Tag: procesit

  • Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama krah Starmer e Merz në foton familjare

    Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama krah Starmer e Merz në foton familjare

    Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka marrë pjesë edhe sot në samitin e Procesit të Berlinit i cili po mbahet në Londër.

    Në përfundim të takimit mes liderëve rajonalë me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, është realizuar edhe fotoja familjare e samitit, si pjesë e traditës tashmë.
    Në këtë foto Edi Rama shfaqet në reshtin e parë, së bashku me Starmer e Merz, ndërsa në reshtin e dytë pas Ramës, qëndron edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
     

    Top Channel

  • Fotolajm/ Samiti i Procesit të Berlinit, kryeministri Rama mirëpritet nga Mbreti Charles III në Londër

    Fotolajm/ Samiti i Procesit të Berlinit, kryeministri Rama mirëpritet nga Mbreti Charles III në Londër

    Kryeministri Edi Rama u mirëprit nga Mbreti Charles III në Londër, bashkë me udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

    Në foton e publikuar, shihet momenti kur kreu i qeverisë i jep dorën Mbretit, ndërsa prezent në sallë është dhe kryeministri i Britanisë së Madhe.
    Mbreti Charles III ka mirëpritur udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Londër, për bisedime mbi emigracionin, sigurinë dhe rritjen ekonomike.
    Londra do të presë zyrtarisht liderët rajonalë në takimin e radhës të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në kryeqytetin britanik.
    Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, i cili është bërë pjesë e disa tryezave dhe forumeve që të martën e 21 tetorit, ku ka folur për tema të ndryshme si integrimi drejt Bashkimit Evropian dhe ndërveprimi rajonal, e deri te gjeopolitika e kontinentit të vjetër.
    Takimi i sivjetshëm, i cili zhvillohet në Londër nën mikpritjen e kryeministrit britanik Keir Starmer, do të mbledhë në një tryezë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Francën.

    Top Channel

  • Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Përfundon orari zyrtar i votimit, pjesëmarrja mbi 45 përqind

    Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Përfundon orari zyrtar i votimit, pjesëmarrja mbi 45 përqind

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar këtë të dielë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë në 80 komuna, plus në qytetin e Shkupit.
    Votimi filloi në orën 07:00 dhe qendrat e votimit nisën të mbyllen në orën 19:00. Numërimi nis menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve dhe rezultatet e para dalin më pas.
    Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dalja në zgjedhje deri në orën 18:30 ishte 46.65 për qind.

    Gjatë procesit, autoritetet nuk kanë raportuar për ndonjë incident serioz. Ndërkaq, gjatë ditës në një konferencë për media ministri i Brendshëm maqedonas, Goce Andreevski, bëri të ditur se dy persona ishin arrestuar në Prilep për shkak të “dhënies së ryshfetit” gjatë procesit zgjedhor. Megjithatë, ministri vlerësoi se procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe në demokratike.

  • Ballkani Perëndimor miraton në Londër paketën historike për masat ekonomike: Nga planet, në veprime konkrete 

    Ballkani Perëndimor miraton në Londër paketën historike për masat ekonomike: Nga planet, në veprime konkrete 

    Londër, 16 tetor 2025 – Ministrat e Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë miratuar sot një paketë historike masash ekonomike në kuadër të Procesit të Berlinit, gjatë takimit të zhvilluar në Londër dhe organizuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Pakoja, e lehtësuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), shënon një hap të rëndësishëm drejt një rajoni më të integruar, më konkurrues dhe më të qëndrueshëm. 
    Masat, që burojnë nga Plani i Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), përfshijnë nisma që mbulojnë fusha si financat e qëndrueshme, investimet, industrinë e gjelbër, turizmin dhe politikat sociale. 
    “Ky grup dokumentesh është një hap i madh drejt formimit të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe një dëshmi se bashkëpunimi rajonal funksionon,” deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanović. “Po kalojmë nga fjalët në veprime, nga planet në përparim të prekshëm që e afrojnë Ballkanin Perëndimor më shumë me Bashkimin Evropian.” 
    11 masa për një Ballkan më të gjelbër e më konkurrues 
    Pakoja e miratuar përfshin njëmbëdhjetë nisma rajonale, që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në klimën e biznesit në rajon, mes tyre: 

    Deklarata për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore – për lehtësi në lëvizjen dhe punësimin brenda rajonit pa humbur të drejta sociale;
    Standardi i bonove të gjelbra – për të hapur investime private në energji, transport dhe infrastrukturë të qëndrueshme;
    Lista e bardhë e taksonomisë së financës së qëndrueshme – për të identifikuar projektet që janë realisht të gjelbra;
    Deklarata për markën e përbashkët të turizmit të Ballkanit Perëndimor – për krijimin e një identiteti të bashkuar turistik;
    Deklarata për prokurimet publike të gjelbra – që synon ta bëjë më të qëndrueshëm vetë shpenzimin publik të qeverive, që përbën rreth 10% të PBB-së rajonale.

     Nga roaming-u te investimet: suksese që tregojnë ndryshimin 
    RCC theksoi se këto rezultate ndërtojnë mbi përparimin e deritanishëm të Procesit të Berlinit: rritje e tregtisë rajonale me mbi 66%, eliminimi i tarifave të roaming-ut dhe një rekord prej 10.4 miliardë eurosh investime të huaja direkte në Ballkanin Perëndimor. 
    “Ballkani Perëndimor nuk po përgatitet më për integrim, po e zbaton atë,” tha Kapetanović. “Qytetarët tanë po ndiejnë tashmë përfitimet e një rajoni më të lidhur dhe më të hapur. Ky është momenti për të kaluar nga ambicia në zbatim, nga planet në projekte dhe nga bashkëpunimi në mirëqenie.” 
    Investimet e qëndrueshme në fokus 
    Takimit i parapriu Forumi i Biznesit i Procesit të Berlinit, bashkëorganizuar nga RCC dhe Departamenti britanik për Biznes dhe Tregti, ku u prezantuan projekte strategjike dhe u nxitën investime në energji të pastër e zhvillim të qëndrueshëm. 
    Dokumentet e miratuara nga ministrat e ekonomisë do t’i bashkohen paketës së mjedisit dhe do të përbëjnë bazën e Samitit të Procesit të Berlinit, që mbahet javën e ardhshme në Londër. 

  • Gara për kreun e ri të SPAK, Ambasada e Amerikës: Integriteti i procesit i rëndësishëm në luftën kundër krimit

    Gara për kreun e ri të SPAK, Ambasada e Amerikës: Integriteti i procesit i rëndësishëm në luftën kundër krimit

    Nga 18 dhjetori, SPAK do të drejtohet nga një tjetër prokuror pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Në garë janë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi. Zgjedhja e kryeprokurorit të SPAK është dhe në vëmendjen e ndërkombëtarëve.
    Ambasada Amerikane në Tiranë për ”Report Tv”, thotë se duhet vendosur rëndësinë në integritetin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri me qëllim vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes palëve. Në përfundim të reagimit, Ambasada thekson se procesi i përzgjedhjes po monitorohet nga afër.
    “Partneriteti ynë me SPAK ndihmon Shqipërinë të dobësojë operacionet e organizatave kriminale ndërkombëtare, aktivitetet e të cilave dëmtojnë qytetarët amerikanë. Integriteti i procesit të përzgjedhjes për Kryeprokurorin e ri të Posaçëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Ne po ndjekim nga afër procesin e përzgjedhjes”.

  • Zgjedhjet/ 7.84% e pjesëmarrjes deri në mesditë, KQZ: Nuk ka raportime për parregullsi gjatë procesit të votimit

    Zgjedhjet/ 7.84% e pjesëmarrjes deri në mesditë, KQZ: Nuk ka raportime për parregullsi gjatë procesit të votimit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një deklaratë për mediat në mesditë, ka deklaruar se deri në mesditë, pjesëmarrja në zgjedhjet lokale është 7.84%,
    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se nuk është raportuar për ndonjë parregullsi që mund të rrezikonte votimin ose mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    Për krahasim, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, pjesëmarrja deri në të njëjtën orë ishte 8.2 për qind.
    Qytetarët me të drejtë vote mund të votojnë deri në orën 19:00.
     
     
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paralajmëruar se rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen brenda 48 orëve pas mbylljes së votimit.
    Në komunat ku asnjë kandidat për kryetar nuk merr më shumë se 50% të votave, do të organizohet rundi i dytë më 9 nëntor.
    Ndërkohë, jemi në pritje të konferencës së radhës së KQZ-së, ku do të njoftohet për pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00.

  • “PD parashikoi anulimin e zgjedhjeve”/ Zhvillimet politike, reagon analisti: PS-së i intereson ngërçi në bashkinë e…

    “PD parashikoi anulimin e zgjedhjeve”/ Zhvillimet politike, reagon analisti: PS-së i intereson ngërçi në bashkinë e…

    Analisti Ben Andoni, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, me fokus të veçantë situatën e pazakontë në Bashkinë e Tiranës pas pezullimit të zgjedhjeve. Sipas Andonit, pezullimi i procesit zgjedhor nuk i dëmton socialistët, madje sipas tij, atyre u shkon për shtat situata e krijuar.
    “Bashkia e Tiranës besoj se do mbetet në ngërç, socialistët janë mirë edhe me ngecjen e procesit për zgjedhje,” u shpreh analisti.
    Ai hodhi dyshime se në kryeqytet do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, duke vënë në dukje se situata ligjore dhe politike që përfshin ish-kryebashkiakun Erion Veliaj do të rëndohet më tej me nisjen e proceseve gjyqësore ndaj tij. “Tani që Veliaj i nis kalvari i gjyqit, unë besoj se do ta ketë shumë të vështirë,” shtoi Andoni.
    Duke folur për drejtësinë në vend, Andoni u tregua mjaft kritik ndaj reformave të ndërmarra gjatë këtyre dekadave, duke i konsideruar si të dështuara. Në lidhje me kandidaturën e pavarur të Florjan Binajt, i mbështetur nga opozita, Andoni u shpreh se PD ishte e vetëdijshme për pezullimin e mundshëm të procesit dhe ndaj zgjodhi një figurë jashtë politikës.
    “Besoj se PD e dinte që kjo do të ndodhte dhe ndaj mbështeti kandidatin e vetëpropozuar dhe nuk nxori një kandidat politik të vetin.”
    Megjithatë, ai vlerësoi guximin e figurave të reja që marrin përsipër sfida të tilla, por shtoi se Tirana, për shkak të kompleksitetit të saj, nuk është terren për eksperimente.
    “Çdo fytyrë e re që merr përsipër angazhime të tilla është për t’u mbështetur, por kryeqyteti ka problematikë të tillë që nuk mund të eksperimentohet me një figurë që nuk njeh qytetin. As Veliaj nuk e njihte mirë qytetin.”
    Në përfundim, Andoni theksoi se Tirana ka personalitete me integritet dhe respekt publik, por problemi qëndron tek mungesa e mbështetjes ndaj tyre.
    “Tirana ka personalitete, individë që gëzojnë respektin e të tjerëve, por nuk i mbështesin.”

  • Bashkëpunimi rajonal është monedha jonë më e fortë

    Bashkëpunimi rajonal është monedha jonë më e fortë

    Belfast, 9 tetor 2025 – Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, mori pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, i cili u mbajt sot në Belfast, nën drejtimin e Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, dhe me pjesëmarrjen e ministrave, zyrtarëve të lartë dhe partnerëve nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa. 
    Takimi, i cili zhvillohet në prag të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit që do të mbahet më vonë këtë muaj në Londër, trajtoi çështje të politikës së jashtme, pajtimit, sigurisë, migracionit dhe integrimit rajonal. 
    Duke folur në takim, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Kapetanović, theksoi rolin e organizatës në avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe arritjen e rezultateve konkrete përmes Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. 
    “Ne mblidhemi në një kohë kur rendi global përballet me tensione dhe pasiguri. Pikërisht në kohë të tilla, bashkëpunimi rajonal bëhet monedha jonë më e fortë. Paqja, parashikueshmëria dhe rritja janë të pandashme – njëra nuk mund të ekzistojë pa tjetrën,” tha Kapetanović. 
    Ministrat që morën pjesë në takim mirëpritën rezultatet konkrete të arritura përmes bashkëpunimit rajonal, duke përmendur iniciativa si Tregu i Përbashkët Rajonal si shembull se si përpjekjet e përbashkëta sjellin përfitime të dukshme për qytetarët. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e zbatimit të plotë të angazhimeve të dakordësuara si mënyrë për të nxitur bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore. 
    “Tregu i Përbashkët Rajonal nuk është vetëm një projekt ekonomik, por një angazhim politik për të ndërtuar një hapësirë besimi, transparence dhe mirëqenieje të përbashkët. Çdo hap që hedhim drejt integrimit më të thellë – nga ‘Roam Like at Home’ dhe njohja e ndërsjellë e kualifikimeve profesionale deri te pagesa e parë SEPA midis BE-së dhe rajonit tonë – e afron Ballkanin Perëndimor me Evropën në mënyrë të prekshme,” shtoi ai. 
    Gjatë takimit, Kapetanović prezantoi koordinimin që RCC po bën për rezultatet kryesore të Procesit të Berlinit që do të prezantohen në Samitin e Londrës, duke përfshirë fusha të gjera transformuese, nga financat e gjelbra dhe investimet e qëndrueshme, edukimi financiar dhe harmonizimi i taksonomisë, te promovimi i turizmit dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor me Planin e saj të Rishikuar të Veprimit. Së bashku, këto iniciativa ndërthurin integrimin ekonomik me drejtësinë sociale, tranzicionin e gjelbër dhe lëvizshmërinë njerëzore, duke treguar se bashkëpunimi ynë prek çdo dimension të jetës së qytetarëve. 
    Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së theksoi gjithashtu bashkëpunimin në fushën e sigurisë në rajon nën ombrellën e RCC-së dhe rëndësinë e angazhimit politik dhe zbatimit në kohë të angazhimeve të dakordësuara, veçanërisht në fushën e lëvizshmërisë dhe njohjes së ndërsjellë. 
    “Bashkëpunimi rajonal nuk është vetëm përgatitje për anëtarësim në BE, por është një provë se si do të veprojmë kur të jemi pjesë e Unionit,” përfundoi ai. 
    Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Belfast përgatit terrenin për Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet më vonë këtë muaj në Londër dhe do të fokusohet në avancimin e integrimit rajonal dhe përshpejtimin e rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor. 

  • Ministeriali i Procesit të Berlinit, Spiropali: Ballkani Perëndimor nuk është barrë, por potencial i pashfrytëzuar i Evropës

    Ministeriali i Procesit të Berlinit, Spiropali: Ballkani Perëndimor nuk është barrë, por potencial i pashfrytëzuar i Evropës

    Përgjatë Ministerialit të Procesit të Berlinit të zhvilluar në Belfast të Irlandës së Veriut, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mbajti fjalë përgjatë darkës së mirëseardhjes dhe në dy seancat e sotme plenare që lidheshin me sigurinë evropiane dhe pajtimin.   
    Mesazhet kryesore të Spiropalit u fokusuan tek rëndësia e shfrytëzimit të mekanizmave të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor – përfshirë Planin e Rritjes; forcimin e ekonomive; sundimin e ligjit; qëndrueshmërinë dhe fuqizimin e të rinjve – për të cilat Shqipëria qëndron si lidere e padikutueshme në rajon dhe mbi të gjitha si faktor stabiliteti.  
    “Sfida si paqëndrueshmëria politike në Bosnjë-Hercegovinë, dialogu Kosovë-Serbi, agjenda destabilizuese e aktorëve të jashtëm, pranimi i përgjegjësive historike – si gjenocidi i Srebrenicës – dhe refuzimi i revizionizmit, duhen përballuar me udhëheqje vizionare për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe për të përmbyllur rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh Spiropali. 
    Gjatë fjalës së sotme në sesionin qendror të Ministerialit të Procesit të Berlinit, Ministrja Spiropali theksoi se Ballkani Perëndimor nuk është një barrë mbi supet e Evropës, por një fuqi e pashfrytëzuar që pret të zgjohet.   
     “Shqipëria është dëshmia se ndryshimi i vërtetë nuk imponohet nga jashtë – ai lind nga brenda, kur udhëheqja ka vizion, kur reformat janë të guximshme dhe kur besimi bëhet shtylla e çdo transformimi”, deklaroi ajo.   
     Në këtë sesion që lidhej me sigurinë evropiane, Spiropali theksoi gjithashtu se: “Shqipëria qëndron fort përkrah BE-së dhe NATO-s, në mbrojtje të paqes, demokracisë dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Megjithatë, e ardhmja jonë nuk mbështetet vetëm në politikë, por edhe në gjallërinë ekonomike dhe ndërlidhjen rajonale.” 
     Ndërkohë, përgjatë sesionit tjetër që lidhej me pajtimin rajonal, Ministrja Spiropali u ndal tek rëndësia që vendi ynë i kushton atij: 
     “Për Shqipërinë, pajtimi rajonal nuk është vetëm një zgjedhje politike, por një detyrim moral dhe një strategji për paqe e përparim. Sepse pajtimi i vërtetë nuk shkruhet në letër, ai ndërtohet në zemra. Ai kërkon guxim për t’u përballur me hijet e së shkuarës, dhembshuri për të nderuar kujtesën e viktimave, e mbi të gjitha, vizion për të ndërtuar një të ardhme ku ndryshimet nuk ngjallin frikë, por frymëzojnë bashkëjetesë”, u shpreh Spiropali. 
     

  • Takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Wadephul: Ballkani Perëndimor pjesë e familjes europiane

    Takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Wadephul: Ballkani Perëndimor pjesë e familjes europiane

    Zhvillohet në Belfast takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.

    Britania e Madhe si kryesuese e radhës së këtij formati fokuson temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit.
    Qëllimi i takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në formatin e Procesit të Berlinit është mbështeja e shteteve të Ballkanit Perënimdor në rrugën e afrimit me BE-në.
    Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul,përpara nisjes për në Belfast deklaroi, se “Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europiane. Ndaj është për ne e qartë: Rrugën e nisur drejt BE-së do ta përshkojmë bashkë me të gjashtë vendet e rajonit.
    Katalizatori në procesin e antarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor është procesi i Berlinit. Ky funksion është më i rëndësishëm se kurrë. Sepse njerëzit kanë filluar ta humbasin besimin për një të ardhme të shpejtë në BE. Por këtë ne nuk mund ta pranojmë, sepse në rast të kundërt kërcënon një kthim në kohët e vjetra të armiqësive dhe një rol më i madh i Rusisë dhe Kinës.
    Në Procesin e Berlinit synohet gjithashtu të arrihet nxitja e bashkëpunimit të përditshëm dhe përmirësimet e prekshme në jetën e njerëzve – qoftë përmes punës ndërkufitare me rininë, qarkullimin e lirë dhe njohjen reciproke të diplomave. ”Forca simbolike e Belfastit në procesin e pajtimit
    Ministri Wadephul duke iu referuar procesit të vështirë të pajtimit dhe afrimit ndërmjet popujve në Ballkanin Perëndimor me një të kaluar luftrash e konfliktesh ende të pazgjidhura, nënvizon në deklaratën e tij: “Natyrisht që në rrugën e pajtimit pjesërisht ka ende shumë hapa për të bërë. Ndaj edhe për këtë arsye vendi, që e kanë zgjedhur miqtë tanë britanikë si nikoqir të këtij takimi të ministrave të Jashtëm, ka një rëndësi të veçantë: Belfasti është simbol se si pas një përçarjeje prej dekadash pajtimi shoqëror u bë i mundur. Jo brenda natës, por me durim, vullnet politik, e në radhë të parë falë guximit të shumë njerëzve, që në situata të vështira vazhdimisht arrijnë ta kuptojnë dhe të afrohen me njeri-tjetrin”, thekson ministri i Jashtëm gjerman.
    Britania e Madhe kryesuese e radhës së Procesit të Berlinit
    Pikërëndesat e kryesisë britanike të radhës në këtë proces sivjet janë temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit. Më 22 tetor do të pasojë samiti i kryetarëve të shteteve dhe qeverive në Londër.
    Që prej vitit 2014 Procesi i Berlinit mbështet bashkëpunimin rajonal ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Krahas Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në këtë format marrin pjesë edhe disa vende të BE-së si dhe Mbretëria e Bashkuar dhe disa institucione të BE-së.
    /dw

    Top Channel