Tag: programi

  • Real- Barcelona, klasikja e madhe kontinentale në ‘Bernabeu’, programi i plotë…

    Real- Barcelona, klasikja e madhe kontinentale në ‘Bernabeu’, programi i plotë…

    Nga dështimet e Liverpulit në Premier e deri te fitorja e thellë e Napolit ndaj Interit në Serie A. Sot të tjera ndeshje të nivelit të lartë në Europë ndërsa pa dyshim klasikja Real- Barcelona (16:15) do të jetë vemendja globale e pasditës në La Liga.

    Programi për sot në 5 kampionatet elitare në kontinent:

    Vazhdo leximin

  • Programi Botëror i Ushqimit: Nuk ka ndihma të mjaftueshme në Gaza, të hapen të gjitha kalimet

    Programi Botëror i Ushqimit: Nuk ka ndihma të mjaftueshme në Gaza, të hapen të gjitha kalimet

    Fluksi i ndihmave në Gaza po rritet, por është ende larg objektivit ideal ditor prej 2,000 tonësh, tha sot Programi Botëror i Ushqimit. Sipas WFP, për të arritur këtë qëllim, duhet shfrytëzuar menjëherë çdo pikëkalim kufitar. Zëdhënësja Abeer Etefa, tha se furnizimet e importuara deri më tani do të jenë të mjaftueshme për të ushqyer gjysmë milioni njerëz për dy javë, duke përdorur vetëm pikat kalimtare Kerem Shalom dhe Kissufim.

  • BE arrin marrëveshje për industrinë e mbrojtjes, programi “Edip” me buxhet 1.5 miliardë euro

    BE arrin marrëveshje për industrinë e mbrojtjes, programi “Edip” me buxhet 1.5 miliardë euro

    Bota E Premte, 17 Tetor 2025 12:21
    Brukseli ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje historike për krijimin e një programi të ri mbështetës për industrinë e mbrojtjes në Evropë. Pas negociatave të gjata,  Këshilli i Bashkimit Evropian konfirmoi nisjen e programit “Edip”,  me një buxhet fillestar prej 1.5 miliardë eurosh në formë grantesh,  që do të zbatohet gjatë periudhës 2025–2027.
    Programi “Edip” synon të nxisë projekte të përbashkëta në fushën e mbrojtjes,  duke reduktuar varësinë e BE-së nga importet e armëve jashtë unionit. Aktualisht, mbi 60% e blerjeve të armëve në BE bëhen jashtë territorit të saj,  kryesisht nga Shtetet e Bashkuara. Me këtë nismë, Brukseli synon ta ulë këtë varësi në 45%.

    “Kjo marrëveshje përbën një hap të madh për sigurinë e kontinentit evropian dhe zhvillimin e industrisë sonë të mbrojtjes,”  deklaroi eurodeputeti François-Xavier Bellamy,  bashkëraportues i projektit në Parlamentin Evropian.

    “Evropa më në fund duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten,  dhe Edip u krijua për këtë,”  shtoi bashkëraportuesi Raphaël Glucksmann.

  • Konferenca e Kryetarëve/ Partia Demokratike kërkon heqjen nga programi i punës së Kuvendit të “Ligjit për Barazinë Ligjore”

    Konferenca e Kryetarëve/ Partia Demokratike kërkon heqjen nga programi i punës së Kuvendit të “Ligjit për Barazinë Ligjore”

    ”Ky ligj duhet të hiqet nga programi i punës së Kuvendit, pasi është një ligj me ndjeshmëri të lartë publike dhe që, në thelb, cenon familjen. Duhet t’i japim kohë debatit, pasi, siç jemi në dijeni, ka një interes të madh nga grupe të ndryshme interesi, përfshirë edhe komunitetet fetare, për t’u përfshirë në konsultime dhe debat. Këto grup dhe komunitete janë kundër”, tha Luçiano Boçi.

    Top Channel

  • Programi i kandidatit të pavarur për Tiranën, Dritan Grëmi

    Programi i kandidatit të pavarur për Tiranën, Dritan Grëmi

    Nga Dritan Grëmi, kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës-
    TIRANA E PASTËR DHE E JETUESHME, QYTETI QË U PËRKET TË GJITHËVEKy është programi dhe vizioni im prej 10 pikash për Tiranën.

    Sot po shpall publikisht kandidaturën time si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës.Ky program është ndërtuar mbi përvojën personale të përditshme me qytetin, duke parë nga afër jo vetëm problemet dhe vështirësitë e tij, por edhe potencialin e madh për ndryshim dhe zhvillim që Tirana ka.Tirana nuk mund të vazhdojë të jetë më një teatër eksperimental, ku luhet shfaqja e radhës.Ajo ka nevojë për një skuadër të fortë profesionistësh me shpirt qytetarie, që punojnë për qytetin, jo për veten; njerëz që e kuptojnë se t’i shërbesh qytetit tënd nuk është privilegj, por mision.Sepse për të drejtuar, nuk mjafton vetëm dëshira apo ambicia, por duhet vizion, përgjegjësi, përkushtim, ndërgjegje dhe përvojë.

    Duhet forcë morale dhe shpirtërore për të çuar punët përpara çdo ditë, në çdo hap.Ka ardhur koha që çdo kandidat për drejtimin e Tiranës të nënshkruajë një kontratë të vërtetë pune me qytetarët, punëdhënësit e tij të vërtetë.

    Çdo program duhet të ketë objektiva të qarta, pika të matshme dhe afate kohore konkrete, për të cilat kandidati merr përgjegjësitë e tij deri në fund të mandatit: duke u falënderuar për çdo arritje apo duke dhënë llogari për çdo dështim.Çdo kryetar bashkie kontratën e tij të punës e ka me qytetarët, ata që paguajnë taksat dhe rrogën e tij çdo muaj.
    Dhe ky standard ka vetëm një emër: një program i firmosur mes palëve, përpara zgjedhjeve.Ky duhet të jetë standardi i ri demokratik dhe qytetar që duhet të vendoset tashmë, duke nisur pikërisht nga këto zgjedhje vendore e në vazhdim.Nuk e di nëse do të jem në gjendje të mbledh 7,000 firmat e nevojshme për të kandiduar.Por ajo që për mua është më e rëndësishme, është hapja e një dialogu të ndershëm me qytetin dhe qytetarët e tij.Të flasim hapur për problemet reale që ka Tirana, për prioritetet, për zgjidhjet dhe për mënyrën si mund të zbatohen deri në fund.Ka ardhur koha të lihet mënjanë helmi, tensionet dhe sulmet e përditshme, që nuk i shërbejnë qytetit, por e dëmtojnë atë , duke intoksikuar çdo ditë njerëzit me retorika boshe, që ndotin mendjen dhe shpirtin e gjithsecilit prej nesh.E vetmja sfidë ndaj së cilës duhet të drejtojmë çdo energji është Tirana.Një qytet më i mirë, më i drejtë dhe më i jetueshëm për fëmijët tanë.Kam zgjedhur të mos e bëj këtë njoftim siç jemi mësuar ta shohim zakonisht: me me konferenca shtypi e podiume, në salla hotelesh të marra me qira.
    Zgjodha një mënyrë më të qetë, më të thjeshtë dhe më njerëzore.
    Jo se nuk i kam mundësitē, por sepse nuk dua të jem pjesë e atij rituali tashmë të lodhur që e shohim tashmë prej vitesh.Unë dua ta nis ndryshe: me qetësi, respekt dhe një fjalë të thjeshtë.
    Për mua, komunikimi i vërtetë është ai që ndodh pa skenë dhe pa filtra.Ndaj po e ndaj këtë vendim në mënyrën më të natyrshme të mundshme: këtu, drejtpërdrejt me ju.Ky është programi dhe vizioni im prej 10 pikash për Tiranën.
    ‐-‐-‐————————————————————-
    TIRANA E PASTËR DHE E JETUESHME – QYTETI QË I PËRKET TË GJITHËVE
    Programi i Dritan Gremit për Bashkinë e Tiranës
    Tirana ka nevojë për një vizion të ri – një qytet që frymon qetësi, rend dhe dinjitet.Një qytet ku pastërtia, transporti, kujdesi për njerëzit dhe respekti për hapësirën publike bëhen pjesë e përditshme e jetës sonë.

    ———————————————————————-
    10 PRIORITETET PËR NJË TIRANË TË RE
    1. Tirana e Pastërtisë dhe Përgjegjësisë QytetarePastërti, rend dhe ligj urban.“Kush ndot, paguan. Kush kujdeset, shpërblehet.”Brenda një viti: pastrim total i qytetit nga “merimangat e shtyllave” dhe zhdukja e kabllove ajrore që ndotin peizazhin urban.
    2. 30 Parkime Sociale – Lufta kundër Stresit dhe TrafikutParkime me tarifa sociale në çdo lagje, sistem “Smart Parking”, garanci për çdo familje dhe plan i ri qarkullimi që i rikthen frymëmarrjen qytetit.
    3. Transport Publik Smart dhe i GjelbërAutobuzë elektrikë të vegjël, më të shpeshtë e më të shpejtë.Transport që lëviz pastër, sigurt dhe me ritëm europian.
    4. Trotuaret – Ec Lirisht në Qytetin TëndTrotuare për njerëzit, jo për makinat.Parkimi mbi trotuar ndalohet. Qyteti i këmbësorëve është qytet i shëndetshëm.
    5. Hapësirat Publike për FëmijëtOborret e shkollave hapen pas mësimit për lojëra, sport dhe art.“Asnjë fëmijë s’duhet të luajë më në rrugë mes makinave.”
    6. Tirana e StudentëveQyteti që mbështet rininë dhe dijen.50% bonus qiraje, transport i subvencionuar, internet falas dhe mundësi punësimi në projekte të bashkisë.
    7. Tirana që Rikthen BuzëqeshjenTrajtime dentare falas për të moshuarit me të ardhura të ulëta dhe kujdes social për ata që jetojnë vetëm.Dinjtet dhe kujdes për brezin që na rriti.
    8. Tirana e Turizmit të QëndrueshëmTurizëm përtej qendrës – zhvillim i Petrelës, Pezës, Dajtit dhe Baldushkut.Një Tiranë që sjell mirëqenie pa shkatërruar ekuilibrat socialë.
    9. “Tirana Bashkë” – Platforma e Bashkëqeverisjes LokaleNjë platformë digjitale ku qytetarët raportojnë, propozojnë dhe marrin përgjigje në kohë reale.Tirana që dëgjon dhe vendos bashkë me qytetarët.
    10. Come Back Home – Ndërto Tiranën TëndeThirrje për profesionistët dhe të rinjtë jashtë vendit:Kthehuni në shtëpi, sillni dijen dhe energjinë tuaj.Tirana ju pret për ta ndërtuar bashkë.
    Për një Tiranë të Pastër, të Jetueshme dhe me Dinjitet.
    Me Respekt
    Dritan Gremi

    𝐍𝐠𝐚 𝐀𝐅𝐏 𝐭𝐞𝐤 𝐋𝐞 𝐅𝐢𝐠𝐚𝐫𝐨, 𝐆𝐫𝐞𝐦𝐢 𝐂𝐥𝐢𝐧𝐢𝐜 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐚𝐪𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐟𝐫𝐚𝐧𝐜𝐞𝐳𝐞, 𝐃𝐫𝐢𝐭𝐚𝐧 𝐆𝐫𝐞𝐦𝐢: 𝐏𝐫𝐞𝐟𝐞𝐫𝐨𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐥𝐚𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐮𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐭𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈
    Agjencia prestigjioze e lajmeve franceze AFP, më e madhja në botë, i ka kushtuar së fundi një material turizmit shëndetësor në Shqipëri, të cilin e konsideron në ekspansion. Në këtë material, kolosi mediatik AFP është ndalur në klinikëm Gremi, si një nga zërat më të rëndësishëm dhe serioz në fushën e turizmit dentar, duke tërhequr gjithmonë e më shumë turistë të huaj. “Nuk më pëlqen të flas për turizmin mjekësor. Është pak i ashpër, është i frikshëm… Preferoj të flas për turizmin e lumturisë, që i bën njerëzit të lumtur”, citon AFP drejtuesin e Gremi Clinic, Dritan Gremi.
    Artikulli është shpërndarë shpejt edhe në media të tjera të rëndësishme frankofone, në Francë, Belgjikër, Zvicër, Luksemburg dhe Canada,  si Le Figaro, France 24, TV 5 Monde, L’Express, RTBF, Sudinfo, La Presse, RTL info, Brut.info, etj.
    Vlen të theksojmë se kjo është një mënyrë mjaft e vlefshme e promovimit të Shqipërisë jashtë vendit, edhe në fushën e turizmit dentar dhe estetik, ndërkohë që Gremi Clinic, si pioner i këtij sektori vihet për të disatën herë në qendër të këtyre mediave.

  • Vengu: Programi i ri për Mbrojtjen Civile do të fokusohet në tre shtylla kryesore

    Vengu: Programi i ri për Mbrojtjen Civile do të fokusohet në tre shtylla kryesore

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se strategjia e re e mbrojtjes civile do të fokusohet në tre shtylla kryesore.“Në kuadër të programit Shqipëria 2030, kemi një kapitull të dedikuar për mbrojtjen civile. Programi parashikon 3 shtylla kryesore. E para, kapitali njerëzor dhe mënyra se si fuqizojmë zinxhirin reagues që nga elementi i bashkisë dhe krijimi i qendrave rajonale të emergjencave. Inovacioni që duhet të kthehet në detyrë në çdo qelizë të menaxhimit të krizave nga pikëpamja e kamerave termike. Një tjetër mësim ishte menaxhimi i emergjencave në Llogara dhe ishte teknologjia që na dha mundësinë të përballonim situata të vështirë. Të gjitha nuk mund të ndodhin edhe pa vënie në eficencë të të gjitha instrumenteve financiare që i dedikohen bashkive”, u shpreh ai.

  • “Opozita e pafuqishme”, Lesi kritikon mungesën e veprimit kundër qeverisë Rama: Shkarkimi i Peleshit nuk mjafton

    “Opozita e pafuqishme”, Lesi kritikon mungesën e veprimit kundër qeverisë Rama: Shkarkimi i Peleshit nuk mjafton

    Nikoll Lesi deklaroi se opozita nuk po bën asnjë përpjekje për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën
    I ftuar përballë gazetares Nisida Tufa, në një emision televiziv, Lesi tha se pas reagimeve të ashpra për seancën plenare të 18 shtatorit ku u votua programi qeverisës, pritej që PD-ja të shpallte një datë për protestë kombëtare.
    “Opozitë ka qenë dikur Berisha i dikurshëm që rrëzoi qeverinë Nano. Kjo është një qeveri e vazhdimësisë, s’ka ndryshime drastike. Me pazare apo jo, me Berishën apo me Berishën prapë, do t’i realizojë. Opozita, kur doli nga Kuvendi, ku programi qeveritar u miratua në 25 minuta, Berisha tha; mbledhje urgjente, një vendim i madh na pret. Ne thamë ça do ishte! Mendimi ishte te protesta kombëtare. Rama nuk rrëzohet kështu, por me protesta të mëdha. Çfarë proteste ka bërë opozita? Doli Gaz Bardhi që tha; do të shkarkojmë Niko Peleshin! Si do ta shkarkojnë Niko Peleshin? S’kanë vota. Më problem për shqiptarët është opozita, që nuk krijon besim te qytetarët.”, tha ai.

  • Programi 28 miliardë dollarësh i drekave falas në Indonezi, 1,000 fëmijë të helmuar vetëm këtë javë

    Programi 28 miliardë dollarësh i drekave falas në Indonezi, 1,000 fëmijë të helmuar vetëm këtë javë

    Më shumë se 1,000 fëmijë janë helmuar këtë javë në Indonezi si pasojë e ushqimit të ofruar në kuadër të programit të drekës falas në shkolla, një nismë e Presidentit Prabowo Subianto.

    Autoritetet kanë raportuar se vetëm mes të hënës dhe të mërkurës janë regjistruar 1.074 raste helmimi, sipas Qendrës Shëndetësore të Komunitetit Cipongkor në provincën Java Perëndimore.
    Ky është incidenti më i fundit në një seri shpërthimesh helmimi që kanë përfshirë më herët mbi 800 nxënës, me simptoma që përfshijnë dhimbje stomaku, marramendje dhe të përziera.
    Programi, i cili synon të ofrojë dreka falas për 80 milionë nxënës në të gjithë vendin, ka një buxhet prej 28 miliardë dollarësh dhe është ndër më të kushtueshmit në botë, program i promovuar si një mjet për të luftuar kequshqyerjen dhe pengesat në rritje tek fëmijët.
    Ushqimet e shërbyera përfshinin pulë me salcë soje, perime dhe fruta, ndërsa më herët, helmimi është lidhur me përdorimin e përbërësve të skaduar, përfshirë salcën apo peshkun e kontaminuar.
    Agjencia Kombëtare e Ushqyerjes ka pezulluar përkohësisht operimin e Njësisë së Shërbimit të Përmbushjes së Ushqimit (SPPG) në zonën e prekur, ndërsa autoritetet lokale e kanë shpallur situatën si një “ngjarje të jashtëzakonshme” për të mundësuar një ndërhyrje më efikase.
    Organizatat e shoqërisë civile po kërkojnë pezullimin e përkohshëm të programit për të bërë një vlerësim të plotë të sigurisë ushqimore, ku disa propozime përfshijnë shpërndarjen e fondeve drejtpërdrejt te prindërit, ide që është refuzuar deri tani nga autoritetet.
    Ndërkohë që qeveria ka deklaruar se nuk ka plane për ta ndalur programin, ekspertët kanë paralajmëruar për rreziqet e korrupsionit dhe keqmenaxhimit, duke pasur parasysh përmasat e mëdha të buxhetit të ndarë për këtë skemë.

    Top Channel

  • Nju Jork: RCC dhe PNUD për një Ballkan më të gjelbër

    Nju Jork: RCC dhe PNUD për një Ballkan më të gjelbër

    Nju Jork – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (PNUD) firmosën dje një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi, që synon forcimin e reformave dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Evropën Juglindore.Dokumenti u nënshkrua nga Amer Kapetanoviç, Sekretar i Përgjithshëm i RCC-së, dhe Ivana Zhivkoviç, ndihmëssekretare e përgjithshme e OKB-së dhe drejtoreshë e Zyrës Rajonale të PNUD për Evropën dhe CIS.
    Ky partneritet i ri do të mbështesë zbatimin e kornizave rajonale si Strategjia dhe Programi i Punës i RCC-së 2026-2028, Strategjia SEE2030, Plani i Veprimit për Tregun Rajonal të Përbashkët, si dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Synimi është rritja e ndikimit, shmangia e mbivendosjeve dhe krijimi i një rajoni më të integruar.
    “Kjo marrëveshje na ndihmon të ecim më shpejt për atë që ka rëndësi për njerëzit – shërbime më të mira, rritje më të gjelbër, institucione më të forta dhe një rajon më të qëndrueshëm – duke përafruar platformat rajonale të RCC-së me ekspertizën dhe shtrirjen e PNUD-it,” u shpreh Kapetanoviç.
    Sipas marrëveshjes, RCC dhe PNUD do të zhvillojnë koordinime të rregullta, shqyrtime vjetore të progresit dhe mekanizma të përbashkët pune për zbatimin. Nënshkrimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të RCC-së në SHBA gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe vjen menjëherë pas takimit ministror të Nismës Adriatiko-Joniane, duke i paraprirë mbledhjes së ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

  • Nga derbi i Liverpulit te Real e Bajern, ja programi i ditës në ‘top 5’

    Nga derbi i Liverpulit te Real e Bajern, ja programi i ditës në ‘top 5’

    Nga derbi i Liverpulit te Real e Bajern, ja programi i ditës në ‘top 5’ – Sporti im

    Skip to content

    Vazhdo leximin

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!