Tag: procesit

  • Universitetet nisin aplikimet për raundin e dytë, kuota të lira në shumë programe të kërkuara

    Universitetet nisin aplikimet për raundin e dytë, kuota të lira në shumë programe të kërkuara

    Pas mbylljes së raundit të parë të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë, maturantët nga kjo e shtunë kanë nisur aplikimet për raundin e dytë, për t’i hapur rrugën më pas procesit të regjistrimit më 29 shtator.
    Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, sqaron se programet e studimit me konkurs kanë ezauruar të gjitha kuotat që në raundin e parë, por ende ka shumë vende të lira në programet e kërkuara këto vitet e fundit.
    “Gjatë raundit të parë ecin kryesisht ato programe që kanë konkurs, si Mjekësia e Përgjithshme, Arkitektura, Urbanistika. Ato u ezauruan brenda tri ditëve të para. Gjithashtu edhe akademitë e sigurisë dhe mbrojtjes, që kanë konkurset e tyre, u ezauruan brenda fazës së parë. U reflektua gjithashtu ajo që ndodhi gjatë procesit të aplikimit, ku dy grupimet kryesore, të inxhinierive dhe teknologjisë nga njëra anë, dhe shkencat që lidhen me shëndetin dhe Infermieria nga ana tjetër, patën numrin me të lartë të aplikimeve, që lëviznin te 30 për qind. Në procesin e regjistrimit u reflektua e njëjta gjë me një përqindje më të ulët të procesit të regjistrimit, sepse ka akoma kuota të lira në këto dy grupime,” shprehet z. Xhelaj.
    Drejtori i RRASH-it sqaron se interesi për programet dyvjeçare në këtë raund të parë nuk ka qenë i madh, por pritet një rritje e kërkesës gjatë raundit të dytë.
    “Diçka më pak janë regjistrimet në programet dyvjeçare krahasuar me aplikimet, ku ne lëvizim te 10 për qind. Tani jemi jo më shumë se 7 e pak për qind. Grupimi i maturantëve që kanë ngelur, plus ata maturantë që kanë ardhur nga vjeshta, kanë akoma mundësinë për t’u regjistruar. Një pjesë e mirë e tyre do të regjistrohen në programet dyvjeçare, se vetë mesatarja që kanë nuk ua lejon të aplikojnë për Bachelor,” thotë z. Xhelaj.
    Raundi i dytë përmbyllet në 10-ditëshin e parë të muajit tetor. Ai do të pasohet edhe nga një raund i fundit, i cili do të përfshijë brenda auditorëve edhe maturantët e pavendosur, të cilët në fund do t’u duhet të zgjedhin degën për të cilën do të studiojnë.

  • Osmani mirëpret zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit: Të procedohet sa më parë për qeverinë e re të Kosovës

    Osmani mirëpret zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit: Të procedohet sa më parë për qeverinë e re të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur hapjen e rrugës për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të rikthimit të funksionalitetit institucional në vend.

    Në një deklaratë për media, Osmani ka shprehur shpresën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe normat demokratike.

    Presidentja ka bërë thirrje që Kuvendi të vijojë me hapat e radhës kushtetues dhe të procedojë, sa më parë, me votimin e Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.
    “Respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe përmbushja e detyrimeve kushtetuese janë thelbësore për stabilitetin dhe funksionimin demokratik të vendit,” thuhet ndër të tjera në reagimin e Presidencës.

  • Ngecja e zgjerimit, Gjermania insiston: Ballkani në BE! I bën ‘presion’ Kroacisë

    Ngecja e zgjerimit, Gjermania insiston: Ballkani në BE! I bën ‘presion’ Kroacisë

    Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul kërkon t’i japë një shtysë të re procesit të ngecur të zgjerimit të BE-së.

    Mes një mungese avancimi të pranimit të Malit të Zi, Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje-Hercegovinës e Kosovës në bllokun europian, kryediplomati gjerman po ndjek një taktikë të re: Ai po nxit Kroacinë, vendi i fundit që iu bashkua unionit në 2013-tën, të luajë një rol kyc në këtë drejtim.
    “Tani duhet t’i japim një shtysë të re zgjerimit për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha politikani i CDU-së gjatë një takimi me homologun e tij Gordan Grlic Radman në kryeqytetin kroat, Zagreb.
    “Shpresoj që Kroacia të luajë një rol aktiv dhe vendimtar si një shoqëruese. Ju i dini vështirësitë e procesit të pranimit nga përvoja juaj. Kjo ju bën një urë midis Ballkanit Perëndimor”, shtoi ai. Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi konsiderohet më i përparuari në procesin e pranimit në BE, por nuk është caktuar ende një datë për pranimin e tij. BE ka zhvilluar negociata pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë që nga viti 2012 dhe 2014.
    Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut filluan në vitin 2022. Bosnja dhe Hercegovina ka statusin e kandidatit për pranim, por ende nuk ka filluar negociatat. Kosovaështë një kandidat potencial për pranim. Wadephul sqaroi se anëtarësimi në BE nuk është një proces thjesht teknik, por edhe një çështje gjeopolitike. “Nuk duhet t`ia lëmë fqinjët tanë autokratëve që kërkojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre përmes dezinformimit dhe korrupsionit ose të na fusin në varësi të reja”, paralajmëroi ai, duke nënkuptuar këtu vende si Rusia dhe Kina, pa i përmendur sidoqoftë me emër.
    Ai shtoi megjithatë se krahas procesit të zgjerimit,  BE duhet të reformohet nga brenda për të qenë në gjendje të përballet me sfidat gjeopolitike si një Bashkim i aftë dhe i konsoliduar demokratikisht.

    Top Channel

  • “Kryeprioritet në legjislaturën e re, integrimi i vendit në BE”, Spiropali pret ambasadorin Silvio Gonzato, zbardhen diskutimet

    “Kryeprioritet në legjislaturën e re, integrimi i vendit në BE”, Spiropali pret ambasadorin Silvio Gonzato, zbardhen diskutimet

    Në prag të sesionit të ri parlamentar, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato.

    Kryetarja Spiropali dhe Ambasadori Gonzato  diskutuan mbi anëtarësimin në BE si kryeprioriteti i Legjislaturës së XI dhe koordinimin e veprimeve për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës së procesit të integrimit europian.
    Hapja në vjeshtë në Tiranë e zyrës së Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor  është një mundësi më shumë për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave më të mira për reformimin e mëtejshëm të Kuvendit, si garant i procesit të integrimit dhe standardeve demokratike.
    “Kryeprioriteti i Legjislaturës së XI të Kuvendit: anëtarësimi në BE.
    Me ambasadorin Gonzato po koordinojmë veprimet për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës.
    Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Europian në Tiranë, një mundësi më shumë për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave më të mira për reformimin e mëtejshëm të Kuvendit, si garant i procesit të integrimit dhe standardeve demokratike.”, ka shkruar Spiropali në një postim në rrjetin social Facebook, krahas fotove nga takimi.

    Top Channel

  • Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet

    Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sërish në rrjetet sociale video nga zgjedhjet e 11 Majit, duke akuzuar patronazhistët e Partisë Socialiste për prishjen e sistemit të videomonitorimit në disa qendra votimi.
    Sipas Bardhit, në shumë qendra votimi kamerat ose nuk janë ndezur fare, ose kanë funksionuar vetëm për pak minuta, duke krijuar mundësi për shkelje të procesit të votimit.

    Postimi i Gazment Bardhit:

    Episodi 3/ Mungesë transparence = Farsë ElektoraleSipas nenin 22 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja instalon dhe përdorë sisteme videomonitorimi në qendrat e votimit (QV), për të monitoruar dhe provuar rregullshmërinë e procesit në mjediset e brendshme të tyre. Për këtë proces, KQZ-ja ka shpenzuar rreth 5 milionë euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë.Në ato pak QV ku sistemi i videomonitorimit është vënë në punë, nga ana jonë janë evidentuar shkelje të rënda të procesit të votimit dhe haptazi krime të shumëfishta elektorale, të cilat janë bërë apo do të bëhen publike këto ditë.Në rastin më poshtë konstatohet sesi një patronazhiste e PS, e kamufluar si punonjëse e KQZ, është shndërruar në terroriste elektorale, duke shpërdoruar detyrën dhe duke prishur haptazi sistemin e videomonitorimit. Në QV 2817, njësia administrative Dushk, Bashkia Lushnjë, vetëm 2 orë pasi ka filluar procesi i votimit dhe ku janë regjistruar shkelje të shumta, punonjësja e KQZ prish sistemin e videomonitorimit, duke ndryshuar dhe pozicionuar kamerën në këndin e ambienteve të jashtme të QV. Ky është një krim elektoral dhe KQZ ka detyrimin ta identifikojë punonjësen e vet dhe ta mbajë përgjegjëse penalisht për shpërdorimin e detyrës.Ndërkohë, nga të dhënat zyrtare të marra nga vetë KQZ rezulton se në më shumë se 85% të QV të qarkut Fier, regjistrimi me sistem video ka qene jashtë funksionit, duke mos arritur të monitorohet rregullshmëria e procesit. Kjo për shkak se:Në shumë QV nuk ka regjistrime të procesit me sistem videomonitorimi, sepse kamerat nuk janë ndezur fare apo janë ndezur vetëm pak minuta, sipas sistemit të KQZ. Për këtë KQZ ka paraqitur provat nga sistemi i saj që tregojnë që kamerat nuk kanë regjistruar!Në shumë QV kamera është vendosur në pozicione të cilat nuk arrijnë të identifikojnë proceset e votimit brenda QV, por filmojnë dyshemenë apo tavanin, duke shmangur detyrimin ligjor. Për këtë KQZ shprehet se ajo i ka udhëzuar punonjësit e saj se si duhet vendosur kamera, por udhëzimet e saj nuk janë zbatuar!Në shumë QV regjistrimi është pa cilësi që të bëjnë të dallueshme procesin e votimit brenda QV me sistem videomonitorimi; për shkak se kamera është lënë e bllokuar. Për këtë KQZ shprehet se kamera mund të ketë humbur cilësinë e saj apo të jetë dëmtuar gjatë transportit!Në shumë QV regjistrimi është i pjesshëm që nuk përfshin nisjen apo përfundimin e tij (veçanërisht procesin e sigurimit të kutisë së votimit).Qartazi kjo tregon se zgjedhjet e 11 Maj nuk përmbushën asnjë garanci për rregullshmërinë e tyre. Operatorët Teknik të KQZ kanë shpërdoruar hapur detyrën. Mirëpo, Belinda Balluku që urdhëroi që sistemi i videomonitorimit të nxirrej jashtë funksionit në pjesën dërrmuese të QV-ve në qarkun Fier, ishte edhe garancia e terroristëve elektoralë, të veshur si punonjës të KQZ-së, që të shkelnin ligjin pa pasoja. Ndërsa Task Forca kundër krimeve zgjedhore ishte e zënë duke bërë foto, që të mbanin gjallë alibinë e Edi Ramës se janë duke punuar e luftuar “fuqishëm” krimet zgjedhore!

  • ‘Në 85% të QV-ve Fier, s’ka video’/ Bardhi: Balluku urdhëroi nxjerrjen jashtë funksionit. SPAK mbajti gjallë alibinë e Ramës

    ‘Në 85% të QV-ve Fier, s’ka video’/ Bardhi: Balluku urdhëroi nxjerrjen jashtë funksionit. SPAK mbajti gjallë alibinë e Ramës

    Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar një tjetër shkelje të rëndë gjatë procesit farsë të votimit në 11 maj, ku një operatore e PEI ka prishur haptazi sistemin e videomonitorimit dhe sipas tij në 85% të QV, Fier, nuk ka pasur regjistrim video.

    ‘Në QV 2817, njësia administrative Dushk, Bashkia Lushnjë, vetëm 2 orë pasi ka filluar procesi i votimit dhe ku janë regjistruar shkelje të shumta, punonjësja e KQZ prish sistemin e videomonitorimit, duke ndryshuar dhe pozicionuar kamerën në këndin e ambienteve të jashtme të QV. Ky është një krim elektoral dhe KQZ ka detyrimin ta identifikojë punonjësen e vet dhe ta mbajë përgjegjëse penalisht për shpërdorimin e detyrës’, shkruan Bardhi në Facebook.

    Gjithashtu deputeti i PD ka akuzuar Zv. kryeministren Belinda Balluku se ka urdhëruar që sistemi i videomonitorimit të nxirrej jashtë funksionit në pjesën dërrmuese të QV-ve në qarkun Fier dhe se Task Forca e krimeve zgjedhore i ka mbajtur gjallë alibinë Edi Ramës se janë duke punuar e luftuar “fuqishëm” krimet zgjedhore!

    Postimi i plotë:

    Sipas nenin 22 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja instalon dhe përdorë sisteme videomonitorimi në qendrat e votimit (QV), për të monitoruar dhe provuar rregullshmërinë e procesit në mjediset e brendshme të tyre. Për këtë proces, KQZ-ja ka shpenzuar rreth 5 milionë euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë.

    Në ato pak QV ku sistemi i videomonitorimit është vënë në punë, nga ana jonë janë evidentuar shkelje të rënda të procesit të votimit dhe haptazi krime të shumëfishta elektorale, të cilat janë bërë apo do të bëhen publike këto ditë.

    Në rastin më poshtë 👇 konstatohet sesi një patronazhiste e PS, e kamufluar si punonjëse e KQZ, është shndërruar në terroriste elektorale, duke shpërdoruar detyrën dhe duke prishur haptazi sistemin e videomonitorimit. Në QV 2817, njësia administrative Dushk, Bashkia Lushnjë, vetëm 2 orë pasi ka filluar procesi i votimit dhe ku janë regjistruar shkelje të shumta, punonjësja e KQZ prish sistemin e videomonitorimit, duke ndryshuar dhe pozicionuar kamerën në këndin e ambienteve të jashtme të QV. Ky është një krim elektoral dhe KQZ ka detyrimin ta identifikojë punonjësen e vet dhe ta mbajë përgjegjëse penalisht për shpërdorimin e detyrës.

    Ndërkohë, nga të dhënat zyrtare të marra nga vetë KQZ rezulton se në më shumë se 85% të QV të qarkut Fier, regjistrimi me sistem video ka qene jashtë funksionit, duke mos arritur të monitorohet rregullshmëria e procesit. Kjo për shkak se:

    ❌ Në shumë QV nuk ka regjistrime të procesit me sistem videomonitorimi, sepse kamerat nuk janë ndezur fare apo janë ndezur vetëm pak minuta, sipas sistemit të KQZ. Për këtë KQZ ka paraqitur provat nga sistemi i saj që tregojnë që kamerat nuk kanë regjistruar!

    ❌ Në shumë QV kamera është vendosur në pozicione të cilat nuk arrijnë të identifikojnë proceset e votimit brenda QV, por filmojnë dyshemenë apo tavanin, duke shmangur detyrimin ligjor. Për këtë KQZ shprehet se ajo i ka udhëzuar punonjësit e saj se si duhet vendosur kamera, por udhëzimet e saj nuk janë zbatuar!

    ❌ Në shumë QV regjistrimi është pa cilësi që të bëjnë të dallueshme procesin e votimit brenda QV me sistem videomonitorimi; për shkak se kamera është lënë e bllokuar. Për këtë KQZ shprehet se kamera mund të ketë humbur cilësinë e saj apo të jetë dëmtuar gjatë transportit!

    ❌ Në shumë QV regjistrimi është i pjesshëm që nuk përfshin nisjen apo përfundimin e tij (veçanërisht procesin e sigurimit të kutisë së votimit).

    Qartazi kjo tregon se zgjedhjet e 11 Maj nuk përmbushën asnjë garanci për rregullshmërinë e tyre. Operatorët Teknik të KQZ kanë shpërdoruar hapur detyrën. Mirëpo, Belinda Balluku që urdhëroi që sistemi i videomonitorimit të nxirrej jashtë funksionit në pjesën dërrmuese të QV-ve në qarkun Fier, ishte edhe garancia e terroristëve elektoralë, të veshur si punonjës të KQZ-së, që të shkelnin ligjin pa pasoja. Ndërsa Task Forca kundër krimeve zgjedhore ishte e zënë duke bërë foto, që të mbanin gjallë alibinë e Edi Ramës se janë duke punuar e luftuar “fuqishëm” krimet zgjedhore!

  • Protesta për krerët e UÇK në Prishtinë, reagon Rama

    Protesta për krerët e UÇK në Prishtinë, reagon Rama

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas protestës së bërë në Prishtinë ditën e sotme kundër vendimeve të Gjykatës Speciale.

    Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se shpesh pyet veten se pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës.
    Sipas tij të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë.

    Postimi i Ramës:
    Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!
    Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet🇦🇱

  • Protesta për ish-krerët e UÇK-së, Rama: Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

    Protesta për ish-krerët e UÇK-së, Rama: Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

    Mijëra qytetarë protestuan sot në Prishtinë “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
    Kryeministri Edi Rama, teksa ka postuar foto nga protesta, ka një pyetje për Kuvendin e Kosovës. ”Pse nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?”,-shkruan Rama.

    Grupe të mëdha qytetarësh u mblodhën nga të gjitha trojet shqiptare për t’i dhënë mbështetje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që prej pesë vitesh po mbahen të paraburgosur në Hagë.

    Postimi i plotë
    Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?
    Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet.

  • “Pasqyroni saktë realitetin e procesit zgjedhor”, Berisha publikon letrën e ministrit Hasani për OSBE: Është banditizëm, kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë!

    “Pasqyroni saktë realitetin e procesit zgjedhor”, Berisha publikon letrën e ministrit Hasani për OSBE: Është banditizëm, kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka publikuar letrën e ministrit për Europën dhe Punësh e Jashtme, Igli Hasani ndaj përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

    Kryedemokrati e cilëson këtë letër si skandaloze, ndërsa shton se raporti duhet të pasqyrojë me saktësi realitetin e zgjedhjeve.
    Letra, e datës 12 maj, është adresuar për Farah Karimi, koordinatore speciale e OSBE-së, si dhe për përfaqësues të misioneve të ODIHR-it, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, mes tyre Lamberto Zannier, Bjorn Soder, Simone Billi dhe Michael Gahler.
    Letra e plotë e ministrit Hasani:
    Për: Farah Karimi, Koordinatore Speciale dhe Udhëheqëse e Misionit Afatshkurtër të OSBE-së
    Ambasador Lamberto Zannier, Shef i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR
    Björn Söder, Shef i Delegacionit të AP të OSBE-së
    Simone Billi, Shef i Delegacionit të AP të Këshillit të Europës
    Michael Gahler, Shef i Delegacionit të PE
    Më lejoni t’ju shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të sinqertë për Misionin Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, për angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025 në Shqipëri.
    Në lidhje me Deklaratën e Gjetjeve dhe Përfundimeve Paraprake të publikuar më 12 maj 2025, dëshiroj të shpreh me respekt pritshmërinë tonë që këto raporte të pasqyrojnë në mënyrë të saktë realitetin e vëzhguar në terren gjatë gjithë procesit zgjedhor.
    Në këtë kuadër, më duhet të shpreh shqetësimin serioz lidhur me paragrafin hyrës të Deklaratës, i cili paraqet një pasqyrim ndjeshëm negativ dhe, sipas mendimit tonë, të paekuilibruar të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Toni dhe korniza e këtij paragrafi hyrës rrezikon të errësojë kontekstin më të gjerë të përparimeve të bëra, përfshirë përmirësimet demokratike si rritja e transparencës, avancimi i teknologjisë zgjedhore dhe, në mënyrë të veçantë, zbatimi me sukses i votimit nga jashtë vendit.
    Për më tepër, pohimi se partia në pushtet ka përfituar nga përdorimi i përhapur i burimeve administrative nuk është i mbështetur mjaftueshëm, veçanërisht për një vlerësim paraprak. Për shembull, referenca në faqen 2 (paragrafi 4) për “faljen e një numri të madh gjobash shtetërore pak para ditës së zgjedhjeve” nuk përfshin sqarimin e dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në letrën e datës 8 maj 2025. KQZ-ja konfirmoi se projektvendimi i qeverisë për masat administrative të paekzekutuara nuk bie ndesh me Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.
    Gjithashtu, përmendja në raport e “intimidimit të përhapur të votuesve” duket të bazohet kryesisht në akuza të pa verifikuara. Siç është bërë publikisht e ditur, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ngritur një njësi të posaçme për zgjedhjet, për të hetuar të gjitha denoncimet e besueshme për intimidim të votuesve dhe parregullsi zgjedhore. Janë nisur disa hetime dhe janë kryer arrestime – tregues të qartë të përkushtimit institucional të Shqipërisë për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të garantuar llogaridhënie.
    Lidhur me përshkrimin e klimës elektorale si “shumë e polarizuar”, theksojmë se, pavarësisht mospajtimeve të forta, partia në pushtet nuk ka kundërshtuar zyrtarisht vendimet kryesore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve – përfshirë vonesën në publikimin e rezultateve të votimit elektronik dhe pezullimin e numërimit të votave nga Greqia, pas një kërkese nga opozita. Këto veprime pasqyrojnë një zgjedhje të qëllimshme për të ruajtur një klimë politike të qetë dhe konstruktive.
    Në lidhje me vërejtjen se mjedisi mediatik mungon në raportim të pavarur dhe se shumica e mediave perceptohen të jenë në linjë me partinë në pushtet (faqe 3, paragrafi 2), dëshirojmë të rikujtojmë deklaratën e bërë nga Shefi i Misionit Ndë…

    Top Channel

  • Zgjedhja e kreut të BKH, amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit! Nga informacionet për konflikt mes prokurorëve, te pyetjet e kandidatëve

    Zgjedhja e kreut të BKH, amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit! Nga informacionet për konflikt mes prokurorëve, te pyetjet e kandidatëve

    Amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit të procesit prej nga ku do të përzgjidhet drejtori i ri i BKH.

    Siç raport gazetarja e Top Channel Anila Hoxha pranë Akademisë së Sigurisë po mbahet këtë të enjte si dhe të premten testi me makinën e të vërtetës ndaj shtatë pretendentëve. Ajo që u vu re gjatë ditës ishte vëzhgimi i procesit sidomos nga amerikanët, ndërkohë që pyetjet përmes poligrafit u kryen nga ekspertë të AMP që janë trajnuar në ShBA.

    Ndërkombëtarët po tregohen të vëmendshëm ndaj procesit jo vetëm për shkak të rëndësisë që ka përzgjedhja e shefit të ri të BKH, por sidomos pas të dhënave se ka patur konflikte mes tre prokurorëve të posaçëm që do të zgjedhin drejtorin e ardhshëm.

    Debatet kanë ndodhur mes kryeprokurorit të SPAK dhe kryeprokurorit të SPAK, dhe jo zyrtarisht thuhet se pavarësisht formaliteteve dhe kushteve të garës që po i nënshtrohen garuesit, i preferuari pa nisur gara ka qenë vetëm njëri prej tyre.

    Gjatë ditës pyetjet ndaj kandidatëve kanë qenë të shumta mes tyre, ‘a keni përdorur substanca narkotike, a njihni persona problematikë, a e keni shkelur ligjin, a keni marrë ndonjëherë ryshfet?’ /tch/