Tag: program

  • Berisha: Gjëja më madhështore në Malësinë e Madhe është familja! Paraqesim një program që nuk është paraqitur në 34 vite

    Berisha: Gjëja më madhështore në Malësinë e Madhe është familja! Paraqesim një program që nuk është paraqitur në 34 vite

    Berisha: Gjëja më madhështore në Malësinë e Madhe është familja! Paraqesim një program që nuk është paraqitur në 34 vite

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar gjatë ditës së sotme kandidatët e “PD-ASHM” në Malësinë e Madhe, duke theksuar angazhimin e forcës opozitare për një Shqipëri të madhështore.

    Ai u shpreh se ky program është një angazhim për të rivendosur vlerat e familjes dhe dinjitetin e shqiptarëve, duke vendosur gjithashtu një theks të veçantë mbi rëndësinë e trashëgimisë historike dhe kulturore të Malësisë së Madhe.

    Berisha theksoi se ky program është i vetmi real dhe i realizueshëm që ka njohur Shqipëria gjatë 34 viteve të fundit, duke garantuar se do të jetë një angazhim i plotë për çdo shqiptar.

    Një falënderim shumë të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme ndaj jush burra, gra, të rinj e të reja të kësaj malësie. Malësi Madhështore do ta quajmë sot ne malësinë e Madhe, sepse në fakt, Zoti, natyra, e ka bërë madhështore. Ky është realiteti.Cilido që e njeh këtë Malësi, mund t’i thotë e madhe, e mirë, por mund t’i thotë dhe Madhështore.I dashur Luçiano, drejtues politik i Qarkut të Shkodrës. Të dashur drejtues të degëve të PD të Malësisë së Madhe, Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës. Të dashur deputetë dhe kandidatë për deputetë të këtij qarku. Është nder i madh shumë të vij sot tek ju për të paraqitur një program të cilin nuk e kam paraqitur kurrë në 34 vite.Një program që ne e kemi quajtur programin e Shqipërisë Madhështore. Pra, duket si diçka e stërmadhe, diçka e lartë, por ju garantoj secilit prej jush dhe çdo shqitpar, që është një program më i miri dhe më realisti që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët.Dhe ju garantoj se, Ramadan Lika dhe Aurel Marku, dhe deputetët e Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës dhe të mbarë Shqipërisë do të jenë garant absolut të zbatimit të këtij programi në çdo nen dhe çdo premtim të tij.Ky program, miqtë e mi, fillon aty ku fillon jeta, dinjiteti, respekti, fillon tek familja.Ne, do të vendosim në piedestal në këtë program familjen shqiptare.Po ta shohësh në shumë anë, kjo Malësi ka patur shumë anë madhështore, historinë e saj me ngritjen e flamurit për herë të parë në trojet shqiptare. Epikën e hotjanëve, e grudasve kundër padrejtësive under Kongresit të Berlinit. Kryengritjen dhe qendresën ndaj pushtimit komunist të burrave të kësaj malësie të udhëhequr nga Prekë Cali.Por cilido që do të njohë në thellësi këtë malësi, dhe lexon e studion për të, do tëgjejë se gjëja më madhështore që ka kjo malësi është familja shqiptare, familja e saj.Një udhëtare shumë e vëmendshme, e cila udhëtoi disa herë në viset e veriut. Ka një përshkrim të një nate që kalon në një familje në Malësi të Madhe. Familje partiarkale, i zoti i shtëpisë 100 vjeç, me një pastërti shembullore, me një mikëpritje dhe harmoni të papërshkruar.I zoti i shtëpisë i thotë të nesërmen: dua të rrish dhe dy netë. Dhe kjo shkruan: nuk arrita do të rri, thotë. Por ndjeva keqardhjen më të madhe që u largova nga ajo familje, e cila ishte një institucion i vërtetë. Ajo foli për një familje, por të tilla kanë qenë familjet shqiptare. Ato janë institucione të vërteta, dhe ne do ta vendosim familjen shqiptare në piedestal.Nuk u ndala rastësisht këtu, se një rrymë, një agresion kundër familjes fryu në mbarë botën. Dhe absolutisht nuk kishte asnjë frymëzim tjetër, vetëm frymëzimin përtej marksist, ekstremist përtej marksist.Ne do qendrojmë, dhe ne i konsiderojmë sa tokësore dhe aq hyjnore familjet dhe vlerat e saj.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha premtim për biznesin e vogël: Nuk do të lejohet që të tatohen më shumë se 1% të xhiros

    Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha premtim për biznesin e vogël: Nuk do të lejohet që të tatohen më shumë se 1% të xhiros

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pati sot një takim me demokratët e Malësisë së Madhe. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se, pas fitores së PD-së në zgjedhjet e 11 majit, do të eliminohen taksat e larta për bizneset e vogla, duke vendosur një kufi maksimal prej 1% të xhiros për këto biznese.
    “Kufiri do të jetë i palëvizshëm, dhe nuk do të lejohet që bizneset e vogla të paguajnë më shumë se 1% të xhiros për taksa”, theksoi Berisha.
    Sali Berisha: Të dashur deputetë dhe kandidatë për deputetë të këtij qarku. Është nder i madh shumë të vij sot tek ju për të paraqitur një program të cilin nuk e kam paraqitur kurrë në 34 vite. Një program që ne e kemi quajtur programin e Shqipërisë Madhështore. Pra, duket si diçka e stërmadhe, diçka e lartë, por ju garantoj secilit prej jush dhe çdo shqitpar, që është një program më i miri dhe më realisti që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët.
    Dhe ju garantoj se, Ramadan Lika dhe Aurel Marku, dhe deputetët e Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës dhe të mbarë Shqipërisë do të jenë garant absolut të zbatimit të këtij programi në çdo nen dhe çdo premtim të tij.
    Ky program, miqtë e mi, fillon aty ku fillon jeta, dinjiteti, respekti, fillon tek familja. Ne, do të vendosim në piedestal në këtë program familjen shqiptare. Po ta shohësh në shumë anë, kjo Malësi ka patur shumë anë madhështore, historinë e saj me ngritjen e flamurit për herë të parë në trojet shqiptare. Epikën e hotjanëve, e grudasve kundër padrejtësive under Kongresit të Berlinit. Kryengritjen dhe qendresën ndaj pushtimit komunist të burrave të kësaj malësie të udhëhequr nga Prekë Cali. Por cilido që do të njohë në thellësi këtë malësi, dhe lexon e studion për të, do tëgjejë se gjëja më madhështore që ka kjo malësi është familja shqiptare, familja e saj.
    Një udhëtare shumë e vëmendshme, e cila udhëtoi disa herë në viset e veriut. Ka një përshkrim të një nate që kalon në një familje në Malësi të Madhe. Familje partiarkale, i zoti i shtëpisë 100 vjeç, me një pastërti shembullore, me një mikëpritje dhe harmoni të papërshkruar. I zoti i shtëpisë i thotë të nesërmen: dua të rrish dhe dy netë. Dhe kjo shkruan: nuk arrita do të rri, thotë. Por ndjeva keqardhjen më të madhe që u largova nga ajo familje, e cila ishte një institucion i vërtetë. Ajo foli për një familje, por të tilla kanë qenë familjet shqiptare. Ato janë institucione të vërteta, dhe ne do ta vendosim familjen shqiptare në piedestal. Nuk u ndala rastësisht këtu, se një rrymë, një agresion kundër familjes fryu në mbarë botën. Dhe absolutisht nuk kishte asnjë frymëzim tjetër, vetëm frymëzimin përtej marksist, ekstremist përtej marksist. Ne do qendrojmë, dhe ne i konsiderojmë sa tokësore dhe aq hyjnore familjet dhe vlerat e saj.

  • Fushata për 11 majin/ Berisha i premton biznesit të vogël: Nuk do të tatohen më tepër se 1 përqind të xhiros

    Fushata për 11 majin/ Berisha i premton biznesit të vogël: Nuk do të tatohen më tepër se 1 përqind të xhiros

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pati sot një takim me demokratët e Malësisë së Madhe. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se, pas fitores së PD-së në zgjedhjet e 11 majit, do të eliminohen taksat e larta për bizneset e vogla, duke vendosur një kufi maksimal prej 1% të xhiros për këto biznese.
    “Kufiri do të jetë i palëvizshëm, dhe nuk do të lejohet që bizneset e vogla të paguajnë më shumë se 1% të xhiros për taksa”, theksoi Berisha.
    Sali Berisha: Të dashur deputetë dhe kandidatë për deputetë të këtij qarku. Është nder i madh shumë të vij sot tek ju për të paraqitur një program të cilin nuk e kam paraqitur kurrë në 34 vite. Një program që ne e kemi quajtur programin e Shqipërisë Madhështore. Pra, duket si diçka e stërmadhe, diçka e lartë, por ju garantoj secilit prej jush dhe çdo shqitpar, që është një program më i miri dhe më realisti që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët.
    Dhe ju garantoj se, Ramadan Lika dhe Aurel Marku, dhe deputetët e Shkodrës, Vaut të Dejës, Pukës dhe të mbarë Shqipërisë do të jenë garant absolut të zbatimit të këtij programi në çdo nen dhe çdo premtim të tij.
    Ky program, miqtë e mi, fillon aty ku fillon jeta, dinjiteti, respekti, fillon tek familja. Ne, do të vendosim në piedestal në këtë program familjen shqiptare. Po ta shohësh në shumë anë, kjo Malësi ka patur shumë anë madhështore, historinë e saj me ngritjen e flamurit për herë të parë në trojet shqiptare. Epikën e hotjanëve, e grudasve kundër padrejtësive under Kongresit të Berlinit. Kryengritjen dhe qendresën ndaj pushtimit komunist të burrave të kësaj malësie të udhëhequr nga Prekë Cali. Por cilido që do të njohë në thellësi këtë malësi, dhe lexon e studion për të, do tëgjejë se gjëja më madhështore që ka kjo malësi është familja shqiptare, familja e saj.
    Një udhëtare shumë e vëmendshme, e cila udhëtoi disa herë në viset e veriut. Ka një përshkrim të një nate që kalon në një familje në Malësi të Madhe. Familje partiarkale, i zoti i shtëpisë 100 vjeç, me një pastërti shembullore, me një mikëpritje dhe harmoni të papërshkruar. I zoti i shtëpisë i thotë të nesërmen: dua të rrish dhe dy netë. Dhe kjo shkruan: nuk arrita do të rri, thotë. Por ndjeva keqardhjen më të madhe që u largova nga ajo familje, e cila ishte një institucion i vërtetë. Ajo foli për një familje, por të tilla kanë qenë familjet shqiptare. Ato janë institucione të vërteta, dhe ne do ta vendosim familjen shqiptare në piedestal. Nuk u ndala rastësisht këtu, se një rrymë, një agresion kundër familjes fryu në mbarë botën. Dhe absolutisht nuk kishte asnjë frymëzim tjetër, vetëm frymëzimin përtej marksist, ekstremist përtej marksist. Ne do qendrojmë, dhe ne i konsiderojmë sa tokësore dhe aq hyjnore familjet dhe vlerat e saj.

  • Arlind Qori shpalos programin e Lëvizjes Bashkë, ja cilat janë shtyllat kryesore

    Arlind Qori shpalos programin e Lëvizjes Bashkë, ja cilat janë shtyllat kryesore

    Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes ‘Bashkë’, parashtroi disa pika që përmban program i kësaj lëvizje. Ai tha se çdo gjë nis që nga krijimi i një shteti zhvillimor, duke vijuar me ngritjen e disa mekanizmave shtesë, e deri tek pensionet për vendosjen e minimumit jetik.
    “Proprozojmë një shtet zhvillimor. Të vihen nën kontroll pasuritë e nëntokës. Të nxisim industrinë përpunuese dhe bujqësinë në Shqipëri, në mënyrë që bizneseve prodhuese tu japim lehtësira fiskale. Gjithashtu, synojmë ngritjen e disa mekanizmave të tjerë shtesë që kanë të bëjnë me politikat parandaluese ndaj korrupsionit. Mendojmë se duhet një ligj i posaçëm për financimin e partive, kjo sepse shohim se edhe në këto zgjedhje, partitë shpenzojnë në mënyrë të çmendur.
    Më tej, taksimi efektiv do të jetë më i vogël për çdo pagë deri në 3 milionë lekë të vjetra, dhe pastaj do vazhdojë të rritet për pagat mbi 3 milionë lekë të vjetra. Kur vjen puna tek pensionet, ne kemi në program vendosjen e minimumit jetik që i llogaritur në kushtet e sotme, do duhej të ishte 21 mijë e 168 lekë të reja, pra pensioni minimal duhet të jetë 21 mijë e 168 lekë të reja. Projeksioni ynë është që pensioni mesatar nga 18 mijë lekë të reja të shkojë tek 33 mijë lekë të reja”, tha Arlind Qori.

  • Recitali ‘Pasaporta’/ Nuk ka program as ide për zhvillimin e Shqipërisë, por ka rubrikën e mashtrimeve Sy m’Sy

    Recitali ‘Pasaporta’/ Nuk ka program as ide për zhvillimin e Shqipërisë, por ka rubrikën e mashtrimeve Sy m’Sy

    Ka shkëputur të gjithë kontaktet me mediat dhe me qytetarët dhe ka vendosur që të komunikojë vetëm më rrjetet e tij te kontrolluar në rubrikën e propagandës Sy m’Sy që e dirigjon paligjshmërisht nga zyra e qeverisë.

    Ka ndaluar të gjithë drejtuesit lokale dhe qendrorë socialistë të komunikojnë me mediat dhe të debatojnë ne studio me opozitën. Kjo për arsyen e vetme se ai nuk ka program dhe vetëm provon me mashtrimet e tij që i përsërit prej 12 vjetësh që të ndikojë ne vendimmarrjen e tyre në votime.

    Është gjatë ditës së sotme Rama përsëriti sërish rëndësinë sipas tij të pasaportës evropiane për çdo qytetar shqiptar. Ky është premtimi më absurd i bërë ndonjëherë. Premton një gjë që nuk e ka në dorë hiç qeveria e tij. Ky është një vendim që vjen vetëm nga BE dhe vendet anëtarë të saj. Shqipëri është aq larg sa çfarëdo force mashtrimi të këtë Rama për standardet rruga është e gjatë e nuk ka asnjë lidhje me atë që është në qeverisje. Ai të zbatojë porositë e BE që të luftojë korrupsionin që ndoshta evropianët të çojnë nëpër mend edhe mundësinë e avancimit me integrimin e shqiptarëve. Por e sigurte është se me një kryetar qeverie që ka me shumë gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetime, kjo çështje nuk ka për të avancuar asnjë hap. Prandaj pasaportat me salmonelë që premton Rama askush nuk duhet ti marrë si të mirëqena por si marrëzia mashtruese e radhës e Ramës. Me ngjan me atë premtimin për ujë të pijshëm 24 orë.

    “Pasaportën evropiane e merr vetëm nëse Shqipëria futet në BE dhe Shqipërinë në BE e fusim vetëm unë me PS. Ky është interesi, duke nisur që në aeroport që të mos të të ndajnë veç. Kur të hysh në BE, të jesh duke tregu pasaportën që ka të njëjtën vlerë si e vendeve të tjera. Pra lërini këto, çfarë rrugësh janë? Fokusi tek BE-ja dhe tek pasaporta jote”, thotë Rama.

    Vetëm kur dëgjon këto shpërthime propagandistike bindesh tërësisht se ky do të vijojë të jetë mashtrimi i programuar i Ramës për këtë fushatë. Ky do të jetë programi i tij. Duke harruar se shqiptarët tashmë janë integruar në Evropë. Disa ikën më herët e shumicën i përzuri po ky, që u përmend pasaportën çdo ditë. Vetëm ai dhe hajdutët që e rrethojnë nuk e kanë kuptuar këtë./E.I/

  • ‘Fushatë e vështirë’, Kariqi: Rama nuk ka pasur program përveç se kur mashtroi shqiptarët në 2013

    ‘Fushatë e vështirë’, Kariqi: Rama nuk ka pasur program përveç se kur mashtroi shqiptarët në 2013

    Arnold Kariqi, Kandidat i PD i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se është një fushatë e vështirë dhe jo si gjithë të tjerat.

    Kariqi: Tirana është një qark sa i madh aq edhe i vështirë.

    Normalisht është një fushatë nëse mund ta quajmë kështu, jo si të gjitha të tjerat.

    Është një fushatë e vështirë.
    Dihet se si bëhen fushatat në vendin tonë.

    Është shumë e vështirë që ti shkojmë njerëzve me program, me ide dhe me premtime sepse e shkuara ka treguar se programet nuk janë marrë shumë parasysh sigurisht nga forca politike që udhëheq sot Shqipërinë.

    Të gjithë jemi dëshmitarë që Edi Rama nuk ka pasur program përveç se kur mashtroi shqiptarët në 2013.

    Më pas e vijoi fushatën e tij herë me timonin, herë me tepsinë.

    Tani ka dalë me simbolin e bufit.

  • Berisha: Rama kopjoi programin e PD. Shqiptarët më 11 maj do votojnë origjinalin, jo kopjen

    Berisha: Rama kopjoi programin e PD. Shqiptarët më 11 maj do votojnë origjinalin, jo kopjen

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka vënë theksin e fjalës së tij, në programin e realizuar nga PD. Gjatë takimit me të deleguarit politik dhe kryetarët e degëve, Berisha u shpreh se, në 11 Maj, shqiptarët do të votojnë origjinalin dhe jo kopjen.

    ‘Në një suicid elektoral politik, mendoi të gjejë strehë të programi elektoral i PD, duke faktuar me këtë se ai ishte pa asnjë program vetë, së pari.

    Kështu që shqiptarët, kësaj pyetje do i japin një përgjigje më 11 maj, përgjigja do votojnë origjinalin, jo mashtrimin, jo kopjen, jo falsifikimin’, theksoi Berisha.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Fushata elektorale ka ngjallur një frymë optimizmi tek qytetarët.

    Programi i PD ka gjetur një mirëkuptim të gjerë dhe vlerësim real nga qytetarët.

    Por tani ne këtë program, këtë projekt duhet ta çojmë në çdo derë, në çdo biznes, në çdo fermë, jo më me ekrane, por direkt vetë.

    Siç e shihni, pala tjetër nga mëngjesi gjer në darkë merret me mashtrime, me gënjeshtra dhe shpifje.

    Pas 2 muajsh shëtitje në park zoologjik, Edi Rama kuptoi që po rrokullisej me shpejtësi sepse qytetarët u ngopën, u neveritën me monologet e tij në mëngjes dhe me zhabat, hardhucat, zhapinjtë që u servirte ai në këto monologe çdo mëngjes.

    Dhe në një suicid elektoral politik, mendoi të gjejë strehë të programi elektoral i PD, duke faktuar me këtë se ai ishte pa asnjë program vetë, së pari.

    Së dyti, duke hedhur poshtë ato që kishte deklaruar 3 ose 4 muaj më parë, se elementë të këtij programi janë humnerë dhe katastrofë.

    Së treti, indirekt dëshmoi se ky program qenka i realizueshëm.

    Natyrisht nuk ka shqiptar që nuk i shtron atij pyetjen: po na thuaj pak, 12 vite ku ishe? Kush të pengoi 12 vite të jetësoje elementë parësorë të paketës së dhembshurisë? Kush e pengoi?

    Askush përveç vetja e tij, hajnia e tij, vjedhja e tij.

    Kështu që shqiptarët, kësaj pyetje do i japin një përgjigje më 11 maj, përgjigja do votojnë origjinalin, jo mashtrimin, jo kopjen, jo falsifikimin.

    I ashtuquajturi program që paraqiti dje ishte fund e krye një piramidë mashtrimesh.

    Në ç’kuptim? Se ai është i paktë edhe nga ana e nocioneve, është i reduktuar sa vizatimet që bën.

    Kur i leverdiste merrte GDP-në nominale, kur nuk i leverdiste, merrte GDP-në reale.

    Pra, bënte një sallatë shifrash që një gjimnazist nuk e bën për ta paraqitur krejtësisht të pabesueshëm çdo gjë që tha

    U bë një diskutim sepse ky kontrollon plotësisht mediat, është i papërmbajtur në kontrollin e medieve, dhe arriti ose u përpoq të fshehë kredencialet delinkuente të vetat dhe të kandidatëve të tij me kandidatët e PD-së, të cilët janë njerëz të lirë, të cilët garojnë si qytetarë të lirë.

    Në një kohë kur ekipi i tij është ekipi i mëkatarëve të mëdhenj, që ka vjedhur me ta dhe që një pjesë e mirë e tyre u dha një mburojë në lista të mbyllura për t’i hedhur fill sapo të kryejë punë.

  • Deputetja e PD: Ne kemi një koalicion të konsoliduar. Vota e diasporës do kontribuojë për ndryshimin

    Deputetja e PD: Ne kemi një koalicion të konsoliduar. Vota e diasporës do kontribuojë për ndryshimin

    Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka folur për programin e opozitës për zgjedhjet e 11 majit, por edhe përçarjet brenda partisë, duke theksuar se, pavarësisht këtyre sfidave, PD është një koalicion i konsoliduar dhe i angazhuar për të sjellë ndryshime në vend.
    “Sa herë PD ka qenë në opozitë nga pushteti është investuar për ta përçarë. Përçarjet ndikojnë por jemi një koalicion i konsoliduar, me shumë parti opozitare por me një program opozitar”, tha ajo.
    Në një intervistë për RTSH 24, Çupi e ka vlerësuar daljen në lista të hapura si një sfidë të vështirë, por beson se do të ketë mbështetje nga qytetarët e Tiranës. Deputetja demokrate theksoi se shtyllat kryesore të programit të PD-së janë shteti ligjor, mbrojtja e pronave dhe lufta ndaj korrupsionit.
    “Dalja në listë të hapur është një sfidë e vështirë, por besoj që do kemi mbështetjen e qytetarëve të Tiranës. Shteti ligjor, pronat dhe fëmija janë shtyllat kryesore të programit dhe një shteti të konsoliduar. ne duhet t’i japim fuqi pasaportës shqiptare dhe kjo vjen me reforma dinjitoze, luftën ndaj korrupsionit, ndarjen e pushteteve. Ne duhet të ndalim shpopullim dhe PD ka një program për çështjet emergjente që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Nëse ka në ngërç që pengon zhvillimin është pengu se politika shqiptare nuk ka qanë pranë pensionistëve. Është një “mea culpa” për aq faj sa ka PD. Doganat dhe tatimet është një nga hallkat ku korrupsioni është në vend të parë, me taksat, me mallrat që futen. Këto konsiderohen në majat e korrupsionit edhe në raportet e ndërkombëtarëve. Kemi një program emergjence s ai takon pensioneve dhe ndihmës ekonomike, kemi një program riformatimi të shtetit demokratik, duhet luftuar korrupsioni, këto janë parimet e një vendi demokratik. Në kërkojmë që të votohet programi dhe kandidatët e PD”, u shpreh deputetja.
    Deputetja ka folur gjithashtu për kontributin e diasporës në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa shtoi se do të luajë një rol të rëndësishëm për të sjellë ndryshim në Shqipëri.
    “Diaspora do të kontribuojë me votë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, ka një numër të madh të regjistruar, doli përtej parashikimeve edhe të vetë partive për votimet e tyre të para”, shtoi ajo.

  • I kopjoi programin elektoral? Berisha ironizon Ramën me video-n epike me ‘AI’

    I kopjoi programin elektoral? Berisha ironizon Ramën me video-n epike me ‘AI’

    Kryedemokrati Sali Berisha i është kundërpërgjigjur Ramës për vjedhjen e programit elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Berisha shkruan “No comment, flet vet”.
    Në video me Inteligjencë Artificiale duket kryeministri Rama i veshur i gjithi me të zeza. Me kapuç dhe një maskë në fytyrë ai hyn në zyrën e tyre dhe i ‘vjedh’ programin e ashtuquajtur të PD-së. Kujtojmë që sot kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi për vjedhjen e programit të PD, teksa i quan qesharake dhe thotë se me këtë program po anëtarësojnë Shqipërinë në BE.
    “Je shumë i molepsur i dashur, nuk e di si mund të të ndihmoj. Kjo kopjimi i programit është shumë qesharak, programet janë rrugëve, nuk e di sa programe ka rrugëve, mijëra-mijëra që mund t’i shohësh, t’i adoptosh. E kam thënë edhe më parë, ne kemi një program pune, një program me të cilin po anëtarësojmë Shqipërinë në BE. BE nuk i afrohet fare vendeve që nuk përmbushin standardet.
    Nëse BE na sheh si vendin më të mundshëm për tu anëtarësuar nga gjithë rajoni, kjo tregon se shikon faktet, shikon se çfarë progresi i jashtëzakonshëm është bërë. Kur ne morëm detyrën nuk na shihnin fare si opsion për tu anëtarësuar”, tha Rama.

  • I kopjoi programin? Berisha ironizon Ramën me VIDEO-n epike me AI

    I kopjoi programin? Berisha ironizon Ramën me VIDEO-n epike me AI

    Kryedemokrati Sali Berisha i është kundërpërgjigjur Ramës për vjedhjen e programit elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
    Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Berisha shkruan “No comment, flet vet”.
    Në video me Inteligjencë Artificiale duket kryeministri Rama i veshur i gjithi me të zeza. Me kapuç dhe një maskë në fytyrë ai hyn në zyrën e tyre dhe i ‘vjedh’ programin e ashtuquajtur të PD-së.

    Kujtojmë që sot kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi për vjedhjen e programit të PD, teksa i quan qesharake dhe thotë se me këtë program po anëtarësojnë Shqipërinë në BE.
    “Je shumë i molepsur i dashur, nuk e di si mund të të ndihmoj. Kjo kopjimi i programit është shumë qesharak, programet janë rrugëve, nuk e di sa programe ka rrugëve, mijëra-mijëra që mund t’i shohësh, t’i adoptosh. E kam thënë edhe më parë, ne kemi një program pune, një program me të cilin po anëtarësojmë Shqipërinë në BE. BE nuk i afrohet fare vendeve që nuk përmbushin standardet. Nëse BE na sheh si vendin më të mundshëm për tu anëtarësuar nga gjithë rajoni, kjo tregon se shikon faktet, shikon se çfarë progresi i jashtëzakonshëm është bërë. Kur ne morëm detyrën nuk na shihnin fare si opsion për tu anëtarësuar”, tha Rama.