Në disa qendra votimi të bashkisë Vlorë janë shfaqur problemet e para në nisjen e procesit zgjedhor. Raportohet se ka pasur vështirësi me pajisjen PEI për identifikimin elektronik të votuesve, si dhe vonesa për shkak të mungesës së anëtarëve të komisioneve.
Në Vlorë, procesi ka nisur me vonesë dhe pjesëmarrja vijon të jetë e ulët, për shkak të reshjeve të shiut dhe kushteve të vështira atmosferike.
Sot në pesë bashki të vendit – Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë – po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore. Në total, 334.539 qytetarë me të drejtë vote pritet të zgjedhin kryebashkiakët e rinj, ndërsa në garë janë 13 kandidatë nga forca të ndryshme politike.
Tag: procesit
-

Probleme në nisjen e procesit zgjedhor në Vlorë, vonesa dhe pjesëmarrje e ulët
-

Takimi me eurodeputetin Cristian Terheș, Berisha: Denoncova shtypjen e opozitës në Shqipëri
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar me anëtarin e Komitetit të Stabilizimit në Parlamentin Europian, europarlamentarin Cristian Terheș. Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ka falenderuar eurodeputetin Terheș për mbështetjen që ai dhe Komiteti i japin procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe e ka njohur me problemet më kryesore me të cilat përballet Shqipëria.
Postimi i Plotë:
Takim me anëtarin e Komitetit të Stabilizimit në Parlamentin Europian, europarlamentarin Cristian Terheș.
Në këtë takim, pasi falënderova z. Terheș për mbështetjen që ai dhe Komiteti i japin procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, më pas paraqita problemet më kryesore me të cilat përballet vendi, si:
* instalimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, që shkatërroi shtetin ligjor, ekonominë dhe shoqërinë, dhe që po varfëron nga viti në vit shqiptarët, duke i larguar ata masivisht nga Shqipëria;
* shtypja e pluralizmit politik, persekutimi i opozitës, arrestimi dhe ndjekja penale pa asnjë fakt penal e liderëve të saj, si dhe mohimi i të drejtave kushtetuese të opozitës, dhe shndërrimi i procesit zgjedhor në farsë zgjedhore;
* korrupsioni i papërmbajtur i Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë, dhe lidhjet e tyre me krimin.
Në takim theksova se Edi Rama, nëpërmjet mediave dhe diplomatëve të korruptuar që kontrollon, mashtron dhe trillon, duke paraqitur opozitën dhe betejën e saj për votën e lirë, për vlerat e demokracisë, për luftën kundër narkoshtetit dhe korrupsionit, sikur nuk e do integrimin në BE. Këto janë mashtrime banale të propagandës së paguar të Edi Ramës.
Partia Demokratike, që në themelimin e saj, ka qenë forcë kryesore e integrimit të vendit në KE, në NATO dhe në BE. Ajo e konsideron integrimin e Shqipërisë në BE si të ardhmen më të ndritur për shqiptarët, por beson se ky proces duhet të bazohet në meritë, në reforma, dhe jo në “suksese” imagjinare dhe propagandë trilluesе. -

Në burg që prej shkurtit, tre avokatët e Veliajt bëjnë kërkesë për shtyrje të procesit, zbulohet aryseja
3 avokatët e Erjon Veliajt kanë bërë kërkesë për shtyrje të procesit.
Siç mëson gazetarja Anila Hoxha njëri nga avokatët (A.S.,) është sëmurë dhe ndaj ai është zëvendësuar me avokatin Artan Gjermeni.
Kjo do të thotë që procesi ndaj Veliajt pritet të shtyhet. -

Pas raportit të OSBE/ODIHR, Celibashi tregon modelin: Ja si duhet të veprohet
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në një emision televizive u shpreh se është nevojë urgjente, që të depolitizohet administrata zgjedhore.
Sipas tij, eshë partitë kryesore e kanë kuptuar se administrimi i procesit zgjedhor me administratë politike nuk është i duhuri.
“Edhe PD që në 2020, në kudër të marrëveshjes politike, e kishin vendosur që të fillonte procesi i departizmit të administratës zgjedhore. Së fundmi të gjithë e ka pranuar që ka ardhur momenti, që kjo mënyrë organizmi dhe funksionimi të komisioneve të niveleve të dyta de të treta tërësisht me përbërje partiake nuk mund të funksionojë.
Mazhoranca ka si ide, të paktën nga ajo që është artikuluar nga drejtuesit e mazhorancës, mendon se do ishte zgjedhja më e mirë që të ishin nëpunës të shërbimit civil, gjë që në mendimin tim nuk mendoj se do funksionojë. Nuk jemi në stadin që partitë politikë, dhe veçanërisht opozita të jetë e përjashtuar tërësisht nga administrimi i procesit zgjedhor. Në gjykimin tim, do ishte zgjidhja më e mirë”, tha ai.
Ai dha një shembull se si duhet të përbëhen komisionet e dyta dhe të treta të administrimit të procesit zgjedhor në Shqipëri.
“E gjithë struktura e administratës në nivelin e dytë dhe të tretë, të ketë një kompozim të tillë, ku shumica e anëtarësisë të jetë e përzgjedhur nga KQZ nga avokatë, mësues, juristë, që s’janë të angazhuara me administratën publike, shoqëria civile“, tha ai. -

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama ndan fotot: Shqipëria pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal
Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë në Facebook disa momente nga Samiti i Procesit të Berlinit që u zhvillua në Londër, ku Shqipëria së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor morën pjesë.
“Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.Procesi i Berlinit, i cili u iniciua nga qeveria gjermane në vitin 2014, është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.
Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet e tij për një afrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor. -

Rama publikon fotot: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve në samitin e Procesit të Berlinit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Samiti i Procesit të Berlinit që u zhvillua në Londër, ku Shqipëria mori pjesë si një aktor aktiv në diskutimet për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian.
“Dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove. -

Rama ndan albumin nga Samiti në Londër: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të enjte, më 23 tetor, një fotoalbum në rrjetet sociale nga samiti i Procesit të Berlinit të mbajtur vetëm një ditë më parë në Londër.
“MIRËMËNGJES dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan kryeministri Rama.
Takimin e 11-të të Procesit të Berlinit e mikpreti Londra. Kryeministri Keir Starmer priti të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin shqiptar Rama.
Temat e shtruara për diskutim në takimin e këtij viti mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe liderëve evropianë, përfshirë edhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, ishin çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe migrimit.
Starmer në fjalën e tij u ndal tek emigracioni i paligjshëm, që, siç tha ai, po kërcënon sigurinë e qytetarëve britanikë, ndërsa njoftoi sanksionimin e 13 individëve që po nxisin këtë paligjshmëri.
“Ballkani Perëndimor ka qenë prej kohësh një rrugë tranziti për bandat kriminale të kontrabandës. Pra, ne duhet t’i shkatërrojmë këto banda, t’i shkatërrojmë ato, përmes një bashkëpunimi të duhur. Po i përdorim gjithnjë e më shumë sanksionet si një mënyrë efektive për të luftuar këtë tregti.”
Duke u ndalur tek kërcënimi rus, ai tha se Europa do të ofrojë më shumë mbështetje për Ballkanin për t’u përballur me të.
“Në Ballkanin Perëndimor, Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet etnike, të dobësojë institucionet dhe të minojë demokracinë. Të gjithë i kemi parë taktikat e tyre; tani janë shumë të njohura. Sulme kibernetike, dezinformim dhe kërcënime fizike. Dhe kjo është arsyeja pse po ofrojmë mbështetje të re për sigurinë kibernetike në të gjithë rajonin.”
Kancelari gjerman Friedrich Merz, në fjalën e tij në këtë samit, e vuri theksin tek nevoja për stabilizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi nevojë urgjente për të parë përparim në procesin e normalizimit midis Prishtinës dhe Beogradit. Ne kemi nevojë për zbatimin besnik dhe të plotë të marrëveshjeve që ju keni arritur tashmë. Rreth kësaj tryeze, do të gjeni vende të gatshme për të mbështetur, përfshirë vendin tim, Gjermaninë, por ne kemi nevojë për angazhimin tuaj.”
Në një deklaratë për mediat pas takimit, ai tha se anëtarësimi në BE është në dorë të vet vendeve kandidate.
“Jam i kënaqur që kemi rënë dakord edhe për një qëndrim të përbashkët mbi pajtimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Megjithatë, tani duhet t’i japim jetë kësaj, sepse e ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe sot është konfirmuar edhe një herë se Procesi i Berlinit po iu ndihmon të përparoni në këtë rrugë. Sa kohë do të duhet për të arritur atje është në duart e vetë secilit vend. Reformat në këto vende janë çelësi i kësaj. Si Bashkim Evropian, ne nuk mund dhe nuk do të bëjmë asnjë lëshim këtu. Përveç kësaj, kjo nuk do të ishte në interes të së ardhmes së vendeve kandidate.”
Në përfundim të takimit, përmes një deklarate, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, edhe pse jashtë BE, angazhohet për një aleancë strategjike me Evropën e Bashkuar dhe në mënyrë të veçantë të punojë me Gjermaninë si iniciatore e Procesit të Berlinit për prioritetet e përbashkëta në Ballkanin Perëndimor.
“Të forcojmë sigurinë evropiane duke mbështetur aleatët e cenueshëm të NATO-s, duke luftuar ndikimin armiqësor dhe faktorët nxitës të paqëndrueshmërisë, duke adresuar kërcënimin e përbashkët nga migrimi i parregullt, krimi i organizuar dhe financimet e paligjshme.Do të promovojmë rritjen ekonomike duke zhbllokuar barrierat ndaj tregtisë dhe investimeve përmes bashkëpunimit të zgjeruar rajonal, duke mbështetur harmonizimin evropian dhe duke promovuar mundësitë e investimit të ofruara nga biznesi britanik.”
Liderët rajonal nënshkruan gjithashtu deklarata për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimin energjetik. Gjatë qëndrimit në Londër, liderët ballkanik u pritën në një audiencë të veçantë edhe nga Mbreti Charles i Tretë. -

Samiti i Procesit të Berlinit, kryeministri Rama publikon fotot: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Samiti i Procesit të Berlinit, aty ku ka takuar liderët europianë.
“MIRËMËNGJES dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.
Top Channel
-

Samiti i Procesit të Berlinit, Kurti: Sulmi në Banjskë nuk mund të injorohet
Kryeministri në detyrë në Kosovë, Albin Kurti, ka publikuar në rrjetin e tij socias facebook, fjalimin që mbajti sot në samitin e 12-të të Procesit të Berlinit që zhvillohet në Londër.
Në fjalën e tij Kurti është ndalur të marrëdhëniet e tensionuara të Kosovës me Serbinë.
Kurti tha se gjjatë pesë viteve të fundit, Kosova ka bërë përparimin më të shpejtë në treguesit demokratikë, ekonomikë dhe të sigurisë.Sakaq ai theksoi se përparimi i Kosovës mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji verior (Serbia).
Kurti tha se sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet.
“Gjatë pesë viteve të fundit, Kosova ka bërë përparimin më të shpejtë në treguesit demokratikë, ekonomikë dhe të sigurisë. Kemi pasur një mesatare prej 6% rritje ekonomike dhe asnjëherë më pak se 4%. Para tre muajsh, Banka Botërore dhe FMN e hoqën Kosovën nga lista e vendeve të brishta dhe të prekura nga konfliktet, duke njohur kështu qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe qeverisjen e mirë që kemi ndërtuar.
Megjithë këto, përparimi ynë mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji ynë verior. Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara”, tha Kurti.
Fjala e plotë e Kurtit në samitin e 12-të të Procesit të Berlinit që po mbahet në Londër:
I dashur Kryeministër Starmer,
Faleminderit që na pritët në këtë shtëpi të madhe, ku kombet shpesh janë mbledhur për ta formësuar të ardhmen e tyre.
I dashur Kancelar Merz,
Të dashur kolegë dhe miq nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor,
Ne po takohemi në një kohë kur Evropa është kaq e begatë, por njëkohësisht kurrë më parë nuk është sulmuar kaq shumë.
Kërcënimi në rritje i autoritarizmit, si jashtë ashtu edhe brenda kontinentit tonë, është një sfidë që Evropa e njeh shumë mirë.
Teksa shënojmë 80 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe 75 vjetorin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, na kujtohet se paqja, liria dhe dinjiteti njerëzor nuk janë të garantuara – ato duhet të mbrohen dhe të rifreskohen vazhdimisht nga çdo brez.
Prandaj, na duhet një ndjenjë e fortë uniteti, mjaftueshëm e qëndrueshme për t’i përballuar si presionet e jashtme, ashtu edhe dyshimet e brendshme.
Një unitet i tillë duhet të shtrihet edhe në juglindje të kontinentit tonë. Ballkani Perëndimor gjendet gjeografikisht brenda kufijve të BE-së dhe NATO-s, por të gjitha vendet mbeten jashtë BE-së dhe gjysma jashtë traktateve të NATO-s. Kjo nuk është as e mençur dhe as solide. Për ta frenuar ndikimin rus apo kinez në Evropë, nuk duhet të lëmë asnjë vakum.
Kur Komisioni Evropian e ndali procesin e zgjerimit në vitin 2014, Berlini mori nismën duke krijuar formatin “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor” përmes Procesit të Berlinit, me qëllim që rajoni ynë të mbahej afër BE-së. Sot, kur kemi luftë në Evropë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, Londra mund të ndihmojë shumë duke mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që duan t’i bashkohen NATO-s, duke mbyllur kështu këtë boshllëk të rrezikshëm të sigurisë. Ne kemi qëllime të përbashkëta dhe vlera të përbashkëta, dhe nuk kemi alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE dhe NATO – këto duhen parë si pika të forta.
Gjatë pesë viteve të fundit, Kosova ka bërë përparimin më të shpejtë në treguesit demokratikë, ekonomikë dhe të sigurisë. Kemi pasur një mesatare prej 6% rritje ekonomike dhe asnjëherë më pak se 4%. Para tre muajsh, Banka Botërore dhe FMN e hoqën Kosovën nga lista e vendeve të brishta dhe të prekura nga konfliktet, duke njohur kështu qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe qeverisjen e mirë që kemi ndërtuar.
Megjithëkëto, përparimi ynë mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji ynë verior. Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara.
Sa i përket zhvillimit ekonomik, Kosova mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër si korniza për zhvillim të qëndrueshëm. Por nevojitet më shumë financim për të mbyllur hendekun e konvergjencës në projektet kryesore infrastrukturore, përfshirë tranzicionin e gjelbër, si dhe për të ulur pabarazinë me më shumë solidaritet.
Që nga samiti i fundit, kemi nënshkruar një marrëveshje të re tregtare me vendet anëtare të EFTA-s, në janar të këtij viti gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, që përfshin mallra dhe shërbime, duke zgjeruar kështu tregjet tona. Në kryesimin tonë të parë të drejtpërdrejtë të CEFTA-s, e rikthyem funksionalitetin e saj duke zgjedhur një drejtor të ri, pas më shumë se dy vitesh bllokim.
Sa i përket migracionit, ne kemi dhënë zotim ndaj Mbretërisë së Bashkuar për të trajtuar shkaqet e paqëndrueshmërisë: forcimin e sigurisë kufitare, luftimin e krimit të organizuar, ndalimin e financave të paligjshme dhe ndihmën për menaxhimin e flukseve migratore. Ne kemi qenë seriozisht të angazhuar në luftimin e armëve të vogla dhe të lehta që shfrytëzohen nga aktorë jo-shtetërorë, por edhe si mjete destabilizimi nga aktorë shtetërorë keqdashës. Kosova nuk është burim migracioni, por vetëm një pikë tranziti me numra relativisht shumë të ulët.
Faleminderit.
