Tag: program

  • ‘Cashless Albania 2030’/ Ministrja Ibrahimaj: Nismë kombëtare për rritjen e pagesave digjitale

    ‘Cashless Albania 2030’/ Ministrja Ibrahimaj: Nismë kombëtare për rritjen e pagesave digjitale

    Këtë të enjtë është prezantuar në Tiranë nisma kombëtare e quajtur ‘Cashless Albania 2030”.
    Në fjalën e saj gjatë prezantimit, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj theksoi se bëhet fjalë për një program kombëtar që synon të rrisë përdorimin e pagesave digjitale.
    Sipas ministres, kjo nismë do tu shërbejë qytetarëve dhe bizneseve, përmes lehtësivë në pagesa pa para në dorë.
    “Një projekt në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, por kemi diskutuar e punuar gjatë vitit të kaluar edhe me bankat dhe shoqatat e tjera. Bëhet fjalë për një program kombëtar për reduktimin e cash-it në ekonomi përmes hartimit të një programi për pagesat digjitale, pasi është kërkuar edhe më parë të ngrihet një program për pagesat digjitale, që çdo aktor të marrë përgjegjësitë dhe detyrat e veta. Është edhe një objektiv i qeverisë, por shkon edhe paralel me synimet e BSh dhe BB. Është edhe në interes të qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve”,-tha Ibrahimaj.

  • Shtëpia e Bardhë nis një program gjurmimi për mediat

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Arbana Osmani rikthehet me një program të ri, ja kujt i dedikohet

    Arbana Osmani rikthehet me një program të ri, ja kujt i dedikohet

    Arbana Osmani ka ndarë më në fund lajmin që fansat e saj e prisnin prej kohësh: nisjen e programit të saj më të ri televiziv, një projekt të cilin ajo e quan “shumë të dashur për zemrën”.
    Emisioni titullohet “Mirëmbrëma Yje Kids” dhe, sipas Arbanës, nuk është thjesht një format argëtues, por një hapësirë e vogël, intime dhe e ngrohtë ku fëmijët janë në qendër me ëndrrat, mendimet dhe botëkuptimin e tyre plot sinqeritet.
    Moderatorja tregon se gjatë xhirimeve ka mësuar pafund nga të vegjlit, ndërsa përgjigjet e tyre e kanë bërë të reflektojë më shumë për jetën dhe vendimet e përditshme. Ajo pranon se ka bërë edhe “shaka të vogla” dhe rrengje të pafajshme, duke u përpjekur që fëmijët të ndiheshin mirë dhe të mos mërziteshin asnjë çast.
    Screenshot
    Arbana ka falënderuar gjithashtu partnerët që i besuan projektit, duke u shprehur mirënjohëse për mbështetjen e tyre. Programi pritet të sjellë një energji të re në ekran, me emocione të pastërta dhe spontanitetin e fëmijëve që gjithmonë mbeten “yjet” më të sinqertë.
    Nderkohe, projekti i saj “Mirembrema Yje” i cili publikohet ne Youtube, vijon te jete shume i shikuar nga publiku shqiptar, per shkak te te ftuarve dhe deklaratave qe ata japin.

  • 29 Nëntor/ Shqiptarët festojnë 81-vjetorin e Çlirimit

    29 Nëntor/ Shqiptarët festojnë 81-vjetorin e Çlirimit

    Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 81-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.
    Përkujtohet sot përfundimi i betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazifashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar për të mbrojtur atdheun kur ai është në rrezik.
    Si çdo vit, në përkujtim të kësaj dite, pritet që autoritetet më të larta shtetërore të kryejnë homazhe në Varrezat e Kombit, ndërkohë që janë në program një sërë aktivitetesh në nder të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe sakrificës sublime të tyre.
    Institucione të ndryshme të kulturës kanë njoftuar për program të larmishëm, si një mundësi e shkëlqyer për të festuar kulturën, historinë dhe traditat shqiptare me aktivitete që përfshijnë art, muzikë, valle, ekspozita dhe shumë më tepër.

  • Program shkencor mbi djegien e plazmës së fuzionit

    Program shkencor mbi djegien e plazmës së fuzionit

    Kina nisi të hënën një program shkencor ndërkombëtar mbi djegien e plazmës së fuzionit, si dhe deklaroi planin e kërkimeve për pajisjen e saj eksperimentale të fuzionit kompakt – Burning Plasma Eksperimental Superconducting Tokamak (BEST) – në provincën lindore të Anhui të Kinës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në ndjekjen e teknologjisë së “diellit artificial”.
    Energjia e fuzionit bërthamor, e cila simulon reagimin e fuzionit të diellit për të lëshuar energji, është përshëndetur si burimi përfundimtar i energjisë së pastër. Gjatë dekadave të fundit, shkencëtarët në mbarë botën kanë eksploruar rrugë të ndryshme teknologjike, duke përfshirë konfirmimin magnetik, për të arritur kushtet shumë kërkuese për reagimet e vazhdueshme të fuzionit.
    Me zhvillimin e programit ndërkombëtar të reaktorit termonuklear eksperimental dhe pajisjeve të tilla si BEST, “po hyjmë në një fazë të re të kërkimit të fuzionit – djegien e plazmës,” tha Song Yuntao, zëvendës president i Institutit Hefei të Shkencave Fizike nën Akademinë Kineze të Shkencave.
    “Ky është një hap kyç në kërkimet e inxhinierisë së fuzionit, ku, ashtu si zjarri, vetë reagimi gjeneron ngrohtësi të mjaftueshme për të mbajtur procesin, duke vënë themelet për prodhimin e ardhshëm të vazhdueshëm të energjisë,” vuri në dukje Song

  • Koncerti Operistik i Miqësisë një mbrëmje plot emocione, artistët sollën një program të pasur operistik

    Koncerti Operistik i Miqësisë një mbrëmje plot emocione, artistët sollën një program të pasur operistik

    Mbrëmja muzikore, që bashkoi artistë kroatë dhe shqiptarë në një program muzikor të pasur dhe të larmishëm ishte një prej aktiviteteve të veçanta në Javën Kulturore Kroate. Koncerti Operistik i Miqësisë u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku në mbrëmjen e 17 nëntorit, arti kroat dhe ai shqiptar u bashkuan në një skenë të vetme, duke sjellë një program të pasur muzikor që festoi bukurinë, elegancën dhe kreativitetin e kompozitorëve kroatë. Java Kulturore Kroate (17-20 nëntor) vjen për herë të parë në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare.
    “Interpretimet emocionuese të solistëve dhe performanca e shkëlqyer e Korit të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe plot harmoni. Publiku i ndoqi interpretimet me admirim dhe entuziazëm, duke i duartrokitur gjatë këto momente magjepsëse që e kthyen mbrëmjen në një përvojë vërtet të paharrueshme artistike. Një mbrëmje plot emocione, ku artistë të shquar kroatë dhe shqiptarë sollën një program të pasur operistik, duke vënë në pah bukurinë e muzikës klasike dhe fuqinë e artit si urë bashkimi mes dy vendeve”, thuhet rreth këtij koncerti.
    Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit mbrëmjen e 17 nëntorit u ngjitën artistët kroatë Arijana Gigliani Philipp, Petra Pia Kartelo, Jakov Kalajžić, Jurica Jurasić Kapur dhe pianisti Božo Letunić, të cilët u bashkuan me zërat e Korit të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ku interpretuan edhe artistët shqiptarë Simona Karafili, Denis Skura, Erlind Zeraliu, Amelda Papa, Sokol Hidersha me pianiste Ingrid Pulizon, duke krijuar një harmoni vokale dhe emocionale. Nën drejtimin e maestro Dritan Lumshi, mbrëmja u shndërrua në një takim të vërtetë kulturash, ku talenti dhe arti u bashkuan në një përvojë të bukur muzikore. Java Kulturore Kroate me një sërë aktivitetesh që pasqyrojnë pasurinë shpirtërore dhe krijuese të Kroacisë, ku Koncerti Operistik i Miqësisë hapi këtë javë festive.

  • “Po ju dikton Rama kalendarin antikushtetues”/ Gazetari ngre tonet: PD në koma, Binaj pa program

    “Po ju dikton Rama kalendarin antikushtetues”/ Gazetari ngre tonet: PD në koma, Binaj pa program

    Gazetari Genc Burimi ka qenë tepër kritik ndaj opozitës dhe vendimit të tij për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale, për të cilat ai thotë se janë antikushtetuese. 
    Në Off the Record me Andrea Dangllin, Burimi shtoi se PD duhet të kërkojë garanci që zgjedhjet të mos vidhen më në Shqipëri, teksa nuk la pa përmendur dhe kandidatin e Florian Binaj, për të cilin tha se nuk ka program. 
    “PD shkoi si delet dhe iu përgjigjën puçit kushtetues duke pranuar datën e zgjedhjeve. Iu bëja thirrje prej kohësh që janë antikushtetuese. Jep apo jo Kushtetuesja Veliajt, pak rëndësi ka. Kjo PD duhet të merret me një platformë sesi duhen rregulluar zgjedhjet që mos vidhen më. Urgjencën e ka me sistemin zgjedhor që e vjedh. Jo të ikë nga gara. Tirana ka 9 muaj pa kryetar, nuk bëhet nami dhe për 3 muaj. Po ua dikton Rama kalendarin e tij antikushtetues. PD doli nga 11 maji në gjendje kome. Si mund të hysh në zgjedhje pa u bërë një adresim të problematikave. Nuk më intereson Binaj, ai nuk ka asnjë program. Cfarë ka kjo klasë politike që zgjedhjet mos kontestohen. Nuk është prioritare kandidatura e Binaj, është interesi kombëtar që zgjedhjet mos kontestohen. Fat i madh që Kushtetuesja po i jep dhe pak kohë PD”, tha Burimi. 
     
     

  • Nis programin dygjuhësh anglisht-shqip në një shkollë në New York/ Begaj: Urë lidhëse mes kulturash dhe kombesh

    Nis programin dygjuhësh anglisht-shqip në një shkollë në New York/ Begaj: Urë lidhëse mes kulturash dhe kombesh

    Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dhënë lajmin, se një shkollë ka nisur programin program dygjuhësh anglisht-shqi. 

    Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se ky program është një urë midis brezash, kulturash dhe kombesh. 

    Po ashtu Presidenti thekson se me këtë shkollë, fëmijët shqiptar në New York, do të kenë mundësinë që mësojnë gjuhën shqipe. 

    Postimi i plotë i Begajt: 

    Për herë të parë në botë një shkollë me program duo bilingual anglisht-shqip nisi në New York, në P.S.108 Philip J.Abinanti School. 

    Ky program është një urë midis brezash, kulturash dhe kombesh. 

    Duke i krijuar fëmijëve shqiptarë në New York mundësinë për të mësuar në gjuhën shqipe, u kemi dhënë atyre krenari për rrënjët dhe trashëgiminë e tyre të vyer. 

     

  • “Program mashtrimi”, Xhixho paralajmëron: Rama trembet nga e vërteta në Parlament

    “Program mashtrimi”, Xhixho paralajmëron: Rama trembet nga e vërteta në Parlament

    Erisa Xhixho, deputete e Partisë Liberaliste dhe e ftuar në një emision televiziv, u shpreh se ky sesion parlamentar ka nisur me shkelje të rënda të rregullores dhe Kushtetutës.
    Sipas saj, mazhoranca ka vepruar në mënyrë arrogante dhe të njëanshme, duke ndryshuar pa transparencë strukturën e komisioneve parlamentare dhe duke anashkaluar afatet ligjore për miratimin e ligjeve me procedurë të përshpejtuar. Kjo, tha Xhixho, është një shkelje flagrante që minon funksionimin normal dhe demokratik të Parlamentit.
    Ajo theksoi gjithashtu se në debatin për miratimin e programit të qeverisë, opozita kërkoi kohë të pakufizuar për të denoncuar me fakte dhe prova mashtrimet e qeverisë, por mazhoranca refuzoi çdo diskutim serioz dhe e mbylli seancën në mënyrë të paligjshme dhe me arrogancë. Xhixho akuzoi kryeministrin dhe qeverinë se i tremben debatit dhe transparencës me të vërtetën.
    Pjesë nga deklarata:
    Ky sesion parlamentar ka nisur me shkelje të Rregullores dhe Kushtetutës. Që në fazën e parë, me ndryshimet në komisionet parlamentare që u paralajmëruan nga asambleja e PS-së, me shkrirjen e Komisionit të Integrimit një komision shumë i rëndësishëm i Parlamentit ku ne patëm edhe një ligj për funksionimin e kontrollit parlamentar dhe fuqizimin e rolit të Komisionit të Integrimit, pikërisht për procesin në të cilin ndodhemi. Kjo u bë në mënyrë të njëanshme.
    Kërkuam të zbatohej Kushtetuta për afatin 7-ditor për ligjet me procedurë të përshpejtuar. Me një arrogancë nga kjo mazhorancë, u kalua menjëherë në votim.
    Nga ana tjetër, për seancën e debatit mbi programin dhe miratimin e qeverisë një nga seancat më të rëndësishme të Parlamentit, në një vijë me diskutimet që bëhen për miratimin e buxhetit – dua t’u kujtoj qytetarëve që opozita kërkoi të kishte një kohë të pakufizuar në diskutimet për programin, pikërisht sepse qëllimi i opozitës do të ishte të denonconte, të detajonte me fakte dhe prova të gjithë atë program, që në fakt do ta quaja program propagandë dhe mashtrim i radhës. Dhe ishte opozita që kërkoi këtë minutazh të pakufizuar.
    Ne u gjendëm në një situatë ku, në Parlament, në momentin që dhe këtë dua ta sqaroj, pasi jemi në një moment autokratik ku edhe media që është krah i qeverisë e shtyn sikur ishte faji i opozitës për atë që ndodhi në Parlament…
    Në momentin e zhvillimit të seancës, ku foli kryeministri, askush nuk e ndërpreu fjalën e tij. Në momentin që kryeministri i dha fjalën ministres Diella – në mënyrë antikushtetuese, në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores e cila jo vetëm është dekretuar në formë të paligjshme, por ishte edhe një tallje ndaj nesh dhe ndaj publikut: se me çfarë statusi vinte kjo ministre dhe si do të pranonim një shkelje të Kushtetutës.
    Në këtë moment ndodhi reagimi i opozitës një reagim plotësisht i drejtë. Ishte një provokim nga PS-ja, një provokim i tyre për të shkatërruar atë seancë.
    Sepse kryeministri jo vetëm që nuk e njeh Parlamentin dhe vjen një herë në 6 muaj që të mos i digjet mandati, por jo vetëm ka zhdukur çdo funksion të institucionit të kontrollit të ekzekutivit që i ka humbur plotësisht këto karakteristika në një republikë parlamentare por padyshim nuk donte debat dhe ballafaqim me fakte. Ballafaqimi me fakte është diçka që e tremb dhe nuk do që opinioni publik të ketë transparencë apo llogaridhënie.
    Në mënyrë të paligjshme, në shkelje të Rregullores dhe Kushtetutës, u mbyll një seancë për 5 minuta. Dhe mos harroni më 25 mos harroni kërcënimin që bëri Rama: “Nëse do të vazhdoni të reagoni kështu ndaj një shkeljeje të Kushtetutës, do ta mbyll këtë Parlament dhe do të kalojmë direkt në votim.”
    Kjo sjellje ndaj opozitës nuk është çështje ndaj disa deputetëve. Është një sjellje, një qasje që kjo qeveri e mori që kur u mandatua me 83 mandate. Gjatë 3 muajve të fundit ka pasur sjellje arrogante. Ne jemi aty për të debatuar, për të shfrytëzuar maksimalisht instrumentet e Parlamentit me kërkesat tona.
    Ministrja Diella është antiligjore dhe antikushtetuese. E gjithë kjo trumbetohet me qëllim marrjen e disa lajmeve ndërkombëtare dhe për të fshehur vjedhjet. Sepse Diellës të gjitha informacionet ia jep Rama dhe administrata e tij. Sa i përket programit të tyre është një program bosh dhe i parealizueshëm.

  • SPAK heq nga mbrojtja vëllain e vogël të Nuredin Dumanit, Fitimi tregon kushtin: Do kthehesh vetëm nëse…

    SPAK heq nga mbrojtja vëllain e vogël të Nuredin Dumanit, Fitimi tregon kushtin: Do kthehesh vetëm nëse…

    Ilustrim: Nuredin Dumani – Fitim Dumani “Ma Shqip”

    TIRANË- Fitim Dumani, vëllai i vogël i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, është përjashtuar nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve, ndërsa ka rrëfyër se për këtë nuk i është dhënë asnjë shpjegim. Në një rrëfim tronditës dhe ekskluziv për “Ma Shqip” me Flamur Vezaj, Fitimi ka rrëfyer vështirësitë pa përjshtimit, siç është ajo e pamundësisë për të takuar fëmijët e tij, të cilët janë në program. Edhe pse nuk i është dhënë një shpjegim, ai thotë se mund ta rikthejnë në program vetëm nëse pendohet Dashnor Dumani, vëllai tjetër i tij. Ky është kushti i SPAK sipas tij, e megjithatë kjo nuk është diçka e sigurt dhe as nuk dihet se kur mund të ndodhë, pasi për momentin vëllai nuk ka pranuar të bashkëpunojë. Ndër të tjera, ai ka zbuluar se as familja e ngushtë e Nuredin Dumanit, bashkëshortja dhe fëmijët e tij, nuk janë nën ruajtje nga shteti shqiptar, pasi kanë ikur jashtë shtetit dhe kanë marrë azil.
    “Në program janë vetëm dy pleqtë e mi, nëna e babai, dhe bashkëshortja ime me vajzat. Familja e Nuredinit, gruaja me fëmijët, nuk është në program pasi ka ikur jashtë shtetit dhe ka marrë azil, nuk ruhen nga shteti shqiptar. Ndërsa motra iku jashtë, kërkoi azil, por edhe pse SPAK i tha se do ta ndihmonte, ajo nuk e fitoi azilin. Gjithashtu edhe familja e Dashnor Dumanit nuk është në program, janë hequr pasi po i bëjnë presion vëllait të bëhet i penduar,” thotë Fitim Dumani për “Ma Shqip” me Flamur Vezaj.
    Fitimi thotë se familja e tij rrezikon në çdo moment, pasi sipas tij, nuk ka agjentë që t’i ruajë. Madje, ai thotë se persona të shpallur në kërkim shkojnë e takojnë familjarët e tij, ndërsa agjentët janë të dehur ose nuk kanë armatim. Ai shton se ata nuk janë as të përgatitur, madje edhe kur Nuredin Dumani shkonte në vendngjarje gjatë kohës së mbledhjes së provave, policët i jepnin pistoletë.
    “Policët i thonë në telefon: të vijmë sot apo jeni në rregull? Pra nuk rri njeri aty t’i ruajë. E di ti që kanë shkuar e i kanë takuar prindërit e mi persona që janë në kërkim. Ata nuk duan më t’i vrasin se në çdo moment i vrasin, pasi policia nuk ofron siguri, janë vetëm për t’u kontaktuar, thonë agjentët. Ore, e kupton ti se kur Nuredinin e dërgonin nëpër vendngjarje apo spital, i jepnin pistoletë në dorë, i thonin ‘mbaje ta kesh, se ti di ta përdorësh më mirë se ne, që të ruash veten’, e kupton ti,” thotë Fitimi.
    I alarmuar për jetën e tij, Fitimi thotë se për këtë ka folur edhe më kreun e SPAK, Altin Dumanin, por nga ky i fundit ka marrë vetëm premtime boshe. Për përjashtimin nga programi i mbrojtjes, Fitimi tregon se dikur e mbanin me dhunë aty, ndërsa sot e nxorrën dhe i vendosin kusht që të pendohet vëllai i tjetër. Ai shprehet si sigurtë se SPAK-u nuk po e ndihmon familjen e tij, por e po e përdorin Dumanin për të dëshmuar, dhe kjo sipas tij nuk është drejtësi por propagandë, 
    “E kam takuar Altin Dumanin, se urdhëroi të shoqërohet me forcë brenda në burg kur më morën në mbrojtje dhe më tha ‘mos ke merak’. Por pas gati dy vitesh më përjashtojnë nga programi pa më thënë asgjë dhe as të më japin shpjegim. Ka shkuar babai e nëna disa herë e ka folur edhe Nuredini, por hiç – premtime bosh. Kur doja të mos më mbanin në program, më mbajtën me dhunë, tani që dua më nxorën duke bërë presion të pendohet vëllai tjetër.  Nuredini ka thënë të vërtetën për të gjithë ata që ka bërë dhe ai varet nga këmbët e veta. Unë s’kam lidhje me dëshminë e tij, por SPAK nuk po bën drejtësi, vetëm propagandë,” tha Fitim Dumani.