Tag: prodhimit

  • Keqardhje ekonomike greke për fqinjin e saj: Ah të ishim si Turqia!

    Keqardhje ekonomike greke për fqinjin e saj: Ah të ishim si Turqia!

    Turqia nuk është vetëm një “lojtar i madh”, por sot është një superfuqi e vërtetë në industrinë automobilistike të rajonit më të gjerë, me prodhim që furnizon Evropën, Lindjen e Afërt dhe Afrikën e Veriut, shkruan kështu Protothema, me thirrjen që Greqia duhet të mësojë nga fqinji i saj dhe të ndjekë të njëjtin model.
    Sekreti i suksesit nuk është një fabrikë e vetme apo një markë kombëtare, por një ekosistem i plotë: dhjetëra linja montimi, një zinxhir i thellë furnizimi, një strategji eksporti dhe një kuadër investimesh vazhdimisht miqësor.
    Në thelb të kësaj dinamike është rrjeti i prodhuesve kryesorë. Sot, 15 prodhues të mëdhenj operojnë në Turqi me prodhim në 18 njësi fabrikash, nga Bursa dhe Kocaeli në Sakarya, Ankara, Adana dhe Izmir. Makina pasagjerësh, automjete të lehta dhe të rënda komerciale, autobusë dhe automjete speciale nga emra të tillë si Ford Otosan, Oyak-Renault, TOFAŞ-Stellantis, Toyota, Hyundai Assan, Mercedes-Benz Türk, MAN Türkiye, TEMSA, Otokar, Karsan, Anadolu Isuzu, BMC dhe – tani – Togg tërësisht turk mblidhen atje. Numri dhe përhapja gjeografike e njësive nënkuptojnë vëllime, specializim dhe qëndrueshmëri të zinxhirit të furnizimit.
    Shifrat pasqyrojnë madhësinë. Në vitin 2023, Turqia prodhoi afërsisht 1.49 milion automjete dhe u rendit e 13-ta në botë. Momenti u ruajt në vitet 2024–2025, me luhatje të vogla tremujore që janë normale në një ekonomi kaq të orientuar drejt eksportit. Stabiliteti i prodhimit, pavarësisht turbulencave në zinxhirët e furnizimit, konfirmon pjekurinë e sektorit.
    Vlera për ekonominë turke është e jashtëzakonshme
    Industria e automobilave kontribuon rreth 4% të PBB-së dhe mban një pozicion kryesor në eksportet e vendit. Në vitin 2024, eksportet e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit arritën në afërsisht 37.2 miliardë dollarë, duke mbajtur “kurorën” e sektorit më të madh të eksportit për një vit tjetër. Nuk po flasim vetëm për vëllimin, por për një produkt me vlerë të lartë të shtuar, i cili transferohet si “turk” kudo që montohet në territorin e vendit.
    Për më tepër, çdo vend që prodhon një produkt në territorin e tij konsiderohet një produkt eksporti i vendit të vet, edhe nëse fitimet neto të kompanisë transferohen te aksionarët e saj (jashtë vendit).
    Modeli i prodhimit të Turqisë plotësohet pra nga një bazë e fortë furnizuesish. Rreth 1,100 kompani pjesësh operojnë në vend, me norma lokalizimi që zakonisht variojnë midis 50% dhe 70%. Kjo do të thotë se shumica e vlerës mbetet brenda kufijve, duke forcuar punësimin, njohuritë dhe qëndrueshmërinë e ekosistemit. Në të njëjtën kohë, dhjetëra furnizues ndërkombëtarë kanë ngritur prodhim në Turqi, duke shfrytëzuar ekipet teknike dhe qendrat e kërkim-zhvillimit që shërbejnë jo vetëm njësitë lokale, por edhe rrjetet transnacionale.
    Në të njëjtën kohë, ajo ka industrinë e vet automobilistike: Togg, e cila filloi me T10X elektrik, tashmë është zhvendosur në fazën e pranisë ndërkombëtare. Paraqitja e saj në IAA Mobility të këtij viti në Mynih, me modele të reja dhe markë të fortë, nuk është vetëm një sukses komunikimi, por është një sinjal për furnizuesit dhe investitorët se Turqia po ndërton një produkt me përmbajtje teknologjike, një rrjet softuerësh dhe shkallëzueshmëri për Evropën.
    Ky sukses nuk do të kishte ekzistuar pa një orientim evropian. Bashkimi Doganor me BE-në, kombinimi i kostove më të ulëta të prodhimit, afërsia gjeografike me tregjet kryesore dhe një rrjet i gjerë logjistik u kanë lejuar grupeve shumëkombëshe të transferojnë prodhimin në Turqi për dekada. Që do të thotë, Greqia mund ta kishte bërë për vite me radhë nëse do të kishte pasur vullnet të vërtetë politik, vijon komentin e saj Protothema.
    Kur një Stellantis, një Renault ose një Ford planifikojnë platforma dhe ndarje prodhimi, Turqia është ndër zgjedhjet e para për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Vazhdimësia e kësaj strategjie është qartë e dukshme në shifrat e prodhimit dhe eksportit të viteve të fundit. Dhe vini re, kinezët po vijnë gjithashtu…
    Në praktikë, modeli turk tregon se politika e tërheqjes së investimeve industriale në industrinë e automobilave ka një gjurmë të qartë zhvillimore: investime të larta në kapital fiks, mijëra vende pune në prodhim dhe kërkim-zhvillim, ndërlidhje me universitetet, përmirësim i aftësive dhe – më e rëndësishmja – përmirësim i përhershëm i bilancit tregtar përmes eksporteve të vazhdueshme.
    Shkrimi vijon me atë se çfarë mund të mësojë Greqia nga Turqia, por kjo pak rëndësi ka për kontekstin shqiptar. /tesheshi.com/
     
  • 8-mujori, importet e bizneseve të gjitha më rënie, sinjal ngadalësimi; Konsumi mbahet nga turizmi

    8-mujori, importet e bizneseve të gjitha më rënie, sinjal ngadalësimi; Konsumi mbahet nga turizmi

    Ecuria e importeve gjatë 8- mujorit 2025 sinjalizon ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend sidomos në ndërtim.Të dhënat zyrtare të INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë rënie të ndjeshme të importeve të materialeve të ndërtimit dhe metaleve me rreth 8 për qind në raport me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.Tkurrje ka shënuar edhe grupi tjetër i importeve i lidhur edhe me industrinë e ndërtimit, “makineritë dhe pajisjet”, të cilat i shin 6% më të ulëta se 8-mujori 2024.Vlera totale e mallrave të importuara në periudhën janar–gusht 2025 ka shënuar një rënie me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke arritur në 581.9 miliardë lekë ose 12.7 miliardë lekë më pak se një vit më parë, me tkurrje 2%.Në krahun tjetër rritje kanë regjistruar grupet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit, me një shtesë prej 3% si dhe mineralet dhe lëndët djegëse me 5%, duke reflektuar konsumin e turistëve në për produktet e ushqimeve dhe naftës.Në të kundërt importet që lidhen me aktivitetin e bizneseve kanë pësuar rënie në të gjitha grupet.Importet e makinerive dhe pajisjeve ishin rreth 120 milionë euro më të ulëta se 8 mujori 2024, duke dhënë ndikimin më të madh negativ në total.Tkurrja e këtij grupi sinjalizon ngadalësim të investimeve të reja në kapacitete prodhuese, modernizim ose zgjerim të industrisë. Bizneset duket se po shtyjnë planet e investimit për shkak të pasigurive në treg, dhe pritshmërive më të dobëta për kërkesën në të ardhmen. Kjo prirje është një sinjal paralajmërues se dinamika e rritjes së prodhimit në vitin në vijim mund të dobësohet.Po ashtu, “materialet e ndërtimit dhe metalet” kanë rënë me gati 70 milionë euro në 8 mujorin e 2025 në krahasim me të njëjtën periudhe të 2024.Rënia në këtë kategori lidhet me uljen e intensitetit të sektorit të ndërtimit. Duke qenë se ndërtimi ka qenë një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, një tkurrje e importeve të materialeve tregon se projektet e reja po shtyhen ose po ngadalësohen. Kjo lidhet me ngopjen e tregut, vështirësitë në financim, apo ndryshimet në kërkesën për banesa dhe projekte infrastrukturore.Importet e lëkurëve gjithashtu pësuan rënie vjetore me 6 %, duke reflektuar vështirësitë që po kalojnë fabrikat e prodhimit të këpucëve për eksport, të cilat janë në futur në vitin e tretë të rënies së prodhimit.Kërkesa e dobët nga klientët europiane e kombinuar me faktorë të brendshëm si rritja e kostos së punës dhe forcimi i lekut po zgjasin krizën në sektorin e industrisë përpunuese.Importet e mallrave tregojnë për frenim të aktivitet në pjesën më të madhe të sektorëve të prodhimit, duke përfshire edhe ndërtimin./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Edhe tregu i pijeve freskuese po ‘i dorëzohet’ importit

    Edhe tregu i pijeve freskuese po ‘i dorëzohet’ importit

    Teksa prodhuesit shqiptarë të pijeve freskuese po përballen me sfidat e gjetjes së punëtorëve dhe rënien e konsumit prej ndryshimeve demografike, pesha e importeve të pijeve freskuese për të dytin vit radhazi ishte 61% e tregut. Brenda një dekade, importet janë dyfishuar, kundrejt prodhimit vendas që është tkurrur.

    Pas pandemisë së Covid-19 tregu vendas i pijeve freskuese po përjeton një transformim të shpejtë dhe shqetësues. Produktet shqiptare po zëvendësohen nga marka të huaja që shiten me çmime më të lira, kryesisht nga Kosova dhe Polonia.

    Importet po dominojnë raftet e supermarketeve, ndërkohë që vit pas viti disa fabrika të vogla të prodhimit, po mbyllin dyert për shkak të pamundësisë për të konkurruar.

    Prodhuesit shqiptarë, përfshirë ata që përfaqësojnë brende ndërkombëtare të njohura, pohuan se po përballen me kosto prodhimi gjithnjë e më të larta, të ndikuara nga mungesa e ekonomisë së shkallës, rritja e kostos së fuqisë punëtore, politika fiskale jofavorizuese.

    Një tjetër problem thelbësor lidhet me pabarazinë në trajtimin doganor mes prodhimeve vendase dhe atyre të importuara.

    Sipas prodhuesve vendas, për importin e lëndëve të para ata paguajnë tarifa doganore nga 5 deri në 15%, ndërsa produktet e gatshme që hyjnë nga jashtë, përfshirë pijet freskuese, importohen me 0% taksë doganore.

    Kjo situatë po i shtyn fabrikat e vogla drejt mbylljes, ndërsa operatorët më të mëdhenj po luftojnë për të ulur kostot prodhuese.

    Pas rënies që pati prodhimi vendas i pijeve freskuese në vitin 2023, për vitin pasardhës, sasia e prodhuar është në rritje të lehtë, për shkak të nxitjes së konsumit nga turizmi, por gjithsesi me ritme më të ngadalta se importet.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në vitin 2024, në rang vendi u prodhua një sasi prej 68,6 mln litrash pije freskuese. Krahasuar me 2023, prodhimi u rrit 4%.

    Pavarësisht përmirësimit të prodhimit, pijet freskuese të importit vijojnë të zgjerojnë peshën në tregun vendas, duke e dominuar atë prej dy vitesh.

    Për të dytin vit radhazi, si për 2023 edhe në 2024, importet vijojnë të mbajnë peshën kryesore të tregut të pijeve freskuese. Në vitin 2024 pesha e pijeve të importit zuri 61% të tregut, kundrejt 39% të peshës së pijeve vendase.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Doganave, rezulton se nga viti 2013 deri në 2020, prodhimi ka qenë zakonisht mbi 50% të totalit.

    Pas vitit 2020, importet fillojnë të dominojnë tregun me mbi 55–60% të totalit.

    Në dekadën e fundit (të dhënat nga viti 2013 deri në 2024) tregojnë se përqindjet më të ulëta të peshës së prodhimit janë shënuar në vitet 2023-2024, përkatësisht me 39% të peshës të tregut, kundrejt 61% të peshës që mbajnë pijet freskuese që vijnë nga jashtë.

    Pavarësisht se në Shqipëri prodhohen markat më të njohura ndërkombëtare të pijeve freskuese si “Coca Cola” dhe “Pepsi”, importet, shpesh më të lira për shkak të kursit të favorshëm të Euros, po zgjerohen në treg, teksa rritja e kostos së punës mbetet faktori kyç që sfidon konkurrueshmërinë e prodhimit vendas.

    Prodhuesit më të mëdhenj në vend pohojnë se po vazhdojnë të prodhojnë me kosto të lartë, kryesisht për shkak të rritjes së pagave në sektorin e prodhimit.

    Përfaqësues të “Agna Group”, një nga prodhuesit më të mëdhenj në vend të markave të huaja të pijeve freskuese si: “Pepsi”, “7 Up”, “Ivi”, “Lipton” pohuan për “Monitor” se rritja e kostos prodhuese prej fuqisë së shtrenjtë punëtore është ndër arsyet kryesore që prodhimi vendas ka humbur konkurrueshmërinë, teksa rënia e vazhdueshme e Euros vijon të favorizojë importet me çmime më të lira.

    Nga viti 2022, pas fillimit të luftës në Ukrainë, është vërejtur një rritje e pagave nga 30 deri në 45% në këtë sektor nga prodhuesit më të mëdhenj. 20% deri në 25% e rritjes së pagave ka shkuar për të kompensuar rënien e fuqisë blerëse nga inflacioni.

    Pjesa tjetër e rritjes është bërë për të frenuar largimet e punonjësve drejt vendeve të huaja.

    “Në vend vijon të realizohet prodhim me kosto të lartë, ku shkaku kryesor mbetet rritja e pagave të fuqisë punëtore. Që nga viti 2022, si pasojë e krizës së çmimeve të shkaktuar nga fillimi i luftës në Ukrainë, pagat në sektorin e prodhimit janë rritur me 30 deri në 45%.

    Nga kjo rritje, rreth 20–25% është bërë për të kompensuar inflacionin, ndërsa pjesa tjetër për të frenuar emigracionin e punonjësve, të cilët parapëlqejnë punësimin jashtë vendit me paga mujore prej 2,000 deri në 2,500 euro.

    Aktualisht, paga mujore për një punonjës në sektorin e prodhimit, në varësi të pozicionit, varion nga 900 deri në 1,200 euro.

    Rritja e ndjeshme e kostos për shkak të pagave është një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e përgjithshme të kostos së prodhimit”, pohojnë përfaqësues të grupit “Agna Group”.

    Emigracioni ngadalëson rritjen e kërkesës

    Pavarësisht se kompanitë më të mëdha në vend pohojnë se kanë rritur prodhimin gjatë muajve të verës, si pasojë e kërkesës sezonale, për ta ndryshimet demografike dhe emigracioni vazhdon të zvogëlojë konsumin vendës, duke e bërë më të vështirë që të konkurrojnë me importet.

    Mbështetur nga të dhënat e numrit të popullsisë sipas Censit 2023, ku krahasuar me Censin e 2011-s numri i popullsisë ka rënë me rreth 400 mijë banorë, përfaqësues të kompanisë “Agna Group” llogarisin se kjo ka ndikuar negativisht te kërkesa mesatarisht me rënie 2-3% në vit apo mesatarisht deri në 30% për dekadën e fundit.

    Sipas të dhënave të Censit 2023, krahasuar me të dhënat e 2011-s, rezulton se popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit.

    Nga të dhënat e Censit, rënia më e madhe e popullsisë në përqindje ka ndodhur në Shkodër me 28,3% banorë më pak krahasuar me të dhënat e 2011 dhe në Kukës me 27,3%, teksa popullsia Tiranës, gjatë kësaj periudhe, është shtuar me vetëm 1,2%.

    Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8% në 2011 në 31,6% në 2023.

    Nga ana tjetër, fluksi i turistëve nuk po e kompenson rënien e konsumit nga largimet e popullatës në emigracion.

    Sasia e pijeve prodhuese të prodhuara nga “Agna Group” në janar-korrik 2025 është rreth 5% më e lartë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Për drejtuesit e grupit, rritja në këto nivele e sasisë së prodhimit vlerësohet normale për muajt e verës, e pandikuar nga turizmi, ndërsa ngadalësimi i rritjes nga 10 deri në 15% që ishte vite më parë, ndikohet prej ndryshimeve demografike.

    Importet e pijeve freskuese vijojnë tendencën rritëse. Në muajt janar-qershor, sipas të dhënave të Doganave, u importuan 49,7 mln litra pije freskuese.

    Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s, sasia e importeve u rrit me 2%. Ndërsa sasia vjetore e importeve për 2024 u rrit me 3% kundrejt vitit paraardhës. Në 9 vitet e fundit, nga 2016 deri në 2024, sasia vjetore e importeve është dyfishuar.

    Për vitin 2024, referuar të dhënave të Doganave është importuar sasia më e lartë e importeve prej rreth 108 mln litra, kundrejt sasisë prej 54 mln litra që ishin importet në 2016. Që pas pandemisë së Covid-19, në Shqipëri prej 2021 pijet freskuese të importit kanë peshë më të lartë në treg sesa prodhimi vendas.

    Në vitin 2021, pesha e sasisë së importeve në treg u rrit me 7% pikë përqindje, nga 47% në 2020, kurse në vitin pasardhës arriti në 54%. Në vitin 2023, kur edhe sasia e prodhuar në vend ka pësuar rënie, pesha e importeve në treg ka arritur 61%, kundrejt 55% që ishte pesha e tyre në vitin 2022./Monitor.al

  • Pronarët shqiptarë në krizë për punonjës, pijet freskuese merren nga importi, tkurret prodhimi vendas

    Pronarët shqiptarë në krizë për punonjës, pijet freskuese merren nga importi, tkurret prodhimi vendas

    Në vitin 2021, pesha e sasisë së importeve në treg u rrit me 7% pikë përqindje, nga 47% në 2020, kurse në vitin pasardhës arriti në 54%. Në vitin 2023, kur edhe sasia e prodhuar në vend ka pësuar rënie, pesha e importeve në treg ka arritur 61%, kundrejt 55% që ishte pesha e tyre në vitin 2022./Monitor

  • “Rekrutimi dhe trajnimi i stafit të kualifikuar, sfida kryesore për sektorin e pijeve freskuese”

    “Rekrutimi dhe trajnimi i stafit të kualifikuar, sfida kryesore për sektorin e pijeve freskuese”

    Flet Luca Busi, sipërmarrës dhe President i Coca-Cola Bottling Shqipëria Pavarësisht sfidave me të cilat po përballen prodhuesit e pijeve freskuese, Presidenti i Coca-Cola Bottling Shqipëria Luca Busi thotë se viti 2024 shënoi rritje të volumit të prodhimit, duke reflektuar ecurinë e turizmit, përmirësimin e shpërndarjes dhe zgjerimit të ofertës së produkteve.Shtimi i prodhimit vendas sipas Busit ka ndikuar në frenimin e importeve të pijeve freskuese nga Polonia, Nigeria, Republika Çeke, Italia, etj. Busi nënvizon gjithashtu se një nga sfidat kryesore më të cilat po përballet sektori i pijeve freskuese vijon të jetë rekrutimi dhe kualifikimi i punonjësve. Si ka qenë ecuria e prodhimit të kompanisë suaj këtë vit krahasuar me një vit më parë? Gjatë vitit 2024 kemi shënuar një rritje në volum prej +13% dhe xhiro në vlerën e 59 milionë eurove (+1,8% krahasuar me një vit më parë): kjo diferencë vjen nga ndërhyrja jonë e  drejtpërdrejtë për të ndaluar blerjet e realizuara nga importues jashtë tregut shqiptar (si Polonia, Nigeria, Republika Çeke, Italia, etj).Kjo rritje flet gjuhën e turizmit, një sinjal konkret i një tregu në zhvillim të vazhdueshëm, i nxitur edhe nga planifikimi ynë tregtar, forca shpërndarëse dhe cilësia e ofertës. A keni realizuar investime të reja në linjat e prodhimit apo në teknologji gjatë vitit të fundit? (duke përfshirë frigoriferët)Gjatë vitit 2024 kemi realizuar investime me një total prej mbi 8,6 milionë euro. Me një investim prej 7 milionë euro kemi blerë dhe instaluar, duke zëvendësuar ato të mëparshmet, dy linja të reja: linjën për kanaçe dhe linjën RGB (shishe të kthyeshme).Një investim tjetër prej 1,6 milionë eurosh është dedikuar për frigoriferët e rinj, rikonstruksionin e godinës për disa nga ambientet e zyrave dhe shërbimet IT (duke zhvilluar sisteme  për shitjet dhe sisteme HR).Po zgjerojmë gradualisht flotën tonë elektrike, gjatë 2024-ës kemi pasur një rritje prej +29%, që përkon me +23 makina elektrike me synimin për të arritur 100% flotë elektrike deri në vitin 2030, pra 224 automjete siç parashikohet nga Roadmap-i ynë i Qëndrueshmërisë.Çdo investim është menduar për të reduktuar ndikimin mjedisor dhe për të ndërtuar vlerë në afatgjatë. A keni vënë re ndryshime në preferencat e konsumatorëve (p.sh. kërkesë më e madhe për produkte pa sheqer, bio, etj.)?Po, konsumatorët janë gjithnjë e më të kujdesshëm ndaj shëndetit dhe qëndrueshmërisë, ndaj ne ofrojmë një portofol të gjerë dhe të larmishëm, i aftë për të përmbushur pritshmëritë e 2.5 milionë shqiptarëve dhe miliona turistëve që vizitojnë çdo vit Shqipërinë.Krahas produkteve ikonike si Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero, ofrojmë alternativa edhe në markat e tjera si Fanta – për shembull, me Fanta Lemon të re, e lancuar kohët e fundit me 7% lëng limoni – si dhe me produkte si Sprite dhe Schweppes.Uji Tepelena gjithashtu vazhdon të performojë shumë mirë, ndërsa uji me vitamina po zë hapësira të reja në tregun shqiptar  pavarësisht konkurrencës së kësaj kategorie, pasi janë të vetmit pa konservantë.Së fundmi kemi prezantuar Powerade, i menduar për konsumatorë me stil jetese aktiv, por edhe për këdo që kërkon një pije funksionale dhe rigjeneruese. Edhe produktet Cipriani vazhdojnë të rriten. Si kanë ndryshuar kostot e prodhimit këtë vit krahasuar me vitin e kaluar? A ka pasur ndryshime në çmimet e lëndëve të para, energjisë apo kostos së punës?Kemi negociuar në mënyrën më të mirë të mundshme rritjet që na janë aplikuar nga furnitorët, duke u mbështetur në platformat e blerjes së Coca-Cola Europë.Për më tepër, falë një avantazhi prej 7,4% nga kursi i këmbimit të favorshëm të euros, blerjeve në grup dhe paraprakisht për një vit, kemi arritur të menaxhojmë dhe kufizojmë ndikimin e rritjes së çmimeve, me zero rritje të çmimeve për konsumatorin. Cilat janë sfidat kryesore me të cilat është përballur sektori i prodhimit të pijeve joalkoolike këtë vit?Sfidat kryesore kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë rekrutimi dhe trajnimi i stafit të kualifikuar. Sigurimi i ekipeve profesionale dhe të trajnuara mirë është thelbësor për të ruajtur standardet e ekselencës.Aktualisht, CCBS ka nevojë të punësojë rreth 40 persona të rinj: dëshira jonë është të gjejmë njerëzit më të mirë për të vazhduar ndërtimin e organizatës sonë me trajnime të personalizuara dhe zhvillim të qëndrueshëm.Gjithashtu, një nga sfidat tona kryesore është të arrijmë Carbon Neutral deri në vitin 2030. Planifikojmë të mbajmë të përditësuar Roadmap-in tone drejt qëndrueshmërisë.Ndër investimet kyçe të planifikuara janë: një linjë e re PET për të përmirësuar efikasitetin dhe kapacitetin e prodhimit, duke reduktuar konsumin e energjisë; konvertimi i flotës në elektrike; përmirësimi i ambalazhit me përdorimin e shisheve 100% rPET (plastikë e ricikluar), në të gjitha formatet; zgjerimi i sistemit fotovoltaik e investime ne battery storage; vendosja e frigoriferëve të rinj me konsum të ulët energjetik, ftohës ajri dhe kompresorë më efikasë. Cilat janë parashikimet tuaja për të ardhmen e sektorit në 1-3 vitet e ardhshme?E shohim me optimizëm të ardhmen: sektori i pijeve joalkoolike do të vazhdojë të evoluojë drejt modeleve gjithnjë e më dixhitale.Tre janë shtyllat që do të drejtojnë vizionin tonë: të nxisim rritjen e konsumit për produktet tona; të lançojmë produkte inovative; dhe të shfrytëzojmë rritjen pozitive të turizmit shqiptar.       Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Fabrika “Fresh” në Dropull, drejt mbylljes mes mungesës së fuqisë punëtore dhe rënies së konsumit

    Fabrika “Fresh” në Dropull, drejt mbylljes mes mungesës së fuqisë punëtore dhe rënies së konsumit

    Në sektorin e prodhimit të pijeve freskuese, vështirësitë mbeten të larta, veçanërisht për prodhuesit e vegjël që zakonisht operojnë me fitime minimale ose aspak.Rënia e konsumit, kostot e larta fikse dhe mungesa e fuqisë punëtore po i çojnë këto biznese drejt falimentimit. Një nga rastet më të prekura është ai i fabrikës së pijeve freskuese “Fresh” në fshatin Dropull të Gjirokastrës.Pas pesë vitesh të mbijetesës në kushte të vështira, fabrika “Fresh” ndodhet në kufijtë e mbylljes. Kapaciteti prodhues është reduktuar në vetëm 25% të linjave operative, kryesisht për shkak të mungesës së specialistëve në prodhim dhe shpërndarje.Nga 90 punonjës që kishte në të kaluarën, aktualisht kompania funksionon me vetëm 30 punëtorë aktivë.Administratori i kompanisë, z. Kostandin Bezhani, tregon se sfida më e madhe sot është gjetja e punonjësve. “Nuk po arrijmë të gjejmë punonjës as për prodhimin, as për shpërndarjen e produkteve në Tiranë dhe rrethe.Pavarësisht se kemi rritur pagat, mungesa e stafit është e madhe, kryesisht për shkak të emigracionit”, shprehet ai.Pagat që ofrohen janë konkurruese për tregun vendas, duke shkuar deri në 700 euro në muaj për pozicionet në shpërndarje, plus përqindje mbi shitjet.Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të tërhequr të rinjtë, të cilët gjithnjë e më shumë zgjedhin të emigrojnë, veçanërisht drejt Gjermanisë, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës dhe fitimeve më të larta.“Problematika e gjetjes së punonjësve është e thelluar prej të paktën 2-3 vitesh. Të rinjtë nuk janë të interesuar të angazhohen në punë të tilla, edhe kur paguhen mirë, sepse kërkojnë fitime më të shpejta dhe më të larta jashtë vendit”, shton Bezhani.Ngadalësimi i investimeve lokale dhe ndryshimet demografike e kanë përkeqësuar edhe më tej situatën. Kërkesa për produkte vendase është në rënie, ndërsa kostot për të mbajtur në punë një fabrikë janë rritur ndjeshëm. Si rezultat, aktiviteti i kompanisë është drejt mbylljes së plotë.“Është e vështirë ta mbajmë më gjatë hapur fabrikën. Mungesa e punëtorëve, rënia e konsumit dhe vështirësitë në shpërndarje po na çojnë drejt një vendimi të pashmangshëm, mbylljes së aktivitetit”, thotë z. Bezhani.Fabrika e prodhimit të pijeve freskuese “Fresh” e nisi aktivitetin prej vitit 1992, teksa ka investuar rreth 7 milionë euro në 2008 për rinovimin e linjave të prodhimit.Kostandin Bezhani, sipërmarrësi i pijeve freskuese nga Dropulli, e ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme problemin e gjetjes së fuqisë punëtore për shkak të shpopullimit të zonave rurale.Alternativa e sipërmarrësit për eksport të prodhimit jashtë ka rezultuar e pasuksesshme për shkak të mungesës së konkurrueshmërisë së markës shqiptare dhe kostove të larta të transportit.Pa masa të menjëhershme për të mbështetur prodhuesit e vegjël dhe për të frenuar largimin e fuqisë punëtore, sektori i prodhimit vendas rrezikon të zbehet në mënyrë të pakthyeshme.       Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë

    Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë

    Kievi u ka kërkuar partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve. Gjermania dhe SHBA me plane konkrete për bashkëprodhim armësh.

    Koncerni gjerman i armatimeve Rheinmetallplanifikon të prodhojë predha artilerie për forcat e armatosura ukrainase në një fabrikë të re në Ukrainë. Kjo u njoftua nga Ministri ukrainas i Mbrojtjes Denys Shmyhal. “Për ndërtimin e një fabrike të re për të prodhuar predha Rheinmetallpër forcat e armatosura ukrainase u caktua një parcelë toke në një rajon të sigurt të Ukrainës”, shkroi Shmyhal në platformën X.
    Kievi po u kërkon partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve për të sprapsur forcat ruse. Pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon prej katër vjetësh.
    Prodhim i përbashkët armësh Ukrainë-SHBA
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski njoftoi se ka diskutuar me të dërguarin e SHBA-së Keith Kellogg për mundësitë e zhvillimit të prodhimit të përbashkët të armëve dhe vendosjen e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë nga Uashingtoni.
    “Diskutuam rrugë të ndryshme për bashkëpunim – se si të arrijmë paqe të vërtetë dhe të sigurojmë sigurinë e Ukrainës”, shkroi Zelenski pas takimit të tyre në Kiev në aplikacionin e mesazheve Telegram. Pjesë e bisedimeve ishin “marrëveshje të forta dypalëshe për prodhimin e përbashkët të dronëve dhe të armëve, të cilat ia kemi propozuar SHBA-së. Ne presim një përgjigje pozitive nga SHBA-ja.”

    Top Channel

  • “Domatja do dashuri”, Braçe: Ndalni histerinë për helmim me pesticide

    “Domatja do dashuri”, Braçe: Ndalni histerinë për helmim me pesticide

    Deputeti i PS Erion Braçe ka reaguar në lidhje me domatet shqiptare të cilat u kapën dhe asgjësuan në Kroaci, për shkak se ishin me pesticide mbi normën e lejuar.
    Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka bërë thirrje për ndalje të “histerisë” se po helmohemi me prodhime bujqësore me pesticide.
    Ai ka sqaruar se vetëm vjet i kemi shitur Kroacisë 9000 tone perime e fruta të shëndetshme, ndërsa nga mbi 6000 tonë të shitura deri tani, ky është rasti i pare me ngarkese pesticidesh mbi norme.
    Braçe ka theksuar megjithatë se çdo bujk i papërgjegjshëm duhet të ndëshkohet.
    Postimi i plotë:
    #DOMATJA DO DASHURI!
    DUA TA THEM QE NE KRYE TE HERES:MBESHTES PLOTESISHT NDESHKIMIN E CDO BUJKU QE PERDOR PESTICIDE MBI NORME NE PROCESIN E PRODHIMIT TE PERMEVE E FRUTAVE;Eshte dhe duhet realisht te ndeshkohet si krim me ushqimin!
    Ndaj e kuptoj rastin e sotem te POLICIMIT TE PRODHIMIT TE DOMATES DHE DOMATES VETE!
    Ajo qe meriton sqarim, spjegim, ka te bej me te gjithe keta qe kane nisur kete fushaten e poshter kunder prodhimit vendas “NA HELMUAN; HELMUAN DYNJANE” etj;
    E para qe qe dua te them;Perdorimi i pesticideve per mbrojtjen e bimes e frutit ne Republiken e Shqiperise eshte i ligjshem; gjithnje ne baze te normave dhe afateve te percaktuara me ligj;Po kaq i ligjshem eshte perdorimi i pesticideve edhe ne cdo vend rreth nesh, ne Evrope e me gjere; ra po them se nese autoritet e kesaj Qeverie, do ti benin analizat perimeve e frutave qe vijne fjala bie nga Greqia, Turqia etj, DO TA GJENIN PREZENCEN E PESTICIDEVE NE TO, PA ASNJE DYSHIM!
    Ne ane tjeter, ne nuk prodhojme pesticide ketu, kemi 35 vite qe nuk prodhojme gje te tille; prodhon KROACIA e vende te tjera ne BE e jashte saj; si prodhime te ligjshme;Ndaj nga KROACIA, SLLOVENIA e deri ne TIRANE, ndaleni histerine, qetesohuni!Vjet i kemi shitur KROACISE 9000 TONE PERIME E FRUTA DHE KANE QE TE SHENDETSHME; kete vit mbi 6000 tone deri tani e ky eshte rasti i pare me ngarkese pesticidesh mbi norme; KEMI PRODHUAR MIRE, besojeni; ashtu sic ka dhe bujq qe kane gabuar dhe duhet te pranojne ndeshkimin.
    Kete sqarim duhet ta kish bere ministria e Bujqesise qe ka qepur gojen; si statistike e raporton domaten, por per ta mbrojtur teresine e prodhimit vendas hesht; NUK SHKON!
    Sic nuk shkon HESHTJA PER TVSHne qe akumulohet pafund si humbje; qe kesaj humbje i mbivendoset dhe humbja nga KURSI I KEMBIMIT-ne eksport (ndaj ministria raportin ne sasi jo ne vlere); per shkak te humbjeve BUJKU RREZIKON TE VJELE PARA AFATIT TE KARENCES DHE GABON RENDE, NXITON PER CMIMIN ME TE LARTE!
    Duhet nderhyre tani, shpejt se humbja po behet kolosale, pa kthim; SIC SKEMA E MBESHTETJES BUXHETORE DUHET TE NXISE E PAGUAJ ALTERNATIVEN: MBROJTJEN BIOLOGJIKE, ME INSEKTE TE BIMES E FRUTIT!
    TA DUASH KETE PUNE, PRODUKTIN E SAJ!

  • Bllokimi i domateve nga Kroacia/ Braçe: Krim me ushqimin, ndëshkim për çdo bujk! Ministria ka qepur gojën

    Bllokimi i domateve nga Kroacia/ Braçe: Krim me ushqimin, ndëshkim për çdo bujk! Ministria ka qepur gojën

    Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me rastin e bllokimit nga Kroacia të domates nga Shqipëria me pesticide mbi normën e lejuar.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai shkruan se çdo bujk që përdor pesticide mbi normë duhet të ndëshkohet.

    Ai thekson se përdorimi i pesticideve për mbrojtjen e bimës dhe frutit në Shqipëri është i ligjshëm, brenda normave dhe afateve të përcaktuara me ligj, dhe se e njëjta praktikë përdoret edhe në vendet fqinje dhe Europë. Braçe shton se Shqipëria nuk prodhon pesticide dhe që 35 vjet importon vetëm prodhime të ligjshme nga vende si Kroacia dhe Sllovenia.

    Braçe kritikoi Ministrinë e Bujqësisë për mosreagim dhe theksoi se duhet të ndërhyhet shpejt për të mbrojtur prodhimin vendas.

    Reagimi i Erion Braçes:

    Dua të them që në krye të herës, mbështes plotësisht ndëshkimin e çdo bujku që përdor pesticide mbi normë në procesin e prodhimit të perimeve e frutave; kjo duhet realisht të ndëshkohet si krim me ushqimin! Ndaj e kuptoj rastin e sotëm të policimit të prodhimit të domates dhe të domates vetë. Ajo që meriton sqarim, shpjegim, ka të bëjë me të gjithë këta që kanë nisur këtë fushatë të poshtër kundër prodhimit vendas, duke thënë “na helmuan; helmuan dynjane”, etj. E para që dua të them: përdorimi i pesticideve për mbrojtjen e bimës e të frutit në Republikën e Shqipërisë është i ligjshëm, gjithmonë në bazë të normave dhe afateve të përcaktuara me ligj.

    Po kaq i ligjshëm është përdorimi i pesticideve edhe në çdo vend rreth nesh, në Europë e më gjerë; pra, po të bënin autoritetet e kësaj qeverie analiza për perimet e frutat që vijnë, për shembull, nga Greqia, Turqia etj., do të gjenin prezencën e pesticideve në to, pa asnjë dyshim! Në anën tjetër, ne nuk prodhojmë pesticide këtu; kemi 35 vjet që nuk prodhojmë gjë të tillë.

    Këto prodhohen nga Kroacia e vende të tjera në BE dhe jashtë saj si prodhime të ligjshme. Prandaj, nga Kroacia, Sllovenia e deri në Tiranë, ndaleni histerinë, qetësohuni! Vitin e kaluar i kemi shitur Kroacisë 9,000 ton perime e fruta të shëndetshme; këtë vit mbi 6,000 ton deri tani dhe ky është rasti i parë me ngarkesë pesticidësh mbi normë. Kemi prodhuar mirë, besojeni; ashtu sikundër ka dhe bujq që kanë gabuar dhe duhet të pranojnë ndëshkimin.

    Ky sqarim duhet ta kishte bërë Ministria e Bujqësisë, e cila ka qepur gojën; si statistike raporton domaten, por për ta mbrojtur tërësinë e prodhimit vendas hesht. Nuk shkon! Ashtu si nuk shkon heshtja për TVSH-në që akumulohet pafund si humbje; kësaj humbjeje i mbivendoset edhe humbja nga kursi i këmbimit në eksport (prandaj ministria raporton sasinë, jo vlerën). Për shkak të humbjeve, bujku rrezikon të vjelë para afatit të karencës dhe gabon rëndë, nxit 99 Ask ChatGPT të lartë! Duhet ndërhyrë tani, shpejt, sepse humbja po bëhet kolosale, pa kthim. Skema e mbështetjes buxhetore duhet të nxisë dhe të paguajë alternativën: mbrojtjen biologjike, me insekte të bimës e të frutit! Ta duash këtë punë, produktin e saj.

  • Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

    Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

    MinistrjaBelinda Balluku shpjegoi se si do funksionojë OPU, Operatori Kombëtar i Prodhimit të Ujit.
    “Duke ndarë njëherë e mirë përgjegjësinë mes prodhuesit, shpërndarësit dhe në të ardhmen dhe furnizuesit. Në fazeën e dytë do qëndrojmë në ndarjen në dy komponentet, prodhim dhe shpëndarje dhe në janar 2027 do ndahet shpërndarësi te kompanitë e shpërndarësit dhe furnizuesit.”
    U ndal te disa të dhëna të rëndësishme, sa i takon numrit të burimeve që kemi në vend.
    “Kemi 1 175 sisteme ujësjellësi me 1602 burime të ujit të pijshëm”, tha Balluku.
    “Nga 584 janë burime malore, kemi 589 sisteme pompimi dhe 584 sisteme gravitacionale. Të gjitha zonat që janë të furnizuara me sisteme pompimi siç është Durrësi, janë ndërmarrjet me koston më të lartë”, shtoi më tej.
    Struktura e Operatorit të Prodhimit të ujit OPU, do të mbështetet në organizim rajonal për ndarjen hidrologjike në katër rajone.
    “Krijimi i tyre sjell optimizim të aseteve tona dhe të fuqisë ose burimeve njerëzore, duke përdorur kapacitetet që kemi për Shkodrën, Vlorë apo Gjirokastër”, tha ministrja.
    Sipas saj, OPU do shërbejë si garantor i monitorimit teknik dhe laboratorik të rrjetit.
    Shtoi se do ketë Qendrën e tij të Prodhimit, duke ulur kështu numrin e angazhimit të personave në këto procese.
    Lajmi në përditësim…