Tag: procesin

  • Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë uron Klodian Brahon

    Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë uron Klodian Brahon

    Pas reagimit të Ambasadës së SHBA-së dhe kryeministrit Rama, edhe Ambasada Gjermane në Tiranë ka postuar një deklaratë në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ku ambasadori gjerman i shpreh urime Klodian Brahos. 
    Ambasadori Bergner thotë se mirënjohja i shkon edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për procesin transparent të zgjedhjes dhe për të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri, të cilat çdo ditë kontribuojnë për shtetin e së drejtës. 
    “Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme nga këndvështrimi i Gjermanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin ne e mbështesim. Për punën e rëndësishme të SPAK-ut mbeten thelbësore integriteti, pavarësia dhe respektimi i standardeve më të larta të shtetit të së drejtës.” 
    “I uroj shumë sukses Klodian Brahos dhe të gjithë punonjëseve e punonjësve të SPAK-ut në detyrën e tyre ambicioze, si dhe një bashkëpunim të frytshëm me institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Mirënjohja ime sot shkon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë për procesin transparent të zgjedhjes dhe për të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri, të cilat çdo ditë kontribuojnë për shtetin e së drejtës”, thuhet në reagimin e Ambasadorit të Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner.
     

  • Kreu i SPAK/ Ambasada gjermane uron Brahon: Suksese në punën ambicioze

    Kreu i SPAK/ Ambasada gjermane uron Brahon: Suksese në punën ambicioze

    Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK, Klodjan Braho.
    Në reagimin e bërë, ambasada i uron suksese Brahos dhe një bashkëpunim të frytshëm me institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare.
    Gjithashtu ambasada ka shprehur dhe mirënjohjen për KLP për procesin transparent.
    Reagimi i ambasadës
    Urime drejtuesit të ri të zgjedhur sot të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Klodian Braho. Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme nga këndvështrimi i Gjermanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin ne e mbështesim. Për punën e rëndësishme të SPAK-ut mbeten thelbësore integriteti, pavarësia dhe respektimi i standardeve më të larta të shtetit të së drejtës.
    I uroj shumë sukses Klodian Brahos dhe të gjithë punonjëseve e punonjësve të SPAK-ut në detyrën e tyre ambicioze, si dhe një bashkëpunim të frytshëm me institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Mirënjohja ime sot shkon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë për procesin transparent të zgjedhjes dhe për të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri, të cilat çdo ditë kontribuojnë për shtetin e së drejtës.
     

  • Fenomeni “Diella” në Prokurime Publike, garantohet auditimi i plotë

    Fenomeni “Diella” në Prokurime Publike, garantohet auditimi i plotë

    Një fenomen global i quajtur “Diella”, i cili ka gjeneruar një interes të madh publik, po përgatitet të hyjë në procesin e Prokurimeve Publike. Vëmendja ndaj kësaj iniciative është krahasuar me atë të figurave të njohura botërore, si Angelina Jolie. Megjithatë, ky zhvillim ka ngjallur skepticizëm, veçanërisht lidhur me rrezikun e manipulimit të algoritmeve, të cilat mund të kontrollohen nga njerëzit.
    Për të adresuar këto shqetësime, theksohet se “Diella” nuk do të funksionojë në mënyrë tërësisht të pavarur. Çdo hap i procesit do të jetë plotësisht i auditueshëm nga të gjithë aktorët e interesuar, duke garantuar transparencë maksimale dhe llogaridhënie.
    Sistemi do të jetë i bazuar në ligjin ekzistues për prokurimet, duke siguruar përputhshmëri ligjore të plotë. Për më tepër, çdo person do të ketë mundësinë të rishikojë manualisht procesin, duke siguruar një nivel shtesë kontrolli njerëzor. Kjo do të thotë se asnjë rezultat i dalë nga ky proces nuk do të jetë i pagjurmueshëm, duke garantuar gjurmueshmëri të plotë.

  • Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadori britanik, Gonzato dhe VanHorn mbërrijnë në KLP, do të monitorojnë procesin

    Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadori britanik, Gonzato dhe VanHorn mbërrijnë në KLP, do të monitorojnë procesin

    Sot do të zgjidhet kreu i ri i SPAK.

    Ekipet ndërkombëtarëve që do të monitorojnë procesin e ditës sotme kanë mbërritur mëngjesin e sotëm KLP.
    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se deri  më tani ka mbërritur ambasadori Silvio Gonzato, e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn,  ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott dhe përfaqësues të ambasadës holandeze.
     

    Top Channel

  • Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, Karamuço: Mbi 30 diplomatë do monitorojnë procesin

    Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, Karamuço: Mbi 30 diplomatë do monitorojnë procesin

    I ftuar në një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli mbi ngjarjen e rëndësishme që pritet të zhvillohet të enjten, kur kandidatët për kreun e ri të SPAK do të paraqesin platformat e tyre dhe më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë për drejtuesin e ri.
    Karamuço bëri me dije se rreth 30 përfaqësues ndërkombëtarë kanë kërkuar pjesëmarrje për të monitoruar nga afër procesin.
    Sipas Karamuços, kjo vëmendje e shtuar ndërkombëtare lidhet me shqetësimet e ngritura prej kohësh për mundësinë e ndërhyrjeve apo presioneve të jashtme ndaj procesit.
    Ai theksoi se, edhe pse jo të gjithë anëtarët e KLP-së mund të jenë pjesë e këtyre shqetësimeve prezenca e diplomatëve të huaj synon të garantojë integritetin e votimit në një moment delikat, ku presioni – sipas tij – vjen nga disa politikanë të rangut të ulët me probleme në SPAK, disa biznesmenë të prekur nga hetimet, si dhe tentakula të krimit të organizuar.
    “Ka kohë që ka shqetësime për ndërhyrje. Ne e kemi thënë: jo të gjithë anëtarët e KLP mund të jenë pjesë e këtij shqetësimi. Ndërkombëtarët kërkojnë që ky proces të garantohet edhe për shkak të këtij presioni të madh të jashtëm. Flitet për një presion që vjen kryesisht nga disa politikanë të vegjël, të cilët mendojnë se, me problemet që kanë në SPAK, mund t’ua mbyllë drejtuesi i ri duke i siguruar ndonjë votë, dhe nga disa biznesmenë që kanë probleme me SPAK, por edhe tentakula që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, por që deri më tani është më i tërhequr sesa nga dy komponentët e parë. Nesër në KLP do të jenë mbi 30 diplomatë që kanë shprehur interesin për ta ndjekur nga afër, jo nga TV, por nga afër; mbase jo në të njëjtën sallë, por do jenë prezent në godinën e KLP për të parë nga afër procesin, që nga prezantimi i platformave të kandidatëve dhe momenti i votimit. Sigurisht, prania e tyre është një lloj shtysnie edhe për vetë anëtarët e KLP, për të ndjekur ato rregulla dhe bindjen e tyre të brendshme, për të mos pasur cedime në elemente që mund të krijojnë një problematikë që e vë në dyshim procesin. Jo ta hedhin në erë, se do ishte gjë shumë e madhe dhe e pafalshme, por flasim për proces të rregullt, transparent dhe të garantuar nëpërmjet një vote që duhet të jetë prej vullnetit të tyre të brendshëm, jo ndikimeve nga persona të tretë”, tha Karamuço.
    Karamuço nënvizon se procesi i së enjtes mbart një rëndësi të madhe ndërsa shprehet se prania e gjerë ndërkombëtare është një mekanizëm garancie që anëtarët e KLP-së të ndjekin rregullat, transparencën dhe bindjen e tyre të brendshme, duke shmangur çdo lloj ndikimi të paligjshëm.
    “Prania e ndërkombëtarëve do jetë garanci më shumë, siç ndodhi kur ishte ambasadorja amerikane, që ishte vetë në sallën ku merrej ky vendim. Unë di që salla s’i mban kaq shumë persona, por do gjendet një mundësi akomodimi. Në dijeninë time, ka ndodhur rrallë që kaq shumë përfaqësues të huaj të jenë prezent. Ka ndodhur kur u miratua me 140 vota reforma në drejtësi, ku lozhat e parlamentit ishin të mbushura me ambasadorë të të gjitha vendeve të BE dhe jo vetëm. Që nga ajo kohë, ne nuk e kemi parë një prani të tillë”, tha ai.

  • Karamuço: Zgjedhja e kreut të SPAK nën vëzhgim diplomatik, ja sa diplomatë priten në KLP

    Karamuço: Zgjedhja e kreut të SPAK nën vëzhgim diplomatik, ja sa diplomatë priten në KLP

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme. Nesër kandidatët për kreun e ri të SPAK do të paraqesin platformat e tyre dhe më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë për drejtuesin e ri.
    Karamuço tha se pritet që në KLP të jenë të pranishëm mbi 30 diplomatë, të cilët janë të interesuar ta ndjekin nga afër të gjithë procesin.
    “Ndërkombëtarët kërkojnë që ky proces të garantohet edhe për shkak të këtij presioni të madh të jashtëm. Flitet për një presion që vjen kryesisht nga disa politikanë të vegjël, të cilët mendojnë se, me problemet që kanë në SPAK, mund t’ua mbyllë drejtuesi i ri duke i siguruar ndonjë votë, dhe nga disa biznesmenë që kanë probleme me SPAK, por edhe tentakula që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, por që deri më tani është më i tërhequr sesa nga dy komponentët e parë. Nesër në KLP do të jenë mbi 30 diplomatë që kanë shprehur interesin për ta ndjekur nga afër, jo nga TV, por nga afër; mbase jo në të njëjtën sallë, por do jenë prezent në godinën e KLP për të parë nga afër procesin, që nga prezantimi i platformave të kandidatëve dhe momenti i votimit. Sigurisht, prania e tyre është një lloj shtyse edhe për vetë anëtarët e KLP, për të ndjekur ato rregulla dhe bindjen e tyre të brendshme, për të mos pasur cedime në elemente që mund të krijojnë një problematikë që e vë në dyshim procesin. Jo ta hedhin në erë, se do ishte gjë shumë e madhe dhe e pafalshme, por flasim për proces të rregullt, transparent dhe të garantuar nëpërmjet një vote që duhet të jetë prej vullnetit të tyre të brendshëm, jo ndikimeve nga persona të tretë”, tha Karamuço.

  • Zgjedhja e kreut të SPAK, Lala: Kë po shohin me prioritet ndërkombëtarët

    Zgjedhja e kreut të SPAK, Lala: Kë po shohin me prioritet ndërkombëtarët

    Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë ditën e sotme detaje lidhur me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Prokurorisë së Posaçme.
    E ftuar në një studio televizive gazetarja tha se procesi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të ndiqet nga shumë diplomatë. Lala shtoi më tej se ndërkombëtarët duan një person, që nuk është i lehtë të arrihet nga politika.
    “Ka një përplasje mes ndërkombëtarëve dhe qeverisë. Kemi katër kandidatë dhe është një grua kandidate. Kemi Adnan Xholin, që është prokuror karriere. Klodian Braho gjithashtu është prokuror karriere. Elvin Gogaj ka punuar në Prokurorinë e Elbasanit dhe më pas u kthye në SPAK. Nesër në KLP do të ketë shumë diplomatë. Ndërkombëtarët do të vëzhgojnë me kujdes procesin. Secili kandidat do të flasë për çështjet më të rëndësishme që ka hetuar. Pasi të përfundojnë intervistat, KLP do të bëjë votim të hapur. Nëse ka balotazh, votohet sërish. Nesër do kemi pasuesin e Altin Dumanit. Përfaqësuesit e ambasadës amerikane janë shumë të pranishëm. Ndërkombëtarët e kanë parë SPAK-un si institucion shumë të rëndësishëm në Shqipëri. Të huajt kanë një preferencë. Ndërkombëtarët duan një person, që nuk është i lehtë të arrihet nga politika”, tha Lala.

  • PD tërhiqet nga votimi për Avokatin e Popullit/ Berisha zbulon ‘prapaskenat’ e PS: Futi në lojë Endri Shabanin

    PD tërhiqet nga votimi për Avokatin e Popullit/ Berisha zbulon ‘prapaskenat’ e PS: Futi në lojë Endri Shabanin

    Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike është tërhequr dhe nuk është më palë në procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
    Në një kohë kur debate dhe tensione ka pasur në lidhje me këtë proces edhe në Komisionin e Ligjeve, Berisha tha se është fardsë dhe e turpshme fakti që nuk njihet tërheqja e firmave nga PD.
    “Narkomazhoranca ka bërë një lojë të turpshme. Kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetin e tyre. Nëse ju kujtohet në një nga ditët po këtu, Balla informoi se atë ia kam lënë opozitës dhe unë ju thash se do pendohen, Ko tregon se u penduan. Ne kemi tërhequr votat përveç Kalasë, Hysës, Ndregjonit, Halusit dhe Mustafaj.Sot futën kandidaturën e tyre dhe Manja thotë nuk njoh tërheqjen e firmave.
     
     
    Ne tërhiqemi totalisht nga procesi. Nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Nuk marrim pjesë në farsë”, tha ai.

  • PD tërhiqet nga votimi për Avokatin e Popullit/ Berisha zbulon ‘prapaskenat’ e PS: Futi në lojë Endri Shabanin

    PD tërhiqet nga votimi për Avokatin e Popullit/ Berisha zbulon ‘prapaskenat’ e PS: Futi në lojë Endri Shabanin

    Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike është tërhequr dhe nuk është më palë në procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
    Në një kohë kur debate dhe tensione ka pasur në lidhje me këtë proces edhe në Komisionin e Ligjeve, Berisha tha se është fardsë dhe e turpshme fakti që nuk njihet tërheqja e firmave nga PD.
    “Narkomazhoranca ka bërë një lojë të turpshme. Kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetin e tyre. Nëse ju kujtohet në një nga ditët po këtu, Balla informoi se atë ia kam lënë opozitës dhe unë ju thash se do pendohen, Ko tregon se u penduan. Ne kemi tërhequr votat përveç Kalasë, Hysës, Ndregjonit, Halusit dhe Mustafaj.Sot futën kandidaturën e tyre dhe Manja thotë nuk njoh tërheqjen e firmave.
     
     
    Ne tërhiqemi totalisht nga procesi. Nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Nuk marrim pjesë në farsë”, tha ai.

  • SHBA shton presionin ndaj Zelenskyt: Nëse nuk e pranon këtë marrëveshje, tjetra do të jetë më e keqe

    SHBA shton presionin ndaj Zelenskyt: Nëse nuk e pranon këtë marrëveshje, tjetra do të jetë më e keqe

    Zyrtarë amerikanë u kanë komunikuar aleatëve të NATO-s se Uashingtoni po synon t’i shtojë presionin presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në mënyrë që ai të pranojë një marrëveshje paqeje me Rusinë në ditët e ardhshme.
    Sipas burimeve të cituara nga The Guardian, SHBA ka paralajmëruar se nëse Kievi nuk firmos tani, kushtet mund të bëhen dukshëm më të pafavorshme më vonë.
    Ky informacion u përcoll në një takim me ambasadorët e NATO-s në Kiev, të drejtuar nga Sekretari i Ushtrisë së SHBA-së, Dan Driscoll, pas takimeve të tij me Zelenskyn dhe kontakteve me Shtëpinë e Bardhë.

    Driscoll thuhet se u ka thënë pjesëmarrësve se “asnjë marrëveshje nuk është ideale, por duhet arritur sa më shpejt të jetë e mundur”.
    Sipas një burimi të pranishëm atje, atmosfera në sallë ishte e tensionuar, pasi diplomatë europianë shprehën rezerva si mbi përmbajtjen e planit amerikan, ashtu edhe për faktin që SHBA kishte zhvilluar bisedime me Moskën pa informuar plotësisht aleatët.
    Ndërkohë, këshilltarë të sigurisë nga vendet e grupit E3 pritet të takohen nesër në Gjenevë me përfaqësues të BE-së, SHBA-së dhe Ukrainës për të diskutuar propozimin e ri të Uashingtonit.
    Çfarë parashikon marrëveshja?
    Sipas raportimit, propozimi që i është dorëzuar Kievit përmban kushte tepër të rënda për Ukrainën: dorëzimin e territoreve tashmë të pushtuara nga Rusia, si edhe zonave të tjera që mbeten ende nën kontroll ukrainas. Drafti përfshin gjithashtu amnisti për krimet e luftës të kryera gjatë konfliktit.
    Në një fjalim televiziv, Zelensky e përshkroi këtë moment si “një nga më të vështirët në historinë tonë”, duke theksuar se vendi ndodhet përballë një zgjedhjeje të hidhur mes “humbjes së dinjitetit” dhe “humbjes së një aleati kyç”.
    Driscoll, i njohur për lidhjen e ngushtë me zëvendëspresidentin amerikan J.D. Vance, nuk pranoi të saktësonte nëse dokumenti ishte i njëjtë me planin 28-faqësh të publikuar në media.
    Ai citohet të ketë thënë: “Ka çështje që kanë rëndësi dhe të tjera që janë më dytësore ne po fokusohemi tek ajo që është thelbësore”.
    Reagimi i Europës
    Lëvizja e papritur e SHBA-së ka shkaktuar befasi tek disa shtete europiane, të cilat, sipas burimeve, nuk ishin të njoftuara për detajet e negociatave.
    Disa diplomatë kanë ngritur shqetësimin se Moska ka ushtruar ndikim të konsiderueshëm mbi draftin që po u prezantohet ukrainasve si një fakt i kryer. Driscoll mbrojti procesin duke deklaruar se “Presidenti Trump kërkon paqe tani” dhe se përfshirja e tepërt e aktorëve të tjerë mund ta komplikojë procesin.
    Në takim ishte e pranishme edhe e ngarkuara me punë e SHBA-së në Kiev, Julie Davis, e cila pranoi se kushtet janë të vështira për Ukrainën, por shtoi se “vendit nuk i kanë mbetur shumë alternativa” dhe se situata mund të përkeqësohet nëse marrëveshja shtyhet. Davis nënvizoi se Trump synon ta mbyllë procesin deri në Ditën e Falënderimeve, duke ndjekur një “kalendar agresiv”.