Një ngjarje dramatike ka ndodhur në brigjet e Portugalisë, teksa një sërfist brazilian ka përjetuar ndoshta momentin më të keq të jetës në aventurën e tij.
Edhe pse profesionist në këtë sport, 58-vjeçari Carlos Burlet duket se “ka lindur me këmishë”.
Ai po bënte surf në Nazaré të Portugalisë, kur një valë gjigante e ‘gëlltiti’ në pak sekonda pas përndjekjes në det të hapur.
Videoja është tronditëse dhe bëri shumë shpejt xhiron e rrjetit. Shpëtimtarët më në fund arritën ta shpëtonin nga mbytja e sigurt.
Nazaré është bregu më i rrezikshëm në botë për sërfistët, pasi ka dallgë të forta dhe të rrezikshme. Bourlet tani është jashtë rrezikut, por episodi mbetet një paralajmërim për gjithë të tjerët.
Tag: profesionist
-

VIDEO/ Momenti tronditës kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist
-

Larg shtëpisë, por gjithmonë e lidhur: Si Galaxy S25 FE të udhëheq si një profesionist
Në xhepin e secilit prej nesh, smartfoni është kthyer në qendrën e komandës së jetës sonë. Për Arjolën, një udhëtare dhe fotografe e apasionuar, telefoni është gjithçka: kamera, harta, miku i saj i vetëm dhe, më e rëndësishmja, linja e saj e sigurisë. Eksplorimi i botës vetëm është një përvojë e jashtëzakonshme, por mbart me vete dy ankthe kryesore: humbja në një qytet të huaj dhe frika e një baterie që shuhet në mes të rrugës.
Për vite me radhë, udhëtimet e Arjolës ishin një balancë e brishtë mes spontanitetit dhe menaxhimit të rrezikut. Ajo kishte nevojë për një telefon që nuk ishte thjesht i fuqishëm, por i besueshëm, një udhërrëfyes i zgjuar që ankthin mund ta kthente në vetëbesim. Dhe ajo e gjeti këtë aleat te Samsung Galaxy S25 FE.
Saktësia e shkallës profesionale
Arjola kujton me të qeshur frustrimin e saj të vjetër: të ndodhej në një qendër qyteti plot ndërtesa të lartadhe harta t’i tregonte se ajo ishte dy blloqe larg vendit ku ishte në të vërtetë. Por kjo nuk ndodh më.Falë sistemit të avancuar të navigimit me frekuencë të dyfishtë të S25 FE, pika blu në hartën e saj është saktësisht aty ku është ajo. Ajo mund të ndjekë drejtimet me saktësi milimetrike, duke gjetur pa gabim ato kafene të fshehura apo rrugica që vetëm banorët vendas i dinë. Telefoni i saj është kthyer në një udhërrëfyes “pro” që e lejon të jetë spontane pa frikën e humbjes.
Udhërrëfyesi inteligjent
Të udhëtosh si një profesionist nuk do të thotë vetëm të dish se ku po shkon, por edhe të kuptosh botën përreth. Arjola vë re një monument të lashtë, emrin e të cilit nuk e njeh. Ajo thjesht drejton kamerën e S25 FE drejt tij, rrethon monumentin me Circle to Search with Google, dhe menjëherë, Gemini i jep informacione historike dhe kontekst.
Më tej, në një treg lokal, kur has një pengesë gjuhësore me një shitës, ajo përdor Live Translate. Telefoni i saj bëhet ura e komunikimit, duke i dhënë asaj fuqinë për të shkëmbyer biseda natyrale, duke e kthyer një sfidë në një moment lidhjeje.Kujdestari i padukshëm
Pas një dite të gjatë plot kërkime, navigime me GPS dhe fotografime, Arjola shikon diellin të perëndojë. Në të kaluarën, kjo do të ishte shoqëruar me ankthin e baterisë që po shteronte. Falë baterisë së madhe dhe procesorit efikas të S25 FE, telefoni i saj mbetet një “linjë shpëtimi” e besueshme deri në kthimin në hotel.
Mbi të gjitha, siguria e saj personale është e garantuar nga dy shtylla: Knox Vault, që mbron në mënyrë të padukshme të dhënat e saj biometrike dhe financiare në një kasafortë të izoluar harduerike, dhe rrjeti masiv SmartThings Find. Nëse telefoni i saj humbet apo vidhet, rrjeti i mijëra pajisjeve të tjera Galaxy e kap sinjalin e tij edhe kur është offline, duke e kthyer komunitetin e Samsung në ekipin e saj personal të sigurisë globale.
Galaxy S25 FE e transformoi udhëtimin e Arjolës nga një menaxhim i rrezikut në një eksplorim të lirë dhe të guximshëm. Ai i dha asaj saktësinë e një udhërrëfyesi profesionist dhe sigurinë e një kujdestari të padukshëm, duke i mundësuar të jetë larg shtëpisë, por gjithmonë e lidhur dhe plotësisht në kontroll. /PCWorld Albanian -

Jurgen Uldedaj, kampion bote! Boksieri lezhjan triumfon në duelin për versionin IBO të boksit profesionist
Jurgen Uldedaj fitoi titullin kampion bote në boksin profesionist në versionin IBO, pesha Cruiser.
Sportisti lezhjan arriti një rezultat të jashtëzakonshëm, teksa mundi në “O2 Arena” në Londër rivalin kamerunas Rolly Lambert. Një duel i fortë në fakt me 12 raunde, i vendosur në sajë të pikëve.
Uldedaj ishte i kujdesshëm të mos merrte goditje të forta nga kundërshtari, tregoi freski fizike dhe shpesh herë lëshoi gjuajtje të forta dhe precize në kokën dhe trupin e rivalit kamerunas, të cilat në fund bënë diferencën në vlerësimin e gjyqtarëve. Ai fitoi një pjesë të mirë të raundeve, çka në fund ishte vendimtare që boksieri me origjinë nga Lezha të shpallej kampion bote në IBO, një nga versionet më të rëndësishme në boksin botëror profesionist.Të pranishëm në përballjen e rëndësishme në Londër ishin edhe shumë shqiptarë që mbështetën nga afër Jurgen Uldedajn. Ndërsa prej shumë vitesh stërvitet mes Gjermanisë dhe Anglisë, Uldedaj vazhdon të garojë me flamurin shqiptar.
Kjo ishte fitorja e 21 në karrierën si profesionist për Jurgen Uldedaj, i cili ka vetëm një humbje. Suksesi dhe titulli kampion bote në pesha Cruiser i jep një tjetër dimension karrierës së Jurgen Uldedajt në boksin profesionist, ndërsa tashmë konsiderohet një nga shqiptarët më të suksesshëm në këtë sport.
/vizionplus.tv -

Ilir Meta: Është trishtim i madh kur një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur
Nga Ilir Meta-
Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohëshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji.Një intelektual i angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të pavarësisë së medias, vlerave të lirisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, Zheji udhëhoqi edhe si bashkëkryetar Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke dhënë një kontribut të paharruar politik e shoqëror që përherë do të vlerësohet me respekt.
Është trishtim i madh kur një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur dhe në kulmin e pjekurisë jetësore dhe profesionale.
Një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin e gazetarëve, me të cilët ndaj ngushëllimet e mia më të sinqerta!
I paharruar kujtimi i Tij! Të prehet në paqen e merituar! -

Vdekja e Artur Zhejit, reagon Ilir Meta: Trishtim i madh kur një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit Artur Zheji.
Meta shprehet se Zheji ishte një intelektual i angazhuar dhe një profesionist brilant, i cili gjatë gjithë karrierës së tij mbrojti vlerat e lirisë së medias dhe parimet e shtetit të së drejtës.Reagimi i Ilir Metës:
Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohëshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji.
Një intelektual i angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të pavarësisë së medias, vlerave të lirisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, Zheji udhëhoqi edhe si bashkëkryetar Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke dhënë një kontribut të paharruar politik e shoqëror që përherë do të vlerësohet me respekt.
Është trishtim i madh kur një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur dhe në kulmin e pjekurisë jetësore dhe profesionale.
Një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin e gazetarëve, me të cilët ndaj ngushëllimet e mia më të sinqerta!
I paharruar kujtimi i Tij! Të prehet në paqen e merituar! -

“Mbrojti Kushtetutën dhe kontribuoi në…”, Ilir Meta mesazh për vdekjen e Artur Zhejit: E kisha mik
Me një reagim publik, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur pikëllimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji.
Meta e cilësoi Zhejin si një intelektual të angazhuar dhe një profesionist brilant, i cili gjatë gjithë karrierës së tij mbrojti vlerat e lirisë së medias dhe parimet e shtetit të së drejtës. Ai kujtoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të Zhejit si bashkëkryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, ku dha një kontribut të çmuar politik e shoqëror.
“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohëshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji.
Një intelektual i angazhuar, veçanërisht në mbrojtje të pavarësisë së medias, vlerave të lirisë dhe parimeve të shtetit të së drejtës, Zheji udhëhoqi edhe si bashkëkryetar Komitetin për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke dhënë një kontribut të paharruar politik e shoqëror që përherë do të vlerësohet me respekt.
Është trishtim i madh kur një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur dhe në kulmin e pjekurisë jetësore dhe profesionale.
Një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin e gazetarëve, me të cilët ndaj ngushëllimet e mia më të sinqerta!
I paharruar kujtimi i Tij! Të prehet në paqen e merituar!” – shkruan Meta. -

Klubi ku shkëlqeu Armando Broja, Vitesse fshihet nga harta e futbollit profesionist
Pas 133 vitesh histori, klubi legjendar holandez Vitesse ka mbyllur zyrtarisht kapitullin e tij në futbollin profesionist. Gjykata civile në Utrecht ka refuzuar apelimin e klubit, duke konfirmuar vendimin e Federatës së Futbollit të Holandës (KNVB) për të revokuar përgjithmonë licencën profesionale të skuadrës nga Arnhem.
Pavarësisht përpjekjeve të fundit të drejtuesve të klubit për të bindur gjykatën mbi një strukturë të re pronësie dhe garanci të reja financiare, apeli u hodh poshtë. Gjykata argumentoi se federata ka vepruar në mënyrë të arsyeshme dhe brenda kompetencave të saj ligjore.
Ky vendim i prerë vjen pas muajsh trazirash dhe pasigurish, duke vulosur zyrtarisht fundin e Vitesse si një entitet profesionist në futbollin holandez.
Rënia e Vitesse nuk ishte një surprizë për komunitetin sportiv. Prej vitesh, klubi ishte nën vëzhgimin e autoriteteve për shkelje të përsëritura financiare dhe administrative. Sipas Komisionit të Licencimit të KNVB-së, Vitesse kishte ndjekur një “model shumëvjeçar mashtrimi, shmangieje dhe sabotimi”, duke dështuar në mënyrë të vazhdueshme të dorëzonte dokumentacionin financiar sipas rregulloreve të federatës.
Këto shkelje sollën ndëshkime historike, zbritje prej 18 pikësh në një sezon dhe 39 pikë të tjera sezonin pasues, që çuan në rënien e klubit në divizionin e dytë dhe më pas në vendin e fundit të renditjes.
Me fshirjen e Vitesse nga futbolli profesionist, Holanda humb një nga emrat më të vjetër dhe me traditë në historinë e saj futbollistike. Klubi, i themeluar në vitin 1892, ka qenë për dekada pjesë e elitës së futbollit holandez dhe ka prodhuar emra të shumtë të njohur në skenën ndërkombëtare.
Ndërsa fansat në Arnhem përjetojnë një nga momentet më të errëta në historinë e klubit, e ardhmja e Vitesse mbetet e paqartë, me mundësinë që të rifillojë nga nivelet amatore apo të kërkojë rikthimin në skenën profesionale në të ardhmen, nëse do të jetë e mundur.
I huazuar nga Chelsea në sezonin 2020-21, pjesë e Vitesse ishte edhe Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares që ra në sy për paraqitjet dhe 11 golat me fanellën verdhezi. -

Idhujt, kur u ndje profesionist, adhurimi i Premier League dhe transferimi i papritur te Napoli…; Rrahmani rrëfehet në 360 gradë
Në vijim të bashkëbisedimit me tifozët në “Castel di Sangro”, Amir Rrahmani u pyet për kujtimet më të veçanta në lidhje me dy titujt kampion te Napoli: “Në vitin 2023, kur ishim +15 pikë, ishte hera e parë që e ndienim titullin kaq afër, por kishim frikë se mos e humbisnim. Për titullin e dytë, ndeshja me Parmën ishte dramatike, më pas kundër Cagliarit dhe fituam”.
Për komplimentin më të bukur që ka marrë, tha: “Më kanë thënë se kam fituar dy tituj si Maradona. Është diçka shumë e rëndësishme për mua”.
Ai pranoi se si fëmijë ëndërronte Premier League: “Për mua ishte kampionati më i mirë në botë, por tani jam këtu dhe i përqendruar te Napoli”.
Rrahmani tregoi edhe si ndodhi transferimi nga Verona te Napoli: “Kisha pak kohë që isha te Verona, por pas dy-tri ndeshjesh, Giuntoli telefonoi agjentin tim dhe i tha se donte të më merrte te Napoli. Nuk e besoja, por në janar gjithçka u konfirmua”.
Këshillat që jep për të rinjtë, të cilët duan të bëhen futbollistë: “Duhet të punojnë çdo ditë, të mos dorëzohen kurrë, të japin maksimumin edhe kur nuk kanë dëshirë për stërvitje, madje edhe kur janë të lodhur”.
Pyetjes për muzikën në dhomat e zhveshjes iu përgjigj me buzëqeshje: “Që kur ka ardhur Spinazzola, është ai që kujdeset për muzikën. Varet kush vendos muzikë të mirë. Mendoj se Leo zgjedh më të mirën, hitet e disa viteve më parë”.
Lidhur me jetën në qytetin e Napolit, Rrahmani shtoi: “Djemtë ende nuk e kanë parë të plotë qytetin. Unë mbërrita në kohën e Covid-it, por gjithsesi arrita ta njihja qytetin dhe është vërtet shumë i bukur”.
Kur u ndie për herë të parë si profesionist: “Në moshën 17-vjeçare, kur luaja në Shqipëri, kuptova se mund të bëhesha profesionist”.
Ndërsa për marrëdhëniet me bashkëlojtarët, Rrahmani theksoi: “Më përpara kaloja shumë kohë me Eljif Elmas, me të kam pasur lidhjen më të afërt (qesh)”.
Rreth rrjeteve sociale u shpreh me ndjeshmëri: “Më pëlqejnë, por ka shumë njerëz që komentojnë pa u kontrolluar. Nuk mund të përdoren shumë më”.
Çfarë e relakson pas një ndeshjeje: “Të qëndroj në shtëpi me të dashurën dhe familjen time, të fle sa më herët të jetë e mundur”.
Momenti më i bukur në karrierë: “Tani, pikërisht këtu në këtë moment (duke falënderuar tifozët).
Për idhujt e fëmijërisë, Rrahmani zbuloi: “Kam ndjekur Thierry Henry dhe Thomas Vermaelen, me siguri e njihni këtë të fundit”. -

Futbollisti më i vjetër profesionist, në lojë dhe 58 vjeç: “Tani dua të shpejtoj ritmin!”
Legjenda e futbollit japonez dhe ish-lojtari i disa klubeve në Amerikë Latine dhe Europë, 58-vjeçari Kazuyoshi Miura, ka luajtur minutat e para të sezonit të tij të 40-të profesionist, duke mos treguar shenja tërheqjeje.
“Mbreti Kazu”, i cili mbushi 58 vjeç në shkurt, hyri si zëvendësues në fitoren 2-1 të Atletico Suzuka ndaj YSCC Yokohama në kategorinë e katërt të Japonisë.
Ish-lojtari ndërkombëtar japonez nënshkroi një kontratë 18-mujore me Suzukën qershorin e kaluar, por ndaloi për disa muaj për shkak të një dëmtimi në këmbë në janar. Ai tani është rikthyer në fushë.
“Shpresoj të luaj përsëri dhe të tregoj karakterin tim,” tha Miura për agjencinë e lajmeve Kyodo pas ndeshjes.
“Isha në gjendje të luaj përsëri falë mbështetjes së të gjithëve. Tani dua të rris ritmin,” shtoi ai.Kazuyoshi Miura, 58 anos, entrou em campo hoje pela primeira vez na temporada 2025 e atualizou o próprio recorde de jogador mais velho em atividade no futebol japonês.
O Atletico Suzuka venceu o YSCC Yokohama (2×1) pela JFL (4ª divisão).pic.twitter.com/qjBbN50Xt9
— Tiago Bontempo (@GunnerTNB) June 15, 2025Miura hyri kështu në sezonin e tij të 40-të profesionist të karrierës së tij, të cilën e filloi në vitin 1986 me fanellën e Santos braziliane.
Deri në vitin 1990, Miura luajti për klube braziliane, dhe nga viti 1990 deri në vitin 1998, ai luajti 192 ndeshje në ligë për Yomiuri/Verdy Kawasaki japonez dhe shënoi 100 gola. Ai e kaloi sezonin 1994/95 i huazuar në Genoa italiane, për të cilën luajti 21 ndeshje në Serie A dhe shënoi një gol.
Në sezonin 1998/99, Miura mbërriti në Dinamo Zagreb në moshën 32 vjeç. “Kazu” bëri 12 paraqitje për “Modre” dhe nuk shënoi asnjë gol të vetëm, kështu që Dinamo mbeti i vetmi klub për të cilin luajti, dhe në të cilin ai nuk u regjistrua midis golashënuesve më të mirë.
Nga Dinamo, ai u kthye në atdheun e tij, duke luajtur për Kyoto, Vissel Kobe, Yokohama, dhe luajti gjithashtu në Australi, Portugali…
Miura konsiderohet ylli i parë i vërtetë i futbollit japonez, dhe në 89 paraqitje për ekipin kombëtar ka shënuar 55 gola.
“Kur isha 35 ose 40 vjeç, fillova t’i thoja vetes: ‘Nuk mund të luaj më kështu’,” tha ai për FIFA.com në prill.
“Megjithatë, në vend që të mendoja për dorëzim, ishte më shumë për të shtyrë veten për të dhënë më shumë. Fjala ‘dalje në pension’ nuk është në fjalorin tim, nuk e kam ndjerë kurrë dëshirën për ta bërë këtë,” shtoi ai në atë kohë. /tesheshi.com/
