Tag: procesit

  • Procesi i Berlinit në Belfast, kryediplomati gjerman: Ka shumë hapa për të bërë në rrugën e pajtimit në BP

    Procesi i Berlinit në Belfast, kryediplomati gjerman: Ka shumë hapa për të bërë në rrugën e pajtimit në BP

    Zhvillohet në Belfast takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit. Britania e Madhe si kryesuese e radhës së këtij formati fokuson temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit.

    Qëllimi i takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në formatin e Procesit të Berlinitështë mbështeja e shteteve të Ballkanit Perënimdor në rrugën e afrimit me BE-në.

    Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul,përpara nisjes për në Belfast deklaroi, se “Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europiane. Ndaj është për ne e qartë: Rrugën e nisur drejt BE-së do ta përshkojmë bashkë me të gjashtë vendet e rajonit.

    Katalizatori në procesin e antarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor është procesi i Berlinit. Ky funksion është më i rëndësishëm se kurrë. Sepse njerëzit kanë filluar ta humbasin besimin për një të ardhme të shpejtë në BE. Por këtë ne nuk mund ta pranojmë, sepse në rast të kundërt kërcënon një kthim në kohët e vjetra të armiqësive dhe një rol më i madh i Rusisë dhe Kinës.

    Në Procesin e Berlinit synohet gjithashtu të arrihet nxitja e bashkëpunimit të përditshëm dhe përmirësimet e prekshme në jetën e njerëzve – qoftë përmes punës ndërkufitare me rininë, qarkullimin e lirë dhe njohjen reciproke të diplomave. “

    Forca simbolike e Belfastit në procesin e pajtimit

    Ministri Wadephul duke iu referuar procesit të vështirë të pajtimit dhe afrimit ndërmjet popujve në Ballkanin Perëndimor me një të kaluar luftrash e konfliktesh ende të pazgjidhura, nënvizon në deklaratën e tij: “Natyrisht që në rrugën e pajtimit pjesërisht ka ende shumë hapa për të bërë. Ndaj edhe për këtë arsye vendi, që e kanë zgjedhur miqtë tanë britanikë si nikoqir të këtij takimi të ministrave të Jashtëm, ka një rëndësi të veçantë: Belfasti është simbol se si pas një përçarjeje prej dekadash pajtimi shoqëror u bë i mundur. Jo brenda natës, por me durim, vullnet politik, e në radhë të parë falë guximit të shumë njerëzve, që në situata të vështira vazhdimisht arrijnë ta kuptojnë dhe të afrohen me njeri-tjetrin”, thekson ministri i Jashtëm gjerman.

    Britania e Madhe kryesuese e radhës së Procesit të Berlinit

    Pikërëndesat e kryesisë britanike të radhës në këtë proces sivjet janë temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit. Më 22 tetor do të pasojë samiti i kryetarëve të shteteve dhe qeverive në Londër.

    Që prej vitit 2014 Procesi i Berlinit mbështet bashkëpunimin rajonal ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Krahas Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në këtë format marrin pjesë edhe disa vende të BE-së si dhe Mbretëria e Bashkuar dhe disa institucione të BE-së. /DW/

  • Ministrja Spiropali në Irlandë të Veriut, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit

    Ministrja Spiropali në Irlandë të Veriut, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit

    Këtë të mërkurë, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mbërritur në Belfast, Irlandë e Veriut, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit.

    “Sapo mbërritëm në Belfast të Irlandës së Veriut për Ministerialin e Procesit të Berlinit.
    Nga qyteti që e shndërroi ndasinë në dialog, përçojmë të njëjtën frymë për Ballkanin Perëndimor. Belfasti na kujton se paqja nuk trashëgohet lehtë, ajo ndërtohet ditë pas dite përmes bashkëpunimit, zhvillimit dhe integrimit. Shqipëria rolin udhëheqës në këtë proces nuk e ka fituar me retorikë, por përmes reformave, veprimit dhe besimit”, shprehet ajo.
    Ministrja Spiropali përgjatë ministerialit do të zhvillojë disa takime të rëndësishme bilaterale, si dhe do të jetë folëse kryesore e disa sesioneve plenare që lidhen me sigurinë europiane dhe migrimin; pajtimin në Ballkanin Perëndimor; integrimin e rajonit drejt BE-së.
    Ky Ministerial, i cili organizohet nën kujdesin e Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, është pjesë e serisë së takimeve në nivel ministror që Mbretëria e Bashkuar, si vend pritës i Procesit të Berlinit 2025, është duke organizuar me tematika që përfshijnë politikën e jashtme, të brendshme dhe ekonomike.
    Takimet do të kulmojnë me Samitin e Liderëve të thirrur nga Kryeministri britanik në Londër më 22 tetor 2025.

    Top Channel

  • Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

    Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

    Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke komentuar ngjarjen e fundit ku u vra një gjyqtar në sallën e Gjyqit, tha se, “shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor të drejtë!”.
    “Janë qindra të vrarë në 4-5 vitet e fundit për shkak të vetëgjyqësisë”, tha ai
    Kreu demokrat u shpreh se vendimet e gjykatësve shpesh sulmohen dhe ndryshohen nga autoritetet e larta, duke dhënë shembuj të vendimeve të ndërruara për ndërtimet me leje dhe lidhjet e oligarkëve me politikanë të lartë.
    Berisha theksoi se shqiptarët janë të vetmit në Europë që nuk kanë akses në një proces ligjor të drejtë dhe në kohën e duhur. Sipas tij, afatet e gjykimit që më parë ishin 2-4 vite tani arrijnë deri në 15 vite, dhe stokut prej 230 mijë dosjesh mund t’i duhen deri në 20 vite për t’u përfunduar.
    “Sulmet e kryeministrit Rama ndaj gjykatësve të veçantë që bëjnë ligjin, që guxojnë të japin vendime në përputhje me ligjin, janë një inkurajim i madh për krimin, për të gjithë që t’i sulmojnë gjykatës dhe prokurorë dhe me radhë. Ju jeni dëshmitarë se çdo vendim që gjykatësit kanë dhënë në përputhje me ligjin dhe vendimet e tij për ndërtimet me leje apo pa leje, ky zotëri turfullon në mënyrën më vulgare, me një fjalor ordiner kundër gjykatësve. Dhe vetë, pasi shan me gjuhë ordineri, ndryshon vendimin.
    Domethënë vendimin e bëri që katet shtesë t’ia falë oligarkëve, u kujtohet ju kur doli derri në thes, pallati i Arben Malokut. Një administrator i Bashkisë së Tiranës. Kur doli pallati i asaj kompanisë që thonë se është i lidhur me Fatmir Xhafën. Fatmiri mendohet se nuk është i veti. Kur doli Syri i Tiranës. Kur doli koka e Edi Ramës. Dolën këto, tani e ndryshon vendimin ky tani. Ata që kanë zbatuar vendimin, i sulmon. Kurse vetë e ndryshon vendimin. A ka gjë më absurde. Ky është në një degradim total të karakterit njerëzor. Tani, do të më falin shqiptarët, nuk bëj mirë që shkoj aty ku nuk duhet, por nuk mund të mos kujtoj se edhe në gen ky ka problem.Kaq i them dhe Vlora e tërë e di që ky ka një problem shumë serioz.
    Dhe i bëj thirrje memories të Vlorës dhe Bregut të zbërthejnë problemin e tij. Ka probleme serioze. Ndaj dhe ne dënojmë. Ka pasur reagime, siç i keni parë, reagime mendoj unë emotive dhe në bindjen time më të thellë, të padrejta, se me asgjë vrasja nuk justifikohet. Me asgjë vetëgjyqësia nuk justifikohet. Por doni ta dini? Ky është rasti flagrant, por u them unë ju në vetëgjyqësi për shkak të këtij sistemi janë qindra të vrarë në Shqipëri gjatë 4-5 viteve të fundit. Janë qindra të plagosur.
    Po, po, statistika e investiguesve kjo. Nuk ka gjyqe. Shqiptarët, e kemi thënë 100 herë, 200 herë, janë të vetmit në Europë që kanë humbur të drejtën e procesit ligjor të drejtë. Procesi ligjor i drejtë nënkupton procesin ligjor në kohën e duhur. Shqiptarët nuk e kanë këtë. E kanë pasur afatin 2 deri në 4 vite, maksimumi, të procesit ligjor, tani e kanë 15 vite dhe sipas stokut 230 mijë dosje, përfshi në të gjitha shkallët e gjyqësorit, sipas këtij stoku, specialistët thonë duhen 20 vite,” tha Berisha.

  • Kërcënoi avokatin pas procesit të divorcit, shpallet në kërkim 56-vjeçari

    Kërcënoi avokatin pas procesit të divorcit, shpallet në kërkim 56-vjeçari

    Një avokat është kërcënuar nga një qytetar në Tiranë. Sipas policisë, 56-vjeçari ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës 
    “Shpallën në kërkim shtetasin S. A., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës. Punohet për kapjen e shtetasit S. A.”-njofton policia. 
     

  • Kërcënohet avokati pas procesit të divorcit, shpallet në kërkim 56-vjeçari

    Kërcënohet avokati pas procesit të divorcit, shpallet në kërkim 56-vjeçari

    Një avokat është kërcënuar nga një qytetar në Tiranë.

    Sipas policisë, 56-vjeçari ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës
    “Shpallën në kërkim shtetasin S. A., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, avokatin që ka përfaqësuar ish-bashkëshorten e tij, gjatë procesit gjyqësor për zgjidhjen e martesës. Punohet për kapjen e shtetasit S. A.”-njofton policia.

    Top Channel

  • Presidenti Begaj bën bashkë në Tiranë liderët e rajonit në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit

    Presidenti Begaj bën bashkë në Tiranë liderët e rajonit në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpriti sot në Shqipëri krerët e shteteve të vendeve anëtare të Procesit të Brdo-Brijunit, një nismë e rëndësishme rajonale që synon nxitjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
    Samiti i mbajtur në Tiranë mblodhi në një tryezë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović, Zheljko Komšić dhe Željka Cvijanović, si dhe bashkëkryesuesit e Procesit, Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.
    Në qendër të diskutimeve ishin temat e integrimit evropian, Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, forcimi i bashkëpunimit rajonal, roli i të rinjve dhe siguria në rajon. Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria mbështet dialogun rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë si elementë thelbësorë për ruajtjen e paqes dhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

    Kreu i Shtetit ftoi homologët e tij të vazhdojnë qasjen konstruktive për të thelluar bashkëpunimin në kuadër të Procesit të Brdo-Brijunit, duke theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë institucionale dhe bashkërendimit të politikave për të përballuar sfidat e përbashkëta.
    Në fjalën e tij, Presidenti Begaj u ndal te progresi i bërë nga Ballkani Perëndimor në bashkëpunimin rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike. Ai theksoi se përparimi i Shqipërisë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian është rezultat i reformave të ndërmarra për forcimin e institucioneve demokratike, pavarësinë e gjyqësorit, modernizimin e administratës publike, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Duke vlerësuar arritjet e deritanishme të Procesit të Brdo-Brijunit, Presidenti Begaj nënvizoi se rajoni ende përballet me sfida që kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë dhe koordinim të vazhdueshëm:
    “Përballja me sfidat e përbashkëta kërkon rritje të bashkëpunimit dhe koordinim më të ngushtë mes nesh”, u shpreh ai.
    Presidenti Begaj theksoi se aspirata e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një objektiv politik, por një mision kombëtar, duke theksuar se ky proces gëzon mbështetjen e gjerë të shoqërisë shqiptare si rrugë drejt forcimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.
    Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit u mbyll me një deklaratë të përbashkët të presidentëve pjesëmarrës, që riafirmon përkushtimin ndaj paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.
    /vizionplus.tv

  • Vuçiç nga Durrësi: Serbia do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm i BE-së

    Vuçiç nga Durrësi: Serbia do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm i BE-së

    Në qytetin e Durrësit ka nisur punimet Samiti i Procesit Brdo-Brijuni, në të cilin krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kroacisë dhe Sllovenisë do të diskutojnë forcimin e perspektivës evropiane të të gjithë rajonit dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, por edhe forcimin e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha përmes një postimi në Instagram se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj përpjekjeve për të siguruar që zgjerimi i BE-së të mbetet një nga prioritetet dhe jo një temë dytësore, edhe pse sipas tij vendin e presin sfida të shumta.
    “Pres që Procesi Brdo-Brijuni të sjellë përfundime të qarta, sepse vetëm ndershmëria dhe qëndrueshmëria në qasjen e të gjitha palëve do t’i sjellin procesit qëndrueshmëri të përhershme dhe besimin e vendeve të rajonit. Jam i bindur se zgjerimi i Unionit duhet të mbetet i shkruar qartë në agjendën e Ballkanit Perëndimor dhe se perspektivat e hapura të anëtarësimit në BE përfaqësojnë një nxitës të fuqishëm të reformave, mbërritjes së investimeve të reja dhe rritjes ekonomike. Në këtë rrugë, Serbia do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm i BE-së”, shkroi Vuçiç.

  • Presidenti Begaj mikpret liderët e Procesit të Brdo-Brijuni-t në Shqipëri, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal. Zbardhet agjenda

    Presidenti Begaj mikpret liderët e Procesit të Brdo-Brijuni-t në Shqipëri, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal. Zbardhet agjenda

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mikëpret në Shqipëri udhëheqësit e vendeve anëtare të Procesit të Brdo-Brijuni-t.

    Samiti 2-ditor i Brdo-Brijunit mbahet këtë vit në Shqipëri. Në fokus pritet të jenë çështjet që prekin rajonin, si dhe proceset integruese të Ballkanit Perëndimor.
    Temat e diskutimeve lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, Planin e Rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë.
    Veç Seancës Plenare dhe Konferencës për Shtyp që Presidenti Begaj do të mbajë së bashku me homologët e Sllovenisë dhe Kroacisë, (shtetet bashkëkryesuese të “Brdo –Brijuni-t”), përgjatë punimeve të këtij samiti janë parashikuar edhe takime dypalëshe mes liderëve pjesëmarrës.
    Ky samit pritet të dalë me konkluzionet përkatëse, të cilat konsiderohen si shtysë për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse dhe progresit të tyre.
    Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia janë pjesë e Procesit të Brdo-Brijuni-t, iniciativë e vitit 2010 e Sllovenisë dhe Kroacisë, dy shtete anëtare të BE-së.
    Agjenda e samitit:
    E hënë, 6 tetor 2025
    10:30-10:50 -Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes.
    Pritja e krerëve të delegacioneve nga Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç.
    Foto familjare.
    11:00-13:00- Seanca plenare.
    11:05- Fjala hapëse nga Presidenti Begaj.
    13:00- Konferenca e përbashkët për shtyp e Presidentëve: Begaj, Pirc Musar dhe Milanoviç.

    Top Channel

  • Shqipëria mirëpret Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, Spiropali: Moment domethënës për vendin tonë

    Shqipëria mirëpret Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, Spiropali: Moment domethënës për vendin tonë

    Shqipëria ka mirëpritur samitin dyditor të Procesit të Brdo-Brijunit, i cili zhvillohet në datat 5 dhe 6 tetor 2025.

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cilësoi këtë takim si një moment domethënës për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin.
    “Mirëpresim Krerët e Shteteve të Procesit të Brdo – Brijunit
    Samiti mbahet në një moment domethënës në Shqipëri, teksa rajoni ynë ka në duar instrumentin financiar që përshpejton afrimin ekonomik dhe social me BE-në, Planin e ri të Rritjes”-shkruan ministrja Spiropali.

    Top Channel

  • Presidenti Begaj mikpret liderët e Procesit të Brdo-Brijuni-t në Shqipëri, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal

    Presidenti Begaj mikpret liderët e Procesit të Brdo-Brijuni-t në Shqipëri, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të mikpresë në datat 5 dhe 6 tetor në Shqipëri udhëheqësit e vendeve anëtare të Procesit të Brdo-Brijuni-t.

    Samiti 2-ditor i Brdo-Brijunit mbahet këtë vit në Shqipëri. Në fokus pritet të jenë çështjet që prekin rajonin, si dhe proceset integruese të Ballkanit Perëndimor.
    Temat e diskutimeve lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, Planin e Rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë.
    Veç Seancës Plenare dhe Konferencës për Shtyp që Presidenti Begaj do të mbajë së bashku me homologët e Sllovenisë dhe Kroacisë, (shtetet bashkëkryesuese të “Brdo –Brijuni-t”), përgjatë punimeve të këtij samiti janë parashikuar edhe takime dypalëshe mes liderëve pjesëmarrës.
    Ky samit pritet të dalë me konkluzionet përkatëse, të cilat konsiderohen si shtysë për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse dhe progresit të tyre.
    Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Serbia janë pjesë e Procesit të Brdo-Brijuni-t, iniciativë e vitit 2010 e Sllovenisë dhe Kroacisë, dy shtete anëtare të BE-së.

    Top Channel