Silvio Gonzato-edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, do të mbajnë sot një konferencë të përbashkët për shtyp. Konferenca, e cila vjen një ditë pasi Bashkimi Europian publikoi progres-raportin për vendin tonë, do të mbahet në ambientet e Kryeministrisë, në orën 11:00.
Nuk dihen më shumë detaje, ndërsa burime bëjnë me dije se Ambasadori i BE-së pritet t’i dorëzojë kryeministrit Rama progres-raportin e Komisionit Europian 2025.
Ditën e djeshme, BE publikoi progresi raportin për Shqipërinë për vitin 2025. Raporti vlerëson hapat e ndërmarra në procesin e negociatave nga vendi ynë, luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhjet e 11 majit. Në raport, Shqipëria vlerësohet si vend që ka përparuar në hapat drejt integrimit me hapjen e grupeve negociuese dhe në përfitimet e Planit të Rritjes. Ndërkoë, raporti ka rreshtuar kritika dhe ka ngritur shqetësime në lidhje me median në Shqipëri. Progres-raporti ngre shqetësime serioze për mungesën e vetërregullimit, polarizimin e skajshëm dhe presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht në mediat online. Gjithashtu, në raport thuhet se ndalimi i Tik Tok u arsyetua në pulik si masë për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme, ndërkohë që aktualisht aplikacioni është i aksesueshëm në gjithë Shqipërinë dhe nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për heqjen e ndalimit nga qeveria./ZËRI








