Tag: progër

  • Vdekja tragjike e 64-vjeçares, u sulmua nga një dre për të cilin kujdesej prej vitesh

    Vdekja tragjike e 64-vjeçares, u sulmua nga një dre për të cilin kujdesej prej vitesh

    Jodie Proger, 64-vjeçare nga Ohio dhe e njohur për përkushtimin e saj ndaj kafshëve, humbi jetën pas një sulmi fatal nga një dre që kishte kujdesur për vite me radhë. Ngjarja ndodhi në Stuarcsville, ku Proger kishte një fermë pesë hektarëshe dhe kujdesej për disa drerë.
    Ajo u kap brenda hapësirës ku mbante kafshët, ndërsa familjarët e saj përpiqeshin ta shpëtonin, por pa sukses. Policia më pas qëlloi dhe vrau drerin agresiv, por për Proger ishte tepër vonë.
    Në vitin 2013, Proger kishte shpëtuar drerin e vogël që e kishte quajtur Wiser, i cili u bë simbol i dashurisë së saj për kafshët dhe fitoi famë në rrjetet sociale. Fillimisht, Wiser u konsiderua si përgjegjës për sulmin, por vajza e Proger, Bryan, sqaroi se dreri i shpëtuar dhe steril ishte i qetë dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen.

    Sulmi u krye nga një tjetër dre, pjesë e numrit të madh të kafshëve që Proger kujdesej në fermën e saj. Vajza e saj shkroi në rrjetet sociale: “Nëna ime e dinte rrezikun, por çdo çast e shijonte duke kujdesur për këto kafshë”.
    Proger kishte marrë të gjitha lejet e nevojshme për të mbajtur dhe përkujdesur kafshët në Ohio dhe kaloi 12 vitet e fundit të jetës së saj duke u përkushtuar ndaj drerëve, veçanërisht ndaj Wiser, i cili kishte humbur nënën e tij në një aksident rrugor. Për shkak se nuk ekzistonin strehimore për drekët në Ohio, Proger e mori përsipër të kujdesej për të.
    /vizionplus.tv

  • Zhduket e moshuara në Devoll, dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit

    Zhduket e moshuara në Devoll, dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit

    Një e moshuar nga fshati Progër i bashkisë së Devollit rezulton e zhdukur nga orët e para të mëngjesit të kësaj të premte
    Flora Hoxha me probleme të shëndetit mendor e cila jeton bashkë me bashkëshortin e saj, mësohet të ketë dalë nga banesa rreth orës 05:00 dhe nga ai moment nuk ka asnjë informacion për 75 vjeçaren. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici në orën 08:30.
    Dyshimet e para janë se e moshuara mund të ketë përfunduar në ujërat e kanalit në qendër të fshatit, i mbushur me ujë ashtu siç është prej dy ditësh siç është dhe vet fshati Progër

    Forca të shumta të policisë të komisaritit të Devollit, forcat Shqiponja dhe datashmenti i këmbësorisë se juglindjes dhe banorë të zonës janë në kërkim të të moshuarës
    Forcat e ushtrisë pasditen e sotme kanë kontrolluar të gjithë vijën ujore të kanalit nga banesa e saj e deri tek vendi ku ujërat bashkohen me lumin Devoll, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë të saj.
    “Rreth orës 08:30, në fshatin Progër është denoncuar nga familjarët se është larguar nga banesa shtetësja F. H., rreth 75 vjeçe, e cila  dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
    Në terren që prej mëngjesit ndodhen shërbimet policore,   që vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 75-vjeçares e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit”, njofton policia./vizionplus.tv

  • Përmbytjet në Korçë/ Nisin kërkimet për gjetjen e një 75-vjeçare, dyshohet se…

    Përmbytjet në Korçë/ Nisin kërkimet për gjetjen e një 75-vjeçare, dyshohet se…

    Ditën e sotme që prej orëve të para të mëngjesit në Bashkinë Devoll, fshati Progër është përfshirë nga përmbytje.
    Rreth orës 08:30, në fshatin Progër është denoncuar nga familjarët se është larguar nga banesa shtetësja F. H., rreth 75 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
    Në terren që prej mëngjesit ndodhen forca të shumta policie, që vazhdojnë të vijnë në ndihmë të banorëve të zonës, si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 75-vjeçares e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit

  • FOTOT- Dyshohet se është../ Prej më shumë se 12 orë e larguar nga banesa, 15 efektivë të forcave të mbrojtjes në kërkim të 76-vjeçares 

    FOTOT- Dyshohet se është../ Prej më shumë se 12 orë e larguar nga banesa, 15 efektivë të forcave të mbrojtjes në kërkim të 76-vjeçares 

    Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut vijon operacionin në fshatin Progër për kërkimin e 76-vjeçares Flora Hoxha, e cila prej më shumë se 12 orësh është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. 
    Dyshimet janë se e moshuara mund të jetë mbytur në përroin e fshatit Progër, ndërsa zona është në kaos pas përmbytjeve masive nga reshjet e dendura të shiut. Në terren për gjetjen e 76-vjeçares janë angazhuar 15 efektivë dhe 1 mjet i kalueshmërisë së lartë. 

  • I gjithë fshati në ujë/ Devoll, humb kontaktin me familjen e moshuara në Progër

    I gjithë fshati në ujë/ Devoll, humb kontaktin me familjen e moshuara në Progër

    Një e moshuar ka humbur kontaktet me familjen në fshatin Progër. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se e moshuara vuan nga probleme të shëndetit mendor.
    Prej momentit të njoftimit në polici, këta të fundit së bashku me forca të ushtrisë, kanë dalë në kërkim të gruas të moshuar. Kujtojmë se i gjithë fshati është në ujë për shkak të motit të keq.

  • Progër: Humbet e moshuara, nis operacioni intensive kërkimi me polici e ushtri

    Progër: Humbet e moshuara, nis operacioni intensive kërkimi me polici e ushtri

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 11:41
    Një grua e moshuar nga fshati Progër i Devollit ka humbur kontaktet me familjen, duke vënë në alarm të afërmit dhe autoritetet lokale.
    Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor, çka ka shtuar shqetësimin për gjendjen dhe sigurinë e saj.

    Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë, të mbështetura nga efektivë të ushtrisë, kanë nisur kërkimet intensive në zonë dhe në territorin përreth fshatit. Po ashtu, po mblidhen të dhëna nga banorët lokalë që mund të kenë parë ose dëgjuar diçka të lidhur me lëvizjet e saj.

    Autoritetet apelojnë që çdo person që disponon informacion të kontaktojë menjëherë policinë, për të ndihmuar në gjetjen sa më të shpejtë të së moshuarës. Kërkimet vijojnë pa ndërprerje.