Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, në një postim në rrjetet sociale t tha se pas rastit të njohur si “skandali Mogherini”, autoritetet belge kanë nisur hetime të reja që lidhen me kontratat e fituara nga kompania izraelite Elbit Systems dhe marrëveshjet e saj me kompaninë shqiptare KAYO për prodhimin e armëve.
Xhaferri u shpreh se ky zhvillim përfshin drejtpërdrejt qeverinë shqiptare, duke theksuar se marrëveshjet janë firmosur në ndërmjetësimin e kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se Belgjika ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti për një konsulent të dyshuar të Elbit Systems, ndërsa paralajmëroi se kjo çështje rrezikon të dëmtojë imazhin e Shqipërisë në raport me partnerët e NATO-s.
Postimi i plotë:
Edi Rama është kthyer në simbol të korrupsionit në Evropë dhe nga kjo sëmundje preket çdo bashkëpunëtor i tij si brenda dhe jashtë vendit.
Edi Rama do mbahet mend si Kryeministri që asetet e ushtrisë që bën pjesë në NATO i ktheu në shtëpi bari dhe pilotët e forcave ajrore i angazhoi në trafik droge, teksa së fundmi një tjetër skandal ka përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes.
Pas skandalit Mogherinit, që njihet si motra e Edi Ramës, mediat në raportojnë se autoritetet belge kanë nisur një hetim në lidhje me kontratat e dyshuara të fituara nga kompania izraelite Elbit Systems, e cila ka firmosur disa marrëveshje të ndërmjetësuar nga Edi Rama me kompaninë shqiptarë KAYO, për prodhimin e armëve.
Prokuroria Federale e Belgjikës ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti për një konsulent të dyshuar se ka vepruar në emër të kompanisë izraelite të mbrojtjes Elbit Systems, në kuadër të disa kontratave të rëndësishme të dhëna nga një agjenci e NATO-s, që dyshohet se janë të manipuluara.
Shqipëria si një vend i vogël i vetmi detyrim që kishte me partnerët ishte serioziteti , por Edi Rama me megallomaninë dhe babëzinë e tij ka ekspozuar rëndë dhe partnerët strategjike të kombit tonë.








