Tag: program

  • Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës

    Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, prezantoi sot modelin e ri të Shkollave Verore, i cili do të pilotohet duke filluar nga data 16 qershor në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës.
    Në takim morën pjesë përfaqësues të shkollave përfituese, prindër, mësues dhe drejtues të këshillave të prindërve, duke nënvizuar rolin gjithëpërfshirës të programit.
    Nga shkolla “Lasgush Poradeci”, një ndër 10 shkollat ku do të pilotohet ky program, ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij modeli të ri për zhvillimin gjithëpërfshirës të fëmijëve dhe bashkëpunimin me komunitetin.
    “Nga data 16 qershor, për herë të parë në 10 shkolla, 8 në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Durrës do lançojmë Shkollën Verore. Shkolla Verore, e cila do të nisë menjëherë pas përfundimit të vitit shkollor, do të zgjasë dy javë. Është një program i studiuar me ekspertizën më të mirë, duke përfshirë këtu dhe ekspertizën e UNICEF dhe në bashkëpunim me World Vision. Në këtë program të mirëstudiuar, për 2 javë, ne do të kemi mundësi të zhvillojmë shkollën verore si një shkollë të hapur për komunitetin. Fokusi do të jetë te fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën, por nuk përjashtohen edhe nxënësit të cilët duan ta frekuentojnë shkollën verore. Këtë vit pilotojmë për herë të parë shkollën verore dhe për herë të parë 1000 nxënës do të përfitojnë nga shërbimet dhe programet e larmishme që do të ofrohen në këto shkolla. Shkollat ku do të pilotohet ky program janë: “Emin Duraku”, “Kosova”, “Lasgush Poradeci”, “Avni Rustemi”, “Andrea Stefani”, “Kiço Blushi”, “Qazim Turdiu”, “Klodian Tanushi” në Tiranë, “Halit Çoka” në Kamëz dhe “Eftali Koçi” në Durrës.”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
    Ministrja Manastirliu tha se synimi është që ky program të shtrihet edhe në shkolla të tjera të vendit.
    “Shkolla Verore është një program që do të pilotohet për herë të parë në 10 shkolla, me synimin për ta shtrirë vitin tjetër edhe më gjerë, në të gjitha bashkitë, për të mobilizuar burimet njerëzore, mësuesit, koordinatorët, por edhe përtej stafit të shkollës, edhe stafe të tjera profesionale, që mundësojnë bashkëpunimin dhe injektimin te grupmosha të ndryshme të nxënësve pikërisht këto aftësi kaq të nevojshme. Një rol të rëndësishëm në promovimin e këtyre programeve kanë edhe prindërit, bashkëpunimi me ta. Ne kemi fuqizuar bashkëpunimin e trinomit më të rëndësishëm brenda shkollës: mësues-prindër-nxënës. E kemi fuqizuar në disa aspekte. Së pari, përmes organizimit të këshillave të prindërve në nivel kombëtar, por edhe në nivel lokal, deri në nivel shkolle dhe klase. Është e rëndësishme që ky bashkëpunim jo vetëm të fuqizohet, por edhe të mundet që të përcjellë brenda institucioneve shkollore dhe jashtë tyre në komunitet ide të reja, të cilat të zbatohen bashkërisht në shkollë dhe në komunitet.”, tha Manastiriu.
    Ministrja Manastriliu u ndal dhe te shkollat si qendra komunitare,  investimet dhe rolet e reja në shkollë:
    “Shkollat tona duhet të jenë struktura që ofrojnë shërbime të përditshme. Me përmirësimet që i kanë ndodhur sistemit arsimor dhe që po i ndodhin dita-ditës me këto shkolla moderne, me investimet në laboratorë digjitalë, laboratorë shkencorë, palestra, terrene sportive, me përfshirjen e programeve jashtëkurrikulare, si “Art, Zeje dhe Sport”, apo “Toka ime në shkollë”, me ekipet sportive në shkolla, si edhe programet e reja, por edhe me rolet e reja që kemi përfshirë në shkollë, sikurse janë mësuesi koordinator për orientimin në karrierë, mësuesi koordinator për zhvillimin e cilësisë, dhe me të gjithë bashkëpunimin që ne jemi duke e krijuar dhe fuqizuar çdo ditë e më shumë me prindërit, nxënësit dhe vetë mësuesit, ne tashmë bëhemi gati edhe për programe të reja që do t’i përfshijmë dhe për të cilat jemi duke punuar, sikurse është programi pas-shkollor dhe programi i ushqimit në shkolla, i cili është ndër programet më të kërkuara në shkollë  dhe ne jemi zotuar ta fillojmë këtë program, duke u fokusuar fillimisht në bashkitë qendër qarku dhe më tej edhe në të gjitha bashkitë e tjera.”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit.

  • Manastirliu prezanton Shkollën Verore: Pilotimi nis më 16 qershor në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës

    Manastirliu prezanton Shkollën Verore: Pilotimi nis më 16 qershor në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, prezantoi sot modelin e ri të Shkollave Verore, i cili do të pilotohet duke filluar nga data 16 qershor në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës. Në takim morën pjesë përfaqësues të shkollave përfituese, prindër, mësues dhe drejtues të këshillave të prindërve, duke nënvizuar rolin gjithëpërfshirës të programit.
    Nga shkolla “Lasgush Poradeci”, një ndër 10 shkollat ku do të pilotohet ky program, Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij modeli të ri për zhvillimin gjithëpërfshirës të fëmijëve dhe bashkëpunimin me komunitetin.
    “Nga data 16 qershor, për herë të parë në 10 shkolla, 8 në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Durrës do lançojmë Shkollën Verore. Shkolla Verore, e cila do të nisë menjëherë pas përfundimit të vitit shkollor, do të zgjasë dy javë. Është një program i studiuar me ekspertizën më të mirë, duke përfshirë këtu dhe ekspertizën e UNICEF dhe në bashkëpunim me World Vision. Në këtë program të mirëstudiuar, për 2 javë, ne do të kemi mundësi të zhvillojmë shkollën verore si një shkollë të hapur për komunitetin.
    Fokusi do të jetë te fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën, por nuk përjashtohen edhe nxënësit të cilët duan ta frekuentojnë shkollën verore. Këtë vit pilotojmë për herë të parë shkollën verore dhe për herë të parë 1000 nxënës do të përfitojnë nga shërbimet dhe programet e larmishme që do të ofrohen në këto shkolla. Shkollat ku do të pilotohet ky program janë: “Emin Duraku”, “Kosova”, “Lasgush Poradeci”, “Avni Rustemi”, “Andrea Stefani”, “Kiço Blushi”, “Qazim Turdiu”, “Klodian Tanushi” në Tiranë, “Halit Çoka” në Kamëz dhe “Eftali Koçi” në Durrës.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
    Ministrja Manastirliu tha se synimi është që ky program të shtrihet edhe në shkolla të tjera të vendit.
    “Shkolla Verore është një program që do të pilotohet për herë të parë në 10 shkolla, me synimin për ta shtrirë vitin tjetër edhe më gjerë, në të gjitha bashkitë, për të mobilizuar burimet njerëzore, mësuesit, koordinatorët, por edhe përtej stafit të shkollës, edhe stafe të tjera profesionale, që mundësojnë bashkëpunimin dhe injektimin te grupmosha të ndryshme të nxënësve pikërisht këto aftësi kaq të nevojshme. Një rol të rëndësishëm në promovimin e këtyre programeve kanë edhe prindërit, bashkëpunimi me ta. Ne kemi fuqizuar bashkëpunimin e trinomit më të rëndësishëm brenda shkollës: mësues-prindër-nxënës. E kemi fuqizuar në disa aspekte. Së pari, përmes organizimit të këshillave të prindërve në nivel kombëtar, por edhe në nivel lokal, deri në nivel shkolle dhe klase. Është e rëndësishme që ky bashkëpunim jo vetëm të fuqizohet, por edhe të mundet që të përcjellë brenda institucioneve shkollore dhe jashtë tyre në komunitet ide të reja, të cilat të zbatohen bashkërisht në shkollë dhe në komunitet.”, tha Manastiriu.
    Ministrja Manastriliu u ndal dhe te shkollat si qendra komunitare,  investimet dhe rolet e reja në shkollë:
    “Shkollat tona duhet të jenë struktura që ofrojnë shërbime të përditshme. Me përmirësimet që i kanë ndodhur sistemit arsimor dhe që po i ndodhin dita-ditës me këto shkolla moderne, me investimet në laboratorë digjitalë, laboratorë shkencorë, palestra, terrene sportive, me përfshirjen e programeve jashtëkurrikulare, si “Art, Zeje dhe Sport”, apo “Toka ime në shkollë”, me ekipet sportive në shkolla, si edhe programet e reja, por edhe me rolet e reja që kemi përfshirë në shkollë, sikurse janë mësuesi koordinator për orientimin në karrierë, mësuesi koordinator për zhvillimin e cilësisë, dhe me të gjithë bashkëpunimin që ne jemi duke e krijuar dhe fuqizuar çdo ditë e më shumë me prindërit, nxënësit dhe vetë mësuesit, ne tashmë bëhemi gati edhe për programe të reja që do t’i përfshijmë dhe për të cilat jemi duke punuar, sikurse është programi pas-shkollor dhe programi i ushqimit në shkolla, i cili është ndër programet më të kërkuara në shkollë  dhe ne jemi zotuar ta fillojmë këtë program, duke u fokusuar fillimisht në bashkitë qendër qarku dhe më tej edhe në të gjitha bashkitë e tjera.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

  • Shqipëria në epiqendër, në fushë dhe Anglia e Holanda…

    Krahas Shqipëri- Serbi në program në orën 20:45 kualifikueset e zonës së UEFA-s luan sot edhe disa takime të tjera sipas grupeve respektivë. Kështu ka përfunduar 1-0 ndeshja Bosnjë&Hercegovinë- San Marino ndërsa kanë nisur dy takime të orës 18:00.

    Kështu Anglia dhe Andorra pjesë e Grupit K ku bën pjesë dhe Shqipëria, po përballen në Barcelonë me andorrianët pritës. Po në këtë orë zhvillohet edhe takimi Maltë-Lituani.

    Ndërkaq në 20:45, do të jenë tre ndeshjet e fundit të ditës së sotme të këtij turi të tretë kualifikues. Në Air Albania Stadium’ Shqipëri- Serbi ndërsa paralelisht në program edhe sfidat ; Finlandë- Holandë dhe Austri- Rumani./ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Giro d’Italia/ Spanjolli Karlos Verona fiton etapën e 15-të

    Giro d’Italia pati sot në program raundin e 15-të. Etapa e radhës i takoi segmentit Fiume- Asiago (219 km) me fundin e tij mjaft surprizues. Çiklisti spanjoll Karlos Verona preku i pari vijën e finishit ndërsa pas tij mbrritën Stork (Gjermani) dhe Skaroni (Itali).

    Ndërkaq slloveni Rogliç ishte preh i sulmëve të rivalëve në garë. Ai bie në vendin e 10-të.Sakaq fanella ‘rozë’ meksikani Isak Del Toro është i frikshëm duke mbetur i pathyer në renditjen e përgjithshme.

    Etapa e 16-t në program nesër e hënë 26 maj parashikon intinerarin Piazzola sul BrentaSan Valentino di Brentonico.

  • Programi i bursave të AADF për studentët shqiptarë, Manastirliu: Mbështetje për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në vend

    Programi i bursave të AADF për studentët shqiptarë, Manastirliu: Mbështetje për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në vend

    Është prezantuar sot Programi i ri i Bursave i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), një nismë e rëndësishme që synon të forcojë arsimin e lartë në Shqipëri dhe të krijojë mundësi reale për të rinjtë shqiptarë që të ndjekin studimet, si brenda vendit ashtu edhe në universitete të njohura ndërkombëtare.Ky program është ndërtuar mbi dy shtylla kryesore, nga njëra anë, një program kombëtar bursash që ofron mbështetje për studentët e nivelit bachelor në Shqipëri, në universitetet që ofrojnë programe të përbashkëta, diploma të dyfishta ose ndërkombëtare dhe nga ana tjetër, mbështetja për studentët që ndjekin studime master në universitetet e renditura në vendet e para në SHBA.
    Në ceremoninë e prezantimit ishin të pranishëm, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, bashkëdrejtorët ekzekutivë të AADF-së, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, studentë dhe pedagogë.
    Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rolin transformues që ky program pritet të ketë në sistemin arsimor shqiptar dhe ndikimin e tij afatgjatë në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.
    “Kjo nismë përputhet në mënyrë të përkryer me vizionin strategjik të qeverisë shqiptare për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe forcimin e ekselencës akademike në vendin tonë. Ky program është krijuar për të ofruar mbështetje për studentët shqiptarë që zgjedhin të ndjekin studimet në universitetet shqiptare që ofrojnë programe dhe diploma të dyfishta, si dhe ata që aspirojnë të vazhdojnë studimet në nivelin master. Duke mundësuar akses në programe me cilësi të lartë të njohura ndërkombëtarisht, ne po fuqizojmë gjeneratën e ardhshme të liderëve dhe inovatorëve të së nesërmes”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
    Tre partnerët e parë të përfshirë në këtë nismë janë Instituti i Teknologjisë Rochester (RIT) Albania, Kolegji i Europës në Tiranë dhe Shkolla Holberton Albania. Ministrja Manastirliu tha se këto institucione përfaqësojnë standardet e ekselencës:
    “Dëshiroj të përgëzoj tre institucionet e para që janë kualifikuar në këtë skemë bursash: Instituti i Teknologjisë Rochester, Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë dhe Akademia Holberton. Këto institucione përfaqësojnë standardet e ekselencës që ne synojmë në sistemin tonë të arsimit të lartë ku secili sjell një model unik të mësimdhënies, një këndvështrim ndërkombëtar dhe aftësinë për të përgatitur studentët për një fuqi punëtore globale”.Michael Granoff, Drejtues i Bordit të Fonacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) u shpreh:
    “Ne tani do të mirëpresim studentët e parë në këtë program dhe imagjinoj dhe shpresoj se kur të ritakohemi vite më vonë, edhe me më shumë partnerë që do të tërheqim tek kjo nismë, duke bashkëpunuar me një grup të madh studentësh që do të kontribuojnë për të ardhmen e Shqipërisë”.Në fund, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se ndërkombëtarizimi i universiteteve tona është një prioritet i qeverisë shqiptare për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë që të ndjekin studimet brenda vendit:
    “Qeveria shqiptare e ka prioritet kombëtar ndërkombëtarizimin e arsimit. Ne jemi të përkushtuar të krijojmë më shumë mundësi për programe të përbashkëta për diploma të dyfishta dhe partneritete të forta me institucionet kryesore ndërkombëtare. Ky angazhim reflektohet në disa momente si: hapja e kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, që shënoi një pikë kthese në bashkëpunimin akademik mes Shqipërisë dhe institucioneve të BE-së; nisja e kampusit të Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë (UNED) të Spanjës në Gjirokastër, që zgjeron aksesin në mësimin në distancë dhe ekselencën akademike; si dhe ngritja në të ardhmen e një kampusi të ri të Universitetit të Teknologjisë së Compiègne të Francës (UTC) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës. Këto nuk janë nisma të izoluara. Këto janë pjesë e një vizioni më të gjerë për të ngritur cilësinë e arsimit në Shqipëri, për të nxitur inovacionin dhe për të siguruar që studentët shqiptarë të kenë akses në programe të klasit botëror pa u larguar nga vendi. Ekselenca në arsim nuk është një luks, është një domosdoshmëri për rininë tonë, për ekonominë tonë dhe për të ardhmen tonë edhe si anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu e cila duke falenderuar Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për këtë program, deklaroi se në ditët në vijim do të ndajë shumë nga ato që po bëhen për rritjen dhe ngritjen e nivelit të sistemit arsimor në Shqipëri. Objektivi është që vendi ynë të kthehet në një pol të rëndësishëm arsimor për rajonin, në fushën e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor.

  • Berisha: Kuotat e mia, më të larta në të gjithë jetën, do përkthehen në vota! S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

    Berisha: Kuotat e mia, më të larta në të gjithë jetën, do përkthehen në vota! S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi këtë të premte programin e Partisë Demokratike, si dita e fundit e fushatës elektorale para zgjedhjeve të 11 majit.

    I ftuar në Top Story, Berisha theksoi se kuotat e tij sot janë më të larta se të të gjithë jetës së tij, të cilat do të përkthehen në vota.

    Gjithashtu Berisha solli në vëmendje edhe 4 rezolutat ndërkombëtare të partive të djathta evropiane dhe botërore, ku dënojnë narkoshtetin dhe drejtësinë e përdorur kundër opozitës nga kryeministri Edi Rama.

    Berisha: Sali Berisha sikur nesër t’u rikthehet pasioneve të vjetra, unë pasion kryesor kam leximin. Është një punë tre vjeçare me programin, punë shumë serioze, me ekipe ndërkombëtare. Ai program ngjalli skepticizëm kur u pa kur do gjenden këto, unë për herë të parë në jetën time paraqes një program 100% me të njohura, çdo gjë që kam thënë në atë program. Ai program është realisht transformues, këta lanë pensionistët me 140 mijë lekë, Kosova shtoi 20% pensionet, dha nga buxheti 100 milionë euro, Rumania 164 euro, tani e ka 800 e ca euro.

    Po të kisha vazhdu pushtetin s’do kisha imagjinuar që pasardhësi im do të vepronte në këtë mënyrë, nga 860 mijë pensionistë 600 mijë prej tyre me jetë mizerable, unë jam mjek dhe e njoh mjekësinë që në vitet ’70, shëndetësia jonë në 12 vite u shpërbë. Kuotat e Berishës sot janë më të larta se të të gjithë jetës së tij. Do përkthehen dhe për vota. Ky Sali Berishë është më i njohur sot, nuk ka ndodh kurrë që të miratohen 4 rezoluta dhe të gjitha për ato kauza që Berisha ka mbrojtur në izolim të thellë. Chris është njëri prej, sot kishe përfaqësues të Bundestagut gjerman, një Lord anglez me thirrje të madhe publike për PD.

    Ata menduan se unë isha njeriu që nga mesazhet e tyre do të impresionohesha ( për SPAK) unë do të mbroja interesin publik. Krimi elektoral, ai që synon të ndryshojë rezultatin duhet të ndëshkohet. Historia ime kaq ka qenë me ta. Pavarësisht seç ndodhi Vettingu më ka bërë nder kolosal, çdo ditë kur politikanë flitet dhe Vettingu bëhet për mua.

  • ‘PS, pa program’/ Viktor Tushaj: Rama erdhi me tallava e ofendime, ne bëmë diferencën me seriozitetin në fushatë

    ‘PS, pa program’/ Viktor Tushaj: Rama erdhi me tallava e ofendime, ne bëmë diferencën me seriozitetin në fushatë

    Viktor Tushaj

    TIRANË-Teksa na ndajnë dy ditë nga zgjedhjet e 11 majit, kandidati për deputet në listën e hapur të qarkut të Lezhës, Viktor Tushaj ka komentuar fushatën dhe programin e Partisë Socialiste. Sipas tij, PS nuk ka patur një program për shqiptarët. Kandidati i PD në ‘Kafe shqeto’, shprehet se gjuha e përdorur nga kreu i qeverisë, Edi Rama ka lehtësuar fushatën e tyre. Tushaj deklaroi se kryeministri ka përdorur një gjuhë denigruese nëpër takimet elektorale, ndërsa opozita e ka marrë më me seriozitet dhe kjo bën diferencën për të.
    Viktor Tushaj: Duhet të jetë një parti që edhe nëse nuk vjen me një program, duhet të vijë me një bilanc, ku e kam lënë unë Shqipërinë dhe çfarë do të bëj në të ardhmen. Ata vijnë në një fushatë tallavaje, me ofendime me bullizim pa asnjë lloj programi, na i ka lehtësuar fushatën tonë. Të vjen keq kur kryeministri iu flet me atë gjuhë qytetarëve, kryeministri është figura simbolike, duhet të ishte figura për tu marrë model nga familjet shqiptare. Kur ai flet me atë gjuhë ‘çyryk’ ktej, ‘autik’ andej, të vjen keq që kryeministri shqiptar ka degraduar në atë deregje. Serioziteti me të cilin ne e kemi marrë fushatë bën diferencën. Për rezultatet e mandateve ne e kemi një numër dhe është i bazuar, patjetër që Lezha duhet të ketë një rezultat 5:2. Pas katër viteve, patjetër që numrat janë rritur dhe do të ketë një rezultat më të lartë nga viti 2021.
    Kandidati i koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” theksoi sërisht edhe rezulatin që pritet të marin në këto zgjedhje ku nga 7 mandate që ka gjithsej Lezha, Tushaj u shpreh se 5 do t’i marrë opozita./ZËRI

  • SYRI TV/ Rama mbyll mitingun në Fier me asnjë program, vetëm propagandë

    SYRI TV/ Rama mbyll mitingun në Fier me asnjë program, vetëm propagandë

    Në mitingun përmbyllës në Fier, Edi Rama vijoi fushatën duke u përpjekur t’u shesë qytetarëve ëndrrën evropiane si monopol personal.

    Në një shesh të mbushur me flamuj kuqezi dhe retorikë të njohur, kryeministri e paraqiti veten si udhërrëfyesin e vetëm drejt Bashkimit Europian – sikur procesi i integrimit të varej nga fjalimet elektorale dhe jo nga standardet që vetë qeveria e tij i shpërfill.

    I shmangur nga çdo përgjegjësi konkrete, Rama u përpoq të fitojë duartrokitje duke sulmuar opozitën, një taktikë që më shumë nxori në pah mungesën e ofertës së tij sesa ndonjë vizion real për Fierin apo Shqipërinë.

  • Më 11 maj bëni atë që duhet , votoni nr.1/ Duka: Përballë programit tallava, PD – ASHM prezantoi një program të qartë dhe serioz

    Më 11 maj bëni atë që duhet , votoni nr.1/ Duka: Përballë programit tallava, PD – ASHM prezantoi një program të qartë dhe serioz

    ‘Më 11 maj bëni atë që duhet , votoni nr.1/ Duka: Përballë programit tallava, PD – ASHM prezantoi një program të qartë dhe serioz

    Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, mbajti një fjalim në Durrës gjatë takimit përmbyllës të Sali Berishës. Ai theksoi se fushata kishte për qëllim largimin e një qeverie që ka kthyer korrupsionin në model qeverisës.

    Duka akuzoi kundërshtarët politikë për një fushatë të mbushur me banalitete dhe pa asnjë shpjegim për premtimet e pambajtura. Ai vuri theksin te mungesa e programeve për shëndetësinë, arsimin, bujqësinë dhe prodhimin vendas. Sipas tij, Shqipëria nuk afrohet me BE-në vetëm me pasaporta, por me përmbushjen e kritereve. Në fund, ai ftoi qytetarët të votojnë më 11 maj për kandidatët e koalicionit “Shqipëria Madhështore”.Duka: Kur hymë në këtë fushatë, padyshim që kishim një qëllim, ta largojmë këtë qeveri që korrupsionin e ka kthyer në model qeverisje.Sinqerisht unë jo vetëm si politikan prej shumë vitesh, por edhe si qytetar i këtij vendi ndihem i fyer nga gjuha e kundërshtarëve tanë, një fushatë e mbushur me banalitete.Një parti që kërkon mandatin e 4 dhe nuk jep asnjë shpjegim pse s’ka bërë ende ato që premtoi në mandatin e parë, nuk meriton të votohet.

    Kjo është arsyeja e parë pse unë mendoj që ata duhet të ikin, jo se duhet të vijmë ne, por sepse janë bërë turpi i këtij vendi dhe këtij populli.

    Pyetja që duhet t’i bëjë vetes çdo shqiptar para se të votojë është ‘çfarë programi kanë’, çfarë do të bëjnë për spitalet që nuk kanë ilaçe, çfarë do të bëjnë për bujqësinë dhe për fshatin që po braktiset çdo ditë.

    Çfarë programi kanë për mjedisin, çfarë do bëjnë për arsimin, se arsim nuk është vetëm të lyesh shkollat me bojë.

    Çfarë do bëjnë për sektorin prodhues, asnjë projekt, asnjë program.

    Vetëm t’u nxjerrin një pasaportë, a thua se në BE shkohet me shumicë votash, jo me plotësimin e kritereve.

    Përballë programit tallava, ne prezantuam një program shumë të qartë dhe serioz.

    Programi ynë është i qartë dhe serioz, minimum jetik, rritje pensionesh, garantimin e rimbursimit të ilaçeve, rritjen disa fish të subvencioneve në bujqësi, mbrojtjen e prodhimit bujqësor vendas përballë vendeve fqinj e të tjerë.

    Më 11 maj të gjithë demokratë e socialistë, me parti dhe pa parti, bëni atë që duhet bërë.

    Në emër të Partisë Agrare Ambientaliste, unë ju ftoj të merrni pjesë masivisht në zgjedhje, të votoni kandidatët tanë dhe koalicionin Shqipëria Madhështore.

  • Lapaj mbyll fushatën në Lezhë: Kemi përballë një politikë që program ka kukumjaçkat, timonin dhe tepsinë

    Lapaj mbyll fushatën në Lezhë: Kemi përballë një politikë që program ka kukumjaçkat, timonin dhe tepsinë

    Kreu i ”Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj këtë mbërmje mbylli fushatën elektorale në Lezhë, ku ironizoi partitë kundërshtare. Sipas Lapajt, ”Shqipëria Bëhet” sjell një program konkret, me fokus të drejtpërdrejtë në ekonomi.
    ”Shikoni modelet dhe krahasojini, çfarë kemi përballë, një politikë që program të vetin ka kukumjaçka, këneta, timoni, tepsia, miu, zhapiku, çamçakëzi, nga këto historitë e tallavasë që ka 34 vite që i ka lënë shqiptarët pa ujë te shtëpi, pa fëmijët, me rroga më të ulëta, pa ilaçe.

    Ndërkohë ne kemi një program të qartë që në thelb ka ekonominë! Ne flasim për halle, zgjidhje, themi çfarë do të bëjmë që në këtë vend të fillojë të ketë ekonomi, të ketë fabrika, të ketë vende pune, që rinia të mos iki, por të rrijë dhe të kthehet në vatrat tona”.