Tag: profesional

  • E vetmja grua kandidate për kreun e SPAK: Duhet të udhëhiqemi me transparencë dhe frymë në ekip!

    E vetmja grua kandidate për kreun e SPAK: Duhet të udhëhiqemi me transparencë dhe frymë në ekip!

    Kandidatja e vetme grua për kreun e ri të SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, prezantoi sot, më 11 dhjetor, platformën e saj gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ajo theksoi se angazhimi i saj profesional synon jo vetëm hetimin e çështjeve penale, por edhe përmirësimin e standardeve ligjore, rritjen e transparencës dhe cilësisë së hetimeve.
    Musabelliu vuri theksin tek ndërtimi i një marrëdhënieje transparente me mediat, duke respektuar sekretin hetimor dhe integritetin e institucioneve.
    “Gjatë ushtrimit, kam hetuar çështje me ndjeshmëri dhe vëmendje të lartë publike, ku media ka luajtur një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e çështjeve të rëndësishme.Kam respektuar gjithmonë integritetin hetimor, duke vendosur balancë midis sekretit hetimor dhe të drejtës për informim. Në ushtrimin e funksionit si drejtues i SPAK, e konsideroj thelbësore ndërtimin e një marrëdhënieje transparente me mediat, duke garantuar një informim të drejtë, profesional dhe pa cënuar integritetin e sekretit hetimor dhe reputacionin e institucionit.”, tha Musabelliu.
    Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe krijimin e një mjedisi pune bashkëpunues, duke përmendur edhe drejtimin e grupeve të përbashkëta hetuese me autoritetet ndërkombëtare: “Kam treguar aftësi në menaxhimin e burimeve njerëzore, në çdo rast kam siguruar ndarje të qartë të detyrave, duke krijuar një mjedis pune bashkëpunues. Këto aftësi janë dëshmuar edhe në drejtimin e grupeve të përbashkëta hetuese me autoritetet e huaja. Në radhë të parë vendoset besimi, pastaj mund të shkëmbesh informacione pa rezerva.”.
    Fryma në ekip, ishte pika kyçe në punën që synon të kryejë si drejtuese e SPAK-ut.
    “Nëse më besohet detyra, do të siguroj një drejtim efektiv, motivues dhe transparent për çdo anëtar.Vlerësimi i drejtë i performancës, mbështetja dhe garantimi i pavarësisë në vendimmarrje do të jenë elemente kryesore. Jam e vetëdijshme për rëndësinë që ka drejtimi i SPAK, por mbetet thelbësore fryma e ekipit. Vlerësoj shumë punën e palodhur të gjithë prokurorëve, hetuesve, oficerëve të policisë gjyqësore dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në thelb të vizionit tim qëndron fryma e ekipit, sepse një individ, sado profesional të jetë, nuk mund të arrijë rezultatet vetë.”, tha Musabelliu.
    Ajo përmendi gjithashtu përvojën e saj në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar se eksperienca e 20 viteve në sistemin e drejtësisë e vendos atë në pozita optimale për drejtimin e SPAK.

  • Metani: Një drejtësi e fortë dhe e qëndrueshme kërkon angazhim të vazhdueshëm

    Metani: Një drejtësi e fortë dhe e qëndrueshme kërkon angazhim të vazhdueshëm

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani mori pjesë në Mbledhjen e 3-të të Përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Forcimi i Kapaciteteve Institucionale përmes Zhvillimit të Përmirësuar të Karrierës dhe Masave Mbrojtëse për Sistemin Gjyqësor”.
    Në fjalën e tij, z. Metani e vuri theksin së pari tek praktikat që duhen ndjekur për të patur një sistem drejtësie të fortë e të qëndrueshëm.
    “Ndërtimi i një sistemi drejtësie të fortë dhe të qëndrueshëm kërkon angazhim të vazhdueshëm. Shteti i së drejtës nuk është thjesht një tërësi normash ligjore apo rregullash abstrakte, por është mbi të gjitha një veprimtari administrative institucionale. Në këtë kuadër, praktikat administrative të ndjekura nga ana e institucioneve tona duhet të kenë si qëllim ndërtimin e një mjedisi, ku meritokracia, pavarësia strukturore, siguria institucionale dhe profesionalizmi i magjistratëve të veprojnë si mekanizma të ndërvarur nga njëri-tjetri”.
    Inspektori i Lartë i Drejtësisë u ndal edhe tek konstatimet e vërejtura gjatë veprimtarisë së punës së institucionit që drejton e që ndikojnë në cilësinë e punës e performancën e magjistratëve, e si të tilla duhen adresuar.
    “Gjatë trajtimit të ankesave, apo zhvillimit të inspektimeve tematike/institucionale nga ana e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është konstatuar se mungesa e ambienteve të përshtatshme dhe përdorimi i pamjaftueshëm i teknologjisë së informacionit, përfshirë regjistrimin audio të seancave, sistemet e menaxhimit të çështjeve, arkivat, qarkullimin e dokumentacionit procedural dhe administrativ, si dhe sistemet teknologjike që mbulojnë procese specifike të punës së gjykatës apo prokurorisë , ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe solemnitetin e gjykimit, si dhe në zhvillimin e hetimeve penale. Në disa raste, këto kushte kanë ndikuar edhe në sjelljen etiko-profesionale të magjistratëve, duke ekspozuar sistemin e drejtësisë ndaj perceptimeve negative nga publiku.
    Modernizimi i infrastrukturës, rishikimi i protokolleve të sigurisë, vendosja e mekanizmave mbikëqyrëse dhe zhvillimi i analizave për menaxhimin e riskut dhe adoptimi i praktikave bashkëkohore të sigurisë së sistemeve dhe teknologjisë së informacionit janë masa thelbësore që garantojnë një mjedis pune të sigurt dhe funksional për të gjithë magjistratët. Për këtë arsye, investimi në infrastrukturë dhe për sigurinë e magjistratëve duhet të konsiderohet pjesë integrale e politikave për forcimin e pavarësisë, legjitimitetit dhe integritetit të pushtetit gjyqësor. Vetëm në këtë mënyrë pushteti gjyqësor mund të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme, duke garantuar cilësi, integritet dhe besueshmëri në çdo nivel të veprimtarisë së tij”.
    FJALA E PLOTË E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË Z. ARTUR METANI
    Të nderuar kryetarë të Këshillave,
    I nderuar Kryetar i Gjykatës së Lartë,
    I nderuar Prokuror i Përgjithshëm,
    I nderuar z. Dobi,
    Të nderuar shkëlqesi ambasadorë dhe partnerë,
    Të nderuar të ftuar!
    Faleminderit për ftesën dhe mundësinë për të ndarë disa reflektime në kuadër të këtij takimi të tretë të përbashkët të institucioneve tona. Tematikat që do të trajtojmë sot si vlerësimi etik dhe profesional i magjistratëve, ndikimi i tij në zhvillimin e karrierës, si dhe siguria dhe infrastruktura e ambienteve të gjykatave dhe zyrave të prokurorisë, janë çështje me një rëndësi të veçantë, pasi këto çështje nuk përfaqësojnë vetëm prioritete të institucioneve tona në ushtrimin e kompetencave ligjore, por janë gjithashtu themelore për garantimin e cilësisë së drejtësisë dhe respektimin e standardeve të shtetit të së drejtës. Sot, ky takim është mundësia jonë për të diskutuar dhe konsoliduar praktikat që mbështesin integritetin, pavarësinë dhe legjitimitetin e pushtetit tonë gjyqësor.
    Kontributi i EU4Justice dhe Bashkimit Europian mbetet i domosdoshëm për implementimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të reformës në drejtësi në Shqipëri, ku asistenca teknike e ofruar përkthehet në rritje të kapaciteteve dhe cilësisë së vendimarrjes. Megjithatë, rolin kryesor dhe të qënësishëm duhet ta luajnë institucionet tona, të cilat duhet të marrin vendime dhe ku debati profesional duhet shoqërohet me një analizë të mirëfilltë në nivel sistemik dhe planifikimi strategjik.
    Ndërtimi i një sistemi drejtësie të fortë dhe të qëndrueshëm kërkon angazhim të vazhdueshëm. Shteti i së drejtës nuk është thjesht një tërësi normash ligjore apo rregullash abstrakte, por është mbi të gjitha një veprimtari administrative institucionale. Në këtë kuadër, praktikat administrative të ndjekura nga ana e institucioneve tona duhet të kenë si qëllim ndërtimin e një mjedisi ku meritokracia, pavarësia strukturore, siguria institucionale dhe profesionalizmi i magjistratëve të veprojnë si mekanizma të ndërvarur nga njëri-tjetri.
    Vlerësimi etik dhe profesional i magjistratëve është një gur themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i publikut në sistemin e drejtësisë. Ai nuk është thjesht një proces formal administrativ, por është një mekanizëm i rëndësishëm që garanton ex-ante integritetin dhe zhvillimin profesional të magjistratëve. Ky proces duhet të jetë i parashikueshëm, i qartë, i paanshëm dhe transparent. I mbështetur në indikatorë apo tregues të qartë dhe të matshëm, si dhe duke shmangur çdo aspekt subjektivizmi, apo ndikimi të jashtëm. Në praktikë, kjo do të thotë krijimin e një sistemi vlerësimi etiko-profesional që monitoron dhe vlerëson performancën e magjistratëve jo vetëm në bazë të rezultateve të punës, por edhe në përputhje me standardet morale, etike dhe profesionale. Një qasje e tillë siguron jo vetëm integritetin individual të magjistratëve, por edhe besueshmërinë e publikut në sistemin e drejtësisë në tërësi.
    Një çështje që kërkon vëmendje të veçantë është gjithashtu dhe infrastruktura e pushtetit gjyqësor. Ndërkohë, në kushtet e rritjes së kompleksitetit të çështjeve gjyqësore dhe ekspozimit publik të pushtetit gjyqësor, edhe siguria personale e magjistratëve nuk mund të konsiderohet vetëm një çështje administrative, por ajo është një parakusht themelor për funksionimin e paanshëm dhe të pavarur të pushtetit gjyqësor. Në këtë drejtim, sistemi i vlerësimit etiko-profesional të magjistratëve dhe siguria apo infrastruktura janë procese të ndërvarura nga njëri-tjetri. Një magjistrat nuk mund të vlerësohet objektivisht në lidhje me integritetin e tij, apo cilësitë e tij profesionale në mungesë të sigurisë së tij personale, apo kushteve të mjaftueshme infrastrukturore. Në këtë aspekt, vlen të theksohet se mungesa e këtyre elementëve të rëndësishëm rrit mundësinë e gabimeve njerëzore, të ndikimeve të jashtme, ose të shkeljeve të etikës profesionale nga ana e magjistratëve.
    Gjatë trajtimit të ankesave, apo zhvillimit të inspektimeve tematike/institucionale nga ana e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është konstatuar se mungesa e ambienteve të përshtatshme dhe përdorimi i pamjaftueshëm i teknologjisë së informacionit, përfshirë regjistrimin audio të seancave, sistemet e menaxhimit të çështjeve, arkivat, qarkullimin e dokumentacionit procedural dhe administrativ, si dhe sistemet teknologjike që mbulojnë procese specifike të punës së gjykatës apo prokurorisë , ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe solemnitetin e gjykimit, si dhe në zhvillimin e hetimeve penale. Në disa raste, këto kushte kanë ndikuar edhe në sjelljen etiko-profesionale të magjistratëve, duke ekspozuar sistemin e drejtësisë ndaj perceptimeve negative nga publiku.
    Modernizimi i infrastrukturës, rishikimi i protokolleve të sigurisë, vendosja e mekanizmave mbikëqyrëse dhe zhvillimi i analizave për menaxhimin e riskut dhe adoptimi i praktikave bashkëkohore të sigurisë së sistemeve dhe teknologjisë së informacionit janë masa thelbësore që garantojnë një mjedis pune të sigurt dhe funksional për të gjithë magjistratët. Për këtë arsye, investimi në infrastrukturë dhe për sigurinë e magjistratëve duhet të konsiderohet pjesë integrale e politikave për forcimin e pavarësisë, legjitimitetit dhe integritetit të pushtetit gjyqësor. Vetëm në këtë mënyrë pushteti gjyqësor mund të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme, duke garantuar cilësi, integritet dhe besueshmëri në çdo nivel të veprimtarisë së tij.
    Për sa më sipër, personalisht vlerësoj se rezultatet e pritshme të këtij takimi nuk duhet të mbeten thjesht në nivel rekomandimesh. Ato duhet të shndërrohen në standarde të qarta dhe drejtpërdrejt të zbatueshme për vlerësimin etik dhe profesional të magjistratëve; mekanizma të qartë ligjorë për monitorimin dhe përmirësimin e karrierës së tyre; si dhe masa apo vendime konkrete për sigurinë dhe infrastrukturën e gjykatave dhe prokurorive. Vetëm përmes një qasjeje të koordinuar dhe bashkëpunimi ndërinsitucional, vizioni afatgjatë, planifikimi të mirë strategjik dhe buxhetor, si dhe duke integruar praktikat më të mira të Bashkimit Europian apo të Këshillit të Evopës mund të ndërtojmë një sistem drejtësie të pavaruar, me integritet dhe sa më profesional.
    Faleminderit!

  • Sokol Sadushi: Mirëqenia e Magjistratit, prioritet i Drejtësisë

    Sokol Sadushi: Mirëqenia e Magjistratit, prioritet i Drejtësisë

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka folur në konferencën e organizuar për magjistratët.
    Në vijim fjala e plotë e Sadushit: 

    Tema e kësaj konference trajton tre shtylla të rëndësishme të sistemit: kapacitetet institucionale, zhvillimin e karrierës dhe masat mbrojtëse. Realiteti i drejtësisë moderne na tregon se këto shtylla nuk qëndrojnë më vete, pa një dimension të katërt: atë njerëzor, që përfaqësohet nga gjyqtari dhe prokurori, të cilët çdo ditë përballen me sfida, vendime të vështira, presion profesional dhe përgjegjësi publike.Pikërisht për këtë arsye, dëshiroj ta nis fjalën time me një koncept thelbësor që shkon përtej titullit të Konferencës dhe që përbën kushtin funksional të çdo sistemi modern të drejtësisë: mirëqenien e magjistratit(judicial well-being). Ky nuk është nocion teorik, por standard profesional që përfshin sigurinë personale, mbështetjen institucionale, ngarkesën e përballueshme të çështjeve, stabilitetinprofesional dhemirëqenien psikosocialepër të përballuar presionin e vendimmarrjes. Vetëm në këto kushte magjistrati mund të jetë i pavarur dhe i qetë në ushtrimin e funksionit të tij. Pa këtë themel, çdo reformë mbetet e cunguar.

    Në Shqipëri, mirëqenia e magjistratitnuk është bërë ende pjesë organike e politikave publike. Ajo mungon në analizat strategjike të institucioneve shtetërore, sepse nuk është artikuluarsi prioritet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Këto organe, të cilat kanë detyrimin kushtetues të identifikojnë nevojat e sistemit dhe të ngrenë shqetësimet mbi mirëqenien profesionale të magjistratit, nuk e kanë vendosur këtë dimension në qendër të politikëbërjes së tyre. Për pasojë, kjo mungesë orientimi nuk reflektohet as në politikat e ekzekutivit, apo në dokumentet programatike të reformës. Sistemi ende nuk ka politika për menaxhimin e stresit, parandalimin e lodhjes kronike (burnout), programe të mbështetjes psikologjike apo protokolle për reagimin institucional pas ngjarjeve të rënda, që janëelementë themelorë në modelet evropiane.

    Kjo mungesë bëhet e dukshme në realitetin e sotëm: numër i lartë çështjesh, mungesë magjistratësh, infrastrukturë e papërshtatshme, burime njerëzore të pamjaftueshme dhe deri te ngjarjet e rënda të dhunës ndaj gjyqtarëve. Në këtë klimë, fakti që nuk ekziston një politikë e mirëfilltë për mirëqenien profesionale dhe psikosociale të magjistratit është një rrezik i drejtpërdrejtë për cilësinë dhe pavarësinë e drejtësisë.Prandaj, përpara se të flasim për standarde dhe rekomandime, duhet të shohim realitetin ashtu siç është. Nuk mund të pretendojmë normalitet. Prej vitesh kam ngritur publikisht shqetësime mbi kapacitete të pamjaftueshme, ambiente pune të papërshtatshme, procedura të vjetëruara dhe mungesë mekanizmash mbështetës.Këto problematika janë rënduar, sepse shumë vendime janë shtyrë dhe shumë shqetësime janë nënvlerësuar. Institucionet përgjegjëse kanë preferuar heshtjen ose pritjen në vend të veprimit. Ky ngurrim institucional dhe ky pasivitet vendimmarrës kanë qenë po aq dëmtues sa mungesa e burimeve, ndoshta edhe më shumë. Këto nuk janë çështje të reja; ajo që ka ndryshuar është pesha e tyre, e cila sot është bërë e papërballueshme.
    Dhe pikërisht këtu bëhet e qartë se shumë prej këtyre problemeve burojnë nga mungesa e mirëqenies profesionale të magjistratit. Këtë e konfirmojnë edhe standardet evropiane, sidomos ato të Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve, që e konsiderojnë mirëqenien si kusht funksional të pavarësisë gjyqësore.Realiteti shqiptar është ende larg këtij standardi, jo për mungesë përkushtimi nga magjistratët, të cilët japin më shumë se ç’lejojnë kushtet, por sepse arkitektura institucionale nuk e ka vendosur mirëqenien në qendër të politikëbërjes.Ky boshllëk i politikëbërjes ka bërë që sistemi të mbështetet më shumë te sakrifica individuale sesa te mekanizmat e qëndrueshëm të mbështetjes profesionale.
    Mbingarkesa e punës është treguesi më i dukshëm. Edhe pse Gjykata e Lartë ka ulur mbi 63% të backlog-ut historik, ky është rezultat i një përpjekjeje të jashtëzakonshme njerëzore, jo i një normaliteti strukturor. Ndërkohë në gjykatat e apelit backlog-u po rritet në nivele të rrezikshme dhe, në disa gjykata të shkallës së parë, një gjyqtarëpërballon 900 deri në1000 çështje. Ky ritëm është përtej kapaciteteve njerëzore dhe nuk mund të mos ketë pasoja në cilësinë e vendimmarrjes, në shëndetin profesional dhe në mirëqenien psikosociale të magjistratit.Infrastruktura gjyqësore pasqyron të njëjtën problematikë. Shumë godina janë të amortizuara, sallat e gjyqit nuk garantojnë siguri minimale, zyrat janë të kufizuara për punë efektive dhe ambientet për publikun shpesh nuk përmbushin as standardet bazë të aksesit dhe dinjitetit. Mjedisi i punës nuk është luks, është pjesë e integritetit profesional.
    Edhe proceset e vlerësimit profesional, që cilat duhej të ishin instrument motivimi, shpesh kthehen në burim pasigurie për shkak të vonesave të pajustifikuara. Këto ndikojnë drejtpërdrejt në ritmin e karrierës, ngadalësojnë emërimet e reja, frenojnë ngritjen në detyrë dhe krijojnë vakuume institucionale që prekin funksionimin e sistemit. Një sistem që vonon vlerësimin, vonon vetë drejtësinë.
    Karriera dhe vlerësimi profesional janë garanci e stabilitetit dhe motivimit të magjistratit. Prandaj vlerësimi duhet të jetë i harmonizuar, i shpejtë dhe i drejtë, ndërsa procedurat e ngritjes në detyrë transparente dhe të parashikueshme. Çdo bllokim krijon demotivim dhe cenon cilësinë e vendimmarrjes. Magjistrati ka nevojë jo vetëm për ambiente të sigurta, por edhe për stabilitet profesional, sepse vetëm një magjistrat i sigurt në karrierë mund të jetë realisht i pavarur në vendimmarrje.Në këtë realitet është iluzion të besojmë se teknologjia apo inteligjenca artificiale mund të mbulojnë boshllëqet strukturore. Teknologjia ndihmon vetëm aty ku sistemi është i shëndetshëm; përndryshe, ajo rrezikon të shndërrohet në një mjet që zëvendëson përkohësisht funksionet e sistemit, por nuk e shëron problemin në themel, sepse sfida jonë kryesore nuk është teknologjia, por njeriu. Pas çdo procedure dhe pas çdo vendimi që ndryshon jetë, qëndron një magjistrat. Nëse ai lihet i pambrojtur, i mbingarkuar dhe pa mbështetje, sistemi nuk mund të jetë i qëndrueshëm.
    Pikërisht në këtë klimë sfiduese, ku presioni mbi individin arriti kufijtë e tij të durimit profesional, erdhi reagimi i natyrshëm: Deklarata e Gjyqtarëve të Republikës. Për herë të parë pas shumë vitesh, gjyqtarët folën me një zë të përbashkët. Ata nuk kërkuan privilegje dhe as trajtim të veçantë; kërkuan siguri, mbështetje, dinjitet profesional dhe respekt institucional. Ishte një akt përgjegjshmërie, por edhe një sinjal alarmi: “Sistemi po mbijeton falë nesh, por kështu nuk mund të vazhdojë.”Kjo deklaratë shënoi një pikë kthese, sepse dëshmoi se struktura nuk mund të mbështetet më mbi sakrificën individuale të magjistratit.Ky mesazh zhvendos vëmendjen te institucionet që qeverisin sistemin. Nëse gjyqtarët folënqartë, institucionet duhet të reagojnë me përgjegjësi.Ky është momenti kur heshtja institucionale nuk është thjesht mungesë reagimi, ajo bëhet pjesë e problemit.Këtu fillon detyra e institucioneve që qeverisin sistemin. Roli i KLGJ-së dhe KLP-së është vendimtar. Ato duhet të jenë mbrojtësit e parë të magjistratit, garantët e mirëqenies së tij profesionale, duke siguruar kushte të përshtatshme pune, burime njerëzore të mjaftueshme, siguri në sallat e gjyqit, vlerësim profesional të drejtë dhe një karrierë të parashikueshme që nxit motivimin.Vetëm duke ushtruar plotësisht mandatin e tyre, Këshillat mund të kenë legjitimitetin dhe forcën për të artikuluar qartë nevojat reale të drejtësisë përballë Kuvendit dhe Qeverisë, dhe për të kërkuar prej tyre përgjegjësinë dhe mbështetjen që Kushtetuta u njeh.
    Nga ana tjetër, Kuvendi dhe Qeveria mbajnë detyrimin kushtetues për të siguruar bazën ligjore, financiare dhe infrastrukturore të sistemit. Investimet në siguri, infrastrukturë, burime njerëzore dhe teknologji nuk janë zgjedhje politike, janë detyrim shtetëror. Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi me standarde europiane, pa investuar. Vetëm një dialog funksional midis këshillave dhe dy pushteteve të tjera garanton që rekomandimet të shndërrohen në politika të prekshme dhe rezultate konkrete. Pa këtë bashkëveprim, çdo reformë rrezikon të mbetet një aspiratë e mirë, por jo një realitet i prekshëm për qytetarët dhe për vetë magjistratët.
    Të nderuar kolegë,Nëse problemet janë të thella, edhe përgjigja duhet të jetë e qartë dhe e guximshme. Prandaj rekomandimet nuk mund të jenë të përgjithshme, por konkrete, të matshme dhe të zbatueshme. Për këtë nevojitet:1. Strategjia Kombëtare e Mirëqenies së Magjistratëve 2025–2030, me standarde evropiane dhe buxhet të dedikuar. Vetëm një dokument i tillë e kthen mirëqenien nga një shqetësim episodik në një politikë shtetërore afatgjatë.2. Standardi kombëtar i sigurisë në çdo gjykatë, me protokolle të detyrueshme, pajisje adekuate, trajnime periodike dhe një sistem reagimi të koordinuar. Siguria nuk mund të mbetet përgjegjësi individuale e magjistratit; ajo duhet të jetë garanci institucionale.3. Rishikimi i ngarkesës së punës, rritja e numrit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës, si dhe shpërndarje e drejtë e çështjeve.Pa një sistem të drejtë ngarkese, çdo përpjekje tjetër mbetet e kufizuar.4. Investime të menjëhershme në infrastrukturën gjyqësore-godina të sigurta, funksionale dhe dinjitoze.Ambienti i punës nuk është luks, është pjesë e integritetit të sistemit.5. Mekanizma funksionalë të mbështetjes psiko-sociale, për menaxhimin e stresit, traumës profesionale dhe rrezikut të burnout-it, si çështje që prekin drejtpërdrejt cilësinë e vendimmarrjes dhe pavarësinë e brendshme të magjistratit.6. Forcimi i rolit të Shkollës së Magjistraturës si qendër kombëtare e zhvillimit profesional, inovacionit, etikës dhe qëndrueshmërisë emocionale e profesionale të magjistratit, që e mbron dhe e fuqizon magjistratin gjatë gjithë karrierës së tij.Këto masa janë të domosdoshme, por ato nuk mjaftojnë pa një transformim më të thellë kulturor në mënyrën si e qeverisim drejtësinë. Drejtësia nuk ka nevojë vetëm për reforma teknike. Ajo ka nevojë për një kulturë të re institucionale, të bazuar në vlera, stabilitet dhe përgjegjësi; një kulturë ku siguria është standard, jo reagim; mbështetja është detyrim institucional, jo favor; mirëqenia është pjesë e pavarësisë, jo koncept abstrakt; karriera e drejtë është parim, jo rastësi; bashkëpunimi ndërinstitucional është normë, jo përjashtim.
    Drejtësia ndërtohet me magjistratë që ndihen të mbrojtur, të respektuar dhe të motivuar. Vetëm atëherë reforma merr jetë, standardet bëhen realitet dhe drejtësia fiton besimin e qytetarëve. Nëse duam vendimmarrje të pavarur, duhet të garantojmë më parë kushtet që e bëjnë të mundur këtë pavarësi.Prandaj duhet ta pranojmë qartë: barrën e sistemit e mban magjistrati. Ai është qendra e drejtësisë, jo në teori, por në realitet. Nuk ka drejtësi të fortë me magjistratë të lodhur; nuk ka drejtësi të pavarur me magjistratë të pambrojtur; nuk ka drejtësi të besueshme me magjistratë të lënë vetëm.Mirëqenia e magjistratit nuk është luks profesional, por premisa e vetë ekzistencës së drejtësisë funksionale.Mirëqenia e magjistratit është mirëqenia e drejtësisë, dhe mirëqenia e drejtësisë është mirëqenia e shtetit.
    Në këtë kuptim, mbështetja e magjistratëve nuk është një favor ndaj një trupe profesionale, por një investim në stabilitetin demokratik të vendit. Ndaj, tani është momenti të veprojmë, me përgjegjësi, me vendosmëri dhe me vision, sepse nga zgjedhjet tona sot varet dhe forca e shtetit të së drejtës nesër.

  • Maqedonia e Veriut pa trajner, ikën Milevski

    Maqedonia e Veriut pa trajner, ikën Milevski

    Maqedonia e Veriut ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Blagoja Milevski. Në një postim në rrjetet sociale, Federata ka falenderuar teknikun për kontributin e dhënë  gjatë kësaj periudhe.
    “Federata e Futbollit e Maqedonisë shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për seleksionuesin Blagoja Milevski dhe stafin e tij, për punën e tyre të përkushtuar, bashkëpunimin profesional dhe rezultatet e arritura. I urojmë shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme stërvitore”.

    “Ne besojmë se me një ekip të ri profesional, do të sillet një “erë e re” në punën e ekipit, e cila do të mundësojë konkurrencë dhe ambicie edhe më të madhe në garat e Maqedonisë.”
    “FFM mbetet plotësisht e përkushtuar për të krijuar kushtet më të mira të mundshme të punës, si dhe për të ofruar mbështetje maksimale për ekipin përfaqësues. Bashkëpunimi i deritanishëm me stafin e trajnerëve të udhëhequr nga Milevski ka qenë në një nivel shumë profesional dhe ne e vlerësojmë përkushtimin dhe qëndrimin e tyre ndaj ekipit përfaqësues. Mbetemi të gatshëm, me të njëjtin përkushtim, të mbështesim planet dhe sfidat e ardhshme të ekipit përfaqësues të Maqedonisë.” – shkruan nga FFM.

  • ‘U kap shahmat’/ Burimi: Autogoli profesional  dhe ideologjik i Marta Kos në Tiranë

    ‘U kap shahmat’/ Burimi: Autogoli profesional dhe ideologjik i Marta Kos në Tiranë

    Në një analizë të thelluar, Genc Burimi e cilësoi performancën e komisioneres së BE-së, Marta Kos, gjatë vizitës së saj në Tiranë si një “autogol të jashtëzakonshëm” në dy dimensione kryesore: profesional dhe ideologjik. Sipas Burimit, ky gabim strategjik ekspozoi jo vetëm mungesën e saj të përvojës përballë liderëve dinakë të Ballkanit, por edhe një qasje thellësisht problematike të Brukselit ndaj zgjerimit.

    I ftuar  në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, në aspektin profesional, Burimi argumentoi se Kos u tregua tërësisht e paaftë për të improvizuar kur u përball me lëvizjen e papritur të kryeministrit Rama për të kontestuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Heshtja e saj në këtë moment kyç, sipas analistit, ishte një dështim flagrant.

    Ai bëri një paralele të fortë me situatën në Ukrainë, ku i njëjti Bashkim Evropian ushtroi presion të jashtëzakonshëm mbi presidentin Zelenski për të larguar zyrtarët e korruptuar, duke theksuar standardin e dyfishtë të BE-së.

    Në rrafshin ideologjik, autogoli është edhe më i rëndë. Burimi theksoi se Kos po promovon një axhendë të integrimit “me çdo kusht”, ku justifikimi kryesor është siguria gjeopolitike e Evropës. Kjo qasje, sipas tij, e redukton procesin në një pazar cinik, duke anashkaluar vlerat themelore demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.

    “Kjo zonjë po hyn në një rrugë shumë të gabuar. Nuk mund të bëhet ky integrim me çdo lloj çmimi, me çmimin e mbylljes së syve përpara shkeljeve më të rënda,” deklaroi Burimi.

    Burimi:

    Sepse po i vinte, po i vinte rrotull, Marta Kos, kësaj ndjenje, indinjate që kishte kllokuar pak në publik, por duhesh dhe një akt final. Dhe në atë akt final pra, në atë konferencë shtypi, ajo bëri autogolin që pritesh. Dhe aty shpërtheu. 

    Bëri një autogol. Të jashtëzakonshëm. Sepse u kap, autogol në kuptimin edhe nga ana profesionale, që mendoj që është një zonjë e nderuar por pa shumë përvojë.

    Sidomos përballë liderësh të Ballkanit si Vuçiç dhe Edi Rama që kanë një dekadë e gjysëm përvojë në pushtet, dhe ajo qe e paaftë të improvizionte, se nuk e priste. Pra, ishte, për mendimin tim, autogol profesional. Plus pastaj dhe një autogol ideologjik. Profesional sepse kur Rama e kishte mbajtur sekret për të gjithë, për atë për të afërmit, për shtypin, në lidhje me çfarë do bënte me zonjën Balluku, pra që do e kontestonte në gjykatë kushtetuese vendimin, aty ajo u kap shahmat.

    Nuk ndërhyri. Nuk tha asgjë. Të bënte një koment, të sa për sy e faqe. Të thoshte për shembull, ne i inkurajojmë Shqipërinë të vazhdojë luftën pa kompromis ndaj korrupsionit, ndaj korrupsionit.

    Pse ishte autogol? Sepse pak ditë më parë vetë Komisioni Europian, vetë Bashkimi Europian bën një presion të jashtëzakonshëm mbi Zelenskin, në lidhje me Ballukun e Zelenskit. Balluku i Zelenskit ishte ministrja e energjetikës plus dhe ministrja e drejtësisë. Të dy të akuzuar si Balluku. 

    Dhe për atë Ballukun e Zelenskit, ta gjetën forcën në Evropë të bënin presion. Dhe s’kishte punë fare drejtësia. Këtu ajo kap shahmat, nuk e priste. Plus pastaj dhe gafa tjetër në lidhje me pyetjen që ju bë për zgjedhjet.

    Edhe aty mund ta mund ta kishe dredhur, mund të kishe bërë diçka më të sofistikuar, diçka diplomate, një minutë. Të thoshte, shikoni, raporti që është shterues, i qartë, Shqipëria ka ende përparim për të bërë në fushën e zgjedhjeve dhe ky është synimi i negociatave, që pikërisht në fundin e tyre, Shqipëria t’i ketë ezauruar të gjitha problemet.

    Fare, dhe aty kap shahmat. Pra edhe njëherë, një autogol profesional dhe së dyti dhe më i rëndë, për mendimin tim, është autogoli ideologjik. Kjo zonjë është sot e, si ato lojrat që janë të kurdisura, e kurdisur që të avancojë me çdo kusht në axhendën e integrimit, me çdo kusht.

    Ka qenë e ftuar në Francë këto dy javë, erdhi dhe bëri një auditim përpara komisionit të përbashkët të punëve të jashtme të senatit dhe të parlamentit francez. Po ashtu ka qenë në intervista me shtypin kryesor francez, dhe gjithmonë kur e pyesnin por përse duhet ky integrim, ajo nuk thotë pse këta këto vende sot si Islanda, si Norvegjia, që i ka të gjitha kushtet, pse mos të hyjnë?

    Ajo nxjerr si, justifikimin e parë, sepse për ne europianët është një çështje sigurie. Pra nuk ka, domethënë, nuk ka një justifikim kaq cinik që është në interesin e europianëve. Po interesi zonjë i europianëve nuk është vetëm te siguria. Interesi zonjë është që të futen brenda vende që të kenë të njëjtin nivel demokratik si europianët.

    Po ashtu, interesi i shqiptarëve cili është? Nuk është thjesht që të marrë fëmija në shkollë 10. Duhet që ta meritojë. Se pastaj mbrapa e merr në shkollë po ngelet në punë. Më falni se e them. Po kështu nuk bëhet asgjë. Prandaj, dhe kjo nga ana ideologjike, edhe njëherë, zonja Kos po hyn në një rrugë shumë të gabuar.

    Nuk mund të bëhet ky integrim europian i këtyre vendeve me çdo lloj çmimi. Me çdo lloj çmimi. Me çmimin e mbylljes së syve përpara shkarjeve më të rënda në aspektin demokratik dhe të korrupsionit. Ka një shprehje në frëngjisht, nuk ka shurdhër më të madh se ai që nuk do të dëgjojë dhe nuk ka më të verbër më të madh se ai që nuk do të shohë.
     

  • Interes për arsimin profesional, rritet numri i vajzave që zgjedhin degë të cilat kërkohen nga tregu i punës

    Interes për arsimin profesional, rritet numri i vajzave që zgjedhin degë të cilat kërkohen nga tregu i punës

    Ejona Merlika, nxënëse e gjimnazit “Gjergj Canco”, synon të bëhet programuesja e së ardhmes.
    Ajo tregohet e vendosur të ndjekë pasionin e saj për teknologjinë, duke shpjeguar se çfarë e shtyu drejt këtij profesioni.
    “Të jep mundësinë për të krijuar pajisje të reja elektronike, të formatosh, të krijosh programe vetë, të hap shumë dyer në tregun e punës në të ardhmen, të gjitha këto që ti përfshin elektronika dhe TIK në përgjithësi”,  u shpreh Ejona Merlika.

    Ajo thekson se vit pas viti është rritur ndjeshëm numri i vajzave që zgjedhin drejtime profesionale të tilla.
    “E lobojnë fort pjesën për barazinë gjinore, që nuk ka diferencim në bazë të gjinisë. Duke parë që vitet e fundit teknologjia te vajzat është përhapur shumë, është edhe një mundësi shumë e mirë për të gjitha. Ka degë të elektroteknikës ende të mbipopulluara me djem, por ka edhe vajza që synojnë, që e kanë zgjedhur që në gjimnaz pjesën e TIK-ut.”
    Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 2,616 vajza në arsimin profesional, duke përbërë 16.9% të numrit total të nxënësve. Krahasuar me një vit më parë, kur përqindja ishte 16.3%, vihet re një rritje e lehtë, që tregon prirjen në rritje të vajzave për t’u përfshirë në fusha teknike.
    /vizionplus.tv

  • Sfida e nxënësve që kërkojnë arsim dhe punë / Çdo ditë nga Kukësi në…

    Sfida e nxënësve që kërkojnë arsim dhe punë / Çdo ditë nga Kukësi në…

    Në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren, çdo mëngjes dëgjohen zëra të rinj që vijnë nga kufiri. Nxënës nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja kanë zgjedhur këtë shkollë për t’u përgatitur për tregun e punës.
    Në mungesë të programeve të arsimit profesional në vendlindjet e tyre, ata orientohen drejt arsimit profesional kosovar, i cili ofron edhe sistemin dual, kombinim i mësimit teorik dhe praktikës në biznese, me pagesë mujore.
    Arsimi profesional dhe sistemi dual, që ndërthur mësimin me praktikën në biznese, po bëhet një magnet për të rinjtë që kërkojnë më shumë mundësi dhe kushte më të mira arsimimi.
    Por për nxënësit nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja, rruga drejt dijes mbetet një sfidë. Për shkak të mungesës së alternativave, ata udhëtojnë çdo ditë drejt Prizrenit, duke paguar rreth 5 euro vajtje-ardhje, ose jetojnë me qira. Nxënësit kërkojnë krijimin e një linje të rregullt transporti publik mes Kukësit dhe Prizrenit, si dhe mbështetje me bursë nga shteti shqiptar.
    Aktualisht, në Kukës funksionon vetëm një klasë me rreth 40 nxënës të arsimit profesional pranë gjimnazit “Havzi Nela”, në degën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Dy degë të tjera të hapura vite më parë nuk kanë rezistuar kohës.
    Në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi”, nxënësit nga verilindja e Shqipërisë gjejnë jo vetëm dije, por edhe mundësi reale për t’u integruar në tregun e punës.
    Ky model tregon se bashkëpunimi ndërkufitar në arsim mund të funksionojë edhe pa marrëveshje formale, duke u mbështetur në vullnet dhe vizion për të ardhmen.

  • Sfida e nxënësve që kërkojnë arsim dhe punë – Çdo ditë nga Kukësi në

    Sfida e nxënësve që kërkojnë arsim dhe punë – Çdo ditë nga Kukësi në

    Në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren, çdo mëngjes dëgjohen zëra të rinj që vijnë nga kufiri. Nxënës nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja kanë zgjedhur këtë shkollë për t’u përgatitur për tregun e punës.
    Në mungesë të programeve të arsimit profesional në vendlindjet e tyre, ata orientohen drejt arsimit profesional kosovar, i cili ofron edhe sistemin dual, kombinim i mësimit teorik dhe praktikës në biznese, me pagesë mujore.
    Arsimi profesional dhe sistemi dual, që ndërthur mësimin me praktikën në biznese, po bëhet një magnet për të rinjtë që kërkojnë më shumë mundësi dhe kushte më të mira arsimimi.
    Por për nxënësit nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja, rruga drejt dijes mbetet një sfidë. Për shkak të mungesës së alternativave, ata udhëtojnë çdo ditë drejt Prizrenit, duke paguar rreth 5 euro vajtje-ardhje, ose jetojnë me qira. Nxënësit kërkojnë krijimin e një linje të rregullt transporti publik mes Kukësit dhe Prizrenit, si dhe mbështetje me bursë nga shteti shqiptar.
    Aktualisht, në Kukës funksionon vetëm një klasë me rreth 40 nxënës të arsimit profesional pranë gjimnazit “Havzi Nela”, në degën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Dy degë të tjera të hapura vite më parë nuk kanë rezistuar kohës.
    Në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi”, nxënësit nga verilindja e Shqipërisë gjejnë jo vetëm dije, por edhe mundësi reale për t’u integruar në tregun e punës.
    Ky model tregon se bashkëpunimi ndërkufitar në arsim mund të funksionojë edhe pa marrëveshje formale, duke u mbështetur në vullnet dhe vizion për të ardhmen.

  • Ish- deputetja e PD- së kalon “ylberin politik”, pranon të emërohet drejtore e spitalit rajonal…

    Ish- deputetja e PD- së kalon “ylberin politik”, pranon të emërohet drejtore e spitalit rajonal…

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal ‘Dr. Xhaferr Kongoli’ në Elbasan. Ndërsa bën me dije detyrën e re dhe largimin nga Partia Demokratike, Gjergji shkruan se kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional.
    “Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan. Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor. Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.
    Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua. Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.
    Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike. Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor”, shkruan Zheni Gjergji.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

    Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

    Çdo mëngjes, Rustem Bela zgjohet ende pa gdhirë në shtëpinë e tij në fshatin Myç- Has dhe ndërron dy makina për të mbërritur në shkollën profesionale “11 Marsi” të Prizrenit, rreth 55 kilometra në verilindje.
    Katërmbëdhjetëvjeçari nga Hasi është nxënës i vitit të parë dhe studion në degën e Mekanikës. Në mungesë të shkollës profesionale në qarkun e Kukësit, ai dhe katër bashkëmoshatarë të tjerë janë detyruar që të regjistrohen në sistemin arsimor të Kosovës.
    “Zgjohem në orën 5:30 të mëngjesit. Deri në Kukës më sjell babi me autoveturë. Në Kukës bashkohem me dy shokë të tjerë, ku na pret një autoveturë dhe së bashku udhëtojmë për në Prizren kundrejt një pagese prej 5 euro(vajtje-ardhje),” thotë Rustemi, ndërsa mban veshur uniformën e shkollës.
    Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren është shkolla më e madhe profesionale në Kosovë dhe frekuentohet nga 1500 nxënës. Ajo ofron mësim në 18 profile të veçanta të orientuara sipas katër drejtimeve kryesore; automekanikë, elektronikë, ndërtimtari si dhe artet e aplikuara.
    Ndryshe nga Prizreni në Kosovë, në qarkun e varfër të Kukësit këtej kufirit shanset për arsim profesional janë të kufizuara. Pavarësisht premtimeve të shumta, aktualisht funksionon vetëm një klasë me rreth 40 nxënës të arsimit profesional pranë gjimnazit “Havzi Nela” në degën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, TIK.
    Dy degë të tjera të hapura vite më parë përmes ndihmës së ofruar nga organizata gjermane, GIZ, nuk i rezistuan kohës.
    Sipas përfaqësuesve të arsimit në Kukës, shkolla profesionale është disavantazhuar, pasi prindërit zgjedhin përgjithësisht gjimnazin për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Një tjetër faktor është paragjykimi për cilësinë e diplomës në tregun e punës.
    “Arsyeja e mungesës së arsimit profesional në Kukës është tregu i munguar i punës,” i tha BIRN Ylber Çiku, specialist në Zyrën Arsimore të Kukësit.
    Pavarësisht rekordeve të ulëta, qeveria synon përmes Ministrisë së Ekonomisë që ta ringjallë arsimin profesional në Kukës. Megjithatë, një projekt i nisur në dhjetor të vitit të kaluar ka mbetur sërish rrugës.
    Projekti parashikon rikonstruktimin e shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” përmes një fondi prej 400 mijë eurosh dhe transforimin e saj në një institucion modern për arsimin profesional me një kapacitet të parashikuar prej 300 nxënësish dhe kursantësh.
    Por 10 muaj pas një ceremonie përurimi, punimet për rikonstruksionin e shkollës ende nuk kanë filluar.
    E pyetur nga BIRN, kompania “INA” që fitoi tenderin ia faturoi vonesën marrjes së lejes së ndërtimit.
    “Arsyeja e mosfillimit të punimeve ka qenë leja e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Tashmë leja është miratuar nga AZHT-ja, ku pritet vetëm zbardhja e lejes që do të ndodhë se shpejti për të bërë të mundur fillimin e punimeve,” i tha BIRN Ferdinand Çaushi, pronar I kompanisë.
    “Budallallëk i shekullit”
    Nxënësit nga Kukësi dhe Hasi, që studiojnë në Qendrën e Kompetencave 11 Marsi në Prizren. Foto: Bashkim Shala.
    Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren mirëpret nxënës nga Kukësi dhe Hasi në veri të Shqipërisë, sipas një procesi rekrutimi që udhëhiqet nga Ministria e Arsimit të Kosovës.
    Sipas zv.drejtorit për çështjet arsimore, Dashnor Kamberi, kërkesa është shumë e madhe, pasi diplomat e lëshuara nga Qendra e Kompetencës “11 Marsi” njihen edhe në Europë.
    Kamberi theksoi gjithashtu se nxënësit nga Shqipëria po hasin një pengesë të panevojshme për t’u regjistruar në shkollën e tyre profesionale, pasi dy vendet nuk njohin ende dëftesat e njëri-tjetrit.
    “Është një “budallallëk i shekullit “që Kosova nuk njeh deftesat e nxënësve nga Shqipëria. E njëjta ndodh edhe për deftesat e nxënesve nga Kosova që kërkojnë të studiojnë në Shqipëri, ku kërkohet nostrifikimi, apo validimi  I dëftesave në Ministritë e Arsimit respektive,” tha ai, duke e quajtur procesin e validimit mes dy vendeve një procedurë burokratike të panevojshme.
    Ndryshe nga Kukësi, ku nxënësit e arsimit profesional kanë qasje të vështirë në tregun e punës, në Kosovë nxënësit paguhen gjatë ushtrimit të praktikës.
    Enver Bytyçi, zv.drejtor për marrëdhëniet me biznesin në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” i tha BIRN se programet mësimore janë përshtatur gjithashtu me ato që ndiqen në shkollat profesionale në Gjermani.
    “Profilet si automekanik, hidraulik, elektrik janë me programe si në Gjermani dhe diplomat nga kjo shkollë njihen në Gjermani dhe shtetet tjera perëndimore,” thotë ai.
    Këto avantazhe duket se i kanë nxitur nxënësit nga Kukësi që të udhëtojnë drejt Prizrenit për të studiuar.
    Albrim Ferati, nxënës i vitit të parë i tha BIRN se pas mbarimit të shkollës synonte që të punonte fillimisht në Prizren dhe më pas do të provonte Zvicrën.
    “Pas mbarimit të shkollës nuk do kthehem  në Kukës, por do punoj në Prizren pasi ka treg pune për specialist të nxemjes qëndrore dhe më pas do provoj për në Zvicër,” tha ai.
    Dy bashkëmoshatarë të tij nga Kukësi synojnë gjithashtu që të emigrojnë pas përfundimit të shkollës profesionale.
    Drejtuesit e Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” kanë shpërndarë së fundmi formularë për marrje burse edhe për nxënësit nga Shqipëria, pavarësisht se shtetësia përbën pengesë për përfitimin e saj.
    “Le t’i plotësojnë formularët se ndoshta autoritetet përgjegjëse do të venë dorën në zemër edhe për nxënësit nga Kukësi,” thotë zv.drejtori Kamberi.
    Qasja është e ndryshme nga autoritetet arsimore në Kukës.
    Nxënësit nga Kukësi që studiojnë në shkollën profesionale të Prizrenit kërkojnë mbështetje financiare nga autoritetet shqiptare, por kjo konsiderohet prej tyre si e pamundur.
    “Bursë u akordohet vetëm nxënësve që studiojnë në shkollat profesionale të Shqipërisë, të cilat kanë kapacitete të lira për nxnës që deshirojnë t’I frekuentojnë,” i tha BIRN Albert Muja, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Kukës.
    Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren, ku studiojnë rreth 1500 nxënës. Foto: Bashkim Shala.
    /Reporter.al/