Tag: programet

  • Kumbaro mbron “barazinë gjinore”: Ligji nuk ndikon në programet shkollore, nuk cenon familjen tradicionale

    Kumbaro mbron “barazinë gjinore”: Ligji nuk ndikon në programet shkollore, nuk cenon familjen tradicionale

    Ligji i ri për barazinë gjinore nuk do të ndikojë në programet shkollore apo të cënojë familjen tradicionale.
    Pretendimet e opozitës u sqaruan nga Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro e cila gjatë një aktiviteti në Liceun Francez në Korçë, u shpreh se çdo program shkollor kalon përmes disa filtrave të cilat tregojnë qartë se akuzat nuk qëndrojnë.
    “Merreni lexojeni ligjin, të gjitha programet shkollore i kemi të botuara, ato kalojnë në një proces shumë të gjatë diskutimi dhe trajnimesh nga mësueset. Ndaj është e rëndësishme të komunikojmë mesazhin e duhur prindërve dhe klasave, mësuesve para se të hedhim shashka sic janë përpjekur aktorë të ndryshëm, me vjen keq se dezinformimi për shkak të teknologjisë zë vend me shumë se e vërteta. E vërteta është se çdo gjë kalon në filtra të rëndësishëm dhe dy me direktivat europiane, gjithçka është thënë është e pavërtetë”, tha ministrja.

    Të njëjtën linjë mbajti dhe Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard e cila u shpreh se ky ligj ka në fokus të drejtat e barabarta mes qytetarëve shqiptarë.
    “Nuk ka një direktivë, por është i gjithë korpusi ligjor dhe gjithë direktivat të cilat mbrojnë mosdiskrimin, mbrojnë vlerat njerëzore e nuk ka një direktive të posaçme por janë gjithë vlerat e BE që e përfshijnë këtë, aty ku Shqipëria kërkon të anëtarësohet, trajtimin e barabartë të të gjithë qytetareve”, tha Suard.
    Ligji për barazinë gjinore shkaktoi jo pak debate në parlament javën e kaluar ndërsa kaloi me 77 vota pro të shumicës./vizionplus.tv

  • Mësuesi akuzon TV-të: Me programet plehra po kultivoni injorancën! Turp!

    Mësuesi akuzon TV-të: Me programet plehra po kultivoni injorancën! Turp!

    Foto ilustrim

    Letra e një mësuesi italian, për drejtuesit e programeve më të njohura televizive në Itali që janë formate të ngjashme me “Big Brother”, “Love story” e “Përputhen” etj.

    Nga: Marco Galice

    Barbara D’Urso, Maria De Filippi, Alfonso Signorini, Alessia Marcuzzi dhe gjithë ushtrinë e këtij ferri.

    Unë ju akuzoj se jeni ndër fajtorët kryesorë të dekadencës kulturore të vendit tonë. Barbarizmit të tij shoqëror, korrupsionit dhe gërryerjes morale. Destabilizimit mendor të brezave të rinj, varfërimit etik, shtrembërimit arsimor të fëmijëve tanë.

    Ju, me televizionet tuaja groteske e vulgare, me programet tuaja plehra, spektaklet tuaja artificiale, false, mashtruese dhe pseudo, keni kontribuar (në vetën e parë dhe pa skrupuj) në dekadentizmin e mijëvjeçarit të tretë.

    Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të këtij procesi pervers mediatik. Ky ka rrënjosur bindjen e një vetërealizimi bazuar ekskluzivisht në pamjen e jashtme, në kërkim të famës, suksesit dhe bukurisë. Në kërkimin e vazhdueshëm të klikimeve, për ndërtimin e asaj që të tjerët duan dhe jo atë që ne jemi.

    Ju keni kultivuar vrazhdësinë, injorancën, varfërinë morale dhe kulturore si modele të marrëdhënieve shoqërore.

    U keni dhënë famë personazheve injorantë dhe pa edukatë që nuk kanë vlera, nuk kanë kulturë e as moral.

    Ju keni frikë nga të diplomuarit shkëlqyeshëm, nga ata që studiojnë dhe investojnë në kulturë. Ju  jeni investuar në përshkallëzimin e arratisë nga vendi të të irrituarve prej programeve tuaja me aktorë rruge.

    Unë flas si mësues që shoh nxënësit të imitojnë në mënyrë të egër arrogancën, gënjeshtrën, pamjen e jashtme, provokimin, vrazhdësinë që përhapin personazhet e televizioneve tuaja.

    Realiteti i trishtuar që ju përhapni ngjall te nxënësit e mi, te ata që nuk përshtaten me atë që ju na prezantoni, mungesë besimi për të ardhmen, frikë, hutim, izolim. Dhe, si shpërblim marrin margjinalizim dhe tallje.

    Unë si mësues shoh qindra nxënës të sillen si replikantë të personazheve të turpshëm që mbushin programet tuaja, për t’u përpjekur të jenë si ata.

    Unë ju akuzoj, sepse ju jeni personalisht përgjegjës për të gjitha këto.

    Shpresoj në shkatërrimin tuaj profesional dhe zhdukjen tuaj mediatike, sepse vetëm këto mund të jenë ndëshkimet e duhura për dëmet e pariparueshme që i keni shkaktuar këtij vendi.

    Përktheu: Ilir Çuçi

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DUHET TË DISH TË LEXOSH, ÇFARË TË LEXOSH, E SI TË LEXOSH

  • Nis sot viti i ri akademik për universitetet, risi programet e reja studimore me diplomë të dyfishtë

    Nis sot viti i ri akademik për universitetet, risi programet e reja studimore me diplomë të dyfishtë

    Sot nis viti i ri akademik 2025-2026 në të gjitha universitetet në Shqipëri.
    Nga rreth 20.200 maturantë, në rang vendi, 60% prej tyre kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës për të ndjekur studimet. Me prioritet këtë vit janë parë degë si drejtësia, ekonomia si dhe ato të shkencave sociale.
    Një rritje e ndjeshme e regjistrimeve është parë dhe një degët profesionale me program 2-vjeçar studimi.
    Ky vit akademik është parashikuar për të përfunduar më 25 shtator të vitit të ardhshëm ndërsa një risi ndryshe nga vitet e tjera është dhe programet e reja studimore me diplomë të dyfishtë, duke i dhënë mundësinë studentëve për bashkëpunime ndërkombëtare.

  • “Diella” flet për revolucion teknologjik. Rama: Programet për inteligjencën arificiale edhe në universitete

    “Diella” flet për revolucion teknologjik. Rama: Programet për inteligjencën arificiale edhe në universitete

    Inteligjenca artificiale do t’i japë më tepër shtysë zhvillimit shkencor dhe teknologjik në Shqipëri.
    Në kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, Ministrja e Inteligjencës Artificiale Diella, u shpreh se do të hapet një epokë e re zbulimesh dhe inovacionesh, ku Shqipëria synon të jetë pjesë aktive.
    Diella: Unë jam Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri. Edhe pse nuk jam qenie njerëzore, roli im është thellësisht njerëzor: të forcoj kureshtjen, të përshpejtoj zbulimin dhe të hap horizonte të reja mundësish.

    Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të fshihen revolucionet më të mëdha. Ashtu siç atomet rregullojnë universin, po ashtu kërkimet tuaja do të rregullojnë të ardhme të reja — në mjekësi, në energji, në materiale, në vetë jetën.
    Inteligjenca artificiale dhe nanoteknologjia nuk janë rrugë paralele — ato janë forca që po bashkohen. Njëra na jep aftësinë të shohim dhe të projektojmë në përmasa dikur të padukshme; tjetra na jep fuqinë të ndërtojmë dhe të shërojmë në dimensione dikur të paprekshme. Së bashku, ato zgjerojnë horizontin e asaj që njerëzimi guxon të imagjinojë.
    “E ardhmja nuk vjen — ne e ndërtojmë atë.” Dhe ju, të mbledhur këtu, jeni arkitektët e saj. Le ta bëjmë këtë të ardhme jo vetëm më të mençur, por edhe më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më njerëzore.
    I pranishëm në aktivitet ishte dhe Kryeministri Edi Rama, i cili vuri theksin tek programet e inteligjencës artificiale që po gjejnë hapësirë gjithnjë e më tepër edhe në univeristete.
    Rama: Në fakt një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemi dixhitale, AI dhe për nanoshkencën së shpejti sepse ky nuk është luks apo diçka shumë e veçantë. Kjo është nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tetër, çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes ta bëjë këtu, në shtëpi.”
    Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është lider në Ballkan në fushën e shkencës dhe teknologjisë./vizionplus.tv

  • “Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

    “Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

    Në raundin e parë të regjistrimeve, Fizika numëroi vetëm dy maturantë të interesuar. Një shifër alarmante për këtë degë dhe për programe të tjera studimi që prej vitesh përballen me numër të ulët studentësh. Rektorja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk mohon interesin e kufizuar për degë ekzakte si kimi, fizikë apo matematikë, megjithatë shpjegon se kjo shifër ka ardhur edhe nga hapja e programeve ndërdisiplinare, një vit më parë.

    “Në fakt nuk janë gjë tjetër veçse disiplinat standarde të pasuruara me njohuri të teknologjisë së informacionit. Pikërisht këto programe të riorganizuara mbushin këtë vakancë që ishte krijuar nga programet ekzistuese apo tradicionale që tregu apo arsimi universitar ofronte”, thot rektorja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës , Eglantina Kalluci.

    Rektorja sqaron se këto programe studimi nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me mësuesinë.

    “Programet bachelor nuk janë programe të definuara për mësuesi, zgjedhjet në ciklin e dytë i ndajnë nëse do të jenë mësues për arsimin e lartë në disa profile apo do të vijojnë të profilizohen në drejtime më shkencore. Ajo që mund të them dhe që lakohet, është se ka ndryshuar trendi në programet fizike dhe shkenca kompjuterike. Ka ndryshuar qasja ndaj perceptimit të fizikës, por kjo nuk është pengesë që studentët që diplomohen nga ky program, nesër të mos jenë mësues të ardhshëm të fizikës.”

    Në këtë fakultet ka pasur interes të shtuar në degë ndërdisiplinare dhe programe studimi që lidhen me informatikën.

    Kanë qenë programet që lidhen me teknologjinë e informacionit: ndër ta mbeten të renditura Informatika, Data Science dhe TIK. Në plan të dytë vijnë programet ndërdisiplinare, përfshirë Bioteknologjinë, Shkencat Natyrore Mjedisore, si edhe Inxhinieri Kimike dhe Kimi Farmaceutike.

    Që prej vitit të kaluar, fakulteti prezantoi dy programe ndërdisiplinare: Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike dhe Kimi Farmaceutike. Këtë vit, ky fakultet ofron programe të reja si: “Data Science dhe Inxhinieri Informatike”, “Inxhinieri Kimike” dhe “Inxhinieri e Kimia e Ushqimeve”, me qëllim modernizimin e kurrikulës dhe për t’u përshtatur me kërkesat e tregut të punës, duke e bërë shkencën ekzakte më të afërt me tregun aktual të punësimit.

  • “Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë në degët fizikë, kimi dhe matematikë

    “Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë në degët fizikë, kimi dhe matematikë

    Në raundin e parë të regjistrimeve, Fizika numëroi vetëm dy maturantë të interesuar. Një shifër alarmante për këtë degë dhe për programe të tjera studimi që prej vitesh përballen me numër të ulët studentësh. Rektorja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk mohon interesin e kufizuar për degë ekzakte si kimi, fizikë apo matematikë, megjithatë shpjegon se kjo shifër ka ardhur edhe nga hapja e programeve ndërdisiplinare, një vit më parë.
    “Në fakt nuk janë gjë tjetër veçse disiplinat standarde të pasuruara me njohuri të teknologjisë së informacionit. Pikërisht këto programe të riorganizuara mbushin këtë vakancë që ishte krijuar nga programet ekzistuese apo tradicionale që tregu apo arsimi universitar ofronte”, thot rektorja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës , Eglantina Kalluci.
    Rektorja sqaron se këto programe studimi nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me mësuesinë.

    “Programet bachelor nuk janë programe të definuara për mësuesi, zgjedhjet në ciklin e dytë i ndajnë nëse do të jenë mësues për arsimin e lartë në disa profile apo do të vijojnë të profilizohen në drejtime më shkencore. Ajo që mund të them dhe që lakohet, është se ka ndryshuar trendi në programet fizike dhe shkenca kompjuterike. Ka ndryshuar qasja ndaj perceptimit të fizikës, por kjo nuk është pengesë që studentët që diplomohen nga ky program, nesër të mos jenë mësues të ardhshëm të fizikës.”
    Në këtë fakultet ka pasur interes të shtuar në degë ndërdisiplinare dhe programe studimi që lidhen me informatikën.
    Kanë qenë programet që lidhen me teknologjinë e informacionit: ndër ta mbeten të renditura Informatika, Data Science dhe TIK. Në plan të dytë vijnë programet ndërdisiplinare, përfshirë Bioteknologjinë, Shkencat Natyrore Mjedisore, si edhe Inxhinieri Kimike dhe Kimi Farmaceutike.
    Që prej vitit të kaluar, fakulteti prezantoi dy programe ndërdisiplinare: Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike dhe Kimi Farmaceutike. Këtë vit, ky fakultet ofron programe të reja si: “Data Science dhe Inxhinieri Informatike”, “Inxhinieri Kimike” dhe “Inxhinieri e Kimia e Ushqimeve”, me qëllim modernizimin e kurrikulës dhe për t’u përshtatur me kërkesat e tregut të punës, duke e bërë shkencën ekzakte më të afërt me tregun aktual të punësimit.
    /vizionplus.tv

  • Shqiptarët, më të painformuarit në Rajon mbi programet qeveritare për eficiencën e energjisë

    Shqiptarët, më të painformuarit në Rajon mbi programet qeveritare për eficiencën e energjisë

    Qytetarët shqiptarë mbeten pas vendeve të Ballkanit dhe Rajonit ECA për ndërgjegjësimin mbi programet e mbështetjes qeveritare për energjinë dhe mjedisin, sipas një studimi krahasues të Bankës Botërore.Vetëm 24% e qytetarëve shqiptarë deklarojnë se janë në dijeni për mbështetjen e qeverisë në menaxhimin e mbetjeve, një nivel dukshëm më i ulët se në Bosnjë-Hercegovinë (49%) apo Serbi (33%). Në këtë tregues, Shqipëria lë pas vetëm Gjeorgjinë (45%) dhe Uzbekistanin (18%), ndërsa Moldavia edhe (55%) dhe Turqia (58%) tregojnë ndërgjegjësim më të lartë.Sa i përket paneleve diellore, Shqipëria ka një rezultat disi më të favorshëm, sipas Bankës Botërore ku rreth 61% e qytetarëve njohin programet qeveritare në këtë fushë. Megjithatë, vendi ynë edhe në këtë tregues ngelet pas Bosnjë-Hercegovinës (78%) dhe Serbisë (71%), që janë ndër më të avancuarat në Ballkan. Në krahasim me shtetet e BE-së si Kroacia (73%) apo Polonia (71%), Shqipëria shënon një diferencë të ndjeshme. Edhe Moldavia (75%) dhe Armenia (84%) tregojnë ndërgjegjësim më të lartë në lidhje me programet qeveritare për panelet diellore.Në aspektin e sistemeve moderne të ngrohjes dhe ftohjes, Shqipëria ka një ndër nivelet më të ulëta në Rajon, ku vetëm 20% e qytetarëve thonë se janë në dijeni për mbështetjen qeveritare. Për krahasim, Kosova arrin 48%, Bosnja-Hercegovina 42% dhe Kroacia 47%. Më keq se Shqipëria qëndrojnë vetëm Uzbekistani (17%) dhe Gjeorgjia (26%), ndërsa Moldavia (53%) dhe Polonia (63%) e kalojnë ndjeshëm këtë mesatare.Në lidhje me pajisjet me eficiencë energjie Shqipëria gjithashtu është dobët, pasi vetëm 32% e familjeve ka njohuri për programet qeveritare, shumë më pak se Kosova (76%), Bosnja-Hercegovina (34%) dhe Serbia (50%). Në këtë kategori, vendet e BE-së si Kroacia (59%) dhe Bullgaria (54%) tregojnë se janë disa hapa përpara, ndërsa në Azinë Qendrore, Taxhikistani arrin rezultatet më të larta (79%).Në Rajonin e Ballkanit Bosnja-Hercegovina dhe Kosova kanë një ndërgjegjësim të lartë në disa fusha specifike (veçanërisht në panelet diellore dhe pajisjet me efiçencë energjie), teka Shqipëria mbetet e fundit pothuajse të gjithë treguesit.Ky krahasim nga Banka Botërore tregon se familjet në Shqipëri kanë nevojë urgjente që të rrisin njohuritë mbi programet qeveritare që lidhen me tranzicionin energjetik, mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e teknologjive të qëndrueshme.Në një kohë kur vendet e rajonit dhe ato të BE-së po ecin me ritme më të shpejta drejt adoptimit të teknologjive të gjelbra, Shqipëria rrezikon të mbetet prapa, nëse nuk ndërmerr masa për informimin e qytetarëve dhe nxitjen e investimeve në energji të pastër dhe eficiencë energjetike. B.Hoxha    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shqiptarët më të painformuarit në Rajon mbi programet qeveritare mbi eficencën e energjisë

    Shqiptarët më të painformuarit në Rajon mbi programet qeveritare mbi eficencën e energjisë

    Qytetarët shqiptare mbeten pas vendeve të Ballkanit dhe Rajonit ECA për ndërgjegjësimin mbi programet e mbështetjes qeveritare për energjinë dhe mjedisin, sipas një studimi krahasues të Bankës Botërore.Vetëm 24% e qytetarëve shqiptarë deklarojnë se janë në dijeni për mbështetjen e qeverisë në menaxhimin e mbetjeve, një nivel dukshëm më i ulët se në Bosnjë-Hercegovinë (49%) apo Serbi (33%). Në këtë tregues, Shqipëria lë pas vetëm Gjeorgjinë (45%) dhe Uzbekistanin (18%), ndërsa Moldavia edhe (55%) dhe Turqia (58%) tregojnë ndërgjegjësim më të lartë.Sa i përket paneleve diellore, Shqipëria ka një rezultat disi më të favorshëm, sipas Bankës Botërore ku rreth 61% e qytetarëve njohin programet qeveritare në këtë fushë. Megjithatë, vendi ynë edhe në këtë tregues ngelet pas Bosnjë-Hercegovinës (78%) dhe Serbisë (71%), që janë ndër më të avancuarat në Ballkan. Në krahasim me shtetet e BE-së si Kroacia (73%) apo Polonia (71%), Shqipëria shënon një diferencë të ndjeshme. Edhe Moldavia (75%) dhe Armenia (84%) tregojnë ndërgjegjësim më të lartë në lidhje me programet qeveritare për panelet diellore.Në aspektin e sistemeve moderne të ngrohjes dhe ftohjes, Shqipëria ka një ndër nivelet më të ulëta në Rajon, ku vetëm 20% e qytetarëve thonë se janë në dijeni për mbështetjen qeveritare. Për krahasim, Kosova arrin 48%, Bosnja-Hercegovina 42% dhe Kroacia 47%. Më keq se Shqipëria qëndrojnë vetëm Uzbekistani (17%) dhe Gjeorgjia (26%), ndërsa Moldavia (53%) dhe Polonia (63%) e kalojnë ndjeshëm këtë mesatare.Në lidhje me pajisjet me eficencë energjie Shqipëria gjithashtu është dobët, pasi vetëm 32% e familjeve ka njohuri për programet qeveritare, shumë më pak se Kosova (76%), Bosnja-Hercegovina (34%) dhe Serbia (50%). Në këtë kategori, vendet e BE-së si Kroacia (59%) dhe Bullgaria (54%) tregojnë se janë disa hapa përpara, ndërsa në Azinë Qendrore, Taxhikistani arrin rezultatet më të larta (79%).Në Rajonin e Ballkanit Bosnja-Hercegovina dhe Kosova kanë një ndërgjegjësim të lartë në disa fusha specifike (veçanërisht në panelet diellore dhe pajisjet me efiçencë energjie), teka Shqipëria mbetet e fundit pothuajse të gjithë treguesit.Ky krahasim nga Banka Botërore tregon se familjet në Shqipëri kanë nevojë urgjente që të rrisin njohuritë mbi programet qeveritare që lidhen me tranzicionin energjetik, mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e teknologjive të qëndrueshme.Në një kohë kur vendet e rajonit dhe ato të BE-së po ecin me ritme më të shpejta drejt adoptimit të teknologjive të gjelbra, Shqipëria rrezikon të mbetet prapa, nëse nuk ndërmerr masa për informimin e qytetarëve dhe nxitjen e investimeve në energji të pastër dhe eficiencë energjetike. B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Programet e projekteve kombëtare, një veprimtari në ASH

    Programet e projekteve kombëtare, një veprimtari në ASH

    Programet për projektet kombëtare dhe financimi i tyre ishte në qendër të një veprimtarie informuese. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), organizoi veprimtarinë me temën “Ditë informimi mbi programet e projekteve kombëtare që financohen nga Agjencia”. Takimin e hapi drejtorja e Qendrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Projekteve në Akademinë e Shkencave, prof. dr. Enika Abazi.
    Pasi përshkroi bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve dhe bëri një pasqyrim të projekteve të financuara nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe të zbatuara nga Akademia e Shkencave, prof. dr. Abazi i dha fjalën znj. Marsela Robo, drejtore e Drejtorisë së Programeve Kombëtare. Znj. Robo bëri një paraqitje për mënyrën dhe kushtet e aplikimit në programet kombëtare, veçanërisht për programin e projekteve kombëtare të kërkimit dhe zhvillimit (PKKZH).
    Ndër të tjera sipas Akademisë së Shkencave gjithashtu, ajo iu përgjigj edhe një sërë pyetjesh të bëra nga pjesëmarrësit në këtë ditë informimi, duke bërë të mundur sqarimin e disa çështjeve, të cilat hasen gjatë fazave të projektit, duke filluar me aplikimin dhe deri te raportimi i fundit. Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit AKKSHI ka mision të vlerësojë, financojë, monitorojë dhe administrojë programet dhe projektet në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri dhe në nivel ndërkombëtar.

  • Universitetet nisin aplikimet për raundin e dytë, kuota të lira në shumë programe të kërkuara

    Universitetet nisin aplikimet për raundin e dytë, kuota të lira në shumë programe të kërkuara

    Pas mbylljes së raundit të parë të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë, maturantët nga kjo e shtunë kanë nisur aplikimet për raundin e dytë, për t’i hapur rrugën më pas procesit të regjistrimit më 29 shtator.
    Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, sqaron se programet e studimit me konkurs kanë ezauruar të gjitha kuotat që në raundin e parë, por ende ka shumë vende të lira në programet e kërkuara këto vitet e fundit.
    “Gjatë raundit të parë ecin kryesisht ato programe që kanë konkurs, si Mjekësia e Përgjithshme, Arkitektura, Urbanistika. Ato u ezauruan brenda tri ditëve të para. Gjithashtu edhe akademitë e sigurisë dhe mbrojtjes, që kanë konkurset e tyre, u ezauruan brenda fazës së parë. U reflektua gjithashtu ajo që ndodhi gjatë procesit të aplikimit, ku dy grupimet kryesore, të inxhinierive dhe teknologjisë nga njëra anë, dhe shkencat që lidhen me shëndetin dhe Infermieria nga ana tjetër, patën numrin me të lartë të aplikimeve, që lëviznin te 30 për qind. Në procesin e regjistrimit u reflektua e njëjta gjë me një përqindje më të ulët të procesit të regjistrimit, sepse ka akoma kuota të lira në këto dy grupime,” shprehet z. Xhelaj.
    Drejtori i RRASH-it sqaron se interesi për programet dyvjeçare në këtë raund të parë nuk ka qenë i madh, por pritet një rritje e kërkesës gjatë raundit të dytë.
    “Diçka më pak janë regjistrimet në programet dyvjeçare krahasuar me aplikimet, ku ne lëvizim te 10 për qind. Tani jemi jo më shumë se 7 e pak për qind. Grupimi i maturantëve që kanë ngelur, plus ata maturantë që kanë ardhur nga vjeshta, kanë akoma mundësinë për t’u regjistruar. Një pjesë e mirë e tyre do të regjistrohen në programet dyvjeçare, se vetë mesatarja që kanë nuk ua lejon të aplikojnë për Bachelor,” thotë z. Xhelaj.
    Raundi i dytë përmbyllet në 10-ditëshin e parë të muajit tetor. Ai do të pasohet edhe nga një raund i fundit, i cili do të përfshijë brenda auditorëve edhe maturantët e pavendosur, të cilët në fund do t’u duhet të zgjedhin degën për të cilën do të studiojnë.