Tag: program

  • Berisha: Të bëjmë sa 100 ditë në këto 4 ditë që kanë mbetur!

    Berisha: Të bëjmë sa 100 ditë në këto 4 ditë që kanë mbetur!

    Berisha: Të bëjmë sa 100 ditë në këto 4 ditë që kanë mbetur!

    Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në takimin përmbyllës të fushatës në Burrel, garantoi qytetarët se do të ketë ulje të madhe në çmimet e ndërtimeve. Ai u bëri thirrje demokratëve, të bëjmë sa 100 ditë në këto 4 ditë që kanë mbetur.

    Berisha: Mesatarja hiqet. Nuk ka më mesatare për të hyrë në universitete.

    Tarifat e universiteteve pjesëtohen me 4 për çdo student.

    Studentët më bursë do kenë 200 euro bursën, minimumin jetik.

    Studentët pas përfundimit të studimeve, qeveria do u paguajë sigurimet shoqërore një vit.

    Çdo çift i ri një çati, 30 mijë euro grant për të paguar interesat e kredisë.

    Miqtë e mi, ky program nuk është një program as për partinë, as për Sali Berishën.

    Ky program është për cdo qytetar të këtij vendi.

    Garantoj se do ketë ulje të madhe në çmimet e ndërtimeve.

    A e dini ju se këta kanë dhjetëfishuar taksën mbi sipërfaqen e ndërtimit? Ajo ishte 2 përqind të kostos, e kanë kthyer në 10 përqind të çmimit të shitjes.

    3 përqind taksa sociale, hiqet.

    Në këtë mënyrë një ndërtues që do paguante 400, do paguajë 40. Do paguajë shumë më pak.

    Jo vetëm kaq, por ne do ndërtojmë ndërtesa sociale gjersa të mbyllim në mënyrë përfundimtare kanalet e narkoeurove që po helmojnë Shqipërinë, që po largojnë shqiptarët.

    Ky është programi ynë dhe ky program është vetëm 100 ditë.

    Ditët e tjera Shqipëria do bëhet madhështore, u garantoj ju se me këto masa Mati, pasuritë e veta do i shndërrojë në pasuritë e matjanëve.

    Made in Mat, Made in Albania do jetë krenaria jonë kombëtare.

    E afërt dita kur ne do subvencionojmë panelet diellore në çdo çati shqiptari që do dhe pas tre vitesh ai do marrë energjinë falas prej tyre.

    Ndaj dhe këto 4-5 ditë që kanë ngelur, le t’i bëjmë ne 100 ditët e jetës tonë.

    Të bëjmë sa 100 ditë në këto 4 ditë.

    Dhe u garantoj se do jetë në interesin më madh direkt të çdo qytetari shqiptar.

    Dhe kur është në interesin më të madh të çdo qytetari, është në interesin më të madh të kombit, të Matit, të Shqipërisë.

    Rroftë Mati, rroftë Shqipëria!

  • Tom Doshi nga Saranda: PSD e vetmja parti që ka program social – VIDEO

    Tom Doshi nga Saranda: PSD e vetmja parti që ka program social – VIDEO

    Tom Doshi nga Saranda: “PSD, e vetmja forcë me program social për shtresat në nevojë”
     
    Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Tom Doshi, gjatë një takimi me qytetarë në Sarandë, u bëri thirrje votuesve që më 11 maj t’i japin besimin forcës që, sipas tij, ka të vetmin program të qartë social në vend për të mbështetur shtresat në nevojë.
     

     
    “Unë e dua pushtetin për t’ju shërbyer ju – të varfërve, pensionistëve, që të mos mungojnë ilaçet. Jam forcë e tretë në Shqipëri dhe do të jemi edhe nesër forcë e tretë. Vetëm komisioner kemi 6 mijë në gjithë vendin. Kërkoj prej jush që të angazhoheni për të na mbështetur, që në fakt po mbështesni veten tuaj”, – u shpreh Doshi.
    Ai tha se ka marrë shumë mesazhe nga qytetarë në gjithë vendin që i kanë pohuar se nuk do të kishin marrë pjesë në zgjedhje nëse nuk do ishte angazhimi i PSD.
     
    Probleme të pazgjidhura në Sarandë
     

     
    Në fjalën e tij, Tom Doshi ndaloi edhe te problematikat e pazgjidhura ndër vite në Sarandë, duke përmendur çështjet e legalizimeve, certifikatave të pronësisë dhe mungesën e ujit të pijshëm.
     
    “Unë i njoh mirë problemet që ka Saranda. Problemet me legalizimet, certifikatat e pronësisë, mungesën e ujit. Duan që ta çojnë ujin në Itali nëpërmjet tubacioneve… Por asnjë politikan deri më tani nuk ka pasur ndjenja për njerëzit. Po nuk pate shpirt për të ndihmuar të tjerët, nuk mund të bësh asgjë.”
    Duke vënë në pah ndjeshmërinë ndaj qytetarëve dhe respektin ndaj diversitetit në qytet, Doshi theksoi edhe rëndësinë e bashkëjetesës dhe solidaritetit:
    “Kam shumë malsorë, mirditorë që jetojnë në Sarandë dhe e ndjejnë veten njësoj si ju. Ne malsorët kudo që shkojmë dimë të respektojmë të tjerët.”
     
    Thirrje për mobilizim në javën e fundit të fushatës
     
    Duke e konsideruar këtë si javën e fundit vendimtare përpara zgjedhjeve, Tom Doshi u bëri thirrje qytetarëve të Sarandës dhe më gjerë që të mobilizohen dhe të përhapin mesazhin e PSD edhe tek miqtë dhe familjarët, kudo që ndodhen, në Shqipëri apo jashtë saj.
    Fushata elektorale e Partisë Social Demokrate do të vijojë me ritëm të lartë në ditët e mbetura, me takime intensive të kryetarit të saj në të gjithë vendin.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Berisha: Vetëm 9 ditë na ndajnë nga fitorja! Të gjithë në këmbë!

    Berisha: Vetëm 9 ditë na ndajnë nga fitorja! Të gjithë në këmbë!

    Berisha: Vetëm 9 ditë na ndajnë nga fitorja! Të gjithë në këmbë!

    Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë takimit në Fushë Krujë se, 9 ditë na ndajnë nga fitorja, të sqarojmë çdo qytetar që ky është program për Shqipërinë.

    Berisha: Miq pra, 9 ditë na ndajnë nga fitorja.

    Në 12 vite kurrë nuk e kemi pasur kaq afër.

    Është pothuasje në duart tona, por kjo kërkon nga ne që këto 9 ditë të rendim mbas saj, të vrapojmë mbas saj, të takojmë çdo qytetar, çdo banor kudo që ndodhet të ja paraqesim këtë program.

    Ti sqarojmë që nuk është program për pushtetin e Sali Berishës, jo dhe jo. Është program për çdo qytetar, është program për dinjitetin e nënave, motrave, baballarëve dhe gjyshërve tanë.

    Është program për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve tanë.

    Është program që këtë komb ta sjellim përsëri në moshën e rinisë së tij.

    Është program për të sjellë në Shqipëri përsëri, qindra, mijëra djem e vajza që morën rrugët e dheut, pothuajse të përzënë nga skamja, varfëria, papunësia, pasiguria.

    Miq!

    9 ditë shqiptarët në diasporë janë sot në këmbë si kurrë.

    Kudo takoj burra, gra të rinj, erdhëm thonë, erdhëm për fitoren.

    Të gjithë në këmbë, Zoti ju bekoftë ju.

    Fitore!

    Më 11 maj, votoni ndryshimin, votoni Krujën Madhështore, Fushë Krujën Madhështore, Shqipërinë Madhështore.

    Të gjithë jeni 1-sha.

    1-sh ishte Skëndërbeu, 1-shi është numri i Zotit.

    Zoti ju bekoftë, fitore!

  • Shehi: Do doja që koalicioni ynë të kishte parti të tjera. Kemi një program të mirë

    Shehi: Do doja që koalicioni ynë të kishte parti të tjera. Kemi një program të mirë

    Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se ka qenë gjithmonë një mbështetës i listave të hapura, ku kandidatët të konkurrojnë ”kokë më kokë” për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të hyrë në Parlament.
    Duke komentuar mbi përbërjen e koalicionit të tij, Shehi shton se do të kishte dashur që të bashkoheshin më shumë parti të spektrit të djathtë, por nuk e pengon qytetarin që të zgjedhë sipas bindjes së vet politike.

    ”Ne jemi Djathtas për Zhvillim, dhe ky është një koalicion që e drejtoj unë. Lavdia, sedra, por edhe turpi nëse ka më takon mua. Doja që të kishim më shumë parti në koalicion, por edhe kështu ne i kemi ofruar një program të mirë qytetarëve”,-tha Shehi në ”News 24”, duke shtuar se nuk ndjek metoda tradicionale të fushatës, por preferon komunikimin përmes rrjeteve sociale për të përcjellë mesazhet politike.

  • “Ku i keni argumentet, ç’janë këto turma të eksituara”/ Rama replikon me qytetarin: Kemi program qeverisës, ndryshe s’do ishim në tryezën e negociatave me BE

    “Ku i keni argumentet, ç’janë këto turma të eksituara”/ Rama replikon me qytetarin: Kemi program qeverisës, ndryshe s’do ishim në tryezën e negociatave me BE

    Komentuesi: More të mjerë, ku është debate konstruktiv, ku janë argumentet, ku është program, çfarë janë këto turma të eksituara
    Edi Rama: Ti nuk ke pse përbuz apo përqesh ata që me dëshirën e tyre marrin pjesë në takimet e mëdha publike të partive politike. Sa i përket programit, mjafton të duash ta gjesh dhe e gjen, mjafton të kesh nerva ta lexosh deri në fund.
    Program ynë është program qeverisës, është i detajuar në çdo aspekt, ne nuk jemi parti që duam të vijmë në qeveri, që nuk dimë fare çfarë është qeverisja. Ne jemi forcë qeverisëse, kemi padiskutim programin tonë, kemi programin tonë, që është më i qarti dhe më bindësi, se ndryshe nuk do të ishim në tryezën e negociatave me BE.
    Është testi më i padiskutueshëm, se BE është një makineri e tërë që në hapjen e derës bazohet në një hulumtim të detajuar.

    Top Channel

  • “Mos e kruani me patronazhistët”, Rama: Janë inatçinj dhe hakmarrës të mëdhenj

    “Mos e kruani me patronazhistët”, Rama: Janë inatçinj dhe hakmarrës të mëdhenj

    Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka komentuar gjatë rubrikës “Sy m’sy” rolin e patronazhistëve në zgjedhje. Me nota ironie, Rama tha se patronazhistët janë inatçinj dhe nuk lënë votë të bier në tokë.
    Rama: Patronazhistët e dinë më mirë se mua si vete kjo punë. nuk i njohni patronazhistët i nënvlerësoni. Ju kam thënë me patronazhistët mos u kruani kot se janë hakmarrës të mëdhenj, e rrisin tempin nga inati, janë inatçinj nuk janë si unë. Mos u kruani me patronazhistët sepse nuk lënë votë të bier në tokë. Merrini seriozisht këto që po ju them.
    Rama u ndal edhe te programi i PS dhe tha se është një program i detajuar për çdo sektor.

    Rama: Programi ynë është program qeverisës i detajuar në çdo sektor, se po të mos kishim program të detajuar në çdo sektor, Bashkimi Evropian nuk na ulte në tavolinë, se mirë këneta ok, por BE nuk na ulte në tavolinë dhe nuk bënim dot negociata.
    Kemi mbi 250 mijë faqe negociata në tavolinë me BE dhe të gjitha ato janë program shteti, shtet-bërje, ju vazhdoni të dëgjoni kënetën, vazhdoni dëgjojeni, është e drejta juaj ta dëgjoni, jemi në demokraci dhe askujt nuk i ndalohet të bëjë zgjedhjet e gabuara, e merr vetë pastaj edhe përgjegjësinë edhe shijen e hidhur të humbjesh, që fatkeqësisht po s’më dëgjuat do ta ndjeni në 11 maj./vizionplus.tv 

  • Pa program, pa bilanc, Rama vijon më tallavanë e tij politike në Sy m ‘Sy: Hajdutët e PS edhe pse në burg nuk duhet të dorëhiqen

    Pa program, pa bilanc, Rama vijon më tallavanë e tij politike në Sy m ‘Sy: Hajdutët e PS edhe pse në burg nuk duhet të dorëhiqen

    Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës së tij të propagandës Sy m’Sy, iu është përgjigjur një qytetari, i cili i kërkoi të japë dorëheqjen duke u shprehur se “Erion Veliaj është në burg”.

    Kreu i qeverisë u shpreh se teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionin.

    Në tashmë e dimë se të gjithë hajdutët që Rama solli në qeverinë qendrore dhe lokale për të vjedhur, kanë vjedhur pa dijeninë e tij. Po të gjithë ama. Dhe nuk janë pak shumat e abuzimit, kapin miliona e miliona euro. Por përgjegjësia është personale. Se SPAK akoma nuk ka mundësi ta thërrasë e ta pyesë Ramën për gjithë këtë batërdi. E lë më, ti marrë telefonin. Ju kujtohet kërcënimi që bëri në mbledhjen e grupit të partisë së tij aty ku jepte urdhërat për SPAK që të prangoste opozitën. Dhe ka në çdo dalje publike që thotë se Dumani është i mirë…

     “Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS”, deklaroi Rama.

    Por kreu i rilindjes përveç fyerjeve për shqiptarët nuk ka ofruar ndonjë gjë që nga dita e para e fushatës. Opozita ka program të qartë. Kurse ai ka tallvanë e tij mendore, intelektuale, dhe programore me të cilën kërcen nga qyteti në qytete duke sharë e fyer shqiptarët, gratë dhe burrat. Nuk flet as për program as për zhvillim, s’ka bilanc. Deri para pak ditësh kishte recitalin “pasaporta” por duket se e ka harrura këtë çështje. Ishte mashtrim shumë i trashë dhe e kuptoi. Tani iu kthye fushatës se modelit të klounit që të manipulojë edhe një herë mendjen e votuesve. Por duket se edhe kjo nuk po i funksionon. Pasi njerëzit i kërkojnë llogari për hallet e tyre e jo për hallet e tij që nuk kanë asnjë lidhje me njëra – tjetrën. Ai ka hall si të vjedhë me shumë me bandën e tij. Ndërsa qytetarët, përveçse nuk duan të vidhen,  duan më shumë punë, ujë, dhe investime që fëmijët e të rinjtë të mos e braktisin këtë vend.

    Edi Rama:  Dhe nga ana tjetër duke bërë presion qesharak, si mund të votohet ky, ka gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën e partisë në burg, pikërisht pse populli është një shkallë më lart se më i zgjuari dhe i bukuri nga të gjithë ju, nuk e ha këtë lloj propagande.

    Pra sipas liderit global. Nëse vjedh, arrestohesh kjo quhet vlerësim. Nuk është aspak problem. Biles njerëzit duhet të të votojnë për këtë. Një forcë politike që siç e thotë ai gjysma janë në burg e gjysma tjetër janë me njërën këmbë në SPAK, është bërë problem për vend,  e tjetrën jashtë nuk duhet të qeverisë. Kjo nuk ka nevoje për shumë analiza. Por Rama ka modelin e etërve për qëndruar.

  • Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin

    Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin

    Teksa na ndajnë edhe dy javë nga zgjedhjet parlamentare, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, është shprehur se këto ditë, do të jenë ‘ditët e gjykimit’ për kryeministrin Edi Rama pas tre mandateve qeverisëse.
    Sipas Ndokës, mazhoranca aktuale është diskredituar për shkak të skandaleve, korrupsionit dhe mungesës së arritjeve, ndërsa thekson se opozita, po paraqitet me një program të qartë dhe filozofi të djathtë konservatore që i flet drejtpërdrejtë nevojave të qytetarëve.
    Ai vë theksin tek besueshmëria e liderit opozitar Sali Berisha, si një garanci për realizimin e premtimeve që, sipas tij, tejkalojnë kufijtë e një rotacioni të thjeshtë politik dhe mbartin shpresën për një ndryshim real.
    “Një mazhorancë që ka bërë tre mandate gjykohet me votë, nuk shihet se çfarë premton ajo. Pra, sot është dita e gjykimit për Edi Ramën. Ai e kupton këtë rivalitet prandaj dhe ai i bën dredha se s’ka se çfarë thonë. Është gjithë skandale, korrupsion, nuk ka asnjë lloj arritje. Është në kufijtë e pamundësisë, e kupton që është në ditët e shpagimit.
    Ndërsa, opozita për fatin e mirë është hera e parë në pjesën klasike që kemi një të djathtë programore të saktë, pra edhe në konceptin filozofisë konservatore, që fokusohet tek familja, besimi dhe kjo është shumë e rëndësishme. Pastaj edhe tek pjesa e premtimeve ekonomike, dallohen ato qoftë e majta apo e djathta. Është hera e parë që shihet qartazi që ka një mbështetje për individin, për shtresat në nevojë, për pensionistët, për çiftet e reja, për pagën minimale, për pagën mesatare.
    Për ekonominë që është e rëndësishme, do të ulin taksat, do të ulin çmimin e karburantit, do të heqin taksat e rrugës. Janë premtime që çdo shqiptar e gjen veten pjesë të saj, të këtyre premtimeve, qofshin edhe të majtët.
    Është pjesa e pensionistëve që i marrin si një kontingjent i majtë, gjithsecili ka reflektuar dhe nuk e durojnë dot as talljen e Ramës që u përpoq me atë lëmoshën, me ato shpërblimet që askush nuk i kalon ato.
    I gënjehu njëherë, i zhgënjehu për herë të dytë, ndërsa kjo ishte tallje dhe talljen nuk mund ta durojë dot asnjë njeri. Kështu që, ka grup traget të ndryshëm, që padiskutim e gjejnë veten tek programi i Partisë Demokratike. Është një program që opozita e ka të detajuar, pra nuk i ka kaluar ato kufijtë e premtimeve që janë të parealizueshme. Gjithsecili e ka formën dhe mënyrën dhe faturën nga mbrapa të çdo premtimi të saj, dhe duke e parë në këtë kontekst unë nuk mund të shoh qoftë edhe një socialist sesi ai nuk e mbështet një opozitë me këtë program. Ato që nuk i ka bërë Edi Rama për 12 vite, tashmë i gjen në një program i një aleance, një grupimi të madh politik që ka mbjellë shpresë, besim, sigurisht për ndryshimin e jo vetëm për rotacionin.
    Unë besoj vetë që zoti Berisha, ka bërë maksimalen e mundshme. Edhe për faktin që ka rëndësi edhe lideri, ta kuptojmë edhe këtë sepse shohim edhe partitë e tjera që mund të bëjnë edhe ato premtime, ti futen detit në këmbë, por problemi është sa i besueshëm ke ti.
    Berisha, standardin e besueshmërisë e ka të lartë, duke e krahasuar edhe me Ramën, por edhe me çdo politikan tjetër dhe sigurisht që kjo ka epërsi ndaj opozitës. Ato çfarë thuhen sot, do të realizohen nesër, edhe me ato afate kohore”, u shpreh ai.

  • Berisha: Familje e fortë, ky është qëllimi ynë. Ministria e Familjes do të jetë mbështetësja më e madhe për nënat dhe gratë

    Berisha: Familje e fortë, ky është qëllimi ynë. Ministria e Familjes do të jetë mbështetësja më e madhe për nënat dhe gratë

    Berisha: Familje e fortë, ky është qëllimi ynë. Ministria e Familjes do të jetë mbështetësja më e madhe për nënat dhe gratë

    Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Kuçovë, theksoi angazhimet e PD-së për të forcuar rolin e familjes në shoqëri dhe për të siguruar mbështetje të fuqishme për gratë dhe nënat shqiptare.

    Ai nënvizoi se Ministria e Familjes do të jetë mbështetësja kryesore e interesave të nënave, grave dhe vajzave, duke ofruar mundësi të reja për zhvillimin e tyre ekonomik dhe social.

    Berisha theksoi gjithashtu se programi i PD-së është një program për çdo shqiptar, që synon t’u kthejë paratë atyre që i kanë paguar taksat dhe t’u ofrojë mundësi më të mira për pensionistët, të rinjtë dhe bizneset e vogla.

    Ai siguroi gjithashtu angazhimet për të mbrojtur mjedisin dhe për të rritur mundësitë e punësimit dhe zhvillimit ekonomik në Kuçovë dhe Shqipëri.

    Fjala e plotë:

    Miqtë e mi!Janë momente shumë të rëndësishme. Janë dy javë para nesh përcaktuese. Thirrja ime për secilin prej jush, për çdo mbështetës dhe simpatizant tonin.Le ti shpallim këto dy javë, javët e misionit tonë, e një misioni për të trokitur në çdo zemër, për të bindur çdo qytetar se ky program nuk është program për një parti, është program për çdo shqiptar.Ky program miqtë e mi, nga njëra anë kthen paratë, jo vetëm demokratëve, por çdo shqiptari që ka paguar taksa.Nga ana tjetër, ky program krijon një mundësi të re për 760 mijë pensionistë, që të kenë një jetë jo më siç e kishin më parë, të kenë një ushqim normal.Por dhe ilaçet. Lista e ilaçeve do të jetë ajo që ka Republika Italiane. Do rimbursohet 100%.Secili nga pensionistët dhe rrogëultët do të kenë Kartën e Konsumatorit, do i marrin ushqimet bazë me 20% më lirë dhe do të marrin mbrapsh TVSH, 450 euro është pra sa një rrogë minimale pothuaj.Mundësi më e madhe do të ketë për çdo të ri, i cili do të shkollohet, nuk do të përjashtohet nga universiteti për mesataren.Do të ketë për çdo të ri, i cili pasi mbaron universitetin do të mbështetet fuqishëm për punësimin e tij, për strehimin e tij, për biznesin e tij.Do të ketë për çdo nënë, motër, grua të cilat do të mbështeten fuqishëm me kredi, me grande për të udhëhequr biznese, për të patur sukses. Por edhe për të patur bollëk në familjen e vet, për të mos u detyruar më se, kjo sofër nuk mban kaq shumë. Se kjo sofër është më e vogël se sa jemi ne.Nënat, motrat, gratë dhe vajzat shqiptare duhet ta kenë të qartë se Ministria e Familjes do të jetë avokatja më e fuqishme e interesave të tyre, mbështetësja më e fuqishme për to.Familje e fortë, ky është qëllimi ynë, por pa gra, nëna e motra të forta nuk ka familje të fortë.Miqtë e mi! Pra, kjo është fushatë.Për biznesmenët i përgjysmohet barra fiskale. Hapësirë më e madhe, punëson më shumë, kursen më shumë.Ne besojmë se në këtë mënyrë e ngremë Kuçovën dhe Shqipërinë në madhështinë e saj.Kuçova është vend i rezervave të mëdha të naftës, por është vend dhe i pasojave serioze. Ju garantoj se do të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e këtij mjedisi dhe pastrimin e tij. Për një mjedis të shëndetshëm për banorët e këtij rrethi dhe këtij qyteti.

  • Berisha: Ky program është një mision i vërtetë për të nxjerrë Shqipërinë nga ky spiral!

    Berisha: Ky program është një mision i vërtetë për të nxjerrë Shqipërinë nga ky spiral!

    Berisha: Ky program është një mision i vërtetë për të nxjerrë Shqipërinë nga ky spiral!

    Lideri i opozitës, Sali Berisha shpalosi edhe njëherë tjetër programin e PD-së në takimin madhështor që zhvilloi në Kavajë, në prezencën e miqve ndërkombëtarë të PPE-ve dhe CDI-së.

    Berisha tha se,ky program është një mision i vërtetë për të nxjerrë Shqipërinë nga ky spiral, që po e shkreton çdo ditë e më shumë.

    “Miq! Kjo fushatë çdo minutë dhe çdo ditë bën të qartë për çdo shqiptar se, shkaku i problemeve të mëdha, se shkaku i varfërimit dhe mjerimit të frikshëm të shqiparëve në 12 vite, se shkaku i largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, se shkaku i rrënimit të sistemit shëndetësor, sistemi arsimor, është një dhe vetëm një, është Edi Rama, organizata e tij kriminale, që vjedh çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, shqiptarët, buxhetin, fondet, pasuritë e tyre publike.

    Çdo ditë, çdo orë shqiptarët po përqafojnë më shumë programin e PD-së, programi që garanton shqiptarët se, do krijojë një mundësi të re për çdo qytetar.

    Programi që garanton qytetarët se varfërinë ekstreme do ta zhdukë në 100 ditët e para nga Shqipëria.

    Se nuk do të ketë pension ndën 200 euro, se nuk do të ketë ndihmë ekonomike ndën 200 euro, se nuk do të ketë bursë studenti ndën 200 euro. Nuk do ketë rrogë minimale ndën 500 euro, se do ulë çmimin e energjisë në 7 lek për qytetarët, do përgjysmojë tarifat e ujit, do të japë kartën e konsumatorit për të gjithë pensionistët dhe rrogëultit.

    Garanton sipërmarrësit e Kavajës, bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha, se përgjysmimi i taksave, se ulja e çmimit të energjisë në 6 lek nga 18, se përgjysmimi i tarifës së ujit se, çlirimi i tyre nga inspektoratet dhe gjoba janë zotimet tona solemne.

    Pra ky program është program për çdo shqiptar, nuk është program i një partie. Është program i një misioni të vërtetë për të nxjerrë Shqipërinë nga ky spiral, nga këto labirinte që po e shkretojnë atë çdo ditë e më shumë”, tha Berisha.