Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar ashpër qeverinë për çmimet e larta të fruta-perimeve në treg, të cilat i cilëson të padrejta për periudhën aktuale.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Braçe thekson se qeveria ka përgjegjësi për këtë situatë, duke e akuzuar për mungesë ndërhyrjeje dhe tolerim të abuzimeve. Ai sjell shembuj konkretë nga tregjet, ku çmimet janë shumë më të larta sesa në zonat e prodhimit, duke i quajtur diferencat skandaloze.
Sipas Braçes, abuzimi me çmimet, struktura e dobët e prodhimit bujqësor dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike janë tre arsyet kryesore të kësaj krize në treg.
Deputeti socialist ka paraqitur edhe disa propozime konkrete, mes të cilave: shpërbërjen e tregjeve ku sipas tij abuzohet me tarifat, hapjen e tregjeve publike për bujqit pa ndërmjetës, barazimin e TVSH-së dhe vendosjen e fiskalizimit nga prodhuesi te konsumatori i fundit. Ai gjithashtu kërkon kontroll mbi qiratë e ambienteve tregtare dhe mbështetje për rikthimin e prodhimit bujqësor në fusha të hapura.
Në fund, Braçe apelon për një vëmendje serioze ndaj ndryshimeve klimatike që po ndikojnë direkt te prodhimi bujqësor dhe te çmimet në treg.
Statusi i plotë i Braçes:
TË BLESH TË HËNË ËSHTË TMERR, MBASET EDHE ÇDO DITË TJETËR; PERIMET E FRUTAT JANË SHUUUUMËËË TË SHTRENJTA!
Domate 110-130 lekë/kg, kastravecë 100-110 lekë/kg, bizele 300 lekë/kg, mashurka 250-270 lekë/kg, speca 150 lekë/kg, qershi 650-1000 lekë/kg, nektarinë 280-300 lekë/kg, shalqi 50-60 lekë/kg; TË GJITHA JANË PERIME E FRUTA TË STINËS;
Dmth tani kanë periudhën kur bëhen masive e normalisht duhet të kishin ÇMIME TË TJERA, ÇMIME TË DREJTA!
JOOOOO, NUK JANË!
Arsyet?
1. ABUZIMI ME ÇMIMET;
Po ju marr veç shalqinin – dje, shitej në Divjakë me 23 lekë/kg; 60 lekë/kg është thuajse TRI HERË MË I SHTRENJTË DHE KY ËSHTË ABUZIM SKANDALOZ!
Çfarë propozoj unë?
Shpërbërjen e tregut të autostradës; abuzimi me tarifat atje është skandaloz dhe rrit koston e çdo produkti;
Hapjen e tregjeve publike për BUJQIT – jo tregtarët; të shesin bujqit prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësve abuzivë;
Barazimin e TVSH-së së brendshme; në skemën aktuale produktet bëhen deri 20% MË TË SHTRENJTA kot;
FISKALIZIM nga bujku te blerësi i fundit si për çdo produkt;
Dikush duhet t’i thotë ministrit të financave se zgjedhjet mbaruan, Erion Braçe nuk është më deputet në Lushnje dhe kokëfortësia jote banale po vijon të bëjë më të shtrenjta perimet e frutat;
E fundit, kontroll mbi qiratë e ambienteve tregtare – frutave e perimeve në këtë qytet, po abuzohet tmerrësisht me to.
2. STRUKTURA E PRODHIMIT;
Prodhimi i perimeve po përqendrohet gjithnjë e më shumë te serat, jo të gjitha të përshtatshme për t’u punuar në temperatura të larta – sezoni i tanishëm, të ulëta – sezoni i dimrit; në të dy këto ekstreme sasia e prodhimit bie ndjeshëm;
Vuajtja e bimëve dhe e bujqve është e madhe.
DUHET T’I RIKTHEHEMI FUSHËS, PRODHIMIT NË TË, VEÇANËRISHT NË ZONA ME KUSHTE MOTI KREJT TË TJERA E TË PËRSHTATSHME PËR PUNË E PRODHIM;
Doemos që duhet ndihmë për këtë.
3. NDRYSHIMI I KLIMËS;
Ndryshimi i klimës po shoqërohet me kthime të papritura të motit dhe ngjarje ekstreme që mbi të gjitha godasin pa kthim prodhimin bujqësor;
këto ngjarje po bëhen thuajse periodike, thuajse të përvitshme duke goditur prodhimin – QERSHINË këtë vit edhe një herë,
por mbi të gjitha duke dekurajuar bujkun të merret më me prodhim; NE NUK PO MERREMI ME NDRYSHIMIN E KLIMËS DHE PËRSHTATJEN DHE MBROJTJEN E PRODHIMIT ME KËTO NDRYSHIME;
duket bezdi e madhe të flasësh, madje ta kthejnë – “janë punët e zotit”;
dhe bezdia paguhet me çmimet e shtrenjta, të padrejta në treg.
Tag: prodhimit
-

Çmimet e fruta – perimeve në vend, Braçe sulmon qeverinë: Abuzim dhe mungesë kontrolli
-

Spanja kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s
Spanja ka hedhur poshtë kërkesën e NATO-s për t’i shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për nevojat e mbrojtjes, duke e quajtur atë “të paarsyeshëm”.
Në një letër dërguar të enjten sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se Spanja “nuk mund të zotohet për një synim të veçantë shpenzimesh në përqindje të prodhimit të brendshëm bruto” në samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.
Shumica e vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO pritet ta mbështesin kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump, që ato t’i shpenzojnë 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për nevojat e tyre ushtarak dhe të mbrojtjes.
Në fillim të qershorit, Suedia dhe Holanda thanë se synojnë ta arrijnë këtë synim të ri.
Nga 32 vende sa ka aleanca ushtarake, Spanja është vendi me shpenzimet më të ulëta për mbrojtje, pasi i harxhon më pak se 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.
Në prill, Sanchez tha se Qeveria spanjolle do t’i rrisë shpenzimet për mbrojtjen për 10.5 miliardë euro për ta arritur cakun e mëparshëm të NATO-s prej 2 për qind të prodhimi të brendshëm bruto./RELTop Channel
-

Kim Jong-un bën thirrje për zgjerimin e prodhimit të predhave të reja të artilerisë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka urdhëruar një zgjerim të konsiderueshëm në prodhimin e një lloji të ri të predhave të artilerisë.
Gjatë një vizite në një fabrikë municionesh, Kim theksoi nevojën për të “zgjeruar dhe përforcuar më tej kapacitetin e prodhimit” të objektit.
Ai bëri thirrje për racionalizimin e linjave të prodhimit dhe rritjen e automatizimit për të rritur efikasitetin dhe prodhimin, njoftoi sot Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.
Kim vizitoi seksione të ndryshme të fabrikës, duke përfshirë punëtoritë e shtypit dhe montimit, dhe mori informacione mbi projektet e zgjerimit dhe modernizimit të prodhimit të planifikuara për t’u përfunduar në gjysmën e parë të vitit 2025.
Ai e lavdëroi ndërmarrjen për përshtatjen me direktivat strategjike të partisë në pushtet, duke e quajtur objektin një model të shtytjes së Koresë së Veriut për të transformuar sektorin e saj të mbrojtjes në një “industri të përparuar të klasës botërore”. Ai gjithashtu përshkroi qëllimet dhe pritjet e reja të prodhimit për fabrikën.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur lidhjet ushtarake midis Phenianit dhe Moskës po forcohen. Agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut raportoi se Koreja e Veriut ka dërguar afërsisht 15 mijë trupa në Rusi që nga tetori për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë.
Në prill, Pheniani konfirmoi për herë të parë se kishte vendosur trupa sipas një pakti të mbrojtjes së ndërsjellë me Moskën, transmeton Anadollu.
-

Avioni amfib AG600 merr dritën jeshile për prodhim masiv
Kunlong AG600, avioni amfib i zhvilluar në Kinë, ka hyrë zyrtarisht në fazën e prodhimit masiv pas marrjes së certifikatës së prodhimit nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës të mërkurën.
Certifikata e prodhimit konfirmon se sistemi i cilësisë së aplikantit përmbush rregulloret e aftësisë për fluturim. Gjithashtu siguron prodhim të qëndrueshëm që i përmbahet standardeve të projektimit, tha një ekspert nga Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës (AVIC), zhvilluesi i avionit dhe prodhuesi kryesor i avionëve në vend.
Pak më i madh se avionët kryesorë me një korridor, AG600 ka 38.9 metra gjatësi, 11.7 metra lartësi dhe 38.8 metra hapje krahësh, sipas të dhënave të AVIC. Pesha maksimale e ngritjes së avionit është 60 tonë, me një rreze maksimale praktike prej 4500 km. Veçanërisht, ai mund të mbajë deri në 12 ton ujë për misionet e shuarjes së zjarreve. -

‘Jemi të rrezikuar seriozisht’/ Shefi i NATO-s jep alarmin: Rusia mund të na sulmojë brenda 5 vitesh
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një përballje të drejtpërdrejtë me aleancën perëndimore brenda pesë viteve të ardhshme.
Gjatë një fjalimi në Chatham House në Londër, Rutte theksoi nevojën urgjente për një hap të madh në mbrojtjen kolektive të NATO-s, duke përfshirë riarmatimin e përshpejtuar dhe rritjen e ndjeshme të buxhetit të mbrojtjes.
Ai tha se udhëheqësit e NATO-s pritet të bien dakord këtë muaj për të rritur shpenzimet ushtarake në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga të cilat 3.5% do të jenë shpenzime esenciale për kapacitete luftarake.
“Kjo nuk është vetëm për Ukrainën. Rreziku nuk do të zhduket as kur të përfundojë lufta atje,” u shpreh Rutte, duke theksuar se edhe nëse arrihet një marrëveshje paqeje me Kievin, Kremlini ka gjasa të vazhdojë rrugën e militarizimit.
Në planin e propozuar për forcimin e mbrojtjes, përfshihet një rritje pesëfish e mbrojtjes ajrore, mijëra tanke të reja dhe miliona predha artilerie për të forcuar rezervat dhe për të përballuar kapacitetet e prodhimit rus.
Deklaratat e Rutte nxitën një reagim të menjëhershëm nga Moska. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e akuzoi NATO-n për sjellje agresive, duke thënë se “aleanca po e tregon veten si një instrument konfrontimi dhe agresioni.”
Sipas vlerësimeve të planifikuesve ushtarakë perëndimorë, Rusia synon të mbajë një ushtri aktive dhe me përvojë me mbi 600,000 trupa, të shpenzojë rreth 6.5% të PBB-së në mbrojtje dhe të jetë në gjendje të kërcënojë krahun lindor të NATO-s përpara vitit 2030.
-

“Jemi të rrezikuar seriozisht”, shefi i NATO-s jep alarmin: Rusia mund të na sulmojë brenda 5 vitesh
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një përballje të drejtpërdrejtë me aleancën perëndimore brenda pesë viteve të ardhshme.
Gjatë një fjalimi në Chatham House në Londër, Rutte theksoi nevojën urgjente për një hap të madh në mbrojtjen kolektive të NATO-s, duke përfshirë riarmatimin e përshpejtuar dhe rritjen e ndjeshme të buxhetit të mbrojtjes.
Ai tha se udhëheqësit e NATO-s pritet të bien dakord këtë muaj për të rritur shpenzimet ushtarake në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga të cilat 3.5% do të jenë shpenzime esenciale për kapacitete luftarake.
“Kjo nuk është vetëm për Ukrainën. Rreziku nuk do të zhduket as kur të përfundojë lufta atje,” u shpreh Rutte, duke theksuar se edhe nëse arrihet një marrëveshje paqeje me Kievin, Kremlini ka gjasa të vazhdojë rrugën e militarizimit.
Në planin e propozuar për forcimin e mbrojtjes, përfshihet një rritje pesëfish e mbrojtjes ajrore, mijëra tanke të reja dhe miliona predha artilerie për të forcuar rezervat dhe për të përballuar kapacitetet e prodhimit rus.
Deklaratat e Rutte nxitën një reagim të menjëhershëm nga Moska. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e akuzoi NATO-n për sjellje agresive, duke thënë se “aleanca po e tregon veten si një instrument konfrontimi dhe agresioni.”
Sipas vlerësimeve të planifikuesve ushtarakë perëndimorë, Rusia synon të mbajë një ushtri aktive dhe me përvojë me mbi 600,000 trupa, të shpenzojë rreth 6.5% të PBB-së në mbrojtje dhe të jetë në gjendje të kërcënojë krahun lindor të NATO-s përpara vitit 2030.Top Channel
-

Haribo: Kanabisi në prodhimet tona nuk u fut gjatë pjesë e procesit të prodhimit
Haribo
HOLANDË- Gjurmët e kanabisit të gjetura brenda paketimeve të karameleve “Haribo” në Holandë nuk ka ndodhur gjatë procesit të prodhimit. Me këtë deklaratë zyrtare ka dalë vetë kompania, pasi në fund të majit, Haribo tërhoqi nga tregu pako me ëmbëlsira në Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg. Kjo për shkak se brenda disa pakove u gjetën gjurmë kanabisi.
Organi i sigurisë ushqimore në Holandë (NVWA) tha se tre pako 1 kilogramëshe Haribo Happy Cola F!ZZ ishin të “kontaminuara”. Hetimi i Haribo-s dhe testet nga një laborator i pavarur zbuluan se kanabisi nuk kishte hyrë në produkt gjatë prodhimit.
“Jemi të kënaqur të konfirmojmë se rezultatet e këtyre testeve janë të gjitha negative dhe nuk ka shenja kontaminimi. Hetimet tona të brendshme tregojnë gjithashtu se nuk ka pasur parregullsi në proceset tona të prodhimit,”- tha një zëdhënës i Haribo-s.
Ndaj, tashmë kompania ka nisur bashkëpunimin me autoritetet për të zbuluar sesi ka ndodhur gjithçka. Hetimet nisën pasi disa persona, përfshirë fëmijë, ishin ankuar se nuk ndiheshin mirë. Dy fëmijë u trajtuan në spital dhe njëri ishte përkohësisht në koma. E gjitha kjo për shkak të konsumimit të kanabisit./ZËRI -

Kanabisi në qeset e Haribove, reagon kompania: Nuk ka ardhur nga procesi i prodhimit
Haribo ka tërhequr nga tregu qeset 1-kilogramëshe të Happy Cola F!ZZ në Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg, pasi brenda disa paketimeve u zbuluan gjurmë të kanabisit. Ky vendim u mor pas raportimeve nga konsumatorë në Holandë, përfshirë edhe fëmijë, të cilët kanë ndjerë simptoma të pakëndshme pas konsumimit të këtyre ëmbëlsirave.
Sipas deklaratës së kompanisë, kanabisi nuk ka ardhur nga procesi i prodhimit të Haribo, çka lë të kuptohet se kontaminimi mund të ketë ndodhur pas prodhimit, gjatë shpërndarjes ose paketimit të produktit. Autoritetet po kryejnë hetime për të zbuluar burimin e saktë, ndërsa Haribo po bashkëpunon me to për të garantuar sigurinë e produkteve të saj në të ardhmen.
Ndërkohë, kompania ka bërë thirrje që konsumatorët të mos konsumojnë produktin e tërhequr nga tregu, duke i këshilluar ata të kontaktojnë një mjek në rast se kanë konsumuar ëmbëlsirat dhe kanë ndjerë ndonjë efekt të pazakontë. Ky rast ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e produkteve ushqimore dhe kontrollin e cilësisë në industrinë e ëmbëlsirave. -

Gjiganti i prodhimit të çipeve TSMC hap një qendër dizajni në Mynih
Taiwan Semiconductor Manufacturing, prodhuesi më i madh në botë i kontraktuar i çipeve, do të hapë një qendër dizajni në Mynih të Gjermanisë.
Presidenti i TSMC, Paul de Bot, tha në Simpoziumin Teknologjik 2025 se Qendra e Dizajnit në Mynih do të hapet gjatë tre mujorit të tretë të 2025.
“Është menduar të mbështesë konsumatorët Europian me dizajnin e çipeve me densitet të lartë, performancë të fuqishme dhe efikasitet për përdorim industrial, tek automjetet, në AI dhe IoT,” tha de Bot.TSMC gjithashtu është duke ndërtuar së bashku me Infineon, NXP dhe Robert Bosch një fabrikë të prodhimit të mikroçipeve në Dresden të Gjermanisë quajtur European Semiconductor Manufacturing Company (EMSC).
/PCWorld Albanian -

Fermerët nuk heqin dorë nga gruri! Konkurrencë e ashpër me drithin e importuar, por në Fier ende e kultivojnë në sipërfaqe të mëdha
Pavarësisht sfidave të shumta, si kostot e larta të prodhimit dhe konkurrenca e ashpër me drithin e importuar, fermerët e Myzeqesë vijojnë të mbeten të përkushtuar ndaj bujqësisë dhe veçanërisht ndaj kultivimit të drithërave.
Fermeri Ismet Gega nga Levani i Fierit, i cili prej më shumë se 30 vitesh kultivon mbi 100 hektarë tokë, nga këto rreth 60 hektarë janë të mbjella me grurë dhe misër dhe pjesa tjetër shfrytëzohet për foragjere.
Fermeri kujton se disa vite më parë, sipërfaqet me drithëra kanë qenë edhe më të mëdha. Arsyeja kryesore ishte çmimi i favorshëm që mundësonte një fitim të kënaqshëm. Por sot, shumë fermerë janë detyruar të pakësojnë prodhimin, pasi përballen me vështirësi serioze për të shitur prodhimin e tyre, shpesh edhe nën koston e prodhimit. Kjo situatë vjen për shkak të mungesës së pikave të grumbullimit, çka i detyron fermerët të shesin me çmime shumë të ulëta, pasi nuk kanë kushte për magazinim dhe ruajtje të prodhimit.
Edhe pse këtë vit prodhimi duket i mbarë dhe me rendiment të lartë, shqetësimi për çmimin mbetet. Ismet Gega shpreson që këtë vit të ketë një çmim të drejtë për prodhimin e tij, por thekson se për këtë është e domosdoshme ndërhyrja e shtetit.
Ai apelon për ndalimin apo kufizimin e importit të drithit gjatë sezonit të korrjeve, në mënyrë që të mbrohet prodhimi vendas dhe të mos zhgënjehen fermerët që vazhdojnë të investojnë në këtë sektor.Top Channel