Tag: projekt

  • Projekt-buxheti 2026 në seancë maratonë/ PD: Të hiqet nga diskutimi projektligji mbi Paqen Fiskale, kundër edhe ndërkombëtarët

    Projekt-buxheti 2026 në seancë maratonë/ PD: Të hiqet nga diskutimi projektligji mbi Paqen Fiskale, kundër edhe ndërkombëtarët

    Në një seancë maratonë në Kuvendin e Shqipërisë po diskuton nen për nen projektbuxhetin 2026 si dhe projektligjet e paketës fiskale, për t’i hapur rrugë miratimit dhe më pas hyrjes në fuqi.

    Në prezantimin e këtij buxheti prej 8.9 miliardë eurosh nga foltorja e Kuvendit, kryetarja e Komsionit të ekonomisë Milva Ikonomi prezantoi dhe ndryshimet e bëra si dhe rialokimet e fondeve brenda ministrive.
    “Komisioni mori në shqyrtim të gjitha raportet nga komisionet përkatëse. Ky projekt-buxhet vinë në një moment kur Shqipëria është përpara integrimit në BE. Projekt-buxheti 887 mld lekë shpenzime, 81 mln lekë shpenzime operative, 56.7 milionë të pacenueshme. Në dëgjesat ton morëm raportet e 10 komisione.
    Komisioni paraqet këtë raport para jush: Kemi administruar 50 amendamente për dryshimin e projektligjeve. Këto amendime kërkonin një rritje te shpenzimeve që shkonin në 278 mld lekë. Kjo rritje kaq e lartë nga amendimet cënonte konsolidimin fiskal të buxhetit të shtetit. Ne kemi rënë dakord që duhet të bëjmë kujdes si për deficitin dhe balancën primare.
    Komisionet përkatëse që kanë sjellë kërkesat në komision u administruan dhe komisioni ra dakord të bënte disa ndryshime”, tha kryetarja e komisionit të ekonomisë, Milva Ikonomi.
    Ndërsa pritet të diskutohet edhe paketa fiskale, deputetja demokrate Tabaku kërkoi heqjen nga diskutimi të dy projektligjeve të paqes fiskale pas reagimit edhe të institucioneve ndërkombëtare.
    “Kërkoj që ligji për paqen fiskale të tërhiqet nga rendi i ditës. Z.ministër ka gënjyer opinionin publik dhe parlamentin “Jemi njohur me deklaratën e KE dhe delegacionit të BE që nuk kanë dhënë okay për paqen fiskale. Kërkoj që kjo pikë e rendit të ditës të mos diskutohet, pasi bëhet fjalë për një mashtrim publik nga qeveria shqiptare ka gënjyer opinionit publik ndaj këtë pikë mos ta diskutojmë”, tha deputetja e PD, Jorida Tabaku.
    Pjesë e rendit të ditës është edhe projektligji për koncensionet dhe PPP, të cilin deputetët e opozitës e kundërshtojnë pasi krijojnë monopol dhe nuk shfaq transparencë.
    “Nuk kemi kontroll sinjifikativ të kontratave. Detyrimi i pronarit përfitues të identifikueshëm. Shpesh këto kontrata janë me përfitues të fshehur dhe vijnë nga vende me kopani ofsshore”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.
    “Ligji që po diskutojmë për koncesionet është një ligj që e kemi debatuar shumë herë nga hapësirat që ka lënë për korrupsion. E kemi diskutuar për faktin që sot nga 12 kontrata koncensionare 6 janë në hetim. Ligji i mëparshëm ka qenë i afruar me BE por linte hapësira. Ndryshimet që vijnë a e përmirësojnë situatën për mua jo. Sot kur diskutohet për luftën ndaj korrupsionit ne duhet ta shohim si një dështim të politikave e institucioneve por dhe shtetit shqiptar. Dikur na kushtonte mungesën e rritjes ekonomike sot është tragjike”, u shpreh Tabaku.
    “Merrnit një murator në Itali e jepnit koncesionin e sterilizimit, merrnit një murator në Greqi dhe jepnit koncesionin e laboratorëve. Dhe kur shkojnë qytetarët të bëjnë analiza u thonë s’ka mundësi shkoni te private. Ndaj dhe nuk bëni transparencë”, tha deputeti i PD, Klevis Balliu.
    Projektligji për koncesionet përfshin ndryshime të reja si refuzimi i koncesioneve që vijnë si ofertë e pa kërkuar si dhe zgjerimin e fushave vepruese. Pas koncesioneve buxheti 2026 do të diskutohet nen për nen së bashku me 8 projektligjet e paketës fiskale nga falja e detyrimeve tatimore e doganore paqja fiskale, rivlerësimi i pasurive, kompensimi në bujqësi, pagesat cash si dhe sistemi i taksave vendore.

    Top Channel

  • Xhixho e Blushi prezantojnë draftin e PL-së për uljen e TVSH të produkteve të shportës nga 20% në 5%

    Xhixho e Blushi prezantojnë draftin e PL-së për uljen e TVSH të produkteve të shportës nga 20% në 5%

    Deputetët e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi prezantuan para anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, pr/ligjin e PL-së për uljen e TVSH të produkteve të shportës nga 20% në 5%.
    Gjatë fjalës së tyre ata thanë se drafti në fjalë parashikon uljen e çmimeve dhe koston e jetesës, është një ndihmë për pensionistët dhe çdo shqiptar në nevojë.
    “PS hoqi TVSH për importin e jahteve, nuk e ul TVSH për ushqimet”, u shpreh ndër të tjera Tedi Blushi.
    FJALA E PLOTË E TEDI BLUSHIT
    Të nderuar deputetë!
    Qëllimi i këtij projekt ligji, në fakt mbështetet mbi tre shtylla kryesore.
    Së pari, cmime të ulëta.
    Së dyti, ulje e kostos së jetesës, që është bërë , në të paktën tre vitet e fundit, e papërballueshme vecanërisht për pensionistët dhe për shtresat më në nevojë.
    Dhe shtylla e tretë është mbështetja konkrete për familjet dhe më shumë lehtësi për to.
    Sikundër e kemi sqaruar, ky projektligj vjen në një moment kur shqiptarët harxhojnë nga buxhetet e tyre familjare 40% vetëm për të blerë ushqime, me cmime 50% më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian, në vendin me pagat dhe pensionet më mizerabël.
    Qëllimi i këtij projekt ligji është t’ju vijë në mbështetje të gjithë shqiptarëve, që në mënyrë të pamerituar, paguajnë sot cmime të cilat vit pas viti vetëm rriten, kur ndërkohë pensionet, pagat janë në nivele qesharake, janë mizerabël.
    Ndaj, duke i bërë thirrje edhe ndërgjegjes tuaj, referuar faktit se keni ardhur në pushtet duke premtuar, në vitin 2013, se do ta bënit TVSH-në e produkteve bazë të shportës 5% dhe nuk e keni mbajtur.
    Dua t’ju rikujtoj gjithashtu se me TVSH 20% ,ju sot po taksoni shqiptarët më shtrenjtë se kudo tjetër në rajon dhe kjo nuk është e drejtë , nuk është e ndershme, nuk është sociale, është kriminale.
    Të taksosh për ushqimin, për vezët, për vajin, për bukën, për djathin, për mishin , popullin më të varfër  në rajon.
    I varfër për shkak se ju nuk keni patur kurrë prioritet interesin publik, por vetëm vjedhjen e taksave të shqiptarëve.
    Kësaj situate i duhet dhënë fund, sepse ju po luani me bukën e shqiptarëve të varfër.
    Ndaj, do kërkoj dhe shpresoj shumë që ky projekt ligj që udhëhiqet dhe ka prioritet vetëm interesin publik, në vecanti shqiptarët e thjeshtë, ata që nuk kanë mundësi ekonomike, pensionistët, të cilëve vitin e ardhshëm ju do t’ju rrisni pensionet me 60 lekë dhe ndërkohë, cmimet e ushqimeve do ja u rrisni 3%.
    Për këtë është ky projekt ligj.
    Për pensionistët.
    Është për familjet me ndihmë ekonomike, të cilët paguhen nga bashkia e Tiranës, 4 anëtarë me 12 mijë lekë të vjetra në muaj, por që nuk kanë mundësi të ushqehen dhe janë në kufijtë e mbijetesës.
    Ky projekt ligj është mbështetje dhe për 70% të fëmijëve që edhe sipas progres raportit të fundit të Bashkimit Europian, janë në rrezik varfërie.
    Bëhuni të përgjegjshëm, jepini votën pro një projekt ligji që mbështet cdo shqiptar në nevojë.
    Unë e di se ju jeni gati të ngrini dorën për cdo projekt ligj, duke filluar nga inceneratorët që nuk ekzistojnë e te aferat korruptive, i votoni jo me një por me të dyja duart, port ë paktën i bëj thirrje ndërgjegjes tuaj , mendoni në një moment të vetëm për shqiptarët që janë sot në kufijtë e mbijetesës.
    Për pensionistët që nuk kanë mundësi të blejnë as ilacet dhe që 40% të buxhetit të tyre, prat ë atyre pensioneve që ua keni lënë në nivel mizerabël, ti shpenzojnë për t’u ushqyer, me thërrime sigurisht, se kaq ju keni lënë pensionistëve.
    Ndaj ky projekt lig,j që sjell uljen e cmimeve  për të paktën 23 produkte duke filluar nga buka, mielli, orizi, makaronat, perimet, frutat e deri tek mishi është një projektligj social dhe një projektligj, i cili ndihmon ekonomitë familjare të mbijetojnë në kushtet  kur edhe vitin e ardhshëm parashikohet një rritje abuzive dhe e cmendur e cmimeve.
    Nuk kanë vlerë deklaratat tuaja dhe premtim-mashtrimet tuaja për gjoja rritje pensionesh, kur ju nuk keni vullnetin edhe pse unë nuk dua ta paragjykoj, por duhet të tregoni sot vullnetin që keni, një moment reflektimi, një moment ku të flisni dhe ju me ndërgjegjen tuaj për të miratuar një akt , i vetmi akt i ardhur deri më tani në këtë Parlament , që shkon në funksion të interest publik, për të mbështetur shqiptarët.
    Ky nuk është një projektligj politik, është një projektligj që në rradhë të parë vjen në funksion të interesit publik.

  • A është martuar fshehurazi Al Pacino?

    A është martuar fshehurazi Al Pacino?

    Ditët e fundit, emri i Al Pacinos ka qarkulluar sërish fuqishëm në rrjetet sociale, por këtë herë jo për ndonjë rol të ri apo projekt filmik. Aktori legjendar 85-vjeçar u pa me një unazë ari në gisht gjatë një eventi në Los Angeles, duke ndezur valë spekulimesh se ai mund të ishte martuar në mënyrë të fshehtë. Fotot e qarkulluara shpejt u komentuan gjerësisht dhe ngritën pyetje mbi statusin e tij personal.

    Ngjarja ku u fotografua Pacino u mbajt më 4 dhjetor, gjatë festës së organizuar në nder të filmit të ri “One Battle After Another”, projekt i regjisorit të njohur Paul Thomas Anderson, me Leonardo DiCaprion në rolin kryesor. Në mesin e shumë të ftuarve nga industria e filmit, Pacino tërhoqi vëmendje jo vetëm për praninë e tij, por edhe për detajin e artë në dorën e djathtë – një unazë që për shumë veta dukej si simbol martese.
    Kjo mjaftoi që interneti të shpërthente me teori. A kishte vendosur aktori t’i jepte fund beqarisë? A ishte ky një vendim i marrë larg syrit të publikut? Megjithatë, dilemat nuk zgjatën shumë. Menjëherë pas përhapjes së lajmeve, përfaqësuesi i Pacinos reagoi përmes revistës “People”, duke e bërë situatën të qartë me një deklaratë të shkurtër dhe të prerë: “Al Pacino nuk është i martuar.”
    Me këtë sqarim, çështja duket e mbyllur – të paktën për momentin. Unaza, sipas të gjitha gjasave, është thjesht një aksesor personal, ndërsa Pacino mbetet një nga figurat më enigmatike dhe të komentuara të Hollywoodit.

  • 20 kampe me azilantë në disa qytete, Paloka: Skandal, projekti i Ramës është shpopullimi i vendit

    20 kampe me azilantë në disa qytete, Paloka: Skandal, projekti i Ramës është shpopullimi i vendit

    Deputeti i PD-së, Edi Paloka reagoi pas lajmin për një projekt të qeverisë për ngritjen e 20 qendrave azilantësh në disa qytete të vendit.
    Ai tha në një emision televiziv se ky ishte skandali i radhës i projektuar nga Rama, në bashkëpunim me Sorosin.
    “Reagova i pari për këtë sapo e pashë lajmin. Është skandali i radhës. Rama vazhdon përfiton që me të njëjtën strategji që skandali të mbulojë skandalin. E kemi dëgjuar dhe atë që u tha për Gjadrin. Ai tha se nuk do të kishte më kampe. Ky është skandal.. Ky është projekt që sapo Rama të hynte në politikën me projektin e Soros. Ky e ka projekt zhdukjen e shqiptarëve. E përdor për të mbajtur në pushtet veten. Ato që ia bën Europës Soros, këtu e kanë shumë kollaj. Për ta jemi hiç. Të na përzënë ne dhe ta kthejnë këtë vend për emigrantët. Rama siguron pushtetin e përjetshëm dhe këtu ka skllevër.”, tha ai.

  • ‘Rama projekt i Sorosit…’ Berisha publikon videon e Myftarajt: Njeriu që pagoi me jetë të vërtetat që iu rrëfeu shqiptarëve

    ‘Rama projekt i Sorosit…’ Berisha publikon videon e Myftarajt: Njeriu që pagoi me jetë të vërtetat që iu rrëfeu shqiptarëve

    Lideri i PD-së Sali Berisha publikoi një video të Kastriot Myftarajt që po bën xhiron e rrjetit.

    Bëhet fjalë për një video të vitit 2016 kur analisti i njohur gjatë një interviste në studio e Arjan Çanit lajmëroi se Rama ishte projekt i Sorosit dhe se liderët e opozitës do të arrestoheshin

    “Njeriu që pagoi me jetën e tij të vërtetat që iu rrëfeu shqiptarëve” shkruan Berisha.

    Çfarë deklaroi Myftaraj?

    Kastriot Myftaraj: Edi Rama është një projekt i madh. Nuk është një projekt shqiptar. Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, kanë qenë projekte shqiptare. Edi Rama është një projekt i madh, i Sorosit.

    Domethënë që e kanë ndërtuar ata, me atë filmin për Rilindjen që u bë atëherë, të gjitha këto. Dhe, po të lexosh librin e këtij Sorosianit, Fred Abrahams, i cili është botuar tani ‘Shqipëria moderne’, që këtu u botua me titullin ‘Shqipëria e re’. Ai libër mund të lexohet edhe si një libër i zhvillimeve në Shqipëri këto 25 vjet, po edhe si një libër pse në këtë vend do ngrihet Edi Rama, domethënë, kulti i tij si të thuash.

     Rama do ta mund Metën, reforma do bëhet…

    Me Sorosin, reforma do bëhet, Meta do arrestohet, Berisha do arrestohet, sistemi zgjedhor do ndryshohet, por drejtësi nuk do kemi.

     

  • “Shqipëria nuk është çiflig i Edi Ramës”/ Projekte të aprovuara, Kaso: Kryeministri, shpopulluesi më i madh

    “Shqipëria nuk është çiflig i Edi Ramës”/ Projekte të aprovuara, Kaso: Kryeministri, shpopulluesi më i madh

    Deputeti demokrat, Ivi Kaso e cilësoi sot kryeministrin Edi Rama si shpopulluesin më të madh të Shqipërisë.
    Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Kaso u shpreh Rama ka një projekt të turpshëm për vendin, bashkë me zakonin hileqar për të aprovuar çdo ide nga të huajt.
    Kaso tha se përmes këtyre akteve, Rama po e shtyn ripopullimin e vendeit drejt kombësive të tjera.
    “Pas ngritjes së dy qendrave të emigrantëve në Lezhë, Edi Rama, Shpopulluesi i Madh, ka vendosur ta shtrijë këtë projekt apatrid edhe në jug të vendit. Projekti i turpshëm, veç zakonit hileqar të Ramës për t’i thënë ‘po’, si vasal, çdo kërkese të huaj, është edhe përpjekje për të ripopulluar Shqipërinë e boshatisur nga qeverisja e tij me kombësi të tjera që vijnë nga traumat e tyre.
    Ky plan anti-kombëtar do të zgjerohet me 20 qendra në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me një kapacitet deri në 8 mijë persona.
    Ky projekt është bërë në ilegalitet të plotë, siç bëri edhe me ‘rastin Meloni’, siç bënin qelizat komuniste dje dhe ato patronazhiste sot, duke vënë në dispozicion territore dhe ndërtesa publike.
    Në qarkun e Korçës janë parashikuar 10 qendra akomodimi në Bilisht (në një sipërfaqe prej 11.500 m²), Kolonjë, Maliq, Pogradec dhe Pustec.
    Në qarkun e Vlorës, qendrat do të ngrihen në qytet, në konvikte, në pallatin e sportit ‘Flamurtari’, në shkollën e Marinës dhe në Novoselë, duke prekur edhe Himarën, Delvinën dhe Konispolin.
    Në bashkinë Gjirokastër do të përdoret zona e qytetit ku kanë qenë Rezervat e Shtetit.
    Në një kohë kur fermerët e Korçës, Devollit dhe Maliqit vuajnë mungesën e financimeve dhe pasojat e përmbytjeve, Edi Rama planifikon të shpenzojë 7 deri në 10 milionë euro për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve nga vende të treta.
    Ai duhet të shpjegojë publikisht pse duhen qendra pritjeje në zona turistike si Vlora dhe Himara, të paprekura nga flukset e emigracionit.
    Ky vendim vjen kur Rama është zhytur në korrupsion dhe hajdutëri, dhe nuk është gjë tjetër veçse një pazar personal për të ruajtur mbështetjen ndërkombëtare që po e humbet pas demaskimit nga opozita dhe mediat e huaja.
    Shqipëria nuk është çiflig i Edi Ramës, që e vendoset në dispozicion të të huajve territorin e saj.
    Krizat qeverisëse, drama e shpopullimit, imazhi prej narkomani dhe narko-kryeministri që po përhap shtypi ndërkombëtar, nuk përmirësohen me makijazhe si humanist dhe globalist.
    Partia Demokratike nuk është kundër të huajve, të cilët vijnë nga zona të rrezikuara, por Shqipëria nuk ka kapacitete për të përballuar valë të tilla emigracioni të injektuar dhe kontrolluar.
    Për më shumë, Shqipëria nuk e mban dot barrën e rëndë të ksenofobisë që mund të sjellin aksionet e Ramës, i cili, për të përmirësuar imazhin e vet do të dëmtojë vendin dhe të ardhmen e shqiptarëve”,-tha Kaso.

  • 20 qendra për emigrantët tranzit, PD: Si projekti ‘Meloni’

    20 qendra për emigrantët tranzit, PD: Si projekti ‘Meloni’

    Ngritjen e 20 qendrave të reja të pritjes për emigrantët e paligjshëm që përdorin tranzit, PD e cilëson si një projekt anti-ligjor dhe të ngjashëm me marrëveshjen e Italisë.
    “Pas ngritjes së dy qendrave të emigrantëve në Lezhë, Edi Rama, Shpopulluesi i Madh, ka vendosur ta shtrijë këtë projekt apatrid edhe në jug të vendit. Projekti i turpshëm, veç zakonit hileqar të Ramës për t’i thënë ‘po’, si vasal, çdo kërkese të huaj, është edhe përpjekje për të ripopulluar Shqipërinë e boshatisur nga qeverisja e tij me kombësi të tjera që vijnë nga traumat e tyre. Ky plan anti-kombëtar do të zgjerohet me 20 qendra në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me një kapacitet deri në 8 mijë persona. Ky projekt është bërë në ilegalitet të plotë, siç bëri edhe me ‘rastin Meloni’, siç bënin qelizat komuniste dje dhe ato patronazhiste sot, duke vënë në dispozicion territore dhe ndërtesa publike”,- tha Kaso.

  • 2.4 milionë euro për laboratorët e pesticideve, ja projekti që do të shpëtojë eksportet shqiptare nga kthimi në doganë

    2.4 milionë euro për laboratorët e pesticideve, ja projekti që do të shpëtojë eksportet shqiptare nga kthimi në doganë

    Vitin e ardhshëm do të nisë një projekt i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe ngritjen e infrastrukturës teknike për analizat e mbetjeve të pesticideve dhe metaleve të rënda në bimë. Projekti, i cili do të financohet në buxheti i Ministrisë së Bujqësisë , ka një vlerë totale prej rreth 2.4 milionë eurosh.
    Ky investim vlerësohet si i domosdoshëm, pas problematikave të shumta që kanë hasur prodhuesit shqiptare, ku një sërë ngarkesash janë kthyer në doganë për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, duke shkaktuar humbje të mëdha ekonomike.
    Në këtë drejtim,  investimi synon modernizimin e laboratorëve ekzistues, rritjen e pajisjeve analitike të standardeve të BE-së dhe zgjerimin e kapaciteteve teknike për monitorimin e sigurisë ushqimore dhe mjedisore. Me këtë projekt pritet të rritet saktësia, shpejtësia dhe transparenca e analizave të produkteve bimore, duke përmirësuar kontrollin e zinxhirit ushqimor dhe harmonizimin me praktikat ndërkombëtare.
    Ky investim është thelbësor për rritjen e besueshmërisë së produkteve vendase në tregun e brendshëm dhe atë të eksportit, veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe agroindustrisë. Për më tepër, investimi pritet të kontribuojë në mbrojtjen e konsumatorit dhe minimizimin e rreziqeve shëndetësore që lidhen me nivelin e substancave të dëmshme në produktet bimore.
    Punimet për ngritjen dhe pajisjen e laboratorëve të rinj pritet të nisin në fillim të vitit 2026, ndërsa projekti do të zbatohet në faza, dhe pritet të përfundojë në viti në 2028-ën.
    Nga ana tjetër, paralelisht do të nisë një projekt për pajisje laboratori të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, (ISUV) në vlerë 4.3 milionë euro i cili gjithashtu përfundon në 2028.
    Ky investim do të jetë një  hap i rëndësishëm drejt rritjes së standardeve të sigurisë ushqimore dhe forcimit të konkurrueshmërisë së prodhimeve vendase në tregjet ndërkombëtare, në një kohë kur janë hapur edhe grupkapitujt e sektorit bujqësor për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

  • (FOTO+VIDEO) Projekti i ri i FSHF drejt finalizimit, klubi i kampionatit shqiptar do të bëhet me shtëpi gati të re

    (FOTO+VIDEO) Projekti i ri i FSHF drejt finalizimit, klubi i kampionatit shqiptar do të bëhet me shtëpi gati të re

    Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e Vorës, i mbyllur prej kohësh teksa po ndërtohet tribuna e re qendrore dhe po kryhen ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore.

     
    Gjatë vizitës, Duka u shpreh i kënaqur me ritmet e punimeve dhe theksoi rëndësinë e këtij investimi të përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Vorë.
    “Ky projekt, që në fillim dukej që ishte një projekt shumë i mirë. Është një projekt që nuk ka filluar sot, por ka filluar me kohë, që me fushën që kemi investuar bashkë me Bashkinë e Vorës, me dy tribunat e tjera.

    Por realisht, tribuna e sotme dhe me të gjithë ambientet që duhen për një stadium të tillë, është me të vërtetë fantastike. Dua ta falënderoj kryetarin për bashkëpunimin dhe gjithashtu edhe klubin dhe Presidentin e Vorës.
    Realisht ka qenë iniciator dhe na ka shtyrë ne më shumë për t’u bashkuar në këtë investim dhe projekt. Ajo që i thashë Kryetarit është që realisht duket si një ëndërr një stadium i tillë në Vorë. Dikur mbase nuk është menduar, por sot është realitet dhe nuk është vetëm ky.

    Ne kemi bërë edhe një projekt tjetër të një fushe. Kemi realizuar një fushë stërvitje në Vorë. Do kemi dhe projekte të tjera për t’i shërbyer sa më shumë. Sot Vora është realitet ndryshe.
    Është një realitet me më shumë banorë dhe më shumë fëmijë, që ne duhet t’u krijojmë kushte sa më të mira për t’u edukuar dhe për të luajtur futboll.

    Jam shumë i lumtur që sot e shoh drejt përfundimit dhe uroj që të paktën në fillimin e vitit 2026 të shohim ndeshje të futbollit “Abissnet Superiore” këtu në stadium”, – u shpreh Presidenti Duka.
    Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, falënderoi Presidentin Duka dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen e vazhdueshme.
    “President, shumë faleminderit. Gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që keni dhënë. Jo vetëm në realizimin e parë të fushës stërvitore në Ahmetaq, por edhe në projektin e parë të stadiumit.
    Por kjo që është sot këtu nuk është më, siç e thatë edhe ju, ëndërr. U duk si e vështirë në fillim, por është një realitet që dita-ditës po merr formë dhe mezi presim që vetë klubi dhe të gjithë qytetarët të zhvillojmë ndeshjen e parë hapëse këtu në stadiumin e ri. Shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin që kemi bërë deri tani“, – tha Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera.

    Punimet në stadiumin e Vorës po vijojnë me ritme të larta. Investimi parashikon ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike dhe hapësirave të tjera funksionale, duke garantuar standarde bashkëkohore dhe kushte moderne për zhvillimin e futbollit.
    VIDEO

  • Presidenti Duka inspekton punimet në stadiumin e Vorës: Projekti po shkon drejt përfundimit, dikur dukej ëndërr, sot po bëhet realitet

    Presidenti Duka inspekton punimet në stadiumin e Vorës: Projekti po shkon drejt përfundimit, dikur dukej ëndërr, sot po bëhet realitet

    Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e Vorës, ku po ndërtohet tribuna e re qendrore dhe po kryhen ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore.
    Gjatë vizitës, Presidenti Duka u shpreh i kënaqur me ritmet e punimeve dhe theksoi rëndësinë e këtij investimi të përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Vorë.

    “Ky projekt, që në fillim dukej që ishte një projekt shumë i mirë. Është një projekt që nuk ka filluar sot, por ka filluar me kohë, që me fushën që kemi investuar bashkë me Bashkinë e Vorës, me dy tribunat e tjera. Por realisht, tribuna e sotme dhe me të gjithë ambientet që duhen për një stadium të tillë, është me të vërtetë fantastike. Dua ta falënderoj kryetarin për bashkëpunimin dhe gjithashtu edhe klubin dhe Presidentin e Vorës. Realisht ka qenë iniciator dhe na ka shtyrë ne më shumë për t’u bashkuar në këtë investim dhe projekt. Ajo që i thashë Kryetarit është që realisht duket si një ëndërr një stadium i tillë në Vorë. Dikur mbase nuk është menduar, por sot është realitet dhe nuk është vetëm ky. Ne kemi bërë edhe një projekt tjetër të një fushe. Kemi realizuar një fushë stërvitje në Vorë. Do kemi dhe projekte të tjera për t’i shërbyer sa më shumë. Sot Vora është realitet ndryshe. Është një realitet me më shumë banorë dhe më shumë fëmijë, që ne duhet t’u krijojmë kushte sa më të mira për t’u edukuar dhe për të luajtur futboll. Jam shumë i lumtur që sot e shoh drejt përfundimit dhe uroj që të paktën në fillimin e vitit 2026 të shohim ndeshje të futbollit “Abissnet Superiore” këtu në stadium”, – u shpreh Presidenti Duka.
    Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, falënderoi Presidentin Duka dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen e vazhdueshme.
    “President, shumë faleminderit. Gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që keni dhënë. Jo vetëm në realizimin e parë të fushës stërvitore në Ahmetaq, por edhe në projektin e parë të stadiumit. Por kjo që është sot këtu nuk është më, siç e thatë edhe ju, ëndërr. U duk si e vështirë në fillim, por është një realitet që dita-ditës po merr formë dhe mezi presim që vetë klubi dhe të gjithë qytetarët të zhvillojmë ndeshjen e parë hapëse këtu në stadiumin e ri. Shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin që kemi bërë deri tani“, – tha Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera.
    Punimet në stadiumin e Vorës po vijojnë me ritme të larta. Investimi parashikon ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike dhe hapësirave të tjera funksionale, duke garantuar standarde bashkëkohore dhe kushte moderne për zhvillimin e futbollit.