Partia Demokratike ka paraqitur në Kuvend kërkesën e firmosur nga 45 deputetë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me fondet e IPARD. Pas refuzimit nga ana e Partisë Socialiste për të zhvilluar një mocion me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, deputetët e opozitës kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për këtë qëllim. OLAF i rekomandoi Komisionit Evropian që ta konsideronte një pjesë të financimit të thirrjes së parë dhe të dytë për programin IPARD II në shumën 33 milionë euro të papranueshme, çka më pas solli edhe pezullimin e këtyre fondeve. Po ashtu, u pezulluan edhe fondet e programit IPARD III në shumën 112 milionë euro.
Pra, si rezultat i shkeljeve shumë serioze të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, të cilat OLAF i konsideroi si “kriminale” dhe “korruptive”, fermerëve shqiptar iu mohua mundësia për të përfituar 112 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit IPARD III, pjesë e Marrëveshjes Kuadër IPA III. Me qëllim kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II, verifikimin e procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve fituese të fondeve IPARD II, analizimin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit e fondeve IPARD II në fazën e zbatimit të projekteve, vlerësimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse për programin IPARD II, identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e këtyre fondeve, si dhe vlerësimin e nevojës për ndërmarrjen e masave ligjore, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative në të ardhmen, deputetët e opozitës kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit për Kontrollin e Ligjshmërisë në Administrimin e Fondeve të Programit IPARD II, thuhet në kërkesën e paraqitur.
Objekti
Sipas demokratëve, Komisioni do të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian; (ii) Verifikimin e procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve fituese të fondeve të programit IPARD II; (iii) Analizimin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit e fondeve IPARD II në fazën e zbatimit të projekteve; (iv) Identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e fondeve të programit IPARD II, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale; (v) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës në administrimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian dhe fondeve publike, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe mbikëqyrjes parlamentare; (vi) Të angazhohet për të propozuar për miratim të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen në të ardhmen situatat e evidentuar në raportin e hetimit të Zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF), dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale, duke propozuar masat konkrete që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë për programin IPARD III. Komisioni propozohet të ketë në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Tag: programit
-

Batërdia me fondet e BE për bujqësinë dhe bllokimi i projektit IPARD, PD kërkon komision hetimor, paraqitet kërkesa…
-

‘OLAF gjeti shkelje’, opozita kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komision Hetimor për fondet e IPARD II në bujqësi
Pas refuzimit të mazhorancës për të zhvilluar një mocion me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, deputetët e opozitës kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për këtë qëllim.
OLAF i rekomandoi Komisionit Evropian që ta konsideronte një pjesë të financimit të thirrjes së parë dhe të dytë për programin IPARD II në shumën 33 milionë euro të papranueshme, çka më pas solli edhe pezullimin e këtyre fondeve. Po ashtu, u pezulluan edhe fondet e programit IPARD III në shumën 112 milionë euro.
Sipas opozitës, Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij:(i) Kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian;(ii) Verifikimin e procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve fituese të fondeve të programit IPARD II;(iii) Analizimin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit e fondeve IPARD II në fazën e zbatimit të projekteve;(iv) Identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e fondeve të programit IPARD II, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale;(v) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës në administrimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian dhe fondeve publike, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe mbikëqyrjes parlamentare;(vi) Të angazhohet për të propozuar për miratim të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen në të ardhmen situatat e evidentuar në raportin e hetimit të Zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF), dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale, duke propozuar masat konkrete që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë për programin IPARD III.Komisioni propozohet të ketë në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Kerkese-per-ngritjen-e-Komisionit-Hetimor-per-fondet-e-IPARD_compressed_compressed -

“Skema korruptive dhe shkelje të rënda”, 45 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e komisionit hetimor për “IPARD II”
45 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në administrimin e fondeve të programit IPARD II në bujqësi.
Në një kërkesë zyrtare, deputetët e opozitës argumentojnë se pas “rufizimit të mazhorancës për të zhvilluar një mocion me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor për këtë qëllim”.
Sipas tyre “OLAF i rekomandoi Komisionit Evropian që ta konsideronte një pjesë të financimit të thirrjes së parë dhe të dytë për programin IPARD II në shumën 33 milionë euro të papranueshme, çka më pas solli edhe pezullimin e këtyre fondeve”.
“Po ashtu, u pezulluan edhe fondet e programit IPARD III në shumën 112 milionë euro. Pra, si rezultat i shkeljeve shumë serioze të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, të cilat OLAF i konsideroi si “kriminale” dhe “korruptive”, fermerëve shqiptar iu mohua mundësia për të përfituar 112 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit IPARD III, pjesë e Marrëveshjes Kuadër IPA III”, argumentojnë deputetët e opozitës në kërkesën e tyre.Top Channel
-

Pasi nuk lejoi prezantimin e programit, PD kërkon mocion me debat në Parlament për prioritetet e qeverisë ‘Rama 4’
Pasi opozita pengoi prezantimin e programit qeverisës në seancën plenare të 18 shtatorit në Parlament, tashmë Partia Demokratike kërkon një mocion me debat për prioritetet e qeverisë Rama 4.
Kërkesa është bërë publikisht nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.Në letrën e tij, Bardhi kërkon një mocion me debat në Parlament për të diskutuar për prioritetet që ka qeveria e re socialiste e mandatit të katërt, në këtë 4-vjeçar të ardhshëm.
Letra e Gazment Bardhit drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi:Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme të rrugëtimit të saj europian dhe ku përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e qeveisjes janë themele të rëndësishme në një vend që aspiron antarësimin në Bashkimin Euopian. Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë është e domosdoshme që të zhvillojë një debat, për një çështje të veçantë, siç është bilanci i Qeverisë aktuale në realizimin e programit politik të kaluar dhe programi politik qeverisës në periudhën në vijim.
Anëtarësimi në Bashkimin Europian, që përfshinë detyrimisht rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, janë çështje që duhet të shqetësojnë çdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe ky i fundit duhet të ketë rol të qenësishëm në çuarjen përpara të kësaj axhende.
Gjithashtu, efikasiteti i qeverisjes është i lidhur drejtpërdrejtë me integritetin e ministrave të emëruar, sepse dyshimet për kriminalizim të jetës politike dëmtojnë rëndë besimin e qytetarëve tek institucionet publike dhe përbën një regres të theksuar marrëdhëniet e shtetit shqiptar me partnerët e saj ndërkombëtarë. Qytetarët shqiptarë duan dhe meritojnë politikanë me integritet të lartë, pa rekorde kriminale në të kaluarën e tyre dhe pa kontakte me elementë të krimit të organizuar.
Prandaj, duke pasur parasysh sa më lart, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkoj zhvillimin e një mocioni me debat mbi prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike të vendit.” -

SPAK ‘fut në sherr’ Ministrin e Drejtësisë dhe opozitën/ Lamallari pret në takim Dumanin, Bardhi: Ç’lidhje ka ai me Edi Ramën
Ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka pritur sot në një takim kreun e SPAK, Altin Dumani.
Lajmi u bë i ditur nga vetë ministri Lamallari, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, sqaron se ndau me kreun e SPAK prioritetet e ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Mirëprita sot në një takim drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Z. Altin Dumani.
Ndava me të prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian. Shteti i së Drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane.
Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe vijimi i mbështetjes për Reformën në Drejtësi mbeten prioritet absolut i qeverisë shqiptare! ”, shkruan Lamallari.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili shprehet se ‘SPAK mund të jetë mekanizëm i propagandës së qeverisë’.
“Marrëdhënia e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme SPAK me segmente të Ekzekutivit, përfshirë Ministrin e Drejtësisë, duhet të udhëhiqet vetëm nga ligji. Marrëdhënia të tilla institucionale nuk duhet të ndodhin për nevoja propagande të Ekzekutivit, sepse SPAK nuk mund të jetë mekanizëm propagande i Qeverisë, por institucioni kyç që lufton korrupsionin qeveritar dhe krimin e organizuar.
Askund, por askund nuk parashikohet se me drejtuesin e SPAK ndahen prioritetet e Qeverisë dhe aq më pak që ky i fundit dëgjon prioritetet e programit të Qeverisë. Ç’lidhje ka SPAK me prioritetet e Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, kur në fakt prioritet i saj duhet të jetë lufta ndaj korrupsionit qeveritar?
SPAK nuk është institucion nën varësinë e ekzekutivit dhe nuk duhet të sillet në publik si i tillë, sepse pavarësia e sistemit gjyqësor duhet edhe të duket që ekziston. Kjo pozë në zyrën e Ministrit të Drejtësisë dhe njoftimi i Ministrit të Drejtësisë që ka ndarë prioritetet e programit qeverisës, është një akt propagande i pandodhur kurrë më parë.”, shprehet Bardhi. -

25 minuta seancë për miratimin e programit qeverisës, deputeja e PS-së: E zhgënjyer! Do të punoj për të sjellë sa më shumë projekte në Vlorë
Për herë të parë, seanca për miratimin e qeverisë dhe programit politik zgjati vetëm 25 minuta dhe asnjë deputet nuk arriti të diskutonte për aktin më të rëndësishëm të parlamentit. As vetë kryeministri nuk e përfundoi prezantimin e programit.
Seanca e një dite më parë, nisi në orën 10:00 me fjalën e kryeministrit Edi Rama për prezantimin e programit të qeverisë deri në vitin 2029.
Por për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, mazhoranca kërkoi të kalohej në votim duke e mbyllur seancën pas 25 minutash.Deputetja e PS-së në qarkun e Vlorës, Erjona Ismaili, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj, u shpreh e zhgënjyer për mënyrën si u zhvillua seanca e parë parlamentare, duke theksuar se qytetarëve iu mohua një debat i nevojshëm për programin qeverisës. Ismaili u ndal edhe te pritshmëritë për zhvillimin e Vlorës dhe zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e këtij qyteti.
Intervista e plotë
Borakaj: Ju u zgjodhët deputete për herë të parë më 11 maj dhe dje duhet të ishte seanca e parë që duhet të flisnit në Parlament. Si e vlerësoni seancën e djeshme dhe si u ndjetë ju personalisht?
Ismaili: Nuk ka se si deputeti i ri të mos ndiejë emocione në një seancë aq të rëndësishme si ajo e djeshmja, kjo vjen së pari prej një përgjegjësie dhe përgjegjshmërie që ky rol dhe kjo detyrë të jep, po aq sa natyrshëm të vjen edhe prej mjedisit ku 140 deputetë të zgjedhur në mënyrë demokratike do duhet që të diskutonin për të mbështetur ose jo programin qeverisës. Ndihem e zhgënjyer dhe e keqardhur për mënyrën se si janë zhvilluar ngjarjet, duke qenë se kam menduar se të tilla shfaqje do duhet t’i kishim lënë dekada pas, por jo. Nga ana tjetër jam ndjerë e keqardhur që qytetarëve u është privuar e drejta për tu informuar edhe për të ndjekur një debat me argumente dhe kundërargumente për të ardhmen e tyre në këto 4 vite duke qenë se PS do të shpaloste programin e vet qeverisës.
Borakaj: Ju vini nga një bastion i PS siç është Vlora. Çfarë prisni ju nga qeveria që të realizojë në katër vitet e ardhshme. Cila do të ishte çështja më e rëndësishme për ju që duhet të marrë zgjidhje?
Ismaili: Jo vetëm për Vlorën, por edhe më gjerë PS ka treguar mbështetje dhe unë mendoj dhe kemi parë në programin qeverisës që kjo mbështetje dhe këto projekte ambicioze do të vazhdojnë. Vlora vetëm sa është gërvishtur dhe nuk jam aspak dyshuese dhe nuk e ekzagjeroj fare nëse them që të gjitha projektet ambicioze të zhvilluara dhe të përfunduara deri më sot në Vlorë, deri në një moment të caktuar derisa kanë përfunduar janë konsideruar si të pamundura për tu bërë. Personalisht do të jem shumë aktive në qarkun e Vlorës për të lobuar dhe konkurruar me kolegët e qarqeve të tjera për të sjellë në Vlorë sa më shumë projekte. Kjo nuk është një punë që bëhet vetëm, përkundrazi me të gjithë kolegët e tjerë të qarkut Vlorë.
Borakaj: Bashkia e Vlorës pritet që të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ku duhet të fokusohet fushata e kandidatit të PS-së në këtë qytet? Cilat janë problemet që kërkojnë zgjidhje urgjente dhe a keni ju një emër për kandidatin potencial që do të jetë në këtë garë?
Ismaili: Personalisht nuk kam një emër. Ajo që unë mendoj se është evidentuar nga kryeministri por edhe nga kolegët, konsiston në një nevojë emergjente për të bërë një riorganizim për plane afatmesme dhe afatgjata në bashkinë e Vlorës por pa lënë mënjanë edhe ndërhyrjet emergjente. Jetojmë në një kohë ku burimet njerëzore janë shumë të rëndësishme dhe mendoj se janë ato të cilat konsistojnë nëse një menaxher i mirë i bashkisë do të jetë i suksesshëm apo jo. Mendoj se kandidati që do të jetë për kryetar bashkie duhet të ketë parasysh që të ushtrojë funksionin e vet me integritet, profesionalizëm, të rrisë transaperencën dhe bashkëpunimin me të gjitha institucionet lokale. Të jetë një nikoqir i mirë në bërjen e punëve të përditshme që qyteti ka nevojë. -

Ekskluzive/ Kaosi në Kuvend dhe gjuajtja drejt Ramës me librin e Kushtetutës, Delegacioni i BE reagon për Top Channel: Për të ardhur keq që…
Pas zhvillimeve të djeshme në Kuvend, ku seanca që ishte parashikuar si maratonë për diskutimet dhe miratimin e programit të qeverisë, u mbyll për 25 minuta mes kaosit dhe bllokimit të foltores nga opozita, ka reaguar për Top Channel delegacioni i BE që ndodhej prezent në seancë.
Të pyetur nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ata theksojnë se “është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t’u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit”.
Reagimi për Top Channel:
Parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv, ku diskutohen politika dhe paraqiten pikëpamje alternative, duke promovuar kështu një kulturë dialogu.
Në kontekstin e anëtarësimit, Parlamenti ka një rol vendimtar për të luajtur në debatin dhe miratimin e reformave legjislative që lidhen me BE-në, duke vlerësuar ndikimet e tyre dhe duke siguruar që ato të bazohen në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.
Debati mbi programin e qeverisë së re për katër vitet e ardhshme do të kishte ofruar një mundësi të rëndësishme për të diskutuar pikëpamje dhe qasje të ndryshme ndaj objektivit të anëtarësimit, i cili mbetet një ambicie ndërpartiake. Është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t’u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit.
Delegacioni i BE-së në Tiranë do të vazhdojë angazhimin e tij për të forcuar rolin e parlamentit si një institucion që promovon dhe mishëron dialogun e hapur dhe gjithëpërfshirës politik. Ne besojmë se të gjitha partitë politike të Shqipërisë dhe të gjithë sektorët e shoqërisë do të jenë në gjendje dhe të gatshëm të luajnë rolin e tyre në kontributin drejt përparimit të Shqipërisë për përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit në BE.Top Channel
-

Kaosi dje në Kuvend dhe gjuajtja drejt Ramës me librin e Kushtetutës/ Reagon Delegacioni i BE: Për të ardhur keq që…
Pas zhvillimeve të djeshme në Kuvend, ku seanca që ishte parashikuar si maratonë për diskutimet dhe miratimin e programit të qeverisë, u mbyll për 25 minuta mes kaosit dhe bllokimit të foltores nga opozita, ka reaguar për Top Channel delegacioni i BE që ndodhej prezent në seancë.
Të pyetur nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ata theksojnë se “është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t’u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit”.
Reagimi për Top Channel:
Parlamenti duhet të jetë një forum për debat konstruktiv, ku diskutohen politika dhe paraqiten pikëpamje alternative, duke promovuar kështu një kulturë dialogu.
Në kontekstin e anëtarësimit, Parlamenti ka një rol vendimtar për të luajtur në debatin dhe miratimin e reformave legjislative që lidhen me BE-në, duke vlerësuar ndikimet e tyre dhe duke siguruar që ato të bazohen në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.
Debati mbi programin e qeverisë së re për katër vitet e ardhshme do të kishte ofruar një mundësi të rëndësishme për të diskutuar pikëpamje dhe qasje të ndryshme ndaj objektivit të anëtarësimit, i cili mbetet një ambicie ndërpartiake. Është për të ardhur keq që publiku shqiptar u privua nga mundësia për t’u informuar siç duhet dhe plotësisht rreth programit të Qeverisë dhe për të dëgjuar përfaqësuesit e saj të zgjedhur të diskutojnë përmbajtjen e tij, në përputhje me dispozitat e ligjit.
Delegacioni i BE-së në Tiranë do të vazhdojë angazhimin e tij për të forcuar rolin e parlamentit si një institucion që promovon dhe mishëron dialogun e hapur dhe gjithëpërfshirës politik. Ne besojmë se të gjitha partitë politike të Shqipërisë dhe të gjithë sektorët e shoqërisë do të jenë në gjendje dhe të gatshëm të luajnë rolin e tyre në kontributin drejt përparimit të Shqipërisë për përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit në BE. -

Pas miratimit në Kuvend të programit, sot ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë
Betohet sot qeveria e re.
Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, që doli nga zgjedhjet e 11 majit, do të betohen sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Ceremonia do të mbahet në orën 10:00.
Kuvendi miratoi dje programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.Top Channel
-

‘Teatër apo skenar’, Boçi: Rama përdori ‘Diellën’ për të fshehur programin dhe për të larguar opozitën nga parlamenti
I ftuar në intervistën e mesditës, Luçiano Boçi, deputet i Partisë Demokratike, denoncoi ashpër mënyrën skandaloze se si Edi Rama zgjodhi të zhvillojë seancën e prezantimit të programit qeverisës.
Sipas Boçit, përdorimi i një “roboti” të quajtur ‘Diella’ për të lexuar fjalimin e Kryeministrit nuk ishte thjesht një shfaqje por një akt i qëllimshëm për të provokuar opozitën, për të shmangur përballjen me të vërtetën dhe për të shkatërruar solemnitetin e Parlamentit.
Deputeti theksoi se Rama po përdor çdo mjet përfshirë deformimin e rregullores dhe manipulimin institucional për të mbyllur gojën e opozitës dhe për të fshehur dështimet e një qeverie të kapur nga krimi.
Pjesë nga deklarata:
Fjalimi i “Diellës” ishte një formë e qartë provokimi nga ana e Ramës dhe një akt që prishi solemnitetin e seancës. Gjoja opozita u akuzua për prishjen e solemnitetit, ndërkohë që ishte vetë Kryeministri ai që e theu atë. Kurrë më parë nuk është parë që gjatë fjalës së prezantimit të programit qeveritar të futen elementë të tillë, edhe pse sot këta elementë vishen me petkun e “inteligjencës artificiale”.
Por mos të merremi me “Diellën”, por me mentalitetin e Edi Ramës. Kjo nuk është hera e parë që ndodh në këto mandate të vjedhura nga ai. Megjithëse është provuar dhe faktuar se opozita ka ndjekur prezantimin e programit sepse ajo kërkon të bëjë opozitën e saj dhe të ballafaqojë programin me ata që kanë marrë gjoja përgjegjësinë Rama ka përdorur gjithmonë forma për ta shmangur përballjen. Opozita ka dhënë edhe vizionin e saj se çfarë do të bënte ndryshe në vend të një qeverisjeje të tillë socialiste.
Partia Demokratike kërkoi që seanca të zgjaste dy ditë, në mënyrë që të gjithë deputetët të kishin mundësi të flisnin. Kjo u kundërshtua nga mazhoranca, e cila këmbënguli që gjithçka të mbyllej brenda një dite, pavarësisht se sa vonë do të zgjaste. Rama përdori këtë truk provokativ, jo sepse kishte interes që opozita ta dëgjonte programin, por përkundrazi ai kërkonte ta fshihte programin dhe madje edhe qeverinë, duke i mbuluar me këtë provokim të stisur, një truk i padëgjuar më parë në Parlament. Ishte një tentativë e qartë për të shkatërruar formën parlamentare që, dukshëm, e bezdis dhe i rri ngushtë Kryeministrit.
Unë besoj se qëllimi i tij i vërtetë ishte që opozita të mos ishte e pranishme. Ai donte që ajo të largohej nga salla, që ta linte Parlamentin bosh, në mënyrë që ai të shmangte një debat parlamentar në sy të publikut dhe trupës diplomatike të pranishme. Sërish, u përballëm me arrogancën e një qeverie dhe një Kryeministri të cilit i prishet vaniteti kur përballet me opozitën.
Opozita flet nga vendi, kërkon fjalën për procedurë, reagon kur ndodhin shkelje në Parlament. Ndaj këtyre reagimeve nuk mund të ketë përgjigje ekstreme si ndërprerje seance apo votime të ngutshme. Rregullorja që po zbatohet është deformuar dhe është miratuar në mënyrë të njëanshme.
Çfarë mësoi publiku shqiptar sot?
Në sallë kishte ministra që për herë të parë prezantoheshin. Ky duhej të ishte momenti i tyre dhe i Ramës për të paraqitur idetë, vizionin dhe qasjen e tyre ndaj një programi qeverisës jo momenti i “Diellës”. Ajo që u paraqit nuk ishte një program i vërtetë, por një broshurë me premtime të ricikluara, pa referenca konkrete, pa qartësi se si do të realizohet apo çfarë impakti do të ketë për qytetarët. Sot qytetari shqiptar nuk mori asgjë.
Ky Kryeministër tashmë ka kaluar çdo kufi. Ai kërkon të vërë në komandë të gjithë njerëzit e tij, por është e pamundur që të komandojë shoqërinë shqiptare dhe opozitën. Ai kërkon që Parlamentin ta shndërrojë në një komision personal, shtetin ta bëjë një parti ashtu siç e ka bërë dhe Presidencën ta kthejë në një aneks të Kryeministrisë. Por këtë nuk mund ta bëjë më, as me opozitën, as me Shqipërinë.
Sot jetojmë në autokraci, në diktaturë. Jemi në alarm. Çdo ditë e më shumë, këto sinjale alarmi po faktohen.