Tag: procesit

  • “Ne kemi diellin, ti ke sjellë të ftohtin e Brukselit”, Rama me Kallas: Kemi folur për sfidën e procesit të anëtarësimit dhe problematikat në rajon

    “Ne kemi diellin, ti ke sjellë të ftohtin e Brukselit”, Rama me Kallas: Kemi folur për sfidën e procesit të anëtarësimit dhe problematikat në rajon

    Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë të përbashkët me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së Kaja Kallas.Teksa falenderoi Kallas për këtë vizitë, Rama tha se Shqipëria është plotësisht e investuar në procesin e negociatave duke qenë vazhdimisht në të njëjtën linjë me politikat e Bashkimit Evropian.
    Ai theksoi se kanë folur për sfidën e madhe të procesit të anëtarësimit, si dhe për rajonin e problematikat në të.“Më vjen jashtëzakonisht mirë që më në fund e mbajte fjalën, ma kishe dhënë para si përfaqësuese e lartë e vendit tënd dhe vendeve tona. Kemi pasur një takim shumë pozitiv. Mes nesh dhe BE-së nuk ka asnjë problem apo çështje të hapur, përkundrazi kemi një linjëzim të plotë në të gjitha aspektet. Kemi folur për sfidën e madhe të procesit të anëtarësimit, ashtu sikundër kemi folur për rajonin dhe problematikat në rajon në një moment kur ne e kemi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e rajonit.
    Kemi prekur me zv.Presidenten edhe çështjen e bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë, një temë qendrore në jetën e përditshme dhe politikën e Bashkimit Evropian. Lufta nuk është një bardh e zi i së shkuarës as një ngjarje spontane në kufijtë e Europës, ndaj së cilës Europa duhet të shtrëngojë radhët e padiskutim pjesë e këtij angazhimi është edhe Shqipëria në përmasën e vet. Partneriteti për sigurinë e mbrojtje që e nënshkruam me Kajan Dhjetorin e kaluar është një hap dhe praktikisht dialogu do jetë një konstante e vazhdueshme me BE-në”, tha Rama.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Këshilli i Europës mision në Shqipëri, takim me trupat e KQZ, KAS dhe Komisionin Rregullator

    Zgjedhjet e 11 majit/ Këshilli i Europës mision në Shqipëri, takim me trupat e KQZ, KAS dhe Komisionin Rregullator

    Një mision parazgjedhor i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) po zhvillon një vizitë në Shqipëri, në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Sot, delegacioni i PACE zhvilloi një takim të përbashkët me të tre trupat e KQZ-së: Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe Komisionin Rregullator.
    Sipas kryekomisionerit Celibashi, gjatë takimit, u prezantua tabloja e përgatitjeve të procesit zgjedhor, ecuria e procesit të regjistrimit të votuesve nga jashtë, organizimi dhe administrimi i procesit zgjedhor brenda vendit, masat për informimin dhe edukimin e zgjedhësve, me fokus te pakicat kombëtare, gratë, votuesit për herë të parë dhe grupet e margjinalizuara.
    Nga ana e tij, delegacioni shprehu interes për koordinimin mes SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e krimeve zgjedhore, masat për parandalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë, planet e KQZ për shpërndarjen dhe kthimin e fletëve të votimit për votuesit nga jashtë, procesin e votimit elektronik, duke evidentuar mungesën e zgjerimit të tij dhe vullnetin politik për këtë çështje dhe komunikimin publik mbi aspektet teknike të procesit zgjedhor, veçanërisht plotësimin e saktë të fletës së votimit.

  • ”Shqipëria 2030 në BE-Rruga e reformave”, Spiropali: Objektivi ynë, anëtarësimi në fund të kësaj dekade

    ”Shqipëria 2030 në BE-Rruga e reformave”, Spiropali: Objektivi ynë, anëtarësimi në fund të kësaj dekade

    Nën kujdesin e veçantë të kryeparlamentares Elisa Spiropali, Kuvendi i Shqipërisë organizoi takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE-Rruga e reformave”. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Bjorn Berge, Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, përfaqësues të trupit diplomatik dhe partnerëve ndërkombëtarë, ministra, deputetë, përfaqësues nga institucionet shtetërore, agjencitë ligjzbatuese, shoqëria civile, ekspertë të Nivelit të Lartë të atashuar pranë Komisionit të Posaçëm, etj.
    Spiropali nënvizoi rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të reformave me qëllim përmbushjen e objektivit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade. ”Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri europiane pa një Kuvend europian, dhe një Kuvend mund të funksionojë me standarde europiane, vetëm në një shoqëri që i ka edhe vetë këto standarde. Objektivi ynë për anëtarësimin në familjen europiane në fund të kësaj dekade dhe mbylljen e negociatave teknike brenda vitit 2027 është bërë tashmë publik jo vetëm në Shqipëri, por edhe në institucionet europiane e në vende anëtare, dhe ka fituar, ndër vite e me shumë mund, mbështetjen e tyre të plotë”,-u shpreh Spiropali.

    Duke theksuar rolin që po luan Kuvendi në procesin legjislativ dhe forcimin e mbikëqyrjes, transparencës, llogaridhënies dhe eficiencës, znj.Spiropali nënvizoi se mirëqeverisja është një standard parësor i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. ”Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në garantimin e legjitimitetit demokratik dhe fuqizimin e tiparit gjithëpërfshirës të procesit. Në këtë kontekst, do të shqyrtojmë propozimin e ekspertëve për ngritjen pranë Kuvendit të këshillave të përhershëm konsultativë për çështje me interes strategjik kombëtar, duke zgjeruar praktikën e funksionimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
    Do të shqyrtojmë po ashtu rekomandimet dhe nevojën për përmirësimin e legjislacionit për çështje thelbësore të zhvillimit, demokratizimit dhe integrimit europian, modernizimin e Kuvendit të Shqipërisë, bashkëpunimin me institucionet e pavarura dhe fuqizimin e tyre si roje të interesit publik, bashkëpunimin me qytetarët, shoqërinë civile dhe median, rritjen e transparencës së veprimtarisë së Kuvendit, Qeverisë dhe administratës publike”, u shpreh Spiropali duke nënvizuar më tej se Kuvendi do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, harmonizimin e sundimit të ligjit me respektimin e të drejtave kushtetuese dhe të drejtave themelore të njeriut.
    Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij theksoi se vendi duhet të përfitojë nga mundësia aktuale për të mbyllur negociatat deri në vitin 2027, si dhe vlerësoi rëndësinë e Komisionit të Posaçëm parlamentar për konsolidimin e procesit dhe progresit të bërë në funksion të antikorrupsionit dhe sundimit të ligjit, përmes mirëqeverisjes në tërësi. Kryeministri vuri theksin tek reformat që po zbaton Shqipëria dhe vlerësoi se procesi i negociatave tashmë ka hyrë në një fazë më të avancuar. “Konsolidimi i domosdoshëm i gjithçkaje është në proces pasi gjithçka është ende e kthyeshme, e brishtë, vulnerabël dhe për këtë arsye na duhet BE me çdo kush dhe çmim. Na duhet të hyjmë në atë derë që është hapur si mundësi jo vetëm reale, por edhe aktuale, e hapur me dhe deri në fund të 2027-s të mbyllim negociatat si vullnet i dyanshëm dhe mund të mbyllet ajo derë nëse nuk e shfrytëzojmë hapësirën e kohës që kemi në dispozicion. Mund të mbyllet, sepse historia e zgjerimit tregon se ajo derë hapet dhe ajo derë mbyllet. Historia e zgjerimit tregon se fatet e vendeve që duan të hyjnë në atë derë dhe vendeve që janë pas asaj dere jo gjithmonë përputhen”, u shpreh z. Rama.
    Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, Fatmir Xhafaj theksoi se takimi synon të adresojë zhvillimet në stacionin e ri ku ka mbërritur procesi për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit. Duke bërë një ekspoze të punës së bërë nga ekspertët e komisionit të posaçëm dhe procesit të gjatë të konsultimit me ekspertë vendas dhe të huaj, z.Xhafaj shprehu mirënjohjen për asistencën dhe ekspertizën e dhënë nga partnerët ndërkombëtare gjatë gjithë procesit. “Ky draft plan veprimi synon të nxisë një rol shumë më proaktiv të Kuvendit, të rrisë përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë e tij në përmbushjen e sfidave të mëdha të integrimit dhe reformimit të mëtejshëm të vendit”, u shpreh z.Xhafaj.
    Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, z.Bjorn Berge në fjalën e tij theksoi mbështetjen e Këshillit të Evropës në procesin e integrimit të vendit dhe vlerësoi reformat e ndërmarra deri më tani, duke u ndalur në progresin që ka shënuar Shqipëria në sistemin e drejtësisë, luftën për parandalimin e pastrimit të parave, procesi i vetting-ut për gjyqtarët, etj. Valentina Superti, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Evropian vlerësoi progresin e arritur në negociatat për dy grup-kapitujt dhe theksoi rëndësinë e çështjeve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në avancimin e procesit të anëtarësimit drejt BE-së.
    Aidan Eyakuze, Drejtor Ekzekutiv i Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP), nëpërmjet një video-mesazhi theksoi se Qeverisja e Hapur dhe sa më përfshirëse është themeli i demokracisë, si dhe theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së reformave në funksion të standardeve demokratike dhe procesit të integrimit europian. Pas ceremonisë hapëse, takimi vijoi me zhvillimin e tre paneleve, ku u diskutuan gjetjet dhe masat kryesore të planit kombëtar të veprimit për tre shtyllat objekt pune të komisionit të posaçëm: Mirëqeverisja, Antikorrupsioni dhe Sundimi i ligjit.

  • OSBE/ODIHR zbarkon në KQZ, ja çfarë iu kërkua në takim Ilirjan Celibashit

    OSBE/ODIHR zbarkon në KQZ, ja çfarë iu kërkua në takim Ilirjan Celibashit

    Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, të kryesuar nga ambasadori Lamberto Zanier, ka shkuar sot në KQZ ku kanë zhvilluar takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.

    Bëhet me dije se gjatë takimit u prezantua një tablo e plotë e përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, procesin e regjistrimit dhe ecurinë e procesit të votimit nga jashtë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Gjithashtu bëhet me dije se diskutimi u fokusua edhe te masat për të garantuar integritetin e procesit dhe transparencën e administrimit zgjedhor.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Në njoftimin e KQZ thuhet se Misioni i Vëzhgimit të OSBE/ODIHR zhvilloi takime edhe me trupat e tjera të KQZ-së, përfshirë Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, për të siguruar një vëzhgim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor.

    “Takimi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR me KQZ

    Sot, në KQZ Shqiperi, mikpritëm në takim delegacionin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, të kryesuar nga Ambasadori Lamberto Zanier.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Gjatë takimit, prezantuam një tablo të plotë të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit 2025, procesin e regjistrimit dhe ecurinë e procesit të votimit nga jashtë dhe adresuam të gjitha çështjet me interes për ekipin e z. Zanier.

    Diskutimi u fokusua edhe te masat për të garantuar integritetin e procesit dhe transparencën e administrimit zgjedhor.

    Informuam me hollësi mbi përpjekjet institucionale bashkë me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të luftuar krimet zgjedhore dhe shmangien e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë.

    Në vijim, Misioni i Vëzhgimit të OSBE/ODIHR zhvilloi takime edhe me trupat e tjera të KQZ-së, përfshirë Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, për të siguruar një vëzhgim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor.

    KQZ mbetet e angazhuar për një proces zgjedhor transparent dhe të besueshëm!“- thuhet në njoftimin e KQZ.

  • “Vëzhgim i plotë dhe gjithëpërfshirës i procesit zgjedhor”/ Misionit i OSBE-ODIHR në KQZ, takim me Celibashin për zgjedhjet e 11 Majit

    “Vëzhgim i plotë dhe gjithëpërfshirës i procesit zgjedhor”/ Misionit i OSBE-ODIHR në KQZ, takim me Celibashin për zgjedhjet e 11 Majit

    Teksa na ndajnë pesë javë nga data e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, një delegacion i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ishte sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

    KQZ: Mikpritëm në takim delegacionin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, të kryesuar nga Ambasadori Lamberto Zanier. Gjatë takimit, prezantuam një tablo të plotë të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit 2025, procesin e regjistrimit dhe ecurinë e procesit të votimit nga jashtë dhe adresuam të gjitha çështjet me interes për ekipin e Zanier. Diskutimi u fokusua edhe te masat për të garantuar integritetin e procesit dhe transparencën e administrimit zgjedhor. Informuam me hollësi mbi përpjekjet institucionale bashkë me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të luftuar krimet zgjedhore dhe shmangien e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë. Në vijim, Misioni i Vëzhgimit të OSBE/ODIHR zhvilloi takime edhe me trupat e tjera të KQZ-së, përfshirë Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, për të siguruar një vëzhgim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor.

    Top Channel

  • “Beleri”, Gjermania “rrëzon” Greqinë: Rruga e integrimit të Shqipërisë nuk duhet të ndërpritet

    “Beleri”, Gjermania “rrëzon” Greqinë: Rruga e integrimit të Shqipërisë nuk duhet të ndërpritet

    “Çështja Beleri nuk duhet të bilaterizohet dhe të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”- është përgjigjja që ministria e Jashtme gjermane i ka dhënë gazetës greke Ta Nea, në një reportazh të saj që publikon orët e fundit.
    Për Shqipërinë, kancelaria dhe qeveria gjermane besojnë se është vendi me më shumë hapa drejt anëtarësimit në BE dhe se kjo rrugë nuk duhet të ndërpritet për shkak të një “bilateralizimi” të mosmarrëveshjeve me Greqinë për çështjen Beleri- thuhet në artikullin e gazetës greke.
     
    “Për rastin e kandidatit për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri , aktualisht po kryhen hetime nga autoritetet shqiptare. Duhet të presim procesin aktual në Shqipëri”, thuhet në reagimin e ministrisë gjermane. “Përcaktues për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ekskluzivisht plotësimi i kritereve të anëtarësimit, përfshirë edhe “acquis”-në e BE-së”, thuhet në përgjigjen e saj, e cila konkludon: “Është e rëndësishme që kjo të jetë gjithashtu pikë referimi për të gjitha shtetet anëtare në vendimet e tyre për hapat individualë në procesin e anëtarësimit. “Bilateralizimi” i procesit të anëtarësimit nuk është i pranueshëm”.
    Sipas artikullit çështja Beleri është diskutuar në vizitën e kryeministrit Mitsotakis në Berlin dhe takimin e tij me kancelarin Scholz, jo aq shumë sa ka zënë vend të gjërë në bisedimet e dy delegacioneve qeveriatare atje. Qëllimi kryesor i qeverisë gjermane -thekson gazeta ta NEA- është të parandalojë ndërprerjen e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, për shkak të konflikteve me një vend tashmë anëtar të BE-së, përtej përmbushjes së vetë kritereve të anëtarësimit.
     
    Një rast i “bilateralizimit” është konflikti aktual i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut, ndaj dhe qeveria gjermane nuk do të donte që çështja Beleri të rezultonte me një “bilateralizim” edhe të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, nëse Athina vendos të marrë masa specifike dypalëshe kundër Tiranës.
     
    Për këtë arsye, në rastin Beleri, Ministria e Jashtme gjermane insiston në qëndrimin se “bilateralizimi i procesit të anëtarësimit” është i papranueshëm thotë gazeta, e cila gjithsesi thekson se vendet anëtare të BE-së, midis tyre edhe Greqia kërkojnë si kriter anëtarësimi, zbatimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtës europiane që në rastin e Shqipërisë lidhet edhe me mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek.