Tag: procesin

  • “Atentati në Rinas, situatë sensitive dhe e rëndë”/ Kreu i AMP: Kallëzim penal në prokurori për procesin e rekrutimit

    “Atentati në Rinas, situatë sensitive dhe e rëndë”/ Kreu i AMP: Kallëzim penal në prokurori për procesin e rekrutimit

    Ngjarje sensitive dhe të rëndë, e ka konsideruar kreu i AMP, Eduard Merkaj, atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Rinas, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Agjenti i AMP, Muçi Shalianji.
    Ndërsa ndodhej në seancë dëgjimore me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026, Merkaj tha se në prokurorinë e Tiranës është bërë kallëzim penal për procesin e rekrutimit dhe vijuëshmërisë në punë.
    “Situata e Rinasit sensitive dhe e rëndë. Kemi bërë disa prononcime ku janë bërë publike të gjitha masat e marra.
    Në prokurorinë e Tiranës është bërë kallëzim penal për procesin e rekrutimit dhe vijuëshmërisë në punë. Sot janë marrë masa për hetim disiplinor ku konstatohet për një përjashtim nga AMP dhe vëretje të tjera.
    Drejtori i përgjithshëm i AMP ka për detyrë të kontrollojë edhe vetë punonjësit e AMP, kam patur komunikim me të gjitha agjensitë ligjzbatuese që para se të ndodhte ngjarja, presim përgjigje nga institucionet e tjera”, tha ai.

  • Ukraina kërkon shkëmbimin e 1.200 të burgosurve me Rusinë

    Ukraina kërkon shkëmbimin e 1.200 të burgosurve me Rusinë

    Ukraina po punon për të rifilluar procesin e shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë, me shpresën për lirimin e 1,200 qytetarëve ukrainas, konfirmuan presidenti Volodymyr Zelensky dhe kreu i Këshillit të Sigurisë, Rustem Umerov.

    “Ne po llogarisim në rifillimin e shkëmbimeve,” tha Zelensky. “Shumë takime, negociata dhe telefonata po i kushtohen kësaj çështjeje.”

    Kryetari i Këshillit të Sigurisë, Rustem Umerov, bëri të ditur se ka zhvilluar konsultime në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me mbështetjen e partnerëve të Kievit, për të ringjallur procesin e shkëmbimeve.

    “Si rezultat i këtyre negociatave, palët ranë dakord të kthehen te marrëveshjet e Stambollit,” tha ai. “Bëhet fjalë për lirimin e 1,200 ukrainasve.”

    Deri tani nuk ka pasur reagim nga Moska mbi deklaratat e Kievit.

    Marrëveshjet e Stambollit, të ndërmjetësuara nga Turqia në vitin 2022, përcaktojnë rregullat për shkëmbime të mëdha e të koordinuara të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës. Që atëherë, të dyja palët kanë kryer mijëra shkëmbime, ndonëse shpesh të ndërprera për shkak të përshkallëzimeve në vijën e frontit të luftës së nisur nga Rusia në shkurt 2022.

    Umerov tha se në ditët në vijim do të zhvillohen konsultime për të rënë dakord mbi detajet procedurale dhe organizative të procesit.

    “Ne po punojmë pa pushim që ata ukrainas që duhet të kthehen nga robëria të mund të festojnë Vitin e Ri dhe Krishtlindjet në shtëpi – pranë tryezës familjare dhe me të dashurit e tyre,” u shpreh ai. 

     

  • Përfundon edicioni i 10-të i Shkollës së Integrimit Evropian

    Përfundon edicioni i 10-të i Shkollës së Integrimit Evropian

    Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian, Fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung” dhe Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor” organizoi edicionin e dhjetë të Shkollës së Integrimit Europian, nga data 10 deri më 14 nëntor 2025.
    Për këtë vit, u përzgjodhën 50 studentë nga 430 aplikantë, përfaqësues nga institucionet qendrore dhe vendore, institucione të pavarura, media, biznes, shoqëri civile, minoritete dhe bota akademike.
    Gjatë pesë ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi procesin e integrimit në BE dhe të angazhohen në diskutime me ekspertë të nivelit të lartë vendas dhe ndërkombëtar, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile.
    Shkolla e Integrimit Europian 2025, ofroi një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet më të fundit në procesin e integrimit në BE; sfidat aktuale në procesin e zgjerimit të BE; strategjitë dhe sfidat e procesit të negociatave për anëtarësimin në BE, roli i shoqërisë civile dhe medias në këtë proces; diplomacia parlamentare dhe roli i parlamentit në procesin e integrimit; Diplomacia ekonomike dhe roli i biznesit në procesin e integrimit; Mundësitë e financimit dhe përfitimet nga fondet e BE, etj.
    Shkolla e Integrimit Europian 2025, ofroi një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet më të fundit në procesin e integrimit në BE; sfidat aktuale në procesin e zgjerimit të BE; strategjitë dhe sfidat e procesit të negociatave për anëtarësimin në BE, roli i shoqërisë civile dhe medias në këtë proces; diplomacia parlamentare dhe roli i parlamentit në procesin e integrimit; Diplomacia ekonomike dhe roli i biznesit në procesin e integrimit; Mundësitë e financimit dhe përfitimet nga fondet e BE, etj.
    Në ceremoninë përmbyllëse, që shënoi jubileun e 10-të të Shkollës, ishin të ftuar dhe morën pjesë studentët e viteve të mëparshme.
    Fjalën e hapjes e mbajti Genci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, i cili pasi falënderoi partnerët për realizimin e të gjitha edicioneve të shkollës, theksoi se Kuvendi ka pasur si synim kryesor përfshirjen e të gjithë aktorëve të realizimit të reformave dhe detyrimeve për anëtarësimin në BE, por edhe grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.
    Më pas Andre Rizzo, përfaqësues i Delegacionit të BE në Shqipëri, përgëzoi pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes, duke e vlerësuar procesin e integrimit si një projekt mbarëkombëtar.
    Klodjan Seferaj, përfaqësues i Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor”, vlerësoi përpjekjet e Kuvendit dhe partnerëve për realizimin e këtij projekti dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore për të çuar përpara procesin.
    Elona Hoxha, zëvendësministre e Drejtësisë dhe ish-studente e Shkollës, nënvizoi se Shkolla e Integrimit ka kontribuar në formimin dhe rritjen e kapaciteteve institucionale dhe administratës publike për integrimin e vendit në BE.

  • COP30 në Brazil: A ka ende kuptim samiti kur liderët botërorë po e braktisin?

    COP30 në Brazil: A ka ende kuptim samiti kur liderët botërorë po e braktisin?

    Dhjetë vjet më parë, fotografia e “familjes” në samitin COP21 në Paris përfaqësonte një moment historik të unitetit global.
    Në rreshtin e parë, Barack Obama, Xi Jinping dhe David Cameron pozonin krah për krah, duke shpallur ambicien për ta frenuar ngrohjen globale. Sot, një dekadë më vonë, fotografia e ngjashme në samitin COP30 në Brazil duket si një kujtim i largët, një simbol i një epoke që po shuhet.
    COP21, Paris, Francë
    Në këtë edicion, rreth 160 liderë botërorë, përfshirë Xi Jinping dhe Narendra Modi, nuk u paraqitën. Presidenti amerikan Donald Trump, tashmë në mandatin e tij të dytë, ka refuzuar plotësisht procesin, duke e cilësuar “klimën” si “mashtrimin më të madh të kryer ndonjëherë ndaj botës”.
    COP30, Brazil
    Trump kundër rendit klimatik botëror
    Që në ditën e parë të rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump nënshkroi tërheqjen e SHBA-ve nga Marrëveshja e Parisit të vitit 2015, duke e quajtur atë “një kurth ekonomik për Amerikën”.
    Administrata e tij ka rritur subvencionet për industrinë e naftës dhe qymyrit, ka hapur toka federale për shfrytëzim dhe ka ulur ndjeshëm fondet për kërkime në energji të pastër.
    Në një fjalim të mbajtur në OKB, Trump deklaroi “Nëse nuk hiqni dorë nga kjo farsë e gjelbër, vendet tuaja do të dështojnë.”
    Për shumë, kjo qasje është një kthim prapa jo vetëm në politikat mjedisore, por edhe në mënyrën se si bota e percepton rolin e Amerikës si lidere.
    John Podesta, këshilltar i lartë për klimën në administratat Obama dhe Biden, e përshkroi këtë strategji si “një goditje me çekan ndaj energjisë së pastër”.
    Kina përpara, Perëndimi në dilemë
    Ndërkohë, Kina po marshon në drejtim të kundërt. Me mbi 80% të prodhimit botëror të paneleve diellore dhe mbi 60% të turbinave me erë, vendi ka shndërruar tranzicionin energjetik në një projekt kombëtar dhe global.
    Investimet në Kinë
    Sipas Carbon Brief, teknologjitë e pastra përbënin rreth 40% të rritjes ekonomike kineze në vitin 2023.
    Në BE, situata është komplekse.
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se kontinenti nuk duhet të përsërisë “gabimet e së kaluarës” duke humbur industritë strategjike ndaj Kinës.
    Por, ndërsa Evropa vendos tarifa për makinat elektrike kineze, ajo rrezikon të ngadalësojë tranzicionin e vet klimatik.
    A ka ende nevojë për COP?
    Kritikat ndaj vetë procesit të COP janë shtuar.
    Christiana Figueres, arkitekte e Marrëveshjes së Parisit, e ka quajtur procesin “të papërshtatshëm për qëllimin e tij”.
    Të tjerë, si analisti Joss Garman, theksojnë se diplomacia shumëpalëshe është zëvendësuar nga një garë për kontrollin e industrive energjetike të së ardhmes.
    Megjithatë, disa mbeten optimistë.
    Anna Aberg nga Chatham House beson se COP ende luan një rol thelbësor si platformë për mbajtjen e vendeve dhe korporatave përgjegjëse.
    “Në një kontekst politik kaq të polarizuar, dërgimi i një mesazhi të përbashkët është më i rëndësishëm se kurrë”, tha ajo për BBC.
    Një proces që duhet ridimensionuar
    Ekspertë si Michael Liebreich, themelues i Bloomberg New Energy Finance, propozojnë që samite të tilla të mbahen çdo pesë vjet, për t’i dhënë industrisë kohë të përparojë midis angazhimeve politike.
    “Politikanët nuk mund të bëjnë premtime të reja çdo vit”, argumenton ai.
    Pavarësisht skepticizmit, disa liderë europianë, përfshirë Sekretarin britanik të Energjisë, Ed Miliband, mbrojnë me forcë procesin.
    “Është e ndërlikuar, është e lodhshme, por është absolutisht e nevojshme”, u shpreh ai.
    Midis Pekinit dhe Uashingtonit, një botë në udhëkryq
    Me SHBA-të që përqafojnë një politikë energjie të bazuar në karburante fosile dhe Kinën që dominon tregun e energjive të pastra, bota po ndahet në dy blloqe të mëdha ekonomike.
    Kjo e vë Evropën, Indinë dhe Brazilin në një pozitë të ndërlikuar, cilin vizion të së ardhmes duhet të ndjekin?
    Kështu, procesi i dekarbonizimit duket se po kalon nga premtimet shumëpalëshe në marrëveshje bilaterale me vlera miliardëshe.
    Dhe në këtë realitet të ri, pyetja themelore mbetet, a do të arrijë ndonjëherë bota ta ulë temperaturën, apo COP do të mbetet vetëm një kujtim nostalgjik i një epoke më idealiste?

  • Tepelena mbyll procesin e numërimit të votave, kandidati socialist merr drejtimin

    Tepelena mbyll procesin e numërimit të votave, kandidati socialist merr drejtimin

    Ka përfunduar procesi i numërimit në Tepelenë. Aty u përdor edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave.

    Gramos Sako nga Partia Socialiste ka fituar në garën me Gabriel Guma, kandidat i pavarur.

    Top Channel

  • “Politika duhet t’i nxisë”/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, Celibashi komenton pjesëmarrjen ‘surprizë’: Është një trend

    “Politika duhet t’i nxisë”/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, Celibashi komenton pjesëmarrjen ‘surprizë’: Është një trend

    Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi komentoi pjesëmarrjen e ulët të të rinjve në procesin zgjedhor. Celibashi tha se ky është trend edhe në vendet e tjera. celibashi u bëri thirrje partive politike që duhet të nxisin pjesëmarrjen e të rinjve në procesin zgjedhor.
    “Është trend edhe në vende të tjera që ky grup votuesish nuk kanë interes të madh për të qenë të aktivizuar në procese politike, mesa duket edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend europian, apo edhe global, për aq sa unë e njoh që është kështu. Ne kemi bërë shumë për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve në procesin zgjedhor, por edhe partitë politike dhe organizata të ndryshme duhet të punojmë në nxitjen e kësaj grupmoshe për të qenë më të interesuar”, tha Celibashi.

  • Celibashi: Numërimi i votave në bashkinë Tepelenë do të bëhet me inteligjencë artificiale

    Celibashi: Numërimi i votave në bashkinë Tepelenë do të bëhet me inteligjencë artificiale

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur sot se për herë të parë në bashkinë e Tepelenës do të përdoret inteligjenca artificiale në procesin e numërimit të votave.
    Në një komunikim me mediet, Celibashi sqaroi se ky informacion do të jetë publik në kohë reale në faqen e KQZ-së, në mënyrë krahasuese me të dhënat e rezultateve të numërimit në mënyrë manuale.
    “Në çdo tavolinë numërimi kemi të instaluar kamera që regjistrojnë gjithë procesin e numërimit të fletëve të votimit, si është bërë edhe në zgjedhjet e shkuara. Të gjitha këto lexime të fletëve të votimit përmes do të bëhen një programi kompjuterik që bazohet në AI. Do të bëhet leximi automatik nga sistemi i fletës së votimit. Sistemi duke përdorur AI do ta kuptojë se për kë është votuar dhe rezultati vjen automatikisht në KQZ pa pritur që të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e grupeve të numërimit”, tha Celibashi.
    Çdo fletë votimi, sipas tij, “transmetohet në KQZ dhe leximi i saj bëhet me AI në serverat që janë instaluar atje”.
    “AI është një program që të lehtëson në aspekte të ndryshme. Në rastin tonë në procesin e e numërimit të fletëve të votimit”, shtoi Celibashi.

  • Vlora probleme në procesin zgjedhor/ Pajisja në një qendër votimi nuk njeh shenjat e gishtërinjve, komisionet s’gjejnë regjistrat

    Vlora probleme në procesin zgjedhor/ Pajisja në një qendër votimi nuk njeh shenjat e gishtërinjve, komisionet s’gjejnë regjistrat

    Katër qendra votimi në Vlorë, pavarësisht se ora ka kaluar 07:00, nuk kanë nisur procesin e votimit.

    Në Shkollën Industriale Vlorë, votuesit kanë probleme me pajisjen e identifikimit, nuk njeh shenjat e gishtërinjve.
    Nga ana tjetër komisionet nuk dinë ku kanë regjistrat, ndërkohë që qytetarë që kanë dashur të votonin nuk e kanë bërë për shkak se ende nuk ka nisur.
    Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.
     

    Top Channel

  • Progres-raporti, Rama: Vlerësuan shpejtësinë rekord të Shqipërisë në proces, 5 grup-kapituj u hapën në 11 muaj

    Progres-raporti, Rama: Vlerësuan shpejtësinë rekord të Shqipërisë në proces, 5 grup-kapituj u hapën në 11 muaj

    Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim”, u ndal në ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë si “përparim të pashembullt”. 
    “Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm në procesin e integrimit, duke hapur 5 grupkapituj në vetëm 11 muaj. Shpresojmë që deri në fund të vitit të hapim edhe grupkapitullin e fundit”, tha Rama. 
    Kryeministri kujtoi gjithashtu skepticizmin që kishte hasur më herët kur kishte deklaruar se negociatat e anëtarësimit do të mbyllen deri në vitin 2027. 
    “Disa e përçmonin atë që unë thosha se në 2027 do mbyllim negociatat, duke më thënë se kjo është shpikje dhe s’ka lidhje me BE. Por progres-raporti e vërteton të kundërtën,” u shpreh Rama. 
    “Progres raporti i BE ka vlerësuar me superlativa përparimin e pashembullt i Shqipërisë në Procesin e integrimit, në hapjen e 5 grukpapitujve në vetëm 11 muaj.Shpresojmë që deri në fund të vitit të hapim dhe grupkapitullin e funditDuke kujtuar se si disa e përçmonin atë që unë thosha se në 2027 do mbyllim negociata duke më thënë se kjo është shpikje dhe s’ka lidhje me BE, progres raporti vërteton të kundërtën”, tha ai.