Tag: program

  • Berisha: Kemi një program vërtet të shkëlqyer. Bizneset e vogla janë në vështirësi shumë të mëdha, do t’i ndihmojmë

    Berisha: Kemi një program vërtet të shkëlqyer. Bizneset e vogla janë në vështirësi shumë të mëdha, do t’i ndihmojmë

    Berisha: Kemi një program vërtet të shkëlqyer. Bizneset e vogla janë në vështirësi shumë të mëdha, do t’i ndihmojmëNë bashkëbisedimin me të rinjtë e FRPD-së, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e një programi të mirë të zhvilluar, që mbështet bizneset e vogla dhe ekonominë e vendit.

    Kryedemokrati u shpreh i impresionuar nga mikpritja e njerëzve dhe shqetësimet e tyre për gjendjen e vështirë ekonomike, duke treguar historinë e një kasapi që përjeton një rënie të ndjeshme të qarkullimit të shitjeve.

    Ai e vuri theksin në nevojën për të mbështetur bizneset e vogla dhe fermerët, duke propozuar masa konkrete si tatimin e sheshtë 10% që ka treguar sukses në praktikë.

    Nuk e kam dëgjuar kurrë më parë. Asnjëherë. Është një treg pluralist, siç janë njerëzit. Por vura re që qëndrova më shumë se një orë e gjysmë, dy orë, rreth dy orë, duke ecur, duke takuar njerëz, duke takuar shitës, duke takuar të gjithë. Dhe nuk gjeta asnjë…

    Asnjë nëpër dyqane që të ishte i rezervuar apo jomiqësor. Jo. Të gjithë ishin shumë miqësorë. Madje edhe të gëzuar, që është një guxim i madh. Por ajo që më bëri përshtypje. Takova kasapin. Dhe e pyeta: Si po shkon puna? Më tha: Nuk është mirë. Më tregoi që tani, ajo që kishim çdo ditë më parë, tani e kemi vetëm në festa, dhe atë jo gjithmonë.

    Qarkullimi që kishim çdo ditë më parë, tani e kemi vetëm gjatë festave dhe kaq. Ishte me të vërtetë e jashtëzakonshme. Kishte vetëm dy qytetare, dy zonja, që kaluan pa folur, nuk dhanë ndonjë reagim negativ, por nuk ndaluan për të biseduar. Të gjithë të tjerët ndaluan për të folur. U impresionova shumë.

    Asnjëherë nuk kam pasur një pritje në treg si këtë herë. Por… kemi një program vërtet të shkëlqyer. Ky është një program me të cilin mund të trokasim kudo. Mund të trokasim te bizneset, bizneset e vogla, te fermerët, te të gjithë. Dhe është programi më realist. Pse është më realist? Sepse pjesët më të vështira të tij janë testuar nga vetë ne.

    Kur unë ju them, kur vendosa për herë të parë tatimin e sheshtë 10 përqind, tatimi më i ulët i sheshtë në Europë ishte 17 përqind. Por ne ndodheshim në një situatë të panjohur, dhe FMN qëndroi mënjanë, na tha: Jo, nuk ju ndjekim. Do të shohim. Dhe nëse dështoni, është faji juaj. Ne nuk duam të jemi pjesë. OK, u thamë. Por kurrë nuk ishte bërë, 10 përqind.

    Por në fund të 6 muajve, morëm 300 milionë euro më shumë sesa ishte parashikuar, ose më shumë se një vit më parë. Kështu që tani dimë. Nuk jemi më në të panjohura. Jo, tani dimë gjithçka. Sepse ata shkuan në absurditete. Çfarë diskutuam mbrëmë? Për një metër katror trotuar, për një metër katror hapësirë publike, 20 euro. Ishte 1.2 euro. E çuan në 20 euro, e çuan në 15 euro. Si t’i bëjnë të vuajnë.

    Njerëzit nuk e kuptojnë sa e vështirë është jeta për bizneset e vogla. Jeta nuk është e lehtë për ta. Shko dhe shih ata njerëz. Qëndro 10 orë, 8 orë, në këmbë, në kushte aspak të mira. Ata vuajnë. Janë të lumtur. Por ne duhet të ulemi me ta. Jo si politikanë, jo si njerëz që shkojnë për premtime, por si misionarë që kujdesemi për ta. Që ndjejmë vuajtjet e tyre. Shtrëngimi i duarve është ende i shenjtë në Shqipëri

  • BIRN: Fuqia e PSD nuk qëndron tek programi, por tek paratë dhe ndikimi i Tom Doshit

    BIRN: Fuqia e PSD nuk qëndron tek programi, por tek paratë dhe ndikimi i Tom Doshit

    BIRN: Fuqia e PSD nuk qëndron tek programi, por tek paratë dhe ndikimi i Tom Doshit

    Partia Socialdemokrate e Tom Doshit prezantohet në këto zgjedhje parlamentare me një program politik, por ekspertët vlerësojnë se forca e saj elektorale nuk qëndron tek programi, por te fuqia financiare dhe ndikimi që kryetari ka mbi elektoratin.

    Me tre deputetë në parlament që mbështetën me votë qeverisjen e Partisë Socialiste, PSD futet në këtë fushatë me një program elektoral që fokusohet tek premtime sociale për një jetë me dinjitet, duke nisur nga fëmijët, pensionistët dhe familjet në nevojë, ndërsa përmban edhe nota kritike për qeverinë e udhëhequr nga Partia Socialiste.

    Programi i publikuar në faqen e partisë nis me premtime për dyfishim të shpenzimeve publike për sistemin shëndetësor, rritjen deri në 5% të buxhetit për arsimin, rritje të pagës minimale, vendosje të minimumit jetik dhe rritje pensionesh. Kapitujt e tjerë i kushtohen prodhimit vendas me në fokus fermerët, ku nuk kursehen kritikat për korrupsionin me fondet të programit të BE-së IPARD nga qeverisja socialiste.

    “Kjo politikë, ku bujqësisë shqiptare dhe fermerëve nuk u ofrohet mbrojtje nga shteti, nuk u ofrohet ndihmë për t’u zhvilluar dhe modernizuar, duhet të marrë fund”, shkruhet në programin e PSD-së.

    Tezat sociale të programit po artikulohen edhe nga kryetari i kësaj partie, Tom Doshi, referuar pak videove të takimeve të tij me elektoratin të publikuara në rrjetet sociale.

    Nuk hyhet në Europë as me pension 100 euro, as me ndihmë sociale 60 euro për 4 persona…është një turp i madh i të gjitha qeverive”, u tha Doshi simpatizantëve gjatë një takimi gjatë muajit mars.

    Edhe pse PSD ka kandidatë në gjithë vendin, fushatën e ka fokusuar kryesisht në qarkun Shkodër, me ambicjen e shprehur për të marrë 3 mandate deputeti në parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e 11 janarit.

    Në këtë zonë, Tom Doshin e konsiderojnë si një ‘bamirës’ që i hap telefonin çdo njeriu, financon ndërtimin e kishave apo shtrimin e rrugëve të fshatrave, një model fushate që për analistët e politikës cilësohet si ‘klientelist’ dhe që lidhet me dështimin e institucioneve për të ofruar shërbime sociale.

    Erzen Koperaj, gazetar me bazë në Shkodër dhe pedagog në universitetin “Luigj Gurakuqi” i tha BIRN-it se “rritja e elektoratit të PSD-së në këto katër vite dëshmon në një mënyrë dështimin e institucioneve, pasi problemet e infrastrukturës dhe shërbimeve me të cilat ndeshen qytetarët në jetën e tyre të përditshme, marrin zgjidhje nga vullneti i një individi dhe jo nga ato që i ngarkon ligji”.

    Ndërsa për Afrim Krasniqin, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, PSD nuk ofron për votuesin as program dhe as ideologji, por është e lidhur ngushtësisht me emrin dhe fuqinë e kryetarit të saj si individ.

    “Është një parti e bazuar mbi individin, mbi forcën financiare dhe personale të individit, me ndikimin e tij në zona të caktuara dhe është bazuar mbi lidhje të atilla që në Shqipëri konsiderohen si lidhje klienteliste, dhe do të ketë sukses për aq kohë sa lideri i kësaj partie do të ketë sukses dhe ndikim publik,” tha Krasniqi.

    Nuk votohet programi, por kryetari

    Biznesmeni nga Shkodra u zgjodh si deputet i PS-së në vitin 2009 dhe 2013, por u përjashtua nga kjo parti në vitin 2015, pasi akuzoi publikisht ish-presidentin Ilir Meta për një komplot vrasjeje ndaj tij.

    Ai arriti të rizgjidhet deputet në vitin 2017 në qarkun e Shkodrës nën siglën e PSD, dhe dy vite më vonë mori drejtimin e kësaj partie pas tërheqjes së themeluesit e kryetarit, Skënder Gjinushi, ish-ministër i qeverisë së fundit të regjimit komunist, aktualisht kryetar i Akademisë së Shkencave.

    Prej vitit 2018, Doshi është shpallur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si person i padëshirueshëm për shkak të “angazhimit të tij në korrupsion domethënës”.

    Ai nuk është politikani tipik që e gjen në debatet televizive të darkës apo në artikulime ideologjike në video të kuruara teknikisht në rrjetet sociale të partisë, ndërsa programi i saj elektoral mbetet pothuaj i panjohur për publikun.

    Për Krasniqin, nuk janë idetë dhe propozimet socialdemokrate që e identifikojnë këtë parti, por është një parti tipike që identifikohet me kryetarin.

    “Nuk funksionon si një parti me struktura me vendimmarje dhe me ideologji”, thotë ai, duke marrë si shembull për këtë qëndrimin e 3 deputetëve të saj gjatë legjislaturës aktuale.

    “Në asnjë rast të vetëm ata nuk kanë pasur propozime që lidhen me çështje social-demokrate, politika sociale apo nisma të tjera ligjore, por përkundrazi kanë votuar gati në mënyrë të heshtur çdo akt të qeverisë, pavarësisht se sot shprehen të pakënaqur me situatën në Shqipëri” shton Krasniqi.

    Në këtë kontekst, ai beson se PSD nuk mund të gjykohet në bazë të një programi apo të një kontrate sociale të cilën e respekton, pasi është një parti e bazuar mbi individin dhe një ‘projekt personal’ i Doshit.

    “Ditën që ai do t’i japë fund projektit personal politik edhe për partinë nuk ka të ardhme politike”, theksoi Krasniqi.

    “Pra nuk mund ta quajmë PSD-në si parti politike në spektrin politik që konkuron me ide, konkuron me alternativa dhe ka një qasje të caktuar për problematikat që ka vendi dhe ka një program në lidhje me sfidat, nevojat, reformat dhe të ardhmen e tij”, përfundon ai.

    Edhe Koperaj ndan një qëndrim të përafërt.

    “Pavarësisht se cili është emri dhe historia e PSD-së, që prej 2017 dhe në vijim, ajo lidhet vetëm me një emër, atë të kryetarit të saj”, thotë ai, duke shtuar se “rëndom, në Shkodër dhe zonat përreth saj quhet partia e Tom Doshit”.

    Sipas tij, edhe pse në këto zgjedhje për herë të parë PSD futet me një program elektoral kryesisht social, votuesit e saj nuk ndikohen nga premtimet për bujqësinë apo përkrahjen e biznesit të vogël që ka ky program.

    Ai thekson se vota që jepet në emër të kësaj partie është votë për Doshin dhe ka të bëjë me lidhjen e tij të drejpërdrejtë me elektoratin.

    “Pavarësisht kësaj, edhe në këtë prag fushate, pika e fortë që artikulohet në çdo takim të kandidatëve të PSD-së është profili i z. Doshi si garanci, si ‘njeriu që dëgjon njerëzit për hallet e tyre, marrëdhënie që nuk nis vetëm gjatë fushatës elektorale, por në çdo kohë dhe si njeriu që u ka hapur telefonin njerëzve kur shteti nuk e ka hapur,” thekson ai.

    PSD e ka përqëndruar fushatën në qarkun Shkodër, ku në disa zgjedhje parlamentare dhe lokale ka treguar se është një faktor politik real, kryesisht si aleate e Partisë Socialiste, për të fituar mandate deputetësh apo për të marrë drejtimin e Bashkisë Shkodër.

    Por në këto zgjedhje, PSD shihet si faktor vendimtar që rrezikon elektoratin tradicional të dy partive të mëdha.

    “Megjithëse hapësirën e debatit politik në këtë prag fushate duket se e kanë zënë dy partitë kryesore PS dhe PD, PSD shihet si forca që do t’i rivalizojë, madje të jetë vendimtare në garën për atë që quhet mandati i njëmbëdhjetë në qark”, konstaton gazetari nga Shkodra.

    Referuar zgjedhjeve të katër viteve më parë, sipas Koperajt, gjeografia e elektoratit socialdemokrat shtrihet kryesisht në zonat e Laçit të Vaut të Dejës, Bushatit, Pukës, Dajçit, Velipojës, Anës së Malit, ndërsa në zgjedhjet lokale të fundit tregoi se ka elektorat edhe në katër bashkitë e këtij qarku.

    /BIRN

  • Famur Noka: Vijmë si forcë e bashkuar, me një program që sjell zgjidhje për qytetarët

    Famur Noka: Vijmë si forcë e bashkuar, me një program që sjell zgjidhje për qytetarët

    Në prezantimin e programit të Partisë Demokratike për koalicionin Shqipëria Madhëshhtore, Flamur Noka u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit.
    “Këto dy ditë, dje dhe sot, për ne, për demokratët, janë një start madhështor drejt suksesit të shumëpritur. Këto dy ditë, me pjesëmarrjen, entuziazmin madhështor, janë preludi i rikthimit të shpresës, besimit te fitorja dhe rikthimit në pushtet të Sali Berishës dhe PD. Këto ditë tregojnë se një forcë politike si kjo e jona dhe si lideri Sali Berisha kanë ngadhënjyer mbi çdo sfidë dhe janë treguar të pathyeshëm.

    Sot, vijmë jo vetëm si forcë e bashkuar, por me një program që sjell zgjidhje për qytetarët. Një program që ka në qedër hallet e shqiptarëve dhe zgjidhjen e tyre. Katër vite më parë askush nuk e mendonte se do vinte një ditë si kjo e sotmja, me një program për të shpëtuar vendin nga qeverisja e inkriminuar, do vinte këtu nga Sali Berisha dhe PD”, tha Noka.

  • ‘La Civita nuk ka nevojë për program’, Burimi: Mjafton të ndikojë te SPAK që të thërrasë Ramën

    ‘La Civita nuk ka nevojë për program’, Burimi: Mjafton të ndikojë te SPAK që të thërrasë Ramën

    Analisti Genc Burimi ka komentuar rolin e Chris La Civita në fushatën elektorale të Partisë Demokratike, duke theksuar se ndikimi i tij shkon përtej fushatës klasike. Në një intervistë televizive, Burimi u shpreh se La Civita nuk ka domosdoshmëri të paraqesë një program elektoral, por sipas tij, mjafton të ndikojë te SPAK për të thirrur kryeministrin Edi Rama.
    “Problemi i Sali Berishës nuk është më ‘non grata’, por kundërshtari real është Edi Rama. La Civita nuk ka nevojë për program. Nëse ai si amerikan thotë se ka të drejtë të ndikojë te SPAK, është se pretendon që Rama ka korruptuar zyrtarë të FBI-së dhe ka shkelur ligje në SHBA”, deklaroi Burimi.
    Ai shtoi se koncepti i “non grata” është thjesht një lojë fjalësh politike, shpesh e përdorur për arsye gjeopolitike dhe strategjike, duke përmendur se Donald Trump ende nuk ka vendosur qartë qëndrimin ndaj Ballkanit Perëndimor.
    Në vijim, Burimi vlerësoi ndryshimin që mund të sjellë La Civita në strukturën e fushatës së PD-së, duke theksuar se:
    “Në Partinë Socialiste shihet vetëm Edi Rama në çdo pozicion – portier, mbrojtës, sulmues. Ndërsa në PD ka çdo ditë figura të reja. PS më ngjan me PSG-në që ka yje, por nuk ka lojë ekipore. PD-ja ka ekip. Protagonizmi i Ramës sot është më i madh se i Berishës kur kishte pushtet.”
    Sipas Burimit, kjo qasje e re e opozitës dhe prezenca e një strategu amerikan si La Civita mund të ndikojë që edhe OPDAT të ushtrojë presion mbi SPAK për hetimin e Ramës, duke sjellë një tjetër dimension në garën zgjedhore.

  • Erdogan: Turqia nuk do të ketë situatë negative prej tarifave të Trump, kemi program të fortë ekonomik

    Erdogan: Turqia nuk do të ketë situatë negative prej tarifave të Trump, kemi program të fortë ekonomik

    Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, theksoi se vendi nuk do të kalojë situatë negative për shkak të tarifave të vendosura nga homologu i tij amerikan Donald Trump.

    Ai tha se Turqia do ta kalojë këtë periudhë më lehtë se nga çdo vend tjetër në botë, pasi sipas tij, qeveria e tij ka një program të fortë ekonomik.

    “Nuk presim asgjë negative për tregtinë, prodhimin dhe eksportin. Ka pasiguri serioze në botë, por ka një program të fortë ekonomik që ndriçon rrugën e Turqisë. Ne besojmë se do ta kalojmë këtë periudhë më lehtë se shumë vende pasi jemi një nga vendet me tarifa të ulëta.” tha Erdogan. Syri.net-SKAI.gr.  

  • “Shqipëria ishte një vend që nuk ia hidhte kush qurret”/Rama: Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundje më 11 Maj

    “Shqipëria ishte një vend që nuk ia hidhte kush qurret”/Rama: Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundje më 11 Maj

    Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja për herë të 4-ërt e PS, përbën në vetvete një mesazh të popullit shqiptar për ndërkombëtarët.“Qeveria jonë mund të ketë shumë të meta, por askush përballë nesh nuk bën dot asesi atë që ne bëjmë dhe ne mund të bëjmë në këtë moment në histori. Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundje më 11 Maj. Unë nuk parashoh ndryshim të mazhorancës, këtu çështja është se cili do të jetë mesazhi që populli shqiptar do t’i japë BE-së? Që këtu jemi siç ishim apo jemi të vetëdijshëm që dera është hapur”, u shpreh Rama.
    Në rubrikën e tij “Sy m’Sy”, Rama tha se dikur Shqipërisë “nuk ia hidhte qurret askush”, ndërsa sot “shihet me seriozitet dhe është bërë destinacion turistik”.”Shqipëria është në një fazë transformimi, Shqipëria nga një vend që nuk ja hidhte kush qurret kur i thonë, është bërë në një vend që shihet me seriozitet, shihet si një destinacion turistik që rritet me shpejtësi marramendëse.
    Ne ndërkohë gjithë puna jonë është punë me një program tash e 12 vjet dhe çdo hap që bëjmë ne është i programuar. Ndërkohë kush flet në hava ka program.
    Na kanë dhënë një datë, na kanë dhënë një afat gjë që nuk e bëjnë zakonisht.
    Duan të japin një shenjë shumë të qartë jo për ne, por për botën se BE po zgjerohet dhe po unifikohet. BE ka dëshirë të zgjerohet, ka dëshirë të marrë 6 vendet e BE, por nëse thotë Shqipëria dhe Mali i Zi do të thotë që Shqipëria dhe Mali i Zi janë pranë plotësimit të kushteve të BE.
    Pensionet do të rriten ashtu sic e kemi thënë dhe sic e kam bërë publik qëndrimin tonë në atë prezantimin e objektivave të programit tonë qeverisëse. Se ne kemi program qeverisës, jo program të dëshirave elektorale”, tha Rama.

  • “Shqipërisë nuk ia hidhte kush as qurret”, Rama ironizon opozitën: Flasin në hava me dëshira elektorale…

    “Shqipërisë nuk ia hidhte kush as qurret”, Rama ironizon opozitën: Flasin në hava me dëshira elektorale…

    Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është në një fazë transformimi, ndërsa kërkoi votën më 11 maj me qëllim anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
    Rama tha se dikur Shqipërisë “nuk ia hidhte qurret askush”, ndërsa sot “shihet me seriozitet dhe është bërë destinacion turistik”.
    Kreu i qeverisë ironizoi programin e opozitës, duke thënë mbetet në kuadrin e “dëshirave elektorale”.
    “Ne ndërkohë gjithë puna jonë është punë me një program tash e 12 vjet dhe çdo hap që bëjmë ne është i programuar. Ndërkohë kush flet në hava ka program”, tha kryeministri Rama.
    Rama: Shqipëria është në një fazë transformimi, Shqipëria nga një vend që nuk ja hidhte kush qurret  kur i thonë, është bërë në një vend që shihet me seriozitet, shihet si një destinacion turistik që rritet me shpejtësi marramendëse.
    Ne ndërkohë gjithë puna jonë është punë me një program tash e 12 vjet dhe çdo hap që bëjmë ne është i programuar. Ndërkohë kush flet në hava ka program.
    Na kanë dhënë një datë, na kanë dhënë një afat gjë që nuk e bëjnë zakonisht.
    Duan të japin një shenjë shumë të qartë jo për ne, por për botën se BE po zgjerohet dhe po unifikohet. BE ka dëshirë të zgjerohet, ka dëshirë të marrë 6 vendet e BE, por nëse thotë Shqipëria dhe Mali i Zi do të thotë që Shqipëria dhe Mali i Zi janë pranë plotësimit të kushteve të BE.
    Pensionet do të rriten ashtu sic e kemi thënë dhe sic e kam bërë publik qëndrimin tonë në atë prezantimin e objektivave të programit tonë qeverisëse. Se ne kemi program qeverisës, jo program të dëshirave elektorale.

  • “Program gjithëpërfshirës”,Leskaj dhe demokratët e Vlorës prezantojnë vizionin e ri për ekonominë,shtetin dhe qytetarin

    “Program gjithëpërfshirës”,Leskaj dhe demokratët e Vlorës prezantojnë vizionin e ri për ekonominë,shtetin dhe qytetarin

    Sot, datë 06.04.2025, Drejtuesi Politik i Qarkut Vlorë për Partinë Demokratike z.Bujar Leskaj, sëbashku me kandidatët për deputet zhvilluan prezantimin e plotë të programit të Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qytetin e Vlorës.Z.Leskaj thekson se Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, vjen sot para të gjithë shqiptarëve, para Vlorës e Vlonjatëve, me një vizion të qartë, duke patur një program gjithëpërfshirës, ku çdo individ e gjen veten të përfaqësuar, ku preket çdo fashë sociale e ekonomike e vendit.Prezantimi i programit, u zhvillua në praninë e dhjetra intelektualëve të qytetit të Vlorës, kontributorëve të Partisë Demokratike ndër vite, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.Secili prej kandidatëve për deputet; referoi një temë të veçantë të programit të Partisë Demokratike, ndërsa Drejtuesi Politik i Qarkut Vlorë bëri një prezantim të përgjithshëm të të gjitha fushave të këtij programi.Është ky program gjithëpërfshirës që prek të gjitha fushat që ndërtojnë jetesën e një shteti, ku në qendër të çdo fushe qëndron individi, qëndron qytetari shqiptar, qytetari vlonjat, shprehet Z.Leskaj në fjalën e tij, gjatë prezantimit të programit.
    Ja reagimi i Z. Leskaj në rrjetet sociale:
    𝗦𝗼𝘁, 𝗱𝗮𝘁𝗲 𝟬𝟲.𝟬𝟰.𝟮𝟬𝟮𝟱 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝘂𝗮𝗺 𝗽𝗿𝗲𝘇𝗮𝗻𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝘁𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗴𝗿𝗮𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝗲 𝗗𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲-𝗔𝗹𝗲𝗮𝗻𝗰𝗮 𝗽𝗲𝗿 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶𝗻𝗲 𝗠𝗮𝗱𝗵𝗲𝘀𝗵𝘁𝗼𝗿𝗲 𝗻𝗲 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲.Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, vjen sot para të gjithë shqiptarëve, para Vlorës e Vlonjatëve, me një vizion të qartë, duke patur një program gjithëpërfshirës, ku çdo individ e gjen veten të përfaqësuar, ku preket çdo fashë sociale e ekonomike e vendit.Prezantimi i programit, u zhvillua në praninë e dhjetra intelektualëve të qytetit të Vlorës, kontributorëve të Partisë Demokratike ndër vite, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.Secili prej kandidatëve për deputet; referoi një temë të veçantë të programit të Partisë Demokratike:-Programin e “Paketës së Emergjencës” së Partisë Demokratike për 100 ditët e para e përcolli Drejtuesi i Shtabit të Partisë Demokratike Vlorë: z. Genti Hamzaraj.-Programin për pushtetin vendor dhe reformën territoriale e referoi, Sekretari për Pushtetin Vendor në Partinë Demokratike: z. Ylli Asllani.-Programin për shtetin ligjor, e referoi kandidati për deputet: z. Atird Hoxha.-Programin për ekonominë dhe sipërmarrjen e përcolli, Kryetari i Partisë Demokratike Vlorë: z. Hysni Sharra.-Programin për çështjet e arsimit dhe shkencës, e prezantoi kandidatja për deputete: znj. Alta Haluci.-Programin për mbrojtjen e familjes dhe politikat kundër shpopullimit, e referoi kandidatja për deputete: znj. Monika Hoshafi.-Programin për çështjet sociale dhe tregun e punës, e përcolli kandidati për deputet: z. Edmond Fetahu.-Programin për ish-të përndjekurit politik, e përcolli kandidati për deputet, përfaqësuesi i Ballit Kombëtar: z. Ridvan Mersinaj.-Programin për çështjen e pronave, e prezantoi kandidati për deputet: z. Selaudin Neloj.-Programin për rininë, e përcolli kandidati për deputet: z. Mario Runa.-Programin për bujqësinë, e referoi kandidati për deputet: z. Romarjo Meminaj.Ky program synon një ekonomi të fortë, ku ekonomia do ndryshojë patjetër model, nga thjeshtë një importuese neto, konsumatore dhe e shërbimeve, në prodhuese dhe eksportuese të prodhimeve vendase; Made in Albania-Made in Albania është; prodhimi i Shqipërisë!Është ky program gjithëpërfshirës që prek të gjitha fushat që ndërtojnë jetesën e një shteti, ku në qendër të çdo fushe qëndron individi, qëndron qytetari shqiptar, qytetari vlonjat.

  • Berisha, thirrje demokratëve: Me Bravën nuk ju lidh asgjë, atë e lidhin transaksionet me Ramën! Prandaj bashkohuni me ne

    Berisha, thirrje demokratëve: Me Bravën nuk ju lidh asgjë, atë e lidhin transaksionet me Ramën! Prandaj bashkohuni me ne

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të mos i shpërndajnë votat nëpër partitë që kanë kthyer në opozitë të opozitës.

    Gjatë fjalës në Elbasan, kryedemokrati Sali Berisha u tha demokratëve, se me Bravën nuk i lidh asgjë, por ky i fundit lidhet me transaksione me Edi Ramën.

    ‘Se ju o demokratë, me Bravën nuk iu lidh asgjë. Atë e lidhin transaksionet me Ramën, kurse ju i keni investimet në PD.

    Bashkohuni, votoni këta deputetë dhe u garantoj se PD është shtëpia juaj’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Miq, pra ne kemi një program me të cilin ne duhet të trokasim në çdo zemër.

    Ku jemi ne sot? Ai na i ka mbyllur televizionet që i kontrollon me leje ndërtimi.

    Ai mbylli TikTokun nga frika dhe tmerri i të rinjve që e kritikonin çdo ditë për arrogancën e tij.

    Ai bën gjithçka që ne të mbetemi të izoluar.

    Por ne kemi një armë në duart tona, njerëzinë për të trokitur në çdo zemër shqiptare, në çdo vatër, në çdo derë, me këtë program për të biseduar me të, se nuk është program as i këtij, as i atij, por është program i çdo shqiptari.

    Ju e patë vetë reagimin e tregtarëve dje në treg. Cili ishte? Mirënjohje ishte. Mirëkuptim ishte. Besim ishte.

    Prandaj të shkojmë t’u themi kudo se nuk synojmë asgjë tjetër, veçse që shqiptarët të punësohen dhe të marrin rroga më të larta. Të rritet mirëqenia e tyre.

    Pra, ky është programi që kujdeset për të varfrit, që shndërron prodhimin në krenari kombëtare, që zëvendëson mafien me ligjin, pa të cilat kombi nuk bëhet dot.

    Ky është programi i të gjithë shqiptarëve.

    Miq, këtu ka parti të ndryshme. Këtë program ftojmë çdo qytetar ta votojë.

    Edi Rama u përpoq pasi dështoi në asgjësimin e PD, në asgjësimin e PD, bëri gjithçka për të krijuar biza, duke krijuar satelitë dhe paterica.

    Por ju e patë vetë, por sidomos e kam fjalën për të gjithë demokratët e Elbasanit, dhe kur them të gjithë demokratët e Elbasanit, pa përjashtim nga dita e themelimit gjer sot, bashkohuni me këta deputetë.

    Se ju o demokratë, me Bravën nuk iu lidh asgjë. Atë e lidhin transaksionet me Ramën, kurse ju i keni investimet në PD.

    Bashkohuni, votoni këta deputetë dhe u garantoj se PD është shtëpia juaj.

    Së fundmi, dy fjalë, Edi Rama dhe altoparlantët e tij u thonë shqiptarëve se Sali Berisha ka 34 vjet në politikë.

    Tani, e tregova edhe një ditë në një studio televizive, e vërteta është se Edi Rama është njeriu më jetëgjatë pa u largua nga politika asnjë ditë.

    Por unë, kryeministër, u gjeta në një darkë në Gjermani, ku në tryezën time, krahas mikpritësit që shtroi darkën, ishte një këshilltar shumë i njohur, një ekonomist i madh i disa presidentëve amerikanë, Pol Uolker.

    I zoti i shtëpisë më paraqet tek ai për reformat që kishim bërë, taksën e sheshtë, etj. Dhe i thotë, ka qenë president dhe kryeministër. Ai kthehet dhe më thotë, si Putini.

    Unë i them, pak më ndryshe. I thashë, unë kam ndenjur 8 vite në opozitë. Kurse Putini kaloi nga president në kryeministër. U mërzit që ma tha atë fjalë, por mbeti mik gjithmonë me mua.

    Tani, i lëmë këto.

    U them tjetrën, Sali Berisha kishte dorëzuar çdo pushtet, vazhdonte rrugën në vjeshtën e tij, i qetë, por natyrisht avokat i interesit publik siç duhet të jetë çdonjëri prej nesh, pa asnjë ambicie për pushtet.

    Në këtë moshë nuk ka ambicie pushteti, por nuk ka as ambicie për para. Ambiciet janë krejtësisht të tjera.

    Mirëpo një ditë, pasi ndërmori intrigat që ndërmori kundër meje, zgjodha të luftoj vetëm. Shoh unë pastaj që do të vendosë opozitën nën kontroll.

    Tani unë u them çdo shqiptari, demokrat, socialist, çfarëdo qoftë ai, a duhet vendi të ketë një opozitë, apo të ketë një lolo-opozitë siç bën dot Basha me Ramën? Më thoni pak.

    Atë nuk e pranonit ju, atë nuk mund ta pranojë unë kurrë.

    Shqipëria duhet të ketë një opozitë të vërtetë.

    Dhe u bënë të gjitha përpjekjet për të na zhdukur, sot jemi më të fortë se kurrë, më të fuqishëm se kurrë.

    Sot, Edi Rama i hape gropën opozitës, të jap fjalën e nderit se në atë gropë do biesh vetë me datën 12 maj.

    Rrofshi ju, rroftë Elbasani.

    Fitore, fitore, fitore!