Arsimi profesional po fiton gjithnjë e më shumë terren në Durrës.
Shkolla shtetërore “Beqir Çela” ka regjistruar më shumë nxënës krahasuar me një vit më parë.
Ky trend tregon se të rinjtë, por edhe institucionet, po i japin përparësi profesioneve konkrete që kërkohen në treg.
“Regjistrimet janë në një nivel më të lartë se sa viti i kaluar. Janë rreth 40 nxënës më shumë se një vit më herët.
Kjo tregon për një interes të shtuar sa i përket arsimit profesional dhe një vëmendje e shtuar tashmë nga instancat, nga qeveria dhe nga gjithë organizmat e tjerë që orientojnë drejt arsimit profesional”, tha Fatmir Mërkuri, drejtori i shkollës profesioanel “Beqir Çela”.
Por kush e mban peshën më të madhe të regjistrimeve?
“Peshën më të madhe e mban më shumë “Shërbime mjetesh transporti” e cila përfshin rreth 40% të kapacitetit të saj. Më pas vjen Elektroteknika, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit, Termohidraulika dhe Mekanika”, sqaron Mërkuri.
Me përfundimin e shkollës, statistikat tregojnë mbi 87 përqind të nxënësve të punësuar.
“Shkon në 87% të punësuar në profilet e veta. Kjo është një tregues shumë i mirë për sa i përket zhvillimit profesional dhe përmbushjes të tregut të punës me specialistë”, tha ai.
Në vitin arsimor që sapo u mbyll, këtë shkollë e ndoqën mbi 1,200 nxënës./Klan News
Tag: profesional
-

Rritet interesi për shkollat profesionale
-

Risi për shoferët! Certifikata e Aftësimit Profesional do përfshihet në lejen e drejtimit
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Nga sot do të nis aplikimi i risisë që thjeshton procesin për të gjithë drejtuesit e mjeteve që zotërojnë Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP). Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, kjo certifikatë do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit dhe nuk do të lëshohet më si dokument i veçantë.
Të gjithë aplikantët për leje drejtimi do ta kenë CAP të pasqyruar në dokument si Kodi 95, një praktikë e unifikuar me standardet e Bashkimit Europian. Në lidhje me lëvizjen ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Kjo qasje e re shton Rama shmang burokracitë, e bën më të lehtë procesin e marrjes së dokumentit si dhe ul ndjeshëm shpenzimet për qytetarët.
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër hap drejt modernizimit e thjeshtimit të shërbimeve, Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) e integruar automatikisht në lejen e drejtimit si Kodi 95, duke shmangur kartonin e veçantë e ulur shpenzimet për qytetarët, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.
-

Rama: Certifikata e Aftësimit Profesional do të përfshihet në lejen e drejtimit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër hap drejt modernizimit dhe thjeshtimit të shërbimeve.
“Dhe me një tjetër hap drejt modernizimit e thjeshtimit të shërbimeve, Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) e integruar automatikisht në lejen e drejtimit si Kodi 95, duke shmangur kartonin e veçantë e ulur shpenzimet për qytetarët, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama. -

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Certifikata e Aftësimit Profesional bëhet pjesë e lejes së drejtimit, hiqet kartoni shtesë
Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur të mërkurën një lehtësim të rëndësishëm në procesin e pajisjes me dokumente për këtë kategori.
“Një tjetër hap drejt modernizimit dhe thjeshtimit të shërbimeve. Ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në një postim në rrjete sociale.
Ai njoftoi se certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) do të integrohet automatikisht në lejen e drejtimit përmes Kodit 95, duke eliminuar kartonin shtesë që më parë lëshohej veçmas.
“Ky ndryshim jo vetëm që thjeshton procedurat administrative, por gjithashtu ul kostot për qytetarët” thekson Rama në mesazhin e tij. -

Qendra Kinematografike e Kosovës emëron Këshillin e ri Profesional
Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook se është emëruar Këshilli i ri Profesional.
“Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë se Qendra Kinematografike e Kosovës, me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi, ka emëruar Këshillin e ri Profesional.” – shkruhet në postimin e publikuar.
Këshilli Profesional përbëhet nga: Eroll Bilibani, Agnes Nokshiqi, Nita Deda, Urtina Hoxha, Brikena Mulliqi – Përfaqësuese e MKRS-së.
Emërimi i këtij këshilli është një hap i rëndësishëm për të forcuar më tej infrastrukturën institucionale të sektorit të filmit në Kosovë, duke i dhënë prioritet politikave që promovojnë kreativitetin dhe zhvillimin e industrisë kinematografike. Ky është një moment kyç për filmbërësit, pasi ofron mundësi të reja për mbështetje dhe zhvillim të projekteve filmike të nivelit të lartë./KultPlus.com
-

Arsimi profesional, ministri Gonxhja: Janë regjistruar 19% e nxënësve, niveli më i lartë në 25 vitet e fundit
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije sot, se niveli i regjistrimeve në arsimin profesional, është më i larti në 25 vitet e fundit duke e konsideruar këtë një arritje historike.
Sipas Gonxhes, “19% e nxënësve të arsimit të mesëm janë të regjistruar në Arsimin Profesional, niveli më i lartë në 25 vitet e fundit”.
“Falë reformave të Qeverisë: investime moderne, laboratorë të pajisur, staf mësimdhënës të kualifikuar profile të reja dhe arsimin dual, rezultatet janë të prekshme, në rrugën drejt objektivit 1 në 3 nxënës në 2030”, tha Gonxhja në postimin në rrjetet sociale.
Arsimi i mesëm profesional u ofron nxënësve mundësi kualifikimi dy, tre dhe katërvjeçare, dhe i përgatit ata për profesione specifike, nëpërmjet zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme.
Sistemi publik i arsimit dhe formimit profesional përfshin 41 institucione, nga të cilat 31 janë shkolla profesionale dhe 10 janë qendra formimi. Këto institucione ofrojnë kualifikime profesionale të nivelit të mesëm, përfshirë edhe programe të arsimit profesional në formën e dyfishtë, kualifikime pas të mesme dhe programe formimi afatshkurtra, të përshtatura për të gjitha grupmoshat. -

Blendi Gonxhja: Regjistrimet në arsimin profesional, më të lartat në 25 vitet e fundit
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur sot se numri i regjistrimeve në arsimin profesional ka arritur nivelin më të lartë në 25 vitet e fundit, duke e cilësuar këtë si një “arritje historike”.
Sipas tij, aktualisht 19% e nxënësve të arsimit të mesëm janë të regjistruar në arsimin profesional, një tregues që shënon rritje të ndjeshme dhe i atribuohet reformave të ndërmarra nga qeveria.“Falë investimeve moderne, laboratorëve të pajisur, stafit mësimdhënës të kualifikuar, profileve të reja dhe arsimit dual, rezultatet janë të prekshme. Jemi në rrugën drejt objektivit që deri në vitin 2030, një në tre nxënës të ndjekë arsimin profesional”, u shpreh Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
Arsimi i mesëm profesional ofron programe kualifikimi dy, tre dhe katërvjeçare, duke përgatitur nxënësit për profesione specifike nëpërmjet aftësive praktike dhe njohurive të aplikueshme.
Sistemi publik i arsimit dhe formimit profesional përfshin 41 institucione në mbarë vendin, prej të cilave 31 janë shkolla profesionale dhe 10 qendra formimi. Këto institucione ofrojnë kualifikime të nivelit të mesëm, programe të arsimit dual, kualifikime pas të mesme dhe kurse afatshkurtra të përshtatura për të gjitha grupmoshat. -

Regjistrimet në arsimin profesional, ministrja Denaj: Drejtimi bujqësor, punësim i sigurt
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njoftoi se ka nisur tashmë procesi për regjistrimet në arsimin profesional, ndërsa i ftoi të rinjtë që përfundojnë klasën e 9-të që të zgjedhin drejtimin bujqësor, për punësim të sigurt. “Nxënësit mund të regjistrohen në një nga shkollat profesionale bujqësore që janë në 5 qarqe të vendit: Shkolla profesionale “Rakip Kryeziu”, Fier; Shkolla profesionale “Mihal Shahini”, Cërrik; Shkolla e mesme profesionale Kamëz; Shkolla Profesionale Shërbime, Korçë; Shkolla profesionale “Ndre Mjeda”, Bushat dhe shkolla profesionale “Charles Telford Erickson”, Golem”, tha Denaj.
Ministrja i ftoi të rinjtë të investojnë në dije për t’u bërë pjesë e zhvillimit të bujqësisë së qëndrueshme në Shqipëri, teksa njoftoi se, regjistrimi bëhet lehtësisht përmes portalit e-Albania, në shërbimin “Regjistrohu në klasën e dhjetë”. Të rinjtë që mbarojnë klasën e 9-të kanë tani një mundësi për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme në sektorin bujqësor, përmes arsimit profesional në një nga tre drejtimet më të kërkuara në treg: bujqësi, veterinari dhe teknologji ushqimore. -

Regjistrimet në arsimin profesional, Ministrja Anila Denaj: Drejtimi bujqësor, punësim i sigurt
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njoftoi se ka nisur tashmë procesi për regjistrimet në arsimin profesional, ndërsa i ftoi të rinjtë që përfundojnë klasën e 9-të që të zgjedhin drejtimin bujqësor, për punësim të sigurt.
“Nxënësit mund të regjistrohen në një nga shkollat profesionale bujqësore që janë në 5 qarqe të vendit: Shkolla profesionale “Rakip Kryeziu”, Fier; Shkolla profesionale “Mihal Shahini”, Cërrik; Shkolla e mesme profesionale Kamëz; Shkolla Profesionale Shërbime, Korçë; Shkolla profesionale “Ndre Mjeda”, Bushat dhe shkolla profesionale “Charles Telford Erickson”, Golem”, tha Denaj.
Ministrja i ftoi të rinjtë të investojnë në dije për t’u bërë pjesë e zhvillimit të bujqësisë së qëndrueshme në Shqipëri, teksa njoftoi se, regjistrimi bëhet lehtësisht përmes portalit e-Albania, në shërbimin “Regjistrohu në klasën e dhjetë”.
Të rinjtë që mbarojnë klasën e 9-të kanë tani një mundësi për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme në sektorin bujqësor, përmes arsimit profesional në një nga tre drejtimet më të kërkuara në treg: bujqësi, veterinari dhe teknologji ushqimore.
