Tag: program

  • Mastercard program në Shqipëri për pagesat elektronike

    Mastercard program në Shqipëri për pagesat elektronike

    Kompania amerikane e kartave Mastercard ka prezantuar një program të ri në Shqipëri për përshpejtimin e pranimit të pagesave elektronike. Përmes programit POSI, kjo kompani do të ofrojë terminale POS falas për tregtarët, me qëllim që të nxitet përdorimi i pagesave elektronike, përfshirjes financiare dhe formalizimit të ekonomisë.

    Sipas Kryeministrit Edi Rama, revolucioni digjital duhet të thellohet më tepër, duke nënvizuar se 83% e atyre bizneseve që përdorin POS kanë një rritje të dinamikës dhe numrit të klientëve të tyre.
    “Nga ky program, MasterCard do të shpërndajë 4750 terminale POS falas, në mënyrë që hotelet, restorantet, marketet dhe taksitë, të mund t’i aksesojnë ato pa qenë të shtrënguar që të dalin dhe t’i paguajnë në treg. Jo vetëm kaq, por MasterCrad ka edhe një limit të caktuar për përdoruesit e këtyre terminaleve, që nuk paguajnë asnjë komsionin, pra 0% të komisionit deri në një prag vjetor të caktuar. Nëse e kalojnë pragun, atëherë do të fillojnë të paguajnë komision”.

    Presidenti i MasterCard për Evropën, Mark Barnett theksoi se programi do të nisë zyrtarisht në 1 maj të këtij viti.
    “Programi nis me 1 maj 2025, pra vetëm pak ditë prej ditës së sotme”.

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare mund të kursejë miliarda euro nga zëvendësimi i pagesave me para fizike në pagesa elektronike.
    “Nga një zëvendësim i pagesave me para fizike në masën 35% po të kryhen me kartë, mund të kurseheshin mesatarisht rreth 2 miliardë lekë në nivel ekonomie. Për më tepër, nëse ky zëvendësim, pra i pagesave cash, me para fizike, në pagesa me kartë në masën 70%, nëse do të kryhej, atëherë do të kurseheshin rreth 8 miliardë lekë në nivel ekonomie”.
    Megjithëse terminalet POS janë dyfishuar dhe pagesat me karta janë rritur me 7 herë në 4 vitet e fundit, sërish vendi ynë mbetet mbrapa shumë shteteve të tjera evropiane. Kjo për arsye të kulturës së rrënjosur te shqiptarët për realizimin e pagesave me para në dorë, apo kostot që kanë bizneset nga realizimi i transaksioneve me terminale POS

  • “Do merrni Noc Rrokun”, Rama sherr me komentuesin: Më 11 maj kam frikë se do zhgënjehesh

    “Do merrni Noc Rrokun”, Rama sherr me komentuesin: Më 11 maj kam frikë se do zhgënjehesh

    Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjetet sociale iu përgjigj një komentuesi që i tha se më 11 maj do të marrin Noc Rrokun. Por, kreu i qeveris ëi bëri thirrje që të investojë për të marrë pasaportën europiane, ndërsa theksoi se ka frikë se më 11 maj do të zhgënjehet nga rezultati i zgjedhjeve.
     
    “Kam frikë se do zhgënjehesh se po bën tifozin, ndërkohë që duhet të bësh njeriun e interesuar për të marrësh atë që të takon nga 11 maji. Është të investosh për pasaportën europaine dhe ta marrësh atë pasaportë. Tifozllëkun ke kohë ta bësh, po atë pasaportën merre, mos e lë. Dhe atë pasaportë ta jep vetëm ky që po të flet bashkë me partinë te numri 5”, tha Rama.
     
    Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, iu përgjigj edhe një komentuesi që shkruante se nuk ka asnjë program elektoral.  Rama deklaroi se pjesë e programit është edhe anëtarësimi në BE.
     
    “Nuk kemi asnjë program? Po mirë, futja në BE nuk të duket program. Ti mendon se në BE futesh pa pasur program për çdo fushë? Të merret BE dhe thua që zgjidhni mes meje dhe bufit të kënetës? Përkundrazi. Megjithatë, edhe më e bukura është se ju që thoni s’ka program, kur ne flasim për program nuk e dëgjoni hiç”, tha kryeministri.
     
    Një tjetri që e pyeti se si do të rikëmbëhet ekonomia, kryeministri iu përgjigj:
     
    “Po të ishte kështu, rrogat nuk do shkonin lart e më lart, vlerësimet e institucioneve nuk do të shkon lart e më lart. Por, ti i përket një kampi tjetër, ku merret aroma dhe mendja pa mendje e kënetës”.

  • ‘Mjedisi kërkon ndërveprim ndër-institucional’/ Ekspertja Demiraj: Domosdoshmëri, garantimi i standardeve të BE!

    ‘Mjedisi kërkon ndërveprim ndër-institucional’/ Ekspertja Demiraj: Domosdoshmëri, garantimi i standardeve të BE!

    Ekspertja e mjedisit, Edona Demiraj kërkon më shumë ndërveprim mes ministrive, për çështjet që lidhen drejtpërsëdrejti ose tërthorazi me mjedisin.

    Gjatë prezantimit të Programit të PD-së 2025-2029 për sektorin e “Mjedisit, Pyjeve dhe Kullotave”, e ftuar si paneliste dhe pofesore e asociuar, Demiraj tha se është me rëndësi që përmes agjencive dhe drejtorive që kërkojnë monitorim apo merren me investime në fusha të ndryshme të ekonomisë që cekin mjedisin, do të duhet të raportojnë mes sektorëve.

    Lidhja ndër-sektoriale, sipas ekspertes Demiraj, është e domosdoshme për garantimin e implementimit të këtij program konform rregullave dhe standardeve evropiane.

    Të flasësh për mjedisin është të ndërveprosh me të gjitha ministritë, kërkohet nga ne që përmes agjencive dhe drejtorive që kërkojnë monitorim apo merren me investime në fusha të ndryshme të ekonomisë që cekin mjedisin, do të duhet të raportojnë mes sektorëve.

    Lidhja ndër-sektoriale midis akademisë, agjencive, studentëve, OJF është shumë e dmd gjatë implementimit të këtij program, për të çuar në vend atë që kërkon implementimin e standardeve të BE, sepse kjo lidhet me integritetin e individëve, të cilët bëjnë pjesë në këtë program.

    Dhe kush më mirë se sa studentët, pedagogët apo ata të cilët e kanë pasion mjedisin, mund ta implementojnë duke i dhënë edhe suport agjencive ligj-zbatuese se si mund të bëhet diçka më mirë. Mbështes këtë program kaq ambicioz, të kësaj fryme, e cila vjen me një ndryshim shumë të madh dhe për t’i dhënë zë gjithë shqiptarëve që të jenë pjesë e këtij ndryshimi.

  • “Programi i Ramës është plagjiaturë”,Muçollari reagon pas prezantimit të Shqipëria 2030: PD ka një platformë të denjë..

    “Programi i Ramës është plagjiaturë”,Muçollari reagon pas prezantimit të Shqipëria 2030: PD ka një platformë të denjë..

    Anëtari i Kryesisë së PD-së dhe kandidati për Tiranën, Grigels Muçollari, ka komentuar programin Shqipëria 2030 të prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama.
    Në një postim në rrjetet sociale, Muçollari shkruan se programi është një plagjiaturë, ndërsa akuzon mazhorancën se ka vjedhur programin që PD ka kohë që e ka prezantuar.
    “12 vite korrupsion i mbyll duke vjedhur një programEdi Rama kreu sot një plagjiaturë të dënueshme, të neveritshme. Ai paraqiti si program të vetin, projektin që PD e ka shpallur prej muajsh.Nga pensioni minimal, paga mesatare, paga minimale, kreu i rilindjes konfirmoi që angazhimet e PD qenkan të realizueshme, ndryshe nga sa është shprehur deri tani.Pas 12 viteve korrupsion, ai po e mbyll mandatin e fundit duke vjedhur një program.Menyra si e paraqiti, si një one man show, ai i vetëm në një skenë, tregon se nuk ka ekip dhe kërkon pushtet vetëm për veten e tij.Ai kerkon pushtet për veten e tij, për imunitet e mbrojtje nga drejtësia, ndërsa PD ka një platformë qe prek qytetarin në hallet dhe shqetësimet e përditshme, që ka përmasat e qytetarit, një program njerëzor, me njerëzit, për njerëzit.Dhe i tillë do të vijë në zbatim me 11 Maj”, shkruan ai.
     

  • “Fëmijët tuaj do mësojnë shqip”, Rama-shqiptarëve të Kretës: Si sot e një vit do jetë hapur konsullata e Shqipërisë, s’do shkoni më në Athinë

    “Fëmijët tuaj do mësojnë shqip”, Rama-shqiptarëve të Kretës: Si sot e një vit do jetë hapur konsullata e Shqipërisë, s’do shkoni më në Athinë

    Nga takimi me shqiptarët në Kretë, kryeministri Edi Rama tha se ka nisur një program për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë kudo ndodhen.

    Në këtë program tha Rama, do ketë jo vetëm mësues, por edhe një aplikacion që është thuajse gati. Po ashtu, Rama tha se pas një viti do hapet konsullata e Shqipërisë edhe në Kretë.
    “Kemi nisur një program për mësimin e shqipes por dua tju them se qëllimi ynë dhe objektivat tona lidhur me gjeneratën e fëmijëve që janë lindur dhe rritur këtu, programi i mësimit të shqipes do zgjerohet qoftë me mësues drejtpërdrejt këtu qoftë me një aplikacion që është thuajse gati.
    Gjithkush do mund ta fusë në telefonin e vet për t’i mësuar fëmijëve gjuhën shqipe në një mënyrë tërheqëse. Ne duam që fëmijët e Shqipërisë të zgjedhin të jetojnë ku të duan por të dinë edhe çfarë të thonë në shqip. Si sot e një vit do jetë hapur konsullata e Shqipërisë dhe do të jetë në dispozicionin tuaj. Nuk do keni nevojë të shkoni në Athinë. Do t’ju sjellim shtetin shqiptar këtu në Kretë”-u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Rikthimi i amerikanëve në SPAK, Petraj zbardh detaje: Asistencë në përgjime, kanë sjellë pajisje të sofistikuara

    Rikthimi i amerikanëve në SPAK, Petraj zbardh detaje: Asistencë në përgjime, kanë sjellë pajisje të sofistikuara

    Për avokatin Edmond Petraj, ardhja e amerikanëve nën logon OPDAT është pjesë e një program apo analizë të tyre lidhur me trajnimin e mëparshëm të prokurorëve tanë. Më tej, Petraj u shpreh se kontribues të reformës në drejtësi është BE dhe departamenti ynë i shtetit, ndërsa në optikën e tij amerikanët kanë ofruar asistencë teknike dhe logjistike.
    “OPDAT ka ofruar trajnime të prokurorëve, ku janë disa elementë si ndjekja penale, korrupsionit dhe krimit.
    OPDAT është ndoshta në një program dhe analizë të atij trajnimi që kanë bërë më herët.
    Nuk kanë adhur se ka ndryshime në administatën Trump, ata kanë një program me afate të përcaktuara dhe ata nuk kanë ardhur me porosi të Trump. Ata nuk ndërhyjnë te puna e SPAK, as nuk asistojë. Ndoshta kanë sjellë një element tjetër, sepse ajo që kam parë kohët e fundit disa struktura si FBI, DEA kanë dhënë një element për pjesën e të infiltruarve për përgjimet dhe teknologjinë moderne, mund t’i kenë sjellë me një kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Kjo nuk ka të bëjë me dosjet që SPAK heton, ata nuk kontrollojnë dosjet sepse kjo është përgjegjësi e prokurorit. OPDAT përvecse marrëdhënies logjistike që ka një kosto, nuk ka bërë gjë tjetër. Donator i reformës në drejtësi është BE dhe departamenti I shteti.
    Asistenca teknike dhe logjistike është pjesa e amerikanëve. “