Tag: produktivitetin

  • Këto 7 gabime që bëni në mëngjes po u “nxijnë” ditën

    Këto 7 gabime që bëni në mëngjes po u “nxijnë” ditën

    Nëse çdo mëngjes zgjoheni me idenë se dita “s’po ecën”, ndoshta problemi s’është universi, por janë disa zakone të vogla që po i bëni gabim. Psikologët thonë se disa veprime që duken të pafajshme mund t’ju shkatërrojnë produktivitetin.
    E shtyni alarmin për më vonë: E dimë: është tundimi më i madh i botës. Por kur bie sërish në gjumë, futesh në një cikël gjumi të ri, nga i cili trupi e ka shumë të vështirë të dalë. Rezultati? Zgjohesh më i lodhur se më parë.
    Qëndroni në batanije: Jo, jo. Truri yt ka nevojë për sinjalin e qartë: “Dita filloi!”. Ngrihu dhe jepi trupit pak oksigjen.

    Kontrolloni telefonin: Email-et, mesazhet, problemet e botës, nuk duhen në momentin që zgjohemi. As Instagram-i. Lëri 5-10 minuta të qeta, veç për ty.
    E lini krevatin të parregulluar: Meqënëse do ktheheni sërish në mbrëmje ju mendoni se nuk keni përse ta rregulloni. Por, psikologët kanë zbuluar se kjo gjë lidhet me produktivitetin dhe organizmin tuaj gjatë ditës.
    Pini kafe: Lajm i keq për kafedashësit! Trupi prodhon natyrshëm kortizol, i cili rregullon nivelin e energjisë, gjatë orës 8:00–9:00. Konsumoje kafenë pas orës 09:30 për efekt maksimal.
    Bëheni gati në errësirë: Sa komode duket, aq problematike është. Errësira i thotë trupit se “ende është natë”, ndaj ti mbetesh gjysmë i përgjumur për shumë më gjatë. Hap perdet, ndiz dritat, sepse drita është alarmi më natyral.
    S’keni një rutinë të qëndrueshme: Ruani një skemë automatike që do bëni sapo të zgjoheni, në mënyrë që energjinë për gjërat e paparashikuara ta ruani për më vonë. Sa më pak vendime në mëngjes, aq më shumë energji për pjesën tjetër të ditës.

  • Kujdes! Këto 7 gabime që bëni në mëngjes po ‘ju nxijnë’ ditën!

    Kujdes! Këto 7 gabime që bëni në mëngjes po ‘ju nxijnë’ ditën!

  • Shqipëria, vendi me produktivitetin më të ulët të punës në rajon dhe në Europë e parafundit

    Shqipëria, vendi me produktivitetin më të ulët të punës në rajon dhe në Europë e parafundit

    Shqipëria e parafundit në Europë për produktivitetin e punës

    Shqipëria edhe vitin e kaluar kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë.

    Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), raporton revista Monitor.

    Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë.

    Hendeku me vendet e tjera të rajonit ende mbetet i konsiderueshëm.

    Krahasimi me vendet e rajonit

    Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga:

    Bosnje-Hercegovina, me 26.5 dollarë,
    Serbia, me 28.8 dollarë,
    Maqedonia e Veriut, me 33.6 dollarë,
    Mali i Zi, me 37.5 dollarë.

    Statistikat e ILO nuk japin informacion për Kosovën.

    Në gjithë kontinentin europian, Shqipëria lë pas vetëm Moldavinë.

    Pse është kaq i ulët produktiviteti?

    Faktorët kryesorë janë:

    mungesa e investimeve në teknologji dhe automatizim,
    niveli i ulët i inovacionit,
    cilësia e dobët e kapitalit njerëzor, pra aftësitë e fuqisë punëtore.

    Ndikim kanë edhe struktura e ekonomisë dhe pesha e lartë e sektorëve me vlerë të ulët të shtuar për njësi kohe pune.

    Modelet botërore

    Shtetet me produktivitetin më të lartë të punës janë:

    Luksemburgu, me 166.1 dollarë në orë,
    Irlanda, me 139.1 dollarë në orë,
    Norvegjia, me 123.6 dollarë në orë.

    Pengesat e brendshme në Shqipëri

    Në Shqipëri, kostoja e ulët e punës dhe informaliteti i lartë nuk kanë nxitur investime serioze në teknologji.

    Pagat e ulëta kanë bërë që ndërmarrjet të mos ndiejnë presion për automatizim dhe modernizim.

    Në vitet e fundit, ka një ndikim pozitiv nga rritja e turizmit dhe ulja e peshës së fasonerisë në ekonomi, por vendi mbetet shumë prapa.

    Forca e punës dhe arsimi, pika të dobëta

    Një tjetër problem madhor është cilësia e fuqisë punëtore.

    Rënia e cilësisë së arsimit,
    mospërputhja mes ofertës dhe kërkesës,
    emigracioni i lartë i të rinjve,

    të gjitha këto kanë ndikuar negativisht aftësinë e tregut të punës për të gjeneruar produktivitet më të lartë.

    Produktiviteti dhe pagat, një lidhje e drejtpërdrejtë

    Përmirësimi i produktivitetit të punës është i lidhur ngushtë me nivelin e pagave. Produktiviteti i ulët nuk krijon mundësi reale për paga të larta, ndaj përmirësimi i tij është thelbësor për rritjen e mirëqenies së vendit.

    Nga ana tjetër, rritja e shpejtë e pagave rrit presionin mbi bizneset për të investuar në teknologji e inovacion, në mënyrë që të ruajnë konkurrueshmërinë.