Tag: prodhimet

  • Funari, përveç bukurisë natyrore, po kthehet në zonë model për prodhimet bio

    Funari, përveç bukurisë natyrore, po kthehet në zonë model për prodhimet bio

    Pas 12 vitesh në emigrim, Eduart Dervishi është rikthyer në vendlindjen e tij, në Funar, për t’u marrë me bujqësi. Në parcelën e tij me mbi 1 mijë rrënjë mollë, ai prodhon çdo vit 500–600 kv mollë cilësore të disa varieteteve, përfshirë edhe mollën dietike.Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, vizitoi nga afër këtë parcelë model në Funar, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për fermerët e zonave malore dhe të gjithë atyre që rikthehen për të investuar në vendlindje.“Infrastruktura e kanaleve kulluese dhe vaditëse mbetet një nga prioritetet tona kryesore në zonat rurale. Çdo vit po vërejmë një rritje të sipërfaqeve të mbjella dhe gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin të kthehen në fshat për të ndërtuar të ardhmen këtu”, u shpreh Llatja.Funari nuk njihet vetëm për natyrën e tij mahnitëse, liqenet dhe ajrin e pastër, por gjithnjë e më shumë po spikat edhe për prodhimet e tij bio. Sa më lart në mal, aq më të pastra e natyrale janë frutat dhe perimet që prodhohen këtu, një pasuri që po kthehet në identitetin e zonës.Funari po dëshmon se zhvillimi rural dhe kthimi i të rinjve në bujqësi janë rrugë të sigurta drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe të shëndetshme për komunitetet lokale.

     

  • Prodhimet e vjeshtës, aleate të zemrës sonë

    Prodhimet e vjeshtës, aleate të zemrës sonë

    Frutat dhe perimet e vjeshtës janë të pasura me shije e lëndë ushqyese, duke u bërë një “mik” i çmuar për shëndetin kardiovaskular.

    Ato ofrojnë fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë që përmirësojnë funksionimin e zemrës, ulin kolesterolin dhe parandalojnë formimin e pllakës në arterie. Rekomandohet të konsumohen të paktën 2,5 filxhanë perime dhe 2 filxhanë fruta në ditë, si pjesë e një diete të balancuar.

    Nga prodhimet e stinës, disa dallohen për veprimin e tyre mbrojtës ndaj zemrës:

    – Kungulli: me beta-karoten që shndërrohet në vitaminë A dhe antioksidantë; farat e tij ndihmojnë në uljen e tensionit dhe kolesterolit.

    – Mollët: të pasura me fibra e polifenole, reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake.

    – Shega: plot polifenole që mbështesin qarkullimin dhe mund të ndihmojnë në uljen e tensionit.

    – Bamjet: të pasura me fibra, vitaminë K, C dhe folate.

    – Boronicat e kuqe (cranberries): ulin tensionin dhe përmirësojnë funksionin vaskular.

    – Patatet e ëmbla: kombinojnë fibra, beta-karoten dhe kalium për një presion më të qëndrueshëm.

    Edhe ndryshime të vogla, si një mollë në ditë ose shtimi i lahanidës në sallatë, mund të bëjnë diferencë për zemrën dhe cilësinë e jetës sonë.

    Duke zgjedhur rregullisht prodhime sezonale, jo vetëm mbështesim shëndetin tonë, por edhe fermerët vendas dhe mjedisin.

  • Fermerët në Roskovec përballen me krizë të rëndë: Tonelata kastravecë dhe domate hidhen, tregu refuzon prodhimet vendase

    Fermerët në Roskovec përballen me krizë të rëndë: Tonelata kastravecë dhe domate hidhen, tregu refuzon prodhimet vendase

    Fermerët e serave në Suk 2, Roskovec, po përjetojnë një situatë alarmante pasi prodhimet e tyre kryesore, kastraveci dhe domatja, nuk po pranohet as nga tregu i brendshëm dhe as nga eksporti. Refuzimi i plotë i këtyre produkteve, që nuk lidhet me çmimin por me cilësinë e perceptuar, është shkaktuar nga bllokimi i sasisë së importuar nga Kroacia për shkak të pesticideve të larta, duke krijuar një efekt domino në tregun vendas.
    Dëshpërimi i fermerëve është i madh; disa po konsiderojnë largimin nga puna dhe rikthimin në emigrim, edhe pse në moshë të madhe, ndërsa të tjerë janë të pamundur të vazhdojnë me mbjelljet e reja. Situata kërcënon seriozisht të ardhmen e prodhimit vendas dhe ekonominë e zonës./ A2

  • Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024

    Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024

    Kostot e prodhimit në bujqësi në vendin tonë po rriten me shpejtësi duke sinjalizuar rritje të çmimeve të prodhimeve në vijim.Sipas INSTAT në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore arriti në 149,6 nga 142,8 që ishte në 2023, duke shënuar një rritje me 4,8%. Gjatë këtij viti, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore shënoi rritje me 9,1%, gjithashtu rritje ka shënuar edhe indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale me 0,4%, krahasuar me një vit më parë.Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë.Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan nga pandemia.Bujqësia hyri në vitin e pestë të rënies më 2025. Rënia e bujqësisë është një sinjal negativ për zhvillimin afatgjatë të vendit, pasi ky sektorë përbën një pjesë të rëndësishme të prodhimit, punësimit dhe ekuilibrit tregtar të vendit.Bujqësia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë rreth 15% të PBB-së në Shqipëri dhe është punëdhënësi më i madh në vend me mbi 30% të totalit me 2024, kjo përqindje është edhe më e lartë veçanërisht në zonat rurale.Rënia e bujqësisë po krijon varësi më e madhe nga importet e ushqimeve, çka rrit deficitin tregtar dhe ndjeshmërinë ndaj luhatjeve të çmimeve globale.Ky zhvillim lajmëron rritje të çmimeve të ushqimeve në vijim. Për herë të parë më 2024 Eurostat përllogariti se çmimet mesatare të Ushqimeve në Shqipëri janë më të larta sa mesatarja e vendeve të BE-së.INSTAT sqaroi se e llogarit indeksin e Çmimeve të Prodhimit në Bujqësi nga Anketa Mujore për Produktet Bujqësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Mbledhja e të dhënave kryhet pranë fermave. tregjeve të gjësë së gjallë, tregjeve të shumicës dhe vende të tjera ku prodhimet bujqësore mund të grumbullohen.Informacioni merret nga INSTAT vetëm për çmimet në nivel ferme për produktet vendase duke përjashtuar taksat.Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të produkteve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Për prodhimet bimore. çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë industriale, bimë foragjere, perime, patate dhe drufrutorë.Për prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për mishin peshë e gjallë dhe prodhimet blegtorale. Çmimet e mishit peshë e gjallë grumbullohen për katër kategori kryesore të kafshëve gjedhi, të imta, derra dhe shpendë, sqaron INSTAT.Për llogaritjen e indeksit të çmimeve të produkteve bujqësore përdoret një skemë e mire- përcaktuar peshash bazuar kjo në metodologjinë ndërkombëtare.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Çmimet e larta të frutave në Elbasan, prodhimet vendase shkojnë për eksport. Pensionistët në vështirësi

    Çmimet e larta të frutave në Elbasan, prodhimet vendase shkojnë për eksport. Pensionistët në vështirësi

    Edhe pse prodhimet vendase të stinës kanë mbushur tregjet, kjo nuk është reflektuar në ulje të çmimeve.

    Produktet e shportës mbeten me çmime të larta dhe të papërballueshme sidomos për pensionistët.
    Nga ana e tyre tregtarët thonë se prodhimi vendas shkon për eksport ndërsa në tregjet tona shiten fruta e perime qe vijnë nga Turqia e Maqedonia.
    Të ndodhur në të tillë kushte qytetarët blejnë vetëm ushqimet e domosdoshme.

    Top Channel

  • “Ballkani i Hapur do hidhet në…”/Berisha:Taksë për qumështin pluhur aty ku e meriton

    “Ballkani i Hapur do hidhet në…”/Berisha:Taksë për qumështin pluhur aty ku e meriton

    Kryedemokrati, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerët e Dimalit, ku prezantoi detajet e programit të PD.
    Ai premtoi gjatë fjalës së tij, se për qumështin pluhur do vendoset taksa atje ku e “meriton”.
    Sipas tij, kjo gjë do bëhet për të ngritur nivelin e prodhimeve vendase, e për të shërbyer në rritjen ekonomike të fermerëve.
    “U garantoj që ne do bëjmë një mbështetje shumë të fuqishme për fshatin sepse potenciali i fshatit është shumë i madh për prodhimin. Ne do bëjmë prodhimet tuaja. Ballkani i Hapur hidhet në kosh të plehrave javën e parë. Nuk ekziston!
    Çfarë ndodhi miq? Çfarë drame e madhe. Myzeqeja arriti në 35 mijë kokë lopë race. Hapën kufirin për prodhimet e Shumadisë, futën ligjin në Parlament për të hequr taksën për qumështin pluhur dhe rritën çmimet e imputeve bujqësore, dengu i barit shkoi më keq se litra e qumështit dhe fermerët u detyruan të therin lopët e racës që ishin fabrika të vogla qumështi në vetvete.
    U garantoj ju se qumështit pluhur do ia vëmë taksës atje ku e meriton dhe do jetë qumështi juaj që do preferohet dhe shitet në tregun shqiptar dhe të gjithë prodhimet e tjera. Ju keni probleme të mëdha me grumbullin dhe ka padrejtësi të mëdha. Grumbulluesve unë u them këtu se i mbështesim, jemi të gatshëm t’i kreditojmë me krdi të buta dhe lehtësira të tjera, por çmimet nuk mund të jenë monopol. Nuk do jenë çmime që do vrasin prodhimin”, tha Berisha.

  • Berisha me fermerët: Kush kapet duke shitur impute që nuk tregtohen në dy vende të BE, do të dënohet!

    Berisha me fermerët: Kush kapet duke shitur impute që nuk tregtohen në dy vende të BE, do të dënohet!

    Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me fermerët e Dimalit, ku prezantoi dhe programin elektoral.

    Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi se ‘nafta fermerëve do u shitet me koston e saj’, më tej ai shtoi se’ grumbulluesit nuk do lejohen të kenë monopolin mbi çmimet’.
    “Jo vetëm Pensionet në fshat, 100 ditët e para, fshati shqiptar nuk do ketë pension nën 200 euro. Pavarësisht çfarë pensioni është, i plotë apo i pjesshëm, ai nuk do mund të jetë më nën 200 euro. Përveç kësaj, fshati do ketë kartën e konsumatorit, me të cilën do u kthehet TVSH-ja e një serie produktesh që ai blen.
    Do hiqet çdo kriter se ke një lopë apo dhjetë lopë, një apo dhjetë, do shpërblehesh për kokë. Do hiqet kriteri për hektar, ai që ka një dynym, do subvencionohet për një dynym, ai që ka 10 hektarë, do subvencionohet për 10 hektarë. U garantoj që ne do bëjmë një mbështetje shumë të fuqishme për fshatin sepse potenciali i fshatit është shumë i madh për prodhimin. Ne do bëjmë prodhimet tuaja. Ballkani i Hapur hidhet në kosh të plehrave javën e parë. Nuk ekziston!
    Çfarë ndodhi miq? Çfarë drame e madhe. Myzeqeja arriti në 35 mijë kokë lopë race. Hapën kufirin për prodhimet e Shumadisë, futën ligjin në parlament për të hequr taksën për qumështin pluhur dhe rritën çmimet e imputeve bujqësore, dengu i barit shkoi më keq se litra e qumështit dhe fermerët u detyruan të therin lopët e racës që ishin fabrika të vogla qumështi në vetvete. U garantoj ju se qumështit pluhur do ia vëmë taksës atje ku e meriton dhe do jetë qumështi juaj që do preferohet dhe shitet në tregun shqiptar dhe të gjithë prodhimet e tjera. Ju keni probleme të mëdha me grumbullin dhe ka padrejtësi të mëdha.
    Grumbulluesve unë u them këtu se i mbështesim, jemi të gatshëm t’i kreditojmë me krdi të buta dhe lehtësira të tjera, por çmimet nuk mund të jenë monopol. Nuk do jenë çmime që do vrasin prodhimin. Ka një praktikë në raportin mes fermerit dhe grumbulluesit. Ose ai raport zgjidhet me një bord të përbashkët, të cilët bien dakord me çmimet e grumbullimit duke llogaritur kostot dhe çdo gjë, ose pastaj shteti do të detyrohet të krijojë bordin e tij dhe nuk mund të pranojë që të trajtoheni ju nga grumbulluesit si indianët nga Kolombi që u çonte copa pasqyrash dhe u merrte flori. Kjo nuk ndodh më.
    E di unë, shkoni atje në treg të Lushnjes se si me dajak diktojnë çmimet. Merr fund ajo. Çmimi do përcaktohen nga borde të përbashkëta ose pastaj do merren praktika të tjera dhe nuk mudn të trajtohen fermerët që krijojnë prodhimin me djersë siç trajtohen sot. Merr fund kjo.
    Së dyti, grumbulluesit nuk u paguajnë faturat në mjaft raste. Kemi respektin më të madh për grumbulluesit, por ata do të detyrohen të marrin licencën kur të kenë bërë sigurimin në një kompani sigurimi. Kjo do të thotë se do apo nuk do grumbulluesi, kompania e sigurimit do paguajë çdo faturë të papaguar nga grumbulluesi. E ka Maqedonia. Nuk po shpikim asgjë. E kemi deklaruar atë të TVSH-së simetrike javën e parë. TVSH-në do e përfitoni ju, jo grosistët. Nafta, për të gjithë popullatën së pari do ulet çmimi për të gjithë, sepse sot qeveria për litër nafte merr 1.1 euro. Nuk ka qeveri në botë që merr kaq shumë për naftën sa ç’merr qeveria e Edi Ramës. Ne do vendosim atë barrë fiskale si Kosova dhe Maqedonia. Prandaj ata e kanë naftën 40-50 përqind më lirë se Shqipëria.Nafta fermerëve do u shitet me koston e saj. E keni marrë vesh ju, miliarderët vijnë e marrin 1 milion litra me jahtin e tyre dhe shtrojnë një drekë për kryeministrin. Janë të mirëseardhur, por kjo ndërpritet. Ato miliona litra do ua japim fermerëve tanë ne.
    Do ndalohet importi i imputeve bujqësore që nuk shiten në BE. Dhe çdo import i tillë do shpallet krim i rëndë.Nuk ka pse të vijnë pesticide kancoregjene dhe t’ua prishin prodhimet ju. Këto i bën mafia, nuk i bën tregtari i ndershëm. I pari që do kapet duke shitur imputo që nuk shiten në dy vende të BE, do dënohet për krim të rëndë” tha Berisha.

    Top Channel

  • “Prodhimet tuaja do kenë mbrojtje sezonale”, Berisha-fermerëve në Fier: Sot merrni 32 mln euro subvencione, do të merrni mbi 200 mln euro

    “Prodhimet tuaja do kenë mbrojtje sezonale”, Berisha-fermerëve në Fier: Sot merrni 32 mln euro subvencione, do të merrni mbi 200 mln euro

    Berisha: Miqtë e mi, unë jam këtu për të garantuar fermerët e mrekullueshëm të Myzeqesë dhe të gjithë qarkut se mbështetja e qeverisë së ardhshme për ju do të pesëfishohet.
    Domethënë sot ju merrni 32 milionë euro subvencione, do merrni mbi 200 milionë euro subvencion për çdo fidan, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti. Ju garantoj se Ballkani i Hapur do përfundojë në kosh të plehrave javën e parë të qeverisë tonë.
    Dhe se ju, o njerëz punëtorë, do keni një klimë tjetër suksesi. Qeveria, për ju që punësoni 500 mijë shqiptarë, për ju që jepni 20 përqind të prodhimit, do rikthejë paratë tek ju. Kredi të buta me 80 përqind të interesit të mbuluar nga qeveria, është zotimi ynë. 70 milionë euro do shpenzohen çdo vit për ujitje, për kullim, për mbrojtjen e tokës. Prodhimet tuaja do kenë mbrojtje sezonale. Made in Albania është krenaria jonë, prodhimet tuaja do jenë krenaria jonë.
    Shërbimet e ekstensionit do jenë falas, do mbulohen nga qeveria. Dhe unë u jap fjalën ju këtu sot se qeveria jo vetëm do mbrojë, por do bëjë gjithçka për krijimin e tregjeve në rajon, në Europë dhe në botë për prodhimet shqiptare.
    Çdo fermer, le të pyesë sot Sali Berishën, të pyesë Gazment Bardhin, po pse ne e bëjmë këtë? Ne nuk bëjmë asgjë tjetër vetëm se u kthejmë paratë ju, paratë që u marrim fermerëve. Nuk bëjmë asgjë tjetër vetëm u vendosim ju o njerëz të punës dhe djersës në një start të njëjtë me fermerët e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë.
    Nafta do të ketë subvencionim identik me atë të këtyre vendeve. Dhe naftë nuk do shitet më me çmim plus/minus 10 përqind nga dallimi në çmimi në Maqedoni dhe Kosovë. Edi Rama merr për çdo litër naftë nga xhepat tuaj 1.1 euro. Ngarkesa fiskale mbi naftën do jetë e njëjtë me Kosovën dhe Maqedoninë. Pra, ne do jemi të drejtë me ju dhe do bëjmë gjithçka për suksesin e fermave tuaja, për komplekset agrobujqësore.

    Top Channel

  • Berisha me fermerët: Politika që ndoqi qeveria Rama ishte shkatërrimtare, hapi kufijtë për prodhimet serbe

    Berisha me fermerët: Politika që ndoqi qeveria Rama ishte shkatërrimtare, hapi kufijtë për prodhimet serbe

    Berisha me fermerët: Politika që ndoqi qeveria Rama ishte shkatërrimtare, hapi kufijtë për prodhimet serbe

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët në Elbasan në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, ku dhe shpalosi programin e opozitës për bujqit dhe fermerët në mandatin 2025-2029.

    ‘Politika që ndoqi qeveria Rama ishte shkatërrimtare, hapi kufijtë për prodhimet serbe’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

    Berisha: Të dashur banorë të Gjergjanit, ju përshëndes shumë përzemërsisht. Shpreh nderimin tim më të madh për ju, për të gjithë banorët e qarku, për të gjithë fermerët e Shqipërisë kudo që janë. Gra dhe burra që nxjerrin jetën e tyre me sakrifica të mëdha, me mund dhe djersë. Sakrificat tuaja janë fisnikëria e shpirtit tuaj.

    Ndaj dhe, kam shumë kënaqësi që takohem me ju njerëz fisnikë, njerëz të punës. Unë gjithashtu, përshëndes z.Alizoti, udhëheqësin politik të qarkut. Një përshëndetje të përzemërt aletatit tonë, z.Edmond Haxhinasto. Përshëndes të gjithë deputetët, kandidatët për deputetë, të pranishëm në këtë takim të qarkut të Elbasanit, të cilët janë për ne krenariar vërtetë e PD, me bindjen më të thellë, se do ju përfaqësojnë ju me përkushtim, me dinjitet të madh në parlamentin e ardhshëm shqiptar dhe në qeverinë e ardhshme të koalicionit më të madh që ka patur ndonjëherë Shqipëria gjer sot, koalicioni për Shqipërinë Madhështore.

    Ne, vijmë në këtë takim me ju, pasi në 12 vite fermat tuaja, prodhimet tuaja, mundi juaj, ka njohur vështirësi të mëdah, humbje të ndjeshme, rrokullisje serioze.

    Sot, po të shkojmë në dyqanet e Elbasanit, të Tiranës dhe kudo, 80% të produkteve prodhohen në Shumadi, në Banat, prodhohen jashtë Shqipërisë.

    Sot, sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, që është një sektor bazë, në të cilin punësohen rreth gjysmë milioni shqiptarë, është një sektor për të mos thënë krejtësisht, por pothuajse krejtësisht i braktisur nga kjo qeveri. Ky sektor i jep vendit 90% të prodhimit të brendshëm. Ky sektor financohet vetëm 0.5% të prodhimit të brendshëm.

    Ju nuk jeni më pak punëtorë se sa fermerët e Maqedonisë, të Kosovës, apo të Serbisë, ose të Malit të Zi. Jo, ju jeni shumë punëtorë. Dhe sigurisht, ju doni që fermat tuaja, serrat tuaja, stallat tuaja, të ecin përpara, t’u begatojnë, të pasurohen.

    Por, kjo nuk ndodh. Sepse, me politikën që ndoqi kjo qeveri, ishte një politikë shkatërrimtare. Hapi kufijtë, doganat për prodhimet e Serbisë, Maqedonisë, fermerë të të cilave, subvencionohen nga 5 gjer 8 herë më shumë se ju.

    Pra, në qoftë se ju merrni 100 euro subvencion, fermeri në Maqedoni merr 500 euro subvencion, fermeri në Kosovë merr 400 euro subvencion, fermeri në Serbi merr 700 ose 800 euro subvencion.

    Ky është realiteti. Kjo është e vërteta!

    Çfarë ndodh?

    Ndodh që ju nuk konkurroni dot në tregje, sepse ai e ka të subvencionuar çmimin, dhe fëmijët tuaj largohen ëpr të ndërtuar ëndrrën e tyre, jo në Elbasan, jo në Shqipëri, po për ta ndërtuar në Itali, Greqi, dhe në vende tjera.

    Unë, do t’u dërgoj atyre një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një nderim shumë të madh.

    Ata janë bërë individë të shquar, biznesmenë të shquar, dhe janë atdhetarë të flaktë aty ku janë. Njëri prej tyre është, Eduart Çekrezi, të cilin unë pata fatin ta njoh fort këto kohët e fundit. Por, edhe shumë e shumë të tjerë.

    Ata, këtë vit votojnë për herë të parë dhe ata do t’i japin vendit të tyre mbështetje historike me votën e tyre. Së bashku me ju, do ta ndajnë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe.

  • Berisha: Më 11 maj ndahemi nga një regjim që na zbrazi, varfëroi dhe shkatërroi Shqipërinë!

    Berisha: Më 11 maj ndahemi nga një regjim që na zbrazi, varfëroi dhe shkatërroi Shqipërinë!

    Berisha: Më 11 maj ndahemi nga një regjim që na zbrazi, varfëroi dhe shkatërroi Shqipërinë!Në fund të fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve të qarkut të Beratit, kryetari i PD, Sali Berisha kërkoi nga demokratët që të ulen me çdo qytetar dhe ti shpjegojnë programin e PD-së që në 11 maj të votojnë ndryshimin.

    Berisha tha se, më 11 maj, miqtë e mi, me votën e lirë, çelin një kohë tjetër. Ndahemi nga një regjim që na zbrazi, e varfëroi shumë, e shkatërroi Shqipërinë. Por, kjo kërkon që të shumëfishojmë forcat këto ditë.

    Berisha: Pra, 11 maji është dita e çdo shqiptari, pavarësisht nga bindjet politike. Se unë kam bindje, çfarëdo që të jesh, demokrat, i pa parti, socialist, nuk mund të pranosh që të vidhen 130 milionë për inceneratorin dhe djegësi të mos ekzistojë.

    Unë kam bindje, se cilido që të jesh, nuk mund të pranosh që, komshia yt punon tokën me parmendë, kurse kryeministri shkon për vakanca me avion në dispozicion dhe shpenzon 21 milionë euro.

    Nuk mund të pranosh, që të marrë biletën e ndeshjeve 28 mijë euro. Nuk mund të pranosh që, të ndahet pasuria me një grusht të vogël njerëzish, familjarë krushqi, ministra, kryetarë bashkish dhe soji i tyre. Ky, Ervini, këtë mund ta quani Ervin Veliaj.

    Këta janë të gjithë një specie, këta nuk dallojnë nga njëri-tjetri. Këta të gjithë kanë model 5D, vjedhjen e buxheteve.

    Jo, jo, nuk shkoni dot më. 11 maji, është dita që shqiptarët ndahen me të keqen. Shqiptarët do pastrojnë shtëpinë e tyre!

    Pra, më 11 maj, miqtë e mi, me votën e lirë, çelin një kohë tjetër. Ndahemi nga një regjim që na zbrazi, e varfëroi shumë, e shkatërroi Shqipërinë. Por, kjo kërkon që të shumëfishojmë forcat këto ditë. Kjo kërkon, t’i themi jo lodhjes. Të sakrifikojmë. Të ulemi me çdo qytetar, me çdo fermer.

    E dëgjuat ju. Fermeri thoshte: prodhimet po kalben, por unë prap votoj për ty.

    Mos e merrni me inat atë. Jo! Është i indoktrinuar. Por, bisedoni me të. Uluni, bisedoni me të. Se prodhimet nuk duhet të kalben. Se ato prodhime nuk janë vetëm tuat. Me ato prodhime ti begaton veten, por edhe shoqëria përfiton prej tyre. Me ato prodhime ti furnizon tregun, çmimet janë më të ulëta.

    Pra, duhet t’i shohim gjërat. Jo një më një, unë e dua ta zëmë atë, dhe meqenëse unë e dua atë, unë ia fal, punë e madhe se më kalben prodhimet.

    Në asnjë mënyrë! Prodhimet kalben nga politika e tij. Sepse, hapi doganat me Ballkanin e Hapur për Vuçiçin. Dhe po u kalben prodhimet. Shteti duhet të të kompensojë.garantoj fermerët, se çdo mbiprodhim do kompensohet me çmimin bazë.

    Çdo pensionist, duhet të bashkohet me ne. Ai thotë sot, deklaroi, se unë do t’i rris pensionet 200 euro në vitin 2030.

    Unë ju jap fjalën e nderit se, 100 ditët e para, nuk do të ketë pension në Shqipëri ndën 200 euro.

    Koha, pra, është të mendojmë për veten tonë, për fëmijët tanë, për pensionistët tanë, të rinjtë tanë. Të mendojmë për të kthyer shpresën, për të kthyer besimin, për t’i kthyer Beratit madhështinë e njerëzve të tij, Shqipërisë madhështore, ashtu siç e ka bërë Zoti.

    Rrofshi ju, rroftë Shqipëria, rroftë Berati!

    Faleminderit!

    Fitore, fitore, fitore!