Fitim Dumani, vëllai i vogël i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, përjashtohet nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve. Në rrëfimin dhënë për “Ma Shqip”, Fitim Dumani tregon vështirësitë dhe rrezikun e jetës së tij, pas përjashtimit nga programi i mbrojtjes.
Ai thotë se SPAK e hoqi nga mbrojtja pa asnjë shpjegim, duke mos e lejuar të takojë edhe fëmijët e tij, të cilët janë në program. Sipas Fitimit, SPAK i ka vendosur kushte që, nëse pendohet Dashnor Dumani, vëllai tjetër i tij, ai do të rikthehet në program. Por kur do të ndodhë kjo për Fitimin ende nuk dihet, pasi vëllai nuk ka pranuar të bashkëpunojë për momentin.
Fitim Dumani rrëfen se familja e ngushtë e Nuredin Dumanit, bashkëshortja dhe fëmijët e tij, nuk janë nën ruajtje nga shteti shqiptar.
“Në program janë vetëm dy pleqtë e mi, nëna e babai, dhe bashkëshortja ime me vajzat. Familja e Nuredinit, gruaja me fëmijët, nuk është në program pasi ka ikur jashtë shtetit dhe ka marrë azil, nuk ruhen nga shteti shqiptar. Ndërsa motra iku jashtë, kërkoi azil, por edhe pse SPAK i tha se do ta ndihmonte, ajo nuk e fitoi azilin. Gjithashtu edhe familja e Dashnor Dumanit nuk është në program, janë hequr pasi po i bëjnë presion vëllait të bëhet i penduar,” thotë Fitim Dumani për “Ma Shqip”.
Sipas Fitimit, familja e tij rrezikon në çdo moment, pasi ata nuk kanë agjentë që i ruajnë, por i kanë lënë në të njëjtin vend prej katër vitesh, dhe aty shkojnë e i takojnë kriminelët.
“Policët i thonë në telefon: të vijmë sot apo jeni në rregull? Pra nuk rri njeri aty t’i ruajë. E di ti që kanë shkuar e i kanë takuar prindërit e mi persona që janë në kërkim. Ata nuk duan më t’i vrasin se në çdo moment i vrasin, pasi policia nuk ofron siguri, janë vetëm për t’u kontaktuar, thonë agjentët,” shprehet i irrituar Fitim Dumani.
Ai tregon se agjentët janë të dehur, nuk kanë armatim, nuk kujdesen dhe kanë lidhje me kriminelët, duke shtuar se sa të paaftë janë saqë, kur Nuredin Dumani shkonte në vendngjarje gjatë kohës së mbledhjes së provave, policët i jepnin pistoletë.
“Ore, e kupton ti se kur Nuredinin e dërgonin nëpër vendngjarje apo spital, i jepnin pistoletë në dorë, i thonin ‘mbaje ta kesh, se ti di ta përdorësh më mirë se ne, që të ruash veten’, e kupton ti,” thotë Fitimi.
Për të gjitha këto shqetësime, ai thotë se ka folur me Altin Dumanin por ka marrë vetëm premtime boshe. “E kam takuar Altin Dumanin, se urdhëroi të shoqërohet me forcë brenda në burg kur më morën në mbrojtje dhe më tha ‘mos ke merak’.
Por pas gati dy vitesh më përjashtojnë nga programi pa më thënë asgjë dhe as të më japin shpjegim. Ka shkuar babai e nëna disa herë e ka folur edhe Nuredini, por hiç – premtime bosh. Kur doja të mos më mbanin në program, më mbajtën me dhunë, tani që dua më nxorën duke bërë presion të pendohet vëllai tjetër,” thotë Fitimi i alarmuar për jetën e tij.
Sipas Fitimit, Altin Dumani dhe SPAK-u nuk po e ndihmojnë familjen e tij, por po e përdorin Nuredinin për të dëshmuar. “Nuredini ka thënë të vërtetën për të gjithë ata që ka bërë dhe ai varet nga këmbët e veta. Unë s’kam lidhje me dëshminë e tij, por SPAK nuk po bën drejtësi, vetëm propagandë,” tha Fitim Dumani. Ai shton se familja nuk ka garanci, fëmijët nuk lejohen të dalin as në plazh dhe ai nuk lejohet t’i takojë fëmijët që janë në program.
Tag: program
-

Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori
-

Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, SPAK heq nga mbrojtja vëllain,Fitim Dumanin
Fitim Dumani, vëllai i vogël i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, përjashtohet nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve.
Në rrëfimin tronditës dhe ekskluziv dhënë për “Ma Shqip” me Flamur Vezaj, Fitim Dumani tregon vështirësitë dhe rrezikun e jetës së tij, pas përjashtimit nga programi i mbrojtjes.
Ai thotë se SPAK e hoqi nga mbrojtja pa asnjë shpjegim, duke mos e lejuar të takojë edhe fëmijët e tij, të cilët janë në program.
Sipas Fitimit, SPAK i ka vendosur kushte që, nëse pendohet Dashnor Dumani, vëllai tjetër i tij, ai do të rikthehet në program.
Por kur do të ndodhë kjo për Fitimin ende nuk dihet, pasi vëllai nuk ka pranuar të bashkëpunojë për momentin.
Për këtë fakt, “Ma Shqip” ka kontaktuar Zyrën e Drejtuesit të Prokurorisë së SPAK, por ende nuk ka asnjë përgjigje prej tyre.
Nga ana tjetër, Fitim Dumani rrëfen se familja e ngushtë e Nuredin Dumanit, bashkëshortja dhe fëmijët e tij, nuk janë nën ruajtje nga shteti shqiptar.
“Në program janë vetëm dy pleqtë e mi, nëna e babai, dhe bashkëshortja ime me vajzat.
Familja e Nuredinit, gruaja me fëmijët, nuk është në program pasi ka ikur jashtë shtetit dhe ka marrë azil, nuk ruhen nga shteti shqiptar.
Ndërsa motra iku jashtë, kërkoi azil, por edhe pse SPAK i tha se do ta ndihmonte, ajo nuk e fitoi azilin.
Gjithashtu edhe familja e Dashnor Dumanit nuk është në program, janë hequr pasi po i bëjnë presion vëllait të bëhet i penduar,” thotë Fitim Dumani për “Ma Shqip” me Flamur Vezaj.
Sipas Fitimit, familja e tij rrezikon në çdo moment, pasi ata nuk kanë agjentë që i ruajnë, por i kanë lënë në të njëjtin vend prej katër vitesh, dhe aty shkojnë e i takojnë kriminelët.
“Policët i thonë në telefon: të vijmë sot apo jeni në rregull? Pra nuk rri njeri aty t’i ruajë. E di ti që kanë shkuar e i kanë takuar prindërit e mi persona që janë në kërkim.
Ata nuk duan më t’i vrasin se në çdo moment i vrasin, pasi policia nuk ofron siguri, janë vetëm për t’u kontaktuar, thonë agjentët,” shprehet i irrituar Fitim Dumani.
Ai tregon se agjentët janë të dehur, nuk kanë armatim, nuk kujdesen dhe kanë lidhje me kriminelët, duke shtuar se sa të paaftë janë saqë, kur Nuredin Dumani shkonte në vendngjarje gjatë kohës së mbledhjes së provave, policët i jepnin pistoletë.
“Ore, e kupton ti se kur Nuredinin e dërgonin nëpër vendngjarje apo spital, i jepnin pistoletë në dorë, i thonin ‘mbaje ta kesh, se ti di ta përdorësh më mirë se ne, që të ruash veten’, e kupton ti,” thotë Fitimi.
Për të gjitha këto shqetësime, ai thotë se ka folur me Altin Dumanin por ka marrë vetëm premtime boshe.
“E kam takuar Altin Dumanin, se urdhëroi të shoqërohet me forcë brenda në burg kur më morën në mbrojtje dhe më tha ‘mos ke merak’.
Por pas gati dy vitesh më përjashtojnë nga programi pa më thënë asgjë dhe as të më japin shpjegim.
Ka shkuar babai e nëna disa herë e ka folur edhe Nuredini, por hiç – premtime bosh. Kur doja të mos më mbanin në program, më mbajtën me dhunë, tani që dua më nxorën duke bërë presion të pendohet vëllai tjetër,” thotë Fitimi i alarmuar për jetën e tij.
Sipas Fitimit, Altin Dumani dhe SPAK-u nuk po e ndihmojnë familjen e tij, por po e përdorin Nuredinin për të dëshmuar. “Nuredini ka thënë të vërtetën për të gjithë ata që ka bërë dhe ai varet nga këmbët e veta.
Unë s’kam lidhje me dëshminë e tij, por SPAK nuk po bën drejtësi, vetëm propagandë,” tha Fitim Dumani.
Ai shton se familja nuk ka garanci, fëmijët nuk lejohen të dalin as në plazh dhe ai nuk lejohet t’i takojë fëmijët që janë në program.
Për më shumë, ndiqni në YouTube “Ma Shqip me Flamur Vezaj” episodin e plotë dhe rrëfimin e fundit të Fitim Dumanit. -

Pas 35 vitesh, Parlamenti nuk diskuton programin e qeverisë,Tabaku: Nuk kanë as program e as vizion
Deputetja e PD Jorida Tabaku përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj asaj që e quajti rastin e pamenduar nga mazhoranca socialiste, mungesën e diskutimit të programit të qeverisë në parlament, për herë të parë pas 35 vitesh demokraci.
Tabaku tha se arsyeja është se qeveria nuk ka program e as vizion por thjesht riciklon premtimet e bëra në 12 vite qeverisje.
“Premtuan 12 vite më parë dhe përsëri para 4 vitesh integrimin, ku jemi sot, premtuan ekonomi më të fortë më pak taksa, shëndetësi falas, bujqësi, ku jemi sot. Jemi në situatën më të vështirë që Shqipëria po kalon në 35 vite”, tha deputetja Jorida Tabaku.
Jorida Tabaku: Socialistët sot bënë të pamenduarën, e mbyllën parlamentin pa një debat parlamebntar. Për herë të parë pas 35 vitesh program i qeverisë nuk diskutohet dhe e vërteta është e thjeshtë fare, sepse nuk kishin program thjesht një riciklim nuk kishin vizion thjesht një riciklim.
Premtuan 12 vite më parë dhe përsëri para 4 vitesh integrimin, ku jemi sot, premtuan ekonomi më të fortë më pak taksa, shëndetësi falas, bujqësi, ku jemi sot. Jemi në situatën më të vështirë që Shqipëria po kalon në 35 vite.
Le të marrim me radhë. Përsa i takon integrimit që është bërë kryefjala e qeverisë. Cod gjë rrotullohet rreth një njeriu. Këto kujtojnë se integrimi është pjesëmarrja në samit, bërja e prezantimeve dhe të flasësh anglisht.
Integrimi kërkon reformat të vërteta që sot i mungojnë Shqipërisë. Integrimi është kthyer në thjesht në një fjalë propaganda dhe jo fryma e gërma e cdo vendimi që qeveria merr. -

‘Pas 35 vitesh, Parlamenti mbyllet pa debat’, Tabaku: Qeveria nuk ka program, vetëm propagandë
Deputetja e PD Jorida Tabaku, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj mbylljes së njëanshme të seancës plenare nga mazhoranca, duke e cilësuar atë si një akt të paprecedentë që shmangu qëllimisht debatin parlamentar për programin qeverisës.
Në një kohë kur qytetarët presin përgjigje dhe zgjidhje, socialistët sipas Tabakut zgjodhën të mbyllin gojën e opozitës dhe të shmangin përballjen me të vërtetat e dhimbshme për ekonominë, integrimin dhe shërbimet publike.
Deputetja demokrate nënvizon se Shqipëria po kalon një nga periudhat më të vështira të 35 viteve të fundit, ndërsa qeveria nuk ka vizion, nuk ka program dhe po riciklon premtime boshe. Sipas saj, integrimi është degraduar në një fjalë propagande dhe jo në një objektiv strategjik të ndërtuar mbi reforma reale.
Pjesë nga deklarata:
Socialistët sot bënë të pamenduarën, e mbyllën parlamentin pa një debat parlamebntar. Për herë të parë pas 35 vitesh program i qeverisë nuk diskutohet dhe e vërteta është e thjeshtë fare, sepse nuk kishin program thjesht një riciklim nuk kishin vizion thjesht një riciklim. Premtuan 12 vite më parë dhe përsëri para 4 vitesh integrimin, ku jemi sot, premtuan ekonomi më të fortë më pak taksa, shëndetësi falas, bujqësi, ku jemi sot. Jemi në situatën më të vështirë që Shqipëria po kalon në 35 vite.
Le të marrim me radhë. Përsa i takon integrimit që është bërë kryefjala e qeverisë. Cod gjë rrotullohet rreth një njeriu. Këto kujtojnë se integrimi është pjesëmarrja në samit, bërja e prezantimeve dhe të flasësh anglisht. Integrimi kërkon reformat të vërteta që sot i mungojnë Shqipërisë. Integrimi është kthyer në thjesht në një fjalë propaganda dhe jo fryma e gërma e cdo vendimi që qeveria merr.
-

RAI do të flasë edhe shqip/ Për herë të parë program për arbëreshët në Kalabri
Kalabria bëhet rajoni i parë me statut të vetëm në Itali që aktivizon programet e Rai-t të dedikuara për një gjuhë minoritare.
Marrëveshja e fundit e nënshkruar midis Presidencës së Këshillit të Ministrave në Itali – Departamentit për Informacionin dhe Botime – dhe RAI-t, dhe Kontratës së Shërbimit Publik , i cili njeh identitetin për të drejtat pakicat gjuhësore historike është bërë për arbëreshët e këtij rajoni.
Një program 13-mujor, me projektin që u bë nga Massimo Fedele, drejtor i RAI-t në Kalabri. Njoftimi u pasqyrua në një mesazh nga Anila Bitri Lani, Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, të lexuar nga Konsullja e Nderit Anna Madeo: “Ky është një hap themelor jo vetëm për arbëreshët, por për gjithë miqësinë italo-shqiptare.”
-

Shpallen sot fituesit në Universitete, ja cila është dega më e kërkuar
Këtë të martë janë shpallur fituesit në universitetet publike dhe ato private në vend. Maturantët mund të shohin degët e fituara në portalin u Albania, tek këndi i maturantit.
“Vetëm me ID e tyre mund të logohen dhe të shikojnë renditjen për të gjitha programet ku kanë aplikuar. Të kenë kujdes se një pjese e universiteteve që kanë pasur edhe teste, kanë afishuar vetëm listën e maturantëve që kanë bërë testin.”
Nga 27 gushti maturantët fitues kanë të drejtë edhe të ankimojnë.
“Shkojnë pranë fakultetit përkatës për atë program dhe bëjnë ankimimin nëse nuk janë dakord me pikëzimin. Universiteti ka detyrimin brenda 24 orëve të kthejë përgjigjë dhe ringarkon listat me renditjen e re.”
Më shumë të rinj kërkuan të ndjekin studimet e larta. Sipas Rrjetit Akademik Shqiptar, këtë vit është shënuar dhe numër rekord aplikimesh në universitete.
“Kemi qene 19 700, përgjithësisht 5 vjecari i fundit ka qenë më pak se 20 mijë. Ky është viti i parë kur ne kalojmë atë vijën e 20 mijëshit dhe kemi pasur 20 mijë e 200 aplikime.”
Ekonomiku dhe drejtësia vijojnë të mos jenë më programet më të kërkuara, ndryshe nga disa vite më parë. Sipas të dhënave nga aplikimet dominojnë maturantët që duan teknkologjinë, ndjekur nga shkencat mjekësore në tërësi.
“Kemi dy vite ku udhëhëqin degët e teknkologjisë së informaciont te inxhinierisë, në vend të dytë janë degët mjekësorë dhe në rang të trëtë janë shkencat ekonomike”
Ditën e premte, në 29 gusht nis procesi i regjistrimit. Maturantët duhet të paraqiten pranë sekretarive të fakulteve me dokumentacionin përkatës dhe kanë të drejtë të regjistrohen vetëm për një program studimi.
“Kanë në dispozicion 48 orë kohë. Pas 48 oreve listat mbyllen dhe nëse nuk janë te regjistruar e humbin të drejtën për atë program, por kanë të drejtë të regjistrohen në programe të tjera. Pas kësaj fillon procesi i levizjes së vijës së kuqe, maturantët që kanë qenë në pritje u shfaqët nje vijë e verdhë që është indikacion që janë fitues në raundin tjetër.”
Raundi i parë i regjistrimeve ka 7 faza 48 orëshe. Raundi i dytë nis pas fazës së çregjistrimit, për maturantët që duan të ndryshojnë zgjedhjen e tyre. -

Rama: Rilindja Urbane 2.0’ nuk ndalet, bizneset që nuk lirojnë hapësirat publike do gjobiten
Kryeministri Edi Rama kujtoi dje se lirimi i hapësirave publike nuk është një aksion i përkohshëm, por është një program katërvjeçar që quhet “Rilindja Urbane 2.0”. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga çmontimi i një tjetër strukture metalike që kishte zënë hapësirat publike. Rama siguroi se “ky program nuk mbaron me këto çmontime, po vazhdon me rehabilitimin e me transformimin e hapësirave publike në hapësira cilësore bashkëjetese komunitare”. “Disa e vonojnë çmontimin vullnetar me idenë e gabuar se ‘aksioni do mbarojë’, por ky nuk është një aksion, është një program katërvjeçar që quhet Rilindja Urbane 2.0 dhe ky program nuk mbaron me këto çmontime, po vazhdon me rehabilitimin e me transformimin e hapësirave publike në hapësira cilësore bashkëjetese komunitare”, shtoi Rama. Kryeministri u kujtoi përfaqësuesve të bizneseve se nëse nuk i çmontojnë vullnetarisht këto struktura, ato jo vetëm që do të hiqen, por do të ketë edhe gjobë.
“Kush nuk e heq më mirë vetë atë që ka bërë, në fund do ta heqë po bashkë me një gjobë”, theksoi ai. Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”. Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi. Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë. Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet. -

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gjobë kush nuk e liron vetë!
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me lirimin e hapësirave publike të zaptuara.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë pamje nga lirimi i hapësirave, dhe thekson se të gjithë ata që çmontojnë vullnetarisht strukturat në kohë të vonuar, me pretendimin se është një aksion momental, gabohet.
Sipas kreut të qeverisë, ky program do të vijojë për katër vitet e ardhshme.
“Disa e vonojnë çmontimin vullnetar me idenë e gabuar se “aksioni do mbarojë”, por ky nuk është një aksion, është një program katërvjeçar që quhet Rilindja Urbane 2.0 dhe ky program nuk mbaron me këto çmontime, po vazhdon me rehabilitimin e me transformimin e hapësirave publike në hapësira cilësore bashkëjetese komunitare“, shkruan ai.
Sakaq, Rama thekson se kushdo që nuk e liron hapësirën publike në mënyrë vullnetare, do ta bëjë si veprim në kuadër të masës administrative.
“Kush nuk e liron më mirë vetë hapësirën që ka zënë, në fund do ta lirojë bashkë me një gjobë”, shkruan Rama. -

”Transformojmë hapësirat publike”, Rama: Rilindja Urbane 2.0. Kush nuk e liron vetë, do ta bëjë bashkë me një gjobë
Kryeministri Edi Rama thotë se lirimi i hapësirave publike nuk është një aksion i përkohshëm, por është një program katërvjeçar që quhet “Rilindja Urbane 2.0”. Rama ka ndarë pamje nga çmontimi i një tjetër strukture metalike që kishte zënë hapësirat publike.
Për të ky program nuk mbaron me këto çmontime, po vazhdon me rehabilitimin e me transformimin e hapësirave publike në hapësira cilësore bashkëjetese komunitare.Postimi i plotë
Disa e vonojnë çmontimin vullnetar me idenë e gabuar se “aksioni do mbarojë”, por ky nuk është një aksion, është një program katërvjeçar që quhet Rilindja Urbane 2.0 dhe ky program nuk mbaron me këto çmontime, po vazhdon me rehabilitimin e me transformimin e hapësirave publike në hapësira cilësore bashkëjetese komunitare. Kush nuk e liron më mirë vetë hapësirën që ka zënë, në fund do ta lirojë bashkë me një gjobë. -

Lirimi i hapësirave publike/Rama ndan pamjet nga Shkodra: Program në funksion të…
Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se aksioni do të vijojë për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet.
“Çlirimi i hapësirave publike në Shkodër vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.