Tag: prodhimi

  • Berisha: Rënia e euros me 35%, do të krijojmë një bord për ti kompesuar eksportuesëve zhvleftësimin e euros

    Berisha: Rënia e euros me 35%, do të krijojmë një bord për ti kompesuar eksportuesëve zhvleftësimin e euros

    Sali Berisha gjatë një takimi në një biznes fason në Krujë, e ka cilësuar si katastrofike rënien me 35% të euros në tregun shqiptar. Për të kjo ka shkaktuar dëme të mëdha për sektorin e eksportit dhe mijëra vende pune. Berisha akuzoi qeverinë se ka lejuar pastrimin e parave dhe ndërhyrje të paligjshme në treg. Ai premtoi se pas 12 majit, nëse Partia Demokratike fiton, do të krijohet një bord kompensimi për eksportuesit, që do të rimbursojë humbjet e shkaktuara nga zhvlerësimi i euros.
    Pjesë nga fjala

    Vetëm rënia e euros me 35%, për eksportuesin është katastrofë. Çfarë kemi ndërmend ne. Ne pas datës 12 maj do të krijojmë një bord që do tu kompensojë eksportuesve, qindarkë për qindarkë zhvleftësimin e euros. Se euron e zhvlerësoi qeveria që toleroi bandat e trafikantët që të fusnin paratë e tyre me kontejner dhe mënyra të tjera, e pastaj qindra e mijëra vende pune, qindra ndërmarrje eksporti falimentuan sepse ra euro 35%.
    Edi Rama tregoi përçmim për industrinë tuaj. Fasoni tha është industri e botës së tretë. Jo për ne është krenari kombëtare. Ne e kemi prodhimin krenari kombëtare dhe në programin tonë nëqoftëse e keni dëgjuar ju, prodhimi, prodhimi është krenaria jonë kombëtare. Do të bëjmë gjithçka që të prodhojmë kudo, të tërheqim industritë më të mëdha për të prodhuar, sepse prodhimi është punësim, prodhimi është rroga e mirëqenie.
    Ndaj ju përshëndes shumë. Me 11 maj e kemi ditën në të cilën votojmë para së gjithash për veten tonë, për familjen. Do vendosim minimumin jetik për çdo pensionist. Nuk do të ketë pension nën 200 euro në Shqipëri. Do u kthejmë paratë, shqiptarëve. Taksat që marrim do ua kthejmë një pjesë të mirë qytetarëve. Ju ftoj të bisedojmë me çdo anëtar të familjes, që mund të jetë dhe i lëkundur dhe çdo njeri që njohim të rrethit tonë, kësaj here të bashkohemi.
    Nuk është çështja për pushtetin e këtij apo atij, çështja është për veten tonë, për biznesin. Këta janë heronj që kanë arritur të vazhdojnë. Se shumë e shumë të tjerë kanë falimentuar. Ua them tjetrën, shifrën e fundit. Nga viti 2023-2024 eksportet janë ulur me 32%. Është gjë shumë e rëndë. Çfarë do të thotë? Mijëra punëtorë kanë humbur vendin e punës, mijëra ndërmarrje janë mbyllur. Politikë e papërgjegjshme. Shteti sapo filloi të bjerë euro, duhet të vendoste bordin dhe ti kompensojë në mënyrë që eksporti të punojë pa dhimbje koke, pa kërcënime. Ne do e bëjmë këtë. Jemi të gjithë 1-sha.

  • “Rënia e euros është katastrofë!” Berisha: Do t’u kompensojmë eksportuesve zhvleftësimin e parasë europiane

    “Rënia e euros është katastrofë!” Berisha: Do t’u kompensojmë eksportuesve zhvleftësimin e parasë europiane

    Kreu i opozitës, Sali Berisha, gjatë vizitës në bisnesin fason në Krujë, e ka cilësuar si katastrofike rënien me 35% të euros në tregun shqiptar, duke theksuar se kjo ka shkaktuar dëme të mëdha për sektorin e eksportit dhe mijëra vende pune.
    Berisha akuzoi qeverinë se ka lejuar pastrimin e parave dhe ndërhyrje të paligjshme në treg, duke dëmtuar rëndë ekonominë reale, ndërsa premtoi se pas 12 majit, nëse Partia Demokratike fiton, do të krijohet një bord kompensimi për eksportuesit, që do të rimbursojë humbjet e shkaktuara nga zhvlerësimi i euros “qindarkë për qindarkë”.
    Pjesë nga fjala:

    Përulem me nderim para punës që bëni, njerëz të punës dhe shpreh vlerësimin më të madh për ju, por edhe për sipërmarrësit të cilët, në kushte jashtëzakonisht të vështira kanë arritur të mbajnë gjallë biznesin.

    Vetëm rënia e euros me 35%, për eksportuesin është katastrofë.
    Çfarë kemi ndërmend ne.
    Ne pas datës 12 maj do të krijojmë një bord që do tu kompensojë eksportuesve, qindarkë për qindarkë zhvleftësimin e euros. Se euron e zhvlerësoi qeveria që toleroi bandat e trafikantët që të fusnin paratë e tyre me kontejner dhe mënyra të tjera, e pastaj qindra e mijëra vende pune, qindra ndërmarrje eksporti falimentuan sepse ra euro 35%.
    Edi Rama tregoi përçmim për industrinë tuaj. Fasoni tha është industri e botës së tretë. Jo për ne është krenari kombëtare.
    Ne e kemi prodhimin krenari kombëtare dhe në programin tonë nëqoftëse e keni dëgjuar ju, prodhimi, prodhimi është krenaria jonë kombëtare.
    Do të bëjmë gjithçka që të prodhojmë kudo, të tërheqim industritë më të mëdha për të prodhuar, sepse prodhimi është punësim, prodhimi është rroga e mirëqenie.
    Ndaj ju përshëndes shumë. Me 11 maj e kemi ditën në të cilën votojmë para së gjithash për veten tonë, për familjen.
    Do vendosim minimumin jetik për çdo pensionist.
    Nuk do të ketë pension nën 200 euro në Shqipëri. Do u kthejmë paratë, shqiptarëve. Taksat që marrim do ua kthejmë një pjesë të mirë qytetarëve.
    Ju ftoj të bisedojmë me çdo anëtar të familjes, që mund të jetë dhe i lëkundur dhe çdo njeri që njohim të rrethit tonë, kësaj here të bashkohemi. Nuk është çështja për pushtetin e këtij apo atij, çështja është për veten tonë, për biznesin.
    Këta janë heronj që kanë arritur të vazhdojnë. Se shumë e shumë të tjerë kanë falimentuar. Ua them tjetrën, shifrën e fundit. Nga viti 2023-2024 eksportet janë ulur me 32%.
    Është gjë shumë e rëndë. Çfarë do të thotë? Mijëra punëtorë kanë humbur vendin e punës, mijëra ndërmarrje janë mbyllur.
    Politikë e papërgjegjshme. Shteti sapo filloi të bjerë euro, duhet të vendoste bordin dhe ti kompensojë në mënyrë që eksporti të punojë pa dhimbje koke, pa kërcënime.
    Ne do e bëjmë këtë.
    Jemi të gjithë 1-sha.

  • Në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

    Në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

    Policia Kufitare ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.Sipas uniformave blu mësohet se mbi 48-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    “Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Berat dhe DVP Tiranë, kanë kapur shtetasin A. H., 48 vjeç.  Nga verifikimet, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Në muajin maj 2024, në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Policia e Beratit, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. H., në Tiranë, ku janë gjetur një sasi kokaine dhe një sasi municioni luftarak”, njofton policia.
    Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga DVP Tiranë.

  • Goditjet ndaj veprimtarive kriminale/ Bie në prangat e policisë 48-vjeçari, fshihte kokainë në lokalin e tij dhe…

    Goditjet ndaj veprimtarive kriminale/ Bie në prangat e policisë 48-vjeçari, fshihte kokainë në lokalin e tij dhe…

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga burime të besueshme. Policia ka realizuar një kontroll në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia” në Vlorë, ku u gjetën 55 doza kokainë të ndara për shitje dhe 10 fishekë luftarakë.
    Një tjetër goditje e rëndësishme ndaj krimit të narkotikëve është realizuar nga Policia e Vlorës. Falë inteligjencës policore, është arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar, i dyshuar për shpërndarjen e kokainës. I arrestuari është identifikuar si L. T., 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë. Ai u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit luftarak”.
    Njoftimi i policisë:
    DVP Vlorë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë inteligjencës policore.Fshihte kokainën në lokalin e tij dhe e ndante në doza për shitje, vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohen 55 doza kokaine dhe municion luftarak.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të veprimeve operacionale për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe kreu kontroll në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia”, Vlorë, në posedim të një shtetasi që dyshohej për shpërndarje të lëndëve narkotike. Si rezultat u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. T, 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.
    Gjatë kontrollit personal dhe në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të ndara në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”.

  • 34-vjeçari bie në prangat e policisë/ Nxiste të miturit të shisnin kokainë në doza, nën hetim edhe…

    34-vjeçari bie në prangat e policisë/ Nxiste të miturit të shisnin kokainë në doza, nën hetim edhe…

    Korçë
    Një 34-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Korçës pasi shiste kokainë të ndarë në doza dhe nxiste të miturit ta ushtronin këtë veprimtari. I riu i identifikuar si Spartak Selimi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet një 17 dhe 26 vjeçar pasi u kapën në flagrancë me doza kokaine që ia kishin blerë 34-vjeçarit. Sekuestrohen dozat e kokainës, një shumë parash dhe 2 celularë.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
    Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturit në krim”.
    Ky shtetas, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shiste doza kokaine në qytet dhe shtynte një shtetas të mitur, që të ushtronte këtë veprimtari kriminale. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. S. u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Vorë, dhe për një shtetas 17 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Këta shtetas u kapën në flagrancë, në lagjen nr. 6, Korçë, me doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të cilat sapo ia kishin blerë shtetasit S. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Reshjet e borës në pranverë! Temperaturat e ulëta fundosin frutikulturën në Korçë, Peshkopi dhe Kukës

    Reshjet e borës në pranverë! Temperaturat e ulëta fundosin frutikulturën në Korçë, Peshkopi dhe Kukës

    FOTO ILUSTRUESE

    KORÇË-Sektori i bujqësisë sidomos dega e pemëtarisë mori një goditje të fortë ditët e fundit për shkak të ngricave që përfshinë rajonet Jug-lindore dhe ato veriore të vendit. Zbritja e temperaturave në -5 gradë në këto rajone e shoqëruar me reshje bore mësohet se ka dëmtuar rëndë pemëtoret që shumica e tyre ishin në lulëzim.
    Specialistë të bujqësisë në qarkun Korçë pohuan për Monitor se kushtet atmosferike të ditëve të fundit kanë bërë dëme të mëdha sidomos në frutikulturë. Korça është rajoni me prodhimin më të madh të pemëtarisë sidomos mollëve, qershive dhe kumbullave, të cilat janë dëmtuar tërësisht nga ulja e temperaturave pasi ishin në lulëzim. Mollët nuk kanë çelur ende, por sythat e tyre janë dëmtuar nga ngricat duke cenuar rëndë prodhimin këtë vit, shpjeguan ekspertët.
    Prodhimi i frutave në Rajonet e Korçës, Dibrës dhe Kukësit do të jetë tërësisht minimal. Peshkopia dhe Korça janë prodhues të mëdhenj të frutave në vend sidomos me mollë, qershi dhe kumbull.
    Ekspertët mendojnë se këtë vit frutat e para që dalin nga prodhimi vendas në treg, qershitë do të jenë me çmime të larta. Tregu do të furnizohet me qershi vetëm nga zonat e ngrohta të Shqipërisë, Elbasan dhe Fier dhe disa kultivarë që çelin vonë dhe piqen më vonë në zonat që u dëmtuan nga ngricat.
    Qindra fermerë kanë pësuar dëme të pallogaritshme këto ditë, teksa janë tërësisht të pambrojtur nga kushtet klimaterike. Ngjarjet ekstreme të motit janë shtuar vitet e fundit. Ditët me temperatura të larta ashtu edhe të ftohta janë bërë me intensive, duke rrezikuar gjithnjë e më shumë prodhimin bujqësor.
    Bujqësia shqiptare nuk është e përfshirë në shërbimet e tregut të sigurimeve dhe subvencionet e buxhetit të shtetit janë thuajse shumë të ulëta dhe shumica e tyre 60 për qind shkojnë për shpenzime operative të aparatit të Ministrisë së Bujqësisë.
    Fermerët shqiptarë kanë kosto të larta prodhimi dhe nuk janë të mbrojtur nga çmimet konkurruese të importit. Kapaciteti i tyre financiar nuk mundëson masa mbrojtëse nga klima të tilla si rrjeta nga breshëri ose sisteme ngrohje nga temperaturat e ulëta siç aplikojnë bujqit kudo në Europë.
    Mungesa e prodhimit vendas, përveçse do të sjellë humbje direkte për fermerët do të ndikojë në rritjen e çmimeve për konsumatorët. Frutat zënë një pjesë të konsiderueshme të shportës të konsumit, ndaj çmimet e tyre kanë ndikim të lartë në inflacion.
    Megjithëse Shqipëria ka një klimë të përshtatshme për të zhvilluar pemëtari me agrume në jug, mollë, kumbulla dhe qershi ne Veri, sërish konsumi vendas bazohet në një masë të madhe ën import. Të dhënat zyrtare referojnë se importet e frutave janë shumë fish më të larta se prodhimi vendas i frutikulturës./Monitor

  • Temperaturat e ulëta fundosin frutikulturën në Korçë, Peshkopi dhe Kukës

    Temperaturat e ulëta fundosin frutikulturën në Korçë, Peshkopi dhe Kukës

    Sektori i bujqësisë sidomos dega e pemëtarisë mori një goditje të fortë ditët e fundit për shkak të ngricave që përfshinë rajonet Jug-lindore dhe ato veriore të vendit.Zbritja e temperaturave në -5 gradë në këto rajone e shoqëruar me reshje bore mësohet se ka dëmtuar rëndë pemëtoret që shumica e tyre ishin në lulëzim.Specialistë të bujqësisë në qarkun Korçë pohuan për Monitor se kushtet atmosferike të ditëve të fundit kanë bërë dëme të mëdha sidomos në frutikulturë.Korça është rajoni me prodhimin më të madh të pemëtarisë sidomos mollëve, qershive dhe kumbullave, të cilat janë dëmtuar tërësisht nga ulja e temperaturave pasi ishin në lulëzim. Mollët nuk kanë çelur ende, por sythat e tyre janë dëmtuar nga ngricat duke cenuar rëndë prodhimin këtë vit, shpjeguan ekspertët.Prodhimi i frutave në Rajonet e Korçës, Dibrës dhe Kukësit do të jetë tërësisht minimal. Peshkopia dhe Korça janë prodhues të mëdhenj të frutave në vend sidomos me mollë, qershi dhe kumbull.Ekspertët mendojnë se këtë vit frutat e para që dalin nga prodhimi vendas në treg, qershitë do të jenë me çmime të larta. Tregu do të furnizohet me qershi vetëm nga zonat e ngrohta të Shqipërisë, Elbasan dhe Fier dhe disa kultivarë që çelin vonë dhe piqen më vonë në zonat që u dëmtuan nga ngricat.Qindra fermerë kanë pësuar dëme të pallogaritshme këto ditë, teksa janë tërësisht të pambrojtur nga kushtet klimaterike. Ngjarjet ekstreme të motit janë shtuar vitet e fundit. Ditët me temperatura të larta ashtu edhe të ftohta janë bërë me intensive, duke rrezikuar gjithnjë e më shumë prodhimin bujqësor.Bujqësia shqiptare nuk është e përfshirë në shërbimet e tregut të sigurimeve dhe subvencionet e buxhetit të shtetit janë thuajse shumë të ulëta dhe shumica e tyre 60 për qind shkojnë për shpenzime operative të aparatit të Ministrisë së Bujqësisë.Fermerët shqiptarë kanë kosto të larta prodhimi dhe nuk janë të mbrojtur nga çmimet konkurruese të importit. Kapaciteti i tyre financiar nuk mundëson masa mbrojtëse nga klima të tilla si rrjeta nga breshëri ose sisteme ngrohje nga temperaturat e ulëta siç aplikojnë bujqit kudo në Europë.Mungesa e prodhimit të vendas, përveçse do të sjellë humbje direkte për fermerët do të ndikojë në rritjen e çmimeve për konsumatorët. Frutat zënë një pjesë të konsiderueshme të shportës të konsumit, ndaj çmimet e tyre kanë ndikim të lartë në inflacion.Megjithëse Shqipëria ka një klimë të përshtatshme për të zhvilluar pemëtari me agrume në jug, mollë, kumbulla dhe qershi ne Veri, sërish konsumi vendas bazohet në një masë të madhe ën import. Të dhënat zyrtare referojnë se importet e frutave janë shumë fish më të larta se prodhimi vendas i frutikulturës./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tregu i luleshtrydhes në ngërç/ Fermerët e Frakullës: Prodhimi ynë s’ka pesticide, shteti ta verifikojë

    Tregu i luleshtrydhes në ngërç/ Fermerët e Frakullës: Prodhimi ynë s’ka pesticide, shteti ta verifikojë

    Fermerët e Frakullës në Fier, të cilët merren me kultivimin e luleshtrydhes po hasin vështirësi të shumta, duke filluar nga sigurimi i tregut për shitje deri te rënia e çmimit të prodhimit.
    Prej një jave çmimi i luleshtrydhes së Frakullës ka pësuar ulje të ndjeshme, ku nga 150 lekë për kilogramë, sot tregtohet me 40 lekë për kilogramë. Fermerët thonë se prodhimi i tyre është brenda parametrave dhe nuk përmban pesticide të dëmshme.
    Për shkak të ngërçit në treg fermerët thonë se luleshtrydhet po kalben në serra, ndërsa do të detyrohen të hedhin të gjithë prodhimin në lumë.
    Ata pohojnë se ky është viti më i vështirë për kultivuesit e luleshtrydhes, ndërsa të gjendur në prag të falimentit ata kërkojnë ndihmën e institucioneve shtetërore.

  • Prodhimi, themeli i ekonomisë

    Prodhimi, themeli i ekonomisë

    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

    Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

    Ka nisur prodhimi i fletëve të votimit që do të përdoren për zgjedhësit nga jashtë që janë regjistruar për të votuar për parlamentaret e 11 majit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një komunikim me gazetarët, u shpreh se brenda datës 8prill pritet të vijnë në Shqipëri.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur prodhimi i fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit duke parashikuar mesin e muajit prill si afatin me të parë për dërgimin e tyre.
    “Ka nisur prodhimi, brenda datës 17 do të filloje dërgimi i tyre”, tha Celibashi.
    Zarfet do të shpërndahen në 85 shtete anë e mbanë globit ku kriteri kryesor që i ka vendosur KQZ operatorit postar, është dorëzimi i tij në dorë të aplikantit e jo personave të tjerë.
    “Duhet t’ia jap personit në dorë pasi në të kundërt përfundon te persona të tjerë apo zyra të tjera”.
    Sipas KQZ, votimi nga jashtë ka kushtuar mesatarisht rreth 37.5 euro për fletë votimi me një vlerë totale rreth 9.2 milionë euro.