Tag: profesional

  • Hapen regjistrimet në Arsim Profesional për klasë të 10-të, Rama: Mbështesim nxënësit që regjistrohen në degët prioritare

    Hapen regjistrimet në Arsim Profesional për klasë të 10-të, Rama: Mbështesim nxënësit që regjistrohen në degët prioritare

    Kanë nisur regjistrimet në Arsim Profesional për klasë të 10-të për të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale.

    Lajmin e ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se do të mbështeten nxënësit që regjistrohen në degët prioritare.
    ” Regjistrimet në Arsim Profesional për klasë të 10-të janë hapur për të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale. Mbështesim nxënësit që regjistrohen në degët prioritare; Mbështesim nxënësit nga familjet në nevojë; Mbështesim nxënësit që banojnë mbi 5 km larg nga shkolla profesionale; Mbështesim ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës në arsim profesional me notë mesatare mbi 9. Mbështesim nxënësit nga grupet e veçanta Klikoni në faqen www.aftesi.al për të mësuar më shumë dhe regjistrohu përmes e-Albania“-shkruan Rama.

    Top Channel

  • Horoskopi për ditën e sotme, 30 korrik 2025. Çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

    Horoskopi për ditën e sotme, 30 korrik 2025. Çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

    DashiNë aspektin profesional, nëse keni ndërmend nisma të reja, përgatisni terrenin, para se të hidheni në veprim. Ndonjë problem me personin që dashuroni, mund t’ua turbullojë ditën.
    DemiPuna nuk do të shfaqë probleme dhe pavarësisht disa ulje-ngritjeve të lehta, situata nuk do të jetë alarmante. Në dashuri po afron një fazë pozitive e cila do jetë shumë frymëzuese.

    BinjakëtLajme të mira ka për ata që janë në kërkim të një pune. Do të keni përmirësime të ndjeshme, në një sektor që iu është besuar prej pak kohësh. Ata që janë vetëm, do të kenë dëshirë të përjetojnë aventura të reja.
    GaforrjaBëni mirë të mirëprisni çdo mundësi tunduese, dhe mos u dorëzoni në pengesën e parë. Në punë, do të keni mundësi të mira. Parashikohet një rritje në detyrë.
    LuaniNë punë, mund të shfaqen mundësi të reja, ndaj duhet të tregoni që jeni në lartësinë e duhur, të asaj që ju është besuar. Sot mund të përfshiheni nga melankolia e cila do ju përhumbë tërësisht në mendime.
    VirgjëreshaNë aspektin profesional, do të korrni sukses. Yjet ju favorizojnë për një ditë të lumtur dhe pavarësisht ndonjë problemi të vogël, do të rikthehet harmonia në çift.
    PeshorjaNë punë, priten ndryshime të rëndësishme, të cilat do ju çojnë në rrugën e duhur dhe drejt projekteve që doni më shumë. Keqkuptimet dhe tensionet në raportin në çift do ju trazojnë pak.
    AkrepiNë aspektin profesional, mund të merrni një promovim qe do rriste të ardhurat tuaja ekonomike. Kjo ditë do të nisë në mënyrën më të qetë të mundshme.
    ShigjetariNë punë, ka nisur një periudhë ku do të nisni konsolidimin e projekteve tuaja. Me kolegët do të keni momente ku do të ndani projekte bashkë që do të marrin shumë vlerësim.
    BricjapiNë sferën profesionale do të jeni plotë me energji, për të çuar deri në fund projektet. Ata që nuk janë në një lidhje gjatë kësaj dite do të kenë shumë dëshirë për t’u argëtuar.
    UjoriNë sferën profesionale do të paraqiten mundësi të reja. Nëse jeni në një lidhje, mund të përfshiheni në disa debate. Për ata që janë vetëm parashikohen takime premtuese dhe miqësi të reja.
    PeshqitBëni kujdes në punë. Dikush mund të shndërrohet në një pengesë. Dashuria shkon më së miri. Ata që nuk janë në një lidhje do të kenë mundësi që të bëjnë një takim të paparashikuar.

  • Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Rama-të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur!

    Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Rama-të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur!

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për arsimin profesional. Kryeministri Rama ka bërë me dije se të rinjtë mund të regjistrohen përmes portalit  e-Albania.
    “Regjistrimet në Arsimin Profesional janë hapur. Bëj zgjedhjen e duhur. Regjistrohu përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë”, shkruan Rama në Facebook.

    Regjistrimet për klasën e dhjetë për arsimin profesional janë hapur që më 7 korrik dhe do të zgjasin deri në fund të muajit shtator.
    Procesi kryhet përmes portalit e-Albania ku çdo prind mund të aplikojë online përmes këtij shërbimi dhe më pas merr përgjigjen nga shkolla. Arsimi i mesëm profesional u ofron nxënësve mundësi kualifikimi dy-tre dhe katër vjeçare, dhe i përgatit ata për profesione specifike, nëpërmjet zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme. Aplikimi për regjistrim kryhet nga prindi ose personi që ushtron përgjegjësinë prindërore sipas procedurës të publikuar në këtë shërbim.
    Sikurse ka bërë me dije Ministria e Arsimit, të gjithë nxënësit që janë regjistruar aktualisht në një gjimnaz apo në një shkollë tjetër, dhe kanë dëshirë të vijojnë studimet në arsimin profesional, kanë të drejtë të bëjnë çregjistrimin apo anulimin e aplikimit deri një ditë para fillimit të shkollës dhe mund të regjistrohen në shkollat e Arsimit Profesional.
    Disa nga avantazhet e regjistrimit në arsimim profesional:
    1)Vajzat që regjistrohen në arsimin profesional përfitojnë 50 % të bursës.
    2)Të gjithë nxënësit që regjistrohen në drejtimet mësimore: bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit, përfitojnë bursë për të gjitha vitet e shkollimit.
    Pas mbarimit të Arsimit Profesional, nxënësit pajisen me aftësi që kërkon tregu i punës, dhe nuk penalizohen në vijimin e studimeve universitare.
     

  • Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional, Rama thirrje të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur

    Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional, Rama thirrje të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional.
    “Regjistrimet në Arsimin Profesional janë hapur. Bëj zgjedhjen e duhur. Regjistrohu përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë”, shkruan Rama në Facebook.

  • Ministri Gonxhja: Përfundon me sukses viti i parë i Arsimit Profesional Dual

    Ministri Gonxhja: Përfundon me sukses viti i parë i Arsimit Profesional Dual

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për përfundimin me sukses të vitit të parë të zbatimit të modelit të arsimit profesional dual në Shqipëri.
    Sipas ministrit Gonxhja, ky vit shënoi një arritje të rëndësishme në formimin profesional të të rinjve, duke përfshirë:

    203 nxënës në total5 profile të ndryshme mësimore114 biznese partnere124 mentorë të angazhuar në biznese
    “Nxënësit tashmë punësohen dhe paguhen që në bankat e shkollës, duke përfituar njëkohësisht aftësi praktike dhe eksperiencë të vlefshme pune”, deklaron Gonxhja.
    Programi është frymëzuar nga modelet më të mira të vendeve si Zvicra dhe Gjermania, duke ndërlidhur ngushtë sistemin arsimor me nevojat reale të tregut të punës. Bizneset jo vetëm që përfitojnë punonjës të kualifikuar, por bëhen edhe pjesë aktive e edukimit përmes rritjes së kapaciteteve të tyre didaktike.

  • Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional

    Përmbyllet faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional

    Ditën e sotme është përmbyllur faza e parë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, ku janë trajnuar më shumë se 10 mijë mësues.
    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale.
    Manastirliu thekson se program synon rritjen e kapaciteteve të mësuesve në fushat prioritare të arsimit: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Shkenca dhe Teknologji (STEM), si dhe në aftësi ndërdisiplinore.
    “Përmbyllëm me sukses fazën e parë për këtë vit të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, ku mbi 10,000 mësues janë trajnuar në të gjithë vendin, për të rritur aftësitë në fusha kyçe si gjuha shqipe, matematika, shkencat natyrore dhe teknologjia.
    Po punojmë për fazën e ardhshme të programit, që do të sjellë module të reja në përputhje me kurrikulën e re, me synimin për të vijuar fuqizimin profesional të mësuesve në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

  • Kolegji Profesional i Formimit Policor merr akreditim ndërkombëtar, Van Horn: Policia partnere e SHBA! Drejtori Proda: Sukses me ndihmën e partnerëve

    Kolegji Profesional i Formimit Policor merr akreditim ndërkombëtar, Van Horn: Policia partnere e SHBA! Drejtori Proda: Sukses me ndihmën e partnerëve

    Kolegji Profesional i Formimit Policor merr akreditimin ndërkombëtar, që cilësohet edhe si një hap historik drejt standardeve të reja të arsimit policor në Shqipëri. Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Akademisë së Sigurisë ditën e sotme (22 maj), u dorëzua edhe certifikata e akreditimit të Kolegjit Profesional të Formimit Policor nga Shoqata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Agjencive të Zbatimit të Ligjit-IADLEST.
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda e cilësoi këtë akreditim si një dëshmi konkrete e përkushtimit për standarde ndërkombëtare dhe cilësi në formimin profesional të punonjësve të Policisë. “Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht ICITAP dhe IADLEST”, u shpreh ai, duke theksuar rolin vendimtar që kanë luajtur këto institucione në modernizimin e kurrikulave dhe në rritjen e cilësisë së arsimit policor.

    E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nency VanHorn, evidentoi rolin aktiv të Policisë së Shtetit në forcimin e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit. ‘‘Policia e Shtetit dhe oficerët që trajnohen në Akademinë e Sigurisë janë tashmë pjesë e një standardi ndërkombëtar. Ata janë partnerët tanë në luftën kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjen e komuniteteve tona, si në Shqipëri ashtu dhe në Shtetet e Bashkuara”,-tha ajo.
    Akreditimi ndërkombëtar i Kolegjit Profesional të Formimit Policor do t’i shërbejë drejtuesve, stafit dhe studentëve të Akademisë së Sigurisë, si një motiv i lartë për të vijuar me angazhim maksimal rrugën e profesionalizmit dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, për forcimin e sigurisë publike.

  • Aulona Bylykbashi: Elbasani në rritje, të rinjtë zgjedhin arsimin profesional, kërkohen profesionistë

    Aulona Bylykbashi: Elbasani në rritje, të rinjtë zgjedhin arsimin profesional, kërkohen profesionistë

    Elbasani po përjeton një zhvillim të ndjeshëm vitet e fundit, si në aspektin urban ashtu edhe në atë profesional. Dy shkollat profesionale të qytetit janë kthyer në qendra të rëndësishme formimi për të rinjtë që duan të mësojnë një profesion dhe të ndërtojnë jetën e tyre në vendlindje.
    Ndërkohë, qyteti vijon të zgjerohet me ndërtime të reja, çka rrit nevojën për profesionistë të kualifikuar në fusha të ndryshme. Kjo dinamikë e re kërkon një vizion të qartë dhe përfaqësim të denjë në Kuvend.“Në çdo takim me qytetarët ndjej dëshirën e të rinjve për të punuar, për të kontribuar këtu, në Elbasan. Shkollat tona profesionale po japin rezultate konkrete, por nevojitet më shumë mbështetje dhe investim në këtë drejtim. Unë angazhohem që zëri i tyre të dëgjohet dhe të përkthehet në politika reale punësimi dhe zhvillimi,” – është shprehur Aulona Bylykbashi gjatë turit të saj elektoral në qytet.

    Në kuadër të listave të hapura, ajo po kërkon mbështetjen e qytetarëve për votën në 11 maj, me fokus te fuqizimi i të rinjve, përkrahja e arsimit profesional dhe një Elbasan që rritet me dinjitet dhe mundësi për të gjithë.

  • VKM për sigurinë në shkolla: Gjimnazet më shumë se 900 nxënës do të kenë dy oficerë policie

    VKM për sigurinë në shkolla: Gjimnazet më shumë se 900 nxënës do të kenë dy oficerë policie

    VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.600,  DATË 9.10.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E SHËRBIMIT TË SIGURISË PUBLIKE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR DHE TË KRITEREVE PËR OFICERËT E SIGURISË”, TË NDRYSHUAR

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të  nenit 81, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    I. Në vendimin nr.600, datë 9.10.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

    “1. Miratimin e shërbimit të sigurisë publike në institucionet e arsimit parauniversitar, si më poshtë vijon:

    a) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të mesëm të orientuar, që kanë mbi 80 (tetëdhjetë) nxënës, të kenë 1 (një) oficer sigurie;Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    b) Institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 350 (treqind e pesëdhjetë) nxënës, të kenë 1 (një) oficer sigurie

    c) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, institucionet e arsimit të mesëm të orientuar, institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 900 (nëntëqind) nxënës, të kenë 2 (dy) oficerë sigurie;

    ç)  Institucionet e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbi 700 (shtatëqind) nxënës, të kenë 2 (dy) oficerë sigurie.

    Institucionet e arsimit parauniversitar, që përfitojnë shërbim të sigurisë publike, përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional. Shërbimi i sigurisë publike konsiston në monitorimin nga oficeri i sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar, të përcaktuara në këtë vendim, nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm të nxënësve, personelit mësimor dhe komunitetit.”.

    Në pikën 2, pas fjalëve “… institucionet e sistemit arsimor parauniversitar, …” shtohen “… të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, …”.

    Në fund të pikës 3 shtohen fjalët “… të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.”.Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

    “5. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit, konkurrimit dhe shpallja e rezultateve të konkurrimit përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional.”.

    Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:

    “7. Numri i oficerëve të sigurisë dhe shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Për institucionet e arsimit të mesëm profesional, shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional.”.

    II. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  • Siguria në shkolla/ Qeveria merr vendimin: Dy oficerë sigurie në gjimnazet me më shumë se 900 nxënës

    Siguria në shkolla/ Qeveria merr vendimin: Dy oficerë sigurie në gjimnazet me më shumë se 900 nxënës

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 81, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    I. Në vendimin nr.600, datë 9.10.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
    Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:“1. Miratimin e shërbimit të sigurisë publike në institucionet e arsimit parauniversitar, si më poshtë vijon:
    a) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të mesëm të orientuar, që kanë mbi 80 (tetëdhjetë) nxënës, të kenë 1 (një) oficer sigurie;
    b) Institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 350 (treqind e pesëdhjetë) nxënës, të kenë 1 (një) oficer sigurie;
    c) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, institucionet e arsimit të mesëm të orientuar, institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 900 (nëntëqind) nxënës, të kenë 2 (dy) oficerë sigurie;
    ç) Institucionet e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbi 700 (shtatëqind) nxënës, të kenë 2 (dy) oficerë sigurie.
    Institucionet e arsimit parauniversitar, që përfitojnë shërbim të sigurisë publike, përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional. Shërbimi i sigurisë publike konsiston në monitorimin nga oficeri i sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar, të përcaktuara në këtë vendim, nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm të nxënësve, personelit mësimor dhe komunitetit.”.
    Në pikën 2, pas fjalëve “… institucionet e sistemit arsimor parauniversitar, …” shtohen “… të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, …”.Në fund të pikës 3 shtohen fjalët “… të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.”.Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:“5. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit, konkurrimit dhe shpallja e rezultateve të konkurrimit përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional.”.
    Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:“7. Numri i oficerëve të sigurisë dhe shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Për institucionet e arsimit të mesëm profesional, shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional.”.
    II. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.

    Top Channel