Në Lapardha të Beratit fermerët kanë hedhur sytë drejt plantacioneve të pjeshkës për industri. Sipërfaqet po shtohen çdo vit dhe fermerët po kërkojnë të heqin dorë nga rritja e tyre me pesticide.
Kthimi i ngarkesave për eksport të mandarinës apo i luleshtrydhes pasi dolën me pesticide të rrezikshme ka detyruar fermerët të heqin dorë nga përdorimi i tyre.
Baftjar Çifliku ka mbjellë 50 dynym pjeshkë, madje ka lidhur kontratë për ta shitur në industrinë e përpunimit të frutave për eksport. Prodhimi do të kalojë nëpër analiza të shumta ndaj garancia për fermerin është përdorimi i plehrave organike në pemët frutore.
“Janë organike se ne jemi lidhur me një pedagog të universitetit dhe ai na rekomandon çfarë të përdorim që të na dalin bio. Do fillojmë tani spërkatjet, kanë ardhur që andej plehrat për spërkatje, siç morëm për rrënjë do të marrim edhe për spërkatjen. Atje do shkojmë t’i marrim përsëri”, tha Baftjar Çifliku, fermer.
Përdorimi i preparateve kimike pa kriter përveçse janë të dëmshme për njeriun janë edhe të shtrenjta. Specialistët e bujqësisë pohojnë se ato dëmtojnë edhe mjedisin ndërsa në pemtore ka ndryshime të dukshme që nga cilësia dhe sasia prodhimit. Fermerët kërkojnë të asistohen nga agronomet pasi nuk kanë njohuri në përdorimin e preparateve të caktuara.
“Çdo cilësi që edhe bota i kërkon analiza toke, detyrohemi te plehrat organikë, në të cilët janë më të sigurta dhe japin efekt.”
“Në rastin konkret që ne po bëjmë një trajtim në këtë fazë është që të kujdesemi më shumë për frutin, që të kemi një zhvillim uniform të frutave, të kemi një rritje të madhësisë së tyre sa më të shpejtë, të kemi një shije të mirë sepse grumbullohet sa më shumë sheqer. Po kështu ka dhe një pamje të bukur tregtare.”
Mbi 2000 ton pjeshkë nga ky plantacion pritet të merret në muajin Qershor dhe e gjithë sasia është e destinuar për industri. Berati është zona më e madhe e plantacioneve me pjeshkë dhe deri më tani prodhimi është për tregun vendas. Me synimet për eksport këta prodhues po shohin të ndryshojnë mënyrën e rritjes së frutave organike. Klan News
Tag: prodhimi
-

Armë dhe drogë/ I dënuar me 5 vjet burg nga gjykata e Fierit, kapet në Britani 39-vjeçari shqiptar
foto ilustruese
BRITANI E MADHE-Një 39-vjeçar shqiptar, i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar me qëllim ekstradimin. Në kuadër të operacionit të koduar “Akuzat”, në bashkëpunim me autoritetet britanike u vu në pranga Ervis Vrenozi, 39 vjeç.
Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet në bashkëpunim me partnerët britanikë, operacioni policor i koduar “Akuzat”.
Kapet në Mbretëri të Bashkuar, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Fierit, për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh.
Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Mbretëri të Bashkuar, u finalizua operacioni policor “Akuzat”, për kapjen e shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë:-Ervis Vrenozi, 39 vjeç.
Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri./ZËRI -

Kapet në Mbretërinë e Bashkuar 39-vjeçari i dënuar në Shqipëri për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge
Një operacion i përbashkët mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve britanike ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Akuzat”, u bë e mundur kapja në Mbretërinë e Bashkuar e shtetasit Ervis Vrenozi, 39 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në vitin 2020 me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Operacioni u realizua në sajë të shkëmbimit të informacionit në kohë reale dhe koordinimit të veprimeve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit.
Aktualisht, autoritetet po punojnë për përfundimin e procedurave ligjore që do të mundësojnë ekstradimin e 39-vjeçarit drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.
-

“Do rilindim industrinë ushtarake”, Rama nga Lezha: Rubiku, pikë prodhimi me standardet e NATO-s
Kryeministri Edi Rama nga Lezha tha se një ndër synimet e qeverisë është që të rijetëzojë industrinë. Ai tha se ushtarakët shqiptarë do të jenë më të mirëpaguarit në rajon. Ai shtoi se qeveria ka ndritur disa pika investimi për ushtrinë dhe për prodhimin e pajisjeve ushtarake.
Rama zbuloi se në Rubik do të ndërtohet gjithashtu një pikë prodhimi, njësoj me ato të standardeve të NATO-s.
“Investime të dukshme dhe në ushtri, më parë më e papaguara sot ushtria më e mirëpaguar në rajon edhe në krahasim me atë të Serbisë. Synimi ynë ambicioz është që pagat e ushtarakëve shqiptarë të jenë mesatarisht me ato të NATO-s. Ndërkohë kemi filluar punën dhe kemi disa pika, ku do të fillojmë investimet për ta rilindur industrinë ushtarake dhe një nga pikat është Rubiku, ku do të kemi një investim shumë të rëndësishëm për prodhime të standardeve shumë të larta të NATO-s”, tha kryeministri Rama. -

Berisha: Do hiqet diskriminimi ndaj fermerëve duke ulur taksat, duke pjestuar me 3 çmimin e energjisë
Berisha: Do hiqet diskriminimi ndaj fermerëve duke ulur taksat, duke pjestuar me 3 çmimin e energjisë
Lideri i opozitës, Sali Berisha u premtoi fermerëve se pas 11 majit, me qeverinë e re të demokratëve, do subvencionohen për çdo bagëti, fidan apo njësi prodhimi.
Berisha tha se, do hiqet diskriminimi ndaj fermerëve, subvencionimi do të bëhet për çdo krerë bagëti, çdo fidan, çdo njësi prodhimi.
“Miqtë e mi! Ja pra programi ynë është program i një frymëmarrje të re.
Programi ynë është program i një mundësie të re.
Garantoj fermerët e rrethit të Krujës, se do të financohen nga shteti për çdo fidan të mbjellë, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti të mbarështruar.
Dhe kjo jo duke i diskriminuar, ju që keni një lopë nuk merrni gjë, duhet të kesh 10 lopë që të përfitosh. Jo, çdo krerë, çdo fidan, çdo njësi prodhimi.
Jo vetëm kaq, por i garantoj se subvencioni për fermerët do rritet 5 herë, është 32 milionë euro, do të bëhet 230 mln euro.
Pra do rritet më shumë se 5 herë. Pse kjo? Sepse kaq e kanë vendet përreth. Dhe fermerët tanë nuk mund të konkurrojnë nëse nuk subvencionohen njëlloj si ata. Siç i subvencionon Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Garantoj fermerët se nuk do të ketë pension ndën 200 euro në fshat. Merr fund diskriminimi, nuk ka më, jo. 200 euro.
Se fondet për bujqësinë do të dyfishohen.
Se do të investohet çdo vit 70 mln euro për vaditje, kullim dhe mbrojtje të tokës.
Siguroj fermerët se rritja e prodhimit është një nga objektivat më madhor.
‘Made in Albania’ është krenari kombëtare.
Bizneset e Krujës, Fushë Krujës, bizneset e Shqipërisë, prodhimi i tyre është krenari kombatëre dhe ne do bëjmë gjithçka duke ulur taksat, duke pjestuar me 3 çmimin e energjisë.
Duke subvencionuar trajnimin e punëtorëve që suksesi i tyre të rritet.
Garantoj eksportuesit shqiptarë se në 100 ditët e para ngrihet bordi që do i kompensojë ata qindarkë për qindarkë, për shvleftësimin e euros, nga narkosit shqiptarë.
Kështu që ata do kenë fitimin e garantuar. Do kenë linja krediti të garantuara”, tha Berisha.
-

Berisha: Do hiqet diskriminimi ndaj fermerëve, subvencionimi do të bëhet për çdo krerë bagëti, çdo fidan, çdo njësi prodhimi
Lideri i opozitës, Sali Berisha u premtoi fermerëve se pas 11 majit, me qeverinë e re të demokratëve, do subvencionohen për çdo bagëti, fidan apo njësi prodhimi.
‘Do hiqet diskriminimi ndaj fermerëve, subvencionimi do të bëhet për çdo krerë bagëti, çdo fidan, çdo njësi prodhimi’, premtoi Berisha gjatë takimit elektoral me qytetarët e Fushë Krujës.
Berisha: Miqtë e mi!
Ja pra programi ynë është program i një frymëmarrje të re.
Programi ynë është program i një mundësie të re.
Garantoj fermerët e rrethit të Krujës, se do të financohen nga shteti për çdo fidan të mbjellë, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti të mbarështruar.
Dhe kjo jo duke i diskriminuar, ju që keni një lopë nuk merrni gjë, duhet të kesh 10 lopë që të përfitosh. Jo, çdo krerë, çdo fidan, çdo njësi prodhimi.
Jo vetëm kaq, por i garantoj se subvencioni për fermerët do rritet 5 herë, është 32 milionë euro, do të bëhet 230 mln euro.
Pra do rritet më shumë se 5 herë. Pse kjo? Sepse kaq e kanë vendet përreth. Dhe fermerët tanë nuk mund të konkurrojnë nëse nuk subvencionohen njëlloj si ata. Siç i subvencionon Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Garantoj fermerët se nuk do të ketë pension ndën 200 euro në fshat. Merr fund diskriminimi, nuk ka më, jo. 200 euro.
Se fondet për bujqësinë do të dyfishohen.
Se do të investohet çdo vit 70 mln euro për vaditje, kullim dhe mbrojtje të tokës.
Siguroj fermerët se rritja e prodhimit është një nga objektivat më madhor.
‘Made in Albania’ është krenari kombëtare.
Bizneset e Krujës, Fushë Krujës, bizneset e Shqipërisë, prodhimi i tyre është krenari kombatëre dhe ne do bëjmë gjithçka duke ulur taksat, duke pjesëtuar me 3 çmimin e energjisë.
Duke subvencionuar trajnimin e punëtorëve që suksesi i tyre të rritet.
Garantoj eksportuesit shqiptarë se në 100 ditët e para ngrihet bordi që do i kompensojë ata qindarkë për qindarkë, për shvleftësimin e euros, nga narkosit shqiptarë.
Kështu që ata do kenë fitimin e garantuar. Do kenë linja krediti të garantuara.
-

“Pensioni minimal jo më pak se 200 euro brenda dekadës”, Rama në Kukës: Prodhimi i brendshëm bruto në 2030 do të jetë 35 mld euro
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët në Kukës këtë të mërkurë.
Ai u shpreh se prodhimi i brendshëm bruto në vitin 2030 synohet të shkojë në 35 miliardë euro.
Rama: E kemi parë të arsyeshme të ndajmë me njerëzit dhe publikun, disa fakte, shifra të dhëna që janë pasqyrë e formimit të këtyre viteve por që ndryshe nuk ke ku I shikon dhe I gjen në pasqyrat tona mediatike. Është një problem I madh për ne për shoqërinë tonë, shumë çka që ka të bëjë më zhvillimin nuk gjen pasqyrim në ato kanale, portale për të cilat njerëzit informohen. Nuk është çudi kur siç e keni parë të gjitha sondazhet na japin fitues me një avantazh të madh.
Shumica e shqiptarëve besojnë te ne, në drejtimin e duhur dhe që e ardhmja e tyre do jetë më e mirë. Çfarë ndodh? Ata nëpër studio e kanë të vështirë ta pranojnë dhe fajësojnë popullin, duke thënë është popull i sëmurë, i çmendur, i blerë i shitur i trembur por nuk ndalen të marrin frymë se mos ndoshta janë ata që jetojnë në një pikë të shkëputur nga realiteti dhe kanë krijuar një ide dhe imazh te i cili besojnë po vetë. Shqipëria pa diskutim që ka probleme, tema të rëndësishme ekonomike, sociale për të adresuar por është një vend krejt tjetër nga ai që ekspozohet.
PPB, që është e gjithë vlera që vendi krijon matur mbi bazën e çdo të ardhure të krijuar në një vend, dhe prodhimi përgjithshëm bruto kur morëm detyrën ishte më pak se 10 mld euro në fund 2024 rezultoi 25 mln euro, projeksioni ynë është që në Shqipërinë 2030 do të shkojë në 35 mld euro. Pra e kemi rritur PBB dy herë e gjysmë, një rritje që është më e larta në rajon. Shqipëria ka arritjen më të lartë, dhe nëse mesatarja e rritjes për vendet e tjera është afro 65% për Shqipërinë është 100%. Të mos jetë më pak se 200 euro pensioni minimal brenda kësaj dekade, ndërsa pensioni mestar në 400 euro.
Top Channel
-

Prodhimi i energjisë, Belinda Balluku: Fokusi ynë është te linjat e transmetimit
Gjatë një takimi në Fier për arritjet që janë bërë për energjinë dhe planet për të ardhmen, zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës tha se fokusi me i madh është në linjat e transmetimit.
“Transmetimi luan një nga rolet më të rëndësishme dhe deri tani ne kemi qenë në një emergjencë për të diversifikuar të gjithë prodhimin në Republikën e Shqipërisë, sot ne jemi fokusuar jo vetëm te prodhimi por edhe te transmetimi si komponent jetik i sistemit eletro-energjitik shqiptar.
Për të mos pasur të njëjtin polarizimin siç e kemi në rastin e kaskadës në veri dhe pjesës më të madhe të parqeve fotovoltaike në zonën midis Karavastasë dhe Nartës kemi filluar që të incetivojmë të gjithë sektorin privat që të shkojë edhe në zonat e tjera, por sigurisht duke investuar në rrjetet e transmetimit për të akomoduar kërkesat, siç është rasti i Ersekës, siç është rasti i Delvinës dhe siç janë rastet eulike, të cilët nisën nga Tropoja”, tha Balluku. -

‘Arti është prodhimi më fisnik i shpirtit të njeriut’
Dhimitër Pasko, i njohur ndryshe me psudonimin Mitrush Kuteli, ka qenë një shkrimtar, përkthyer dhe ekonomist shqiptar nga Shqipëria.
Ai ka lënë pas vetës verpa të shumta, përfshirë këtu edhe thënie të ndryshme.
Njëra prej më të njohurave është ajo mbi artin, të cilin Kuteli e vlerëson shumë.“Arti është prodhimi më fisnik i shpirtit të njeriut”.
-

“Rënia e euros është katastrofë!” Berisha: Do t’u kompensojmë eksportuesve zhvleftësimin e monedhës
Kreu i opozitës, Sali Berisha, gjatë vizitës në bisnesin fason në Krujë, e ka cilësuar si katastrofike rënien me 35% të euros në tregun shqiptar, duke theksuar se kjo ka shkaktuar dëme të mëdha për sektorin e eksportit dhe mijëra vende pune.
Berisha akuzoi qeverinë se ka lejuar pastrimin e parave dhe ndërhyrje të paligjshme në treg, duke dëmtuar rëndë ekonominë reale, ndërsa premtoi se pas 12 majit, nëse Partia Demokratike fiton, do të krijohet një bord kompensimi për eksportuesit, që do të rimbursojë humbjet e shkaktuara nga zhvlerësimi i euros “qindarkë për qindarkë”.
Pjesë nga fjala:Përulem me nderim para punës që bëni, njerëz të punës dhe shpreh vlerësimin më të madh për ju, por edhe për sipërmarrësit të cilët, në kushte jashtëzakonisht të vështira kanë arritur të mbajnë gjallë biznesin.
Vetëm rënia e euros me 35%, për eksportuesin është katastrofë.
Çfarë kemi ndërmend ne.
Ne pas datës 12 maj do të krijojmë një bord që do tu kompensojë eksportuesve, qindarkë për qindarkë zhvleftësimin e euros. Se euron e zhvlerësoi qeveria që toleroi bandat e trafikantët që të fusnin paratë e tyre me kontejner dhe mënyra të tjera, e pastaj qindra e mijëra vende pune, qindra ndërmarrje eksporti falimentuan sepse ra euro 35%.
Edi Rama tregoi përçmim për industrinë tuaj. Fasoni tha është industri e botës së tretë. Jo për ne është krenari kombëtare.
Ne e kemi prodhimin krenari kombëtare dhe në programin tonë nëqoftëse e keni dëgjuar ju, prodhimi, prodhimi është krenaria jonë kombëtare.
Do të bëjmë gjithçka që të prodhojmë kudo, të tërheqim industritë më të mëdha për të prodhuar, sepse prodhimi është punësim, prodhimi është rroga e mirëqenie.
Ndaj ju përshëndes shumë. Me 11 maj e kemi ditën në të cilën votojmë para së gjithash për veten tonë, për familjen.
Do vendosim minimumin jetik për çdo pensionist.
Nuk do të ketë pension nën 200 euro në Shqipëri. Do u kthejmë paratë, shqiptarëve. Taksat që marrim do ua kthejmë një pjesë të mirë qytetarëve.
Ju ftoj të bisedojmë me çdo anëtar të familjes, që mund të jetë dhe i lëkundur dhe çdo njeri që njohim të rrethit tonë, kësaj here të bashkohemi. Nuk është çështja për pushtetin e këtij apo atij, çështja është për veten tonë, për biznesin.
Këta janë heronj që kanë arritur të vazhdojnë. Se shumë e shumë të tjerë kanë falimentuar. Ua them tjetrën, shifrën e fundit. Nga viti 2023-2024 eksportet janë ulur me 32%.
Është gjë shumë e rëndë. Çfarë do të thotë? Mijëra punëtorë kanë humbur vendin e punës, mijëra ndërmarrje janë mbyllur.
Politikë e papërgjegjshme. Shteti sapo filloi të bjerë euro, duhet të vendoste bordin dhe ti kompensojë në mënyrë që eksporti të punojë pa dhimbje koke, pa kërcënime.
Ne do e bëjmë këtë.
Jemi të gjithë 1-sha.
