Tag: profesionale

  • Parashikimi i horoskopit 10 dhjetor, paralajmërime, mundësi dhe zbulime të papritura

    Parashikimi i horoskopit 10 dhjetor, paralajmërime, mundësi dhe zbulime të papritura

    DashiEnergjia të shtyn drejt veprimeve të shpejta, por vendimet e rëndësishme kërkojnë pak më shumë qetësi. Në punë shfaqet një mundësi e re bashkëpunimi. Në dashuri, ndjeshmëria jote vlerësohet më shumë se sa mendon.
    DemiDita sjell stabilitet dhe qartësi në çështjet profesionale. Mund të marrësh lajme pozitive që lidhen me financat. Në marrëdhënie, një bisedë e sinqertë ndihmon të zgjidhni një keqkuptim të vogël.
    BinjakëtHumori ndryshon shpesh, por kreativiteti është në kulm. Idetë që ke sot mund të të hapin dyer në të ardhmen. Në dashuri, tregohu i hapur ndaj propozimeve të partnerit.

    GaforrjaKa më shumë fokus në familje dhe çështjet personale. Disa situata kërkojnë durim dhe diplomaci. Në sferën profesionale, një plan i vjetër mund të marrë më në fund drejtimin e duhur.
    LuaniDita favorizon komunikimin dhe takimet. Mund të të vijë një propozim që të ngacmon ambicien. Në dashuri është moment i mirë për të treguar më shumë vëmendje dhe përkushtim.
    VirgjëreshaOrganizimi të shpëton nga vonesat dhe ngarkesat. Në punë pritet vlerësim për një detyrë të kryer mirë. Në marrëdhënie, stabiliteti është i fortë, por kërkohet pak më shumë spontanitet.
    PeshorjaEnergjia pozitive të ndihmon të përballesh me detyra të vështira. Në aspektin personal, një takim i papritur mund të sjellë emocione të bukura. Ruaj balancën që të karakterizon.
    AkrepiDita sjell intensitet, por edhe rezultate të mira. Projektet profesionale ecin përpara falë vendosmërisë tënde. Në dashuri, mund të zbulosh diçka që të afron edhe më shumë me partnerin.
    ShigjetariOptimizmi të shtyn të ndërmarrësh hapa të guximshëm. Mund të marrësh një lajm që ndryshon planet e tua. Në dashuri mbizotëron harmonia, sidomos nëse planifikoni diçka të përbashkët.
    BricjapiFokusi është tek objektivat afatgjata. Dita kërkon disiplinë, por edhe fleksibilitet për ndryshime të vogla. Në marrëdhënie, komunikimi i qetë sjell stabilitet.
    UjoriIdetë e tua inovative të vënë në qendër të vëmendjes në punë. Sot është moment i mirë për të nisur një projekt personal. Në dashuri, surprizat e këndshme nuk mungojnë.
    PeshqitIntuita udhëheq çdo hap dhe të çon drejt zgjedhjeve të duhura. Në aspektin profesional, një bashkëpunim i ri është shumë premtues. Në dashuri, emocione të buta dhe mirëkuptim.

  • Belgjika mbushet me kanabis nga shqiptarët/ Arrestohet 30-vjeçarja, ngriti ‘shtëpi bari’ profesionale

    Belgjika mbushet me kanabis nga shqiptarët/ Arrestohet 30-vjeçarja, ngriti ‘shtëpi bari’ profesionale

    Nuk kanë fund plantacionet e kanabisit të ngritura nga shqiptarët në Belgjikë.

    Këtë herë mediat raportuan se në prangat e policisë ra një 30-vjeçare shqiptare.

    Ajo e kishte kthyer banesën e saj në një plantacion kanabisi.

    Gjatë kontrollit në Wellen, policia zbuloi bimët e kanabisit në disa nga dhomat e banesës.

    Ato ishin kultivuar në mënyrë profesionale. Policia tha se 125 bimët ishin jashtëzakonisht të gjata dhe gati për korrje.

    Të dhënat tregonin se plantacioni kishte qenë aktiv për disa kohë.

    E reja shqiptare u arrestua dhe u dërgua përpara një gjykatësi, i cili e ka atë në burg.

    Ndërkohë po sot një gjykatë në Leuven dënoi gjashtë shqiptarë me akuzën e kultivimit, posedimit dhe shitjes së kanabisit në kuadër të një organizate kriminale.

    Shqiptarët morën dënime duke nisur nga 40 muaj, 30 muaj, 2 vite dhe 12 muaj përfshi këtu edhe gjoba që nisnin nga 8 mijë deri në 20 mijë euro.

    Po ashtu ata duhet të paguajnë edhe 42 mijë euro dëme për kompaninë energjetike për vjedhjen e energjisë elektrike.

  • Rikthehet Mërkuri Retrogradë! Meri Gjini paralajmërime të forta për javën: Ka anulime! Kush të ketë kujdes nga ish-at dhe nga borxhet

    Rikthehet Mërkuri Retrogradë! Meri Gjini paralajmërime të forta për javën: Ka anulime! Kush të ketë kujdes nga ish-at dhe nga borxhet

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    E nisim javën me Mërkurin në të kundërt, mbi Marsin te Shigjetarët. Një shenjë e zjarrtë, ky bashkim nuk ndihmon shumë në lëvizje, në agjendën turistike, apo në agjendën e udhëtimeve të secilit.
    Ky Mërkur do të qëndrojë te Shigjetarët deri në datën 19; në datën 20 vazhdon retrogradë te Akrepët, por aty merr një natyrë krejt ndryshe.

    Kujdes tonacionin dhe, nëse mundeni, rregulloni agjendën në punë. Nëse keni udhëtime, merrni parasysh që ato mund të anulohen ose të shtyhen.
    Planetet marrin natyrën e shenjës ku ndodhen, prandaj në këtë rast nuk ka asnjë tolerim për të marrë rreziqe.
    DashiKy bashkim planetar ndodh në një shenjë shumë miqësore në energji me Dashin. Ky Mërkur bashkë me Marsin do të sjellë korrigjime të drejtpërdrejta në anën profesionale, ku ka pasur ngecje dhe vështirësi. Ngarkesat e këtij Mërkuri lidhen me komunikimin në çift ose në familje; mund të lindin keqkuptime.
    DemiNuk është hyrje miqësore dhe favorizuese, por do të bëjë të mundur që me kolegët dhe personat në punë të ketë një lloj sqarimi. Venusin do ta kenë përballë dhe kjo i ndihmon shumë të mos e prishin terezinë nga mendimi i njerëzve në vendin e punës. Ky Venus gjithashtu ju ndihmon për njohje dhe lidhje të reja, ku mund të merrni përfitime të merituara.
    BinjakëtMërkuri në të kundërt mbi Marsin përballë tyre bën që të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës të kenë një nervozizëm të brendshëm. Këtë e shprehin që sot dhe katërditëshin e parë të javës. Kujdes me nervozizmin, kanalizojani Mërkurit në të kundërt për të ruajtur ekuilibrat. Nëse jeni të kthjellët dhe të qetë, ky Mars me Mërkurin mund të sjellë në skenë çështje profesionale që nuk i keni mbaruar më parë – mund t’ju jepet një mundësi e dytë. Sa më të qetë të jeni, aq më shumë mundësi do të keni.
    GaforrjaJupiterin e kanë në orët e para të paradites te Gaforrja. Hija e Jupiterit në të kundërt në datën 12 ju bën të ndiheni sikur ecni mbrapsht, por do të ndihmojë ata që nuk kanë pasur guximin apo mundësinë gjatë kohës që ishte në të drejtë, që nga data 10 qershor. Është korrigjues ky Jupiter. Një shqetësim dhe një problem mund të zgjidhen vetëm me mënyrën e këndvështrimit, këndvështrimi juaj do të përcaktojë rezultatin final. Emocionalisht nuk do t’ju mungojë suporti dhe dashuria. Nuk është koha për shpenzime.
    LuaniMarsi te Shigjetarët është shumë favorizues në aspektin profesional. Deri në datën 20 korrigjoni, organizoni dhe ribashkëpunoni situatat dhe ambientet në punë. Mund të ketë keqkuptime dhe përplasje, por Luanët kanë vendosur t’i përfundojnë gjërat me pozitivitet.
    VirgjëreshaMërkuri është planeti i tyre drejtues. Që në momentin e parë të tranzitit u shfaqen vështirësitë. Ky Mërkur ka të bëjë me lëvizjen, me komunikimin dhe me mënyrën e reagimit emocional në ambiente familjare. Kontrolloni komunikimin në çështje familjare që duket se kanë qenë edhe më parë aty dhe ju kanë lodhur. Venusi te Akrepat sjell zgjerim social ose shkëmbim borxhesh të mbartura.
    PeshorjaPavarësisht se Mërkuri në të kundërt do të bëjë që të gjendeni në situata jo fort të qeta në punë, duhet të shfrytëzoni shansin për të zhvilluar veten dhe emrin tuaj në profesion. Situatat që ndodhin rreth e qark do t’ju bëjnë të ndodheni në momentin dhe vendin e duhur për të zgjeruar bazën tuaj profesionale. Venusi sjell një komoditet që aspekti emocional të merret në kontroll në çdo rast.
    AkrepiËshtë në një pozicion shumë të rëndësishëm për ta ky Mërkur. Duhet të keni vëmendjen të drejtuar në raportin në çift dhe në familje. Ky Venus te ata nxit nevojën për t’u harruar nëpërmjet shpenzimeve, por kujdes nuk është koha për shpenzime të pakontrolluara. Ky Mërkur ka tendencë për të rikthyer situata të së kaluarës, njerëz që kanë qenë dikur në jetën tuaj. Por ju e dini çfarë emocioni do të shkëmbeni me ta. Nëse keni për të firmosur, lexojeni dy herë kontratën.
    ShigjetariE kanë te vetja hyrjen e Mërkurit me Marsin jo shumë komode. E gjeni veten në mes të dy katërkëndëshave. Duhet të jeni të maturuar, të qetë dhe të kontrolloni emocionet. Mënyra se si do të shpreheni dhe do të vetëkontrolloheni do të përcaktojë edhe fatin tuaj. Ata që janë të kujdesshëm do të marrin maksimumin; të tjerët do të ndihen sikur po përsërisin gabimet e veta. Mësoni nga vetja juaj.
    BricjapiKanë një bashkim që do të funksionojë si pastrues. Ose do të qartësojnë situata pune, ose mendimet e tyre për lëvizje profesionale, ose do të pastrojnë veten nga shoqëri apo miqësi që kanë qenë të lodhshme dhe që janë detyruar t’i mbajnë. Do të hapni hapësirë për energji pozitive. Venusi te Akrepat ju ndihmon të gjeni sigurinë dhe të shtoni në agjendën tuaj hobi dhe gjëra kreative. Në punë, momenti për gjëra të reja është më shpejt nga ç’prisni.
    UjoriMe këtë Mërkur në të kundërt do ta gjeni veten duke u përpjekur të qartësoni se kush jeni. Duhet të jepni sqarime dhe do të harxhoni shumë energji për të ripozicionuar veten. Kjo do t’ju lodhë gjatë javës. Mbyllni pagesat dhe detyrimet në banka që të mos keni probleme më vonë.
    PeshqitTe vetja kanë Saturnin dhe në katërkëndësh kanë Mërkurin. Situatat nuk janë të lehta në çështjet profesionale. Nuk është periudhë e rekomanduar për nisje të reja në profesion. Nëse keni mundësi, lëvizjet në raport me punën shtyjini. Kushtoni rëndësi punës dhe shëndetit.
    /vizionplus.tv

  • E BUJSHME nga Spanja: Flick i lodhur nga disa lojtarë jo profesionalë, mund të largohet në qershor

    E BUJSHME nga Spanja: Flick i lodhur nga disa lojtarë jo profesionalë, mund të largohet në qershor

    Në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Bruges, Hansi Flick deklaroi dashurinë për Barcelonën: “E dua këtë klub dhe këta lojtarë. Jam shumë i lumtur këtu dhe në këtë qytet. Do jap gjithçka”. Por sipas ABC, pas fjalëve të tilla të “sheqerosura” fshihet një pakënaqësi në rritje, që mund ta çojë gjermanin të largohet nga Katalonja në fund të sezonit.
    Flick erdhi në verën e vitit 2024 për të zëvendësuar Xavi, duke fituar në vitin e parë La Liga, “Copa del Rey” dhe Superkupën e Spanjës; ndaj u shpall “trajneri i vitit”. Sezoni i dytë po rezulton më i vështirë. Barça është e dyta në kampionat, 5 pikë prapa Real Madridit, me lojë më pak bindëse. Dëmtimet dhe tensionet e brendshme po rëndojnë atmosferën në dhomën e zhveshjes blaugrana.
    Sipas mediave spanjolle, Flick i ka shprehur stafit dëshirën për të ikur më 2026, një vit para skadencës së kontratës, jo për rezultatet, por për frustrimin ndaj menaxhimit të klubit dhe sjelljes së disa lojtarëve, të cilët i konsideron “jo profesionalë”.
    Në qendër të kritikave është edhe Lamine Yamal, talent i madh, por i mbrojtur tepër nga klubi, si për lejet speciale pas “El Clásicos” dhe disa sjellje të pakujdesshme ndaj stafit. Trajneri gjerman, i njohur për disiplinën dhe rigorozitetin, ndihet i izoluar dhe i lodhur si paqëtues. Nëse situata nuk ndryshon, largimi mund të vijë shumë më herët se pritej.

  • Këto janë 3 shenjat e horoskopit, që do të përballen me sfida në punë gjatë Nëntorit

    Këto janë 3 shenjat e horoskopit, që do të përballen me sfida në punë gjatë Nëntorit

    Nga 9 deri më 29 nëntor 2025, planeti i komunikimit do të kthehet në lëvizje retrograde në shigjetar dhe akrep, duke sjellë konfuzion, vonesa dhe tension në sferën profesionale për disa shenja të zodiakut. Sipas astrologëve Mërkuri retrograd është gati të kthehet dhe, si gjithmonë, pritet të trazojë ujërat e komunikimit dhe planifikimit.
    Këtë herë, ndikimi i tij do të ndihet më fort në punë dhe në marrëdhëniet profesionale, sidomos për tre shenja që do të testohen më shumë se të tjerat: Binjakët, Shigjetarët dhe Akrepët.
    Binjakët
    Për binjakët, të sunduar nga vetë Mërkuri, kjo periudhë është si një provë kozmike. Aftësitë e tyre natyrore për komunikim dhe bashkëpunim do të duken sikur nuk funksionojnë më si më parë.
    Mesazhet mbeten pa përgjigje, keqkuptimet shtohen dhe çdo diskutim pune kthehet në konfuzion.
    Astrologët këshillojnë binjakët të mos reagojnë me impuls, por të vëzhgojnë dhe të analizojnë.
    Nga dhjetori, gjithçka do të fillojë të qartësohet dhe çdo vonesë do të ketë pasur një arsye.
    Shigjetari
    Me mërkurin retrograd në vetë shenjën e tyre, shigjetarët do të ndiejnë presion më të fortë. Nevoja e tyre për liri dhe përparim do të përplaset me pengesa dhe vonesa në projekte.
    Universi, megjithatë, u dërgon një mesazh të qartë: është koha për të rishikuar qëllimet dhe prioritetet profesionale.
    Dhjetori do të sjellë qartësi dhe një fillim të ri për ata që do të reflektojnë thellë gjatë këtij muaji.
    Akrepi
    Akrepat do ta përjetojnë këtë retrograd më intensivisht, pasi mërkuri kalon edhe në shenjën e tyre.
    Çfarë ka qenë e qëndrueshme deri tani, mund të fillojë të lëkundet, qoftë një kontratë, partneritet apo rol profesional.
    Tensionet dhe pasiguritë në grup apo në marrëdhënie pune mund të testojnë durimin e tyre.
    Por për ata që mësojnë të heqin dorë nga nevoja për kontroll dhe t’i besojnë intuitës, fundi i muajit do të sjellë stabilitet dhe mundësi për një bazë të re, më të fortë se më parë.

  • Telashe dhe probleme në karrierë, këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të përballen me sfida në punë gjatë Nëntorit

    Telashe dhe probleme në karrierë, këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të përballen me sfida në punë gjatë Nëntorit

    Nga 9 deri më 29 nëntor 2025, planeti i komunikimit do të kthehet në lëvizje retrograde në shigjetar dhe akrep, duke sjellë konfuzion, vonesa dhe tension në sferën profesionale për disa shenja të zodiakut. 
    Sipas astrologëve Mërkuri retrograd është gati të kthehet dhe, si gjithmonë, pritet të trazojë ujërat e komunikimit dhe planifikimit. Këtë herë, ndikimi i tij do të ndihet më fort në punë dhe në marrëdhëniet profesionale, sidomos për tre shenja që do të testohen më shumë se të tjerat: Binjakët, Shigjetarët dhe Akrepët. 
    Binjakët 
    Për binjakët, të sunduar nga vetë Mërkuri, kjo periudhë është si një provë kozmike. Aftësitë e tyre natyrore për komunikim dhe bashkëpunim do të duken sikur nuk funksionojnë më si më parë. Mesazhet mbeten pa përgjigje, keqkuptimet shtohen dhe çdo diskutim pune kthehet në konfuzion. 
    Astrologët këshillojnë binjakët të mos reagojnë me impuls, por të vëzhgojnë dhe të analizojnë. Nga dhjetori, gjithçka do të fillojë të qartësohet dhe çdo vonesë do të ketë pasur një arsye. 
    Shigjetari 
    Me mërkurin retrograd në vetë shenjën e tyre, shigjetarët do të ndiejnë presion më të fortë. Nevoja e tyre për liri dhe përparim do të përplaset me pengesa dhe vonesa në projekte. Universi, megjithatë, u dërgon një mesazh të qartë: është koha për të rishikuar qëllimet dhe prioritetet profesionale. 
    Dhjetori do të sjellë qartësi dhe një fillim të ri për ata që do të reflektojnë thellë gjatë këtij muaji. 
    Akrepi 
    Akrepat do ta përjetojnë këtë retrograd më intensivisht, pasi mërkuri kalon edhe në shenjën e tyre. Çfarë ka qenë e qëndrueshme deri tani, mund të fillojë të lëkundet, qoftë një kontratë, partneritet apo rol profesional. Tensionet dhe pasiguritë në grup apo në marrëdhënie pune mund të testojnë durimin e tyre. 
    Por për ata që mësojnë të heqin dorë nga nevoja për kontroll dhe t’i besojnë intuitës, fundi i muajit do të sjellë stabilitet dhe mundësi për një bazë të re, më të fortë se më parë. 
     
  • Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

    Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

    Çdo mëngjes, Rustem Bela zgjohet ende pa gdhirë në shtëpinë e tij në fshatin Myç- Has dhe ndërron dy makina për të mbërritur në shkollën profesionale “11 Marsi” të Prizrenit, rreth 55 kilometra në verilindje.
    Katërmbëdhjetëvjeçari nga Hasi është nxënës i vitit të parë dhe studion në degën e Mekanikës. Në mungesë të shkollës profesionale në qarkun e Kukësit, ai dhe katër bashkëmoshatarë të tjerë janë detyruar që të regjistrohen në sistemin arsimor të Kosovës.
    “Zgjohem në orën 5:30 të mëngjesit. Deri në Kukës më sjell babi me autoveturë. Në Kukës bashkohem me dy shokë të tjerë, ku na pret një autoveturë dhe së bashku udhëtojmë për në Prizren kundrejt një pagese prej 5 euro(vajtje-ardhje),” thotë Rustemi, ndërsa mban veshur uniformën e shkollës.
    Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren është shkolla më e madhe profesionale në Kosovë dhe frekuentohet nga 1500 nxënës. Ajo ofron mësim në 18 profile të veçanta të orientuara sipas katër drejtimeve kryesore; automekanikë, elektronikë, ndërtimtari si dhe artet e aplikuara.
    Ndryshe nga Prizreni në Kosovë, në qarkun e varfër të Kukësit këtej kufirit shanset për arsim profesional janë të kufizuara. Pavarësisht premtimeve të shumta, aktualisht funksionon vetëm një klasë me rreth 40 nxënës të arsimit profesional pranë gjimnazit “Havzi Nela” në degën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, TIK.
    Dy degë të tjera të hapura vite më parë përmes ndihmës së ofruar nga organizata gjermane, GIZ, nuk i rezistuan kohës.
    Sipas përfaqësuesve të arsimit në Kukës, shkolla profesionale është disavantazhuar, pasi prindërit zgjedhin përgjithësisht gjimnazin për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Një tjetër faktor është paragjykimi për cilësinë e diplomës në tregun e punës.
    “Arsyeja e mungesës së arsimit profesional në Kukës është tregu i munguar i punës,” i tha BIRN Ylber Çiku, specialist në Zyrën Arsimore të Kukësit.
    Pavarësisht rekordeve të ulëta, qeveria synon përmes Ministrisë së Ekonomisë që ta ringjallë arsimin profesional në Kukës. Megjithatë, një projekt i nisur në dhjetor të vitit të kaluar ka mbetur sërish rrugës.
    Projekti parashikon rikonstruktimin e shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” përmes një fondi prej 400 mijë eurosh dhe transforimin e saj në një institucion modern për arsimin profesional me një kapacitet të parashikuar prej 300 nxënësish dhe kursantësh.
    Por 10 muaj pas një ceremonie përurimi, punimet për rikonstruksionin e shkollës ende nuk kanë filluar.
    E pyetur nga BIRN, kompania “INA” që fitoi tenderin ia faturoi vonesën marrjes së lejes së ndërtimit.
    “Arsyeja e mosfillimit të punimeve ka qenë leja e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Tashmë leja është miratuar nga AZHT-ja, ku pritet vetëm zbardhja e lejes që do të ndodhë se shpejti për të bërë të mundur fillimin e punimeve,” i tha BIRN Ferdinand Çaushi, pronar I kompanisë.
    “Budallallëk i shekullit”
    Nxënësit nga Kukësi dhe Hasi, që studiojnë në Qendrën e Kompetencave 11 Marsi në Prizren. Foto: Bashkim Shala.
    Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren mirëpret nxënës nga Kukësi dhe Hasi në veri të Shqipërisë, sipas një procesi rekrutimi që udhëhiqet nga Ministria e Arsimit të Kosovës.
    Sipas zv.drejtorit për çështjet arsimore, Dashnor Kamberi, kërkesa është shumë e madhe, pasi diplomat e lëshuara nga Qendra e Kompetencës “11 Marsi” njihen edhe në Europë.
    Kamberi theksoi gjithashtu se nxënësit nga Shqipëria po hasin një pengesë të panevojshme për t’u regjistruar në shkollën e tyre profesionale, pasi dy vendet nuk njohin ende dëftesat e njëri-tjetrit.
    “Është një “budallallëk i shekullit “që Kosova nuk njeh deftesat e nxënësve nga Shqipëria. E njëjta ndodh edhe për deftesat e nxënesve nga Kosova që kërkojnë të studiojnë në Shqipëri, ku kërkohet nostrifikimi, apo validimi  I dëftesave në Ministritë e Arsimit respektive,” tha ai, duke e quajtur procesin e validimit mes dy vendeve një procedurë burokratike të panevojshme.
    Ndryshe nga Kukësi, ku nxënësit e arsimit profesional kanë qasje të vështirë në tregun e punës, në Kosovë nxënësit paguhen gjatë ushtrimit të praktikës.
    Enver Bytyçi, zv.drejtor për marrëdhëniet me biznesin në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” i tha BIRN se programet mësimore janë përshtatur gjithashtu me ato që ndiqen në shkollat profesionale në Gjermani.
    “Profilet si automekanik, hidraulik, elektrik janë me programe si në Gjermani dhe diplomat nga kjo shkollë njihen në Gjermani dhe shtetet tjera perëndimore,” thotë ai.
    Këto avantazhe duket se i kanë nxitur nxënësit nga Kukësi që të udhëtojnë drejt Prizrenit për të studiuar.
    Albrim Ferati, nxënës i vitit të parë i tha BIRN se pas mbarimit të shkollës synonte që të punonte fillimisht në Prizren dhe më pas do të provonte Zvicrën.
    “Pas mbarimit të shkollës nuk do kthehem  në Kukës, por do punoj në Prizren pasi ka treg pune për specialist të nxemjes qëndrore dhe më pas do provoj për në Zvicër,” tha ai.
    Dy bashkëmoshatarë të tij nga Kukësi synojnë gjithashtu që të emigrojnë pas përfundimit të shkollës profesionale.
    Drejtuesit e Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” kanë shpërndarë së fundmi formularë për marrje burse edhe për nxënësit nga Shqipëria, pavarësisht se shtetësia përbën pengesë për përfitimin e saj.
    “Le t’i plotësojnë formularët se ndoshta autoritetet përgjegjëse do të venë dorën në zemër edhe për nxënësit nga Kukësi,” thotë zv.drejtori Kamberi.
    Qasja është e ndryshme nga autoritetet arsimore në Kukës.
    Nxënësit nga Kukësi që studiojnë në shkollën profesionale të Prizrenit kërkojnë mbështetje financiare nga autoritetet shqiptare, por kjo konsiderohet prej tyre si e pamundur.
    “Bursë u akordohet vetëm nxënësve që studiojnë në shkollat profesionale të Shqipërisë, të cilat kanë kapacitete të lira për nxnës që deshirojnë t’I frekuentojnë,” i tha BIRN Albert Muja, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Kukës.
    Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren, ku studiojnë rreth 1500 nxënës. Foto: Bashkim Shala.
    /Reporter.al/

  • Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

    Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

    Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional
    Çdo mëngjes, Rustem Bela zgjohet ende pa gdhirë në shtëpinë e tij në fshatin Myç- Has dhe ndërron dy makina për të mbërritur në shkollën profesionale “11 Marsi” të Prizrenit, rreth 55 kilometra në verilindje.
    Katërmbëdhjetëvjeçari nga Hasi është nxënës i vitit të parë dhe studion në degën e Mekanikës. Në mungesë të shkollës profesionale në qarkun e Kukësit, ai dhe katër bashkëmoshatarë të tjerë janë detyruar që të regjistrohen në sistemin arsimor të Kosovës.
    “Zgjohem në orën 5:30 të mëngjesit. Deri në Kukës më sjell babi me autoveturë. Në Kukës bashkohem me dy shokë të tjerë, ku na pret një autoveturë dhe së bashku udhëtojmë për në Prizren kundrejt një pagese prej 5 euro(vajtje-ardhje),” thotë Rustemi, ndërsa mban veshur uniformën e shkollës.
    Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren është shkolla më e madhe profesionale në Kosovë dhe frekuentohet nga 1500 nxënës. Ajo ofron mësim në 18 profile të veçanta të orientuara sipas katër drejtimeve kryesore; automekanikë, elektronikë, ndërtimtari si dhe artet e aplikuara.
    Ndryshe nga Prizreni në Kosovë, në qarkun e varfër të Kukësit këtej kufirit shanset për arsim profesional janë të kufizuara. Pavarësisht premtimeve të shumta, aktualisht funksionon vetëm një klasë me rreth 40 nxënës të arsimit profesional pranë gjimnazit “Havzi Nela” në degën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, TIK.
    Dy degë të tjera të hapura vite më parë përmes ndihmës së ofruar nga organizata gjermane, GIZ, nuk i rezistuan kohës.
    Sipas përfaqësuesve të arsimit në Kukës, shkolla profesionale është disavantazhuar, pasi prindërit zgjedhin përgjithësisht gjimnazin për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Një tjetër faktor është paragjykimi për cilësinë e diplomës në tregun e punës.
    “Arsyeja e mungesës së arsimit profesional në Kukës është tregu i munguar i punës,” i tha BIRN Ylber Çiku, specialist në Zyrën Arsimore të Kukësit.
    Pavarësisht rekordeve të ulëta, qeveria synon përmes Ministrisë së Ekonomisë që ta ringjallë arsimin profesional në Kukës. Megjithatë, një projekt i nisur në dhjetor të vitit të kaluar ka mbetur sërish rrugës.
    Projekti parashikon rikonstruktimin e shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” përmes një fondi prej 400 mijë eurosh dhe transforimin e saj në një institucion modern për arsimin profesional me një kapacitet të parashikuar prej 300 nxënësish dhe kursantësh.
    Por 10 muaj pas një ceremonie përurimi, punimet për rikonstruksionin e shkollës ende nuk kanë filluar.
    E pyetur nga BIRN, kompania “INA” që fitoi tenderin ia faturoi vonesën marrjes së lejes së ndërtimit.
    “Arsyeja e mosfillimit të punimeve ka qenë leja e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Tashmë leja është miratuar nga AZHT-ja, ku pritet vetëm zbardhja e lejes që do të ndodhë se shpejti për të bërë të mundur fillimin e punimeve,” i tha BIRN Ferdinand Çaushi, pronar I kompanisë.
    “Budallallëk i shekullit”
    Nxënësit nga Kukësi dhe Hasi, që studiojnë në Qendrën e Kompetencave 11 Marsi në Prizren. Foto: Bashkim Shala.Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren mirëpret nxënës nga Kukësi dhe Hasi në veri të Shqipërisë, sipas një procesi rekrutimi që udhëhiqet nga Ministria e Arsimit të Kosovës.
    Sipas zv.drejtorit për çështjet arsimore, Dashnor Kamberi, kërkesa është shumë e madhe, pasi diplomat e lëshuara nga Qendra e Kompetencës “11 Marsi” njihen edhe në Europë.
    Kamberi theksoi gjithashtu se nxënësit nga Shqipëria po hasin një pengesë të panevojshme për t’u regjistruar në shkollën e tyre profesionale, pasi dy vendet nuk njohin ende dëftesat e njëri-tjetrit.
    “Është një “budallallëk i shekullit “që Kosova nuk njeh deftesat e nxënësve nga Shqipëria. E njëjta ndodh edhe për deftesat e nxënesve nga Kosova që kërkojnë të studiojnë në Shqipëri, ku kërkohet nostrifikimi, apo validimi I dëftesave në Ministritë e Arsimit respektive,” tha ai, duke e quajtur procesin e validimit mes dy vendeve një procedurë burokratike të panevojshme.
    Ndryshe nga Kukësi, ku nxënësit e arsimit profesional kanë qasje të vështirë në tregun e punës, në Kosovë nxënësit paguhen gjatë ushtrimit të praktikës.Enver Bytyçi, zv.drejtor për marrëdhëniet me biznesin në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” i tha BIRN se programet mësimore janë përshtatur gjithashtu me ato që ndiqen në shkollat profesionale në Gjermani.
    “Profilet si automekanik, hidraulik, elektrik janë me programe si në Gjermani dhe diplomat nga kjo shkollë njihen në Gjermani dhe shtetet tjera perëndimore,” thotë ai.
    Këto avantazhe duket se i kanë nxitur nxënësit nga Kukësi që të udhëtojnë drejt Prizrenit për të studiuar.
    Albrim Ferati, nxënës i vitit të parë i tha BIRN se pas mbarimit të shkollës synonte që të punonte fillimisht në Prizren dhe më pas do të provonte Zvicrën.
    “Pas mbarimit të shkollës nuk do kthehem në Kukës, por do punoj në Prizren pasi ka treg pune për specialist të nxemjes qëndrore dhe më pas do provoj për në Zvicër,” tha ai.
    Dy bashkëmoshatarë të tij nga Kukësi synojnë gjithashtu që të emigrojnë pas përfundimit të shkollës profesionale.
    Drejtuesit e Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” kanë shpërndarë së fundmi formularë për marrje burse edhe për nxënësit nga Shqipëria, pavarësisht se shtetësia përbën pengesë për përfitimin e saj.
    “Le t’i plotësojnë formularët se ndoshta autoritetet përgjegjëse do të venë dorën në zemër edhe për nxënësit nga Kukësi,” thotë zv.drejtori Kamberi.
    Qasja është e ndryshme nga autoritetet arsimore në Kukës.
    Nxënësit nga Kukësi që studiojnë në shkollën profesionale të Prizrenit kërkojnë mbështetje financiare nga autoritetet shqiptare, por kjo konsiderohet prej tyre si e pamundur.
    “Bursë u akordohet vetëm nxënësve që studiojnë në shkollat profesionale të Shqipërisë, të cilat kanë kapacitete të lira për nxnës që deshirojnë t’I frekuentojnë,” i tha BIRN Albert Muja, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Kukës./ BIRN

  • “Premtimet e qeverisë shqiptare kanë mbetur në letër”, BIRN: Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim…

    “Premtimet e qeverisë shqiptare kanë mbetur në letër”, BIRN: Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim…

    Mungesa e arsimit profesional cilësor në qarkun e Kukësit po i shtyn nxënësit të udhëtojnë drejt Prizrenit në Kosovë për t’u shkolluar, ndërkohë që premtimet e qeverisë shqiptare kanë mbetur rrugës.
    Çdo mëngjes, Rustem Bela zgjohet ende pa gdhirë në shtëpinë e tij në fshatin Myç- Has dhe ndërron dy makina për të mbërritur në shkollën profesionale “11 Marsi” të Prizrenit, rreth 55 kilometra në verilindje.
    Katërmbëdhjetëvjeçari nga Hasi është nxënës i vitit të parë dhe studion në degën e Mekanikës. Në mungesë të shkollës profesionale në qarkun e Kukësit, ai dhe katër bashkëmoshatarë të tjerë janë detyruar që të regjistrohen në sistemin arsimor të Kosovës.
    “Zgjohem në orën 5:30 të mëngjesit. Deri në Kukës më sjell babi me autoveturë. Në Kukës bashkohem me dy shokë të tjerë, ku na pret një autoveturë dhe së bashku udhëtojmë për në Prizren kundrejt një pagese prej 5 euro(vajtje-ardhje),” thotë Rustemi, ndërsa mban veshur uniformën e shkollës.
    Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren është shkolla më e madhe profesionale në Kosovë dhe frekuentohet nga 1500 nxënës. Ajo ofron mësim në 18 profile të veçanta të orientuara sipas katër drejtimeve kryesore; automekanikë, elektronikë, ndërtimtari si dhe artet e aplikuara.
    Ndryshe nga Prizreni në Kosovë, në qarkun e varfër të Kukësit këtej kufirit shanset për arsim profesional janë të kufizuara. Pavarësisht premtimeve të shumta, aktualisht funksionon vetëm një klasë me rreth 40 nxënës të arsimit profesional pranë gjimnazit “Havzi Nela” në degën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, TIK.
    Dy degë të tjera të hapura vite më parë përmes ndihmës së ofruar nga organizata gjermane, GIZ, nuk i rezistuan kohës.
    Sipas përfaqësuesve të arsimit në Kukës, shkolla profesionale është disavantazhuar, pasi prindërit zgjedhin përgjithësisht gjimnazin për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Një tjetër faktor është paragjykimi për cilësinë e diplomës në tregun e punës.
    “Arsyeja e mungesës së arsimit profesional në Kukës është tregu i munguar i punës,” i tha BIRN Ylber Çiku, specialist në Zyrën Arsimore të Kukësit.
    Pavarësisht rekordeve të ulëta, qeveria synon përmes Ministrisë së Ekonomisë që ta ringjallë arsimin profesional në Kukës. Megjithatë, një projekt i nisur në dhjetor të vitit të kaluar ka mbetur sërish rrugës.
    Projekti parashikon rikonstruktimin e shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” përmes një fondi prej 400 mijë eurosh dhe transforimin e saj në një institucion modern për arsimin profesional me një kapacitet të parashikuar prej 300 nxënësish dhe kursantësh.
    Por 10 muaj pas një ceremonie përurimi, punimet për rikonstruksionin e shkollës ende nuk kanë filluar.
    E pyetur nga BIRN, kompania “INA” që fitoi tenderin ia faturoi vonesën marrjes së lejes së ndërtimit.
    “Arsyeja e mosfillimit të punimeve ka qenë leja e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Tashmë leja është miratuar nga AZHT-ja, ku pritet vetëm zbardhja e lejes që do të ndodhë se shpejti për të bërë të mundur fillimin e punimeve,” i tha BIRN Ferdinand Çaushi, pronar I kompanisë.
    “Budallallëk i shekullit”
    Nxënësit nga Kukësi dhe Hasi, që studiojnë në Qendrën e Kompetencave 11 Marsi në Prizren. Foto: Bashkim Shala.Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren mirëpret nxënës nga Kukësi dhe Hasi në veri të Shqipërisë, sipas një procesi rekrutimi që udhëhiqet nga Ministria e Arsimit të Kosovës.
    Sipas zv.drejtorit për çështjet arsimore, Dashnor Kamberi, kërkesa është shumë e madhe, pasi diplomat e lëshuara nga Qendra e Kompetencës “11 Marsi” njihen edhe në Europë.
    Kamberi theksoi gjithashtu se nxënësit nga Shqipëria po hasin një pengesë të panevojshme për t’u regjistruar në shkollën e tyre profesionale, pasi dy vendet nuk njohin ende dëftesat e njëri-tjetrit.
    “Është një “budallallëk i shekullit “që Kosova nuk njeh deftesat e nxënësve nga Shqipëria. E njëjta ndodh edhe për deftesat e nxënesve nga Kosova që kërkojnë të studiojnë në Shqipëri, ku kërkohet nostrifikimi, apo validimi I dëftesave në Ministritë e Arsimit respektive,” tha ai, duke e quajtur procesin e validimit mes dy vendeve një procedurë burokratike të panevojshme.
    Ndryshe nga Kukësi, ku nxënësit e arsimit profesional kanë qasje të vështirë në tregun e punës, në Kosovë nxënësit paguhen gjatë ushtrimit të praktikës.
    Enver Bytyçi, zv.drejtor për marrëdhëniet me biznesin në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” i tha BIRN se programet mësimore janë përshtatur gjithashtu me ato që ndiqen në shkollat profesionale në Gjermani.
    “Profilet si automekanik, hidraulik, elektrik janë me programe si në Gjermani dhe diplomat nga kjo shkollë njihen në Gjermani dhe shtetet tjera perëndimore,” thotë ai.
    Këto avantazhe duket se i kanë nxitur nxënësit nga Kukësi që të udhëtojnë drejt Prizrenit për të studiuar.
    Albrim Ferati, nxënës i vitit të parë i tha BIRN se pas mbarimit të shkollës synonte që të punonte fillimisht në Prizren dhe më pas do të provonte Zvicrën.
    “Pas mbarimit të shkollës nuk do kthehem në Kukës, por do punoj në Prizren pasi ka treg pune për specialist të nxemjes qëndrore dhe më pas do provoj për në Zvicër,” tha ai.
    Dy bashkëmoshatarë të tij nga Kukësi synojnë gjithashtu që të emigrojnë pas përfundimit të shkollës profesionale.
    Drejtuesit e Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” kanë shpërndarë së fundmi formularë për marrje burse edhe për nxënësit nga Shqipëria, pavarësisht se shtetësia përbën pengesë për përfitimin e saj.
    “Le t’i plotësojnë formularët se ndoshta autoritetet përgjegjëse do të venë dorën në zemër edhe për nxënësit nga Kukësi,” thotë zv.drejtori Kamberi.
    Qasja është e ndryshme nga autoritetet arsimore në Kukës.
    Nxënësit nga Kukësi që studiojnë në shkollën profesionale të Prizrenit kërkojnë mbështetje financiare nga autoritetet shqiptare, por kjo konsiderohet prej tyre si e pamundur.
    “Bursë u akordohet vetëm nxënësve që studiojnë në shkollat profesionale të Shqipërisë, të cilat kanë kapacitete të lira për nxnës që deshirojnë t’I frekuentojnë,” i tha BIRN Albert Muja, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Kukës./BIRN

  • Ku shkuan premtimet e Ramës? Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

    Ku shkuan premtimet e Ramës? Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional