Tag: progres

  • “Paketë sanksionesh për Rusinë”/ Shqipëria në BE në 2030? Kaja Kallas: Ka progres të shkëlqyer

    “Paketë sanksionesh për Rusinë”/ Shqipëria në BE në 2030? Kaja Kallas: Ka progres të shkëlqyer

    “Po mendojmë për paketën tjetër. Kemi sanksione që kemi vendosur për Rusinë, për energjinë. Kemi një udhërrëfyes që e kemi propozuar javën e kaluar së bashku me sanksionet sepse është tejet e rëndësishme për të vazhduar këtë luftë. Në këtë drejtim duhet të jemi të bashkuar sepse shohim qartë që Rusia nuk do paqe. Për bisedimet në Turqi mendoj që është një propozim shumë i mirë. Për t’i ushtruar trysni Rusisë kemi ne mjete tona njësoj si Amerika që ka të sajat. Kur të kthehem do takohem me kryeministrin dhe është e rëndësishme për rajonin të shohim si po ecën.
    Kosova dhe Serbia në procesin e dialogut:
    “Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri të Posaçëm për Dialogun, presim normalizimin e marrëdhënieve.
    A e sheh Shqipërinë pjesë të BE në 2030?
    “Mendoj që Shqipëria ka progres të shkëlqyer kur flitet për reformat. Për ne është në anën tonë, nga ana Europës duhet të merren hapat e duhur.  Ju duhet të bëni reformat, por ka një moment politik që procesi i zgjerimit duhet të ndodhë”.
     

    Top Channel

  • ‘Gjuhë tipike e një narcisisti’/ Gazetarja Spaho: Rama përdor fëmijët për të shitur imoralitetin si progres

    ‘Gjuhë tipike e një narcisisti’/ Gazetarja Spaho: Rama përdor fëmijët për të shitur imoralitetin si progres

    E ftuar në emisionin Kafe Shqeto, Alisa Spaho, gazetare, reagoi ashpër ndaj deklaratës së Edi Ramës, i cili u tha fëmijëve të kërkonin në rrjet fotot e tij.

    Gazetarja u shpreh se kjo ishte një skenë e turpshme, që përpiqet të maskojë imoralitetin si progres. Ajo theksoi se përdorimi i fëmijëve në këtë mënyrë nuk është rastësi, por pjesë e një diskursi të rrezikshëm që synon zhdukjen e normave morale.

    Sipas Spahos, kjo është gjuhë tipike e një narcisisti që kërkon adhurim me çdo kusht edhe në kurriz të fëmijëve.

    Fjala e Plotë:

    Ishte ekspozimi si akt guximi dhe imoraliteti si progres. Një “shitje” që ai e ka bërë shpesh dhe nuk është aspak e re në diskursin e Ramës. Nuk duhet të na çudisë dhe as të na habisë sa herë e përsërit, sidomos kur është përpara fëmijëve.

    Ajo që ishte më e rëndë, mbi të gjitha, ishte përpjekja për ta manipuluar këtë akt të papranueshëm përmes një gjuhe ironike,mënyrë kjo për t’u tërhequr nga përgjegjësia, sepse e dinte mirë se do të kishte reagime pas asaj deklarate skandaloze. Rama kërkon të adhurohet si një narcisist tipik, dhe kjo ngjarje do të mbahet mend gjatë, sidomos nga ata që ishin të pranishëm në atë moshë të hershme.

    Së pari, nuk është e lejuar, KQZ-ja ndalon përdorimin e fëmijëve në fushata politike, dhe shumë prej tyre ishin aty pa shoqërues. Mbi të gjitha, duhet ndaluar kjo gjuhë që përpiqet të normalizojë dhe ta shesë si “progres” një përpjekje për të zhveshur shoqërinë nga çdo normë morale dhe etike.

    Kjo nevojë e tij e vazhdueshme për të relativizuar, për të ndryshuar temën, për të tërhequr vëmendje janë shenja tipike të një narcisizmi të thellë. Kur një klloun mbetet pa audiencë, nuk ka çfarë të bëjë, por kjo është e pashmangshme, sepse ne duhet të flasim dhe të diskutojmë.

    Ajo që është vërtet e rëndë është se nuk pashë asnjë reagim nga Avokati i Popullit, as nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve…

  • “Shqipëria po bën progres shumë të mirë”, Kallas: Vëmendje e BE tek armatimet. Duhet të përgatitemi për të mbrojtur veten

    “Shqipëria po bën progres shumë të mirë”, Kallas: Vëmendje e BE tek armatimet. Duhet të përgatitemi për të mbrojtur veten

    Pas takimeve me krerët më të lartë të shtetit dhe shoqërisë civile gjatë ndalesës në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas dha një intervistë për Tv Klan.
    Ajo vlerësoi objektivin ambicioz të Shqipërisë për t’u anëtarësuar brenda 2030. Proces që sipas saj kërkon vijimin e reformave, por që sipas saj po tregon progres shumë të mirë.
    Kallas foli për situatën në rajon që e cilëson të brishtë e ku deklaron se për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi se do të ketë një investim personal për afrimin e palëve.
    Po ashtu zv/presidentja e Komisionit Europian flet për arsyet e vëmendjes së vendeve anëtare tek siguria e mbrojtja dhe bën vlerësimet e saj dhe për projektin e Shqipërisë për rigjallërimin e uzinave të prodhimit të armëve.