 12 institucioneve, kryesisht atyre në fushën e drejtësisë. Kostoja totale e shtesave të pranuara ishte 5 milionë euro, fonde që u zbritën nga buxheti i Ministrisë së Financave. Projektbuxheti dhe ndryshimet fiskale do të shqyrtohen nen për nen dhe në tërësi në seancën e së enjtes për t’u dekretuar më pas nga Presidenca e hyrë në fuqi nga 1 janari 2026.

  • Në parim miratohet projektbuxheti 2026/ Seanca maratonë në Kuvend, 83 votat e PS, opozita votoi kundër

    Në parim miratohet projektbuxheti 2026/ Seanca maratonë në Kuvend, 83 votat e PS, opozita votoi kundër

    Kuvendi miratoi në parim në orët e para të mëngjesit të së enjtes, projektbuxhetin 2026 si edhe 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale për vitin e ardhshëm.
    Projektbuxheti i vitit 20226 mori 83 votat pro të shumicës socialiste. Ndërsa 32 deputetë të opozitës votuan kundër. Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon 886 miliardë lekë, ose 8.8 miliardë euro.

  • Leskaj: Projektbuxheti 2026 thellon problemet strukturore të ekonomisë dhe varfërinë

    Leskaj: Projektbuxheti 2026 thellon problemet strukturore të ekonomisë dhe varfërinë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj deklaroi sot se projektbuxheti 2026 dhe paketa fiskale që e shoqëron nuk adresojnë problemet strukturore të ekonomisë shqiptare, por përkundrazi i thellojnë ato.
    Duke marrë fjalën në Kuvend teksa po diskutohet pr.buxheti për vitin që vjen, Leskaj tha se dokumentet e paraqitura reflektojnë një filozofi vazhdimësie, mbështetje të PPP-ve, rritje të shpenzimeve të administratës publike, orientim drejt konsumit dhe mungesë vizioni për zhvillim.
    Sipas tij, projektbuxheti paraqet disa problematika kryesore, mes tyre mungesën e një minimumi jetik si instrument social, forcimin e një modeli ekonomik pa vlerë të shtuar, rritjen e pabarazisë dhe përkeqësimin e treguesve socialë.
    Deputeti Leskaj theksoi se bujqësia, arsimi dhe shëndetësia mbeten të nënfinancuara, ndërsa klima e biznesit dobësohet dhe korrupsioni rritet.
    Leskaj u shpreh se industria prodhuese dhe bujqësia, dy sektorët kyç për një rritje të qëndrueshme, janë në rënie të vazhdueshme, çka sipas tij duhet të alarmojë politikëbërësit.
    Ai theksoi se Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon pa një minimum jetik të përcaktuar, duke shtuar se paga minimale vendoset në mënyrë arbitrare, pa një prag që reflekton koston reale të jetesës.
    Duke iu referuar të dhënave të institucioneve ndërkombëtare, Leskaj deklaroi se mbi 60% e rritjes së PBB-së vjen nga konsumi familjar dhe ai publik, ndërsa bujqësia dhe industria prodhuese janë në rënie, duke prodhuar një ekonomi të varur nga shteti dhe jo nga sektori prodhues.
    Ai theksoi se rritja e shpallur e mirëqenies është vetëm nominale, pasi qytetarët vijojnë të preken nga rritja e çmimeve të ushqimeve, energjisë dhe produkteve bazë.
    “Ende nuk kompensohet rritja e çmimeve, ndërsa inflacioni i viteve të fundit ka konsumuar fuqinë blerëse të familjeve”, tha ai.
    Leskaj kritikoi mungesën e transparencës për kontratat PPP dhe vuri në dukje se ulja e deklaruar e borxhit publik mbetet e diskutueshme për shkak të borxhit të fshehur që rëndon mbi taksapaguesit.
    “Sipas INSTAT, 20% e qytetarëve jetojnë në varfëri ekstreme, ndërsa 40% e shpenzimeve të një familjeje mesatare shkojnë për ushqime bazë. Rritja e çmimeve të ushqimeve me rreth 30% në 3-4 vitet e fundit, ka goditur veçanërisht shtresat më të brishta”, theksoi ai.
    Leskaj vuri në dukje se pensionistët dhe punonjësit me paga të ulëta do të vijojnë të jetojnë në kufijtë e varfërisë, ndërsa shtresa e mesme treg

  • Hasani: Shqipëria gati për tu anëtarësuar në BE, projektbuxheti 2026 vendos qytetarin në qendër

    Hasani: Shqipëria gati për tu anëtarësuar në BE, projektbuxheti 2026 vendos qytetarin në qendër

    Prej mëngjesit të ditës së sotme në Kuvendine  Shqiëprisë vijon seanca maratonë ku po diskutohet projektbuxheti i vitet të ardhshëm.
    Në fjalën e tij ish-ministri, Igli Hasani, tha se ky projektbuxhet vjen në një moment historik, pasi Shqiëpria brend a13 miuajve mbylli të gjithë grupkapitujt dhe tashmë ëhstë në dyert e BE, gati përt tu anëtarësuar brenda kësaj dekade.
    “Ky është moment historik për vendin. 2 ditë pas hapjes së gjithë negociatave në BE, një arritje që vendos themelet e një faze të re ëpr Shqiëprinë. Ky ëhstë kulmi i përpjekjeve për më shuëm se 3 dekada. Vetëm në 13 muajt e fundit kei hapur të gjithë kapitujt. Këto 13 muaj kanë shënuar transformimin më të amdh. Shqiëpria ka dëshmaur se ëhstë ëee aftë të përmbyuhë detyrimet.  KJO arritje është politike, strateghjike dhe kombëtare, e vendos shqipërinë në dyert e BE ghati për tu anëtarësuar brenda kësaj dekade”, tha Hasani.

    Sa i përket projektbuxhetit Igli hasani theksoi se si në çdo projektbuxhet të kësaj mazhorance qytetari shqiptar ëhstë në qendër të tij.
    Sipas tij sot flitet për rritje pensionesh, pagash por dhe investime të ëmdha që e përfafrojnë qytetarin shqiptar edh emë pranë qytetarëve të BE.
    “Projektbuxheti 2026 si çdo buxhet i ëksaj  vendos qytetarin në qebndër me rritjen strukturore të pensioneve, me pagën minimale 50 mijië lek, me rritjen automatike të pagavbe në adminsitartë, me investime”, theksoi ish-ministri Hasani.

  • Kuvendi seancë maratonë, shqyrtohet në parim projekt-buxheti i vitit 2026 dhe paketa fiskale

    Kuvendi seancë maratonë, shqyrtohet në parim projekt-buxheti i vitit 2026 dhe paketa fiskale

    Kuvendi çel sot më 19 nëntor 2025, në orën 10:00 një seancë parlamentare dyditore, ku në qendër të debateve do të jenë paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2026, dokumentet më të rëndësishme financiare të vitit.
    Seanca do të shqyrtojë ndryshimet ligjore që shoqërojnë buxhetin dhe “paqen fiskale”, që përfshin faljen e detyrimeve të prapambetura për qindra biznese.
    Pavarësisht rëndësisë së paketës, opozita ka kundërshtuar mënyrën e procedimit, duke deklaruar se dokumentet kanë mbërritur me vonesë dhe nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për një analizë të thelluar.
    Projektbuxheti i vitit 2026, me një vlerë prej 8.8 miliardë eurosh, shoqërohet nga tetë projektligje, të cilat kaluan në komisione me procedurë të përshpejtuar.
    Ligjvënësit do të diskutojnë në parim të gjitha projektligjet që përbëjnë paketën fiskale: nga ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore, TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat, te shtesat në ligjin e taksave vendore dhe projektligji për faturimin dhe monitorimin e qarkullimit.
    Në rend dite janë gjithashtu marrëveshja e paqes fiskale, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme dhe projektligji për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore dhe doganore.
    Në fund të seancave pritet të diskutohet edhe projektbuxheti 2026 në parim, çka pritet të ndezë debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për prioritetet fiskale të vitit të ardhshëm.

  • Kuvendi sot seancë maratonë, shqyrtohet në parim projektbuxheti i vitit 2026 dhe paketa fiskale

    Kuvendi sot seancë maratonë, shqyrtohet në parim projektbuxheti i vitit 2026 dhe paketa fiskale

    kuvend

    TIRANË- Kuvendi do të nisë sot në orën, 10:00 një seancë parlamentare dyditore. Të mërkurën dhe të enjten, Kuvendi do të miratojë në parim projekbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2026.
    “Paqja Fiskale”, falja e detyrimeve të prapambetura për qindra biznese, është kundërshtuar nga opozita me argumentimin se ka mbërritur vonë në Kuvend dhe nuk ka qenë e kohë e mjaftueshme për një shqyrtim të thelluar. Demokratët kërkuan në konferencën e kryetarëve që t’u jepet kohë për t’u njohur me paketën fiskale, e cila është futur për diskutim në komisione vetëm 24 orë përpara seancës plenare.
    Projektbuxheti i vitit 2026, me një vlerë prej 8.8 miliardë eurosh, shoqërohet nga tetë projektligje, të cilat kaluan në komisione me procedurë të përshpejtuar. Tetë projektligjet do të diskutohen sot në parim nga deputetët./ZËRI

  • “Prodhim armësh e mjetesh të blinduar”, Vengu: Buxheti më i rëndësishëm për mbrojtjen që nga antarësimi në NATO

    “Prodhim armësh e mjetesh të blinduar”, Vengu: Buxheti më i rëndësishëm për mbrojtjen që nga antarësimi në NATO

    Projektbuxheti më i rëndëisshëm që në momentin kur Shqipëria u anëtarësua në NATO. Kjo ka qene deklarata e ministrit të mbrotjes Pirro Vëngu përpara gazetareve pas diskutimeve në komision për ndarjen e tortes se investimeve për vitin 2026. Vëngu u ndal tek pjesa më e rëndësishme e buxhetit, që është pikërisht prodhimi i armëve që pritet të relaizohet gjatë vitit tjetër duke nisur nga mjetet e blinduara e deri tek sistemet antidron.
    Projektbuxheti synon që të financojë prodhimin e municioneve, prodhimin e uniformave, prodhimin e mjeteve të blinduara. Një kapacitet kaq i nevojshëm prej dekadash i cili nuk ishte në disponim të Forcave të Armatosura prej shumë kohës. Mjetet e Emergjencave Civile, dronët luftarakë dhe sistemet antidron që siç e dini shumë të nevojshme sidomos për infrastrukturat kritike në mbarë Evropën, që besoj e keni ndjekur kërcënime të kësaj natyre në shumë aeroporte të kontinentit tonë.
    I pyetur për deklaratën e Sali Berishës i cili tha se Rama i ka kërkuar dorëheqjen, Vëngu u përgjigj:

    Mua nuk më shokojnë aspak delire të kësaj natyre. Jam ambientuar me rrëfime të tilla, të cilat i marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha, i cili nuk ka frikë nga ushtrimi i pozitës drejtuesit të opozitës shqiptare për të ushtruar kërcënime, trysni nga më të ndryshmet, sidomos për dikastere siç janë dikastere të sigurisë kombëtare. Nuk janë fare të vërteta këto gjëra.
    Prodhimi i armatimeve të rënda dhe atyre të lehta ‘Made in Albania’ priten të nisin nga kompania shtetërore KAYO.
    /vizionplus.tv

  • Zhupa: Projektbuxheti 2026 nuk nxjerr shqiptarët nga varfëria

    Zhupa: Projektbuxheti 2026 nuk nxjerr shqiptarët nga varfëria

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi sot se PD është kundër projektbuxhetit 2026, duke e cilësuar atë “buxhetin e vjedhjes së madhe”.
    Në fjalën e saj në Kuvend Zhupa u ndal tek projektbuxheti i vitit 2026 duke theksuar se “në këtë parlament ndodh një çudi, vjen pr/buxheti dhe nuk shoqërohet me paketën fiskale si e kërkon rregullorja, kushtetuta apo siç e kërkon logjika”.
    “Pra këtu vjen si do të shpenzohen paratë e shqiptarëve, por nuk vjen se si do të mblidhen nga do të dalin këto para, si do të jenë politikat për taksat, për tatimet në këtë vend që ne të kuptojmë nëse kemi një buxhet të balancuar apo kemi një buxhet që do të kërkojë një deficit të tepruar në Shqipëri. Atë që kërkon rregullorja dhe atë që kërkon kushtetuta këta nuk e zbatojnë”, theksoi Zhupa.
    Zhupa u shpreh se “ne jemi kundër dhe këtij buxheti, buxhetit të vjedhjes së madhe, buxhetit që nuk nxjerr shqiptarët nga varfëria, që i jep më shumë para koncesionarëve dhe më shumë para ministrave tuaj. Sepse e kemi parë tashmë që çdo firmë, çdo vulë e dhënë është një koncesion, në fakt është 50 milionë më tepër në tunelin e Llogorasë. Është pasurimi qeveritarëve në kurriz të shqiptarëve”.
    “Të dhënat, të cilat janë zyrtare dhe vijnë në krahasim nga Eurostat, i cili po ashtu merr të dhëna të shtrembëruara nga INSTAT-i juaj imagjinoni sa keq është në krahasim me atë që duhet të ishte realiteti tregon se Shqipëria zë vendin e parë, jemi kampion në rajon edhe në Europë sepse kemi 40.5% të popullsisë në varfëri, të privuar nga jeta sociale dhe me intensitet të ulët punësimi”, nënvizoi Zhupa.
    Zhupa u ndal edhe tek premtimi i qeverisë për pensionet
    “Premtimi juaj për pensionet është i përkthyer shumë thjesht 60 lekë në ditë për pensionistin në qytet dhe 20 lekë në ditë për pensionistin në fshat. Çfarë mund të bëjë pensionisti me 20 lekë në ditë me 200 lekëshin e vjetër në ditë, asgjë. Ju mund të bëni shumë mund të bëni një propagandë të madhe me këtë rritjen, por në fakt pensionistët nuk bëjnë asgjë sepse askush nga ata nuk do të garantonte jetesën më të mirë, ilaçe më të mira apo sistem më të mirë për përkujdesin e tyre nga sëmundjet”, tha Zhupa.

  • Detaje nga diskutimi i deputetëve të PS, ja kur do të votohet projektbuxheti për vitin e ardhshëm

    Detaje nga diskutimi i deputetëve të PS, ja kur do të votohet projektbuxheti për vitin e ardhshëm

    Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u bë me dije se projektbuxheti për vitin e ardhshëm do të diskutohet dhe votohet në parim në seancën plenare të datës 19 nëntor.
    Sipas asaj që raportohet, pas diskutimit në komisionet parlamentare, më 11 dhjetor do të zhvillohet votimi nen për nen i projektbuxhetit në seancë plenare.
    Ky kalendar përcakton hapat kryesorë të miratimit të dokumentit më të rëndësishëm financiar të qeverisë për vitin e ardhshëm.