Tag: prodhimit

  • Roboti Optimus drejt prodhimit masiv, Tesla porosit 685 milionë dollarë pjesë

    Roboti Optimus drejt prodhimit masiv, Tesla porosit 685 milionë dollarë pjesë

    Tesla thuhet se ka bërë një porosi masive prej 685 milionë dollarësh me Sanhua Intelligent Controls, një furnizues kinez, për komponentë të robotëve Optimus, konkretisht aktuatorë linearë.

    Besohet se kjo porosi është e mjaftueshme për të prodhuar rreth 180,000 robotë humanoide Optimus, duke shënuar një hap të madh drejt prodhimit masiv.

    Dorëzimet e këtyre komponentëve pritet të fillojnë në tremujorin e parë të vitit 2026, duke sinjalizuar se Tesla po përshpejton përgatitjet për prodhimin në shkallë të gjerë të robotit të saj shumë të pritur humanoid.

    Ndërsa këto raportime janë thashetheme për momentin, ka disa të dhëna optimiste se Tesla mund ta ketë përfunduar pothuajse projektin për Optimus V3 dhe kompania mund të jetë duke kërkuar të fillojë prodhimin e robotit.

    Nëse Tesla po fillon vërtet të porosisë vëllime të mëdha komponentësh për prodhimin e Optimus, kjo do të sugjeronte që kompania mund t’i ketë kapërcyer sfidat me të cilat po përballej me robotin humanoid në fillim të këtij viti. /Telegrafi/

  • Zelensky: Trump as nuk ka rënë dakord dhe as nuk ka refuzuar të na furnizojë me raketa Tomahawk

    Zelensky: Trump as nuk ka rënë dakord dhe as nuk ka refuzuar të na furnizojë me raketa Tomahawk

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se gjatë takimit të tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, udhëheqësi amerikan nuk i tha “jo” mundësisë së furnizimit të Ukrainës me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, por as nuk tha “po”.

    Zelensky këto komente i bëri në një intervistë me NBC News, të regjistruar menjëherë pas takimit të tij me Trump, transmeton Telegrafi.
    “Është mirë që presidenti Trump nuk tha ‘jo’, por për sot, nuk tha ‘po’”, shtoi ai.Zelensky tha se shpreson të vazhdojë dialogun mbi furnizimin me raketa me rreze të gjatë veprimi.

    “Ne përdorim mijëra dronë me rreze të gjatë veprimi të prodhimit ukrainas për qëllime ushtarake. Por Rusia përdor jo vetëm dronë të prodhimit iranian dhe gjithashtu të prodhimit të saj, por gjithashtu përdorin raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi të prodhimit rus dhe të prodhimit të Koresë së Veriut. Është shumë e vështirë të operosh vetëm me dronë ukrainas. Ne kemi nevojë për Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, dhe Shtetet e Bashkuara kanë gjëra të ngjashme që na duhen për një përdorim të përzier [sulme të kombinuara siç bën Rusia”, tha presidenti ukrainas.

    Ai shtoi se trupat ukrainase të armatosura me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, do të përbënin një kërcënim real për udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin.

    “Mendoj se Putini ka frikë se Shtetet e Bashkuara do të na dorëzojnë Tomahawk. Dhe mendoj se ai ka frikë se ne do t’i përdorim ato”, shtoi ai.

  • Sulmet ruse shkaktojnë ndërprerje të prodhimit të gazit në Ukrainë

    Sulmet ruse shkaktojnë ndërprerje të prodhimit të gazit në Ukrainë

    Forcat ruse kanë goditur një tjetër ndërtesë për prodhimin e gazit në lindje të Ukrainës mëngjesin e 16 tetorit, duke detyruar ndërprerjen e prodhimit dhe duke shtuar presionin mbi rrjetin energjetik.
    Që kur ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022, Moska ka sulmuar infrastrukturën ukrainase çdo dimër, duke e detyruar Kievin që të aplikojë reduktime të energjisë elektrike dhe të importojë energji.
    “Si rezultat i sulmit, ndërtesat për prodhimin e gazit në rajonin e Potlavës janë mbyllur”, tha DTEK, shpërndarësi më i madh privat i rrymës në Ukrainë.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia gjatë natës ka lëshuar mbi 300 dronë, përfshirë edhe disa që bartnin municione thërrmuese, si dhe 37 raketa.
    “Këtë vjeshtë, rusët çdo ditë po e shfrytëzojnë për të sulmuar infrastrukturën tonë të energjisë”, tha ai.
    Operatori ukrainas i rrjetit energjetik njoftoi për ndërprerje emergjente të rrymës në tetë rajone pas sulmeve të së enjtes.
    Raportimet e mëhershme të mediave sugjeruan se rreth 60 për qind e prodhimit të gazit në Ukrainë është ndërprerë për shkak të sulmeve të fundit ruse, ndërsa sulmet ndaj centraleve elektrike kanë lënë pa rrymë qindra mijëra persona në Ukrainë.
    Sulmi i 16 tetorit vjen një ditë pasi kompania shtetërore e energjisë, Naftogaz tha se një nga centralet termike ishte dëmtuar gjatë një sulmi të mëhershëm rus në Harkiv, Sumi dhe Çernihiv.
    Kremlini pretendon se forcat e tij sulmojnë vetëm ndërtesa ushtarake.
    Gjykata Ndërkombëtare Penale vitin e kaluar lëshoi një fletarrestim ndaj dy oficerëve të lartë rusë lidhur me sulmet ndaj ndërtesave energjetike të Ukrainës, duke thënë se këto sulme përbëjnë “krime të luftës” dhe kishin shkaktuar dëme “të mëdha” ndaj civilëve.
    Kievi u ka bërë thirrje aleatëve të tij që t’i japin më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur infrastrukturën kritike, por edhe për të kryer sulme hakmarrëse ndaj rafinerive të naftës në Rusi.

  • Kosto të larta! Markat e njohura të veshjeve po tërheqin prodhimin nga Shqipëria

    Kosto të larta! Markat e njohura të veshjeve po tërheqin prodhimin nga Shqipëria

    Rritja e kostove të brendshme ka bërë që shumë marka të njohura të modës të tërheqin ose të kufizojnë ndjeshëm prodhimin në Shqipëri, evidenton një raport i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për ecurinë e fabrikave të prodhimit të këpucëve dhe tekstilit në vendin tonë.
    Aktualisht, tendenca e përgjithshme midis markave dhe shitësve me pakicë është të tërhiqen nga Shqipëria. Për shembull, Esprit, New Look, PVH (markat Calvin Klein, Tommy Hilfiger), Bonprix (pjesë e Grupit gjerman Otto), VF Corporation (The North Face, Timberland, Altra, etj.) dhe Ralph Lauren nuk furnizohen më nga vendi ynë.
    Në vitin 2019, Benetton kishte pesë furnizues nga Shqipëria dhe aktualisht nuk ka asnjë. E njëjta gjë vlen edhe për kompaninë amerikane Stitch Fix, e cila kishte dy partnerë biznesi në vitin 2023 dhe që atëherë ka ndaluar porositë në Shqipëri. Inditex dhe Zalando gjithashtu kanë zvogëluar prodhimin.
    Shkëputja nga markat nuk lidhet vetëm me zinxhirin e furnizimit, por edhe me objektet e prodhimit. Markat e huaja, kryesisht italiane, po zhvendosen në vende me kosto më të ulët, si Tunizia dhe Egjipti.
    Në janar 2024, marka italiane Cotonella njoftoi se po zhvendoste një pjesë të prodhimit të saj në rajonin Kashkadarya të Uzbekistanit, duke përmendur rritjen e kostove të prodhimit në Shqipëri, të cilat i atribuohen zhvlerësimit të euros dhe rritjes së pagës minimale. Cotonella erdhi në Shqipëri në vitin 1996 dhe në vitin 2008 fabrika e saj në Shkodër hapi një laborator modern për prerjen e pëlhurave, duke u bërë një qendër ndërkombëtare logjistike për markën.
    Disa kohë më parë, Kral Shoes zhvendosi 30% të biznesit të saj në Tunizi dhe ka deklaruar se i gjithë prodhimi do të transferohet atje së shpejti.
    Italia ka pasur një prani të fortë në industrinë e modës në Shqipëri për disa dekada. Në fillim të viteve 1990, markat italiane e panë Shqipërinë si një treg të ri për zgjerim. Shumë kompani të njohura ngritën objekte prodhimi në vendin tonë, duke siguruar punësim për mijëra njerëz. Megjithatë, varësia e madhe nga një treg specifik, si për këpucë ashtu edhe për veshje, e bën sektorin shqiptar të modës më të prekshëm ndaj luhatjeve të porosive.
    Markat e huaja janë të pranishme në Shqipëri, drejtpërdrejt përmes ambienteve të prodhimit, por kryesisht përmes zinxhirëve të furnizimit.
    Studimi tregon se pagat mesatare në sektorin fason janë 450–500 euro, ndërsa kufizimet në fuqinë punëtore nuk lejojnë përmbushjen e porosive. Gjithashtu, fabrikat shqiptare u përballën me humbje nga rënia e euros. Për të përballuar zhvlerësimin e monedhës dhe rritjen e pagave, fabrikat rritën çmimet dhe në këtë mënyrë humbën një pjesë të madhe të klientëve. Edhe në kushtet e inflacionit pas pandemisë dhe uljes së kërkesës në tregjet ndërkombëtare, shumë marka transferuan prodhimin në vende me kosto më të ulët, duke u tërhequr nga Shqipëria.
    Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se eksportet e tekstile e këpucë ranë me 16.8% në 2024-n, në raport me vitin e mëparshëm. Tendenca ka vijuar negative edhe në 8 mujorin 2025, ndonëse me ritme të ngadalësuar, me shitjet jashtë vendit të këtij produkti që u tkurrën me 1%./ Monitor

  • Kosto të larta, markat e njohura të veshjeve po tërheqin prodhimin nga Shqipëria

    Kosto të larta, markat e njohura të veshjeve po tërheqin prodhimin nga Shqipëria

    Rritja e kostove të brendshme ka bërë që shumë marka të njohura të modës të tërheqin ose të kufizojnë ndjeshëm prodhimin në Shqipëri, evidenton një raport i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për ecurinë e fabrikave të prodhimit të këpucëve dhe tekstilit në vendin tonë.Aktualisht, tendenca e përgjithshme midis markave dhe shitësve me pakicë është të tërhiqen nga Shqipëria. Për shembull, Esprit, New Look, PVH (markat Calvin Klein, Tommy Hilfiger), Bonprix (pjesë e Grupit gjerman Otto), VF Corporation (The North Face, Timberland, Altra, etj.) dhe Ralph Lauren nuk furnizohen më nga vendi ynë.Në vitin 2019, Benetton kishte pesë furnizues nga Shqipëria dhe aktualisht nuk ka asnjë. E njëjta gjë vlen edhe për kompaninë amerikane Stitch Fix, e cila kishte dy partnerë biznesi në vitin 2023 dhe që atëherë ka ndaluar porositë në Shqipëri. Inditex dhe Zalando gjithashtu kanë zvogëluar prodhimin.Shkëputja nga markat nuk lidhet vetëm me zinxhirin e furnizimit, por edhe me objektet e prodhimit. Markat e huaja, kryesisht italiane, po zhvendosen në vende me kosto më të ulët, si Tunizia dhe Egjipti.Në janar 2024, marka italiane Cotonella njoftoi se po zhvendoste një pjesë të prodhimit të saj në rajonin Kashkadarya të Uzbekistanit, duke përmendur rritjen e kostove të prodhimit në Shqipëri, të cilat i atribuohen zhvlerësimit të euros dhe rritjes së pagës minimale. Cotonella erdhi në Shqipëri në vitin 1996 dhe në vitin 2008 fabrika e saj në Shkodër hapi një laborator modern për prerjen e pëlhurave, duke u bërë një qendër ndërkombëtare logjistike për markën.Disa kohë më parë, Kral Shoes zhvendosi 30% të biznesit të saj në Tunizi dhe ka deklaruar se i gjithë prodhimi do të transferohet atje së shpejti.Italia ka pasur një prani të fortë në industrinë e modës në Shqipëri për disa dekada. Në fillim të viteve 1990, markat italiane e panë Shqipërinë si një treg të ri për zgjerim. Shumë kompani të njohura ngritën objekte prodhimi në vendin tonë, duke siguruar punësim për mijëra njerëz. Megjithatë, varësia e madhe nga një treg specifik, si për këpucë ashtu edhe për veshje, e bën sektorin shqiptar të modës më të prekshëm ndaj luhatjeve të porosive.Markat e huaja janë të pranishme në Shqipëri, drejtpërdrejt përmes ambienteve të prodhimit, por kryesisht përmes zinxhirëve të furnizimit.Studimi tregon se pagat mesatare në sektorin fason janë 450–500 euro, ndërsa kufizimet në fuqinë punëtore nuk lejojnë përmbushjen e porosive. Gjithashtu, fabrikat shqiptare u përballën me humbje nga rënia e euros. Për të përballuar zhvlerësimin e monedhës dhe rritjen e pagave, fabrikat rritën çmimet dhe në këtë mënyrë humbën një pjesë të madhe të klientëve. Edhe në kushtet e inflacionit pas pandemisë dhe uljes së kërkesës në tregjet ndërkombëtare, shumë marka transferuan prodhimin në vende me kosto më të ulët, duke u tërhequr nga Shqipëria.Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se eksportet e tekstile e këpucë ranë me 16.8% në 2024-n, në raport me vitin e mëparshëm. Tendenca ka vijuar negative edhe në 8 mujorin 2025, ndonëse me ritme të ngadalësuar, me shitjet jashtë vendit të këtij produkti që u tkurrën me 1%./ B.HoxhaBurimi: INSTAT Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Vjelja e ullirit në 2025 nis me prodhim më të ulët, pritet deri në 50% më pak në disa zona

    Vjelja e ullirit në 2025 nis me prodhim më të ulët, pritet deri në 50% më pak në disa zona

    Në disa zona të Beratit ka nisur vjelja e ullirit, ndërsa pritet të fillojë së shpejti edhe në fshatra të tjerë. Në Elbasan vjelja pritet të nisë nga fillimi i muajit nëntor.Megjithatë, kjo fazë e parë e sezonit shoqërohet me sinjalizime për një ulje të ndjeshme të prodhimit, krahasuar me vitin e kaluar.Grumbullues dhe përpunues të ullirit në zonat e Beratit dhe Elbasanit pohojnë se prodhimi i ullirit si kokërr për konsum të drejtpërdrejtë, ashtu edhe për përpunim në vaj, rezulton më i ulët se në vitin 2024. Deri në fund të sezonit, pritet që sasia e grumbulluar të jetë 30 deri 40% më pak.Kastrijot Çuedari, përpunues nga Berati, thotë se kjo rënie vjen si pasojë e temperaturave të larta gjatë verës, të cilat u shtrinë edhe në vjeshtë, duke ndikuar negativisht në zhvillimin e fryteve.Në zonën e Cakranit, Taulant Musaraj pohon se prodhimi mund të jetë 40 deri në 50% më i ulët krahasuar me sezonin tetor-nëntor 2024, për të njëjtat arsye klimaterike. Disa fermerë në këtë zonë kanë nisur vjeljen e prodhimit sipas tij.Agron Çakalli, nga Federata Bujqësore Elbasan, shton se ndikim kanë pasur edhe cikli biologjik natyror i ullirit, ulja e shërbimeve agroteknike për shkak të mungesës së mjeteve financiare, si dhe pakësimi i numrit të fermerëve, për shkak të emigracionit.Silvana Subashi thotë se pavarësisht sasisë më të pakët që pritet sivjet cilësia dhe rendimenti pritet të jetë më i mirë sesa vjet, duke ofruar një mundësi më të mirë për prodhimin e vajit ekstra të virgjër.Por në 26 vite, sipas të dhënave të INSTAT nga 1998 deri në 2024 rezulton se ulliri ka pasur luhatje të ndjeshme si në prodhim dhe në rendiment.Në harkun e 3 dekadave sasia më e lartë e prodhuar u arrit në 2022. Në këtë vit u prodhuan 157,7 mijë ton ullinj me rritje 43% krahasuar me vitin paraardhës. Rendimenti i prodhimit ishte 17.2 kv/ha apo 4.7 kv për ha më shumë sesa në 2022.Përveç 2022 sasia e lartë e prodhimit të ullinjve është arritur edhe në 2012, sidomos pas masave për subvencione të marra nga qeveria nga viti 2009 deri në vitin 2013. Në 2012 u prodhuan 108 mijë ton ullinj, me rritje 65% krahasuar me 2011.Në 2023 sasia e prodhuar e ullinjve arriti në 117,6 ton ullinj. Krahasuar me 2022 prodhimi i ullinjve ra 25%. Rënie shënoi edhe rendimenti i prodhimit me 4.8 kv për ha në 2023 në raport me vitin 2022.Në 2024 sipas të dhënave të INSTAT u prodhuan 146,7 mijë ton ullinj. Krahasuar me 2023 sasi e prodhimit u rrit rreth 25%.Në 2024 rendimenti i prodhimit të ullirit arriti 15.2 kv/ha. Në raport me 2023 rendimenti ishte me rënie 2.8 kv/ha./ D.AzoBurimi: INSTATBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Fotovoltaikët, hyjnë në prodhim dy impiante të rinj me kapacitet 150 MW

    Fotovoltaikët, hyjnë në prodhim dy impiante të rinj me kapacitet 150 MW

    Dy impiante fotovoltaikë të rinj, me kapacitet të instaluar prej 100 MW dhe 50 MW, kanë hyrë së fundmi në prodhim, duke rritur numrin e subjekteve që kanë kaluar në një fazë të re zhvillimi dhe që pritet të rrisin peshën e energjisë diellore në totalin e prodhimit.Enti Rregullator i Energjisë (ERE) miratoi pak ditë më parë disa vendime që lidhen me impiante fotovoltaikë me kapacitete të ndryshme — nga ata deri në 2 MW, deri te impiantet më të mëdha. Veçanërisht bien në sy vendimet për “Sunny Side Energy” dhe “SPV Blue”.Konkretisht, për të dy subjektet, vendimet e ERE-së theksojnë se tashmë ka nisur prodhimi nga këto impiante, madje në një periudhë më të shpejtë nga sa ishte parashikuar.“Referuar raportit periodik lidhur me prodhimin e energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit, të dërguar nga OST sh.a. për muajin gusht 2025, rezulton se sasia e energjisë elektrike bruto e prodhuar nga impianti fotovoltaik ‘Sunny Side Solar Park’ për muajin gusht është 745.2 MWh. Kjo tregon se shoqëria ka hyrë në prodhim përpara depozitimit të marrëveshjes përkatëse, në funksion të përmbushjes së detyrimit të përcaktuar në pikën 2 të vendimit nr. 13/2025”, thuhet në vendimin e ERE-së, i cili shfuqizon disa pika të një vendimi të mëparshëm, pasi kushtet tashmë janë plotësuar.Impianti me kapacitet 100 MW ka paraqitur, sipas kërkesës, marrëveshjen me sistemin e transmetimit.Ndërkohë, edhe subjekti i dytë ka prodhuar energji gjatë gushtit. Me shkresën e datës 15.08.2025, protokolluar në ERE me nr. 2335 prot., datë 19.08.2025, shoqëria ka depozituar në ERE njoftimin mbi nënshkrimin me OST sh.a. të marrëveshjes së operimit në rrjetin e transmetimit me nr. 4333 prot., datë 13.08.2025, si dhe të marrëveshjes me palën përgjegjëse për balancim me nr. 4288 prot., datë 13.08.2025. Po ashtu, është depozituar njoftimi për fillimin e procesit të energjizimit më 12.08.2025, në bashkëpunim me ekipin e OST-së, duke vijuar më pas me provën 72-orëshe dhe futjen graduale në skemën e prodhimit të energjisë.“Nga ana tjetër, në vijim të raportimeve periodike në zbatim të licencës së operimit të sistemit të transmetimit, OST sh.a. në raportimin e muajit gusht 2025 ka bërë me dije se shoqëria ‘SPV BLUE 2’ sh.p.k. ka prodhuar sasinë prej 5,332.4 MWh gjatë këtij muaji, fakt i cili konfirmon deklarimet e bëra nga shoqëria ‘SPV BLUE 2’ sh.p.k.”, vlerëson Enti.Impiantet në fjalë janë dy më të fundit që i shtohen subjekteve që kanë nisur prodhimin më herët, ku më i madhi mbetet ai i Karavastasë me një kapacitet prej 140 MW. Gjithashtu, në Ersekë janë në funksion dy impiante të tjera, secili me kapacitet 20 MW, si dhe disa të tjerë me kapacitet deri në 2 MW.Pavarësisht rritjes së numrit të impianteve, energjia fotovoltaike vijon të mbajë një peshë ende modeste në prodhimin neto vendas. Në periudhën janar–qershor, vetëm 7.8% e prodhimit neto vinte nga fotovoltaikët./ N.MahoRritja e biznesit të diellit, energjia nga fotovoltaikët arrin në 7.8% të prodhimit neto  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rritja e biznesit të diellit, energjia nga fotovoltaikët arrin në 7.8% të prodhimit neto

    Rritja e biznesit të diellit, energjia nga fotovoltaikët arrin në 7.8% të prodhimit neto

    Impiantet fotovoltaike të lidhura në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes, si dhe ato që janë pjesë e Furnizuesit të Tregut të Lirë, prodhuan rreth 370 mijë MWh energji në tetë muajt e këtij viti.Kjo sasi përbën 7.8 për qind të totalit të prodhimit neto të energjisë në vend, i cili regjistroi shifrën 4.7 milionë MWh.Pavarësisht shtimit të interesit për fotovoltaikët dhe numrit të konsiderueshëm të aplikimeve që ndodhen në faza të ndryshme institucionale, pesha e tyre në total mbetet ende e vogël në sektor, duke treguar se diversifikimi do të kërkojë më shumë kohë.Prodhuesit më të mëdhenj të fotovoltaikëve në vend janë Karavastaja e Voltalias, disa impiante të vegjël me kapacitet 20 MW, si dhe një numër më i madh impiantesh me kapacitet deri në 2 MW, të cilët shesin energjinë me çmim të miratuar nga ERE.Prodhimi dhe situata hidrikeTë dhënat zyrtare mbi ecurinë e sektorit për periudhën janar–gusht, të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), pasqyrojnë një situatë hidrike jo shumë të favorshme për vendin, ku një pjesë e konsiderueshme e konsumit është plotësuar nga blerjet në tregun e lirë.Konsumi i energjisë në vend ka arritur nivelin 5.54 milionë MWh, ndërsa vetëm Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka furnizuar Furnizuesin e Tregut të Lirë (FTL) me 3.5 milionë MWh energji, që përfaqëson 63 për qind të konsumit total në vend. Vetë KESH, nga sasia e energjisë që ka dhënë për FTL, të paktën 22 për qind e ka siguruar në tregun e lirë, çka tregon për një numër jo te vogel blerjesh në kushtet e një viti hidrik aspak të favorshëm.Pjesa tjetër e prodhimit është ndarë mes prodhuesve të pavarur të energjisë, që janë ata me kapacitet mbi 15 MW, dhe prodhuesve me përparësi HEC-eve me kapacitet deri në 15 MW të cilët shesin energjinë pranë FTL-së në bazë të një marrëveshjeje me çmim fiks, i cili aktualisht është 10 lekë/kWh./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

    Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

    Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh
    dhënat e fundit të INSTAT mbi ecurinë e PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se sektori bujqësor që përfshin edhe pyjet dhe peshkimin shënoi rënie me -2.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa industria ra me -1.8% në të njëjtën periudhë.
    Burimet e rritjes ekonomike janë drejt shterimit dhe aktualisht po bazohen në sektorë të paqëndrueshëm. Industria dhe bujqësia që janë baza e prodhimit, punësimit dhe eksporteve prej kohësh janë zyrtarisht në recesion.
    Të dhënat e fundit të INSTAT mbi ecurinë e PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se sektori bujqësor që përfshin edhe pyjet dhe peshkimin shënoi rënie me -2.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa industria ra me -1.8% në të njëjtën periudhë.
    Të dyja së bashku, bujqësia dhe industria, ishin përgjegjëse për 47 për qind të totalit të punësimit në vend në vitin 2024. Gjithashtu, shporta e eksporteve dominohet nga këto sektorë.
    Bujqësia në pikiatë pas pandemisë
    Të dhënat e publikuara mbi normën e rritjes reale të PBB-së në bujqësi tregojnë për një tendencë të vazhdueshme rënieje pas vitit 2020.
    Në vitin 2019, bujqësia pati një ecuri pozitive, me rritje nga 1.8% deri në 4.3% në tre tremujorët e parë, ndërsa në fund-viti ra lehtë në -1.6%.
    Viti 2020 nisi me një rritje të fortë prej 5.2% në tremujorin e parë, e ndjekur nga +3.6% në tremujorin e dytë, por rënia nisi në 6-mujorin e dytë të 2020 dhe nuk ndaloi më (shiko grafikun më poshtë).
    Nga 2021, kriza u thellua. Tremujorët e parë dhe të dytë panë rënie me -1.6% dhe -3.8%, për të vijuar me -1.1%, duke çuar prodhimin vjetor të këtij viti me rënie -1.6%.Viti 2022 e thelloi më tej rënien me -4.8%. E njëjta situatë me tkurrje të prodhimit vijoi në 2023 dhe 2024, përkatësisht me -1.3% dhe -2%.
    Dy faktorët kryesorë që kanë sjellë më rënie prodhimin bujqësor janë financimet e pakta për sektorin dhe tkurrja e popullsisë në zonat rurale.
    Shqipëria ofron financimet më të ulëta për bujqësinë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, teksa Bashkimi Europian ka bllokuar fondet IPARD për shkak të praktikave korruptive që gjeti për ndarjen e fondeve në Shqipëri.
    Nga ana tjetër, popullsia në fshat, sipas të dhënave të censit, ka rënë me rreth 20 për qind, një normë më e lartë se mesatarja e qyteteve.
    Megjithë rënien, bujqësia është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë dhe punëdhënësi më i madh.
    Industria në vitin e tretë të rënies
    Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me -1.8% në tremujorin e dytë të 2025, duke vijuar tendencën e tkurrjes që nga 2023.
    Këtë tremujor është frenuar përkeqësimi i industrisë përpunuese dhe është thelluar rënia e industrisë së rëndë.Industria përpunuese qëndroi në vendnumëro në prill-qershor 2025, nga rënia me -5.5% në tremujorin e parë dhe -3.3% në të njëjtën periudhë të 2024.
    Ndërsa industria e rëndë ka thelluar rënien më të madhe këtë vit, për shkak se volumet e prodhimit janë në rënie prej çmimeve të ulëta në tregjet ndërkombëtare.
    Industria, dhe sidomos ajo përpunuese, pati periudha rritjeje të fortë, me kulme mbi 20 deri 30 për qind, të nxitura nga ri-ngritja pas pandemisë dhe kërkesa e lartë nga tregjet e jashtme. Edhe gjatë vitit 2023 ritmi mbeti pozitiv, por më i moderuar.
    Ky trend u përmbys në vitin 2024, kur të katër tremujorët shënuan tkurrje të prodhimit industrial, me norma që shkuan deri në -8 për qind. Në dy tremujorët e parë të vitit 2025, industria dhe industria përpunuese kanë vijuar sërish me rënie, duke konfirmuar një krizë të zgjatur strukturore.
    Shkaqet lidhen si me faktorë të brendshëm, ashtu edhe me ata të jashtëm. Rritja e kostove nga pagat dhe humbjet nga kursi i këmbimit në njërën anë dhe tkurrja e kërkesës nga jashtë në anën tjetër kanë ulur konkurrueshmërinë e shumë ndërmarrjeve, të cilat kanë falimentuar.
    Për më tepër, struktura e industrisë shqiptare mbetet e brishtë, e përqendruar kryesisht te prodhimet me vlerë të shtuar të ulët, që reagojnë shpejt ndaj luhatjeve të tregut.
    Ky zhvillim është shqetësues, pasi industria përpunuese mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për punësimin dhe eksportet e vendit.
    Nëse trendi i rënies vijon, ai mund të kthehet në një pengesë të rëndësishme për rritjen e përgjithshme ekonomike, duke zbehur ndikimin pozitiv të sektorëve të tjerë si turizmi dhe ndërtimi, të cilët kanë mbajtur gjallë rritjen e PBB-së në vitet e fundit./Monitor.al

  • Analiza e Bloomberg/ Si Rusia ‘ushqen dhe ushqehet’ nga lufta, Moska arriti shifra rekord shpenzimesh dhe në eksport armësh

    Analiza e Bloomberg/ Si Rusia ‘ushqen dhe ushqehet’ nga lufta, Moska arriti shifra rekord shpenzimesh dhe në eksport armësh

    Edhe nëse luftimet në Ukrainë qetësohen, ekonomia ruse do ta ketë të vështirë të shkëputet nga rruga e saj e luftës.

    Në vitet e fundit, shpenzimet masive të mbrojtjes kanë militarizuar industrinë dhe kanë thithur qindra mijëra punëtorë, duke shmangur recesionin, por duke krijuar edhe një kurth varësie.
    Vladimir Putin nuk tregon shenja tërheqjeje. Ai e sheh ruajtjen e një ushtrie të fortë dhe të pajisur mirë si një përparësi strategjike, diçka që Perëndimi e sheh si një kërcënim potencial për NATO-n.
    Prodhimi shpërthyes i tankeve, raketave dhe dronëve mund të gjejë mundësi në tregje të tilla si Kina, por gjithashtu rëndon një ekonomi që tashmë po lufton me sanksione, një sistem bankar të dobët dhe rritje të kufizuar.
    Të dhënat e prodhimit dhe shpenzimeve
    Rritja e prodhimit ushtarak është mbresëlënëse: para pushtimit të vitit 2022, Rusia kishte planifikuar të furnizonte rreth 400 tanke në vit. Sot, ajo po furnizon dhjetë herë më shumë se ky numër. Në të njëjtën kohë, ajo ka zhvilluar linjat e veta të prodhimit të dronëve, duke arritur në 1.5 milion njësi deri në vitin 2024, krahasuar me vetëm 140,000 në vitin 2023.
    Shpenzimet e mbrojtjes midis viteve 2022 dhe 2024 arritën në të paktën 22 trilionë rubla (263 miliardë dollarë) dhe nuk tregojnë shenja ngadalësimi në të ardhmen e afërt. Boshllëqet vjetore në buxhet po thellohen, por Kremlini vazhdon të derdhë burime në prodhimin ushtarak.
    Rusia është një eksportuese globale e armëve
    Përvoja e Luftës së Dytë Botërore është një udhërrëfyes: atëherë, industria sovjetike e luftës hodhi themelet që BRSS të bëhej një eksportues kryesor i armëve. Sot, Qendra për Analizën e Tregtisë Botërore të Armëve vlerëson se pas luftës, Rusia mund të eksportonte pajisje ushtarake me vlerë 17-19 miliardë dollarë në vit.
    Rosoboronexport, në pronësi të shtetit, thotë se porositë janë rritur në 60 miliardë dollarë, me vendet në Azi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë të interesuara për prodhim të përbashkët dhe transferime teknologjike. Shkalla e rritur e prodhimit po ul kostot, duke i bërë disa produkte ruse më të lira se më parë.
    Perspektivat dhe rreziqet
    Pavarësisht momentit komercial, libri i porosive është dukshëm nën buxhetin e madh të mbrojtjes të Rusisë. Përveç kësaj, presioni perëndimor mbi vendet kliente, siç ndodhi me naftën, mund të kufizojë eksportet. Linjat e fabrikave mund të mbahen, por shkurtimet ose pushimet nga puna në të ardhmen nuk përjashtohen, pasi kërkesa nuk do të arrijë nivelet aktuale të intensitetit të luftës.
    Përdorimi i dyfishtë dhe strategjia e Kremlinit
    Putin këmbëngul që investimet të mos shkojnë dëm dhe promovon të ashtuquajturat teknologji “me përdorim të dyfishtë” në ndërtimin e anijeve, aviacionin, elektronikën, pajisjet mjekësore dhe prodhimin bujqësor. Megjithatë, përparësia e tij kryesore mbetet mirëmbajtja e një force ushtarake luftarake, me infrastrukturën industriale tani të integruar përgjithmonë në ekonomi.
    Rusia po tregon se, edhe nëse luftimet në Ukrainë ndalen, makina e saj e luftës do të vazhdojë të jetë një bosht qendror i strategjisë së saj ekonomike, me eksporte, inovacione teknologjike dhe ambicie gjeopolitike që do ta shoqërojnë atë për vite me radhë.

    Top Channel