Tag: program

  • Një javë plot krijimtari për fëmijët në kuadër të DokuFest

    Një javë plot krijimtari për fëmijët në kuadër të DokuFest

    Brenda programit të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër, DokuFest, edhe këtë vit është krijuar një hapësirë e dedikuar posaçërisht për më të vegjlit, DokuKids. Ky program ofron një përvojë unike që kombinon krijimtarinë, edukimin dhe argëtimin përmes filmit, artit dhe lojës.

    DokuKids ka për qëllim të frymëzojë fëmijët që në moshë të hershme, duke i angazhuar ata në aktivitete që nxisin mendimin kritik, imagjinatën dhe shprehjen e lirë artistike. Gjatë ditëve të festivalit, kjo platformë shndërrohet në një botë plot ngjyra, ide dhe energji, ku fëmijët janë në qendër të vëmendjes.

    Fëmijët që marrin pjesë në DokuKids ndihen të përfshirë dhe të motivuar nga përvoja që përjetojnë.

    Programi njëjavor i DokuKids përfshin punëtori artistike e krijuese, shfaqje filmash, lojëra dhe improvizime të ndryshme.

    “Programi jonë është njëjavor, pra fillon prej ditës së dytë të festivalit dhe mbaron në ditën e parafundit të festivalit. Pra për një javë e kemi një program shumë të pasur që enkas e kurojmë për fëmijët”, shpjegon Malborja Krajku, kuratore dhe koordinatore e DokuKids.

    Nga viti në vit, kjo pjesë e festivalit është bërë e pandashme nga vetë identiteti i DokuFest-it, duke u kthyer në një platformë të rëndësishme për edukimin kulturor të fëmijëve.

    Prindërit e shohin këtë nismë si një mundësi të vlefshme për fëmijët që të mësojnë dhe argëtohen jashtë rutinës së përditshme.

    DokuKids është më shumë se një program, është një hapësirë ku edukimi dhe krijimtaria bashkohen, ku fëmijët shndërrohen në krijues të vegjël që mësojnë përmes përvojës, ndërtojnë vetëbesim dhe shprehin lirshëm botën e tyre të brendshme./KultPlus.com

  • Vlora Konushevci pjesë e International Writing Program në Universitetin e Iowas

    Vlora Konushevci pjesë e International Writing Program në Universitetin e Iowas

    Shkrimtarja kosovare Vlora Konushevci do të jetë pjesë e një programeve më prestigjioze ndërkombëtarisht për shkrimtarët, International Writing Program në Universitetin e Iowa-s, përcjell KultPlus.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Konushevci nëpërmjet një postimi në Facebook ku është shprehur se pjesë e këtij programi ndër vite kanë qenë edhe laureatë të Çmimit Nobel, Pulitzer, Man Booker dhe shumë çmimeve të tjera letrare.

    Në vijim KultPlus ua sjell njoftimin e Konushevcit:

    Ka lajme që i mban për vete me i shiju ma gjatë, por ka edhe lajme që duhet me i nda me të tjerët.  Nga kjo fundverë e deri në fundvjeshtë do të jem pjesë e International Writing Program (IWP) në Universitetin e Iowa-s, një ndër programet më prestigjioze dhe më jetëgjata në botë për shkrimtarë. Që nga viti 1967, IWP-ja, ka mirëpritë mbi 1,600 shkrimtarë nga më shumë se 160 vende, përfshirë laureatë të Çmimit Nobel, Pulitzer, Man Booker dhe shumë çmimeve të tjera letrare. Për mua është nder, privilegj dhe përgjegjësi të jem pjesë e kësaj tradite./KultPlus.com

  • Sherri Lapaj-Shabani, Redi Muçi: Ishin pa një program, futën në lista të mbyllura familjarë

    Sherri Lapaj-Shabani, Redi Muçi: Ishin pa një program, futën në lista të mbyllura familjarë

    Sherr për një mandat e cilësoi deputeti i zgjedhur nga 11 maji i ”Lëvizjes Bashkë” përplasjet Lapaj-Shabani. Për Redi Muçin, ata nuk kishin ide dhe as në program dhe se listat e mbyllura i mbushën me njerëz të njohur.
    ”Ata nuk erdhën më një ide dhe me program, po qasja e tyre ishte do thyejmë sistemin. Arsyet e tjera kanë qenë edhe forma e futjes në listat e hapura por duke mbushur ato të mbyllura me familjarët e tyre. Ata po bënin sherr se kush do ta merrte atë një mandat që morën”, tha ai.

    I pyetur nëse atij i’u kërkua në ndonjë moment që të heq dorë nga marrja e mandatit të deputetit, ai u shpreh jo. ”Absolutisht jo. Arlind Qori e pati thënë që në fillim që s’do të kandidonte i pari dhe unë u zgjodha që të isha i pari në listë”.
    Teksa u ndal tek PD, Muçi theksoi se në këtë parti nuk do të ndryshojë asgjë sa kohë në krye të saj qëndron Sali Berisha. ”PD është një parti që është pozicionuar në rehatinë e të qenit partia e parë opozitare. Ata që janë në PD e dinë se sa kohë do të jetë Berisha në krye të asaj partie asgjë nuk ka për të ndryshuar në këtë parti”. Teksa në shtator do të nis edhe sesioni i ri parlamentar, Muçi tha se do përçojë në Kuvend zërin e grupimeve të ndryshme sociale.

  • 50 milionë euro financim nga BE-ja për Shqipërinë në energjitikë

    50 milionë euro financim nga BE-ja për Shqipërinë në energjitikë

    Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka deklaruar se BE do të ndihmojë Shqipërinë me një fond prej 50 milionë eurosh, në fushën e energjitikës.
    “Jam i lumtur të deklaroj se BE-ja do të nisë një program të ri ndihme për efiçiencën energjitike, që ka financim prej 50 milionë euro, kontribut që vjen nga fondet e paraanëtarësimit dhe marrëveshja e financimit pritet të nënshkruhet në javët që vijnë”, tha Gonzato.
    Ai shtoi se ky program që do të nisë më vonë gjatë këtij viti, do të përqendrohet në efiçiencën energjitike në: ndërtesat publike, në impiantet ujore dhe infrastrukturën në stacionet e karikimit të makinave elektrike.
    Gonzato theksoi se BE-ja ia ka besuar zbatimin e këtij program qeverisë shqiptare, si “një tjetër shenjë besimi dhe partneriteti në kontekstin e procesit të anëtarësimit në BE.”
    Ambasadori shtoi se ky është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë, “në përgatitjen e administrimit të fondeve të BE-së, pas anëtarësimit”.

    Ambasadori Gonzato shtoi se BE mbetet në mënyrë të patundur e angazhuar për të mbështetur sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjitike të Shqipërisë, ndërkohë që trajtojnë ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe rrisin qëndresën e rezistencës.

    Këtë deklaratë Gonzato e bëri në takimin ku sëbashku me zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun, nënshkruan marrëveshjen e kredisë dhe grantit për financimin e projektit për ndërtimin të parkut fotovoltaik të Belshit./tvklan

  • Marrëveshje e re mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Macron dhe Starmer njoftojnë se dy shtetet do të shkëmbejnë emigrantët

    Marrëveshje e re mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Macron dhe Starmer njoftojnë se dy shtetet do të shkëmbejnë emigrantët

    Kryeministri britanik, Keir Starmer njoftoi sot një marrëveshje me qeverinë franceze për një program shkëmbimi emigrantësh, një program që do të hyjë në fuqi në “javët e ardhshme”.

    “Jam i kënaqur të njoftoj sot marrëveshjen tonë për një program pilot inovativ, për herë të parë, emigrantët që mbërrijnë me anije të vogla do të kapen dhe më pas do të kthehen shpejt në Francë”, tha Kryeministri britanik, duke shtuar se “në këmbim të çdo kthimi, një person tjetër do të jetë në gjendje të mbërrijë nëpërmjet një rruge të kontrolluar dhe ligjore”.
    Vetëm njerëzit “që nuk kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar” do të jenë të kualifikuar për këtë shkëmbim, tha ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili është në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
    Nga ana e tij, presidenti francez deklaroi se një numër rekord emigrantësh të parregullt kaluan Kanalin Anglez, i cili ndan Britaninë nga Europa kontinentale, me anije këtë vit, gjë që tregon se Brexit nuk ka çuar në një kontroll më të rreptë të kufijve britanikë.
    Ndërsa mbështetësit e Brexit thanë se dalja nga Bashkimi Evropian do t’i jepte Britanisë kontroll më të madh mbi kufijtë e saj, ndodhi e kundërta, tha Macron, duke thënë se votuesit britanikë u mashtruan.

    Top Channel

  • Rama: Stani i Çajupit është një shembull spektakolar!

    Rama: Stani i Çajupit është një shembull spektakolar!

    Në takimin e sotëm për bujqësinë dhe zhvillimin rural, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një program të posacëm për fermat blegtorale. Ai përmendi modelin në fushë të Çajupit si një rast suksesi.
    “Do dalim me një program të posacëm për të mbështetur krijimin e fermave dhe staneve në natyrë. Duhet të nxisim pikat e kultivimit të të imtave në natyrë. Stani i Çajupit është një shembull spektakolar, jo thjesht për blegtorinë, por edhe për turizmin. Koncepti i kombinuar i turizmit me blegtorinë, është një koncept fitues”, tha Rama.
    Ai shtoi më tej se kur kjo paketë të jetë gati, do të prezantohet po në Çajup. ©Argjiroja.net 

  • Program i ri për strehimin social, 1253 familje nga shtresat në nevojë përfitojnë rikonstruksion të plotë të banesës

    Program i ri për strehimin social, 1253 familje nga shtresat në nevojë përfitojnë rikonstruksion të plotë të banesës

    1253 familje në 35 bashki të vendit do të përfitojnë një rikonstruksion të plotë të banesës së tyre, si pjesë e programit për strehimit.

    Ministria e ekonomisë ka publikuar emrat e përfituesve të cilët janë miratuar me vendim të këshillit bashkiak. Bëhet fjalë për familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, invalid, pjesë e komunitetit rom, emigrantë të rikthyer, nëna kryefamiljare që kanë probleme teknike me banesën dhe e kanë pamundësi ekonomike për përmirësim.
    “Thirrja u hap në dhjetor të vitit 2024 dhe qëndroi e hapur deri në janar. Familjet kanë aplikuar në bashkitë përkatëse, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ata u miratuan në këshillin bashkiak. Tashmë përfituesit janë shpallur dhe ne presim që në korrik gusht pas përfundimit të procedurave tenderike të nis puna për rinovimin e banesave. Kushti është që këto familje të kenë një banesë në pronësi, por që e kanë me probleme ndërtimore. Këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të jetë koha që do të përfundojë rinovimin e banesës”, sqaroi Dardana Grabovaj drejtore e strehimit në MEKI .

    Ky program i cili aplikohet për herë të parë, vjen paralelisht me atë të ndërtimit të banesave sociale për të pastrehët. Fillimisht do të zgjasë dy vite.
    Përpara se bashkitë të sjellin projektet tek ne, për miratim familjet janë përzgjedhur. Tashmë nuk vijmë më familjet tek ne, por do të shkojmë ne tek ata. Në total do të përfitojnë 1253 banesa. Në 2026 hapet sërish thirrja për projektin që do të vijojë për dy vite. –tha Grabovaj
    Nisma e qeverisë ka si qëllim përmirësimi e kushteve të jetesës për shtresat në nevojë. Fondet që do të akordohen për këtë nisëm kapin shifrën e 1 miliardë lekëve.
    /vizionplus.tv

  • Zbulohen bisedimet sekrete SHBA-Iran: 30 miliard dollarë, lehtësimi i sanksioneve dhe një program i ri bërthamor në tryezë

    Zbulohen bisedimet sekrete SHBA-Iran: 30 miliard dollarë, lehtësimi i sanksioneve dhe një program i ri bërthamor në tryezë

    Administrata Trump ka diskutuar mundësinë e ndihmës ndaj Iranit për të pasur akses në deri 30 miliardë dollarë për të ndërtuar një program bërthamor që prodhon energji për qëllime civile, heqjen e disa sanksioneve që e kanë penguar atë dhe “lirimin” e fondeve të ngrira iraniane, të gjitha si pjesë e një përpjekjeje në rritje për ta rikthyer Teheranin në tryezën e negociatave, raportoi sot CNN.

    Sipas katër burimeve të njohura me çështjen, zyrtarë “kyç” të SHBA-së dhe Lindjes së Mesme kanë zhvilluar bisedime “sekrete” me zyrtarë iranianë, si gjatë javëve të fundit kur Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme, ashtu edhe në ditët që nga marrëveshja e armëpushimit.
    Zyrtarët e administratës Trump thonë se janë vënë në tryezë disa propozime.

    Këto janë ide paraprake dhe në zhvillim e sipër, por një kusht mbetet i panegociueshëm: pasurimi zero i uraniumit nga Irani, për të cilin Teherani këmbëngul se është i nevojshëm.
    Pavarësisht këmbënguljes së SHBA-së për këtë kusht, drafti paraprak i propozimeve i përshkruar nga CNN, përfshin propozime mjaft joshëse për Iranin.
    Disa detaje u vendosën në një takim të fshehtë dhe të gjatë midis të dërguarit special të SHBA-së, Steve Witkoff , dhe partnerëve të Gjirit në Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar, një ditë para sulmeve ushtarake të SHBA-së ndaj Iranit.
    Ndër kushtet që po diskutohen, dhe që zbulohen për herë të parë, është një investim prej 20 deri në 30 miliardë dollarë në një program të ri bërthamor iranian pa pasurim, që do të përdoret për përdorim civil të energjisë, sipas burimeve të rrjetit.
    Një zyrtar i administratës Trump i tha CNN se në një skenar të tillë, paratë nuk do të vinin direkt nga Shtetet e Bashkuara, të cilat do të preferonin që kostot të mbuloheshin nga aleatët e tyre arabë.
    Investimi në infrastrukturën e energjisë bërthamore të Iranit është diskutuar në raundet e mëparshme të negociatave në muajt e fundit. “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të udhëheqin këto bisedime” me Iranin, tha zyrtari për CNN.
    “Dikush duhet të paguajë për ndërtimin e programit bërthamor, por ne nuk do të jemi të angazhuar financiarisht”.
    Propozime të tjera përfshijnë heqjen e disa sanksioneve kundër Iranit, por edhe heqjen e kufizimeve mbi 6 miliardë dollarë fonde të ngrira të mbajtura në llogari bankare të huaja që Teherani nuk mund t’i përdorë.
    Një ide tjetër e diskutuar javën e kaluar dhe aktualisht në shqyrtim është që aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik të financojnë një zëvendësim për objektin bërthamor Fordow, i cili u godit nga bombat amerikane fundjavën e kaluar, si pjesë e programit të ri të mos-pasurimit.
    Nuk është e qartë nëse Irani mund ta përdorë të njëjtin objekt, as nëse propozimi po shqyrtohet seriozisht.
    “Shumë ide po hidhen nga njerëz të ndryshëm, dhe shumë po përpiqen të tregojnë se janë krijues”, tha për CNN një nga burimet me njohuri për diskutimet.
    “Mendoj se është plotësisht e pasigurt se çfarë do të ndodhë këtu”, tha një burim tjetër i njohur me pesë raundet e para të bisedimeve midis SHBA-së dhe Iranit, të cilat i paraprinë sulmeve izraelite dhe amerikane në objektet bërthamore iraniane.
    Witkoff i tha CNBC të mërkurën se SHBA-të po kërkojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje, ndërsa një zyrtar i administratës Trump theksoi se të gjitha propozimet synojnë të parandalojnë Iranin nga pajisja me një armë bërthamore.
    SHBA-të kanë thënë se Irani mund të ketë një program bërthamor paqësor, por nuk mund të pasurojë uranium për atë program.
    Në vend të kësaj, SHBA-të po propozojnë që vendi të importojë uranium të pasuruar. Witkoff e krahasoi këtë version të një programi bërthamor me atë të Emirateve të Bashkuara Arabe.
    “Çështja tani dhe biseda me Iranin është: Si ta rindërtojmë një program bërthamor më të mirë, jo-ushtarak për ju, që nuk përfshin pasurim?” tha ai për CNBC.
    Administrata amerikane së shpejti mund të ketë një shans për t’i paraqitur zyrtarisht kushtet Iranit.
    Donald Trump tha të mërkurën se SHBA-të dhe Irani do të ulen në tryezë javën e ardhshme, megjithëse zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha se nuk kishte dijeni për bisedime të tilla, dhe njerëzit e përfshirë në planifikim thanë se detajet ishin ende duke u përpunuar.
    Burime të njohura me bisedimet i thanë CNN se nuk është caktuar asnjë datë.
    Pavarësisht përpjekjes së fshehtë diplomatike të Witkoff, Trump këtë javë minimizoi publikisht nevojën për një marrëveshje bërthamore, duke thënë se nuk e konsideronte atë “të nevojshme”.
    “Nuk më intereson nëse ka një marrëveshje apo jo”, tha presidenti i SHBA-së./vizionplus.tv

  • Para, lehtësimi i sanksioneve dhe një program i ri bërthamor/ CNN zbulon propozimet sekrete të SHBA ndaj Iranit

    Para, lehtësimi i sanksioneve dhe një program i ri bërthamor/ CNN zbulon propozimet sekrete të SHBA ndaj Iranit

    Donald Trump

    SHBA- Administrata Trump ka diskutuar planin që Irani të ketë në dispozicion deri në 30 miliardë dollarë për një program bërthamor civil, heqjen e disa sanksioneve që e kanë penguar atë dhe “lirimin” e fondeve të ngrira iraniane. Këto janë “ofertat” që Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë e një përpjekjeje në rritje për ta rikthyer Teheranin në tryezën e negociatave. Sipas 4 burimeve të njohura me çështjen i kanë raportuar “CNN”, zyrtarë “kyç” të SHBA-së dhe Lindjes së Mesme kanë zhvilluar bisedime në prapaskenë me zyrtarë iranianë.
    Zyrtarët e administratës Trump thonë se janë vënë në tryezë disa propozime. Këto janë ide paraprake dhe në zhvillim e sipër, por një kusht mbetet i panegociueshëm: zero pasurim të uraniumit nga Irani, edhe pse Teherani këmbëngul se është i nevojshëm. Pavarësisht këmbënguljes së SHBA-së për këtë kusht, drafti paraprak i propozimeve i përshkruar CNN-së nga dy burime përfshin propozime mjaft joshëse për Iranin.
    Disa detaje u vendosën në një takim të fshehtë dhe të gjatë midis të dërguarit special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe partnerëve nga Irani në Shtëpinë e Bardhë, një ditë para sulmeve ushtarake të SHBA-së ndaj Iranit. Ndër kushtet që po diskutohen – dhe që zbulohen për herë të parë – është një investim prej 20 deri në 30 miliardë dollarësh në një program të ri bërthamor iranian pa pasurim të uraniumit, që do të përdoret për përdorim civil të energjisë. Një zyrtar i administratës Trump i tha CNN se në një skenar të tillë, paratë nuk do të vinin direkt nga Shtetet e Bashkuara.
    Investimi në infrastrukturën e energjisë bërthamore të Iranit është diskutuar edhe në raundet e mëparshme të negociatave në muajt e fundit.
    “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të udhëheqin këto bisedime me Iranin. Dikush duhet të paguajë për ndërtimin e programit bërthamor, por ne nuk do të jemi të angazhuar financiarisht,”-tha zyrtari për CNN.
    Stimuj të tjerë përfshijnë heqjen e disa sanksioneve kundër Iranit, por edhe heqjen e kufizimeve mbi 6 miliardë dollarë fonde të ngrira të mbajtura në llogari bankare të huaja që Teherani nuk mund t’i përdorë. Një ide tjetër e diskutuar javën e kaluar dhe aktualisht në shqyrtim është që aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik të financojnë një zëvendësim për objektin bërthamor Fordow – i cili u godit nga bombat amerikane fundjavën e kaluar – si pjesë e programit të ri të mos-pasurimit.
    “Shumë ide po hidhen nga njerëz të ndryshëm, dhe shumë po përpiqen të tregojnë se janë krijues”, tha për CNN një nga burimet e tij me njohuri për diskutimet.
    Witkoff i tha CNBC të mërkurën se SHBA-të po kërkojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje, ndërsa një zyrtar i administratës Trump theksoi se të gjitha propozimet synojnë të parandalojnë Iranin nga pajisja me një armë bërthamore. SHBA-të kanë thënë se Irani mund të ketë një program bërthamor paqësor, por nuk mund të pasurojë uranium për atë program. Në vend të kësaj, SHBA-të propozojnë që Irani të importojë uranium të pasuruar. Witkoff e krahasoi këtë version të një programi bërthamor me atë të Emirateve të Bashkuara Arabe.
    Donald Trump tha të mërkurën se SHBA-të dhe Irani do të ulen në tryezë javën e ardhshme – megjithëse zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha se nuk kishte dijeni. Por sërish sipas CNN, për negociatat nuk është caktuar asnjë datë./ZËRI

  • Tjetër sukses për FSHF, përmbyllet UEFA CFM. Drejtuesi i Akademisë së UEFA-s: Shpresoj që futbolli shqiptar të përfitojë nga ky program

    Tjetër sukses për FSHF, përmbyllet UEFA CFM. Drejtuesi i Akademisë së UEFA-s: Shpresoj që futbolli shqiptar të përfitojë nga ky program

    Me një ceremoni diplomimi të mbajtur në ambientet e stadiumit “Air Albania”, u përmbyll mbrëmjen e së enjtes edicioni i dytë shqiptar i programit të njohur “Certificate in Football Management” (UEFA CFM). Ky program prestigjioz u organizua nga Akademia e UEFA-s dhe Shkolla Zvicerane e Administrimit Publik (IDHEAP) e Universitetit të Lozanës, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit.
    Ashtu si në edicionin e parë të zhvilluar në Shqipëri në vitin 2022, edhe këtë herë programi u vlerësua si një sukses i plotë, duke sjellë në Shqipëri ekspertizën dhe përvojën më të mirë europiane në menaxhimin e futbollit. Nga shtatori i vitit 2024 deri në qershorin 2025, 28 profesionistë të fushës së futbollit, jo vetëm nga FSHF dhe klubet shqiptare, por edhe nga Franca, Portugalia, Ukraina, Italia, Greqia, Bullgaria, Kroacia, Rumania, ndoqën me përkushtim dhe seriozitet këtë program të nivelit të lartë.
    Në ceremoninë përmbyllëse morën pjesë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Envi Hicka, drejtuesi i Akademisë së UEFA-s, Thomas Junod, si dhe profesorë e lektorë të programit, të cilët përgëzuan pjesëmarrësit për angazhimin dhe rezultatet e arritura gjatë muajve të formimit profesional.
    Në fund të ceremonisë, drejtuesi i Akademisë së UEFA-s, Thomas Junod, në një prononcim për fshf.org theksoi se CFM nuk është vetëm një program akademik, por një platformë që lidh profesionistët e futbollit dhe forcon rrjetin europian të bashkëpunimit. Nuk mungoi as një falënderim për organizimin e këtij programi nga FSHF dhe një urim për pjesëmarrësit.
    “Mendoj se përparësia kryesore e programit CFM është se shumë njerëz e kanë ndjekur, dhe kjo ndihmon në krijimin e një fjalori të përbashkët, mjetesh të përbashkëta dhe gjithashtu në forcimin e rrjetit. Futbolli është një familje e madhe, por është edhe një rrjet shumë i fortë ku njerëzit mbështesin njëri-tjetrin. Kjo është gjithashtu pjesë e idesë së CFM. Dhe shpresoj vërtet që edhe këtu në Shqipëri, futbolli do të përfitojë nga CFM dhe nismat e tilla si CFM, dhe shpresoj që rrjeti që kemi krijuar, të zgjasë.
    Dua gjithashtu të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit që jo vetëm e ka hapur programin CFM për stafin e saj, por edhe për klubet dhe aktorë të tjerë, si dhe për faktin që ka ftuar edhe pjesëmarrës ndërkombëtarë. Mendoj që kjo krijon një rrjet shumë të mirë, jo vetëm brenda klasës, por edhe për të ardhmen.
    Do të doja të përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit dhe t’ju uroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre të zhvillimit” – tha për fshf.org, Thomas Junod.