Tag: procesin

  • Rama flet për procesin e integrimit në Podcast: Isha shumë në tension, mendoja imagjino sikur…

    Rama flet për procesin e integrimit në Podcast: Isha shumë në tension, mendoja imagjino sikur…

    Kryeministri Edi Rama ka folur në podkastin “Flasim”, për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se në fillim ishte në tension lidhur me opinionin që do të kishin vendet e BE-së.
    Sipas tij, ora e të vërtetës ishte momenti kur negociatat do të fillonin me screening.Më tej, ai tregon bisedat me krerë të vendeve anëtare të BE-së, të cilët vlerësonin Shqipërinë për të mirat që ka arritur.
    ”Është një referen i përsëritur në pafundësi që ministrat, administrata…, hajdutët, hajdutët, të gjithë hajdutë. Ndërkohë që padiskutim që administrata ka hijet e veta, nuk diskutohet komplet e pandershme që ne ta fshihnim këtë, por unë vetë personalisht kam pasur më shumë stres nga hijet e administratës se mjaftueshëm motivim për ti dalë për zot.
    Por kjo është përmbysur komplet kur kemi bërë procesin screening dhe të gjithë bashkëpunëtorët e dinë shumë mirë që thosha dhe me vete e kam pasur vazhdimisht si borxh se çfarë do të ndodhë në orën e të vërtetës.
    Ora e të vërtetës për mua ishte momenti kur negociatat do të fillonin me screening, me gjithë diagnozën e shtetit shqiptar ku faktikisht janë 1000 vetë nga ana këtej dhe 1000 nga ana andej që ulen përballë njëri-tjetrit me 36 grupe, në mos janë më shumë, dhe që i hyjnë deri në qelizë shtetit shqiptar dhe aty ka shumë rëndësi si performon ti, si luan ti pjesën tënde.
    Kur filloi procesi isha shumë në tension sepse thosha gjithë kjo luftë e gjithë këto përpjekje për të bindur dynjajnë se ne nuk jemi ata. Imagjino sikur të fillojë të fusë ujë varka, të fillojnë varjet e turinjve dhe pastaj pëshpërimat, pastaj të bëhen shurdhuese, që “këta nuk janë gati, s’kanë lidhje’. Dhe kur papritur filloi një tjetër këngë, më thoshin tanët që po ecim mirë, thosha ‘jo’. Filloi një muzikë, kryeministri i Holandës më tha “Edi po dëgjoj fjalë të mira nga ekipi shqiptar, mbresat nga Brukseli janë shumë të forta’.
    Eh, kryeministri i Danimarkës “ç’ndodhi me administratën tuaj se kam parë raportet e ministrisë së jashtme, për pjesën e proceseve të vende që duan të hyjnë, jeni on top’.”
    Pastaj kryeministri i Spanjës, pastaj kur procesi hyri më thellë filluan ta thoshin qartësisht ata që “është një surprizë, administrata është shumë e përgatitur, njerëzit shumë serioz, negociatorët on the point, një vend perëndimor. Kjo gjëja më ka dhënë shumë krenari”, shprehet Rama.

  • Rama: Gjithë procesin e negociatave me BE-në do ta mbyllim brenda 2027-ës

    Rama: Gjithë procesin e negociatave me BE-në do ta mbyllim brenda 2027-ës

    Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është bërë vendi i parë që përdor inteligjencën artificiale në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
    Gjatë aktivitetit me temë “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, Rama theksoi se ky hap është bërë i mundur falë bashkëpunimit me Mira Muratin, ish-drejtuesen shqiptare të kompanisë OpenAI, si dhe punës së AKSHI-t.

    “49 milionë shërbime janë marrë përmes e-Albania nga viti 2020. Janë 620 milionë euro të kursyera për qytetarët dhe bizneset vetëm nga ky transformim, vetëm nga asgjësimi i radhave, kursimi i kohës. 1 miliard kilometra rrugëtim vajtje-ardhje njerëzish për të marrë dokumentet, 25 mijë xhiro rreth tokës. Një ndër krijuesit e Open AI dhe Chat GPT të ishte një shqiptare me të cilën jemi lidhur qysh në javën e parë sapo doli Chat GPT dhe sot falë bashkëpunimit me Mirën dhe vetë punës së AKSH-it negociatat me BE bëhen me AI. Është vendi i parë, transferimi i gjithë trupit ligjor që është mbi çerek milioni faqesh kryhet me shpejtësi marramendëse, Kroacisë që ka shkëlqyer me integrimin evropian i janë dashur 7 vite, ne do ta mbyllim të gjithë procesin brenda afatit që kemi dakordësuar në 2027”, tha Rama.

  • Diaspora voton/ Kryekomisioneri Celibashi: Procesi nuk rrezikohet, fletët e votimit për diasporën dërgohen brenda…

    Diaspora voton/ Kryekomisioneri Celibashi: Procesi nuk rrezikohet, fletët e votimit për diasporën dërgohen brenda…

    Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi thotë se ky afat mund të shtyhet për shkak të një faze tjetër sigurie të vendosur nga KQZ por edhe DHL. Celibashi garantoi se kjo shtyrje, e cila pritet të përmbyllet brenda kësaj jave, nuk e rrezikon procesin zgjedhor për diasporën.
    “Fletët e votimit nga sistemi DHL do të vijnë direkt në parkun olimpik nuk do shkojnë në KQZ. Këtu do bëhet gjithë procesi administrativ. Kutitë që do administrojnë fletët që do vijnë nga jashtë do të jenë këtu. Nuk do e përfundojmë dot në datë 17 procesin, për shkak të ngarkesës së shtuar në kontrollin e procesit të përgatitjes së zarfeve. Kemi shtuar ne por edhe DHL një fazë tjetër kontrolli, kjo na con në shtyrje, por nuk e rrezikon procesin si të dërgimit të fletës, edhe të votimit dhe kthimit pas të saj. Brenda kësaj jave pretendojmë ta përfundojmë dërgimin e fletës së votimit.” u shpreh Celibashi.

  • Rrëzoi propagandën e Ramës, Marta Kos: Nuk ka anëtarësim në BE brenda 2030 pa luftuar korrupsionin

    Rrëzoi propagandën e Ramës, Marta Kos: Nuk ka anëtarësim në BE brenda 2030 pa luftuar korrupsionin

    Në konferencë e përbashkët të shtypit në Luksemburg me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE, Edi Rama u shpreh se integrimi për Shqipërinë është ekzistencial. Ai u shpreh se brenda vitit 2027, Shqipëria synon mbylljen e kapitujve.
    Por, Marta Kos theksoi se nëse duam të anëtarësohemi brenda vitit 2030, angazhimet politike duhet të vazhdojnë në reformën në drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shprehjes.
    “Për anëtarimin e plotë brenda 2030, angazhimet politike duhet të vazhdojnë në reformën në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes. Më shumë se 95%  e popullit shqiptar janë proeuropian, përqindja më e lartë dhe në vendet e tjera. Nëse Shqipëria vazhdon mbushjen e reformave, unë do të jem avokatja juaj më e mirë në BE. Nuk ka dyshim se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Mund edhe ti tregoni rajonit të BP se me punë dhe vendosmëri kjo mund të realizohet”, tha Marta Kos.
    Më herët, Kos ka rrëzuar edhe propagandën e Ramës se PS është e vetmja forcë politike që mund të integrojë vendin në BE.
    Në një konferencë për mediat nga Tirana, ajo u pyet mbi pretendimet e Ramës nëse humbja e Partisë Socialiste do të ndikonte procesin e integrimit: Sa do të ndikojnë zgjedhjet në procesin teknik? Nëse do të ketë një rotacion politik, kemi dëgjuar kryeministrin që kjo mund të vonojë procesin, ju si e mendoni këtë?
    Në përgjigje, zyrtarja e Bashkimit Europian u shpreh qartë se “nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e integrimit në BE”, ndërsa shkrehu bindjen se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian.

  • Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi sqaron procesin e votimit të Diasporës: Postieri do sjellë fletën, nëse nuk iu gjen shtëpi…

    Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi sqaron procesin e votimit të Diasporës: Postieri do sjellë fletën, nëse nuk iu gjen shtëpi…

    Ditën e sotme, pranë Pallatit të Sportit, Parku Olimpik i Tiranës “Feti Borova”, ka nisur procesi i vulosjes së fletëve të votimit për votuesit nga jashtë sipas qarqeve dhe vendosja e tyre në zarfin “A” (zarfi i fletës së votimit).

    Në një dalje për mediat, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shpjegoi procesin e votimit të diasporës dhe si do të funksionojë dërgesa me postë e fletëve të votimit.
    “Ne mendojmë që ta mbyllim brenda kësaj jave. Deri nesër ta mbyllim procesin e vulosjes. Janë dhe emocionet e stafit, sepse duhet të kenë kujdes në vulosjen e fletëve të votimit.
    Kur nis votimi në diasporë? Nëse përfundojmë procesin e përgatitjes, brenda kësaj jave do të nisim dhe dërgimin e zarfeve të postës. Pjesë-pjesë, sipas destinacionit, Itali, Gjermani, SHBA etj.
    Koha që do të kemi në dispozicion, nëse nisim shpërndarjen, sipas asaj që kemi angazhuar, brenda një dite për Greqinë, Italinë, do ta kenë zarfin me fletën e votimit brenda postës së tyre. 1,2 ose 3 maj të jetë data e fundit që të kenë mundësinë që të vijnë, të gjejnë zarfin atje dhe ta marrin.
    Do të shkojë herën e parë dhe nëse nuk e gjen në banesë, do t’i lërë orarin që postieri mendon se do i shkojë herën e dytë. Dhe nëse herën e dytë nuk e gjen do i shkojë herën e tretë. Nëse as herën e tretë nuk e gjen, do i lërë një njoftim që fletën e votimit do mund ta gjejë në zyrën postare.
    Nëse në datën 3 maj, akoma nuk e kemi vendosur, por jo përtej një date të tillë, do duhet llogaritur dhe koha që do kthehet zarfi mbrapsht në Shqipëri, në rastin më ekstrem do të duhet 3 deri në 4 ditë që zarfi të kthehet mbrapsht.
    Çdo zarf, i cili ka në vulën e hyrjes në momentin kur hynë në territorin e Republikës së Shqipërisë, pas orës 19:00 në 11 maj, nuk do numërohet. Pra, çdo zarf duhet të mbërrijë para orës 19:00 më 11 maj.
    Votuesi nga jashtë, nuk ka nevojë të shkojë në një zyrë postare. Në momentin që ka mbaruar procesin e votimit, fletën do e fusë në zarfin A, zarfin A në zarfin B dhe më pas në zarfin e postës. Të gjitha këto do të jenë të shpjeguara në fletën udhëzuese nga KQZ. Nuk ka nevojë votuesi të dalë nga shtëpia dhe ta depozitojë zarfin e votuesit, mjafton të marrë në telefon postierin dhe t’ia dorëzojë.
    Ata kanë një protokoll të sjelljes së tyre që nuk kanë asnjë arsye pse ta bëjnë më mirë ose më keq postën. Përgjegjësia për ta është njësoj sikur të dorëzonin një çek bankar ose një gjë tjetër postare. Nga ajo çfarë ne dimë, është tërësisht një qasje profesionale dhe e përgjegjshme”, u shpreh Celibashi.

    Top Channel

  • Skandali, qeveria po mashtron me procesin e legalizimeve, 270 mijë gënjeshtra në letër

    Skandali, qeveria po mashtron me procesin e legalizimeve, 270 mijë gënjeshtra në letër

    Procesi i legalizimeve në Shqipëri duket se është kthyer në një burim të madh keqqeverisjeje dhe manipulimi, duke lënë qytetarët pa të drejtat e tyre të pronësisë dhe duke u përballur me kontradikta dhe gënjeshtra në letra. Rajmond Dervishi, kandidat për deputet në Qarkun Tiranë, ka sfiduar Kryeministrin për të dhënë transparencë të plotë mbi numrin dhe statusin e objekteve të legalizuara. Dervishi ka kërkuar informacion të detajuar mbi procesin dhe shpjegim për diferencën mes shifrave të deklaruara nga qeveria dhe atë të ish-drejtorit të Kadastrës, i cili ka raportuar një numër shumë më të ulët legalizimesh.
    Ai ka kërkuar gjithashtu që të publikohet lista e plote e objekteve të legalizuara dhe të pasqyrohen këto të dhëna në geoportalin shtetëror të ASIG, siç kërkon ligji. Por ky denoncim ka nxjerrë në pah keqqeverisjen dhe manipulimin e procesit të legalizimeve, duke lënë mijëra qytetarë pa dokumenta të rregullta për pronat e tyre.
     
    Qëndrimi i Z. Dervishi
    Konkretisht ka qenë Rajmond Dervishi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Tiranë, i cili ka kërkuar zyrtarisht transparencë mbi procesin e legalizimeve, duke denoncuar kontradiktat mes deklaratave të kryeministrit dhe ish-drejtorit të Kadastrës për numrin e objekteve të legalizuara. Ai ngre pyetje konkrete mbi procedurat, parcelat ndërtimore, certifikatat e pronësisë dhe mungesën e pasqyrimit të të dhënave në geoportalin shtetëror të ASIG. “Qytetarët kanë nevojë për të drejta, jo për numra propagande,” deklaron Dervishi përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë çështje si simbol të keqqeverisjes dhe manipulimit politik.

  • “Nuk i ndahemi dashurisë tonë derisa të martohemi”/ Rama në konferencë: Dikur ishim si Iraku, sot jemi në dyert e BE-së

    “Nuk i ndahemi dashurisë tonë derisa të martohemi”/ Rama në konferencë: Dikur ishim si Iraku, sot jemi në dyert e BE-së

    Në një fjalim të tijin, Kryeministri Edi Rama theksoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të vazhduar procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se aleanca me BE-në është një garanci absolute për të ardhmen e vendit. Ai bëri një krahasim me situatën që Shqipëria përballonte në fillim të procesit të integrimit, duke e përshkruar vendin si të ngjashëm me Irakun dhe shumë larg Estonisë, për të ilustruar sa shumë ka avancuar vendi gjatë viteve.
    Rama theksoi se Shqipëria është sot shumë afër dyerve të BE-së dhe se ky sukses është rezultat i mbështetjes dhe ndihmës që ka ofruar Bashkimi Europian. Ai nënvizoi se vendi nuk do të ndalet deri sa të jetë pjesë e plote e BE-së, duke përdorur një metaforë për të shprehur besimin e tij se Shqipëria dhe BE-ja do të ‘martohen’ një ditë.
    Rama: Ne do të vijojmë të mbështesim procesin e barazisë para ligjin. Aleanca me BE është një garanci absolute sepse BE ka dijet dhe instrumentet për të na lehtësuar procesin që pa ata do të ishte i pamundur.Kur kemi nisur procesin ishin njëlloj në kushte ekonomike e sociale si Iraku. Ne nuk kishim asnjë lidhje me Estoninë, sepse ishim Koreja e Veriut në këtë kontinent. Nëse jemi sot në dyert e BE dhe janë kthyer te talebanët, është se ne kemi fatin të kemi Bashkimin Europian.
    Nuk ka diskutim që jemi shumë krenarë dhe nuk do të pushojmë një sekondë derisa të ulemi në të njëjtën tryezë të BE. Nuk i ndahemi dashurisë tonë derisa të martohemi

  • “Synon të zvarrisë procesin”, Britania dhe Franca e akuzojnë Putinin për pengim të armëpushimit

    “Synon të zvarrisë procesin”, Britania dhe Franca e akuzojnë Putinin për pengim të armëpushimit

    Britania dhe Franca e kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po i zvarrit bisedimet për një armëpushim, që synojnë ndaljen e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, dhe kanë kërkuar përgjigje të shpejtë nga Moska pas përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të siguruar një armëpushim.

    Rusia në mënyrë efektive ka refuzuar një propozim amerikan për një ndalje të plotë të luftimeve për 30 ditë, teksa Ukraina e ka pranuar planin e Uashingtonit.
    “Sipas mendimit tonë, Putini po vazhdon të mjegullojë situatën, po vazhdon ta zvarrisë procesin”, tha sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, për gazetarët në selinë e NATO-s, duke qëndruar përkrahë homologut të tij francez, Jean-Noel Barrot.
    I dërguari i Kremlinit, që ka vizituar Uashingtonin gjatë kësaj jave për të zhvilluar bisedime me zyrtarët e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, tha se do të duhej edhe takime të tjera për të zgjidhur çështjet e hapura.
    Kirill Dmitriev tha për gazetarët rusë “se për dialogun duhet kohë, por është duke shkuar në mënyrë pozitive dhe konstruktive”.
    Ai kritikoi atë që e quajti “fushatë të koordinuar mediale dhe përpjekje nga disa politikanë për të prishur raportet Rusi-SHBA, për të shtrembëruar atë që e thotë Rusia dhe për të paraqitur Rusinë dhe udhëheqësit e saj në një mënyrë negative”.
    Britania dhe Franca po udhëheqin përpjekjen shumëkombëshe të njohur si “koalicioni i vullnetit”, duke synuar krijimin e një force të sigurisë e cila do të dislokohej në Ukrainë në rast se në të ardhmen arrihet një marrëveshje armëpushimi.
    Një zyrtar i lartë ukrainas tha më herët gjatë javës tha se midis dhjetë deri në 12 vende deri më tani kanë thënë se do t’i bashkohen këtij koalicioni.
    Lammy tha se përderisa Putini duhet të pranojë një marrëveshje armëpushimi, “ai po vazhdon ta bombardojë Ukrainën. Po bombardon popullatën e saj civile, furnizimet e energjisë. Ne po e shohim se si po vepron Putini, e dimë se çfarë po bën”.
    Barrot tha se Ukraina para tre javësh ka pranuar kushtet për armëpushim, dhe tani Rusia “tani ia ka borxh SHBA-së një përgjigje”.
    “Rusia po e zvarrit procesin, po vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë, po vazhdon krimet e luftës”, tha Barrot. “Duhet të thotë ‘po’ dhe duhet të japë një përgjigje shpejt”.
    Sipas ministrit francez, Rusia nuk ka shfaqur asnjë sinjal se dëshiron të ndalë fushatën e saj ushtarake, duke kujtuar se të hënën Putini urdhëroi rekrutimin e 160.000 ushtarëve të rinj për shërbim të detyrueshëm ushtarak për një vit.
    Dy ministrat u zotuan se do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën që të forcojë ushtrinë e saj, teksa Kievi që nga viti 2022 është duke u përballur me pushtimin e nisur nga Moska. /REL

    Top Channel

  • ‘KQZ dhe shërbimi postar do të monitorojnë procesin’, Celibashi flet për votimin në diasporë: Numërimi i tyre, tek…

    ‘KQZ dhe shërbimi postar do të monitorojnë procesin’, Celibashi flet për votimin në diasporë: Numërimi i tyre, tek…

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka dhënë detaje të rëndësishme lidhur me procesin e përgatitjes së zarfave për votat e diasporës, duke sqaruar se si do të zhvillohet ky proces.
    Celibashi tha se fletët e votimit për diasporën do të mbërrijnë më 7-8 prill, ndërsa afati për dërgimin e tyre është deri më 17 prill. Kthimi i votave do të mbyllet më 11 maj. Ai siguroi se KQZ do të organizojë dhe monitorojë çdo hap të këtij procesi, duke theksuar se do të ketë faza të shumta monitorimi dhe kontrolli.
    Ai përmendi gjithashtu që operatori i shërbimit postar do të kryejë një kontroll të tretë të përgatitjes së dokumentacionit. Zarfet do të përgatiten dhe do të shpërndahen në Pallatin e Sportit, i cili do të ndahet në 12 zona që përkojnë me qarqet zgjedhore, në mënyrë që të ruhet një proces i qartë dhe i sigurt për numërimin e votave më pas.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do e bëjë të gjithë procesin. Ky proces do ketë disa faza monitorimi dhe kontrolli. Vetë operatori i shërbimit postar, ka edhe ai një kontroll të tretë të përgatitjes së dokumentacionit. Do bëhet te Pallati i Sportit dhe ne e kemi ndarë pallatin e sportit në bazë të 12 qarqeve ashtu si do të bëhet edhe numërimi. Ajo do jetë e gardhur na një farë mënyre qarqet do ndahen nga njëra tjetra, ashtu siç do të bëhet edhe numërimi më pas”,-tha Celibashi.

  • Sorensen takohet me Vuçiç, Presidenti serb ankohet se Kosova po pengon procesin e dialogut

    Sorensen takohet me Vuçiç, Presidenti serb ankohet se Kosova po pengon procesin e dialogut

    I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen mbërriti sot në Beograd ku u takua me presidentin Aleksandër Vuçiç.
    Përmes një postimi, Vuçiç bëri të ditur se diskutimi mes tyre ishte i hapur dhe i drejtë.
    “Unë shpreha shqetësim të veçantë për pozitën e vështirë në të cilën ndodhen serbët për shkak të lëvizjeve të shumta përshkallëzuese, të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës”, shkroi Presidenti serb.

    Ai akuzoi gjithashtu Kosovën se po bën pengesa të vazhdueshme në procesin e dialogut, duke përsëritur se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parakusht për fillimin e një normalizimi thelbësor të marrëdhënieve. Javën e kaluar emisari europian Sorensen ishte në Kosovë ku zhvilloi takime me krerët e shtetit./vizionplus.tv