Tag: programit

  • “Diella maskoi dështimet e qeverisë”, Boçi shpërthen:  Parlamenti po shndërrohet në komision personal të Ramës, do ta..

    “Diella maskoi dështimet e qeverisë”, Boçi shpërthen: Parlamenti po shndërrohet në komision personal të Ramës, do ta..

    I ftuar në intervistën e mesditës, Luçiano Boçi, deputet i Partisë Demokratike, denoncoi ashpër mënyrën skandaloze se si Edi Rama zgjodhi të zhvillojë seancën e prezantimit të programit qeverisës.
    Sipas Boçit, përdorimi i një “roboti” të quajtur ‘Diella’ për të lexuar fjalimin e Kryeministrit nuk ishte thjesht një shfaqje por një akt i qëllimshëm për të provokuar opozitën, për të shmangur përballjen me të vërtetën dhe për të shkatërruar solemnitetin e Parlamentit.Deputeti theksoi se Rama po përdor çdo mjet përfshirë deformimin e rregullores dhe manipulimin institucional për të mbyllur gojën e opozitës dhe për të fshehur dështimet e një qeverie të kapur nga krimi.
    Pjesë nga deklarata:
    Fjalimi i “Diellës” ishte një formë e qartë provokimi nga ana e Ramës dhe një akt që prishi solemnitetin e seancës. Gjoja opozita u akuzua për prishjen e solemnitetit, ndërkohë që ishte vetë Kryeministri ai që e theu atë. Kurrë më parë nuk është parë që gjatë fjalës së prezantimit të programit qeveritar të futen elementë të tillë, edhe pse sot këta elementë vishen me petkun e “inteligjencës artificiale”.
    Por mos të merremi me “Diellën”, por me mentalitetin e Edi Ramës. Kjo nuk është hera e parë që ndodh në këto mandate të vjedhura nga ai. Megjithëse është provuar dhe faktuar se opozita ka ndjekur prezantimin e programit sepse ajo kërkon të bëjë opozitën e saj dhe të ballafaqojë programin me ata që kanë marrë gjoja përgjegjësinë Rama ka përdorur gjithmonë forma për ta shmangur përballjen. Opozita ka dhënë edhe vizionin e saj se çfarë do të bënte ndryshe në vend të një qeverisjeje të tillë socialiste.
    Partia Demokratike kërkoi që seanca të zgjaste dy ditë, në mënyrë që të gjithë deputetët të kishin mundësi të flisnin. Kjo u kundërshtua nga mazhoranca, e cila këmbënguli që gjithçka të mbyllej brenda një dite, pavarësisht se sa vonë do të zgjaste. Rama përdori këtë truk provokativ, jo sepse kishte interes që opozita ta dëgjonte programin, por përkundrazi ai kërkonte ta fshihte programin dhe madje edhe qeverinë, duke i mbuluar me këtë provokim të stisur, një truk i padëgjuar më parë në Parlament. Ishte një tentativë e qartë për të shkatërruar formën parlamentare që, dukshëm, e bezdis dhe i rri ngushtë Kryeministrit.
    Unë besoj se qëllimi i tij i vërtetë ishte që opozita të mos ishte e pranishme. Ai donte që ajo të largohej nga salla, që ta linte Parlamentin bosh, në mënyrë që ai të shmangte një debat parlamentar në sy të publikut dhe trupës diplomatike të pranishme. Sërish, u përballëm me arrogancën e një qeverie dhe një Kryeministri të cilit i prishet vaniteti kur përballet me opozitën.
    Opozita flet nga vendi, kërkon fjalën për procedurë, reagon kur ndodhin shkelje në Parlament. Ndaj këtyre reagimeve nuk mund të ketë përgjigje ekstreme si ndërprerje seance apo votime të ngutshme. Rregullorja që po zbatohet është deformuar dhe është miratuar në mënyrë të njëanshme.
    Çfarë mësoi publiku shqiptar sot?
    Në sallë kishte ministra që për herë të parë prezantoheshin. Ky duhej të ishte momenti i tyre dhe i Ramës për të paraqitur idetë, vizionin dhe qasjen e tyre ndaj një programi qeverisës jo momenti i “Diellës”. Ajo që u paraqit nuk ishte një program i vërtetë, por një broshurë me premtime të ricikluara, pa referenca konkrete, pa qartësi se si do të realizohet apo çfarë impakti do të ketë për qytetarët. Sot qytetari shqiptar nuk mori asgjë.
    Ky Kryeministër tashmë ka kaluar çdo kufi. Ai kërkon të vërë në komandë të gjithë njerëzit e tij, por është e pamundur që të komandojë shoqërinë shqiptare dhe opozitën. Ai kërkon që Parlamentin ta shndërrojë në një komision personal, shtetin ta bëjë një parti ashtu siç e ka bërë dhe Presidencën ta kthejë në një aneks të Kryeministrisë. Por këtë nuk mund ta bëjë më, as me opozitën, as me Shqipërinë.
    Sot jetojmë në autokraci, në diktaturë. Jemi në alarm. Çdo ditë e më shumë, këto sinjale alarmi po faktohen.

  • Miratimi pa diskutim I programit të qeverisë “Rama 4”, Niko Peleshit I duket hap drejt integrimit

    Miratimi pa diskutim I programit të qeverisë “Rama 4”, Niko Peleshit I duket hap drejt integrimit

    Seanca 25 minutëshe e Kuvendit ku mazhoranca votoi pa asnjë debat dhe diskutim programin katër vjeçar  te qeverisë “Rama 4”, duke mos I dhënë mundësi opozitës të shprehë asnjë opinion, për Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, duket një gjë mëse normale dhe mbi të gjitha integruese për vendin.
    Disa orë pas miratimit të programit në një postim në rrjetin e tij social Kryetari I Kuvendit Niko Peleshi, shprehet se miratimi në seancën e sotme ishte një hap I rëndësishem drejt rrugës së Shqipërisë për në BE.
    “Në seancën e sotme plenare miratuam programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, një hap i rëndësishëm për të çuar përpara vizionin qeverisës të vendit për #Shqipërinë2030.
    Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën e tij, të mbështetur në Kushtetutë, Rregullore dhe Kodin e Etikës, duke garantuar standarde të larta pune dhe transparence, në përputhje me praktikat më të mira të parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian ku synojmë të integrohemi”, shkruen kryetarit I Kuvendit Niko Peleshi.

  • Tensionet në Kuvend, PS kërkon “ndëshkim” për demokratët, zbulohet letra për Peleshin

    Tensionet në Kuvend, PS kërkon “ndëshkim” për demokratët, zbulohet letra për Peleshin

    Shumica socialiste do të çojë për ndëshkim deputetët e opozitës që prishen seancën dhe goditën me librin e kushtetutës dhe shishe Edi Ramën.
    Në seancën e sotme, e cila ishte parashikuar për të zgjatur dy ditë por u mbyll në 25 minuta, deputetët e opozitës penguan fjalën e Ramës në foltore, dhe më pas e gjuajtën atë me librin e Kushtetutës.
    Kështu kreu i Kuvendit njoftoi se nuk do të kishte më diskutime, dhe u kalua direkt në votimin e programit të qeverisë për katër vitet e ardhshme, që u miratua me 82 vota pro.
    Në kërkesën zyrtare, thuhet:
    Seanca plenare e datës 18 shtator 2025 e Kuvendit të Shqipërisë me rend dite, miratimin e programit politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, përbën një nga momentet më të rëndësishme të legjislaturës.
    Kjo seancë përbën aktin e parë institucional që përcakton drejtimin politik dhe përbërjen ekzekutive. të qeverisjes së re. Në këtë kuptim, rëndësia e kësaj seance është e veçantë dhe kërkon nga çdo deputet respektim të plotë të detyrimeve parlamentare dhe një sjellje të përputhshme me standardet e dinjitetit dhe përgjegjësisë institucionale.
    Referuar rendit të ditës fjalën e mori Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, për prezantimin e programit politik. Gjatë kohës që Kryeministri ishte në foltore për fjalën e tij, deputetët e opozitës filluan që përmes zhurmave, thirrjeve, rënies me dorë të tavolinave dhe duke u ngritur në këmbë, penguan fjalën që Kryeministri po mbante.
    Në këto kushte bllokimi të fjalës së Kryeministrit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në frymën e neneve 52 dhe 66 të Rregullores së Kuvendit, kërkoi pesë minuta pushim, me qëllim rikthimin në normalitet të seancës plenare, duke ju kërkuar deputetëve që po thyenin rregullin në sallë të reflektojnë. Me rifillimin e seancës plenare, Kryetari i Kuvendit i dha fjalën përsëri Kryeministrit për të vijuar me prezantimin e programit politik.
    Në këtë moment deputetët Gazmend Bardhi dhe Klevis Balliu u drejtuan drejt foltores dhe bllokuan folësin të vijojë fjalën e tij. Gjithashtu deputetët Luçiano Boçi, Fidel Kreka, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Saimir Korreshi, Gent Strazimiri, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Ledina Alolli, u drejtuan drejt foltores dhe bllokuan atë. Deputeti Gazmend Bardhi goditi disa herë me mjete të forta (siç duket qartë në pamje) në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu dhe deputeti Fidel Kreka kreu në të njëjtën formë shkelje si deputeti Gazmend Bardhi.
    Në këto kushte aspak normale për vijimin e seancës plenare, referuar Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Kuvendit kaloi në procesin e votimit. Sa më sipër, bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 pika 1 gërma a), Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të Nenit 3, gërma ç), dh) dhe ë), neni 6, neni 8, pika 2 gërma b) dhe nenit 33 i Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë: Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi dhe Fidel Kreka. Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.

  • Miratimi i programit qeverisë, kreu i BDI uron Edi Ramën: Ne na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane

    Miratimi i programit qeverisë, kreu i BDI uron Edi Ramën: Ne na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane

    Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin Edi Rama për miratimin e programit qeverisës dhe për rizgjedhjen në krye të qeverisë.

    Përmes një reagimi në Facebook, Ahmeti i drejtohet kryeministrit duke thënë ‘Ne na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiaane’.
    “I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i dashur Edi
    Të uroj si vëllau vëllaun për rizgjedhjen në krye të Qeverisë shqiptare me uratat më të sinqerta për suksese në zbatimin e programit qeverisës.
    Ne na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane dhe të ecjes pa asnjë ndalesë, me hapa të sigurt dhe të shpejtë, drejt integrimit të plotë europian.
    Sot, nuk ka akt më patriotik kombëtar se sa Shqipëria europiane dhe ky rrugëtim duhet të mbështetet nga të gjithë.
    Më 19 korrik të vitit 2022, Shkupi dhe Tirana i filluan bashkë negociatat në Bruksel, ndërsa sot , Shqipëria ka hapur gati se të gjitha kapitujt negociues, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka humbur rrugën drejt kryeqendrës europiane.
    Ngecja e Maqedonisë së veriut në rrugëtimin europian dhe rritja e ndikimeve serbo-ruse në vend paraqet shqetësim të madh për ne, bashkë edhe me cënimin e rëndë të barazisë etnike nëpërmjet të rrënimit të Marreveshjes paqësore të Ohrit nga viti 2001.
    Përkushtimi yt dhe i Shqipërisë për integrim europian është shembullor dhe uroj të na shërbejë si nxitje që ti bashkangjitemi edhe ne Shqiperisë në këtë rrugëtim.
    Edi, të uroj shëndet e mbarësi në këtë mandat kaq të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe për rajonin.
    Të priftë e mbara ty dhe Shqipërinë“, shprehet ai.

    Top Channel

  • “Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

    “Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

    Seanca e sotme parlamentare, është shoqëruar me debate dhe tensione. E parashikuar të ishte maratonë, zgjati vetëm 20 minuta, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan që kryeministri Rama të prezantonte programin.
    Pas miratimit me 82 vota të programit qeverisës dhe kabinetit të ri të propozuar nga Kryeministri Edi Rama, tensionet në sallën e Kuvendit u përshkallëzuan.

    Opozita reagoi me ironi, duke përdorur slogane të epokës komuniste për të sulmuar mënyrën se si mazhoranca po e drejton vendin.
    “Parti Enver jemi gati kurdoherë”, ishte thirrja ironike që u dëgjua në sallën e Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës protestuan për mënyrën e miratimit pa debat të programit dhe kabinetit të ri.
    Për të shprehur revoltën, deputetët opozitarë hodhën rregulloren e Kuvendit drejt foltores dhe drejt vendeve ku ishin të ulur ministrat dhe kryeministri Edi Rama.

  • Shtyllat e programit qeverisës, në fokus anëtarësimi në BE, rritja ekonomike dhe siguria

    Shtyllat e programit qeverisës, në fokus anëtarësimi në BE, rritja ekonomike dhe siguria

    Në katër vitet që vijnë, kryeministri Rama ka në fokus tre shtylla kryesore që përbëjnë dhe boshtin e programit qeverisës. Ato janë: Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme dhe Mirëqenia për të Gjithë.
    Rritja e të ardhurave për frymë për qytetarët pritet të jetë rreth 40%, duke i çuar në 15 mijë euro deri në vitin 2029.Lexo edhe :Related Posts
    Gjithashtu parashikohet të hapen 100 mijë vende të reja pune, e shoqëruar kjo me mbështetje ndaj sipërmarrjes me politika fiskale të posaçme.

    Në arsim, synohet dyfishimi i numrit të nxënësve në shkollat profesionale, ngritja e laboratorëve inteligjentë, rritja e pagës mesatare të mësuesve dhe investime në infrastrukturën universitare.
    Qendra kulturore të reja pritet të hapen edhe jashtë vendit ndërsa do të vijojë restaurimi i objekteve historike.
    Shëndetësia vjen me një buxhet të trefishuar. Tashmë janë rindërtuar 400 qendra shëndetësore dhe 53 spitale të reja.
    Programi përfshin zgjerimin e shërbimeve sociale, rritjen e pensioneve dhe mbështetjen për familjet në nevojë.
    Sa i takon infrastrukturës, ndërtimi i rrugëve, urave dhe tuneleve do të vazhdojë, përfshirë projektet strategjike të Korridorit Blu dhe hekurudhave kombëtare.
    Investimet në Forcat e Armatosura dhe policinë do të rriten, duke përfshirë krijimin e një industrie ushtarake. Prioritet mbetet edhe siguria rrugore dhe parandalimi i krimit.
    Qeveria synon të rrisë turizmin elitar dhe ekologjik, të dyfishojë eksportet bujqësore dhe të përfundojë projektet e ujitjes së tokave. Zonat e mbrojtura dhe riciklimi i mbetjeve do të realizohen bazuar në standardet europiane.
    Në fokus mbetet përmirësimi i lidhjeve rajonale dhe zhvillimi i infrastrukturës rrugore, aeroportet dhe portet, për ta bërë Shqipërinë një destinacion të sigurt për investime, turizëm dhe shërbime.
    Mbi të gjitha, anëtarësimi në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 mbetet prioritet kryesor, ndërsa programi synon të forcojë shtetin e së drejtës, të modernizojë administratën digjitale, të zhvillojë ekonominë dhe të përmirësojë shërbimet për qytetarët./vizionplus.tv

  • AZHBR me ekspertët e BE-së, diskutime për menaxhimin e IPARD III

    AZHBR me ekspertët e BE-së, diskutime për menaxhimin e IPARD III

    Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme për Bujqësinë (DG Agri) dhe Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), organizoi një seminar të specializuar mbi menaxhimin e riskut dhe parandalimin e parregullsive në kuadër të Programit IPARD III. Seminari u zhvillua me pjesëmarrjen e drejtoreshës së AZHBR-së, Ardita Kuçi, si dhe të përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Shqipëri e strukturave të përfshira në zbatimin e programit. Kuçi tha se në fokus të takimit ishin: Mekanizmat e kontrollit dhe raportimit në administrimin e fondeve IPARD; praktikat më të mira për identifikimin dhe parandalimin e parregullsive; përdorimi i mjeteve teknologjike për rritjen e transparencës dhe integritetit në proceset e menaxhimit.
    Takimi shërbeu për shkëmbim përvojash me ekspertët evropianë. Ky aktivitet shërbeu si një platformë ndërinstitucionale për diskutimin e përbashkët të sfidave dhe zgjidhjeve në zbatimin e Programit IPARD III, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave me ekspertët evropianë të fushës. Drejtoresha Kuçi në fjalën e saj theksoi rëndësinë e angazhimit të të gjithë aktorëve në ruajtjen e standardeve të BE-së dhe sigurimin e një zbatimi transparent, efektiv dhe të qëndrueshëm të fondeve të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural. AZHBR vijon të jetë një aktor kyç në garantimin e integritetit dhe besueshmërisë së programeve të financuara nga BE, duke rritur kapacitetet vendase për menaxhim të përgjegjshëm të fondeve dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare.

  • “Përputhen” vjen me risi! Roli i ri për Megi Pojanin dhe Neda Ballukun, zbulohen opinionistët

    “Përputhen” vjen me risi! Roli i ri për Megi Pojanin dhe Neda Ballukun, zbulohen opinionistët

    Ndryshime në emisionin ‘Përputhen’!
    Sezoni i ri i emisionit të njohur “Përputhen” do të nisë me disa risi të rëndësishme, jo vetëm në përmbajtje, por edhe në strukturën organizative dhe krijuese të programit. Një nga ndryshimet më të dukshme është roli i ri i moderatores Megi Pojani. Ajo nuk do të jetë më thjesht prezantuese, por edhe autore e formatit, duke marrë drejtimin krijues dhe përgjegjësinë për linjën editoriale të programit. Kjo është hera e parë që Megi angazhohet në një rol kaq të plotë, duke premtuar një stil më personal dhe të drejtpërdrejtë në rrjedhën e emisionit.
    Një tjetër emër i rëndësishëm që merr një rol të ri është Neda Balluku. Pas eksperiencës si opinioniste, ajo është emëruar kryeredaktore e “Përputhen”. Me qasjen e saj analitike dhe shpeshherë kritike, pritet që Neda të sjellë një vizion të ri në prapaskenë dhe në menaxhimin editorial të programit.
    Po ashtu, janë prezantuar edhe opinionistët e rinj: aktori karizmatik Laert Vasili dhe blogerja e njohur Arba Gramo, të cilët pritet të sjellin energji dhe këndvështrime të reja në studio.
    Ky kombinim pritet të sjellë një dinamikë të re dhe një frymë më të freskët në formatin tashmë të njohur nga publiku shqiptar.

  • Pas hetimit të OLAF, institucionet vendase mbyllin auditimin e IPARD II për 2023

    Pas hetimit të OLAF, institucionet vendase mbyllin auditimin e IPARD II për 2023

    Përveç hetimit të ndërmarrë 2 vite më parë nga OLAF për programin IPARD II ka përfunduar auditimi nga institucionet shtetërore vendase për vitin financiar 2023 të programit, ndërsa është në proces 2024.Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga BE (AAPAA) një institucion në varësi të Këshillit të Ministrave, që ka në fokus auditimin e transaksioneve të fondeve nga programet e BE, para dhe pas anëtarësimit ka publikuar raportin vjetor për 2024.Ndër të tjera në raportin e publikuar nga AAPAA theksohet se për vitin financiar 2023 të programit IPARD II ka përfunduar auditimi i operacioneve, auditimi i llogarive, raporti dhe opinioni vjetor i auditimit, si dhe ndjekja e gjetjeve dhe rekomandimeve të mëparshme. Për vitin financiar 2024 të programit IPARD  auditimi i sistemit është përmbyllur në shtator 2024, ndërsa auditimi i operacioneve vijon i parashikuar të përfundonte në muajin janar 2025. Po ashtu është finalizuar edhe Strategjia e Auditimit për periudhën 2025–2027, me afat dorëzimi në nëntor 2024.Ndërkohë mësohet se në raport janë përfshirë, një sërë gjetjesh, shkeljesh dhe opinione (të cilat nuk janë publikuar në faqen zyrtare), por ato paraqiten pranë Komisionit Europian dhe Këshillit të Ministrave.Programi IPARD II, i cili përfshinte një fond total prej 94.6 milionë eurosh, prej të cilave 71 milionë euro ishin financime të Bashkimit Evropian, u implementua gjatë periudhës 2018–2023. Gjatë kësaj periudhe, fondet u shpërndanë në sektorë si investime në ferma, përpunim të qumështit, mishit dhe fruta-perimeve. Në thirrjet e para dhe të dyta u shpërndanë rreth 57.6 milionë euro, ndërsa në thirrjen e tretë u financuan 29.1 milionë euro për investime në ferma dhe përpunim.Në korrik 2023, Komisioni Europian ndërpreu përkohësisht financimin e programit IPARD II pas dyshimeve për korrupsion dhe hetimeve nga Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF). Në vitin 2024, OLAF njoftoi se kishte identifikuar si të papërshtatshme 33 milionë euro fonde të thirrjes së parë dhe të dytë të programit.Pas mbylljes së programit në dhjetor 2023, Brukseli dha një leje shtesë njëvjeçare për pagesat e fondeve të mbetura, duke parashikuar që subjektet të plotësojnë dokumentacionin brenda afatit 6-mujor.“IPARD II është mbyllur në muajin dhjetor 2023. Pati edhe një shtyrje afati për pagesat që nuk arritën dot të kryheshin në 2023, u dha leja 1 vjeçare nga Brukseli që pagesat të vazhdojnë.Në rastet që me strukturat e brendshme monitorojmë dhe konstatojmë që subjektet nuk kanë sjellë dokumentacionin në afatin e duhur, nuk mund t’i paguajmë. Rregullorja përcakton në mënyrë strikte se afati për plotësimin e dokumentacionit është 6 muaj”, sqaroi më herët ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj në një takim me gazetarët.Ministrja Denaj, njoftoi gjithashtu se në vitin 2026 pritet vlerësimi nga Brukseli dhe çelja e 9 masave të reja të programit IPARD III, i cili parashikohet të ketë një fond total prej 146 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 55% krahasuar me IPARD II. Ky program do të përfshijë 9 masa të reja financimi, ndërsa IPARD II kishte vetëm 3 masa.Programi IPARD II i cili u përfshi në një proces hetimi nga OLAF kishte në total një fond prej 94,6 mln euro në total, nga të cilat 71 mln euro ishin financime të BE-së.Gjatë zbatimit të tij nga viti 2018 deri më 2022, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2018 u disbursuan 20,6 mln euro, në 2019 u dhanë 15,6 mln euro, 26,8 milionë euro u shpërndanë në 2020 dhe për vitet 2021-2022 janë dhënë 31,6 mln euro.Në vitin e parë me grantet e programit IPARD II u mbështetën investimet në ferma, në sektorin e përpunimit të qumështit, mishit dhe fruta-perimeve. Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të thirrjes të parë dhe të dytë ishte 57,6 milionë euro.Në thirrjen e tretë IPARD II financoi 29,1 mln euro në dy masa mbështetëse për investime në ferma dhe përpunim./ D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Projekti me BB për shërbimet publike, bëhet efektive kredia 80 mln USD, ecuria

    Projekti me BB për shërbimet publike, bëhet efektive kredia 80 mln USD, ecuria

    Institucionet disbursuan 8.4 milionë dollarë deri në gusht sa i takon projektit “Përmirësimi i Qasjes së Barabartë në Shërbime Publike me Cilësi të Lartë përmes GovTech” që po mbështetet nga Banka Botërore.Kjo e fundit vlerësoi në një raport të këtyre ditëve se kjo shumë i përgjigjet 13 për qind të totalit të financimit të parë që u bë efektiv në vitin 2023 dhe që ka një shumë prej 65 milionë dollarësh. I njëjti raport vlerëson se financimi i dytë po për këtë projekt i miratuar në mars të këtij viti u bë efektiv këtë gusht. Shuma e këtij financimi të dytë është 80 milionë dollarë.Banka vlerësoi se ecuria e përgjithshme e zbatimit mbetet “e Kënaqshme”, duke qenë se zbatimi vazhdon të ecë përpara në të gjitha aspektet e Programit – si për Programin Kryesor ashtu edhe për Financimin Shtesë (AF).Më konkretisht, vlerësimi “S” jepet për shkak të: (i) përgatitjes së shpejtë dhe miratimit të një Financimi Shtesë për Programin (80,000,000 USD / 76,900,000 EUR) – i konceptuar për të rritur dhe zgjeruar më tej Programin – i cili hyri në fuqi më 11 gusht 2025;(ii) arritjes së shtatë Rezultateve të Lidhura me Shpërndarjen (DLRs) deri më tani, duke përfshirë një Rezultat të Mëparshëm nën AF, ndërkohë që 6 DLR të tjera janë në rrugën e duhur për t’u arritur deri në fund të vitit kalendarik(disa prej tyre përpara afatit), dhe është vërejtur progres në të gjitha 9 DLI-të;(iii) progresit në të gjitha procedurat e prokurimit dhe aktivitetet e Programit për Rezultate (PforR) dhe të Financimit të Projektit të Investimit (IPF) brenda secilës prej katër Zonave të Rezultateve të PforR-së;(iv) forcimit të kapaciteteve të Njësisë së Koordinimit (CU) brenda AKSHI-së, përmes zgjerimit të strukturës së saj dhe punësimit të ekspertëve mbështetës; dhe(v) progresit të shtuar në zbatimin e veprimeve të Planit të Veprimit të Programit (PAP).Sipas Bankës norma e disbursimit të Programit, pas 24 muajsh zbatim, është 13 për qind e Programit Kryesor (Financimi Shtesë sapo ka hyrë në fuqi). Deri në vlerësimin e ardhshëm pritet që norma e disbursimit të arrijë rreth 23 për qind të gjithë Programit (Programi Kryesor dhe Financimi Shtesë).Projekti synon të mbështesë sektorin publik në përmirësimin e shërbimeve publike, për të rritur kapitalin njerëzor dhe për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik gjithëpërfshirës. Në fokus është forcimi i disa shërbimeve të lidhura veçanërisht për grupet më të cenueshme, si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, gratë me arsim të ulët dhe shtresat më të varfra./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.